Opsioni i pamjaftueshëm

Postuar në 24 Qershor, 2012 04:33
Preç Zogaj

Zgjedhja e Presidentit të Republikës tregoi edhe njëherë se teza socialiste e “bashkimit të gjerë” kundër Sali Berishës i vlen gjithkujt që ka dëshirë
të shfaqet pambarimisht i skandalizuar me bëmat e kryeministrit, por nuk është e mjaftueshme për  të realizuar bashkimin e madh partiak dhe popullor, që do të garantonte rrotacionin e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme. Të sqarohemi: zgjedhësit socialistë dhe josocialistë që nuk duan asgjë tjetër veç largimit të Berishës nga pushteti janë jo vetëm bërthama, por edhe grupimi më i madh opozitar nga pikpamja numerike. Pa ta nuk mund të mendohet fitorja e opozitës. Por nuk mjaftojnë. Nuk mjafton vota negative, nuk mjafton vota "jo" të cilën opozita dhe shefi i saj e përfitojnë gratis në favorin e tyre. Duhen edhe mijëra zgjedhës të tjerë, që kanë ndjeshmëri opozitare më të larmishme, që nuk gjykojnë bardh e zi, që shohin edhe kush po vjen, jo vetëm kush duhet të ikë, që vlerësojnë dhe krahasojnë idetë, bilancet, programet, mundësitë, karakteret, orjentimet, integritetin, profilet psikopolitike të liderve, burimet njerëzore të partive, pra një mori elementësh që përcaktojnë një votë pozitive, një votë "po" të cilën opozita dhe shefi i saj duhet ta fitojnë në fushën e betejës duke berë diferencën me kundërshtarin. T'u thuash këtyre zgjedhësve "ejani të rrëzojmë Berishën" është pak. Teoria e gogolit-të ikë këta që kemi në krye pa të vijë kush të vijë- ka funksinuar në Shqipëri. Por që nga viti 1992 kur gogoli ishte komunizmi e pastaj në vitin 1997 kur "gogoli" ishte Berisha dhe së fundi në vitin 2005 kur "gogoli" ishte Nano teoria e gogolit ka ardhur gjithnjë duke humbur terren. Kjo tendencë do të vazhdojë, derisa edhe në Shqipëri të mos zgjedhim më midis dy të këqijave, por midis dy alternativave, pra të mos ndodhë më që dikush të vijë në pushtet ngaqë dikush e ka bërë baltë dhe duhet të ikë, por e kundërta, dikush të ikë ngaqë një më i mirë po vjen.
Tendenca në fjalë do të verefikohet edhe në zgjedhjet e vitit 2013. "Gogoli" Berisha nuk do të hedhë në thesin e opozitës aq shumë vota gratis sa ëndërrojnë dhe mendojnë disa opozitarë me festën mbi sy. E gjithë kjo jo vetëm për shkak të tendencës objektive për të cilën folëm më lart, por edhe për arsye të tjera subjektive që lidhen me gjendjen e opozitës, me efikasitetin e aksionit të saj politik, me lojën e shumicës, e tjerë.
Aktualisht ajo që deri dje quhej Opozita e Bashkuar dhe që ka qenë pa diskutim risia politike e këtyre tre vjetëve të fundit rezulton pothuajse e ngrirë, për të mos thënë e shthurur. Partia Demokristiane, e vetmja parti e qëndrës së djathtë brenda Opozitës së Bashkuar me shtrirje në gjithë territorin, po ikën. Partia Socialdemokrate, edhe pse më agresive në qëndrimet e veta opozitare, po luan vetëm. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut po sheh punën e saj. Kam përshtypjen se edhe Partia Demokracia Sociale e Milos është në dilemë për të parë punën e saj, në kuptimin që të kërkojë bashkë me PSD-në e Gjinushit dhe PSV-në e Petro Koçit zgjidhje të tjera jashtë koalicionit me PS-së. Kësisoj, në vend që të shkojë në zgjedhje me "trenin e madh" të partive dhe partizave, si një zgjidhje e diktuar nga natyra e ligjit zgjedhor, opozita po rrezikon të konkurojë si këmbët e dhisë, me disa lokomotiva dhe lokomotivëza pa vagonë nga pas. Dëmi është aq i madh sa të flasësh për përgjegjësitë është si t'i hedhësh edhe më shumë benzinë zjarrit. Edi Rama, kryetari i partisë më të madhe opozitare, ka detyrimin të reflektojë dhe veprojë i pari për një formulë të drejtë dhe pragmatiste ribashkimi. Në të kundërtën kalorësia e kërkon që ai të deklarojë mbylljen e Opozitës së Bashkuar, ashtu siç funksionoi gjatë këtyre tre vjetëve, për të dalë publikisht me opsionin e tij të ri politik të fitores në zgjedhjet e ardhshme. Ky opsion, për të mos qenë fiktiv, duhet të mbajë parasysh tre "jo" apo tre "nuk" që mua më duken kategorike. E para, nuk fitohet duke llogaritur aleanca me parti qeveritare. E dyta, nuk fitohet vetëm. E treta, nuk fitohet vetëm me votë "jo" kundër Berishës. Antiberishizmi nuk frymëzon më si dikur as disa deputetë apo zyrtarë socialistë "të rregulluar", siç thuhet në slëngun politik popullor, të cilët thonë ndonjë fjalë andej këndej për të mos u harruar se janë këtu, por duket qartë se nuk e kanë nervin e opozitarizmit të vertetë. Këta, sigurisht do të donin të ndodhte rrotacioni, por si të qeverisur ndjehen më mirë se sa kur qeveriste partia e tyre dhe shumë më mirë se pjesa dërrmuese e popullit. Ndërkaq, kartën e antiberishizmit rrezikon të zbehë si kartë fitimtare edhe një rrethanë tjetër: Berisha ka fituar njëfarë përvojë për driblimin e mërzisë që u krijon qytetarëve retorika e tij dhe nuk përjashtohet mundësia të befasojë me gjetje të reja të këtij rrafshi, sa më shumë afrohet fushata e ardhshme elektorale. Se mos i shkon mendja njeriu se do t'ja bëjë si Toni Bler që ia dorëzoi një kolegu stafetën e drejtimit të fushatës? Se mos i shkon mendja njeriu se qeveria e tij do do të na befasojnë me ndonjë program zhvillimi! Harrojeni. Kur flasim për "gjetje" kemi parasysh thjesht ca gjetje alla shqiptare të rrafshit psikologjik dhe propagandistik, nga ato që konsumon me shumicë publiku i ngeshëm i kafeneve. Berisha me të tijët janë të vetëdijshëm se thjesht do të shkaktonin ilaritet po të premtojnë për nesër çfarë duhej të kishin berë dje. Ma mer mendja se në synimin e tyre për një mandat të tretë nuk do të mbështetën në ndonjë program të ri zhvillimi, por në kalkulime aritmetike të zgjedhësve partiakë, sipas partive që kanë e synojnë të kenë në koalicionin qeveritar.
Edhe për këtë shkak kali i betejës së opozitës për zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë bashkimi dhe programi i ri i zhvillimit. Nuk them aspak se nuk janë edhe antikorrupsioni, frymëzimi i shpresës dhe ngazëllimi i ndryshimit. Këto karta kanë pikët e tyre në llogarinë e përgjithshme të fitores. Por nuk mjaftojnë. Opozita duhet ta shvendosë debatin politik nga temat sterile ku kërkon ta mbajë qeveria, duke e tërhequr në fushën e përballjes për politikat e zhvillimit. Kjo do të jetë edhe prova e epërsisë ose jo të opozitës si forca që kërkon pushtetin. Opozita e sotme do të jetë e para që do të synojë një rrotacion politik të pushtetit ku programi nuk do të jetë një garniturë, një rrabat që shoqëron fjalimet politike, por një muzikë e gjallë që do të zgjojë masën gri të zgjedhësve dhe një "detonator" që do të çajë masën e ngrirë të elektoratit partiak, duke bërë për vetë mijëra zgjedhës, që duan më shumë se largimin e Berishës, duan tejkalimin e tij si mendësi dhe kulturë drejtimi.

