“Tirona, në zemrat tona!”

Postuar në 05 Qershor, 2012 04:02
Eda Derhemi

Që Tirana s’është e bukur, s’do mendje të hollë të kuptohet apo sy të veçantë të shihet. Klisheja e papërgjegjshme pavetore “Kjo dihet!” i shkon mirë për shtat situatës. Që Tirana është e bukur mund të thuhet, po, nga ata që e këqyrin me syze nostalgjike. Gazetarët nuk ka përse të veçojnë si fakt të pazakontë apo lajm-bërës se regjisori italian M. Bellocchio paskësh thënë: “Tirana nuk është një qytet i bukur.” Ndoshta ata duan të nënvizojnë sjelljen e pahijshme të Bellocchios që të shan në shtëpinë tënde? As kjo nuk më duket se justifikon lajmin. Në fund të fundit, ai u tregua i kujdesshëm e kortez, pasi s’tha “Tirana është e shëmtuar”, sido që qartësisht nënteksti tregon se kjo është ideja. Pastaj, përse duhet të gënjente? Për fat të keq, është aq e pabukur Tirana, sa do duhej verbëri totale ose ligjëratë prej politikani të BE-së që të mund të thuhej e kundërta.

Kush thotë që Tirana është e bukur? Ndoshta njerëz që, në botë, kanë parë vetëm atë kryeqytet. Kryeministri ynë, do ta thoshte këtë se ia do puna dhe votat. Lulzim Basha do ta thoshte se mban karrigen simbolike të Tiranës. “Ambasadorët” nuk para bëjnë gabime politike, dhe s’do ta quanin të shëmtuar qytetin ku u ka rënë koka. Edhe Edi Rama vetë, që më shumë se kushdo tjetër pas socializmit ‘ka vu dorë n’te’, në këngën për Tiranën (do thoja se kjo këngë tregon më saktë se kushdo tjetër historinë e Tiranës së tranzicionit) repon gjithë problemet e Tiranës, duke shtuar se, prapëseprapë, zemrat tona rrahin për të; por as atij goja s’ia thotë dot “Tiranë e bukur”. Jo veç nuk themi dot se Tirana është e bukur, por as e fshehim dot se është e shëmtuar.  Në planetin tonë veç kosovarët të thonë sinqerisht, gojëplot e duke të parë drejt e në sy “Sa e bukur është Tirana!”.(?!) (Dhe, nuk do ndalem sot të shpjegoj përse ata kanë gjithë të drejtën e botës të thonë kështu. )

Pse nuk është e bukur Tirana? Sido që themi se është konceptuar si një qytet shumë-qendërsh, të gjithë e dimë që kjo është mënyra më e mirë për të maskuar faktin që Tirana vetëm “e menduar” nuk është. Siç lindnin dikur qytetet mesjetare të botës (që, veç në shekujt më pas, u sistemuan dhe zbukuruan), ajo i bindet vetëm terrenit, trillit të atij që do të ndërtojë, dhe, për më keq, lodrave korruptive që kanë qenë më të shumta sesa banorët e Tiranës. Tirana është një qytet, pjesa historike e të cilit konsiston në aq e aq pesëkatësha të shëmtuar, kubikularë, të shfytyruar nga shtesat e modifikimet dhe tekstualisht të rrjepur, të socializmit. Pjesa e re është një absurditet më vete që mund të analizohet nga shumë pikëpamje, veçse jo për nga vlerat estetike dhe as ato funksionale. Ndërtesat e pakta gjigante pa kuptim, i rrinë Tiranës pahijshëm si sëmundje ardhur nga një tjetër civilizim. Rrugët janë në një proces riparimi të vazhdueshëm që s’pushon kurrë, por asnjëherë të pastra dhe kurrë pa kurthe ku të mund të ndrydhësh këmbët. Pastaj janë automjetet publike gjithnjë të mbi-rënduara, të vonuara, rënkuese. Pastaj ato private, arrogante e të paturpshme, frikësuese. Dhe shumë e shumë frikë këmbësorësh nga automjetet: rend, rend, rend me zemrën në dorë sa të arrish trotuarin, me shpresë se atje nuk të kap makina e paskrupullt! Ia hodhe edhe kësaj radhe! Parqet e qytetit janë të pakëta dhe pa hijeshinë apo gjelbërimin e çfarëdo kryeqyteti europian apo ballkanik, e, sa u rregullohet një anë, u prishet tjetra. Bulevardet themelore herë çalojnë nga pllakat, herë nga pemët e herë nga kafenetë në radhë, që, kur s’janë bosh, janë mbushur me qenie të plakura nga pamundësitë e që vrasin kohën para gotës, apo të rinj që s’kanë ç’bëjnë e luajnë me celularët. I ashtuquajturi Bllok që sapo vjen mbrëmja sulmohet nga një mizëri të rinjsh, që gjithë ditën e strukturon vetëm që të shkojë atje natën, është bërë i pajetueshëm, i lodhur e i lodhshëm.

