Kukama të kota në fund të mandatit

Me sjelljet e tij, me gjestet e tij, me deklaratat e tij dhe sidomos me veprimet e tij ambasadori amerikan, Christopher Dell, është bërë karikaturë e diplomacisë. Në fund të mandatit të tij, gjatë të cilit u plaçkit edhe më shumë Kosova, Dell i quan të gjithë politikanët të korruptuar, madje edhe shoqërinë kosovare. Por, pyetja themelore është kjo: ç’keni bërë ju, ambasador, kundër plaçkitësve, ju që jeni njeriu më i fuqishëm në këtë vend?
“Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes, as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës”. Para 150 vjetësh kështu mendonte për shqiptarët historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer. Çfarë ka ndryshuar? Për fat të keq shumë pak. Shqiptarët, me ndonjë përjashtim, janë popull harrestar. Para disa ditësh ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, shkundi opinionin me një deklaratë pompoze. I quajti të gjitha partitë të korruptuara, madje krejt shoqërinë. “Korrupsioni tolerohet nga e tërë shoqëria kosovare. (...) Partitë, siç shpresohet të ndodhë në demokraci, janë pasqyrim i vet shoqërisë. Prandaj, unë mendoj se të gjitha partitë janë të përfshira në këtë problem në shkallë të ndryshme. (...) Mendoj se ky është problem me tërë shoqërinë; ky problem ngërthen shumë individë të ndryshëm në partitë politike, e jo doemos udhëheqësit. (...) Së pari, shoqëria duhet ta marrë përsipër të ndryshojë sjelljen e vet në çdo nivel: prej udhëheqjes e deri te qytetari i rëndomtë. E dyta, qytetarët duhet ta përdorin fuqinë e tyre nëpërmjet votës për ndryshim; ta përdorin atë votë për t’u marrë me problemin e korrupsionit. Kështu do të duhej të funksiononte kjo gjë në demokraci”.
Mediet tona i dhanë jehonë kësaj deklarate të Christopher Dellit, fundja çka thotë ambasadori i Amerikës në këtë vend është me rëndësi, sepse pa ndihmën e Washingtonit as që mund të paramendohet liria dhe pavarësia e Kosovës. Menjëherë pas kryediplomatit amerikan doli një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tha: “Unë e dëgjova me kënaqësi të madhe atë farë vështrimi realist, por dhe apokaliptik të ambasadorit Dell, (...), kur tha se Kosovën e ka përfshirë korrupsioni. (...) Personalisht do të isha shumë më i kënaqur që këto gjëra ambasadori Dell, për të cilin kam respekt të veçantë, t’i kishte thënë në fillim të mandatit të tij”. Ky zyrtar i LDK-së na e dëshmoi para diellit dhe Dellit se është pjesëtar i një populli me mendje të shkurtër. E vërteta është kjo: Dell ka folur kundër korrupsionit që në fillim të mandatit të tij në verë 2009. Konkretisht, ai më 15 janar 2010, me rastin e Ditës së Drejtësisë, para liderëve kosovarë mbajti një fjalim dramatik mbi të metat e shtetit të Kosovës, të cilin e përshkroi si të rrezikuar të dështojë për shkak të keqqeverisjes. Ambasadori, mes tjerash, atëbotë kishte thënë: „Figurat e krimit të organizuar dhe politikanët e korruptuar nuk duhet të lejohen të mbajnë përfitimet e tyre të jashtëligjshme. (…) Korrupsioni, dhuna dhe keqpërdorimet kalojnë pa u ndëshkuar. Të dobëtit janë pa një mjet efektiv veprimi, gjersa të fuqishmit manipulojnë ligjet dhe njerëzit për të mbajtur pushtetin dhe për të akumuluar pasurinë“.
Me këtë fjalim ambasadori Dell kishte ngjallur shumë shpresa. Njerëzit në Kosovë gëzoheshin që, më në fund, po flitet me gjuhë të qartë kundër korrupsionit. Gëzoheshin që tani nuk do të toleroheshin më korrupsioni dhe keqqeverisja për shkak të stabilitetit. Mes atyre gazetarëve që i kanë duartrokitur fort fjalimit të Dellit më 15 janar 2010 ka qenë edhe vogëlsia ime. Sot, në fund të mandatit të Dellit, shohim se sa i madh është hendeku mes fjalëve dhe mosveprimeve të tij. Bilanci i ambasadorit del i trishtueshëm.
Dell ka pasur mundësi të ndalojë hyrjen në Parlament të njerëzve që njihen si krerë të krimit të organizuar dhe krimeve politike, veçanërisht atyre që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës. Sot ndonjërin prej tyre e shohim duke defiluar nëpër Prishtinë me xhip të shtrenjtë deri në 100 mijë euro. Shohim se si figura të paskrupullta në emër të luftës për liri plaçkitin çfarë u bie në dorë, nga buxheti deri te pasuria publike. Me disa prej tyre Dell është parë duke bërë qejf nëpër lokale nate në Prishtinë e duke u përqafuar. Si kanakarë të Dellit nëpër mejhanet e Prishtinës shfaqen biçimgazetarë, të cilët, në fakt, janë ndërmjetësues në biznese të ndotura nga korrupsioni. Prandaj, po këta biçimgazetarë, të shpërndarë në politikë dhe në pseudopublicistikë, kanë qenë të parët që e kanë mbështetur ambasadorin amerikan edhe atëherë kur ka bërë gabime trashanike. Para pak më shumë se një viti Dell luajti një rol të dëmshëm me rastin e zgjedhjes së dhunshme të Behgjet Pacollit në postin e presidentit të Kosovës. Duhet kujtuar më hollësisht këtë episod për të parë se në Kosovë nuk ka demokraci, por dellokraci. Ditën kur u zgjodh Pacolli ambasadori Dell kishte zënë vend në tribunën e nderit. Afër tij ishte ulur (athua rastësisht?) një person me emrin Esad Pushkar – nomen est omen, do të thoshin latinët! Po përse ulej bash afër ambasadorit një person, një Pushkar, që hiqej si këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR)? Pushkar duhej të mbante lidhjen, ai ishte përçuesi i porosive të ambasadorit dërguar kandidatit për kryetar. Kështu Dell hyri në histori si diplomat që zgjodhi një president vendi me SMS, me mesazhe telefonike.
E kemi parë ambasadorin Dell duke e kritikuar vend e pa vend kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, por s’e ka çelur gojën ambasadori i SHBA-së asnjëherë për bizneset e Pacollit që po dyshohet se punojnë me para të pista. As këto ditë Dell nuk ka folur gjë, edhe pse Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet ndaj zëvendëskryeministrit Pacolli për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri si përfaqësues i kompanisë “Seagas”. Në një mënyrë Dell i ka amnistuar krerët e institucioneve kur ka thënë se problemi i korrupsionit “ngërthen shumë individë të ndryshëm në partitë politike, e jo doemos udhëheqësit”. Jo doemos udhëheqësit, jo Pacollin, jo Hashim Thaçin dhe kamarillën e tij politike dhe krimekonomike, e cila tashmë nuk ia di fundin pasurisë së zhvatur. Është ky grup që bën përpjekje ta shkruajë ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme sipas interesave personale. Për shembull: ka pasur nisma që ligji të vlejë vetëm për ata që pasurohen paligjshëm nga dita e miratimit të ligjit. Kështu dora e drejtësisë nuk do t’i rrokte ata që në vitin 1999 ishin zhelanë e sot e ngrohin bythën në xhipa të markës “Range Rover” dhe nuk e dinë a i kanë 5 apo 6 banesa në Prishtinë, sa hektarë tokë në rrethinën e Prishtinës dhe sa para nëpër banka. Ky sistem është ndërtuar nga Hashim Thaçi dhe është toleruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell. Në fund të mandatit të tij Dell e sheh të udhës të arsyetohet për mosveprimet e tij dhe i fyen të gjithë, duke thënë: “Të gjithë jeni të korruptuar”. Me sjelljet e tij, me gjestet e tij, me deklaratat e tij ambasadori Dell është bërë karikaturë e diplomacisë. Ai do të jetë edhe pak kohë këtu dhe opinioni do të jetë tepër kureshtar të shohë se si do të reagojë Dell nëse prezantohen fakte për keqpërdorim buxheti nga ndonjë zyrtar i lartë i shtetit. Me kukama të kota në fund të mandatit nuk luftohet korrupsioni.
Koha Ditore
Comments
Bravo Enver Robelli? Habitem

