Qytetarë me kohë të pjesshme ---

E ardhmja është e trishtë atëherë kur e përditshmja është e paralizuar nga kotësira, dogma pa aksion, apo vetë-kënaqësi hipokrite. Asgjë e mirë nuk do të ndodhë nëse jemi solidarë vetëm në raste tragjedish; patriotë në ditë festash; apo qytetarë të përgjegjshëm vetëm sa për fasadë. Pa 'Carpe Diem' si zor që të bjerë bukë nga qielli.
Po përpiqem ta shtjelloj idenë që sintetizova më sipër.
Është disi e 'sikletshme' t'ia përplasësh disa të vërteta në fytyrë vetes dhe qytetarëve të këtij vendi në një kohë kur në shumicën e rasteve njerëzit janë viktima të një sistemi të kalbur social-politik-ekonomik që i rrënon dita-ditës. Mirëpo paradoksalisht, këtë piramidë që quhet shtet e kemi ndërtuar po ne, ditë pas dite.
Shumë rrallë qytetarët flasin në vetë të parë kur është fjala për të pasur një angazhim të qartë publik. Problemet tona si shoqëri i klasifikojmë si probleme të tjetrit. Mirëpo ato nuk zgjidhen duke postuar për to në ndonjë rrjet social. As duke i dhënë mbështetje virtuale kujtdo që i lufton problemet. Larg dogmave, duhet aksion konkret. Gjithësecili prej nesh është thirrur për të qënë në vijën e parë, në front të betejës. Asnjë pozicion tjetër nuk e çon përpara shoqërinë. Roli i sehirxhiut, rehatuar në kolltukun e shtëpisë, që bën sikur ndryshon gjithçka me pultin e televizorit është tërësisht i dëmshëm.
Vetëm në çfarë ka ndodhur javët e fundit mund të marrrësh shembuj që dëshmojnë qartë disa probleme serioze të shoqërisë sonë. Më konkretisht:
Në ditën e tragjedisë së Himarës u bombarduam me mesazhe solidariteti nga të gjitha anët. Dhe shumë mirë që ndodhi kështu. Vlerat dhe urtësia e një kombi dallohen në reagimin e tij në kohë të vështira. Por kjo nuk është mjaft. Dhurimi i gjakut vetëm në ditë të bujshme është tejet hipokrit në një kohë që Shqipëria ka të paktën 1000 talasemikë që e kanë nevojën për gjak domosdoshmërisht jetësore dhe të përhershme. Si ata, edhe qindra të sëmurë të tjerë, apo të aksidentuar. E thënë ndryshe, tragjedia e Himarës ndodh çdo ditë në vendin tonë. E ne si qytetarë paskemi luksin që të qëndrojmë indiferentë? Madje më shumë se sa kaq, ndihemi të përmbushur e të vetë-kënaqur më atë çka bëjmë në ditë të bujshme tragjedish, por tragjikisht dështojmë ta bëjmë për çdo ditë.
Shembulli i universiteteve është gjithashtu tipik. E lemë mënjanë faktin që u desh një italian 'i famshëm' për të ngritur një debat të gjerë e shumë të dobishëm publik. Por kjo nuk mjafton. Duhen masa konkrete. Hetim jo vetëm ndaj universitetit në fjalë, por më gjerë se sa aq. Por kjo është pjesa e organeve përkatëse. Pjesa jonë si qytetarë konsiston së paku në dy drejtime. Së pari, të nxisim e të bëjmë presion me sa mundemi që hetimi të ndodhë. Dhe së dyti, të mos e ushqejmë një sistem të tillë. Ato universitete janë të mbushur plot me studentë shqiptarë që edhe pse publikisht hiqen si ndjekës puritanë të dijes e drejtësisë, privatisht janë dashnorë të diplomave false e gëzojnë përftimet që vijnë prej tyre. Shembuj analogë ka në çdo fushë. Për shembull, që nga rryshfetet e vogla që i japim mjekut, policit, mësuesit, punënjësit të administratës etj., e për të vazhduar me aferat korruptive më të mëdha për të cilat lexojmë nëpër gazeta.
E ndërkohë që flasim, para syve tanë spektatorialë zhvillohet telenovela presidenciale. E pamoralshme. Si një lojë e shëmtuar pokeri ku gjithkush përpiqet të mbajë një 'As' nën mëngë. Një lojë kukafshehti plot kurthe e intriga. Si e gjithë politika jonë.
Kështu që meqënëse arritëm këtu kemi dy mundësi. E para, të drejtojmë gishtin drejt politikës e ta shpallim atë fajtore. Dhe nuk do të ishim shumë të gabuar, për hir të së vërtetës. Por ama ndërsa drejtojmë gishtin drejt saj, harrojmë që gishtat e tjerë janë të drejtuar nga ne, qytetarët. Ndaj, mundësia e dytë është që ne të mos jemi qytetarë me kohë të pjesshme, apo spektatorë virtualë, por të bëjmë pjesën tonë. Sado e vogël qoftë.
Nuk duhet të biem në grackën e të menduarit se pa-anësia apo largësia jonë ndaj gjithë kësaj është mjaft. Sepse nuk është. Aq me tepër në këto kohë të vështira. Edhe kur i demonizojmë ata që na drejtojnë, na duhet të bëjmë kujdes. Portretizimi i tyre si Hitlerë të kohës sonë mbart rrezikun që gabimet tona të relativizohen aq shumë sa të bëhen në dukje inekzistentë. E kështu gënjejmë veten se kemi bërë mjaft e notojmë në një lloj pezulltie të rrezikshme. Notojmë në një lloj vetë-kënaqsie që na jep luksin e të qënit indiferentë ndaj problemeve që ka shoqëria sot. Kjo është vrastare. Një gënjeshtër tragjike ndaj vetes.
Ne duhet të bëjmë pjesën tonë. Që përveç të tjerash do të thotë: nëse nuk e duam korrupsionin atëherë nuk duhet ta ushqejmë ata, as kur përftojmë prej tij; nëse nuk na pëlqen politika amorale, atëherë të mos bashkohemi me ata që janë të tillë; nëse duam që gjërat të ndryshojnë atëherë të largohemi nga rehatia e spektatorit. Të jesh qytetar me kohë të pjesshme është komode. Por e rrezikshme për të gjithë ne. Gjërat nuk do të ndryshojnë vetëvetiu dhe kotmëkot. Duhet të kuptojmë se ekselenca nuk është shprehje e çastit, por rezultat i përpjekjeve të përditshme (rutinore).
Mua nuk më gënjen mendja të gjej receta të përgjithshme se çfarë duhet të bëjmë. Por ama e di që indiferenca nuk e shfajësoi Ponc Pilatin. Për të perifrazuar Edmond Burke “Gjithçka duhet që e keqja të triumfojë është që njerëzit (e mirë) të mos bëjnë asnjë gjë”. Ndërgjegja jonë e di cila është rruga e duhur. Pyetja është: A jemi gati të durojmë kostot në aspektin personal, në favor të së mirës së përbashkët?!
Comments
Dakord problemet i ke

