Në Ballkan ka grekë, shqiptarë e sllavë; dhe askush prej tyre s’mund të shkulet prej këtu

Postuar në 25 Maj, 2012 04:56
Ismail Kadare

Kemi veçuar një pasazh nga intervista e gjatë e Ismail Kadaresë dhënë gazetares Branka Bogavac të reviztës NIN të Beogradit. Është pjesa, ku Kadare i përgjigjet pyetjes se “nga vinë konfliktet në Ballkan?”. Merret vesh se titulli është i yni. M.Nano

[Nga se vinë konfliktet në Ballkan?] Në pamje të parë [kjo pyetje] duket shumë e thjeshtë, shumë e qartë, madje krijon padurim për t’i dhënë përgjigje. Mirëpo fill pas kësaj, vjen përshtypja e dytë: prapa qartësisë befas bie mjegulla e dyshimit: kur gjërat janë kaq skandalisht, kaq mizorisht të qarta, pse nuk vjen zgjidhja? Çfarë na pengon?
Në një mbledhje ndërkombëtare shkrimtarësh në Zvicër, pas rënies së komunizmit, më kujtohet një shkrimtar që priste me padurim të merrte fjalën, për të rrëfyer për vendin e vet ish-komunist. Ditën e dytë, kur i erdhi radha të fliste, befas pati një hutim e një tronditje, shkaku i së cilës kishte qenë lajmi i porsambërritur nga vendi i vet për një manifestim studentësh nën parullën çoroditëse: “Poshtë populli!”.
Më vjen ndër mend kjo sa herë dëgjohen thirrjet pesimiste për Ballkanin pa të ardhme. Ato përsëriten shpesh, gati-gati si një propozim që i ngjan atij të studentëve të lartpërmendur, me parullën “Poshtë ballkanasit!” ose “Në djall ballkanasit, bashkë me ëndrrën e tyre europiane!”.
Kam qenë gjithmonë kundër këtij lloj cinizmi, të shoqëruar me ca erëza nazike, për t’u bërë më i përtypshëm. Ne jemi këtu për tjetër gjë. Në radhë të parë, për të bërë të kapshme idenë se ç’është përparimi i njerëzimit, pjesë e të cilit është përparimi ynë ballkanik.
Ne me vështirësi po ndahemi nga ca ëndrra të marra, ca misionarizma qesharake. Ne e kemi vështirë të kuptojmë se s’ka popuj misionarë në Ballkan dhe s’besoj të gjenden të tillë kurrkund. Se misionarizmi grek, që e ka mendjen ende te çlirimi i Kostandinopojës, është po aq qesharak sa ai serb, që synon distancën Beograd-Tokio, dhe se po aq, në mos më qesharak se këta të dy, ka qenë misionarizmi shqiptar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit në shkallë planetare.
Tabloja e gadishullit sot, sa ç’duket e ndërlikuar mund të jetë e thjeshtë. Në Ballkanin e tkurrur, të sotëm, pas vetëtërheqjes së Sllovenisë e të Kroacisë (nganjëherë Rumanisë gjithashtu i duket se është tërhequr), janë tre popuj që e mbajnë veten dhe, me sa duket, ashtu janë vërtet, si më të pashmangshmit: grekët, shqiptarët, sllavët. Nuk janë vetëm tre popuj bashkë në zonat e veta, por janë tri qytetërime, me tri kultura, me tri gjuhë (madje secila me alfabetin e vet: latin, cirilik dhe grek). Ballkanet nuk mund të përfytyrohen, qoftë dhe pa njërin prej këtyre përbërësve. Të ngulur prej shekujsh në këtë rajon të Europës, ekzistenca e asnjërit prej tyre nuk mund të kushtëzohet prej tjetrit. Në rast ndërlikimesh, me hir apo me pahir, jemi të detyruar të merremi vesh.
Ju duket një vizion i zymtë? Mendoj se ajo që kemi përjetuar para ca vitesh nuk ka qenë më pak e frikshme.  Që t’i kthehemi një vizioni më shpresëdhënës, duhet thënë se një drejtpeshim ka qenë vendosur megjithatë historikisht në Ballkan. Sot, në kushtet e Bashkimit Europian, tutor i pranuar prej të gjithëve, ky drejtpeshim është shumëfish i siguruar.
Që të rikthehem te treshja drejtpeshuese ballkanase: greke, sllave, shqiptare, besoj se jeni në një mendje me mua se askush nga këta tre popuj, për asnjë arsye e për asnjë rrethanë nuk mund të shkulet prej gadishullit problematik. Gjithë puna është që kjo të kuptohet. Pra, pyetja mund të shtrohet thjesht: a kuptohet kjo?
Është lehtë të thuash po. Ndërkaq, më vështirë është që të guxosh të zbresësh në thellësi, për të gjetur rrënjët e së keqes dhe kjo jo për të ringjallur mllefe të vjetra, por për t’i prerë ato.
Ka një doktrinë në Ballkan, një draft të vitit 1938, që kërkon haptas dëbimin e njërit prej këtyre tre popujve prej gadishullit. Ky draft është shkruar prej një akademiku të njohur me emrin Vasa Çubrilloviç dhe titullohet: “Dëbimi i shqiptarëve”.
Në këtë program, bashkë me idenë se jeta e kombit serb nuk do të ishte e sigurt asnjëherë përbri shqiptarëve në Ballkan, e vetmja zgjidhje jepej dëbimi i këtyre të fundit. Ky dëbim duhej të niste me shqiptarët e Kosovës.
Ka shumë vite që e kam lexuar këtë draft. Nuk di ndonjë rast që të jetë dënuar në Jugosllavi e më pas në ish-Jugosllavi. Një projekt kriminal i padënuar është më i rrezikshëm se një organizatë e fshehtë terroriste. Më 1999, pra 60 vite më pas, gjithë bota pa vënien në jetë të këtij projekti: “dëbimin e famshëm” të shqiptarëve, çka ishte edhe shkaku që Jugosllavia u ndëshkua.
Dënimi i rrënjëve të së keqes është i detyrueshëm për të gjithë. Në qoftë se do të zbulohej një doktrinë e ngjashme në vendin tim, në Shqipëri, do të pranoja publikisht jo vetëm turpin për mosdënimin e saj, por edhe turpin për vonesën e dënimit.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

