Ambasadorët do t’na mbijnë në sy sa kohë që s’kemi institucione

Postuar në 16 Maj, 2012 04:31
Mustafa Nano

Mërziteni po t’ju them një gjë që e kam thënë shpesh? Po jua them prapëseprapë: “Ambasadorët janë më shumë se kurrë të pushtetshëm këtyre anëve tona”. Kanë qenë të pushtetshëm prore, pasi shteti ynë, të cilit ne do t’i festojmë plot pompë 100 vjetorin në nëntor, është qysh në origjinë një shtet ambasadorësh, dmth një shtet i krijuar nga ambasadorët, ose më saktë nga diplomacia ndërkombëtare. Ky fakt, tok me faktin tjetër që ka të bëjë me një si kompleks inferioriteti ndaj të huajve që neve shqiptarëve, ca prej izolimit, e ca prej prapambetjes e pafuqisë, na ka shoqëruar aq shumë në kohëra sa sot e kemi në ADN-në tonë, janë sfondi historik ku është zhvilluar e ushqyer fuqia e ndikimi i ambasadorëve në vendin e shqipeve. Regjimi komunist ishte në një farë mënyre një parantezë anti-ambasadoriale në historinë tonë shtetërore, por kjo vinte prej një trilli autarkik të diktatorit, e jo prej ndonjë motivimi në emër të sovranitetit e të dinjitetit nacional. Madje, që të jem i saktë, praktikat e drejtimit e të qeverisjes në dekada të tëra (periudha 1944-1980) veç me sovranitetin politik e shtetëror nuk kishin të bënin. Ishin bash e kundërta.

Megjithatë, në vitin 1992 e pak më pas, si një zhvillim inercial i “sovranitetit të izolimit”, politikanët shqiptarë që udhëhoqën Shqipërinë postkomuniste silleshin gjithë dinjitet, e ndonjëherë dhe me arrogancë (që sot do të merrej për harbutëri) me ambasadorët. Këta të fundit, sidomos ata amerikanë, ndonëse respektoheshin shumë për shkaqe të njohura, ishin gjithë skrupuj e i rezistonin ngasjes për ta ushtruar ndikimin e fuqinë që vinte prej  shenjtërimit të tyre. Ryerson-i, edhe pse kish funksionin e një ambasadori “kryqtar’, nuk mori në asnjë rast kompetenca të dinjitarëve lokalë. Ai ish më shumë këshilltar atëmot. Ndërsa ambasadorët amerikanë që e kanë pasuar atë janë shndërruar në një institucion që, për nga fuqia, e kapërcen fuqinë e institucioneve tona kushtetuese.

Duke lënë mënjanë çfarë na vjen e na imponohet prej historisë e traditës në këtë drejtim, duhet thënë se ka zhvillime lokale të këtyre viteve që e kanë nënvizuar shumë më tepër pushtetin e ambasadorëve. Sipas meje, gjithçka nisi me zgjedhjet e 26 majit 1996, dhe duhet thënë se zgjedhjet e kontestuara apo të manipuluara janë burimi kryesor i autoritetit të ambasadorëve në Shqipëri. Është aq e vërtetë kjo sa mund të thuhet pa frikë që me t’ia arritur ditës që të organizojmë zgjedhje normale me rezultat të pranuar nga humbësit, roli i ambasadorëve do të bjerë në një masë të madhe si me magji.

E vërteta është se zgjedhjet e kontestuara apo të manipuluara janë thjesht një përthyerje spektakolare e një dukurie edhe më të rëndësishme, që është “pafuqia jonë për të ndërtuar institucione të besueshme e prirja jonë për t’i rrethuar institucionet me dyshim, apo më keq akoma, për t’i parë si ente armiqësore”. Dhe është kjo sjellje e jona jo e anti institucionale që na bën gjithë herën të kemi nevojën për ca autoritete që t’na ndajnë shapin nga sheqeri. Do duhej të ishin institucionet me këtë funksion, por ne ato ose i ndërtojmë me qëllime të mbrapshta (KQZ-ja, TVSH-ja, INSTAT-i, etj), ose i nëpërkëmbim kur nuk na vinë sipas volles, ose hedhim dyshime mbi to kur marrin vendime të diskutueshme. E prandaj futen në lojë institucionet ‘aliene’, të cilat, edhe pse nuk kanë as një lloj legjitimiteti (fuqia e tyre nuk buron prej kushtetutës, apo prej ndonjë ligji tjetër), shihen prej nesh si autoritete më të besueshme.

