Kundërsulmi diplomatik i Berishës

Postuar në 24 Prill, 2012 01:24
Eduard Zaloshnja

Kur Berisha vihet nën trysni, gjithmonë kundërsulmon – pavarsisht nëse trysnia i vjen nga brenda apo nga jashtë. Kjo nuk është një teoremë që ka nevojë për vërtetim – është kthyer tashmë në aksiomë.

Në muajt e parë të këtij viti, Berisha u vu nën trysni për të n-tën herë gjatë karrierës së tij të trazuar politike. Dhe trysnia po i vinte kësaj rradhe nga Perëndimi. Dhe duke i mbetur besnik aksiomës së mësipërme, Berisha përsëri kundërsulmoi.

Le t’ia bëjmë kronologjinë këtij episodi të fundit.

Pasi opozita u fut në Kuvend dhe nisi të bashkëpunojë me mazhorancën për kalimin e ligjeve që kërkonin 3/5 e votave, prozhektori i diplomacisë perëndimore u përqendrua mbi Berishën dhe dëshirën e tij për të zgjedhur një President të Republikës sipas gërmës së Kushtetutës, por jo sipas frymës së saj. Duke parë gjakimin e dallueshëm të Berishës për të kontrolluar institucionet e pavarura që varen nga Presidenti i Republikës, diplomatët perëndimorë e bënë të qartë se e mira e Shqipërisë e do që njeriu që do të zerë atë post duhet të përfaqësojë unitetitn e popullit dhe jo thjesht 71 deputetë të Kuvendit.

Ndërkohë, amabsadori amerikan në Tiranë deklaroi në një intervistë në ABC news se udhëheqësit politikë në moshën mbi 60 vjeç bëjnë mirë t’ua lënë vendin politikanëve të rinj. Kurse këshilltari politik i Komisionit Amerikan për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë deklaroi në Zërin e Amerikës se kërcënimet që Berisha po bën ndaj institucioneve të pavarura e rrisin dyshimin e zyrtarëve amerikanë për aftësitë e tij për të qeverisur Shqipërinë.

Këto deklarata të forta vinin pasi kishte shumë kohë që Berisha nuk ishte ftuar apo vizituar për ndonjë takim zyrtar dypalësh nga ndonjë kyeministër apo president i huaj. Dhe kuptohet që kjo situatë e vështirë e Berishës u vu mirë në dukje si nga opozita, ashtu edhe nga opinionistë kritikë me qeverinë. Në këto kushte, Berisha nuk mund të rrinte si një kafshë e plagosur, që pret ta shqyejnë grabitqarët. Ai filloi kundërsulmin.

Së pari vizitoi presidentin autoritarist të Azerbajxhanit, i cili i premtoi se do të punojë fort që gazësjellësi që do të furnizojë Europën me gazin azer të kalojë nga Shqipëria. Nuk dihet se ç’i ka premtuar Berisha në shkëmbim, por nga njoftimet zyrtare mësuam se ai ftoi kompaninë shtetërore azere të naftës që të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrolit. Ndërkohë, Berisha gjeti rastin të na bëjë me dije se ne shqiptarët kemi një origjinë të përbashkët me azerët, pasi, në kohët e lashta, fiset autoktone të Azerbajzhanit quheshin “albanezë”…

Më pas, Berisha vizitoi kryeministrin autoritarist të Hungarisë, i cili është bërë “delja e zezë” e Bashkimit Europian, pas amendimeve kushtetuese të iniciuara prej tij, që kufizojnë pavarsinë e institucioneve të pavarura dhe medias. Nga njoftimet zyrtare rreth vizitës, të krijohet përshtypja se nuk ka patur oferta të rëndësishme ekonomike të ndërsjellta mes dy kryeministrave – takimi ndoshta është realizuar thjesht për të dhënë mesazhin e sfidës ndaj diplomacisë europiane. Ndërkohë, Berisha nuk gjeti dot ndonjë gjë të përbashkët të gjuhës apo origjinës hungareze me tonën. Sidoqoftë, i mëshoi tezës se duhet përgatitur për një periudhë post-perëndimore…

Fill pas viztës së Berishës në Hungari, Shqipërinë e vizitoi një nga politikanët më të lartë kinezë. Në bisedimet me të, Berisha ofroi lehtësira për investimet kineze në Shqipëri dhe i thuri lavde modelit kinez të zhvillimit ekonomik. Pas asaj vizite, ai hodhi idenë e tij të famshme të futjes së gjuhës kineze si gjuhë e dytë në shkollat shqiptare…

Dhe për ta kurorëzuar kndërsulmin e tij diplomatik ndaj Perëndimit me një xhevahir, Berisha bëri vizitën e tij të famshme në Turqi, ku, në takimin me kryeministrin antiperëndimor turk, tha se populli shqitar dhe turk janë vëllezër. Ai i kërkoi “vëllait” të madh turk që të inkurajojë bizneset e vendit të tij të investojnë në Shqipëri e që konsullatat turke të kujdesen për “vëllezërit” shqiptarë kudo ku ne nuk kemi konsullata. Në shkëmbim, Berisha premtoi se Shqipëria do të japë votën e saj për pjesmarrjen e aleatit të saj strategjik (Turqisë) në Këshillin e Lartë të Sigurimit të OKB-së (më parë, Shqipëria ua kishte premtuar Gjermanisë dhe Italisë atë vote, ndërsa aleat strategjik ka patur SHBA-në).

Me kthimin në Shqipëri, Berisha vazhdoi lavdet ndaj “vëllezërve” turq dhe arriti deri atje sa t’i quante pseudopatriotë ata që kundërshtojnë teorinë se fiset ilire dhe ato turke kanë origjinë të përbashkët! Në ndërkohë, pa u ndjerë, ai po punonte për atë që përbënte objektin kryesor të këtyre kundërsulmeve diversioniste diplomatike – vizitën në SHBA.