Dakord problemet i ke listuar, po zgjidhje nuk na ke dhene. Ti vete cfare ben per te zgjidhur situata te tilla problemore.

Sic thashe edhe ne shkrim,

Sic thashe edhe ne shkrim, une nuk kam tagrin e duhur per te dhene receta te pergjitshme. Por besoj qe ndergjegja jone e di sa cfare duhet bere. Nevojat jane kaq shume te medha, saqe ka shume per te bere. Aksionin konkret e zgjedh gjithesecili

Ky Evis plaku do te shkruaj

Ky Evis plaku do te shkruaj te bej si interesant por nuk e kupton se cfare shkruan dhe te gjitha keto sa shkruan jane naive deri edhe pakuptim.Keshtu ka qene edhe ne ABA.

Ngaqe shpesh jemi sehirxhinj,

Ngaqe shpesh jemi sehirxhinj, sherrxhinj dhe kritikues me kohe te plote. Prandaj rolin e qytetarit e bejme vetem part-time. Diplomen e qytetarise e kemi marr tek Kristali hahaha

Qe t'ju theme "Bravo Eralda",

Qe t'ju theme "Bravo Eralda", nuk ma lejon etika(me gjithe se e thashe tani), por nuk kam ç't'i shtoj frazes lakonike dhe gjithekuptimshe te znj., ne se eshte e tille, pasi me anonimatin ke ndroje te drejtohesh privatisht...

*Koment i postuar dhe tek

*Koment i postuar dhe tek Tema. Pergezime Autorit.

