Demokracia online, një arritje apo një problem?

Që në botën online ka demokraci, kjo është një gjë që duket pa ndonjë mundim të madh; madje, ka demokraci më shumë se sa në botën reale, ku pjesëmarrjen e pengojnë apo shkurajojnë lloj-lloj faktorësh, mes të cilëve mund të shquajmë deri dhe natyrën ca si tepër impenjative të pjesëmarrjes (për të shkuar në një tubim, të duhet të vishesh, të marrësh autobusin, të dëgjosh të tjerët të flasin e rëndom të mos kesh mundësinë ta thuash tënden). Ndërsa në botën online pjesëmarrja nuk përbën ndonjë kokëçarje kushedi se çfarë: je në shtëpinë tënde, përballë kompjuterit, madje duke bërë dhe punë të tjera në kompjuter, dhe ti ke mundësinë “t’i dëgjosh” të gjithë (të gjithë ata që janë aty, në atë tubim a lokal virtual, që me gjuhën e internetit quhet rrjet social), e t’u japësh përgjigje të gjithëve. Sigurisht, kjo është gjithashtu impenjative, madje në njëfarë kuptimi edhe më impenjative, por kemi të bëjmë me një kokëçarje që të dhemb më pak se sa ajo në botën reale. Të dhemb më pak, pasi kupton që je më pjesëmarrës, e që je pjesëmarrës në mënyrë më autentike; ke mundësi të shprehesh në çdo rrethanë e për çdo gjë, e kjo nuk është një “arritje” e vogël për ata që kanë gjëra për të thënë e që s’i mban vendi deri sa t’u vijë mundësia për t’i thënë këto gjëra.
Bota reale ka ndonjë avantazh shumë të madh në këtë diskutim, pasi së pari ti jeton atje me mundësinë për aksion (në botën online s’ka aksion, ka vetëm “llogje”), dhe së dyti pjesëmarrja në demokraci të afron potencialisht me qendrat ku merren vendimet, e në këtë kuptim të bën pjesë të procesit të vendimmarrjes (fjala vjen, po të jesh anëtar partie, do të të duhet në një rast a në një tjetër të asistosh në një forum, ku merren vendime, e aty mund të ndikosh me votën, për t’mos thënë më fjalën). Edhe bota online ta jep këtë avantazh, por ta jep në mënyrë të vagullt e jo fort të prekshme (fakti që fjala jote dëgjohet diku, ndikon në një masë a në një tjetër tek ata që marrin vendime), por kjo botë nuk mund të konkurrohet kur vjen puna të flitet për pjesëmarrje në demokraci, pasi secili prej nesh ka online po atë hapësirë për t’u shprehur që ka dhe njeriu më i fuqishëm në botën reale (ku e si mund ta gjesh këtë “barazi” në rrethana të tjera?). Shkurt, demokracia online është shkalla më e lartë e demokracisë në rruzullin tokësor. Dhe e bën të tillë jo vetëm mundësia që kemi për t’u shprehur, jo vetëm fakti që këtë mundësi e kemi të barabartë me të tjerët, por edhe fakti që mund të themi çdo gjë pa e nxjerrë fytyrën në shesh, nëse na duhet t’mos e nxjerrim. Të kuptohemi, të kesh mundësi të fshehësh fytyrën është edhe e rrezikshme sa të duash, por kjo është një temë tjetër. Unë po shoh anën demokratike të çështjes: bota online, duke qenë se na jep mundësinë ta fshehim fytyrën dhe identitetin, na bën të shprehemi ashtu si jemi në të vërtetë, gjë që nuk para ndodh në jetën reale ku shumëkujt i dridhen leqet e këmbëve e i shkojnë shtatë nga të vërtetat konvencionale, nga tabutë, nga morali publik, etj., etj.
