Le të pinë kafe!

Dje në mëngjes më rastisi të lexoj një artikull që quhej “Rini Kafenesh“. E kish shkruar një vajzë e moshës time (rreth 25 vjec), që ishte e shqetësuar për orët e tepruara që rinia shqiptare shpenzon duke pirë kafe. Nuk e kish keq zonjusha. Ne shqiptarët, por edhe ballkanasit në përgjithësi, shpenzojnë një pjesë të madhe të kohës në kafene. Pa diskutim që ka aktivitete të tjera më interesante ku mund të përqendroheshim, por mesa duket kjo është natyra jonë dhe zor se do ndryshojë nga artikulli i zonjushës. Po dje, për cështje pune, më rastisi të vizitoj edhe një spital të ri që është hapur në Tiranë. Një investim italian serioz. Une nuk impresionohem lehtë, por kjo ishte një strukturë me të vërtetë moderne. Gjithcka ishte projektuar që në gjenezë në funksion të një kompleksi spitalor eficent. Ndihej në arkitekturë, paisje, shërbim, etj. Guidë e imja përgjate 4 kateve të këtij spitali u bë një djalosh i ri, i thjeshtë dhe komunikues. Pasi pati durimin dhe mesa vura re dhe kënaqësinë të më shpjegonte funksionin e cdo paisje, filloi të më fliste për mjekët që punonin aty. Ishin ekskluzivisht mjekë italian që mesa kuptova janë figura të njohura në fushat e tyre në Itali.
Diku në katin e tretë të spitalit më lindi një pyetje: Nqs në të gjitha spitalet private punojnë vetëm mjekë të huaj, cndodh me studentët shqiptarë që diplomohen në mjekësi? Sidomos së fundmi kur numri i tyre është i dyfishuar për shkak se përvec universitetit publik të mjekësisë ekziston dhe një tjetër privat. Si arrijnë ata të krijojnë eksperiencën e duhur nqs nuk gjejnë hapësira në strukturat spitalore vëndase? Këtë shqetësim e ndava me guidën time që më rrëfeu se ishte student i vitit të fundit në mjekësi. Kjo shpjegonte dijet e tija të thelluara për paisjet dhe entuziazmin e të folurit për to. Duhet të isha në mësim tani më rrëfeu ai, por kam zgjedhur që të qendroj në spital. Si ndihmës, si guidë, si pastrues, si asistent, si recepsionist. Do bëja gjithcka për të qendruar në spital pasi është e vetmja mënyre “për të vjedhur zanatin”. Dhe kjo nuk është një e vërtetë që i përket vetëm Shqipërisë. Në cdo vend të botës “do prapanicë” të bëhesh mjek. Do aftësi, por mbi të gjitha do dëshirë dhe vullnet. Duhet të shpenzosh netë e netë të tëra në spital, madje vite, i pa paguar, në mënyre që të bëhesh mjek. Ndërsa, nëse do të bëhesh një mjek i mirë, atëherë duhet të “jetosh” në spital. Brezi im këtë se ka kuptuar. Mendon se shkolla është mjaftueshëm dhe janë aq komod në bankat e tyre sa luten që kjo të zgjasë përgjithmonë. Jo vetëm që nuk përtojnë të studiojnë ata libra voluminozë, por bëjnë të pamundurën që pas shkollës të bëjnë cfarëdolloj specializimi tjetër me po aq libra voluminozë, vetëm që ti qendrojnë larg spitalit sepse spitalin ato nuk e duan. E vetmja gjë që duan është të mbajnë duart larg të sëmurëve.
Papritmas mu kujtua shkolla ime e Regjisë së Filmit. Studentët aty dashurojnë librat dhe kanë për borxh të paguajnë me mijëra euro kurse jashtëshkollore në Angli, Itali, etj, vetëm për të larguar sa më shumë ditën kur do kenë përgjegjësinë e krijimit të një vepre filmike. Nuk kanë as më të voglën dëshirë për të xhiruar dicka jashtë detyrave shkollore. Madje, kanë alergji nga kamera. Mu kujtua gjithashtu shprehja e një profesorit tim që sa herë kjo temë hapej, thonte: Bicikleta nuk mësohet po si hype sipër dhe as noti po su fute në uje. Pra, nqs do të mesosh një zanat, duhet ta praktikosh atë dhe nëse je i dashuruar me drejtimin që ke zgjedhur në jetë, llogjika ta do qe mezi pret për ta ushtruar.
Të përkëdhelur nga prindër që kanë vuajtur mungesa të thella në rininë e tyre, brezi im po rritet me lluksin për të mos bërë asgjë. Jo vetëm që nuk i shtyn askush drejt “bërjes së duarve pis” në zanatet e tyre, por madje stimulohen që të studiojnë gjithë jetën. Jo më kot sot shikon një boom studentësh jashtë shtetit që 3 vite shkolle i bëjnë për 10 (e ndërkohë prindërit mburren) dhe një boom masterash që nuk dihet se për cfarë shërbejnë. Eshtë gjithcka produkt i një shoqërie që ka harruar të jetë e dashuruar me atë që bën sepse edhe zgjedhjen e profesionit të jetës nuk e bën mbi cfarë ka talent apo dëshirë, por mbi cfarë sjell më shumë para. Ja pse kemi një pafundësi juristësh e ekonomistësh të rinj, por nuk gjejmë dot hidraulikë e mekanikë.
Duke ju rikthyer artikullit të zonjushës për rininë e kafeneve, unë nuk do të isha dhe aq i shqetësuar. Le të pijnë kafe se mbase zgjohen. Madje, le të rrinë në kafene gjithë ditën. Mjafton të kuptojnë që të qenurit studentë nuk është një vizë për të qënë turist i përjetshëm në jetë. Të qenurit studentë është vetëm fara e frutit që ti do të bëhesh. Ujitjen ama duhet ta bësh vetë!
Comments
Zgjohu cik se qene ne gjum ti