"Carpe Diem" eshte nje shprehje shume e demshme, por ndoshta ne artikullin e autorit dhe me kendin e tij, ai po mundohet ta shprehi ate ne kuptimin e mos-ekzistences se nje ardhmerie ne kushtet e tanishme sociale, ekonomike e politike ku ndodhemi. Qe te ndodhi nje ngritje qytetare duhen shume variable qe sot nuk ekzistojne me, madje c'eshte e verteta ne si popull kryesisht me pa nje histori se paku 1500 vjecare urbanizimi nuk i kemi me as gjenetikisht si trajta. Shume qe kane kaluar kendej jo me kot na kane mveshur romantizma si popull i bukur, krenar dhe i pamposhtur. Por po te vendosesh 1+1 bashke, del qe shqiptari modern eshte ne pergjithesi nje njeri shume individ, as nuk i behet vone absolutisht per tjetrin derisa te vije dita e ndonje super katastrofe, sic qe rasti i luftes ne Kosove. Madje dhe atje u mobilizua vec pjesa qe ishte me afer konfliktit, ndersa ne vende te tjera nuk ndihej gje. A thua Shqiperia ishte nja 7 milion meter katrore qe mos ndiente rrezikun e zhdukjes.

Pas renies se komunizmit per here te pare kemi nje lloj urbanizimi masiv, trend global ky ne shume aspekte, dhe qe ne rastin tone, vec sa nxori ne pah edhe me teper individualizmin ekstrem te shqiptarit. Kioska ku te na tekej, shtesa kati, vjedhje pusetash per ti rishitur(dhe kjo jo se detyrimisht jemi popull hajdut edhe pse ne siperfaqe duket e tille, por se jemi njerez qe mendojme vec per veten tone), ndertime pallatesh, vjedhje pronash, vjedhje tenderash, nje mish mash qe fillonte nga lart e deri tek pastruesit e nenpunesit e thjeshte qe kerkonin e vazhdojne te kerkojne bakshish per cdo gje.

Me kalimin e kohes kjo beri ate qe nuk duhet te ndodhte, tranzicioni i tejzgjatur, urbanizimi per here te pare i shqiperise, ikja e qytetareve te vjeter si pasoje e krizave te njepasnjeshme sociale dhe ekonomike, dhe ardhja e nje brezi te papergatitur, ku shumica e tyre u vendosen dhe ne krye te ketij projekti urbanizues qe nuk e kishin ata ne dore a priori, por eshte trend global, beri te mundur qe kjo metode jetese individuale te sillej ne nje ambient urban, ku njeriu duhet te jete me i balancuar ne menyren se si sillet. Plehrat nuk mund te hidhen nga kati i peste pa ndikuar ne rradhe te pare edhe ambientin ku vete ti si individ qe i hedh jeton. Ky eshte shembulli me flagrant qe e kane vene re dhe te huajit, por ne vite kjo menyre individuale e te jetuarit ne nje vend ku duhet te mbizotroj me teper ne mos kolektivi, se kjo eshte nje shprehje qe komunizmi i dha ngjyra shume negative, se paku ndjenja e pergjegjesise u be modus operandi i cdo gjeje ne shqiperi.

Heqja e ketij mentaliteti, ose zevendesimi i tij kerkon kohen e duhur. Protesta socialiste e Janarit me 20,000 vete maksimumi, dhe mungesa e nje boikoti qe ishte e vetmja menyre civile se si te zhdukej qeveria Berisha dhe te diskretitohej tregon se do shume kohe ende. Ndoshta, fale dhe gazetes Tema dhe disa gazetareve si Mero e te tjere qe Berisha beri gafen e madhe politike ti sulmoj duke e kujtuar veten te plotfuqishem, fale rrethanave politike e permbytjes se pushteteve ne shume vende diktatoriale flaka e disidences per here te pare ne Shqiperi duket se po merr nje aspekt se paku kolektiv. Mjaft-i si organizate ishte disa vite perpara kohes, dhe prandaj falimentoi. Ndoshta dikush mund te thote qe i mungonte nje lider karizmatik, por kjo nuk eshte e vertete. Edi Rama si i tille, pra karizmatik gjithashtu falimentoi ne gjenerimin e nje levizjeje gjitheperfshirese qe te bashkonte grupe te ndryshme nen nje qellim te vetem, vendosja per here te pare ne Shqiperi e pergjegjesise kolektive qytetare, qe do te sillte rrjedhimisht vendosjen e nje rendi te ri jetese, qe nje pjese e madhe e kerkon por nuk di se ku ta kerkoj, si ta kerkoj e ke te besoj.