"Ne me vështirësi po ndahemi nga ca ëndrra të marra"...thote zoti Kadare. E kush na qenkan kto 'ne' ku i fusni gjithe te tjeret? Jo more zoteri, nuk i shofin te gjithe gjerat njesoj. "ne" nuk jemi homogjene, gjithkush ka mendimet e veta. "ne" nuk i kemi kerku kerkujt te 'shkulet'...shume po na lodhni per Zotin.

Teper 'reklame' po i beni dhe ju z. Nano. Po ju shkon gazeta tu komentu c'kane thene tjeret...

Submitted by Edi (not verified) on

Ti po qe ke te drejte. Meqe Kadareja nuk ka sqaruar se kush eshte "ne", nuk ia vlen ta lexojme pjesen tjeter te intervistes. Kam pershtypjen qe Mustafai duhet t'i thjeshtoje disa nga artikujt qe publikon, qe t'i beje me te kuptueshme per disa.

Submitted by anonim (not verified) on

zotrote merru me shkrimin, jo me komentin tim. mos u bej si ato femit e keq qe ne vend te degjojne leksionin e kan me te leht te 'denoncojn' ke msusi se X-i po ha fara lule dielli :)

Kadare mos t'i bej te gjithe pale me njeri tjetrin, e as me veten.

Submitted by J.D. (not verified) on

Për mua, një nga intervistat më të thella dhe më të realizuara që kam lexuar nga I. Kadare.

Submitted by qqweeer (not verified) on

Si gjithmone Kadareja eshte nga te paktet njerez qe nderojne Shqiperine, dhe mendimet e tij jane te rendesishme sepse nuk kane as qellime politike as interesa vetjake, por vetem interesin e kombit. Per njerez te tille ka nevoje shqiperia

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kadarè si gjithmone pergjigjet ne stil te gjate romanesh. Ai nuk din te dalloje intervisten nga romanet. Ne interviste flitet shkurt dhe qarte, jo me fjale o shprehje dykuptimshe. Por stili dykuptimsh asht stili i tij si laraman qe ka qene gjithe jeten.