Zgjohu cik se qene ne gjum ti me duket!!!! Praktiken ne mjekesi e ke te detyruar!!!! Ku i gjeten mundesite ata studentet e mjere shqiptare te bejne praktika lart e poshte!!!!!!! Ku i ke pare te punojne pa lek mjeket????? apo professione te tjera!!! prandaj behet shkolla e larte!!!!!

E verteta e shkrimit tuaj

E verteta e shkrimit tuaj eshte siperfaqesore pasi kap trajton vetem nje ane te medaljes.

Keta te rinj kur shkojne jashte nuk rrine gjithe diten neper kafene, Psene e kesaj duhet ta kishe sqarruar. Orientimi drejt Profesioneve qe sjellin perfitime nuk eshte gje e keqe. Pse duhet te behet dikush mekanik apo hidraulik kur mund te behet jurist?! Pra pa e zgjatur thelbi eshte se tek teresia e opsioneve qe u ofrohen ketyre te rinjve alternativat me te mira dhe te thjeshta per tu zbatuar jane kafeja dhe studentlleku deri ne momentin kur te "pergjegjeshmit" qe drejtojne pushtetin ti japin nje drejtim dhe tu ndezin ndonje drite sa do te vogel ne horizontin e te ardhmes se tyre

@ Tiku: Praktika qe bejne

@ Tiku: Praktika qe bejne studentet e mjekesise eshte pjese e procesit mesimor. Ajo eshte e detyrueshme, por nuk eshte e mjaftueshme. Une ne artikull flas per mungesen e deshires se nje pjese te studenteve per te bere praktike edhe ne kohen e lire. Per te bere kete duhet te shkosh ne spital me kembet e tua dhe eshte e kuptueshme qe askush ste paguan per kete. Une jam i sapo diplomuar ne regji, por sa here kam marre pjese ne ekipe xhirimi gjate kohes qe isha student, nuk jam paguar dhe kjo eshte mese normale. Besoj eshte e njejta gje ne cdo profesion.