Në fakt, themelorja janë njerëzit. Aq shumë njerëz me fytyra të lodhura e të varfëra, të harruara në tym e halle; të tjerë që çapiten me kokën që ndiqet nga trupi, duke tërhequr këpucë, torba, dhe shpatulla të kërrusura; tufa fshatarësh që ua lexon në ballë hallin; shumë të rinj për fat, por shumica me shenja vuajtjeje e paqëllimi, me një lloj vyshkjeje të parakohshme në trup e lëvzje; jetë e keqe e shkruar në fytyrën e shumicës; Smog dhe pluhur që ndihen triumfues para njeriut të pafuqishëm që s’ka si të mos i thithë e bëjë pjesë të vetën; era e rëndë e varfërisë dhe rrallë parfumet e shtrenjta përzihen vazhdimisht teksa dikush çan ajrin e keq të Tiranës. Por në mars ndihen mimozat (ato s’i kam ndier që prej njëzet vjetësh, por pyes rregullisht, e rregullisht më thonë se janë ende gjallë) Në qershor, kur zakonisht vij në Tiranë, ndiej tek-tuk blirin. Më merr malli për blirin, por qoshkat e rehatshme dhe erëmira në Tiranë janë gjithnjë të shkëputura, vetmitare dhe rrenacake. Më shumë është dëshira për t’u ndier mire, sesa Tirana vetë që të bën të ndihesh si duhet.

Para do vjetësh një pogradecare kthyer feministe, m’u hakërrye kur pyetjes nëse Tirana ish më mirë në socializëm apo sot, guxova t’i përgjigjem “Mendoj se është më mirë sot”. Pogradecarka kish të drejtë të ruante me dashuri kujtimet e fëmijërisë, kur nga Pogradeci vinte ndonjëherë në Tiranë dhe i dukej si një lloj kopshti i rregullt, i pastër e funksional, apo të kujtonte Tiranën ku kish bërë shkollën. Por iluzionet rinore nuk mund të na zenë sytë e sidomos mendjen kur rritemi. Ajo lloj Tirane “më e mirë” e saj, është si dashuritë e shkurtëra që nuk kthehen në martesa, dhe idealizohen më pas, veç ngaqë s’kanë jetuar ciklin e plotë. Në fakt, me gjithë sa thashë në paragrafët më lart, vazhdoj të mendoj se Tirana është më e drejtë sot sesa dje. E fëlliqur, pa plan e të ardhme, në lëmsh e tym, është më e lirë sesa ishte dje Tirana. Prodhon krim e rron prej krimit sot, por ajo Tiranë që ishte dikur veç për pak fatlumtur, ishte edhe më e padrejtë dhe kriminale sesa kjo e sotmja. Nuk është faji i Tiranës që shqiptarët e dëshpëruar nga politikat e këqia të shumë qeverive në fshat dhe provincë, gëlojnë në Tiranë me shpresën se këtu mund edhe të shpresohet për një të ardhme. Tirana e socializmit ishte një mollë e ndalume. Pastaj, edhe për ata që gjoja ishin të privilegjuar dhe e shihnin Tiranën si të tyren, nuk është se Tirana ishte një parajsë. Ishte një qytezë e mbyllur ku bëhej një jetë stër-provinciale ndër më të varfërat e mediokret në botë, një qytezë  që përdorej edhe për të ndëshkuar “me heqjen e saj” ata që s’e meritonin, dhe për të shpërblyer “me dhënien e saj”, njerëzit e Partisë. Kujtoni atë qoshkë, kafene, librari, shtëpi miqsh a kushërinjsh, sallë koncertesh a teatri, stol në park, apo çfarëdo pastë qenë referenca juaj më e bukur e Tiranës së shkuar. Kujtojeni me kujdes e deri në detaj. Jam e sigurtë që shihni ashtu si unë mungesë të së bukurës e të së nevojshmes, dhe mospërputhje të ambientit të krisur e të varfër me ndjesinë e ngrohtë që keni pasur. Çështja është që kujtimet janë gënjeshtare dhe e shkuara bëhet e bukur, sa më shumë largohet. Është më fort kështu, kur e sotmja zhgënjen e s’jep shpresë. Gjithashtu, shpesh, nuk është Tirana në vetvete që kujtojmë me mall, por marrëdhënie e ekuilibre të caktuara njerëzore që sot janë prishur, sido që edhe ato është më mirë të shihen më realisht dhe me mendje kritike. Ndoshta është më saktë të thuhet se Tirana s’është e bukur sot, dhe për fat të keq, s’ka qenë kurrë e tillë.