Se dyti shpernguljen e shqiptarve nuk po e diskuton asnjeri, prandej ai ngreh alarme falso per te dale si mbrojtes (artificial) i "vendit tim".

Se treti Kadare me idete e tij konfuzionare, qe nuk e njeh fare sistemin logjik te analizes se fakteve (duket se ne matematike ka qene shume i dobet ne shkolle) prà Kadare duhet te klasifikonte arsyet e konflikteve historike te popujve te Ballkanit. Te gjithe popujt kufitar ne bote kan konflikte kufijsh, jo vetem ne Ballkan. Ky problem i konflikteve te kufijve ballkanike thjeshtohet ne futjen e Ballkanit ne Bashkimin Europian dhe del si problem i dores se dyte njisoj se ne te gjitha vendet SHENGEN, ku ti kalon nga nji vend ne tjetrin dhe nuk ka kufij fare.

Por problemi i rande i trashiguem nga historia e 6 shekujve te fundit asht raporti ne mes sheteteve ballkanike qe luftuen me armene dore  kundra pushtuesit turk-osman dhe popullit shqiptar ku shumica u vue ne krah te pushtuesit turk-osman kundra shteteve te tjera te Ballkanit. Kete problem te randesishem qe asht shkak antagonizmash ballkanike ne mes shqiptarve dhe vendeve te Ballkanit Kadare nuk e trajton fare, sepse ai nuk ka korrajon civile te dale publikisht dhe te analizoje publikisht kete problem. Pse? Sepse keto renegat shqiptar kuisling jane te besimit musliman, si ai.

Prandej Kadare si gjithmone mbetet nji laraman pa principe, pa ideal, pa nji shtylle kurrizore te veten, pa kurrajo. Ai hiqet europian por mbetet si gjithnji ne rranjet e veta te perardhejes se tij.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Po bej "avokatin e djallit" per te testuar tezen e Kadarese:

1- Serbet dine se shqiptaret u kthyen ne mase ne myslimane gjate pushtimit turk dhe fituan nje pozite me dominuese ne Kosove teksa komuniteti serb u tkurr ose u largua prej andej.

2- Serbet dine se shqiptaret luftuan me teper se te gjithe kunder pavaresise se shtetit serb. Ne kryengritjen popullore serbe te vitit 1812 e 1827, kur Serbia shpallet e pavaruar, vijuan fushatat turke kunder shtetit te ri me ushtri te cilat masen e tyre me te madhe ishin te perbera nga shqiptare, saqe shpehere keto luftera jane quajtur nga historianet serbo-shqiptare dhe jo serbo-turke.

3 Serbet dine se shqiptaret gjithmone kane pasur nje lindshmeri shume te larte, me 10 femije per familje, saqe kane permbysur demografine e Kosoves dhe me presion i kane perzen serbet nga trojet e tyre.

Pra per serbet kane qene shqiptaret nder shekuj qe kane debuar serbet nga Kosova.

Kaq i trashe eshte Kadare qe mos te dje tezen serbe apo eshte nje legen qe s'ka ditur ndonjuehere te shprehe rrugezgjidhje te bazuar tek te vertetat qe pretendojne te dy palet?

Submitted by Fenix (not verified) on

Epo te kesh guximin te akuzosh nje mendimtare si Kadareja me lehtesine me te madhe, ose eshte injorance e thelle, ose eshte marrezi / smire shqiptare....

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Kush po akuzon? Mos u perqendro tek fjalia e fundit, te lutem!

Metoda mbi te cilen une ngre diskutimin perdoret ne te GJITHA ANALIZAT DEBATUESE TE BOTES PERENDIMORE si ne shkence ashtu dhe ne histori apo lendet humane & politike, mos te them qe ne shkolle te mesme apo kolegje, ku nje grup studentesh(studiuesish) mbron nje teze kurse grupi tjeter duhet te gjeje argumente kundershtuese per t'iu afruar keshtu sa me shume gjetjes se te vertetes apo kompromisit, sipas rastit.

