Web-i i Presidentit, arkiva e zhdukur dhe mungesa e seriozitetit

Postuar në 11 Gusht, 2012 03:27
Igli Gjelishti

Të nesërmen e ditës që Bujar Nishani mori detyrën e kreut të shtetit, shumë gazeta kishin një artikull që i referohej mosfunksionimit të website-t të Presidencës. I ndodhur me pushime atë periudhë, në atë gjysmë ore që i rezervoja çdo ditë vetes për t’u përditësuar me ndodhitë nga Atdheu, e kalova lajmin me një buzëqeshje të lehtë, të përforcuar më shumë nga lajmi i emërimit si këshilltar i Presidentit i një pretendenti për Mbret. Në fund të fundit, në një vend ku Gjykata Kushtetuese ka dy vjet me një të tretën e anëtarëve të saj me mandat të skaduar, mungesa e website-t të Presidentit të Republikës për pak ditë (apo pak javë, siç do të verifikohej më pas) nuk ishte ndonjë kiamet i madh. Sigurisht, do të kishte qenë më e udhës që të lihej online website i vjetër, ndërkohe që ndërtohej i riu apo më mirë akoma, në atë një muaj e ca kohë nga dita e votimit në Kuvend deri në ditën e marrjes së detyrës, të ishte menduar për këtë çështje. Megjithatë, edhe kjo nuk ishte shumë shqetësuese, ashtu siç nuk ishte edhe fakti që ditët u bënë javë, e ndryshimi i vetëm në faqe ishte mesazhi, që nga ‘Ky website është në ndërtim’ u shndërrua në ‘It works’, një mesazh i gatshëm që del sapo instalon një server të ri, e që çdo njeri i kujdesshëm do shpenzonte ato 3 minuta kohë të nevojshme për ta ndryshuar.

Shqetësimi i vetëm që kisha, ishte frika se ndryshimi i faqes do të shoqërohej me asgjësimin e arkivës. Puna me web-in, por kryesisht puna në media, më kanë bërë të jem shumë i vëmendshëm ndaj gjendjes së website-ve shqiptare, e sidomos atyre zyrtare, që sot nuk janë më thjesht shtojca të zyrave të PR-it të institucioneve përkatëse, por një detyrim ligjor për të bërë transparencën e punës së tyre kundrejt publikut. Si i tillë, website i Presidencës, që ishte ndërtuar gjatë vitit të parë të mandatit të Presidentit Moisiu, diku nga fillimi i vitit 2003, e ishte trashëguar gjatë 5 viteve të Presidencës Topi, ishte një ndër më të mirët e llojit të vet, së bashku me atë të Këshillit të Ministrave. Sigurisht, ai nuk ishte aspak i bukur, jashtë mase i vjetër e ndoshta edhe me ndonjë problem sigurie, por nga mënyra dhe shpejtësia e përcjelljes së informacionit, ishte për t’u marrë shembull.

Të enjten, shqetësimi im u konfirmua. Presidenca publikoi website-n e ri dhe arkiva e artikujve është zhdukur. Kur klikon tek linku ‘Arkiva’, lajmi më i vjetër që shfaqet, është takimi i Presidentit Nishani me ish-Presidentin kroat Stipe Mesiç; lajm ky i para pak ditëve. 10 vjet arkiv, ku pasqyrohej çdo aktivitet i presidentëve Moisiu e Topi, të paktën nuk është më publik. Uroj, shpresoj e u bëj thirrje personave përgjegjës që ta ruajnë dhe ta rikthejnë online këtë arkiv. Është një pasuri e pazëvendësueshme, që sot ndoshta nuk ia dimë vlerën, por që pas 100 vjetësh do të jetë një burim i madh informacioni për ata që do të merren me historinë e këtij vendi në prag të 200-vjetorit të Pavarësisë.