Bravo Enver Robelli?

Habitem qe redaksia e ResPublica po ta boton kete shkrim se ketu ne

Shqiperi gazetaret i kane ambasadoret ne pergjithsi idhuj personal, vecanarisht ate Amerikan

Robelli e ka sport dite të na

Robelli e ka sport dite të na i tregojë zbulimet (kompilimet?) e tij arkeologjike nëpër shtyp... dhe libra të moçëm. Që është këso trimi tregon edhe ky rasti i Fallmerayer... të cilin na e përmendi në vazhdimin e tij dhe tash edhe këtu na e risjellë. Mirë... e kishte thënë e shkruar ky Fallmerayer këtë që Robelli na e zbuloi... Po çfarë t'u bëjë Robelli tërë atyre Lajbnicëve e Joklve e dhjetëra e dhjetëra shkencëtarëve, gjuhëtarëve e dijetarëve të moçëm austriakë të cilët për shqiptarët, po po shqiptarët... kishin shkruar me admirim e dashuri, përkushtim e seriozitet. Nëse Robelli don të na nxjerrë një kashtë antishqiptare për ta dëshmuar antishqiptarizmin e tij? S'ka dyshim.

Enver Robelli eshte telall.

Enver Robelli eshte telall. Nuk e marr seriozisht kete pseudointelektual qe vjelle vrer kunder shqiptareve ne shume shkrime te tij per gazetata dhe boten gjermanofolese. Eshte dyfytyresh. Me vjen keq por Robelli eshte piun i Veton dhe Flaka Surroit dhe kur padronet ja japin sinjalin ai le qe leh, por edhe mund te kafshoje ndonje qe frikesohet prej lehjes. Enver Robelli eshte shume i vogel te merret me Ameriken. Le te shkoje e shkruaj ndonje shkrim kunder shqiptareve ne Suddeutsche Zeitung se perndryshe e hedhin nga puna po nuk proshoi ndonje lajm skandal.