Duhet të jetë gjë shumë eksituese të flasësh me një emër të rremë në rrjetet sociale. Është një gjë që unë s’e kam bërë e që, sipas shumë gjasash, s’do mund e s’do doja ta bëja, por e marr me mend se duhet të ketë magjinë e vet. Është çliruese; të jep ca shkallë lirie më tepër, të bën të ndihesh i fuqishëm si kurrë më parë. Nuk është se nuk e di që është dhe i poshtër si gjest; e di që ç’ke me të; të shumtit e fshehin fytyrën për të goditur pas shpine, për të shpifur, për të sharë, për t’u hakmarrë, për t’u zbrazur ndyrësisht, etj., etj., gjë që ka ndodhur e ndodh gjithë ditën e ditës; madje, po them këtu, se kjo është rrethanë që shfrytëzohet mirë nga horrat e botës. Dhe menjëherë është hera për një parantezë: “Një personazh i jetës publike shqiptare, pasi ka provuar fillimisht të shkruajë për respublica-n me emrin e vet, ka ca kohë që shkruan me një emër të rremë. Dhe ka shpëtuar nga dhuna e banditizmi online. Kur shkruante me emrin e vet, të gjithë fokusoheshin te biografia, te personi e personazhi; dihet që për emrat e njohur ka gjithmonë diçka të zezë për të thënë, a për ta përgojuar; ndërsa tani që shkruan me emrin e rremë, lexuesit fokusohen tek argumenti i shkrimit; autori i shkrimit, duke qenë emër jo i njohur, mbetet jashtë vëmendjes. Dhe kështu, autori i njohur ka shpëtuar duke u bërë i panjohur; ka shpëtuar edhe për një arsye tjetër: është më i lirë të shprehet për çështje nga më të ndryshmet”.
Nuk po e mbyll parantezën; po e vijoj. Autori në fjalë ka fituar lirinë pra, e është për këtë arsye që, kur them “të flasësh me maskë në fytyrë” është çliruese, nuk kam parasysh thjesht të liqtë që vërsulen për të kafshuar ku të munden e si të munden, por kam parasysh në radhë të parë ata që emrin virtual e kanë si një strofull ku mund të shprehin e shpalosin ide e qëndrime, duke e fshehur fytyrën dhe identitetin. E strofulla të tilla janë fatlume sidomos në botën shqiptare të sunduar nga paragjykime, nga norma morale démodé, nga tabiate prapanike, nga ide fanatike, nga qëndrime që nuk pranojnë modernitetin, nga intoleranca, etj., etj. Nuk është arritje e vogël në botën shqiptare, s’ka gjë se nuk janë vetëm njerëzit e dalluar për drojë civike që përfitojnë prej kësaj arritjeje; për fat të keq, të shumtit që përfitojnë janë të liqtë, gojëprishurit, shpifarakët, intolerantët, fanatikët, etj. Por kjo nuk e komprometon demokracinë në botën online. Përkundrazi, e nxjerr më shumë në evidencë atë. Demokracia është demokraci, sepse tonin e japin të shumtit.
Comments
Mustafa e shkruajta komentin

