Mund të pengohet loja presidenciale e Berishës?

Më pyeste një diplomat këto ditë: Ka ndonjë gjë që mund ta bëjë Berishën të ndërrojë mendje lidhur me vendimin që ka marrë për të zgjedhur në krye të shtetit një eksponent të Partisë Demokratike? Ideja ime është se ndoshta mund (nuk po më shpëton kjo shprehje tautologjike “ndoshta mund”; po e shkruaj qëllimisht kështu për ta theksuar pasigurinë time) të ndryshojë mendje në qoftë se e merr në telefon Hillary Clinton e ia kërkon këtë gjë. Ia thashë dhe diplomatit, dhe ai më tha si me të qeshur që t’ia sugjeroja ambasadorit amerikan këtë ide; veçse janë shumë të pakta gjasat, më tha, që Hillary Clinton të bjerë dakord që të harxhojë dy minuta nga jeta e vet për të folur në telefon me Berishën.
Në fakt, kjo pyetje që më bëri diplomati i huaj është një pyetje që ia kisha bërë dhe vetes. Po e shtroj dhe në këtë shkrim: Ka ndonjë gjë që mund t’ia ndërrojë mendjen? Vërtet do të mjaftonte një telefonatë e shkurtër nga ana e Hillary Clinton-it, ku kjo e fundit t’i thosh Berishës të merrej vesh me opozitën e të zgjidhnin një president mbi palët? Duhet thënë se nuk mund t’i japësh përgjigje të saktë kësaj pyetjeje, nëse nuk dimë përgjigjen e ca pyetjeve të tjera: Përse Berisha gjakon kaq shumë që ta ketë në dorë postin e Presidentit? Çfarë frikërash e persekutojnë atë? E pse marrja në dorë e postit të Presidentit ia zgjidh problemin me këto frikëra? Apo është e vërtetë tjetra, d.m.th që Berisha po e kërkon këtë post për arsye, që s’lidhen me asnjë frikë, por që lidhen me tahmanë për ta shtrirë sundimin mbi këtë vend sa më shumë të jetë e mundur, për të rregulluar ca balanca të brishta brenda PD-së e për të hedhur ujë në zjarrin e ca rivaliteteve në atë parti, apo për të krijuar një kontekst institucional që nuk do t’i bëhej pengesë në përpjekjet për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2013?
Këto të fundit, do t’i përjashtoja në njëfarë mënyre. Po, janë në listën e arsyeve, që nuk e lënë ta lërë presidencën në dorë të trilleve të negociatave me të tjerët, por nuk janë të tilla që do ta bënin atë të besonte se ia vlen të grindesh me gjithë botën për këtë punë. Vendosmëria e tij e ka burimin te frikërat që e përndjekin. Marrja në dorë e presidencës i jep atij kontrollin e plotë mbi sistemin e drejtësisë, rrjedhimisht i jep ato garanci që sot nuk i ka përballë zullumeve të pafundme që ka bërë. E prandaj kam frikë se dhe një telefonatë e Clinton-it nuk do t’ia ndryshonte mendjen.
Atëherë? Atëherë ca e ca mendojnë se ka një zgjidhje tjetër, d.m.th “le ta mbajë mendjen që ka, por mund të pengohet të bëjë atë që do”. Pikërisht në këto rrethana ka rihyrë në lojë Ilir Meta dhe ky është tanimë një fakt; nuk është supozim, hamendje, apo shpresë. Votimi i para disa ditëve për anëtarin e ri të KLD-së ishte lajm në shumë drejtime, por një lajm veçohej qartazi: Ilir Meta dha provën se po kërkon të rikuperojë sa të jetë e mundur një pavarësi në aksionet, gjykimet e llogaritë e veta politike. Burime nga brenda mazhorancës thonë se Berisha është tërbuar me Metën për sjelljen e asaj dite. Ky i fundit e shpëtoi Berishën, pasi i dha votën e 71-të, por në të njëjtën kohë, së pari e fëlliqi faqe botës duke e detyruar të bënte atë truk procedural, e së dyti i tregoi se votat e LSI-së nuk janë siç kanë qenë, d.m.th miell në thesin e tij.