Por fatkeqësisht, arkiva nuk është problemi i vetëm i website-t të ri të Presidencës, madje as më i madhi. Duke mos i hyrë fare design-it, që është subjektiv e kushdo mund ta gjykojë sipas mënyrës së tij, duke mos u marrë as me strukturimin e informacionit, faqja e re e kreut të ri të shtetit ka probleme të mëdha sigurie e serioziteti.

Së pari, website është i ndërtuar mbi WordPress, një platformë e gatshme, e specializuar për blogje, që mund të shkarkohet nga kushdo falas në internet, t’i vendoset një design e të publikohet në web. Përveç pjesës së mungesës së profesionalizmit dhe seriozitet, që website i institucionit kryesor të shtetit është i ndërtuar në një platformë falas, shumë bazike e që mund të përdoret nga shumica e 16 vjeçarëve të brezit të sotëm, problemi kryesor në këtë zgjidhje është siguria. Duke qenë open source (pra me kod publik, që mund ta shohë kushdo), një platformë e tillë nuk garanton aspak siguri. Pavarësisht se ata që e kanë ndërtuar janë ekspertë të fushës (ata që kanë ndërtuar WordPress-in, jo website-n e Presidencës), kjo nuk e përjashton faktin që kodi të ketë probleme sigurie e, duke qenë i hapur për këdo, dikush mund ta zbulojë dhe ta shfrytëzojë diçka të tillë për të dëmtuar faqen (bie fjala për të vendosur një flamur serb ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë).

Së dyti, në momentin që shkruan president.al tek adresa e browser-it, automatikisht shkohet në një adresë tjetër, ku realisht ndodhet faqja e Presidentit. Pra, website momentalisht nuk hostohet në serverat e Presidencës dhe ende nuk është lidhur me domain-in president.al.

Së treti, ndërtuesi apo ndërtuesit e faqes, nuk kanë marrë as mundimin të ndërrojnë vendndodhjen standarde të pjesës së administrimit të faqes. Një tjetër problem sigurie, që ua lehtëson punën atyre që kanë për qëllim t’u bëjnë keq faqeve shqiptare (besomëni, janë të shumtë).

Këto janë ato që munda të shoh duke u vërtitur disa minuta në website. Të tjera kam frikë të kërkoj, sepse pa dashur mund ta dëmtoj atë.

Në fund, dua të saktësoj që ky nuk është një rast i veçuar. Për t’u marrë me gjithë amatorizmat e website-ve të institucioneve shqiptare, nevojitet një rubrikë e përditshme në këtë gazetë. Në përgjithësi, të gjitha janë të ndërtuara mbi WordPress apo Joomla, dhe me përjashtim të website-t të Këshillit të Ministrave dhe nja dy-tre ministrive të tjera, asnjëri prej tyre nuk ka një sistem të dedikuar manaxhimi. Madje, as ai i Ministrisë për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit…

Shqip

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shkrimi asht plotesisht profesional dhe i goditun.

"...dikush mund ta zbulojë dhe ta shfrytëzojë diçka të tillë për të dëmtuar faqen (bie fjala për të vendosur një flamur serb ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë)".

dikush mund ta zbulojë dhe ta shfrytëzojë diçka të tillë për të dëmtuar faqen (bie fjala për të vendosur një flamur turk ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë).

Per kete po pregatitet Sali Pashe Berisha, i cili emron "..si këshilltar i Presidentit i një pretendenti për Mbret...".

Sali Pashe Berisha mbasi e futi Shqiperine ne Konferencen e Vendeve Islamike pa pyetur asnji parti dhe asnji njeri dhe pa e diskutue ne Parlamentin shqiptar, ka per objektiv qe ne te ardhmen ta shndroje Shqiperine nga nji Republike ne nji Mbretni me nipin e kriminelit hajdut Ahmet Zogut dhe per kryeminister ad eternam vete Sali Pashe Berishen.

Kur te kojtoheni do te jete vone.