Mustafa e shkruajta komentin edhe tek Gazeta-Shqip, po ben nje gabim tjeter sepse po i tregon Saliu-t edhe te vetmen "Vrime Frymemarrje" edhe kete do perpiqet ta zere.

Eshte nje shkrim qe i

Eshte nje shkrim qe i mungon frymemarrja, i mungon gjeresia dhe shtrirja, eshte nje shkrim me nje kendveshtrim te rendomte ne kufijte e mediokritetit duke mos ndricuar me dritat e kohes ate qe ne jetojme: te verteten mbi anomitetin dhe boten online. Eshte nje shkrim per te nxjerrur mllefet e brendeshme dhe pergjigjen ndaj atyre qe ne fakt jo e gerricin apo e kafshokan autorin dhe te tjere, po e deprimojne ne punen e tij. Pse eshte shkrim i tille?! Sepse i mungon statura, vizatimi, eshte vetem si nje bocet, apo etyd per te larguar stresin, dhe autori vetem clirohet duke hedhur ngjyra pa vizatuar e kujdesur per permbajtjen. Sepse kendveshtrim eshte gabim. kjo eshte nje teme qe nuk ka te beje vetem me boten online e komentuesit anonime po me vete anonimitetin si filozofi ose me sakte me lirine e anomitetit. “Që në botën online ka demokraci, kjo është një gjë që duket pa ndonjë mundim të madh; madje, ka demokraci më shumë se sa në botën reale,“...shkruan Mustafa Nano. Po nuk eshte keshtu! Nuk eshte ky kendi i ndricimit dhe e verteta. E verteta eshte qe ne boten online ka liri, liri pa kufi qe kthehet e perkthehet ne barbari dhe nuk ka demokraci, e perseris nuk ka DEMOKRACI. Demokraci ka aty ku vihet dogane, aty ku ulet trau e kontrollohen gjerat. Demokraci do te thote Ligj qe, Liria e me te forteve te mos kthehet ne tirani ndaj te dobteve shkruan filozofi Karl Popper. Te shkruash per anonimitetin nuk mundt ta prekesh me nje shkrim si reaksion i nje pergjigjeje shkrimi per shqetesimet qe ka autori ndaj shkarravitesve anonime qe, e “kafshojne“ me komentet e tyre. Te shkruash per anonimitetin: duhet te shkruash me aksent filozofik dhe ta kapesh problemin e jetes ndermjet anonimitetit dhe lirise. Barbaria dhe shkaterrimi total i shqiperise ka ardhur nga liria anonime, dhe kjo jo nga bota virtuale online, po ne boten reale ku nuk ka demokraci, po ka vetem liri, vandalizem dhe barbari. Jam i detyruar (Me te vertete me keqardhje) ti sjell ne kujtese zotit Nano se Ai qe e ka kafshuar ne formen me te urryer e plot terbim, nuk eshte fshehur pas anonimatit; po ka nje profil me emer e mbiemer, dhe, kete e ka bere ne emer te lirise. Te lirise se tij qe, nuk i dridhen leqet e kembeve, dhe nuk i shkon shtate nga te vertetat konvencionale e nga morali publik. Ai kishte mundesi ta fshihte emrin e tij, por jo; ketu shpaloset barbaria e lirise se tij si nje exes e delir Psikopati. Ketu ndjehet ai Zot, dhe kjo eshte nje prove e shkalle e frikshme qe, shoqeria nuk eshte ne rregull me lirine e saj. Nano nuk i ktheu xhevap atij se ju dridhen leqet e kembeve apo se nuk donte ta ulte veten ne nivelin e psikopatit!? Nje pergjigje ai e donte! Dhe e donte tarashinkthi, dhe nano di te japi pergjigje tarashinkthi, po ne kete rast po e leme dhe po e lexojme per ndihme dhe ilustrim te asaj qe dua te them se fitoi tirania e psikopatit ndaj te “dobtit e te dhunuarit“ Nano. Ne jeten reale, ne shqiperi, anonimitei po ben kerdine, dhe ne jemi viktime e lirise se anonimitetit, dhe jo viktime ne boten online. Shqiperine e shkaterroj liria e anonimeve dhe jo demokracia. Ne jetojme ne keto 20 vjet ne liri pa kufi ku te gjithe tregojne anen e erret te tyre se fshihen pas anonimitetit dhe mbasi kane fuqizuar e trimeruar veten, tregojne fytyren e tyre te vertete, agresive e te dhunshme qe, te te bejne zap. Ne emer te anomitetit e te lirise pa kufi te pakontrolluar u shkaterrua shqiperia nga levizjet demografike, duke zene toka e duke ndertuar/shkaterruar ne formen me te percunduar, duke vjedhur, vrare, prere, djegur e duke shkaterruar, e duke tjetersuar cdo gje pa ju dridhur leqet e per moral nuk behet fjale. Ne cdo pike, e ne cdo gje, e ne cdo moment, ne shqiperi je i rrethuar nga gjurmet e viteve te lirise; lirise