Servilizmi politik e historik

Marisa Lino, ish-ambasadoreshë e SHBA-së në Tiranë edhe përgjatë “vitit të mbrapshtë” 1997, gjatë një konference në Uashington, e tha shkoqur e qartë: Nuk janë të huajt që i zgjidhin çështjet e shqiptarëve, duhet të jenë vetë ata që duhet t’i zgjidhin ato! Pak a shumë, kështu ishte mesazhi i njërës prej femrave më të fuqishme që ka shkelur ndonjëherë ndër trojet tona. E ndërkaq, megjithëse kanë kaluar shumë vjet që prej kohës kur shqiptarët, të mësuar që të tjerët t’ua nxjerrin gështenjat nga zjarri, të shamatosur me njëri-tjetrin njësoj si fëmijët e shkollës që shkojnë sakaq të ankohen te mësuesja më e vjetër apo te drejtoresha, kanë vazhduar të mëtojnë të njëjtën rrugë zhvillimi a besimi. Ca ngaqë vetë klasa jonë politike ka qenë historikisht deri në palcë servile ndaj të mëdhenjve të huaj, ca ngaqë ne të shtypit nuk kemi lënë gur pa luajtur që t’u bëjmë me dije shqiptarëve se nuk janë njerëzit tanë ata që vendosin, të këqij apo të mirë, të aftë, apo të paaftë, të korruptuar apo të pakorruptuar, të shëmtuar apo të pashëm, liberalë apo konservatorë, të ndershëm apo hileqarë, nuk ka rëndësi. Në këtë vend vendosin dhe kjo është fryma e përgjithshme e krijuar edhe me ndihën e shtypit, vetëm të huajt. Madje ata dhe numërojnë votat, atyre mund t’u ankohesh për një gjyq të humbur, atyre mund t’u marrësh mend për votimet tona, ata iniciojnë lëvizje qytetare, sikur ne të ishim jo një komb, porse një mjegullnajë njerëzore që tenton të bëjë shtet diku në një vend të humbur dhe jo bash e në zemër të Europës. Ca nga zelli ynë prej servilësh, nga të dyja palët bashkë, politikë e shtyp, e ca ngaqë edhe vetë ambasadorët miklohen sikur të jenë disa “vedette” të televizioneve, njësoj si ato që japin motin, ca nga ca është krijuar përshtypja se në këtë dhe çdo gjë ka mbaruar. E tha ambasadori i ndonjë shteti të madh, atëherë është kështu… dhe pikë, një sëmundje foshnjore që ofendon njëherazi përpjekjet e shumë vetëve të vjetër e të rinj për ta kthyer këtë vend në atë “hise të diellit” që meriton mbi dhe. Sa për t’u kujtuar duhet thënë që kjo dashuri deri në palcë për të huajt është një infeksion i vjetër. Infeksionet duhen kuruar pasi të njihen. Pikërisht prandaj po ju harxhojmë disa radhë e disa minuta kohë me kujtimet e mëposhtme.
Iljazi
Iljaz bej Vrioni në 1931 ishte ende ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së themeluar nga Zogu I. Nuk e shante kurrë Ahmet Zogun. Diplomatët e huaj kishin zor të kuptonin se me kë do të bëhej ky njeri, diplomat i vjetër, por pakëz harapçi. Një nga njohësit më të mirë të Shqipërisë zogiste, diplomati Pietro Quaroni, asokohe përfaqësues i lartë i Italisë në Tiranë dhe, më pas, ambasadori i parë italian në Bashkimin Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, në kujtimet e tij të titulluara “Valixhja Diplomatike”, shkruan për një episod të veçantë. Bëhet fjalë për vitin 1931. Zogu vendos të shkojë në Vjenë për të kuruar disa dhimbje të forta në stomak. Italianët e dinin fort mirë se atje ai mund të bëhej pre e ndonjë atentati të fanolistëve, sikurse ndodhi në të vërtetë. Atëherë Quaroni takon Iljaz beun, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe e pyet se si mund të jetë e ardhmja e Shqipërisë në rast se Mbreti larg qoftë… Përgjigjja e njeriut që duhej të ishte besnik i Mbretit ishte e shkoqur, fare e shkoqur, e tipit “dhimbja në forcë”. Në rast të vrasjes së Zogut Iljazi do të ndjehej: “… As edhe më i vogli ngurrim në fjalët