Submitted by loni (not verified) on

Sidoqofte ka disa gabime:

Fjalia e meposhtme vlen per cdo sistem open source perfshi ketu Linux, apo Linux Security Enhanced (Linux SE qe perdoret ne Red Hat ose Fedora soe CentOs) dhe i zhvilluar nga Nasa. Keshtu qe autori ia fut pak kot, jo se e ka plotesisht gabim, por mbivlereson riskun nga open source.

"Duke qenë open source (pra me kod publik, që mund ta shohë kushdo), një platformë e tillë nuk garanton aspak siguri. Pavarësisht se ata që e kanë ndërtuar janë ekspertë të fushës (ata që kanë ndërtuar WordPress-in, jo website-n e Presidencës), kjo nuk e përjashton faktin që kodi të ketë probleme sigurie e, duke qenë i hapur për këdo, dikush mund ta zbulojë dhe ta shfrytëzojë diçka të tillë për të dëmtuar faqen (bie fjala për të vendosur një flamur serb ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë)."

Se dyti, autori duhet te na binde pak me shume mbi problemin e hostimit ne serverat e presidences, sepse veshtire qe presidenca te kete pasur ndonjehere serverat e saj per hostim. Dhe pak a shume cdo institucion shqiptar i hoston ne USA apo gjetke. Kjo ndodh qofte per mungesat e infrastrukturave ne Shqiperi (megjithese ka nja dy firma qe e ofrojne kete sherbim ne Shqiperi) qofte per pazaret qe IT-te e shtetit shqiptare bejne persa i perket cdo oferte te mundshme. Dhe cdo website shqiptar shteteror eshte realizuar gjithmone me me pak se 400.000 Lek + TVSh, qe garanton procedim me tre oferta, dhe qe e ben te kollajte per IT-ne te garantoje tenderin. Kjo mund te ishte nje teme shume me interesante per t'u trajtuar, dhe nuk besoj se ne kohen e Topit ne presidence do te kene vepruar ndryshe. Autori ndoshta mund te na sqaroje me shume.

Submitted by Bledi (not verified) on

Nuk e ka fjalen se i kujt eshte serveri ku eshte faqja. Po ta hepje dje faqen behej redirekt te uranushost.com/president. Edhe tani po ta hapesh kete adres del prape faqja e presidentit. Per kete e ka fjalen mesa kuptoj

Submitted by Anonim (not verified) on

Software-t open-source, dhe sidomos ato popullare si WordPress, jane shume te sigurta dhe po qe ndonje problem sigurie, jane te gatshme rifreskimet e sigurise shume shpejt.

Jam shume dakort me autorin, qe e pergezoj per artikullin, perveçse kur flet per Open-Source.. Duke se aty ja paska futur me te vertete me top, dhe do i kisha dhene 10/10 per artikulin po te mos ishte per ate idiotsi.

Meqenese ky qenka edhe webmaster i Top-Channel, me siguri do kete lidhje me ato te gazetes Shqip, te cilet po ashtu perdorin WordPress per gazeten e tyre. Ndoshta duhet ta kishe permendur edhe kte fakt, apo jo Igli? Se dukeni pak hipokrite pastaj.

Kalofsh mire dhe faleminderit per kte artikull te shkruar bukur dhe qe me te vertete duhej, perveç idiotllekut te sigurise se Wordpress dhe Open-Source.

Pergjegjesit e PR se President te marrin veprime sa me shpejt se eshte turp dhe shfaqje pa-aftesie.

Submitted by Depë Koja (not verified) on

Kjo është faqja "e zhdukur" e kryeministrisë, që mund të lexohet vetëm "cached".