Marre nga Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Shume drejt e ke. Por ke harruar gjene kryesore. problemi numer nje ne Shqiperi mbetet vjedhja dhe manipulimi i votes. Ketu e kane bazen gjithe te keqijat. Ky duhet te jete problemi kryesor per opoziten dhe shoqerine shqiptare.  Opozita duhet te pergatise nje strategji te perpunuar qarte 6 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve te ardhshme. Ajo duhet te shpalose nje program shprese. Te ngjalle besim dhe antuziazem. Se deri me tani duket se ia ka futur me gjume. Ajo duhet te tregoje forcen dhe dhembet. Te binde zgjedhesit dhe militantet e saj se ajo nuk ka frike nga pushteti i Berishes. Dhe eshte e gatshme te perleshet me te edhe fizikisht ne rast se konstaton perseri manipulime si me 2009 dhe 2011. Ndryshe nuk duhet te  ekzistoje si dekor. Berisha nuk iken as per 1000 vjet nga pushteti me te mire. Ai ka ende projekte per te realizuar. siç eshte ndarja e Shqiperise me dysh, qofte edhe ne menyre virtuale, dhe bashkimi i Gegerise me Kosoven. Duke e lene Jugun e saj, Toskerine, ose te vetmuar ose nen kujdestarine e Greqise. Etj. etj.