Është Meta personi që mund ta pengojë Berishën të zgjedhë kë të dojë në postin e Presidentit? Nëse mbajmë parasysh aritmetikën parlamentare, duhet thënë po. Dhe aritmetika është shumë e qartë dhe e thjeshtë: PD-ja ka 66 deputetë në Parlament. Dy deputetë janë të çamëve, që sapo kanë futur këmbët në mazhorancë, e prandaj gjasat janë që të llogariten si vota të Berishës. U bënë 68. Një votë është e Fatmir Mediut, dhe këtë Berisha e ka në xhep shí siç ka portofolin e vet. U bënë 69. Kush është i 70-i? Është Kastriot Islami, të cilin vetëm ndonjë rrethanë shumë e çuditshme mund ta bënte të rikthehej te Rama e te PS-ja. Prandaj dhe ky duhet llogaritur te votat e sigurta. Mirëpo 70 vota nuk mjaftojnë. Duhen të paktën 71 dhe votën e 71-të Berisha nuk mund ta marrë nga LSI-ja. Nga LSI-ja o i merr të katër votat, o s’merr asnjë, e në këtë kuptim do t’i duhet të negociojë me Metën e vetëm me Metën. E prandaj, njerëzit kanë zënë të mendojnë se zgjedhja e Presidentit është në dorë të Ilir Metës.
Është kështu? Sipas meje, nuk është tamam kështu. Votat e LSI-së ia thjeshtojnë punën Berishës (kur i ka me vete), por nuk është e thënë t’ia prishin planin presidencial (nëse i ka kundër). Ai i ka 70 vota të sigurta dhe gjatë dy muajve të ardhshëm, teksa do t’i duhet të kujdeset për shëndetin e secilit prej 70 deputetëve të vet, atij i del për detyrë të psonisë votën e 71-të. Një detyrë, që e ka si bukë me djathë. Madje, nuk është çudi që, për të qenë brenda e për të mos u futur sadopak i pasigurt në këtë lojë, të psonisë 3-4 deputetë. Ku t’i psonisë? E ku tjetër? Në dyqanin socialist. Duhet të ketë në grupin parlamentar socialist nja 3-4 vetë që nuk janë të bindur se Rama mund t’i fusë në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, dhe këta një ditë prej këtyre ditëve, veç e veç apo të tërë bashkë, mund të improvizojnë një sherr me Ramën për ta pasur si arsye për të bërë një aleancë presidenciale me Berishën (ose mund ta bëjnë këtë aleancë pa qenë nevoja e ndonjë sherri; një vendim i tillë mund të përligjet me nevojën që ka vendi për stabilitet politik në prag të vjeshtës, kur në Bruksel do të rikonsiderohet kërkesa e Shqipërisë për vendin e kandidatit).
Shkurt, janë të gjitha gjasat që Berisha ta fitojë bastin presidencial. Ai e ka treguar dhe herë të tjera se në momente të tilla është në gjendje të ketë atë mazhorancë që i lipset. Prishja me Metën i prish atij seriozisht ekuilibra të mazhorancës së qeverisjes, por nuk e mban varur e nën presion për sa i takon mazhorancës presidenciale. Pa Metën, pra ai do ta ketë të zorshme të vazhdojë qeverisjen, e të futet i qetë në zgjedhjet e vitit tjetër, por sa për Presidentin, atë e ka në xhep. Me apo pa Metën.
Comments
Nuk ka asnje aresye