Unë i takoj grupit që argumenton se Ballkanet nuk janë njësh por të nuancuara, se po ndryshojnë e mund të ndryshojnë; po ashtu edhe Shqipëria, dhe, së paku, se ekziston mundësia e ndryshimit, qoftë edhe filozofikisht, se fara e së mirës nuk humbet kurrë as këtu, sado dekada apo shekuj shkofshin. Por Tirana e mjerë më shkund sa herë i afrohem. Mbrëmë lexoja nga Maria Todorova dëshmi historianësh dhe vizitorësh të Ballkaneve, dhe mendoja se, dua apo nuk dua unë, ato përshkruajnë edhe qytetin tim sot. W. Miller në 1898 thoshte: “Shkurt, gadishulli ballkanik është përgjithësisht toka e kontradiktave. Gjithçka është e kundërta e saktë e asaj çka mund të pritej arsyeshëm.” Ndërsa në 1945 W.E.B. Du Bois duke iu referuar ballkanasve (ku fut hungarezë, rumunë, bullgarë, jugosllavë, shqiptarë e grekë), shkruan “ata formojnë në masë një popullsi injorante, të varfër e të sëmurë, mbi të cilët Europa ndërkaq po planifikon sfera influence”. Ndoshta rrjedha e historisë u ka buzëqeshur më fort qytetarëve të kryeqyteteve të tjera ballkanase, por jo fort atyre të Tiranës.

Nëse dikush do më bënte dhuratë dhjetë bileta avioni vajtje-ardhje, një çdo vit për dhjetë vjetët e ardhshëm, nuk ka dyshim se nëntë ndër to do t’i përdorja për të ardhur në Tiranë. (Në fakt, do ndodhte kështu edhe sikur të mos më dhuronin asnjë biletë.) Por kjo, veç me bukurinë e saj që s’ka lidhje. Këtë e ndiej unë që u rrita aty, dhe që jam nga ai brumë që s’i ndahet dot së shkuarës, sado të sotme a të ardhme të krijojë rreth vetes. Po si mund t’ia kërkosh apo të presësh prej një të huaji (që sigurisht as lidhje nostalgjike e as të sëmura me Tiranën nuk ka), të të thotë se Tirana është e bukur. Ne ia krijojmë bukurinë e paqenë, se pa Tiranën s’jetojmë dot, çfarëdo djalli qoftë ajo. Por ata që jetojnë dot pa të, ia shohin shëmtinë, dhe s’na e kanë për borxh të shtiren, që ne të frymëtojmë në paqe e krenari të rreme.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Mund ta kishe mbyllur shkrimin ne fund te fjalise se dyte. Fjalet e teperta jane fukarallek.