Ata që bezdisen prej ambasadoro-kracisë (ndoshta, politikanët më së pari) do duhet të përpiqen të kultivojnë mes nesh kulturën e respektit ndaj institucioneve. Nuk do të bjerë kurrë pushteti i ambasadorëve, nëse zgjedhjet do të manipulohen apo kontestohen; të gjithë do donim në këto rrethana që ky pushtet të ekzistonte; madje, unë personalisht do ta doja më të fortë se sa është. Nuk do të bjerë asnjë çikë pushteti i ambasadorëve, nëse do të vijojë kjo luftë civile mes institucioneve e kjo kulturë e dyshimit mbi to, nëse do të vijojmë të shohim tek çdo vendim që ato marrin një synim të lig, një pazar të ndyrë, një shërbim që i bëhet kundërshtarit, nëse do të vijojmë të bëjmë ndaj krerëve të institucioneve sulme të paprincipta (shprehja “putana e bulevardit” shënjon kulmin e banditizmit anti-institucional; kjo fyerje e rëndë publike u bë ndaj kreut të një institucioni që është zgjedhur me logjikë non-partisane apo bi-partisane në momentin që ajo mori një vendim që s’i pëlqeu gojëprishurit që njohim të gjithë; ndërsa refuzimi për të zbatuar një vendim të institucionit të saj ishte sjellje e rëndë prej mujshari).

Ju kujtohet se ç’ndodhi pas këtyre ngjarjeve, që unë i përmenda brenda kllapave si ilustrime të dukurisë? Ambasadori amerikan shkoi në Prokurori, dhe organizoi një konferencë për shtypin tok me kryeprokuroren, duke dalë në krahun e majtë të saj. Të gjithë kanë gjetur siguri e ngushëllim tek ky gjest i ambasadorit amerikan, i cili ish i vetmi “institucion” që reagoi “ashtu si duhet” në ato momente. Normalisht e gjetkë, situata të tilla zgjidhen brenda kuadrit e lojës instuitucionale të vendit. Duhet të ketë gjithnjë një institucion që vepron sa herë që shpërfillet a nëpërkëmbet një institucion tjetër, dhe e vërteta është se në Shqipëri ky kuadër ndërinstitcuional ekziston formalisht. Por çështhja është se nuk vihet në punë. Pse? Për ato arsye që thashë më sipër. Ose ngaqë institucionet ndërtohen gabim qysh në krye të herës, dmth ndërtohen për të marrë vendime të gabuara apo për t’mos marrë asnjë vendim, ose ngaqë ato rrethohen prore me dyshim. E përsa kohë do të jetë kështu, ambasadorët mua më ngjajnë me një ent shpëtimtar. Ma shpif pushteti i tyre, por sikur të mos ishin ata, i vetmi institucion që do të sundonte në Shqipëri do të ishte vullneti i ndonjë satrapi; ose tollovia totale.

Post Scriptum: Para tri ditësh, të përditshmet dhanë lajmin e takimit të shkrimtarit Ismail Kadare me ambasadorin amerikan Arvizu. Kadare s’do bënte keq ta evitonte ‘vizibilitetin’ në këtë rast (së pari, e për çfarë i duhet? Së dyti, ky ‘vizibilitet’ ushqen dashje pa dashje dukurinë e ambasadoro-kracisë, nga e cila dhe vetë Kadare duhet të ndjejë bezdi), por ai nuk e bëri;  përkundrazi, tha dhe nja dy fjalë, kur e pyetën. “Ambasadorin amerikan e kam mik timin”, tha. Sipas shumë gjasave, është magjia e pushtetit të ambasadorëve që arrin deri tek “i magjishmi dhe i pushtetshmi” Kadare. S’ke ç’i bën! Ambasadoro-kracia është një regjim i çuditshëm. Si çdo regjim, xhanëm.