Nuk ka asnje aresye morale qe ti kerkohet Berishes te leshoje presidentin pasi ndryshimet kushtetuese u bene me miratimin e te dyja paleve dhe ne vetvete ky ndryshim nenkupon pikerisht faktin qe presidentin e zgjedh ai qe ka shumicen e thjeshte ne parlament pra ne rastin konkret mazhoranca. Midis partive te mazhorances sigurisht qe presidenti te pakten moralisht i takon PD sepse eshte ne distance forca e pare ne koalicionin mazhoritar. LSI apo aleatet e tjere te saj mund te kerkojne te perzgjedhin mes kandidaturave te ofruara nga PD por nuk ka asnje kuptim qe presidentin ta diktoje LSI, PR apo PDIU sepse sovrani nuk u ka dhene atyre gravitet dhe besim te mjaftueshem per te mbajtur mbi supe nje barre te tille. Eshte e vertete qe PD mund te gjeje vota edhe nga socialiste te tjere por teorikisht nuk do te duhej ta bente sepse parimisht presidenti i perket asaj ! A mendon vertet z.Nano se nese Rama do ishte kryeminister ai do te ofronte nje president konsensual ???

problemi eshte se gjithmone

problemi eshte se gjithmone merremi me ate qe do te bente rama, e jo me ate qe ben berisha. pra, situatat hipotetike zene me shume vend se jeta reale! qe ketu nis deformimi. sa per ndryshimet kushtetuese dhe presidentin e maxhorances, kjo rrezohet nga fryma e vete kushtetutes. imagjinoni jozefina topallin kryetare shteti, nderkohe qe kushtetuta shprehet e zeza ne te bardhe, qe presidenti eshte perfaqesues i unitetit te popullit. me nje president blu, kete vend e presin vetem gjera te keqia. shihni cpo ndodh perdite me fushaten e sali berishes per te kapur gjithcka ne kete shtet. mos u beni miope, njerez!

Ndryshimi Kushtetutes per

Ndryshimi Kushtetutes per zgjedhjen e Presidentit, nuk u be absolutisht per tia dhene Presidentin Maxhorances, por per te mos lejuar ndonje Opozite te papergjegjshme qe te abuzonte dhe ta conte vendin ne kolaps juridik edhe kur kandidatet ishin mbipartiak dhe figura te shquara.

Tufa e analisteve legena dhe medioker qe sot flasin ndryshe, perpara se te zgjidhej Topi bertisnin qe procedura kushtetuese per Presidentin eshte anormale sepse e con vendin ne nje kolaps pa patur arsye te qenesishme prandaj duhet korigjuar sa me pare.

Ti Endri qe te shqetesoka kaq shume vullneti i sovranit, e ke harruar qe dy Presidentet e fundit i zgjodhi idhulli yt Berisha, ndonese sovrani i dha me pak se 50% te votave (duke i quajtur edhe ato qe vodhi).

Shqiptaret nuk jane populli me i shkerdhyer ne Europe sepse ja u kane futur te tjeret, por sepse vdesim te shkerdhejne veten e tyre !!!!!!!!

Une nuk jam dakort me

Une nuk jam dakort me argumentin e Endrit se PD paska autoritetin moral per te patur presidentin. Nje demokraci e vertete kerkon ndarje pushtetesh jo perqendrim te atij.

Po nga ana tjeter nuk jam dakort as me argumentin tend. Ne momentin qe presidenti mund te zgjidhej me 71 vota, legalisht ideja e nje presidenti mbi palet mbaroi. Te njejten sjellje do kishte sot dhe mazhoranca e PS, sepse askush nuk do te heqe dore nga pushteti. Ka pak rendesi se cfare kerkesash cilesore kerkon kushtetuta apo cfaredolloj ligji tjeter. Ne fund e rendesishme eshte mekanizmi. Nqs mekanizmin e ka ne dore nje parti, atehere ajo do bej ate qe do vete.

Kjo kryqezata e Mucit kunder presidentit te PD do ishte e besueshme vetem nqs do kishte ngritur fort zerin e te bente nje ndarje te madhe me Ramen ne 2008. Pas asaj ngjarje nuk ka me besueshmeri. Mucit nuk i interesojne institucionet e mira, i intereson pushteti i Rames.

Në qoftë se shumica dotë

Në qoftë se shumica dotë ishte realisht shumicë pa dyshim që në bazë të kushtetutës do t'i takonte dhe presidenti por realisht shumica e PD-së është pakicë (ajo vodhi votat) prandaj këmbëngulet që votimi të bëhet me konsensus. Precedenti egziston. PS-ja madje kishte edhe 2/3 në parlament e u detyrua t'ia delegojë kandidatin PD. Kjo për faktin se 2/3 nuk ishin reale .

