Mbrojeni poetin

Si edhe herë të tjera, me rastin e vdekjes së poetit të dashur Ali Podrimja, politikanët po rendin të kapin mikrofonat dhe kamerat, që të luajnë rolet e paracaktuara në teatrin e dhimbjes publike.
“Princ i poezisë së letrave shqipe,” e quajti poetin kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Disa fjali të ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj kanë gjithë ditën që priten e përcillen faqeve të gazetave online.
Tani, që është e shtunë mbrëma për mua, BalkanWeb i ka rreshtuar me radhë deklaratat e krerëve të institucioneve shtetërore dhe të kryepolitikanëve, nga të dy anët e kufirit.
Në fakt, duke u shqiptuar për Ali Podrimen, të gjithë të fortët e politikës shqiptare riprodhojnë dhe rikonfirmojnë pushtetin e tyre, pozicionin e tyre në hierarkitë e forcës dhe të ndikimit.
Nesër këtij kori kakofonik do t’i shtohen me siguri edhe plot të tjerë: krerë institucionesh fetare, OJQ-sh, përfaqësues të shoqërisë civile, të gruas dhe të rinisë sipas ngjyrave, përfaqësues të pakicave etnike, sportistë dhe balerina, kukulla rozë dhe fotozhenikë të tjerë me bollëk.
Kush do të guxojë të mos shqiptohet vallë e të mos i bashkohet korit?
Me shpresë se këtë thirrje timen, ose më mirë këtë lutje timen, do ta lexojnë miq e kolegë të mediave në Tiranë, në Prishtinë dhe gjetiu ku shkruhet shqipja, po u lutem këtyre që t’ia kursejnë publikut, këtë herë, dhimbjen butaforike dhe protokollare të politikës për një ngjarje që me politikën nuk ka lidhje.
Ali Podrimen le ta kujtojnë dhe ta vajtojnë, për të gjithë ne që e donim, kolegët e tij poetë, kritikët e studiuesit që janë marrë me veprën e tij, botuesit dhe mbështetësit; si edhe lexuesit e dashamirësit e shumtë, që ka pasur anembanë trevave të shqipes.
Politikanët do të bëjnë detyrën e tyre dhe do të shqiptohen në telegrame dhe deklarata, të cilat le të botohen në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.
Bëni edhe ju detyrën, miq të mi, dhe mbajini larg kravatat, përfituesit profesionistë dhe pozuesit prej dylli nga vdekja e një artisti.
Nga mënyra si sillen dhe flasin, nga gjestet dhe zakonet e vjetra dhe të reja, nga makutëria dhe ligësitë dredharake, politikanët shqiptarë sot, si klasë, nuk duken ta kenë lexuar Podrimen, as t’ia kenë përfillur shumë zërin, dëshirat dhe shpresat.
Këta njerëz që deri edhe Kushtetutën sot po e lëçisin me ngulm veç për t’ia gjetur anën si ta arnojnë e ta riqepin, xhaketë të kthyera mbrapsht për dimrat që afrohen; këta njerëz, pra, poezinë e mendojnë në trajta vargjesh rapsodike, që do t’u kushtohen dikur atyre, në mos sot, nesër (pallateve dhe bunkerëve të pushtetit ndër shqiptarë rapsodët s’u kanë munguar kurrë).
Prandaj mbrojeni Ali Podrimen nga ky karnaval nëse mundeni, të nderuar kolegë të mediave, nga këta zhonglerë funeralesh, zish kombëtare dhe ngushëllimesh për dhimbjet kolektive; gjithë duke ndihmuar edhe që mediat tuaja të mos shndërrohen në kopisteri për Zërin e Padronit.
Marrë nga Peizazhe të Fjalës
Comments
Pike e zeze! Sikur

Pike e zeze! Sikur politikanet te mos e kishin permendur humbjen e poetit, do te thoshim "pse nuk e thane nje fjale". Tani qe edhe ata po e thone diçka, Vehbiu ankohet "pse po flasin". Vertet s'na gjendet karari!