e tij. Tërë familja ishte gati. Kushëriri i tij X do të merrej me fshatrat, vëllai i tij Yme pazarin e Beratit, ky tjetri do të gjente armë (të cilat në fakt ishin gjetur të tëra). Gjithçka ishte e qëruar, e qartë, e saktë, numri i njerëzve në pozicion, pikat që do të kapeshin menjëherë, njerëzit që do të arrestoheshin dhe ata që do të eleminoheshin në një mënyrë tjetër…”. Quaroni magjepset me këtë njeri që deri në atë moment e kishte kujtuar si një sarhosh të vjetër. “… Nuk kisha më përpara veçse senjorin e vjetër me traditën e vet shekullore të pavarësisë krenare, që ndizej nga ideja për të mbledhur edhe një herë akoma nën emblemën e vet vasalët e Vrionasve për t’i çuar drejt pushtetit”. Zogu i shpëtoi atentatit, njerëzit e tij, me siguri ia kanë thënë këtë episod – asokohe libri i Quaronit ende nuk ishte botuar – ministri plak i mbylli ditët e tij si i dërguar i Mbretërisë në Paris. Në vend të tij u emërua menjëherë Mehmet Konica. Por servilizmi ndaj të huajve dhe parave të tyre flinte ende në gjenin shqiptar.
Enveri i parë
Të gjithë, nga ato që kemi lexuar e dëgjuar, kemi krijuar idenë se Enver Hoxha ishte njëri prej njerëzve që në fund të jetës së tij nuk pyeti më për të huajt, aq shumë saqë e çoi këtë politikë deri në marrëzinë e izolacionizmit. Porse në shtatorin e 1946-s ai ishte ende një servil kokulur i të mëdhenjve të botës. Më 21 shtator të 1946, Çuvahin, i dërguar i Bashkimit Sovjetik në Tiranë i dërgon qendrës në Moskë një material sekret. Është një letër që mban siglën “top sekret” me anë të së cilës sovjetiku i referon qendrës ankesat që Enver Hoxha ka për njerëzit e tij, disa prej të cilëve bashkëluftëtarë të tij të ngushtë. Duket se letra është shkruar shpejt e shpejt, në disa radhë të saj ende ndjehet habia e rusit për Enverin që padiste shokët. Megjithatë ai ka vazhduar detyrën. Sipas fjalëve të Enverit, të raportuara nga rusi: “… Në Bashkimet Profesionale, në thelb prej gjashtë vetësh, punojnë vetëm Enver Hoxha (pra ai vetë), Koçi Xoxe dhe Nako Spiru, kurse treshja tjetër – Bedri Spahiu, Pandi Kristo e Tuk Jakova – si rregull nuk marrin pjesë në diskutimet e Bashkimeve Profesionale dhe në të gjitha rastet pranojnë gjithëshka që u propozojnë”. Enveri duket i inatosur me shokët e tij. Ai shton: “…Puna ka arritur deri aty saqë nganjëherë kam qenë i detyruar të ndërprisja seancat e Bashkimeve Profesionale pa marrë kurrfarë vendimesh…”. Këto fjalë të mbetura ndër dokumente të vjetër mund të duken si dokrra, por ama janë nga ato dokrra që shumëkujt i mori jetën, duke u mbështetur në servilizmin ndaj të huajve.
Nako kërkon ndihmë i dëshpëruar
Misteri i vetëvrasjes (vrasjes) së Nako Spiros vazhdon të mbahet ende i gjallë. Viktimë e intrigave të oborrit pro dhe antijugosllav ai u dorëzua që në moshë të re. Ishte vetëm … kur vdiq. Megjithatë edhe ai nuk i ka shpëtuar tundimit që të shpëtohet prej të huajve dhe jo prej shokëve të tij. Më 19 nëntor të 1947, një farë A.N. Gagarinov, i nargukar me punë në Tiranë mban shënim. “Sot më bëri një vizitë Nako Spiru – shkruan ai – i cili erdhi me iniciativën e tij. Vështirë që këtë ta quash bisedë, më e drejtë do të ishte po ta quaje monolog”. “Një gjë e tillë më kërcënon me vdekje – i paska thënë Nako rusit – në gjuhën tonë shqipe kjo do të thotë se unë jam armik… Tani të gjithë më janë turrur mua, unë jam fajtor për gjithshka, paçka se për të gjitha çështjet parimore që kam zgjidhur, gjithmonë kam marrë pëlqimin e Enver Hoxhës dhe të Koçi Xoxes. Mos vallë ata nuk janë në dijeni të gjërave të tilla?”. Vetëm një ditë pas këtij ankimi tek “i madhi” Nako nuk ishte më. U tha se vrau veten në zyrë me pistoletën e tij. Qëllon që edhe ankesat nuk çojnë asgjëkundi.