Duke mos patur për një kohë shumë të gjatë një ftesë zyrtare nga Uashingtoni për takim dypalësh, ai mendoi për t’u vetëftuar. Meqënëse Shqipëria, në kushte normale, nuk del në radarin e zyrtarëve të lartë amerikanë (Presidentit, z.Presidentit, Sekretares së Shtetit), Berisha mendoi se me diversionet e tij antiperëndimore ka arritur të tërheqë sadopak vëmendjen e tyre. Dhe meqë kjo tërheqje vëmendje nuk mund të ishte e mjaftueshme për të siguruar një ftesë për takim zyrtar dypalësh, ai, sipas një diplomati në ambasadën amerikane në Tiranë, “ka planifikuar të bëjë një vizitë në New York, për të marrë pjesë në një konferencë të Vatrës, e një vizitë tjetër në Washington në muzeun e Holokaustit, dhe sipas shumë gjasash, njerëzit e miqtë e tij në SHBA janë duke eksploruar mundësitë për takime të tjera.” Dhe ky diplomat lë të nënkuptohet, se “është e natyrshme; do të jetë që do të jetë në këto dy qytete, pse të mos bëjë çfarë ka në dorë për të realizuar ndonjë takim me zyrtarë amerikanë?” http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/29/vizitat-ne-shba-festival-qokash-nje-burim-nga-amb-amerikane-ne-skemi-rol-eshte-nje

Sipas informacioneve që kemi ne të sitit respublica.al, njerëzit e miqtë e Berishës në SHBA janë munduar që të realizojnë një takim ose me z.Presidentin Biden ose me Sekretaren e Shtetit Clinton. Dhe meqë numrat teatralë diplomatikë të sipërpërmendur mund të jenë regjistruar në ekranin e radarit të tyre, nuk është çudi që të paktën njëri syresh të ketë rënë dakord për ta takuar.

Por pyetja vërtet e rëndësishme është se çfarë do t’i thuhet Berishës në takimet që do të ketë. A do ta kalojë në heshtje Uashingtoni zgjedhjen e një presidenti shqiptar vetëm me 71 vota të mazhorancës? Përgjigjen e saktë të kësaj pyetje do ta marrim pas korrikut, pavarsisht se çfarë do të thonë megafonët qeveritarë gjatë e pas vizitës së Berishës në SHBA…

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

" Mua me quajne Bej dhe si te dua e kthej"-popullore.

Submitted by raimondi (not verified) on

Cfare do qe ti thone te huajte , Sala ben sikur nuk kupton , se ai ka graduar ne xero --Votat do vidhen .pike

Gjithe puna eshte te ndalohet te mos vjedhi votat , pa ca i thote njeri e tjetri . Sala i pergjigjet kemi kushtetuten , dhe kur thua kushtetune edhe ata nuk te kundershtojne dot

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"...njerëzit e miqtë e Berishës në SHBA janë munduar që të realizojnë një takim ose me z.Presidentin Biden ose me Sekretaren e Shtetit Clinton. ". Prralla.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas mendimit tim asnji vizite e Berishes me autoritetet amerikane nuk mvaret nga ai (Berisha) dhe miqt e tij. Vizitat i percaktojne vete autoritetet amerikane.

Submitted by endri (not verified) on

Deri dje Rama dhe ca anal_iste ketu thonin qe Berishes i eshte mbyllur dera ne Washington .... sot qe doli rrena thoni qe ja kane rregulluar miqte takimin ..... E keni degjuar barcoleten e Nstradinit me thanet ????

Submitted by Ben Lazi (not verified) on

Ky Zaloshnja me kenaq. Nuk e di pse po me shkrin gazit sa here e lexoj. Gjithmone ja fut pordhes kot. Parashikimin e zgjedhjeve ja futi pordhes kot me kot dmth per hir te se vertetes ka vite qe ben parashikime dhe ja fut pordhes. Tani ka filluar tja fusi pordhes me keto takimet. Njehere thote se pret njeri Saliun. Tani qe e presin thote jo po e takoi 20 minuta jo po e takoi 40. Tani qe u mor vesh qe Sala e boni takimin tamam ka nxjerr teorine qe nje "burim" i ambasades Amerikane i ka thene qe si ka ftu njeri por kane ik vete. Po mire mor Zaloshnje. Kur paskan ik vete, pse nuk takoi Klintonin shoku Rama? Jo per gje por meqe e paskan ne dore vete. Po si su lodhe duke ja fut pordhes kot mer plak. Tu be bytha flake. Qetesohu njehere. Meqe je icik i trashe si analist po te jap nje sqarim te thjeshte. Po te jap nje parashikim te sakte qe te besh edhe ti nje artikull te sakte njehere te vetme ne jeten tende. Ulu, vendose bythen mire ne karrike qe te bllokosh vrimen e mos pjerdhesh kot dhe shkruaj: Sali Berisha fiton zgjedhjet e 2013-tes, Rama eshte i marre fund. Beje kete artikull Zaloshnje. Keshille miqesore. Ose vazhdo perpelitu me keto traplluqet qe shkruan qe  kundershton veten 3 here ne dite.

Submitted by Miri (not verified) on

Zaloshnje mos u mer me me viziten e Berishes se late nam. Pranoje qe dolet bllof dhe qepeni halen. Si su lodhet duke genjyer or burre i dheut. Nuk e mbeshtet me njeri kryetarin e deshtuar te opozites. Kaq loqe je qe se kupton kaq gje? Ai Muc Nanoja eshte me i zgjuar se ty. Ka bo kthese. E ka kuptu qe Rama ska gjo ne vije.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.