Ai brumulli i skraparit do

Ai brumulli i skraparit do tja japi votat e presidentit me një kusht që të mari prokurorin e përgjithshëm dhe të vërë të pa epurin Braho

Endri, me siper ben nje

Endri, me siper ben nje observim sa te sakte aq edhe te vertete: nese z. Rama do te ishte ne pozicionin e z. Berisha nuk do te afronte per 100 vjet nje president konsensual.

Kjo eshte edhe tragjedia: vendi eshte zene peng midis dy protagonisteve kokedrunj qe kompromisin e kujtojne fjale ne gjuhen kineze, vendi eshte zene ne kurth midis cekani PD-ist dhe kudhres socialiste.

Do te ishte mire qe pazaret te prisheshin nga nje i trete, qofte ky edhe karte e djegur si LSI. Kjo do te inkurajonte aktore alternative dhe do te forconte precedentet e paket te prishjes se monopolit te 'burrave te forte' te politikes shqiptare.

Astrit te ltm me jep vetem

Astrit te ltm me jep vetem nje rast ne keto 20 vjet qe partite e vogla kane prodhuar ose promovuar nje vlere ne politiken shqiptare ??????? Ato jane kopje edhe me banale, te shemtuara e primitive se partite e medha !

Fakti qe PD nuk ka sot

Fakti qe PD nuk ka sot SHIK-un. Fakti qe neser PD mund te mos beje Jozefina Topallin presidente. Fakti qe Nano e Meta nuk silleshin me te njejtin kontroll total dhe arrogance ala padron qe ka Berisha mbi qeverine e tij.

Partite e vogla kane interesat e tyre si ato te medhate. Jane banda te vogla si te medhate, pa pike statuti, procesi demokratik etj etj. Po nga ana tjeter cilat jane vlerat e medha qe kane promovuar dy te medhate. Ideologogjia e tyre qendron vetem e vetem ne kundershtimin apriori te cdo gje qe thote pala tjeter.

Ajo qe dime nga historia eshte qe pushteti i perqendruar ne pak dore gjithmone krijon autoritarizem e korrupsion. Kesisoj roli i partive te vogla nuk eshte te promovjne vlera (se nuk e ben askush kete). Roli i tyre eshte te menjanojne kontrollin absolut te pushtetit nga Rama-Berisha. Ne fakt procesi demokratik nuk eshte asgje pervecse nje sistem per te kontrolluar e frenuar pushtetin e politikaneve. E kjo behet duke e ndare dhe e shperndare pushtetin ne sa me shume duar. Po i frenove pushtetin politikaneve eshte shoqeria pastaj qe merr fryme e lire, investon, punon, e pastaj zhvillohet.

Po Endri mire e the. Partite

Po Endri mire e the. Partite e vogla jane hale. Kete sistemin mos ta ndryshojne qe te zhduken fare.

Atehere kur jane politikanet

Atehere kur jane politikanet me pa moral ne bote (ti marre berisha i gerdecit,21 JANARIT)te tere institucionet e te beje si doje kot po kot fare jemi,beteje e humbur,jam pesimiste,populli duhet te ngrihet vete se te paskrupujt fut ketu edhe oketen ,jane dakort me mafiozitetin e demaskuar( ka kohe edhe nga mediat kosovare )te kesaj palo mazhorce ,ska drejtesi,as moral ,vetem kurveri dhe une ngela pa pune se nuk e pranoj dot poshtersine

o NN me siguri do jesh nga

o NN me siguri do jesh nga ata qe nuk durojne poshtersite e mazhorances por do beje si do beje me ato te minorances :P

Partite e vogla mund te jene

Partite e vogla mund te jene vertet po aq te keqija apo dhe me keq se partite e medha. Nuk e diskutoj ne kete aspekt.

Ceshtja eshte se partite e medha jane te pandreqeshme dhe se teorikisht vendi do te shpetonte nga nje parti e re - qe domosdoshmerisht do te linde si parti e vogel. Dmth une nuk behem merak per partickat ekzistuese apo leader-et e tyre 'historike'. Une behem merak vec per hapesiren qe partite e vogla do te ruajne ne skenen politike ne menyre qe nje parti e ardheshme to mos e shikoje veten te asfiksohet nga dy maskarenjte e vjeter.