Radha e Koçi Xoxes
Nako Spiru bënte me faj për gjendjen e tij Koçi Xoxen, njeriun e Sigurimit. Fati e desh që edhe ky i fundit të trokiste me përulësi në dyert e ambasadës së Bashkimit Sovjetik. Mesazhi ishte i qartë: më shpëtoni jetën! Kam qenë besniku juaj.
Biseda mes Çuvahinit dhe Koçi Xoxes është zhvilluar më 5 nëntor 1948, pak kohë para arrestimit të tij që do ta çonte para togës së pushkatimit. Letra, e klasifikuar “sekret”, ka mbërritur në dorën e Moltovit, asokohe një nga njerëzit më të afërt të Stalinit. Koçi është mbrojtur, ka kërkuar ndihmë, ka bërë autokritikë, është treguar i gatshëm të pranojë të gjitha gabimet, vetëm e vetëm… “Me kaq biseda u mbyll. Koçi Xoxe u largua nga ndërtesa e misionit sovjetik me një gjendje shpirtërore të rënduar. Në bisedë ishte i pranishëm edhe shoku M.F. Gllaskov”, e mbyll raportin e tij Çuvahin. Fati i Koçi Xoxes ishte vendosur. Ai u pushkatua disa muaj pas këtij takimi të pafrytshëm, më 11 qershor 1946.
Historitë e trokitjeve të politikanëve në pushtet apo në opozitë ndër dyert e ambasadave të huaja, kryesisht në portën e madhe të asaj amerikane mund të vazhdojnë pa fund. Mund të vazhdojmë me “Wikipedia”-n dhe ato çka ajo na mësoi, me spiunimet e vogla e të mëdha, me hatërmbetjet e kështu me radhë. Puna është se sipas mendimit tonë modest, klasa politike shqiptare ende fshihet pas konceptit ne jemi një vend i vogël, e pikërisht andaj kemi nevojë për një aleat të madh. Ka gjasë të jetë e vërtetë, porse nëse kjo rezulton të jetë vetëm një ombrellë për të mbajtur apo për të synuar pushtetin do t’i bëjë politikanët shqiptarë po aq të ngjashëm e mbase edhe ca më poshtë Iljaz beut që pinte liker për të mbytur hidhërimin e tij. Nëse politikanët tanë do të kenë dinjitetin e duhur duke mbrojtur me ndershmëri pikëpamjet e tyre, atëherë edhe ambasadorët e huaj në Tiranë nuk do të kenë më nevojë të hyjnë në garë me askënd prej bukurosheve tona televizive. Ky është një shtet normal apo jo? Këtë e kanë thënë edhe vetë ambasadorët ndër trajnimet e shumta frytdhënëse që bëjnë anekënd vendit.
Shqip
Comments
Enveri paska spiunuar Koci
Enveri paska spiunuar Koci Xoxen dhe Nako Spiron? Edhe ti Fatos Baxhaku e ke servilizmin ndaj te medhenjve. E njeh mire Enverin me te gjitha virtutet dhe (veset) e tij dhe prape nga frika se mos te bertasin vete e gjen vrimen e bythes per te ilustruar idene tende servile deri ne peshtirosje se "pa perjashtim, gjithe udheheqesit shqiptare jane servile dhe spiune". Mos thuaj se nuk ke lexuar per Skenderbeun apo edhe historite e udheheqesve ne bote. Gjuha, kocka s'ka, por kocka thyen, (kjo para shume kohesh) po sot Fatos? Gjuha, kocka s'mban, por cdo gje shuan. Per mendimin tim, artikulli juaj eshte nje nxitje qe shqiptaret te luftojne per nje personalitet te vetin te pavarur (gje e mrekullueshme) por ju sebashku me shumicen derrmuese te shqiptaropinionberjes keni mbi 20 vite qe nuk I keni lene ketij populli asnje, asnje, asedhenje, more po kur them asnje me vjen qe tu kepus nje te share absolute, pra ti kupton katrahuren, qan per te, I sheh se ku duhet te mbestetemi per pavarsi por ke frike dhe brenda vehtes thua: C'me duhet mua? Te kujton ndonje gje kjo pyetje?
Eshte fjala per asnje pike
Eshte fjala per asnje pike mbeshtetese
pa patur asnje nostalgji per