absolute. Kudo. Kudo qe te kthesh syte qe nga alpet e deri ne det, qe nga plaku e deri te femija, qe nga kryministri e deri te i papuni, kemi njezet vjet qe ne formen me brutale e barbare shkaterrojme cdo gje. Shkaterrojme cdo gje ne emer te lirise. Liria e pakontrolluar e perkthyer ne fuqi e delir te dale jashte kontrolli, e ktheu cdo gje ne kaos dhe barbari, dhe ne jemi nje shoqeri e programuar drejt anarshise totale. Liria plus anonimitetin, levizjet demografike te pakontrolluara, nxoren ne drite pjesen tone me agresive dhe te erret: Barbarine. Barbarine ne komunikim dhe humbja e ekuilibrave ne cdo gje. Shif shqiperine e mer e shkruaj. Me pare se te jemi ne boten virtuale online, ne jemi keto qe jemi ne boten reale: Xhahile e Katile. Kjo eshte ajo shtypja qe beri komunizmi duke e tjetersuar njeriun ne kete derexhe sa qe lirine e tij e ktheu ne vetevrasje. Eshte tamam shprehja e poetit francez Alen boske kur shkruan: “Liria eshte nje qen qe keput zinxhiret dhe e shtyp makina“ Ne jemi si nje orkester ku cdo njeri luan muziken e tij psikopatike. Ne nuk jemi anonime; ne kemi profilin me te shemtuar te dhunes qe na e kompozon politika dhe mediat, qe na e kompozoni Ju Gazetaret si jua don Palla. ne jemi te xhveshur e lakuriq si ujqer te zinj ne nje pejzazh me bore te bardhe ku ne mungese te qengjave gjakosim njeri tjertin. Ne jemi te lire. Shqiptaret jane bere zgjyre dhe pa anonimitet, ne asnje ved te botes nuk jepen pellembet e duarve si te dhena personale, po vetem ne shqiperi dhe asnje nuk kundershton apo reagon. Anonimiteti eshte sfere private qe bota e mbron me xhelozi dhe mir ben dhe zerin per kete e ngrene me shume intelektualet. Ne emer te anomitetit eshte formuar ne Gjermani Partia e te drejtave qytetare ose sic njihet ndryshe Partia e Pirateve. dhe me e bukura eshte: se po kthehet ne force te trete ne parlament. Eshte e vertete qe ne internet nuk ka demokraci po ka liri pa kufi. Nje liri qe abuzohet me pedofili, me dhune religioze apo nacionaliste dhe zgjidhja eshte ligjet demokratike, censure e kontroll dhe ndalim te lojrave killer. Se shkruakan anonime me nje gjuhe plot ofendime te qellimshme kjo sigurisht qe nuk eshte e mire, po ne kemi faqe ne internet e gazetare surrogato qe, bejne trushplarje pur dhe te kryqezojne po te dalesh nga rrjeshti, te peshtyjne e te ekzekutojne po te kesh mendim kundra, sepse ne jemi keto qe jemi dhe ne boten reale te damun e barbare, ashtu dhe ne boten online te damun e barbare...Vendos filtra z.Nano eshte me mire me filtra morale ku te marrin fund ofendimet, por jo filtra manipulimi e trushplarje....Me te vertete nuk eshte edel, nuk eshte aristrokatike, por ja qe eshte e kohes, e fisme eshte te tregosh fytyren e profilin tend ne diskutim, por ja qe kjo eshte strofka e fundit ku njeriu ndjehet mir dhe, me kete ne duhet te mesohemi e te jetojme; me anonimitetin. Dhuna e neperkembja me e madhe eshte liria/tirania e me te forteve qe i behet me te dobteve/popullit. Eshte tirania/liria e sali Berishes qe ka 20 vjet qe nuk njeh ligjet demokratike. Eshte tirania/liria e Edi rames qe nuk jep dorheqje sipas kontrates se humbjes, eshte tirania/liria e Ilir Metes, eshte pacipesia e te gjithe politikaneve, dhe liria pa kufi e Fatos Nanos, Ikones djallezore te politikes shqiptare, ikones se hajdutit, eshte amoraliteti i gazetareve dhe i te gjithe shqiptareve qe nuk dine te menaxhojne lirine. Edhe nje here ne mbyllje nuk eshte demokracia por eshte liria e frikshme e internetit qe me ane te anonimatit lulezojne perversitetet si seksi, pedofilia, trushplarja, dhuna, e manipulimi. Ti e ke lekuren e trashe (e provuar me heqjen e doganes se komenteve ne faqen tende) dhe nuk nin fort pickime interneti, po eshte problem per rinine, per niagaren e pa seleksionuar te informacionit. Demokracia është demokraci, sepse tonin e japin të shumtit nuk funsionon hic ne internet prandaj gjej vend e fute ne xhep se ne internet tonin e jep LIRiA.