Per sa i perket precedenteve te partive te vogla qe te kene dhene kontribut (mbase jam naiv dhe me iluzione te kota) por kur kishte ne gjirin e vet njerezi si Pellumb Xhufi, Klosi dhe disa te tjere, mua LSI me inspironte (OK, e di se disa njerez mosbesues ketu do te me bejne namin). Mua me pelqeu shume fakti qe ata kontribuan ne nxjerrjen ne pension te nje prej agallareve problematike si Fatos Nano dhe mbrojtja qe ata i bene Kushtetutes se vendit. Jam dakord me tere vleresimet qe mund ti jepen LSI se mevoneshme - por fakti eshte qe per 2-3 vjet ata mu duken si opozita e vetme e pranueshme ne Shqiperi.

Z. Nano ! Qe ne fillim te

Z. Nano ! Qe ne fillim te shkrimit mund ta gjesh pergjigjen e pyetjes qe diplomati ju ka bere. Po, ti pergjigjeshe atij diplomati,jeni ju qe ja ngrini mendjen Berishes, me fjalet tuaja dy kuptimeshe apo pa kuptim fare. Le te mblidhen keta ambasadore dhe t'i thone troç Berishes,NDAL, mjaft me ! Dhe po nuk degjoi, atehere hyn ne loje dy minuteshi i Hilarit.

Sa per vota nga ndonje i PS, nuk besoj se mund te arrij te mare.Perse? Sepse kush do te dilte nga radhet e PS, atehere do ta kishte te sigurt se nuk do te ishte me deputet? Ndersa tani kane fillur te tundin bishtin,sapo ju afrohet Edi. Bile dhe Kaci, beri nje gjest futje bishti nder shale, nese e degjove, kur tha se me Ramen, kam marredhenie normale.

Sa per Meten, ai do te beje loje per te perfituar sa te mundet. Po ne se Berisha nuk i leshon pe duke vendosur qe te mbytet, edhe Meta, me pas eshte i mbytur me anijen e Berishes. Meta nuk del dot nga koalicioni, pasi votat e tij jane te llogaritura vetem mbi bazen e te punesuareve. Ne se ai del nga koalicioni, te punesuarit nuk do ta ndjekin.Ata do te ruajne vendet e punes duke, kaluar menjehere me Berishen,(Perjashto zyrtaret e larte). Kete gje Meta e di mire dhe nuk ja mban bytha t'i qendroje aq fort kunder Berishes, se kjo do te jete zhdukje e plote e tij nga skena politike...!?

Mustafa nuk e di nese e kini

Mustafa nuk e di nese e kini kete informacion te para disa diteve tek Shqiptarja.com ku nder te tjera permendte edhe 10 depute brenda grupit te PD me emra qe do ti bashkangjiteshin partise se Bamir Top-it dhe qe nuk do votonin nje President Politik.......nq.s kj eshte e vertete max derin ne vjeshte do kemi zgjedhje te reja.

Ke bere nje gabim ne

Ke bere nje gabim ne llogritje Mustafa. Ke hamendesuar se i merr 66 vota nga PD por jo se i merr. Behet fjale per ndonje deputet mbeshtetes te Topit.

E po respublica nuk lexohet

E po respublica nuk lexohet me. Editoriale qe ju ngjajne trilleve te krijuara nga SHISH. Nuk flitet me per parime e qellime te larta. Ishte aq gazete e bukur ne lindjen e saj, saqe nuk mund te ishte e vertete. Logoja e sponsorit te kesaj gazete te kujton mamuthin....Qe nga sot kam NO KOMENT

Po menyra e votimit- i

Po menyra e votimit- i fshehte ose jo(ne kuptimin real, jo "i fshehte" si heren e fundit)- sa ndikon ne koeficientin e ketyre llogarive o Mustafa?

"veçse janë shumë të pakta

"veçse janë shumë të pakta gjasat, më tha, që Hillary Clinton të bjerë dakord që të harxhojë dy minuta nga jeta e vet për të folur në telefon me Berishën."

Ndersa ju harxhoni ore te tera duke folur per keta personazhe.dhe me e keqja,akoma,me beni te harxhoje edhe mua mbi nje ore duke lexuar shkrimet e juaja per te njejtet personazhe.