pa patur asnje nostalgji per enver shejtanin apo mbretin dallendyshe, ne kohe te tyre bythelepirja ndaj te huajve behej ne privaci. Dmth shoku enver apo shoku ahmet, pasi mesonin vjershen ne ambasadat sovjetike apo italiane, dilnin para popullit dhe deklaronin se ishte nje vendim i marre nga vete ata ne sovranitet te plote. Sot liderat tane, pozita, opozita, askushet, dikushet, i luten ambasadorit amerikan t'u thote ndnj gje. Dhe i shkreti governator, me ndjeni, ambasador, detyrohet qe t'i thote vjershat ne media, se s'ua del dot me kohe t'ua thote ne privaci.

Alarm. Alarm... . Fatos

Alarm. Alarm... . Fatos Baxhaku ka filluat te shkruaje ................ qe nuk i shkojne nga asnje ane e tij dhe e familjes. Pse? Sepse, me minimalja, si kerkese, ne historiografi, kur permend, gjykon, vlereson, cvelereson, konsideron Skenderbeun, Zogun, Enverin Qemalin, duhet ndjekur kronologjia. Duhet te flasin dokumentat nje pas nje. Ndryshe nuk je i besueshem. Pse? Sepse ata nuk jane shoket e tu dhe as tonet. Ata jane pak, aq pak ja: Aleksandri, Qemali, Zogu, Enveri. Kater kokra te vetme. Dhe Ti u turresh dhe i ben cope e cika. Dhe, tere kjo terselleme sepse paskan dashuruar e na qenkan kurvare. Sepse paskan pire raki e na qenkan tradhetare. Sepse paskan kenduar frengjisht e nuk qenkan patriote. Sepse kane ngrene shume, e paskan qene grabites se kafshates se popullit. Sepse duke qene izolacioniste, here pas here, na e paskan "cenuar" sovranitetin. Sepse duke e bere Shqiperine han me dy porta na paskan kane shkelur te drejtat dhe lirite e njeriut. Sepse duke manipuluar parimet politike te Demokracise na paskan vendosur diktaturen e proletariatit. E' cte shkoj me gjate. Qetesohu zoteri. Mos u bjer me shkelm si lopa mendimeve dhe punerave te mira e patriotike qe ke krijuar ne leter dhe celuloid. Ti je i ri dhe shume gjera do te ndryshojne. Le te ndryshoje populli se ai ate pune ka, eshte hallexhi e do te nxjerre buken e femijeve. Kurse ti me shoket e mire jeni si ai huri, steka, e mullarit qe ri gjithmone drejt dhe mbushet e cmbushet me ushqim per bagetine. Po huri ka edhe nje maje te mprehte me te cilen maje Ju krijuesit e paanshem, gazetaret e paanshem, historianet e paanshem etj., ja skuqni bythen politikes kur ajo behet antipopullore, antishqiptare etj., qe ti i di me mire. Ky eshte misioni tuaj i shenjte. Perkushtojuni misionit, dhe populli do t'iu mbaje mbi koke sepse do te coni uje ne mullirin e tij. Miqesisht.

Tani nje gje nuk kuptoj dot,

Tani nje gje nuk kuptoj dot, keta "komentatoret" e inatosur e kane inatin me artikullin apo me Fatosin?

O burra na ndriconi se nuk po e gjejme dot ku "fle lepuri"! Ah sikur ta gjenim ku fle lepuri! do ti kishim zgjidhur te gjitha hallet tona!

Zoti Baxhaku, i lexoj
Zoti Baxhaku, i lexoj reportazhet tuaja me kenaqesi, dhe per mua jane perla! Por, por ....por ketu jeni duke shkelur ne rere te bute ku mund te fundoseni i asfiksuar nga kaosi nderkombetar!
Dashuria juaj per atdheun tone ju ben Ta shikoni Shqiperine si partnere te nderkombetareve kur per Ne Shqiptaret kryesor ja ka qene mbijetesa! Servilizmi ndaj te huajve ka qene shpetimi yne mbasi kemi humbur cdo lufte! Mbas 5 shekujsh terheqjesh nga trojet naturale, pakesimi te popullsise, mbijetesa ose servilizmi ndaj atyre te huajve te larget e me pak armiqesor eshte virtyt! Shume kombe Jane zhdukur...
REspect!
Me kete foton e Hoxhe

Me kete foton e Hoxhe Diktatorit e keni vene piken mbi "i". Thone se sklleverit e Romes, kur u dhane lirine, nuk e deshen Spartakun prijes, deshen padronin e vjeter. Çdo gje qe ka bere Hoxhe efendiu, per te cilat nostalgjiket shkrihen, e ka bere per te ruajtur sulltanizmin e tij. Ishte S U L L T A N tipik. Dhe e çoi popullin ne esfel. Mallkimi eshte i kote. Bekimi eshte turp.