Deri atehere, fatkeqsisht do shajme politikane, ambasadore, te huaj, te brendshem, do glorifikojme ato pak akte individuale si Eurovizione, madje akte individuale edhe ne sporte kolektive, sic eshte rasti i identifikimit te kombetares Shqiptare vetem me nje njeri, Lorik Canen, etj. Mentaliteti individual i shqiptarit, qe media ka dhe te metat e saja qe e quan "malesor" pasi andej i kemi te gjithe origjinat kush me heret e kush me vone vec sa e shton me teper problemin dhe ndarjen, pa krijuar mundesine e nje sinteze. Ky mentalitet eshte dhe aresyeja pse ne sportet kolektive, pervec kombetares(por dhe atje shumica identifikohet vec me nje apo dy lojtare) ne jemi pothuajse inekzistent ne krahasim me fqinjet tane.

Faleminderit qe e lexove

Faleminderit qe e lexove artikullin dhe e komentove ate. Komenti yt ishte i gjate edhe nuk dua te fokusohem vetem tek nje pjese e vogel e tij, mirepo "Carpe Diem" eshte perdorur ne sensin qe: "nese duam qe e ardhmja te jete me e mire, atehere duhet te punojme dite pas dite". Kuptimi qe di une per kete shprehje latinisht, eshte ai qe ne anglisht do te perkthehej me se shumti si "seize the day", pra bej/nxirr maksimumin nga nje dicka. Ne kete kuptim e kam perdorur edhe ketu.

Sa per te tjerat, jam pergjithsisht dakord me ato cka thua ti. Gjithe te mirat.

shqipetari sot? shqipetari

shqipetari sot? shqipetari sot eshte e mbetura e politikes se brendeshme dhe se jashteme.... e mbetura e rrethanave ekonomike..... ti one stab flet per qyteterim? kush ia dha qyteterimin shqipetarit 1991? hidheshin plerat qe lart po normal edhe ne pune po nuk u vun ligje rregulla gjithkush ben si do.... keshtu edhe shqipetari e heth njeri qesken e pleres e hedhin dhe te tjeret.askush nuk lind me yll ne ball . pse neper bot nuk i hedhin pleherat?? kan lindur gje me yll ne ball..... jan rrethanat qe bejne disa gjera..pse shqipetaret kur ven neper bot nuk i hedhin me??thu kjoska andej ketej po normal per te ngrene njeriu ben gjithecka? pse neper bot po ti lejoheshin njeresve te ngrinin kjoskat nuk do ti ngrinin?ne themi lorik cana po cte themi tjeter?? nuk e kupton qe na kane shtypur? e skemi c'te bejme sa shqipetar kan vajtur ne greqi dhe kan nderuar emrin? pse? urija ben disa gjera c'na jep shteti jon?duhet te dini se nje popull nuk ngrihet po qe se nuk arrin fundin...,., po qe se 80% nuk ka te haj.... shqipetari u ngrit po ia futen me mirolos atehere ctè bei me shqipetari.. na kan shtypur. dikur bota tani vet qeveria jon ne nuk e duam me 97-ten..... prandai ulem koken?italia qeverriset nga mafia ne bashkepunim me kishen nga massoneria .....jemi te gjithe qytetare me kohe te pjeseshme por kjo nuk do te thot qe nuk duhet te vashdojme te luftojme dhe ne momentin e duhur te sthfrytezojme mundesin e fameshmja thenie karpe diem. kush ndalet eshte i humbur.une ne krahasim me fqinjet tan them jam krenare qe jam shqipetare se po te bejme analizen kush eshte shpipetari tani ( e mbetura e politikes se brendeshe dhe se jathteme)me vjen te qaj..... une jam emigrante...... vuaj pse njeresit ketu jan kaq te ftohte dhe kaq siperfaqesor jo si ne shqipertaret....

Evis pwrgwzime edhe nese

Evis pwrgwzime edhe nese eshte naiv deri ne pakuptimesi,ka kuptim deri ne epersi,ky eshte pak a shume si model i shkrimeve perendimore qe ne nuk kemi shansin per ta kuptuar ndonjehere.Une per vete jetoj ne londer,dhe te pergezoj kam dyshimin se je rritur me nje kulture tjeter,nese me lejon te pyes ku jeton?

Bravo djali,kulturer

Bravo djali,kulturer perendimore shkrimi,se kuptojne dot kta legenat.se kane 20 vjet qe hane krimba dhe po perdhunohen nga shteti dhe rine si trapa.Bravo cun!

Add new comment