Cili është "hoxhisti" në rastin e Zogut?

Postuar në 02 Shtator, 2012 03:25
Dr.Kesiana Lekbello

Një vendim i tillë i Komitetit Shtetëror apo qeverisë, nuk mund të merrej pa miratimin e publikut në rastin e Ahmet Zogut. Por ky vendim është jo vetëm pa mandat popullor, por edhe pa mbështetje në faktet historike. Nostalgjinë për Zogun, nënën apo familjen e tij kushdo mund ta kultivojë në çdo kohë privatisht.

Pak muaj na ndajnë nga festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë. Komiteti Shtetëror ka marrë vendimet përkatëse; sa keq që midis të tjerash, këtë Komitet së bashku me Kryeministrin e dëgjojmë të flasë, ndër të tjera, për një monument të Zogut dhe mauzoleun e “nënës mbretëreshë”!  Ky konsiderim për monumentet e sipër përmendur, në të vërtetë vendos në dritë paqartësitë e metodologjisë historike që ekzistojnë tek ne, por jo vetëm kaq.

Unë si studiuese i lejoj vetes ta kundërshtojë në mënyrë absolute gërshetimin e Festës së Pavarësisë me ngritjen e monumenteve Zogu / nëna mbretëreshë. Janë dy persona të cilër nuk kanë asnjë lidhje me Pavarësinë. Ahmet Zogu më 1912 ishte 17 vjeç dhe “nëna mbretëreshë” nuk njihej si e tillë nga askush në ato vite. Është absurde që askush nuk na ka shpjeguar deri më sot ç’lidhje ka ngritja e monumenteve për Zogun dhe mauzoleu i nënës së tij me festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë?

Bëhet në kuadër të "nderimit në përgjithësi" të figurave të historisë"? Por ka një logjikë të dokumentuar historike, dhe sipas saj, Zogu nuk është një person që e nderon Shqipërinë. Ka fakte që tringëllojnë keq në veshët e kujtdo historiani të vëmendshëm. Nuk po zgjatem me rolin e tij në histori: me limit, sipas kushteve që lejon një artikull, tërheq vëmendjen tek kundërshtimi i ngritjes së monumenteve që përmenda pak më sipër.

Së pari, populli shqiptar a i dëshiron monumentet në fjalë? Së dyti, cilat janë dokumentet e reja që rehabilitojnë figurën e Zogut dhe familjes së tij në historinë e vendit? Kjo është e patolerueshme dhe unë nuk gjej fjalë të shpreh zhgënjimin personal. Shqipëria ka urgjenca të vërteta në aspektin kulturor. Komiteti dhe qeveria duhet ta kishin pritur 100 vjetorin e Pavarësisë me restaurime, me rimëkëmbje të objekteve kulturore që janë në gjendje të mjeruar.

Disa thonë që “mauzoleun e nënës së Zogut shteti e prishi, shteti duhet ta ribëjë”. Ç’është ky absurditet? Shteti shqiptar nuk ka asnjë detyrim historik ndaj Zogut apo familjes së tij. Përkundrazi.

Dhe së fundi, vetëshpallja e Zogut mbret është një argument i dokumentuar historik. As dje dhe as sot asnjë shumicë shqiptare nuk ka votuar për monarki dhe për familje mbretërore. Etërit tanë nuk kanë votuar asnjë mbret. Për këtë arsye themelore dhe kushtëzuese Shqipëria dhe populli shqiptar nuk ka sot “nënë mbretëreshë”, por ka ish-nëna mbretëreshë, sikurse ka dhe ishmbret dhe ish-princ; kjo është historia e saktë, e qartë dhe objektive.

Një ndërgjegje historike e shëndetshme kombëtare nuk duhet as ta pranojë propagandën e ulët dhe boshe që vazhdojmë të dëgjojmë këto ditë. As Zogu, as ndonjë pjesëtar i familjes së tij nuk ka akoma arsye historike që të meritojnë nderim kombëtar. Edhe pse z. kryeministër quan “hoxhistë” këdo që e kundërshton në këtë pikë, kujtoj gjerësisht që të tillë janë pikërisht ata që vendosin pa pyetur popullin, që tregojnë mungesë respekti për të dhe për historinë e tij. Dhe do trajtohen nga ndërgjegjja e shoqërisë, nga historia dhe historianët njëjtë me rastin e sipërcituar.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