Submitted by Reformer (not verified) on

Jam dakord me kataraktin.  Do te shkoja edhe me tej: opozita jone nuk e ka luksin te luftoje per pushtet: opozita duhet te luftoje per kthimin e demokracise ne kete vend, qe dote thote kthimin e votes se lire. Fiton apo nuk fiton zgjedhjet kjo eshte sekondare. Duhet te luftojne per demokraci, jo per pushtet.

Submitted by LORA (not verified) on

E gjithe persiatja e zotit Zogaj, eshte per mua jo koherente.Problemi ose thembra e Akilit e demoleshit 22 vjecar eshte tjetersimi i vullnetit te njerezve, i shprehur ne vote.Zgjidhja me ligjin e ri zgjedhor e te gjitha garancive e garantizmave qe sigurojne voten e njerezve ashtu sic ata e kane hedhur,perben gurin e themelit te demokracise.Pse i bishtnoni kesaj zoti Zogaj,apo ju intereson ende alibia e "gogoleve" qe mender klasa politike (ketu jeni edhe ju pjese e pergjegjesise) e thuri mes vedi per t'ja kaleruar shqiptareve tash e 22 vjet??????

Submitted by Bard (not verified) on

E ftoj Mustafa Nanon te reflektoje dhe te debatoje edhe nje here ne lidhje me teorine pragmatiste te leshuar para disa muajsh ne nje shkrim te tijin, ku sugjeronte qe forcat e majta te mblidhnin gjithe resurset e tyre elektorale, qofshin ato edhe plehra te riciklueshme, ne emer te largimit te Berishes; Edi Rama e ndoqi ad literam kete filozofi( e shfaqur ne darken e Lalzit), dhe nuk me duket se ka pasur impaktin qe Mustafa Nano sugjeronte; Si ju duket Z.Nano, pas kesaj darke, Rama eshte me i besueshem si iniciues i Rilindjes qe premton, pas kesaj darke? Si mendoni ju, ata njerez qe ishin ne shesh me 21 Janar, dhe shume te tjere qe do te kishin dashur te ishin aty, mund ti besojne propagandes partiake te PS mbi urgjencen e largimit te kesaj qeverisjeje te korruptuar dhe modelit qe na serviret ne vend te saj? Si thoni ju Z.Nano, ndryshimet kushtetuese te 2008, braktisja e turpshme e çeshtjes se Gerdecit, paaftesia e bashkimit te se majtes jane gabime episodike te lidershipit te PS te diktuara nga mungesa e eksperiences, apo jane indikatore te "Rilindjes" qe Rama na premton pas 2013? Une, ndryshe nga Mustafa Nano, mendoj qe nuk ka kurrfare urgjence ne zevendesimin e nje pushteti te korruptuar me nje tjeter po aq te korruptuar. Ne vend te kesaj, mendoj se urgjente eshte tjeter gje: Qe e majta te filloje te tregoje qe eshte nje alternative reale qeverisese kundrejt asaj te Berishes; Qe e majta te jete e afte te grumbulloje konsensus plebishitar per kete alternative. Edi Rama ka 8 vjet qe e tregon se eshte i paafte ta beje kete gje( edhe po te besojme teorine e tij konspirative te manipulimit te zgjedhjeve, ai nuk del me lart se 2% se kundershtari); Edi Rama na premton Rilindje Kombetare, nderkohe qe rregullisht, ai ka te pakten 50% te votuesve kunder. Me kete mbeshtetje qe ka ai, nuk mund te besh Rilindje Kombetare, maksimumi qe mund te ndodhe eshte qe Flamur Noka te zevendesohet me Tom Doshin. Dhe une mendoj qe kjo s'eshte aspak urgjente te ndodhe.

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Na mbyten shtremebruesit e realitetit, teorise se demokracise dhe konspirativet qe rrine gjithe diten duke thurur teza te rrezimit te qeverise!