Ndoshta e kam keqkuptuar

Ndoshta e kam keqkuptuar autorin dhe fjalet e tij. Por vecse servilizem nuk gjej ne fjalet e Vrionit. Pergjigja dhe qendrimi i tij mua me duken me mjaft karakter.

Ne nje bote globale, duam apo nuk duam, shtetet e vogla kane sovranitet te kufizuar.Cmimi i sovranitetit te plote eshte ai qe paguan Koreja e Veriut. Eshte e vertete qe kete mini-sovranitet leaderat tane mund ta ushtronin ne menyre pak me dinjitoze, por lepirja nuk eshte fenomen ekskluzivisht shqiptar. Ne Britani kryeministri i ketij vendi akuzohet se i lepihej per perkrahje R. Murdoch, ne Itali Berlusconi u rrezua nga pushteti megjithese demokratikisht te flasim kishte perkrahje nga elektorati i tij vetem se ua solli ne maje te hundes Europianeve etj. etj.

Z. Pepkola, pse edhe ju

Z. Pepkola, pse edhe ju tregoni servilizëm ndaj fuqisë? Afër nesh- Sllovenia- 2 milionë banorë- a besoni vërtetë që Sllovenia është aq servile dhe bythëlëpirëse sa shtetet tona shqiptare- Republika e Tiranës, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi? Më larg nesh- Islanda- 300 000 banorë- a besoni vërtetë që janë sahanlëpirës sa ne? Mosni ju lutem se servil, bythëlëpirës dhe sahanlëpirës nuk të bën madhësia, por dinjiteti dhe dinjitet do të duhej të kishte çdo individ!

Islanda eshte ne administrim

Islanda eshte ne administrim nderkombetare (gati-gati si Kosova) pasi falimentoi nga an financiare. Dmth qeveria Islandeze merr vetem vendime nominale por aprovimin e tyre e ben Europa e Bashkuar dhe posacerisht Britania me Hollanden. Greqia edhe me keq.

Ama jam dakord me ju per ceshtjen e dinjitetit: nje gje eshte te jesh i vogel dhe tu rrish me dore ne zemer nderkombetareve (edhe Sllovenia keshtu e ben, vecse luan pjesen te duket pak me dinjitoze) dhe nje gje tjeter eshte te sillesh si provincial interesaxhi - si puna e shteteve shqiptare. Por vec fasada dhe aparenca e dinjitetit ndryshojne, thelbi eshte i njejte. Me kaq kulture kemi kete pamje majmuni tregojme - nuk eshte ceshtje karakteri, eshte thjeshte injorance ne menyren e te sjellit. Ishalla neser do te nxeme pak mend dhe kulture te te sjellurit nga te tjeret.

Respekte juve dhe komentuesve te tjere.

Marisa Lino,

Marisa Lino, ish-ambasadoreshë e SHBA-së në Tiranë edhe përgjatë “vitit të mbrapshtë” 1997, gjatë një konference në Uashington, e tha shkoqur e qartë: Nuk janë të huajt që i zgjidhin çështjet e shqiptarëve, duhet të jenë vetë ata që duhet t’i zgjidhin ato! Pak a shumë, kështu ishte mesazhi i njërës prej femrave më të fuqishme që ka shkelur ndonjëherë ndër trojet tona

ndersa ajo vete i futi hundet deri edhe ne hale

Artikull qesharak , sidomos

Artikull qesharak , sidomos kur flet per Enverin --Enveri nuk e njifte friken......kete e thone edhe studjuesit amerikane...

nuk ju vjen turp nga ato qe

nuk ju vjen turp nga ato qe shkruani, z. rajmondi ? keto studiuesit amerikane duhet ta kene marre diplomen tek kristali apo ndonje i ngjashem ndoshta. diktatori shqiptaret i trajtonte 'pa frik' per pasoja...

Add new comment