Keta personazhe na kane futur ne rrugen e gabuar,keshtu qe edhe po te fitojme jemi te humbur,nuk kemi shpetim.

Ideollogjia eshte nje produkt i nevojshem per çdo elite drejtuese,funksionale per ekzistencen e saj: Mban ne kembe bindjet,furnizon motive,ne pergjithsi fisnike,per te justifikuar qendrimin e saj.

Ideollogjia behet nje dem i pariparueshem,kur "ndergjegja fallco" behet permbysese dhe merr formen e nje lenteje qe deformon realitetin dhe qe pengon te dallosh te verteten.

Sipas meje pjesa me e madhe e medias,perfshire dhe analistet jane shefat e "Maredhenieve me publikun" te partive kryesore dhe mos prit gje nga ata.

Keshtu qe asnje gje te re ne nuk marrim vesh nga ata,sepse ata nuk punojne per te ndriçuar mendjet tona,por per te çoroditur mendjet tona.

Frikerat qe ka Berisha, qe i

Frikerat qe ka Berisha, qe i ka dhe Rama, vijne nga besimi i munguar mes paleve. Por nuk shoh ndonje problem nese presidenti do te ishte nga maxhoranca. Kjo eshte demokracia, jane numrat ata qe imponohen. Pse habitemi, kudo ndodh keshtu. Nuk zgjidhen punet ne politike duke hapur rruge. Berisha dhe Rama duhet te kene me shume besim, kjo duhet. Presidenti s'ka rendesi. Dy presidente kane qene nga radhet e Berishes, por kane pasur kurajen te mos perkulen. Ndoshta s'eshte keshtu. Nga praktika nuk ka asgje qe flet se presidenti do te jete vegel e qeverise se Berishes. Pas nje viti do te kemi zgjedhje te reja. Nje president i Rames, qe pretendon te behet kryeminister, po ashtu s'do te ishte mire sipas kesaj llogjike.

Nuk e kuptoj pse diplomatet e huaj jane kaq te shqetesuar. Si nepunes s'ma do mendja se pyeten nga vendet nga vijne per kreun e shtetit. Ne Tirane bejne llogari se si mund te ndalojne kryeministrin per presidentin. Na jane ulur ne maje te kokes dhe po na pshurrin. Bamiri i ka parakaluar te gjitha frikerat qe kane, si diplomatet ashtu dhe vete ne. Le te kemi zgjedhje te qeta dhe partite te bejne me te miren per kandidatin e tyre. Te zbatohet kushtetuta deri ne fund, kjo na duhet. Natyrisht dhe mendime do te bejme si para dhe pas zgjedhjes...

pershendetje Argumentat qe

pershendetje

Argumentat qe ka paraqitur zoti Nano jane shume te afrushme me te verteten,panvaresisht se cmund te beje zoti Topi me disa miqt e vete deputete te mazhorances qe deri tani jane ne zero e madhe. Por keta e kane bere aq te veshtire te verteten saqe duket sikur dhe vete se dine se kush do behet presidenti,por nje gjo duhet te dime se kushdo qe te vihet do jete vetem per interesa te pushtetareve dhe jo per te mire te popullit.(ZOTI NA RUJT NA JOZEFINA)