Kadareja nuk perdor kete logjike sepse nuk eshte shkolluar ne nje regjim demokratik, per me teper i eshte dashur te perdore te gjithe shkerdhatesine e vet per te mbijetuar dhe ndritur ne nje rregjim si i Enver Hoxhes.

Sidoqofte une mund te acarohesha po ashtu njesoj si ty nga ajo qe kam shkruar po ta lexoja te shkruar nga ndonje tjeter se ne fakt fjalia ime e fundit ne koment eshte goxha e rende. Vecse reagimi im i perkon me nje opinion po aq te konsoliduar tanime se ne politike Kadareja nuk eshte ai gjeniu qe shfaqet ne letrat shqipe. Ai e pranon vete kete qe ne fillim te intervistes...!!

Po e mbyll komentin me nje fraze te Nices qe thote se nuk ka gje me te pafajshme se sa opinionet, cilado qofshin ato !!

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

A.Duka.Kjo qe thua ti eshte  nje stervitje e imagjinates,por Kadareja mund te mos dije pjeserisht se çfare katranos historigrafia serbe.Por,psh se çfare ka shkruar Cubrilloviçi e di Kadareja,qe une psh,e di ne vija te trasha,por nuk kam lexuar traktatin e Cub...it mbi perzenien e shqiptareve.Natyrisht ka perplaasje te vertetash,pra ka dy te verteta qe s'puqen.Ka te verteta serbe dhe te verteta shqiptare,por ka edhe nje linje mbi te dyja,qe gjeneraslisht njeh ardhjen(dyndjen) e sllaveve ne jug aty nga shek.VI i eres sone,dhe gjeneralisht shqiptaret njihet qe jane pasardhesit me direkte te ilireve,keshtuqe serbet jane ca qesharake kur marrin persiper te vertetojne qe ne shqiptaret u paskemi zene trojet dhe i paskemi perzene.Nese kemi koefiçient te larte lindshmerie,kjo do na vinte ne krye te disa statistikave te tjera,qe do benin kurioze grate e botes,por nuk eshte ky argument qe shqiptaret qe pjellin shume ardhkan dhe pushtojne territore.Eshte e vertete qe nje shumice shqiptare/arberore u konvertua ne myslimane,qofte per perfitime,qofte per trysnine qe ushtroi perandoria turke ne periudha te ndryshme ekstremizmi fetar,por diferenca fetare nuk i pengoi serbet te martonin princeshat e tyre me sulltanet,e keshtu te krijonin lidhje te forta,te privilegjuara e direkte me kupolen e perandorise.Pra,nese serbet ruajten fene e tyre,kjo ndodhi edhe per shkak te tolerances qe derivoi nga keto lidhje martesore dhe u jepte serbeve statusin e te privilegjuarve.Konfliktet e fundshekullit qe pasuan dizintegrimin e Jugosllavise treguan qe serbet nuk ishin pjekur si komb,qe te pranonin tolerancen,dhe kjo jo shume per faj te njerezve te thjeshte sesa te njerezve te historise dhe kultures,qe sepse hapin trasten e nacionalizmit tamam atehere kur duhet ta palosin njehere e mire.Shiko,mua nuk me entuziazmon Kadareja,pasi ka bere pak ose hiç fare per te denoncuar qeverisjen e korruptuar dhe vrasese te sali berishes,bashe lulit,Toapllejosifit&co. dhe kjo s'e nderon fare,ne ate pozicion qe pretendon te jete,si shqiptar mbi palet,por ketu ka folur mire dhe me logjike te qete,sadoqe nuk besoj se pjesa derrmuese e intelektualeve serbe do ta kuptoje ne sensin pozitiv

Submitted by Albann (not verified) on

S na the zoterote kur kafshet e egra sulmuan nga stepat ruse ballkani  c popullsi kishte?Sllave jo e jo....Historia nuk fillon me shqipetaret muslimane....Pi pak ashash te kthjellohesh....

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un e kam thane me kohe se rinia shqiptare e shkollueme me kulture europiane do ta veje Kadarene ne vendin qe realisht meriton. Me bahet qefi qe kjo gja po vertetohet, bila ma shpejt se un e parashikojshe.