E verteta eshte se ne nje sistem demokratik eshte tjeter ceshtja e sontazheve "te pelqen qeveriu/s'te pelqen qeveriu" dhe tjeter eshte vota kunder/pro nga zgjedhjet e lira. Ne te gjithe boten demokratike qeverite nderrohen me vote dhe j0 me sontazhe!!! Berisha mund te kete ne sontazhe pelqimi edhe 98% kundra por ai eshte legjitim deri ne perfundim te mandatit ose po nuk u rrezua nga numeriku ne parlament! Shikoni USA ku presidentet zakonisht jane te papelqyeshem gjate ushtrimit te detyres. Sontazhet i nxjerrin -50% qe nuk do te thote se ai eshte jo-legjitim! Nuk mund te besh llafallogji konspirative duke pyetur sipas emocioneve!!!

Lereni popullaten e anafabeltizuar rehat se ja moret shpirtin edhe ato pak tru qe i kane mbetur me kesisso komunizmash e revolucione ditore - vetem e vetem se nuk pajtoheni se jeni opozite! Ata te 4 qe shkuan nga mend e kokes per leshjane disa nga viktimat e juaja qe bluani dita dites me miell te skaduar qe nuk doni te ambjentoheni me rregullat e demokracise. Mesoni te respektoni njehere nje shtet e qeveri perpara se tja beni gropen qe diten e pare vetem e vetem se kujtoni se e keni ju qeverine me tapi. Berisha ka shumicen dhe kjo fale rregullave te demokracise dhe qe te ofron sistemi pluralist, po nuk ju pelqeu hani muut se komunizem e anarshi nuk do behet shqiperia prej jush.

kev

Submitted by Bard (not verified) on

Kevinjon, nje qeveri eshte ilegjitime kur vjedh, korrupton, vret popullin e tij, dhe jo vetem kur ajo humbet numrat ne Parlament. Nese ti thua qe kjo qeveri eshte legjitime sepse pro saj votojne Flamur Noka dhe Ilir Meta, me vjen keq por nuk kam çfare tu shtoj argumenteve te mija qe te te mbush mendjen. Sipas logjikes tende te numrave, ne France do mbreteronte akoma Luigji i xiv, apo ai mbreti qe s'me kujtohet emri, te cilit jakobinet i prene koken se beri prapesira me dynjane. Ne qe jemi kundra kesaj qeverie, nuk po kerkojme ndonje gje te madhe, thjesht te shporret se ka qelbur edhe njerezit qe qeveris. Nese ty te pelqen kjo qeveri dhe eshte ok per ty, per te te bere qejfin po te them: Sala u befte 100 vjec dhe ishalla cof kryeminister, por jo kryeminister i shqiptareve, por ne ndonje vend me ta madh se ky yni qe ta ngope me pushtet dhe ju ta duartrokisni edhe me fort per bemat e tij qe do mbahen mend brez pas brezi; Kenia apo Kongo do te ishte ide e mire.

Submitted by inglizi (not verified) on

Gjithmone Berisha me te tijet ka marre me pak vote se te majtet. Me vjedhjet e medha qe ka bere ka rritur dukshem numurin e votave te marra. Ne 2013 Berisha ka nje numur votash me te madh se para 4 vitesh por prap me pak se e majta. Neser i duhet te vjedhe jo shume vota per te dale perseri ne krye. Eshte e veshtire te hiqet me vote Berisha. Duhet te dalin ne votim te gjithe njerzit qe nuk e duan, pasi vetem keshtu ai nuk mund te fitoje edhe me votat qe me siguri do te vjedhe prape...

Ndersa takimi i Rames me Meten ishte gabim. Kishte shpresa Rama se Meta mund tja drithte Berishes (Berisha ka dosjen e Metes aq te plote sa Meta e shikon ne ender Berishen cdo nate dhe i shpeton shurra ne mbathje), apo e di kete gje por mendoi ta provoi njehere sa friket Meta nga Berisha.

Submitted by nik (not verified) on

nuk ja vlen te merresh me njerez qe  thone se berisha merr me pak vota se e majta dhe nuk dine te analizojne por vetem thone "vjedhje".

e djathta ka marre gjithmone me pak vota se e majta edhe ne 2005 edhe ne 2009,por ju nuk analizoni se Berisha ka shfrytezuar ne maksimum ligjin duke bere nje koalicion sa me te gjere dhe duke mbledhur cdo vote te mundeshme,kurse edi rama juaj e ndau te majten dhe keshtu qe Berisha fitoi dhe do te fitoje perseri perderisa e majta te kete ne krye edi ramen (qe e ruajte zoti derisa te humbe ne 2013).

Prandaj perrallat me vjedhje votash thojini diku tjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.