Respekte shume z.

Respekte shume z. Mustafa

Jeni njeri i nderuar dhe qe per momentin jeni nder te paktet qe i thoni gjerat troc. me ka trishtuar komenti yt te emisioni Shqip, kur the pa shprese, qe: te fleme nje 10 vjet dhe pastaj te zgjohemi, atehere do behet ky vend. Shume trishtuese. Por ne vend te kesaj, perse te mos merrni nje rol historik. Ajo qe sugjeroj eshte te shfrytezohet pikerisht rrjeti social, media sociuale ku njerezit flasin lirshem, per ti treguar kesaj politike te ndyre se cfare mendon populli i tyre. sugjeroj fushata online, qe nga propozimi i nje emri te nderuar per president, ku emrat me te mire te hidhen ne rrjete, si kunderpergjigje e listave te ndyra qe hedh psh Arjan Cani apo veteofrimeve te vjeterura si kandidatura e NAnos apo Topallit. Te shfrytezojme kete mjet qe na i dha teknologjia ne nje moment kyc per demokracine e vendit tone. Online mund te ndermerren dhe fushata per ceshtje te caktuara, madje edhe thirrje per protesta. Te kujtojme se cfare beri media sociale ne Egjipt apo Tunizi. Nje regjim qe nuk rrezohej prej dekadash, u rrezua per dy jave vetem pas publikimit boterisht te nje video te nje riu qe vetdigjej se ishte pa pune. Pra fushate kunder te keqes, postim i fotove nga varferia ekstreme, kundervenie e deklaratave te Berishes, kujtese e se kaluares se politikaneve tane. te gjitha keto jane nje rilindje kombetare. nese sugjerojme psh emra te tille: Pellumb Xhufi, Valentina Leskaj, Paskal Milo, Edmond Haxhinasto etj (thashe disa, por ju mund te keni emrat tuaj qe i respektoni), keshtu i bejme nje sherbim ketij vendi. fushata aktive online, jo thjesht shkrime. flm

Stafi i Respublica: Ri

Stafi i Respublica: Ri korrektoni diciturat e fotografive tuaja, pasi jane hane shan e hane...

Ne pergjithesi flitet per

Ne pergjithesi flitet per demokraci, por sipas mendimit tim personal them qe Demokracia nuk ka lindur ende, ose mund te them se ajo, Demokracia ka vdekur pa lindur. Deri me sot historia nuk ka njohtur ende nje sistem te vertete demokrat, cdo gje manipulohet nga politika e parase, dhe se ne emer te cdo gjeje pozitive pas kemi vetem luften e pameshirshme per jetes. Dhe kjo jete jetohet sipas kushteve ne cilat ndodhet individi dhe vendit ku ndodhet. Nga filozofia popullore kemi, "gluha kocke nuk eshte , por kocka thyhen".

z. nano, flisni drejt per

z. nano, flisni drejt per abuzimet e fyerjet online, packa se s'i permend hapur. dhe esht heret te flitet per ket demokraci online te jete e mirehapur ne shqiperi kur (mendoj) se shume s'i kane mundesite.

vec dicka, pergjigja e komentusve reflekton disi dhe vet menyren e shprehjes s'shkruesit. ne nje gazete tjeter qe kam rast te lexoj shpesh s'e kam pare fyerje e abuzime.

s'fundmi, komente behen dhe per shkrusit ne gazeta 'tradicionale' letre packa se s'i di gazetari. klm

Add new comment