Submitted by adriatik (not verified) on

Kadare - serbet duhet te bejne nje Mea Culpa kombtare. Problemet nuk i kishin vetem me shqiptaret. Ata vrane serb musliman (boshnjake) serb katolike (kroate/sllovene) , kane probleme me hungarezet ne Vojvodine.

Po ne Shqiptaret? Dhe ne kemi nevoje per nje Mea Culpa tonen. Se per 500 vjet kemi qene as me shume as me pak bashkpunetore te osmaneve ne Ballkan. Ne luftonim per sulltanin kur dhe vete osmanet e abandonuan dhe u bene turq.

Le ti tregojme keto ne librat tone te historise. Le te themi hapur qe revolucioni grek ishte kryesisht nje lufte civile midis shqiptareve ordokse dhe atyre muslimane. Le te tregojme se pashalllaret shqiptare sistematikisht nisnin ushtrite e tyre kunder vendeve fqinje te krishtera. Dhe kane vrare per sulltanin.

Le te pranojme qe ne 1912 ishim vendi me i varfer ne rajon. Dhe se kjo eshte e vertete dhe sot. Le te pranojme se ardhja e turqve ne ballkan ka qene nje katastrofe kombtare per ne. 1/4 e popullsise u shperngul ne Itali. U bene masakra. U islamizua me force nje popull. Mbigjithcka, na u prene lidhjet historike me Evropen. Deri ne ate kohe ne ishim pjese e realmit evropiane. Kishim marredhenie shume te ngushta me Napolin, Vatikanin, Venedikun. Ishim nen sferen e tyre dhe do kishim pasur nje trashegimi kulturore te ndryshme nga kjo qe kemi sot.

Sot kemi turkoshqiptare qe protestojne ne Shkup me flamurin e Hamasit. Kjo eshte Shqiperia?

Submitted by paulino (not verified) on

Me ben kurioz fakti qe shqiptaret xhirojne tezat serbe dhe greke per te shpjeguar veten e tyre dhe boten.

Psh zoteria me lart flet per 'serbe katolike' kur shpjegon kombesine kroate, kur ne fakt kroatet jane nje etni e stabilizuar me shekuj e nuk kane nevoje te serbizohen, pervecse nga shovinistet serbe qe u mohojne te drejten e qenies fqinjeve. PO ashtu boshnjaket zoterise i dalin si serbe muslimane, kur ne fakt mund te jene nje pjese edhe keshtu, po pjesa tjeter mund te jene kroate muslimane, etj.

Shqiptaret e Shkupit, qe shprehin fetarisht mllefin  ndaj nje qeverie fundamentaliste ortodokse si ajo maqedonase, ketij zoterise i dalin si turko-shqiptare, tepke si thone edhe greket.

Shqiptaret nuk kane asnje mea culpa per te bere, se po filloi puna me mea culpa, nuk mbaron dot me me qe i kerkokemi falje grekeve pse i kemi luftaur ne kohe te turkut, po duhet greku te na kerkoje falje per Thanas Alvanoktonin (shqiptarvrasesin) qe beri genocidin e pare te planifikuar ndaj shqiptareve, e pastaj serbet per Stefan Dushanin qe skllaveroi katoliket shqiptare, e pastaj me romaket qe na pushtuan etj etj. "mae culpa" funksionon per epoken moderne, kur kombet moren ca zotime solemne te respektojne kufinjte kombetare, te respektojne minoritetet e te drejtat njerezore, e te gjitha keto shteti serb dhe bandat e tij i shkelen me kembe gjate viteve '90.

Per te lare fytyren e vet, serbev u leverdis te hapin muhabete te shekujve me pare me pashallre shqiptare, dhe ja qe kemi edhe ca qe e bejne falas dhe shqip shantazhin e serbit mbi shqiptaret

Submitted by Eno (not verified) on

Kurr nuk do rregullohet ballkani nese ne shqipetaret nuk marrim armet per bashkim. Nese nuk heqim fene e hamasit. Dhe ti kthehemi krishterimit. Nese nuk e bejeme kete gadishull te flase vetem shqip.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.