..."Komiteti dhe qeveria duhet ta kishin pritur 100 vjetorin e Pavarësisë me restaurime, me rimëkëmbje të objekteve kulturore që janë në gjendje të mjeruar"... Kush ta beje. Gomari i Viçidolit e ka mendjen te shaje 24 ore ne 24 Edi Ramen. Edhe ne enderr po i del i shkreti. Ka frike se do i marre pushtetin qe ia ka pas taks i jati. Po ka edhe nje fare te drejte. Siç beri te ditur edhe AKZ-ja ate e pret burgu, po humbi pushtetin. Prandaj nuk do ta dorezoje kurren e kurres, pa e kthyer Shqiperine ne Siri ose pa perseritur edhe nje here tjeter 1997-ten. Keto jane hallet tij, jo 100 vjetori.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Kseanela, zonje e nderuar!

Pasi nje jete te gjate ne boten e dokumenteve dhe studimeve ne fushen time, ndjehem mire nga menyra se i qaseni ketij momenti. Kufizohem ne opinione sa i takon rolit te Ahmet Zogut, mbret, pasi nuk jam specialis i fushes. Por mbeshtes fuqimisht konceptet tuaja sa i takon barazimit te enverizmit dhe berishianizmit (gjykohemi nga ato qe bejme me se pari); mungesen e specialisteve elitar ne gjithfare komisonesh qe mbijne me vullnetin e berishes si kepurdhat pas shiut, per te plotesuar tekat tejet subjektive te ketij individi qe, edhe pse ne rininine e tij, pati rast te zhvilloje veprimtari kerkimore, duket se nuk kuptoi asgje nga kriteret qe sendertojne institucionet e qendrueshme qe prodhojne vlera dhe formesojne vetedijen publike; sot te burre shteti nuk te bejne deklaratat e ndonje rrogetari te huaj, kalimtar ne keto vise, por arritjet qe i permiresojne hap pah hapi cilesine e jetes bashkombasve te tu. Jane keto kriteri qe te bejne pjese te historise dhe jo komitetet e gjithfare organizmash qe paguhen prej teje qe te te reflaksojne vetedijen e coroditur. Pergezmiet e mia per qasjen ndaj ketij elementi kyc dhe forcen e argumentit.

Submitted by Kosovari (not verified) on

Kjo eshte historia juaj Dr. Kesiana. Faktet flasin pak me ndryshe, deri aty ku behet shteti me institucionet, me ushtri, polici, financa, ligj e rend. Nese shtetberja eshte poezi e romantizem, atehere po, kishte te tille mjaft Shqiperia.

Submitted by aba alba (not verified) on

Qeveria e Sali Berishes duhet qe te shkoje e te pushoje. Nje ore e me pare. Sepse, ajo ka lindur e lodhur. Ka lindur e renduar me gjithecka te mbrapsht qe elitat qeverisese te ketij shteti kane mbartur historikisht.

Submitted by aba alba (not verified) on

Qeveria e Sali Berishes duhet qe te shkoje e te pushoje. Nje ore e me pare. Sepse, ajo ka lindur e lodhur. Ka lindur e renduar me gjithecka te mbrapsht qe elitat qeverisese te ketij shteti kane mbartur historikisht.

Submitted by Qyfli (not verified) on

Ti shoku paske shkuar vertet larg deri ne mars.Enveri si Saliu e si Zogu bente perdite ne mengjez nga nje.Po ti qenke trep fare o i uruar.Shiti Shen Naumin dhe Vermoshin tek Serbi ai Zogji yt.Shiti ne fshehtesi detin ,ndofta naften dhe gazin ky psikopati i sotem.Cfare doni ju qe te kene bere me keq se Enveri keta tradhetare te kombit te vet?Hapini syte o qorra.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Zogu ka qene pjesemarres i kuvendit te Vlores por nuk ka firmosur.

Gysh nga 1920 shqiperia kishte shtet, me ushteri, me polici me ligje e Kushtetute. pra nuk ja u a pruri nje katundar Mati shqiptareve  atao. Ai shiti shen Naumin merrte para nga italianet dhe hiku pa shtene nje fishek me thesarin e shtetit.