@Shqiptari: Per pamundesite e rinise shqiptare shkruhet cdo dite dhe jam dakort me cdo gje qe shkruhet. Ne Shqiperi eshte e veshtire te gjesh hapesira. Fajin me te madh per kete , ashtu sic thoni dhe ju, e kane ata qe drejtojne shtetin. Gjithsesi, nje pjese te vogel te fajit e kemi dhe ne qe ne vend qe te zgjedhim ate qe na pelqen te bejme ne jete, zgjedhim ate qe mendojme se do te na sjelle me shume para. Nje zgjedhje e tille eshte garancia per te prodhuar nje profesionist medioker. Mbase ky shqetesim mund te jete shume me i vogel ne krahasim me ate anen tjeter te medaljes qe une nuk e permend, por dikush duhet te shkruaje dhe per gjerat e vogla qe kane gjasa te behen nje shqetesim i madh nje dite.

Zotrote Spahiu, pse nuk u

Zotrote Spahiu, pse nuk u bete ' hidraulik a elektricist' ? Apo jeta ka me shume nevoje per kineaste? 'Bicikletat dhe notin' pothuaj e mesojne te gjitha por ne 'gara' ciklistike sa hyjne e fitojne...Dhe nje verejtje : Me pak reklame atij spitali privat te huaj se te dobesoi rrjedhshmerine e shkrimit...

Ky shkrim ka

Ky shkrim ka vetem nje synim: te reklamoi spitalin e huaj, por qe i mungon vetem emri. Ne spitalet e huaja ka vetem mjeke shqiptar, sidomos nga ata qe mund te kene mbaruar jashte, pavaresisht se ku, pershembull ne universitete si ai i Gjirokastres. Dhe me keta mjek dhe ndonje i vjeter, qe kurresesi s'e leshon shteterorin, vjelin para me thes. Mallkuar qofshin! Ne Shqiperi eshte vendosur tirania e mjekesise, e drejtesise dhe e universiteteve private.

@a.: Besoj se fakti qe kam

@a.: Besoj se fakti qe kam zgjedhur te behem kineast tregon qe kam zgjedhur te bej ate cfare dua ne jete dhe jo ate cka garanton siguri ekonomike. Duhet te dini se profesioni i regjizorit eshte nje nga me te veshtiret ne bote per nga ana ekonomike. Aq me teper ne Shqiperi. Sa per spitalin, ndaj plotesisht te njejtin mendim qe kam shprehur ne artikull, por nuk ja permenda emrin pikerisht nga frika se mund te interpretohej si reklame.

@Luani: Jam dakort me ju qe universitetet private dhe mjekesia ne Shqiperi lene shume per te deshiruar, por artikulli ime ska asnje lidhje me keto dy tema.

Shkrim goxha interesant qe

Shkrim goxha interesant qe per mendimin tim prek thelbin e problemit. Fajin per gjendjen e arsimit universitar ne shqiperi e kane po aq studentet sa dhe shteti. Shteti per arsye mos investimesh si dhe fokusimin tek sasia e studenteve dhe jo tek cilesia. Ndersa studentet sepse nuk shkojne ne shkolle per te mesuar, por thjesht per te mare ate cope letre ne fund te 4 viteve. Jo vetem qe nuk shkojne per te mesuar por edhe vazhdojne ate dege te cilen nuk e pelqejne.

Fatkeqsisht ky eshte problem afatgjate pasi ka te beje me mentalitetin e njerezve. Ne shqiptaret kemi qef te ankohemi per cdogje dhe harrojme qe zgjidhjen e shume prej problemeve e kemi ne dore vete.

Zoti Spahia ngre një çështje

Zoti Spahia ngre një çështje të drejtë dhe mos u kapni mbas vogëlsirave dhe kjo është e vërtetë po të dalësh një xhiro nëpër kafeniot e qyteteve do ti shikoni plotë dhe është për tu çuditur se kur punojnë këta njërzë një zot e di dhe sa për brezin e ri që po ritet i duan të gjitha si me magji të gjitha gjërat dhe të bollshëme në fraksion të sekondës dhe pa derdhur pikë djerëse dhe kjo është një mentalitet idëmshëm paftësinë e tyre për të bërë një diçka në jetë ja hellin prindëve sepse nuk ishin në gjëndje tju linin një pasuri kur vetë ky brezë nuk ka ngulur dhe vetëm një gozhdë. Përshendetje zoti Spahiu një shkrim i vlefshëm për gjithë brezin e ri