Comments

Submitted by Kujtim Kotobelli (not verified) on

Muci. Jam i pari qe po hedh post-in tim ne shkrimin tend te radhes.

Nuk e kam lexuar akoma por po te them qe ne fillim se me dhembin syte njelloj si ty kur i shoh ata sebashku duke bere sikur perpiqen te zgjidhin hallet e shqiptareve.

Sidoqofte si ti edhe une kete e kemi nga deshperimi sepse te keqen nuk na e kane ata. Ate se pari duhet ta kerkojme te vetja qe jemi bere gaz i botes. Nuk ke se c'fare te bejme me keta qe na kane re ne per hise'.

Tani po filloj te lexoj shkrimin. U lodhe edhe ti po c'te besh????????stribua

Submitted by Kujtim Kotobelli (not verified) on

Tani qe e lexova po te bej vetem nje shtese per Post Scriptum-in.

Vocerraku Kadare'nuk behet asnjehere i madh sepse nuk e le paranoia e te qenurit i madh. Shume i ngjashem me Nanon. Ndryshe sot do ishte i dikush.

Submitted by Ilir (not verified) on

Per sa kohe qe eshte nje shoqeri tribale e mbeshtetur ne klane, fise apo krahina dhe per sa kohe kur edhe fqinjet tane jane ne te njejtin nivel (Greqi,Itali,serbi) mos prit me shume do te duhen edhe te pakten nja 20 vjet te tjera te ndryshojne brezat dhe mentaliteti.....dhe te qarkulloje  edhe me shume uje.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ambasadoret krijuan shtetin tone thua ti o Muci? Pjeserisht e vertete, mos e minimizo fare dhe nje cike lufte per pavaresi qe beme. Do thuash te ishte per ne do ishim akoma te varur. Edhe kjo e vertete eshte, po se mos vetem per ne. Edhe per Serbine, Greqine etj njesoj do te ishte. Pa te mbeshtetur fuqite e medha, edhe atehere, edhe tani nje vrime ne uje do te beje. E di qe te ka ngelur ne mend ideja qe "ne duhet te ecim me forcat tona", "apo cfare do populli behet", po realiteti eshte ndryshe.

Submitted by Afrim (not verified) on

Qe Shqiperia (fatkeqesisht) de fakto ndodhet nen nje protektoriat nderkombetar, kete ne e shohim dhe e perjetojme perdite. Ne po festojme 100 vjetorin e pavaresise duke mos qene te pavarur. Ambasadoret e vendeve te ndryshme bejne festa kur caktohen ne Shqiperi. Rroga te mira, vend i bukur, jo larg shtepise se tyre dhe adhurohen si PERENDI. Gje qe nuk ndodh ne vendet e tjera dhe aq me pak ne vendin e tyre. ne Shqiperi ata behen VIP-a.

Po te pyesesh popullin ne Europe dhe ne rajon (pervec Kosoves) se kush eshte ambasador i ketij apo atij shteti ne vendin e tyre, atehere jam plotesisht i bindur qe nje shumice derrmuese e tyre nuk e dine pergjigjen.

Une nuk jam kunder ambasadoreve, sepse ata i lejojme vete te marrin kete rol. Ju'a japim kete te drejte ne pellembe te dores, atehere pse mos ta shfrytezojne?!

Del kryeministri dhe thote do bejme keshtu se keshtu tha filan ambasador, pastaj del kryetari i opozites dhe thote jo se duhet keshtu sepse tha filan ambasador. Ju lutem a keni nje mendim tuajin???!!!

Kam nje thirrje per ambasadoret (vecanerisht ate Amerikan). Ju lutem na thoni emrin sa me shpejt (se ne fund ju vendosni) te atij/asaj qe do behet PRESIDENT/E me qellim qe te shpetojme nga gjithe ky bombardim ne televizione dhe gazeta dhe te fillojme te flasim e te mundohemi te zgjidhim hallet e verteta qe kemi.

