Arkiv-Opinion
Presidenti për Berishën, si të ish oksigjen
Berisha nuk lë rast pa e thënë se Presidentin e Republikës këtë herë do ta zgjedhë nga të vetët. E thotë këtë gjë kur e pyesin (në studion e “Opinionit”, apo në konferenca për shtypin), por edhe kur s’e pyesin (në mbledhjet e qeverisë apo të grupit parlamentar).
Sarkozy në muzg
Dhe presidenti i ardhshëm i Francës do të jetë.... kandidati i Parisë Socialiste, François Hollande. Një muaj më parë, çdo lloj parashikimi i shqiptuar me kaq siguri do të kishte tingëlluar si i pamatur, nëse jo edhe budallallëk. Pasiguria mbizotëroi. Katër kandidatë dominojnë garën dhe asnjëri nuk do të guxonte të parashikonte se cilët dy prej tyre do të kalonin në raundin e dytë të balotazhit. Në të vërtetë, gara dukej më e hapur se kurrë më parë në historinë e shtetit.
Pyetja e Erion Braçes për taksën e fitimeve të biznesit
Gjatë intervistës në Top Story të Edi Ramës me Sokol Ballën , ky i fundit lexoi një pyetje që Erion Braçe e kishte dërguar me Tweeter. Pyetja ishte nëse taksa progresive në SHBA zbatohet vetëm mbi të ardhurat personale, apo edhe mbi fitimet e biznesit. Dhe Edi Rama, me të drejtë, tha se Erion Braçe është anëtar i Kryesisisë së PS-së dhe mund të diskutonte atje rreth kësaj teme.
Manifest i kundërsulmit homoseksual
Pas njoftimit për mbajtjen e Paradës Gay në datë 17 maj ka plasur një diskutim i madh publik. Ithtarët e traditës dhe vlerave konservatore e kanë dënuar këtë manifestim, duke paralajmëruar edhe përdorimin e hunjve. Diskutimi lidhur me paradën në fjalë nuk shkakton ndasi qëndrimesh vetëm në dyshet tipike straight-gay apo konservator-liberal, por edhe mes homoseksualëve që jetojnë në Shqipëri.
Infarkti kulturor
Po qe se njeriu e lexon titullin e kësaj trajtese, nuk ka si të mos i shkojë menjëherë mendja që fjala është për këtë infarktin tonë kulturor. Amullinë dhe vdekjen klinike në të cilën kultura shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Kosovës në veçanti jo vetëm kanë pësuar keq dhe nuk ka shans të reanimohet, por gjasat e shpresat që të ngjajë diçka që do të na jepte shpresën për ecje para janë të barabarta me zero. Janë bërë aq shumë gabime e lëshime sa thjesht është e palogjikshme dhe e pamundshme të pritet përmirësim në këtë “fushë” të jetës së shqiptarëve.
Shqiptarët e Sirisë
Pyetje: Sa kohë keni jetuar në Siri dhe në ç’vend (me se jeni marrë atje)?
Nuk jeni për këtë punë, zoti ministër (letër e hapur për Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës)
Dalja juaj më e fundit në publik, zoti ministër, më ngacmon të hedh në letër dy mendime. Lexoj në komunikatat e ministrisë se ju qenkeni investuar personalisht për të bërë prezantimin e disa drejtuesve të ricikluar në universitete. A është vallë detyrë funksionale e ministrit të bëjë prezantimin e rektorëve dhe të zgjedhurve të tjerë? A nuk duhet të jenë këta të zgjedhurit e rinj të pavarur nga politika?
Edhe një gënjeshtër
Një miku im gazetar, duke e pasur edhe ai bezdi gënjeshtrën ordinere, më dërgoi këtë dokument të protokolluar të Këshillit të Ministrave; të cilin e kam bashkëngjitur më poshtë, të datës 20 gusht 1996, drejtuar Ministrit të Financave (Ridvan Bode) dhe Governatorit të Bankës së Shqipërisë (Kristaq Luniku), për njoftim Presidentit të Republikës së Shqipërisë (Sali Berisha). Dokumenti në fjalë konstaton që organet të cilat u drejtohet, nuk po merrnin masa për fenomenin e rrezikshëm dhe propozon masat që duhet të merreshin.
E kemi tepruar kur kemi folur për regjimin e Orbanit? Asnjë çik
Vizita e Kryeministrit tonë në Hungari, ku u ftua dhe u prit nga homologu i tij, Victor Orban, ndolli natyrshëm vëmendjen e mediave të Tiranës, sidomos të atyre që janë kritike me pushtetin, të cilat e përshkruan ngjarjen si një takim diktatorësh. U përcoll mesazhi pra, se Kryeministri hungarez, Victor Orban, po ndërton një regjim që s’ka lidhje me demokracinë e me praktikat ‘rule of law’, dhe se ai është macja e zezë e Europës. Tek-tuk këto kritika janë parë si teprime, që kanë synuar të shfryjnë disi faktin që Orbani e priti me pompë të madhe Berishën.
Kronika e pafajësisë së paralajmëruar
Dosja për ish-ministrin e ekonomisë përfundon në Gjykatën e Lartë dhe Dritan Prifti premton se do të luftojë për të drejtën e tij. “Jam i pafajshëm dhe do ta provoj një gjë të tillë”, thotë ai. Papritur, vendimi i pak kohëve më parë për pafajësinë e “armikut” të tij Meta, i garanton atij pafajësinë. Gjithë kronika e një vendimi të paralajmëruar dhe ku gabon prokuroria, për arsye politike përballë deputetit që tronditi politikën