Submitted by raimondi (not verified) on

Tirana eshte e bukur , biles shume--Mua me thane nja dy amerikane qe kishin qene ne Tirane para 3 vjetesh, se Tirana eshte shume e bukur ---Ata me thane se pallatet ne Tirane jane shume te bukura dhe me shije --

Porse Tiranes i mungojne ndertimet autentike , ato te kohes se shkuar sic i kane disa kryeqytete ne Europe  Tirana eshte vetem moderne, si Manhattani ...dhe eshte mire te vazhdoje te ndertoje ndertesa  me arkitekture moderne , futuristike ----sidomos ndertesat e Institucioneve te artit e kultures

Ndersa Ndertesa e Parlamentit duhet te ndertohet tipike  te Romes se Lashte se ashtu i ka gjithe Europa

Por Bashkia mund te ndertoje ndonje lagje me ndertesa  karakteristike , si ato te Gjirokastres --

Psh nje kolegu i punes sime nga Urkaina me tregoi se Nkiev ata po ndertonin nje lagje me ndertesa druri , ata mundoheshin te imitononin disa ndertesa tipike italiane ....

Por ne Tirane , ne mund te ndertojme ndertesa tipike Shqiptare te Gjirokstres , qe jane shume te bukura dhe rezatojne nje   fantazi teper specifike dhe te bukur ne llojin e tyre

Submitted by f.d. (not verified) on

Tirana eshte shtepia jone, tiranasit jane banoret e saj. A ka bir nane ne Tirane qe te shaj shtepine e vet apo vellezerit e motrat e tij , sado te shemtuara e te renuara e te thara te jene ato me plot e plot cyryklleqe ?!...Jo ! Per ne qe jemi ne strofullen e saj nuk ka vend ma te bukur e ma te shijshem...Per ata qe vijne ...ata e dijne...dhe mbase dijne me mire se sa ne...dhe mbase kane pare me shume sesa ne...dhe mbase jane me te kulturuar se sa ne...dhe mbase jane me te 'beses' se sa ne per shijet (edhe pse nuk e njohin fjalen bese pasi nuk kane te pabese)...

Tiranes vetem emri i ka mbetur pa ndryshuar, ndersa mbiemri si percaktor ( madje ne shume vende mbiemri thuhet para emrit) i ndryshon jo vetem sipas ererave po dhe puhizave...

Submitted by arber (not verified) on

Bravo EDA! Fshiji ato komentet idiote me siper. Paske talent, mendoj se duhet te shkruash me teper rreth ketyre ceshtjeve. Te lexova me nje fryme, shume bukur!

Submitted by reformer (not verified) on

Perpjekje sa e lavderueshme, aq edhe e lekundur per te percaktuar bukurine ose jo te qytetit qe ne fakt eshte nje ceshtje shume planeshe, sic e kupton edhe vete autoria gjate shtjellimit.

Disa verejtje miqesore:

1. Mendimi i Bellochios eshte subjektiv, pra nuk mund te merret si e vertete absolute as ne kuptimin estetik.

2. Krahasimi behet me nje qytet tjeter. "E bukur" ka kuptim vetem ne raport me nje qytet tjeter. Dhe ky qytet mund te jete ne Shqiperi, ne Maqedoni ose ne Afrike. Por edhe ne Europe. Pas kesaj mund te thuhet se Tirana eshte me e bukur se ... dhe me e shemtuar se...

3. Tirana, por edhe cdo qytet e fshat tjeter i botes, mund te jete parajse per disa persona edhe pa qene domosdoshmerisht me e bukura. Ceshtja se ne lindim ne nje vend dhe nuk zgjedhim dot se ku  lindim, eshte shume me themelore nga c'duket. Rrjedhimisht nuk shtrohet pyetja nese e pranojme Tiranen ose jo, ceshtja eshte si ta bejme ate me te bukur. Perndryshe cdokush eshte i lire te shkoje ku te doje...

Submitted by anonim (not verified) on

Sa megaloman qe jeni. Nji regjizor Italian vjen ne Tirane per arsye qe kan te bejn me profesionin e tij, dhe e vetmja gje qe ju paska mbet ne mendje esht se ky na tha se Tirana nuk eshte e bukur.

Shkoni deri aty sa te shpikni nji identitet ballkanik (c'do me then kjo askush s'din te thote) ne mnyre qe ta ulni dhe standartin mates te bukurise. Po mire, dhe ne Ballkan, a keni pare ndonjehere rreth jush?

Po kush ju tha se te gjithe shqiptart e Kosoves, si t'ishin nji kor pa mendje individuale, mendojne se Tirana esht e bukur? Ato qe e thone ndoshta ua thone juve, nga deshira e mira, qe te mos merziteni.