Submitted by Cuf Dabjoni (not verified) on

me qene se nder ne eshte zakoni qe te mos marrim ne konsiderate shkrimet qe trajtojne te njejtat probleme ato perseriten.

po bashkengjise nje shkrim te vjeter tek Tema .

Askusha në vendin e tyre, profetë në Shqipëri

Në  gjithë këto vite të turbullta dhe të mbrapshta në vendin tonë gjithçka që ka ndodhur lidhet, për së drejti apo tërthorazi, dhe me emrat e ambasadorëve  dhe emisarëve perëndimor të kohës. Ose sepse ata kanë ndikuar në zgjidhje të caktuara politike, ose sepse politikanët tanë duan të fshihen prapa tyre  për të justifikuar veprimet e tyre personale. Janë mediat ato që na përgatisin se po vjen ai apo trojka dhe po ato na trumbetojnë mendimet e porositë e tyre, që ne duhet ti zbatojmë pa mëdyshje si të vërteta të patundshme.

Që vendet mike apo aleate e përçojnë politikën e tyre nëpërmjet ambasadorëve të tyre këtu dhe  prej emisarëve të herëpashershëm është më se e ditur dhe krejt normale. Por, po aq normale është që dhe neve të kemi gjykimin tonë për veprimet dhe mesazhet e tyre politikës dhe publikut. Sepse mesazhet kur janë qëndrime politike mund dhe të mos i pëlqejnë njërit krah të politikës, pra gjysmës së shqiptarëve,  ashtu siç mund edhe të spekuloj me to krahu tjetër. Dhe kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhi. Ata duhet të jenë më të saktë,  pra më të qartë, që të mos keqinterpretohen, duke na thënë e shpjeguar çfarë dhe pse është keq dhe çka është mirë apo e drejta. Ata në se duan të bëjnë guvernatorin duhet të dinë se në mos sot nesër do ti themi atë që ju takon, pra të pranojnë të jenë pjesë e historisë sonë. Po kështu ne duhet të informohemi cila është karriera e tyre pasi largohen me suksese e duar plotë prej këndej, që tregon tërthorazi vlerësimin e qeverisë që i ka dërguar për veprimtarinë e tyre në vendin tonë dhe rezultatet.

Kohët e fundit ka patur kundërshtime, debate dhe replika të shumta për fjalët, qëndrimet dhe “porositë” e të huajve që janë këtu apo vizitojnë Shqipërinë. Ajo që nuk kuptohet ndër ne është e drejta e shqiptarëve për të menduar ndryshe nga ambasadorët, të kujtdo qofshin ata, si dhe e drejta për ta shprehur hapur në publik këtë qëndrim e pa pasoja. Fatkeqësisht, në këtë rast të fundit, ata që e ndjejnë veten të përkrahur nga të huajt kërkojnë të të mbyllin gojën, madje dhe kur është sheshit e qartë se ata kanë qëndrime “personale” dhe në kundërshtim krejtësisht flagrant me  faktet e njohura publikisht nga të gjithë.

Po kështu ka ndodhur që të jenë vetë të huajt që e gëlltisin fjalën e tyre, veçse në këtë rast, ndërkohë,  pasojat kanë rënduar mbi ne shqiptarët. Shembulli i shumicës së zgjedhjeve, me ligje të hartuara dhe miratuara nga ata me fjalë të  mëdha, që pasi  kryhen me dështim dhe pasoja kritikohen, është mjaftë folës për këtë argument. Po kështu kur japin mendime për ndodhi tragjike  e me viktima është mirë që më përpara të hetojnë pastaj të flasin, sepse po kafshuan gjuhën mbrapa, ne nuk i besojmë më. Shqiptarët thuhet në mënyrë figurative që nuk kanë “kujtesë”, por ata nuk harrojnë për deri sa mbajnë mëri e hasmëri gjithë jetën.