Vetem nje pikepamje s'ndaj me

Vetem nje pikepamje s'ndaj me zotin Spahia: kjo nuk eshte nje e keqe e vogel qe nje dite mund te behet e madhe, kjo eshte e keqja e madhe. Gjithe te tjerat jane rrjedhoje e nje klase e mesme te rinjsh aspak kerkues qe ai zoteria (qe e meritojme plotesisht) e di mire qe i genjen me nje koncert te Shakires. Jam e bindur qe cdo komb ka klasen politike qe meriton mbi krye dhe problemi s'eshte Berisha, problemi jemi ne. Me mungesen e theksuar te pretendimeve qe kemi nga politika (1.000lek per kafe e nje makine e jemi ne rregull), jemi ne gjendje te shnderrojme ne Berishe kedo qe te na vije!

E cna tha zoti Spahiu. Qe

E cna tha zoti Spahiu. Qe rinia do te mbetet studente te perjetshem? Qe nuk do te ushtroje profesionin. Po ku ta ushtroje? Po c'profesion te ushtroje? Ate te mesuar shkel e shko (dhe mbase jo per faj te saj.) Kjo rini qe behet fjale eshte nje rini ne amulli qe nuk ka deshire te luftoje me jeten sepse jeta ka qene e mire ndaj nje pjese qe kane mundesi te luftoje. Mbase zoti Spahiu nuk e vuri ne dukje faktin qe kafenete ne nje fare menyre permbushin funksionin e forumeve te munguara te studenteve ku ata kongregojne. Ku shkembejne mendime e ku ndajne problemet e tyre. Une nuk mendoj se ka njeri qe do te mbetet studente gjithe jeten. Une mendoj se ka pertace e punetore, te pasur e te varfer, leshko e te zgjuar, te perulur e mendjemedhenj. Po s'tu mbush mendja dil e shihi kafeneve.

Ka te drejte z. Spahiu, ne
Ka te drejte z. Spahiu, ne kemi nje rini pasive dhe indiferente, indiferente
dhe per vete te ardhmen individuale pale me per ate kolektive, nuk ka rini rebele qe nuk i duron padrejtesite dhe qe ngrihet ne protesta, nuk ka rini qe te kete ide dhe vizion per te ardhmen e vendit dhe shoqerise dhe qe lufton me mish e me shpirt per te realizuar idealet. Ne kemi thjeshte nje rini te plakur qe ngrys ditet , ne kemi pleq 20 vjecare, ne jemi pensioniste qe marrin pension nga prinderit, ne jemi nje shoqeri me rrenhe te kalbura qe rrezikon te thahet.
Ne fakt po te heqesh pjesen

Ne fakt po te heqesh pjesen qe flet per spitalin pjesa tjeter eshte e drejte.Ata qe mbarojne per mjekesi nuk e kane kuptuar fare cdo te thote te jesh mjek pretendojne vend pune dhe rroge qe diten e pare qe mbarojne shkollen kur nuk i del specializimi kane per borxh te rrijne edhe nje ose 2 vjet pa pune dhe te mos punojne si mjeke te pergjithshem ne ndonje spital apo ambulance fshati ku mund te marin edhe eksperience edhe te studjojne.Nje miku im doktor ne It me tha nje here qe kush zgjedh profesionin e mjekut e zgjedh se e ka pasion per sa i perket te ardhurave hajrin ketij profesioni ja sheh vetem pas moshes 45 vjec.Kurse ketu duan me ja pa hajrin qe diten e pare pastaj kur te shkojne 45 vjec te jene me klinike private.

Shkrimi eshte i goditur; kjo

Shkrimi eshte i goditur; kjo situate eshte rrjedhoje e nje lloj dembelizmi anadollak qe trashegon populli shqiptar po aq sa edhe e faktit qe puna e ndershme nuk u ka sjelle hajer brezave ne vazhdimesi ne kete vend. Nuk ka dashuri per tekniken, per berjen e duarve pis, por lakmohet pozita, dituria qe t'iu mbivihesh te tjereve, te marresh para pse ke mbaruar shkolle etj.