Submitted by aqif_kopertoni (not verified) on

O cfare trape o zot!  Cfare moshe ka pasur Zogu moj shushke ne 1912, ishte vec nje femije dhe ne shkolle ne Turqi, beje pak llogari, qe merr per baze wikileaks.  Ja keta jeni ju zogistet, me kete kapacitet, te pakten mos e reklamoni se lat nam.  Idiote, Enveri ata qe vrau, i vrau ne emer te ligjit qe kishte vene dhe nuk zmbrapsej pse i vrau apo pushkatoi, ndersa Zogu i K.... i vriste banditshe, edhe pse kishte vjedhur pushtetin, ose i vriste ashtu sic e kishte marre pushtetin.  Ik moj laraske, shko laj ndonje pjate se s'je per keto pune ti.

Submitted by Kristul Thomollari (not verified) on

I kam lexuar artikujt e shkrojtur (apo ia kane shkruar) te Dr.Kesiana Lekbello-s. Nuk kam dashur te polemizoj ne frymen e shumellojshmerise se opinioneve qe sakonisht ne Shqiptaret i kemi me bollek.

Por nuk mund te rrij pa permendur nje observim te "vockel" ndaj veshtrimit "historik" qe i ben ajo zhvillimeve historike te Shqiperise midis dy luftrave boterore; pozicionimi  "a priori" kunder figures se A. Zogut tregon qartazi se ajo nuk ka dalur ende nga qerthulli i kongresit te Permetit.

A e dini si flet zonj(ush)a ne fjale? Sikur ti kerkohet llogari regjimit komunist te pas-luftes per mos-mbajtjen e nje referendumi ne favor apo kundra monarkise!

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjithkujt nga keta zogistet , perfshi edhe Sali Serb Berishes si zogist hipokrit (pasi me rehabilitimin e Zogut kerkon te laje shitjet qe i ka bere vendit dhe mbeshtetjen e serbit) , nuk iu vjen mire kur iu thua qe "monumentet publike" , sidomos ato qe lidhen me historine kombetare , duhen hedhur ne referendum apo diskutime publike , ku vullneti i qytetareve te jete i qarte nese e deshirojne ose jo !

Mos ardhja mire nga konsultimi me publikun , vjen sepse publiku jo vetem qe do t'i peshtynte , por do t'i zinte edhe me gurre per "keto propozime" ! Keshtu qe e kane me te lehte ta bejne fakt te kryer !

Zonja qe ka shkruar me siper , ka te drejten e gjithe botes , ta urreje Zogun edhe Berishen edhe kedo tjeter ! Por ajo ka gjithashtu te drejten e gjithe botes qe nje njeri kushdo qofte ky mos te marre guximin dhe t'ia vendose ne fytyre monumentin e atij qe ajo e quan kriminel , pa e pyetur edhe ate !

Ne Krane te Delvines , Berisha me qeverine e tij , duke lepire kembet greke , ka vendosur nje monument te nje andarti grek qe ka bere gjak ne ate krahine , duke ua vendosur niperve te gjysherve te vrare , monumentin e kriminelit grek mu perpara fytyres !

Kjo nuk eshte e lejueshme ne nje shoqeri minimalisht te "lire" , pa dihet qe si berisha ashtu edhe greket , me ate monument kane korrur te kunderten e asaj qe kujtojne se mbollen ! Me vdekjen politike te berishes dhe berishianeve , tritoli e pret edhe ate monument !

Submitted by Grigor (not verified) on

Po ju nipërit e atyre qe ka vrarë andarti, ç'farë bëni? Ata ju vendosin vrasësin para fytyrës ju e bëni sehir? Nje kallëp tritoli ndaj të errur tek monumenti i kërmes dhe mbaron filmi. Apo thuaj si shqiptarë qe jemi, ne jemi te aftë vetëm te vrasim njeri-tjetrin!

Submitted by Anonim (not verified) on

Pikerisht , sepse pastaj vijne gjindarmet e Sales dhe te vrasin naten ! Pastaj Sala te qan diten , ose te vret diten dhe cfare te kane mbetur ! E di ate "historine" e pules pa koke , qe merr gjithe bahcen dhe nuk e di se ku po vete ?

Po ate poezine e Llazar Siliqit e mban mend ?

Milic or xhubleta

shif ku t'çon kuleta

parja huej e shkreta

me vra sot vllan tand !

Submitted by Leonardo (not verified) on

Është një turpë i madhë që i bëhet këtijë populli por nuk ke se çfarë të bëshë kur ke një kryeministër të sëmurë ske çibënë u mësua ngë Zogu duke shitur bëhesh mbret dhe me patursinë më të malle po e vë në zbatim prandajë të mos na ndolli si me Zogun e parë duhet sa më shpejtë ti japim duart dhe të shikojmë përpara

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.