Submitted by Petrit (not verified) on

I dashur Eda,

Nuk te njoh personalisht por nga mbiemri me dukesh Tiranse autoktone. Artikulli yt eshte per tu pershendetur per faktin se brenda atyre rreshtave une ndjej dashurin Tende per Tiranen qe eshte me se e perligjur. Te lutem mos me keqkupto se nuk dua te replikoj por vetem te sqaroj dicka.

Per paranteze, prinderit e me ishin te ardhur ne Tirane por une kam lindur  tek rruga e Fortuzit ne vitet 50-60 dhe jam larguar ne vitin 1997 nga Shqiperia. Une e dashuroj Tiranen sa edhe Ju, por sigurisht pa ate pjesen e te qenit autokton.

Duke mos dashur te komentoj artikullin tend dua te nenvizoj dicka qe ndoshta nuk duhet te ishte implementuar ne te. Pjesen politike te artikullit.

Si cdo periudhe historike qe ka filozofin e vet  e cila pasqyrohet ne zhvillimet urbanistike the stilin arkitektonik te cdo qyteti edhe Tirana ka historine e saj. Por per fatin tone te mire Tirana ne asnje periudhe historike deri ne vitin 1990 nuk e pati fatin te konceptohej dhe zhvillohej nga shqiptaret.(perjashto ndertesat e kohes se komunizmit qe kishin prekur afersisht 9 % te siperfaqes se qytetit , brenda vijes se verdhe te kohes – une jam inxhinjer ndertimi).

Tirana ishte shume e bukur sepse ishte e virgjer, e rregullt dhe e paster. Nje kombinim I mrekullushem I fushes, kodrave qe e rrethojn dhe malit te Dajtit aq prane.

Besoj se ajo qe te shqetson Ty ,mua dhe gjithe Shqiptareve sot eshte “masakra” e pas viteve 90 qe une nuk e justifikoj por e spjegoj keshtu:

Bisnesi u be shume here me I fuqishem se shteti. Uria shqiptare per kapitalizem beri qe te mos zbatohej me asnje rregull urbanistik sepse etiketoheshe “anti ekonomi tregu”. Ky ne gjuhen letrare quhet “amock” dhe fatkeqesisht perfshiu te gjithe shoqerin shqiptare.

Pra dua te them ne te gjithe jemi fajtore per faktin se nje here ne historin e Tiranes patem fatin ta zhvillijme ate dhe ne e shperdoruam ate shans.

Por Tirana jone prape eshte shume e bukur se ne e duam ate te tille.

Submitted by Petrit (not verified) on

Ti je i pa edukuar dhe nuk meriton pergjigje.

Ti ose nuk e kupton ose nuk e ke lexuar cfare une kam shkruajtur. Sa per udheheqesit i gezofsh ti se une prandaj ika se nuk i duroja dot.

Submitted by Petrit (not verified) on

Zoti Mustafa Nano nga ky moment une nuk mund ta hap me web -in tuaj.

Good luck me keta idiote anonime.

Submitted by a.g. (not verified) on

Kerkoji falje autores me germa te medha shtypi, o inxhinjer ! Je dhe i lexuar dhe shkruan: ' I dashur Eda '...

Submitted by petriti (not verified) on

Po zoti/zonja a.g. eshte nje gabim ne drejtshkrim qe nuk duhet ta beja dhe per kete i kerkoj falje si autores se shkrimit edhe lexueseve te tjere

Submitted by anonim (not verified) on

z.petrit, mos u shqetesoni per komentet fyese te te tjereve ndaj jush.

sa per tiranen, askush nuk thote ( a ka thene) te mos e doni, perkundrazi, por ajo nuk eshte e bukur :). ju uroj te kaloni mire.

Submitted by a.g. (not verified) on

'Petrit' mos e merr per fyerje, por ky eshte respekt ndaj njeri tjetrit edhe pse jemi te fshehur pas 'ferreckes' anonime apo pseudonime. Me miresjellje ua kam bere verejtjen si zoteri, mbase per te ndikuar edhe tek te tjeret per pak qytetari titanse. Me nderime per mirekuptimin tuaj dhe 'indinjaten' time per pak me shume 'ndotje' te ambientit te Respublices...