Prandaj ketu vazhdon rendom te perdoret abuzivisht termi intelektual nderkohe qe ne perendim eshe fjale pothuajse e harruar ne nje kontekst te gjere shoqeror.

Sistemi arsimor dhe kualifikues nuk i pergjigjet kerkesa te kohes; te behesh mjek do te duhen dy stade

1- Mbarim i fakultetit 2- Licensa apo leja e ushtrimit te profesionit.

Ky proces sistemimi ne pune ekziston pak a shume per cdo profesion ne perendim.

Marrja e licenses apo lejes se ushtrimit te profesionit, duhet te jete nje proces po aq impenjues sa impenjimi i marrjes se diplomes, ne mos me teper. Atehere do te gjejme plot te rinj neper kafene qe kane mbaruar juridikun, ekonomikun, apo mjekesine por qe nuk jane juriste, ekonomiste apo mjeke nqs nuk kalojne nje stazh prove, duke pranuar te punojne ne pozicione fillestare.

Intelektuale ne fakt jane ata qe shoqeria u akordon nje pozicion te privilegjuar saje perkushtimit, perpjekjeve dhe gjenialitetit te tyre ne profesion dhe ne shoqeri, dhe s'mund ta pretendojne si te te drejte kete te gjithe ata qe kane kryer shkollen e larte !!

S'duhet te harrojme se shteti duhet te gjeneroje mundesi po aq sa njerezit duhet te perpiqen ta bejne kete vete, pa u ardhur trup nga punet e rendomta.

nje shkrim shume interesant!

nje shkrim shume interesant! te verteta qe per fat te keq i perkasin rinise shqiptare! nje teme per te cilen mund te flasesh per ore te tera,por po permbledh disa pika kryesore!

nuk studioj ne Shqiperi,kam zgjedhur te studioj jashte sepse nuk arrij ta konceptoj faktin qe per te marre provimet duhet te japesh lek! faktin se edhe sikur te jesh i afte nuk arrin kurre te marresh vlersimin e drejt! kur ju shkruani qe student shqiptare shkojne jashte dhe ne vend qe te diplomohen ne 3-4 vite e bejne per 10 vite,kjo eshte e drejt pjeserisht,por jane dhe student te tjere qe diplomohen ne kohe,me nota te larta dhe pa nevojen e asnje "miku",sic rendome ndodh ne vendin tone!

per fat te keq student ne shqiperi ralle here kerkojne te drejtat e tyre,ne shume raste nuk i njohin as cilat jane ato te drejta qe i perkasin. perse student shqiptare vazhdojne te pasurojne pedagoget e universiteteve ne vend qe ti denoncojne dhe te protestojne me gjithe mundesite qe ato kane!? perse reformat e ndryshme te qeverise nuk vijne kurre te kundershtuara nga studente por pranohen si pa te keq,sikur cdo gje qe vendos ministria e arsimit eshte ajo e duhura.....mendjet kritike te ketyre studentve ku jane?! apo e rendsishem eshte qe prinderit ti mbajne me lek dhe ato te shkojne sa ne nje kafe sa nje tjetre.

me te drejt ne shkrim ju vini ne dukje faktin se shumica shkojne ne universitet sepse nuk kan gje me te mire per te bere,zgjedhin te studjojne dege qe sjellin lek dhe jo dege qe ju perqejne me te vertet....!

shpresoj qe nje dite te gjithe ne te ndergjegjesohemi per te ardhmen tone...por kur te mos jet shume vone!!

Ka te drejte Erioni, Une prej
Ka te drejte Erioni,
Une prej disa vitesh punoj ne New York dhe jane te shumte te rinjte qe mbasi mbarojne kolegjin (shkollen e larte) punojne "intern" pa pagese ne kembim te nje eksperience fillestare pa te cilen ketu e ke te veshtire te gjesh nje pune te vertete.
Urime Erion, shkrim shume i mire.
P.s. Ato kafet dhe llafet atje sinqerisht qe me mungojne dhe mua dhe besoj dhe shume te tjereve ketej, po ske cfar i ben. Haha
Sorry, jo Erion por Elton.
Sorry, jo Erion por Elton. Thnx
Përshendetje Elton Spahiu dhe

Përshendetje Elton Spahiu dhe faleminderit për këtë tekst.