Te cila pjese nuk pajtohesh

Te cila pjese nuk pajtohesh sakte ? se kush dhe cka e si eshte Robelli, mbase nuk eshte teme.

nuk e di nese keta dy

nuk e di nese keta dy anonimet qemepare kane te drejte- por ajo qe bie ne sy tek ky tekst eshte qe autori nuk len asnje hapesire as per dellin e mjere por as per lexuesin tjeter. autori thjesht me nje gjuhe prepotente provon te na e shes te verteten e tij... e cila duket te jete vetem e tij. keshtu nuk behet publiqistike po varja...

Nuk po futem fare te them

Nuk po futem fare te them ndonje gje ne lidhje me ato ca thote Dell , por do thosha dicka ne lidhje me historine

Fallmerayer ka qene antishqiptar, dhe nuk mund te merret per baze ato cfare ka thene ai

Por nese flasim per racat , Babai i teorise Raciste francezi Komte Arthur de Gobineau ne librin e tij racist "Essari sur l'inegalite des races humane" thote se : Shqiptaret jane nje nga racat me te bukura te Europes.....

Kur e ka pare kete cilesim Kadareja , eshte habitur , por ja qe Ai e ka mburur racen Shqiptare

Po ashtu edhe Byroni e ka mburur racen Shqiptare ne menyre te jashtezakonshme. Interesant eshte se Lord Byron megjithse nidhmoi me sa mundi revolucionin grek ai nuk fliste per greket mire, Ndersa per shqiptaret ai ka folur ne menrye te jashtezakonshme --Duke i mburur shqiptaret ne cdo gje

Ndersa ne lidhje me sjelljen e qyteteruar te shqiptareve ka folur Edit Durham duke dhene nje shembull se tregetaret vendeve fqinje kur benin tregeti me Shqiptaret ,ju mjaftonte fjala e shqiptarit

Dhe nje dite Durham tregon se ndersa bisedonte me nje prift bullgar , ai i dha nje shqiptari dicka por parate do ja merte me vone ...Dhe Durham i tha priftit :-Po ti i besove atij qe nuk ja more parate tani?--Prifti bullgar ja ktheu : Po a nuk eshte shqiptar ai ?----Atehere Durhami thoe ne librine saj , qe edhe fqinjet armieqsore e dinin qe shqiptaret ishin njerez te beses , te fjales

Por ne ato kohe te egra ku njerezit ishin si kafshe per njeri tjetrin , te ishe njeri i fjales ishte dicka e jashtezkonshme --Sepse fjala e mban njeriun dhe shoqerine

Shqiptaret qe ne ato kohe kishin vecorine me moderne midis kombeve Fjalen e dhene . Se edhe demokracai ka ne baze respsektin ndaj fjales , qe jane ligjet etj

Mirpo shqiptaret e krijuan shtetin me vonese , sepse nuk kishin ;perkrahje nderkomebtare kur po prishej perandoria osmane , per shkak te fese sone islame

Se shtet e medha europiane qe benin ligjin atehere nuk kishin repsekt per fene islame , kjo beri qe ne t e jemi gjithmone nen goditjet e vazhdueshme te politkes se shteteve fqinje qe u krijuan peprara nesh.....Ndaj tani ne vuajme vonesen ne krijimin e shtetit tone , porse kjo nuk do methene se ne jemi sic thote Fallmerayer, --

Historiania Kanadeze qe eshte stermbese e Lloyed George, ish Kryeminister i Britanise ne 1919

thote ne Librin e saj _Paris 1919_ , Shqiptaret dalloheshin ne perandorine osmane per Trimeri dhe bukuri

dhe aty per konferencen e Paqes ne 1919 , ne Versaje historiania duke pare qe te gjithe ishin kunder nesh ajo thote :...Poor littel Albania , with so few friends and so powerfull enemies .....

Keto fenomene te korupsionit i ka cdo shoqeri --Italia eshte nje vend shume modern , dhe atje koruspioni eshte skandaloz , porse nuk i behet korupsionit kaq shume propgande sac i bejme ne

--Korupsioni eshte dicka qe existon kudo, dhe institucionet perkatese duhet ta lufotjne ate, nderkaq qe shtypi ne Kosove nuk duhet ti japi shume vend ketij fenomeni

Ne shtyp te flitet per ekonomine , per artet , kulturen , sporter dhe sigurine kombetare te vendit,

dhe sidomos per problemin e Mitrovices veriore -----Ne menyre qe ta hedhim propaganden negative tek serbet , jo tek vetja duke u marre me korupsuonin, se bejme autogol

--Pastaj , Problemi eshte qe Kosova te krijoje s e pari ushtrine e saj --------Se po nuk pate ushtri nuk te respekton njeri ,

Po pate ushtrine , dhe te armatosur mire , atehere te huajte do flasin te permbajtur

Add new comment