Shqiptarët nuk janë budallenj, përkundrazi, prandaj të huajt duhet të jenë më të vëmendshëm me problemet tona në se duan që ne ti mbajmë mend për mirë. Për shumë arsye bëjmë sikur jemi të një mendje me ta dhe kur thonë broçkulla, dhe kur na nëpërkëmbin apo dhe kur na dëmtojnë, por ndër vedi e themi atë që mendojmë dhe nuk na vjen mirë kur e keqja na vjen nga individë që vijnë nga vende realisht mike të popullit shqiptar, që e kanë treguar me vepra këtë. Nuk është faji i ynë kur ndonjëri prej tyre nuk na konsideron dhe na  nëpërkëmbë. Me qenë se jemi popull mesdhetarë ne e kemi më lehtë të mohojmë se të pohojmë, pra më lehtë të themi jo se po dhe në këtë rast mbajtja e anës nga të huajt i bën tanët që të jenë më të papërmbajtur në prapësira  dhe nxisin tensione dhe konfrontime, prandaj i lusim të huajt të jenë më të kujdesshëm në përfundimet e sidomos në leksionet që na përsërisin. Neve të mos na thonë se do biem prokurorë dhe hetues kur flitet për krime të qeveritarëve, se atëhere pse për krimet e qytetarëve  mjafton “drejtësia” shqiptare ? Ndryshe krimi dhe korrupsioni do vij përherë  në rritje, në se ata nuk na demaskojnë keqbërësit. Po kështu duhet të shqetësohen, së paku njësoj, si për pakicat por dhe për shumicën apo dhe të tjerët.

Po kështu dhe  gazetarët, që sot nuk kanë  nevojë për viza për të udhëtuar në Evropë, për tryeza dhe dreka pune, duhet të jenë më kritikë ndaj të huajve  pa harruar etiketën e rastit. Kjo vlen dhe për analistët dhe politologët e shumtë në se duan me të vërtetë të jenë të dobishëm për vendin.

Të huajt nuk duhen nënvlerësuar por respektuar për vendin që përfaqësojnë, por për këtë nuk duhet të spekulojnë, por të na konsiderojnë. Ndryshe kemi të drejtë të themi kush jeni ju, pa na tregoni CV-në tuaj. Unë i respektoj dhe dua ti  respektoj, por më lejoni t’ju them se këtu nuk janë vetëm dy të vetëquajturit liderë. Shqipëria ka dhe të tjerë - gjithë populli, shikojeni atë, dëgjojeni dhe pyeteni pastaj përcaktoni vlerat, mbështetjen reale që kanë, shkallën e burrërisë të atyre të dyve. Gjithashtu ata duhet të jenë më të përgjegjshëm se lozin me imazhin e vendit të tyre në sytë e shqiptarëve. Ata duhet të na respektojnë deri sa ne i paraqesim si të pagabueshëm, për shumë të zot dhe se fjala e tyre del nga goja e perëndive, kur ata në vendin e tyre janë njerëz e nëpunës të zakonshëm, për të mos thënë askusha, dhe se këtu ka shumë e shumë më të zot se ta. Ata vetë, dhe ata që na i dërgojnë, duhet të dinë se një ditë historia, ajo e vërteta, do të shkruhet, kur ata që heshtin do të flasin, kur të na ndihmojë Wikileaksi apo kur të hapen arkivat.

Ne kemi të drejtë ti kritikojmë për qëndrimet e tyre në kundërshtim me rregullat e demokracisë dhe shtetit ligjor ( që i kanë në vendet e tyre), kritikat tona do ti ndihmojnë të mos gabojnë,  por, po aq të drejtë kemi të themi se është sjellja e jonë e mbrapshtë e vazhdueshme dhe prapanike për shekullin e XXI, që i mundëson apo u lejon atyre që për interesa jo tonat, shpesh as dhe të vendit të tyre, të veprojnë në këtë mënyrë, duke na përbuzur si qytetar dhe si shtet, madje sa të na emërojnë haptazi dhe presidentët.

Aferim na qoftë!

Dod Përleka

Botuar në  Tema on line  më 09.04.2011

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.