Submitted by Pushkash (not verified) on

Mos e lejo me kete katrahure, z. Nano. Mos ua hap rrugen forcave te erreta. Nese vertet kerkon t'i dalesh ne mbrojtje lirise se fjales sikurse thua (dhe une te besoj), atehere nxirri perjashta keta zedhenes te plehut, sepse jane keta qe censurojne te tjeret, si kete zoterine me siper, qe me te drejte kerkon te respektohet, kur vjen te thote mendimin e vet. Po kush do te ndihej i mirepritur per ta thene mendimin e vet ne nje hale, pervec mizes?

Submitted by blerta (not verified) on

Pershendetje dhe urime per shkrimin Eda!

Ndaj te njejtat ndjesi per Tiranen, qytetin ku linda dhe u rrita (pavaresisht se prinderit e mi nuk jane Tiranas autoktone e te tute po). Ndoshta nostalgjia jone per Tiranen e se kaluares (para viteve 90) ka te beje me shume me nostalgjine per periudhen e femijerise dhe te rinise jo domosdoshmerisht me "bukurine" e qytetit vete. Regjisori italian, intervisten e te cilit e lexova, nuk eshte se ka thene ndonje te pavertete apo ekzagjerim. Tirana, si qytet, nuk ka nje organizim urbanistik qe te tregoje vlerat e saj si qytet ne radhe te pare pale me pastaj si kryeqytet. Nje mish mash ndertesash, nje amulli emrash rrugesh (sistemi i adresave akoma si ne mesjete, me te pyetur), dhe per te mos filluar me sheshpushimet apo hapesirat e lira mosekzistente dhe siperfaqet e gjelberta qe nuk e di se ku jane me. Problemi nuk ekziston vetem tek babezia e biznesit te ndertimeve por tek mungesa e ligjit ne pergjithesi dhe respektit te prones se tjetrit ne vecanti.

Ne vitet 90 ku papritur e pakujtuar me mijera njerez renden te vinin ne Tirane per te jetuar, ne mungese totale te respektit te prones private (qe duhet te ishte A-ja e sistemit te ri qe sapo filluam te hyjme ne ato vite) keta njerez zaptuan tokat bujqesore e c'te ishin hapesira te tjera (jo te lira por te perbashketa e qe e kishin nje zot) dhe filluan te ndertonin Favellat shqiptare. Ky fenomen me shume se nje akt i padrejte (ne shume aspekte) i dha fillese nje mentaliteti shkaterrues ne shoqerine shqiptare: merr c'te mundesh se dicka do te mbese ( mjafton te kujtojme qe qeveria dhe parlamenti aktual e ligjeruan kete vjedhje duke dhene shembullin se vetem duke vjedhur je normal ne Shqiperi, madje duke premtuar ligjerim te vjedhjes arrin te fitosh ne zgjedhje).

Ndertimi i qyteteve reflekton dhe stadin e perparimit te nje shoqerie, emancipimit, sensit te komunitetit. Fatkeqesisht shoqeria shqiptare eshte akoma shume larg ketyre koncepteve ndaj edhe Tirana eshte shume larg fjales qytet.

Submitted by adriatik (not verified) on

Nuk eshte qytet. Eshte nje fshat i madh.

Dhe Shqiperia vete eshte shume e shemtuar. Per here te pare mu dha rasti te vizitoj disa vende te Ballkanit. Jemi shume keq.Jemi shume mbrapa.

Durresi eshte nje kosh plhrash gjigand. Saranda mos me keq. Vlora...lere fare.

Greqi ka qytete shume te shemtuara po pjesa tjeter e Ballkanit ndryshon. Me ka bere pershtypje sa gjelberim qe kishin.

Submitted by Harilla (not verified) on

Shkrimi është i qarë nga një cep në tjetrin.