E lexova dhe unë artikullin e zonjushës në fjalë por më shije antipatike më la autorja e atyre rradhëve se sa studentet që pinin kafe. Për ata që s’e kanë lexuar artikullin, autorja përfundonte duke thënë se ndërkohë që reflektonte mbi të tjerët, kishte kaluar edhe ajo vetë 2 orë të tëra ne kafe e prandaj po nisej të “rrokte një libër e të lexonte”! Patetike!

Nejse, për sa i përket historisë tënde me lart, personalisht do preferoja të kurohesha nga një mjek që ka mësuar profesionin në bankat e shkollës, që ka bërë doktoraturë, që ka lexuar libra voluminoz se sa nga një mjek që ka lënë orët e mësimit për t’iu vardisur italianeve të spitalit që ti përmend. S’po them që praktika s’është e rëndësishme, por të lesh shkollën për t’u bërë pastrues spitali më duket një strategji e gabuar për t’u bërë mjek. Kam përshtypjen që as ti nuk po sugjeron këtë, por e ke perdorur si trampoline atë ndodhi. Unë nuk mendoj se problemi i rinisë shqiptare është SE ATA MESOJNE SHUME dhe LEXOJNE LIBRA SHUME VOLUMINOZ! Nuk më duket se ata po i thonë jo punës për të zgjedhur librat. Punë s’ka(në), deri sa ta gjejnë një të tillë mundohen të kulturohen më shumë (është temë tjetër fakti që ato mastera s’janë siç duhet të ishin). Kjo situatë ka shumë gjera për të korrigjuar jam dakord (p.sh. mund të kerkojnë më me insistim) – por më duket se ka plot probleme të tjera përpara këtij, që meritojnë të trajtohen në një shkrim.

Elton Spahiu, eja kuvendojmë për atë rini qe s’ka ç’ha e detyrohet të vjedhë, apo për atë rini që s’do hyjë dot kurrë në atë spital modern per t’u kuruar, se këta që bëjnë 3 mastera janë më së shumti problem i vetvetes.

Miqësisht,

@Ornela: ke plotesisht te

@Ornela: ke plotesisht te drejte per Librat voluminoz, thjesht harron nje detaj te vogel...un nuk kam pare apo degjuar te semuret ndonjehere nje liber,...nga ana tjeter e tavolines eshte gjithmone nje njeri dhe nje person dhe ndersa njeriun ta shpjegon libri, personin duhet ta shohesh ne sy dhe ta degjosh...,mjekesia jone ashtu si dhe shume profesione te tjera kane harruar ''te bejne punen e tyre'' sepse ne Shqiperi ka me shume rendesi titulli dhe honoret e perfituara se sa te punosh dhe perkushtohesh per te arritur tek momenti kur nga goja e pacientit del fjala ''faleminderit''. Gjerat jane me te thjeshta se dhe vete keto komente qe po shkruajme...,thjesht ''fillo bej punen tende'' nderkohe qe ben masterat dhe lexon librat voluminoz..., nuk mund ti lejojme vetes luksin e 'kerkimeve' apo 'super specializimeve' nderkohe qe mungon metodika, etika, pergjegjesia, njohja e limiteve personale dhe profesionale dhe rinia e keti vendi nuk ben asgje konkrete pervecse ''te pije kafe''. O je gjeni ose kopjon dhe mos harro qe edhe te kopjosh nuk eshte e lehte, prandaj duhet ti vardisesh dikujt me perulesi qe kur te jesh ulur te ''poltrona'' te kujtohesh te jesh i perulur dhe modest sepse vetem keshtu mund ta shohesh personin ne sy dhe ta ndihmosh thjesht duke bere punen tende. Uroj mos te kesh te besh vetem me njerez qe lexojne dhe mesojne sepse nderkohe qe ti do flasesh ata do jene duke plotesuar ndonje recete ...

Add new comment