Visho Ajazi Lika

Profile Summary
An enthusiastic, highly motivated, ambitious, and dynamic individual with excellent mathematical background and extensive experience in managing programming and IT systems departments as a VP of Technology. Proficient in programming, system analysis in various aspects of computer programming, analysis, developing and testing; able to create an optimal code, to create and use difficult algorithms, to analyze, design and develop different computer applications. Proven ability to supportively interact in a team environment, communicate effectively, while maintaining a high degree of organization in a fast paced environment. A leader focused on continuous improvement on an IT systems and efficiency in reporting to provide meaningful, timely and accurate information.
Technical Summary
Operating Systems: PICK, UNIX, LINUX, Windows 9x&NT, OS/400, MVS, GCOS-64
Languages: Pick Basic, R/Basic, UniBasic, COBOL, CICS, JCL, RPG, SQL, FORTRAN, Visual Basic, C
Databases: Pick, UniVerse, Unidata, REVELATION, System Builder, SQL Server, IDS-II

Developing tools: Microsoft Developer Studio, Delphi
Education and Professional Development
March-July 1993

Post PhD Research, Polytechnic University of Barcelona , Octree Structures on 3D Surfaces and Curves
1991     PhD in Computer Science
1976-1981

University of Tirana, Faculty of Natural Science, Tirana, Albania
5 year Special Program, Tirana, Albania
Employment History
Mar 2007 to Present     IQOR
Vice President of Technology

Responsibility:
Management of Client Side Developing Environment Dept, including Outgoing Financial services for big clients like main banks, Insurance, Telecom and ETR407 companies. EDI design and development for PICK/Universe and .Net Applications.

Environment: Universe/ Pick, Unix, NT, .NET technologies
July 2001- Feb 2007     IRMC
Senior Computer Developer

Responsibility:
Team Leader of project Generic packages, related to automation of loading Client Data Files and Outgoing Reporting and Statistics Packages. Coding, QA, debugging and testing the application. Designing the database.

Environment: Universe on Windows NT, System Builder, UniBasic MS Visual Studio.
March 1998-June 2001     Equifax
Computer Programmer

Responsibility:
Analyzed and developed an accounting application for an international corporation. Coding, debugging, QA, testing the application and creating the database and the documentation. Compiling reports according to governmental rules. Conducted training of the end users.

Environment: Universe on Windows NT, System Builder, UniBasic MS Visual Studio
July 1997- April 1998     Oriflamme Ltd

Responsibility: Network and System Administrator

Environment: Novell and Delphy
May 1993 -June 1997     Ministry of Foreign Affairs

Responsibility: Diplomat and Director
September 1991-May 1993     Polytechnic University of Tirana

Responsibility: Chair of Computer Science Department
September 1984 - September 1991     University of Tirana
Cathedra of Informatics

Responsibility: Lecturer of Algorithmic and Computer Graphics. Lecturer of Computer and Computer programming.
September 1981-September 1984     Communal Affairs Ministry
Mathematician
Computer and data processing manager.

Responsibility: Designed, developed and implemented accounting application . Developed rational Cutting schemas, using Mathematic Linear Programming and Computer

Environment: X2, DPS4, Ms-Dos, D3 Windows NT.

Submitted by engjell (not verified) on

E pastaj ?!

Le te shkoje tek I.B.M. ose te beje websitin e presidentit ,por jo shef i SHIKUT te ri Ato qe tunden me siper jane per t'u varur atje ku duhet ,jo aty ku i duhen SRB se

Submitted by erectile dysfun... (not verified) on

Right now it sounds like Movable Type is the best blogging platform available right now.

(from what I've read) Is that what you're using on your blog?

Submitted by レイバン メガネ (not verified) on

Having read this I thought it was really informative.
I appreciate you spending some time and energy to put this article together.
I once again find myself personally spending way too much
time both reading and commenting. But so
what, it was still worthwhile!

Submitted by ugg ブーツ (not verified) on

It's going to be end of mine day, except before finish I am reading this impressive post to improve my knowledge.

Submitted by frontier commun... (not verified) on

Sweet blog! I found it while browsing on Yahoo News.

Do you have any tips on how to get listed in Yahoo News? I've been trying for a while but I never seem to get there! Many thanks

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.