Gjithë hallin e kam se Bellocchio nuk është thjesht një regjisor italian. Është regjisor, nga ata të vërtetët, artist i mirëfilltë, i cili qëllon, mbase hiç rastësisht, të jetë edhe italian.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Dakord me Vehbiun, dakord dhe me Eden, paçka se duket qe e veshtrojne me syte e mergimtarit. Qe nuk u jep aspak te drejte - sado objektive qe perpiqen te jene - te krahasojne gjera qe veshtire se mund te krahasohen. Bukuria apo shemtia e Tiranes se sotme nuk lidhet fort me pashportizimin apo me lirine e pakufizuar per te qarkulluar; sikunder nuk lidhet me nostaligjine qe na sjellin portat e medha ose te vogla. Me shume lidhet me mrekullin demokratike qe mund ta shihni tek Pazari i ri - veçanerisht Rruga ku shiten mobilje dhe biçikleta; mund ta shihni dhe te Tregu i improvizuar qe "qelbet erë" te Varri i Bamit - sic e sheh demokrati tiranas Bamir Topi, qe i kalon prej 5 vjetesh, cdo dite, anash dhe ben kinse nuk e sheh; mund ta shini po aq mire te sheshi qendror i Lul autokton-ardhacakut ne Tirane qe e shperfytyroi si zor ndonje tjeter; por mund ta shikoni dhe ne raportet e Institutit te Shendetit qe na tregojne se sa te larte jane treguesit e ndotjes dhe nje fare P. Vasili (qe nuk di se nga vjen, por e di shume mire se paguhet si minister per shendetin) qe del thuajse cdo dite e na ngushellon se ajri po pastrohet, ngaqe po paguajme taksa per makinat - me vullnetin e shpellarit te zbritur ne Tiranë. Mund ta shihni kudo, pa patur nevoje as te vini syzet e historianit - le t'ia leme Edes dhe Ardianit kete axhele - as me syte e artistit - ky Belokio nga pertej detit nuk u lodh shume te fliste; as me syte e gazetarit - shume syresh po lodhen duke thene keto qe po shkruaj une; e as me syrin e delenxhiut qe kerkon nje Tirane si Berlini, NY apo Parisi dhe harron qe ne Tirane nuk mund te zgjidhet dot as dhe nje president - figurine si ky qe kishim ose qe do kemi. Por mund ta shikoni dhe tej ajo kisha ne prapanice te NATO- s qe e patem dhoro, si cirkla të nga bumit ekonomik i fqinjit jugor, apo tek Rogneri austriak që iu peshtet prapanices se Kryeministrise - dhurate e Saliut per mikun e tij nga Alpet e austrise - e njihni te gjithe tashme - Grosrukun e famshem, apo jo?

Submitted by Beqir Gashi (not verified) on

Shkrim kot. Jam shqiptar nga Kosova. Kam qene ne Tirane me 1972, 1978, 1984 dhe me qindra hera prej vitit 1990. Sistemi komunist ka qene sistem i keq dhe ne shqiptareve jashte Republikes se Shqiperise na ka bere shume dem. Tirana e paravitit 1990 ka qene kopsht krahasuar me kete kaos te sotem. Rri shtrember, por fol drejte znj. Derhemi. Edhe ju znj. Derhemi edhe z. Vehbiu keni nje tis urrejtjeje ne cdo shkrim qe beni per shqiptaret. Kurre nuk kam arritur ta kuptoj pse! E urreni vetveten dhe Shqiperine, por asesi te mos perziheni ne punet e shqiptareve. Te dy jetoni ne Amerike (degjoj nen mesataren e qytetareve amerikene) dhe si duket nuk ua ve kush ne pulle atje dhe yrysh neper gazeta shqiptare hajt te them dicka. Por nuk po thoni asgje- mu sikur znj. Derhemi ne kete shkrim. Si i keni slums te Chicago-s znj. Derhemi, getot me zezake deng, ndertesat rent-stabilized dhe dycanet fast-food ku ju dhe z. Vehbiu hani ushqim te lire? Keto na thuani se ne e dime vete si eshte Tirana!

Submitted by K (not verified) on

Tirana, kjo kurve e qelbur e perdale e tere shqiperise, objekt i turmave perdhunuese te zbritura nga cdo maje e truall. "Molla e Madhe" e kalbur po e vetmja molle (e ster zmadhuar) qe shqiptaret mund te kene. Vet portreti me efikas i njerezve qe e ngrene -ose me mire- e ulin cdo dite e me shume, me arrogancen, cinizmin, paedukaten, injorancen, mostolerancen totale, komplekset e tmerrshme te inferioritetit te nje populli akoma primitiv nen kapitalizem. Thjesht, e pajetueshme!

p.s: Edhe s'duheshe Bellocchio, qe sigurisht s'ka "qime ne gjuhe", per te shprehur shemtiren ne shesh.