Vehbiu e ka mire, vec
Vehbiu e ka mire, vec s'kuptova se kush duhet te mbroje te pambrojtshmin (Aliu mbetet mbrojtesi absolut I vetvehtes). Mos eshte fjala per njerzit e zakonshem qe duhet te organizohen kunder agresionit psiqik te sistemit kleptokratik dhe kriptofashist te Sali Berishes? Atehere mos ta quaje vehten atdhetar asnjeri perderisa nuk ngrihet kunder shkombetarizimit me spektakolar qe ka pare ndonjehere bota. Sot. Neser nuk dote kete ashtu si nuk ka me te neserme per dhjetra popuj te zhdukur. Kush do tja ndricoje skenat e se ardhmes nje populli qe po e dizintegrone ngadale duke e maskuar aq keq me "integrimin" europian???.... apo edhe me keq me "globalizmin" imperial te perseritur aq dhimbshem ne mijra vite te egzistences se shoqerise?....
Çfarë autoriteti moral,

Çfarë autoriteti moral, gjyqësor apo hyjnor je ti Ardian Vehbiu t'u tregosh njerëzve se kush paska të drejtë të prononcohet për vdekjen e poetit Podrimja? Njerëzit duhet të jenë të lirë të deklarohen për kë duan dhe nuk ke mebtur ti të na tregosh se p.sh. ti qenke njeriu i duhur të deklarohesh. Ti je vetëm një zë sikur zëri i çdo qenie tjetër njerëzure. As më shumë as më pak. A e ke lexuar ti Podrimjen përderisa ja shkruan mbiemrin gabim?

Pse rrekesh të vësh në dyshim

Pse rrekesh të vësh në dyshim të diturin dhe studiusin pa asnjë dyshim më të madh në Shqipëri, A Vehbiun? Ndjej keqardhje për ty se ose nuk ke inteligjiencën e duhur për të kuptuar A Vehbiun ose je inatçi i vogël. Vetë Podrimja që e dëgjon nga qielli e miraton dhe e falenderon A Vehbiun. A Vehbiu ka dimensine të tilla që jo çdo kush mund tja vlerësoj.

I dituri Vehbiu?! Na thuaj

I dituri Vehbiu?! Na thuaj zotrote sa here ka shkruar Vehbiu per Podrimjen sa ishte ai gjalle? Na thuaj zotrote sa di Vehbiu per Azem Shkrelin, per Anton Pashkun, per Beqir Musliun, per Rrrahman Dedajn, per Beqe Cufajn, per Flora Brovinen, per Basri Çapriqin, per Arben Idrizin, per Hida Halimin, per Esad Mekulin, per...? Ardian Vehbiu dhe ti dhe fatkeqesisht shume nga ju ne Shqiperine Perendimore as nuk i dini emrat e shumices se ketyre krijuesve dhe keni guximin te quheni te guximshem?! Jeni qesharake!

te vetquheni te dijshem! Turp

te vetquheni te dijshem! Turp te keni qaramanë qesharake!

Nese Alu, poeti i Shqipnise,

Nese Alu, poeti i Shqipnise, ndonjehere ka patur mjerim ne jeten e tij, ai mjerim kane qene politikanet, gjuha e tyre, e te bemat qe vendin e tij shpesh e kane qu buze zhberjes! Le ta lene rehat tash, njeriun qe vendin e lartesoi me fjalen e vepern e Tij !

Sa here ka shkruar Ardian

Sa here ka shkruar Ardian Vehbiu vete per Ali Podrimejn sa ishte Podrimja gjalle? A nuk po tingellon Vehbiu vete si politikanet shqiptare? Vehbiu nuk eshte as autoritet e as poet dhe nuk ka nevoje te na shesi ders moral.

Pse mos e transforojme pak

Pse mos e transforojme pak nje poezi te tij:

Tokë me nda nuk kam,

Politikanët në pidh t’samës,

Me vdekë duhet mësue

Qençe nuk jetohet më

Add new comment