Submitted by Lulushi (not verified) on

TIRANA ESHTE E SHEMTUAR. TE KONSTATOSH ESHTE E LEHTE. POR NUK NA THONI, KUSH E KA BERE KAQ TE SHEMTUAR. PO SI MUND TE BEHET E BUKUR PSE NUK NA THONE. PO TA THEM UNE QE MOS ALUDOSH.

VER HOXHA, SAL BERISHA, TOS NANO ,ED RAMA , LIRO META, LULUSH BASHA

SHKAKU QE ESHTE E SHEMTUAR, ESHTE IMI DHE I TE GJITHEVE QE E SHEMTUARA NUK NA BEN PERSHTYPJE DHE E PRANOJME.

KOMBE  SI ITALIA, AUSTRIA, GJERMANIA, ZVICRA, por edhe ketu ne BALLKAN SI SERBIA, KROACIA, SLLOVENIA, KANE KOQE DHE NUK JANE POPULL BARBAR SI JEMI NE SHQIPTARET. NE VETEM DIME TE MBURREMI DHE KAPADISEMI SI GJELA, POR JEMI CA BREKGRISUR QE NUK I HYJME NE PUNE AS DREQIT.

SHQIPERIA DHE TIRANA DO TE BEHET KUR TE GJITHE TE ULIM HUNDEN DHE TI FUTEMI PUNES DHE JO LLOGJEVE.

TIRANA DHE SHQIPERIA DO BURRRRRRA SHTETI DHE JO CAPACULE.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Shume zhurme per asgje! Po te leme menjane arsyet nostalgjike te autores, nuk besoj se ka njeri me mend ne koke dhe me sy ne balle qe ta konsideroje Tiranen qytet te bukur.

Submitted by Eno (not verified) on

Tirana e ka harram te jete kryeqytet pasi ja dhane me te padrejte kete te drejte qe I takonte nje qyteti tjeter sic ishte Elbasani, dhe e derrmuan kete qytet I cili e konkuronte tiranen edhe kur tirana ishte kryeqytet. Elbasani ishte kryeqyteti I shqiperise per 500 vjet. Ne kohen e turqise. Enver Hoxha e shkaterroi me keq , duke i shtremberuar historine ketij qyteti. Kruja ishte qyteti I kryengritjeve anti osmane dhe vendlindja e heroit tone kombetar. Un kam nje parandjenje se ne tirane do mbeten vetem skraparrlinjte e malokte. Un jam I mendimit se Tirana nuk behet kurr e bukur. Ose duhen 50 vjet te tjera qe te behet e bukur, po vetem me nje kusht, qe te shembet e tera.....

Submitted by ajsberg (not verified) on

Lushnja e ka fajin qe i dhe vize per t'u bere kryeqytet Tiranes...

Submitted by Anna (not verified) on

E paskat qare fare! Shkrim me se i goditur e realist.

Tirana thjesht eshte nje rremuje e gjalle. Kur kthehesh nga jashte shtetit, te duhen disa dite per t'u mesuar me ate rremuje, edhe pse mund te kesh jetuar aty gjithe jeten tende!

Submitted by Edian (not verified) on

Eda pershendetje,

per mendimin tim esht gabim t thuash tirana nuk esht e bukur..un jetoj dhe studioj ne itali dhe nga eksperiencat e mia ne udhetime mund t them qe tirana esht qytet goxha i bukur..e vetmja gje per mendimin tim esht papastertia..tirana duket e shemtuar sepse eshte e papaster..mendoj qe sikur pastrimi i qytetit te behej sic duhet do e shohim t gjithe qe tirana esht qytet shum i bukrr,nga me t bukrit qe kam pare..sigurisht nuk kemi arkitekturen e vienes,apo monumentet e parisit,as ndertesat e vjetra romake t romes por ne sensin urbanistik t fjales mendoj qe Tirana esht goxha e bukur..paraa disa kohesh vizitova disa qytete ne kroaci dhe mund te them pa frike se tirana esht e e bukur se lubjana,spliti dhe rijeka..Per mendimin tim tirana esht  qyteti me i bukur ne ballkan(ndoshta e kalon vetem selaniku)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.