faleminderit

z.M.Nano!Kjo puna e

z.M.Nano!Kjo puna e telefonates eshte pakogje,se me duket barbari do shkoje ne Amerike,a se duan ne Hollywood nje barbar te vertete t'a shohin me sy,apo se ka per te paguar dora vete ndonje kest per maskarenjte e Kongresit amerikan dhe lobistet e tyre,nuk eshte e qarte,por me mik pas mikut do takoje sigurisht ndonje zv/asistent te zv/ndihmesit te ndihmesit te dyte te H.Clinton,e padyshim qe do ngrejne ndonje dolli per presidentin e ardhshem te Shqiperise,i cili i duhet Shqiperise aq sa ç'me duhet mua sot ylli i sulmuesit te dalluar ne hekurudhen MRK(Milo.-Rresh. -Klos;haha,me dalin si koalicion antiberishe).Llogaria jote ashtu eshte,por bej nje meditim;a ka ç'na duhet Presidenti?Me çfare"sporti"merret ai konkretisht?Sa leke kushton Presidenti,zyrat,drita qe harxhon,ujin per te vaditur trendafilet e Presidences,boja per te lyer pallatin e Brigadave,etj;bodigarde,kostume bodigardesh,oh edhe syze si ato te naser aliut tek Shekulli,makina,deri edhe pjatalares.Imagjino sa korrent harxhohet kot ne prozhektoret televizive per t'a ndriçuar me kot Presidentin,qe realisht si figure dhe instititucion eshte katandisur ne personazh komik,si çufoja qe s'po ia permend prejardhjen gjenetike,se e kam aq respekt per figuren qe pershendet ndonjehere mjekerrmedhenjte e feve me rastin e vezes se Pashkeve,apo hashureve,apo kur jep medaljet heronjve te pilafit apo shkencetareve te kungullit katror.Nuk eshte faji i Topit i gjithi,se edhe Mejdani,Moisiu po aq te pafuqishem ishin ndaj sarkazmes se nanoberisheve,qe i konsideronin si buratine dhe jo si burra shteti.E ç'e duam Presidentin ne?A bejme dot pa President?Une mendoj qe ia dalim me mire pa president.As Berisha nuk gjen dot alibi se shikon horra bulevardi nga xhami i blinduar i zyres,as medalje nuk dua me te shikoj,se me aq sa e kemi rrenuar Shqiperine,ne kete fare feje,jo medalje qe s'meriton kush,po ndonje dajak me gdhenjka;sikur,biles Berishes i takojne dy;nje nga koka dhe tjetri nga kembet.Mire ka thene ai diplomati,H-Clinton nuk ka as 1' kohe per Berishen;ne fakt mua s'ma mbush mendjen per grua inteligjente;thjesht eshte atje se u mesua bota me mbreter dhe trashegimtare;shyqyr qe Obama i ka vajzat e vogla,se do n'a kujtonte sagen e Busheve.Ne fakt,gruaja e Obames mund te kandidoje;kam besim se e mund te shoqin ne zgjedhjet presidenciale.Thone se pas 4 vjetesh do rikthehet nje djale tjeter i Bushit plak.Do ndonjerin qe ka kohet e merret me republiken e bananeve,qe ka shqiponjen ne flamur?Gjej Arvizun,se ai i njeh kafenet e Tiranes me mire se policia financiare.Bile propozoji Arvizus qe ne vend te shqiponjes te vendose nje banane te hapur,me dy zhapat anash;do jete goxha figure!E perdorin filmat ne Hollywood,se eshte shenje perfekte dhe me ç'na ka punuar Arvizoberisha e kemi merituar.

Ka disa ketu qe delirojne per
Ka disa ketu qe delirojne per zgjedhje te reja. Ka disa qe i qajne hallin kaloresit (Sales) se i varen shalet. Sala e ka demostruar keto 20 vjet qe eshte politikan kalibri dhe jo kokerr deshtaku sic eshte piktori Rama qe Muci e do aq fort. Jam i bindur qe Muci e di shume mire se Rama eshte politikan totalisht i paafte por ky i ka rene per hise Ps-se si kryetar prandaj eshte i detyruar ta mbroje. Si perfundim ta dini mire qe Sala jo vetem ka numrat ne parlament por do fitoje bindshem dhe do kete qeverisje edhe me te forte ne 2013-ten. I paralajmeroj militantet e piktorit te shkulin floket qe tani nga dhimbja humbjes. Me Ramen do jeni perjetesisht ne humbje. Hajt shnet.
Qe Meta do jete kyci i

Qe Meta do jete kyci i zgjedhjes se Presidentit kjo nuk ka dyshim i dashur Muçi.Qe te vazhdoje te tregoje se ai eshte i majte dhe se i ka per zemer socialistet ai nuk do te vere kandiatat per president nga te vetet apo edhe ndone jo partiak nga shoqeria civile,por liderin historik te se majtes si e quan ai Fatos Nanon.Ne kembim nga ky i fundit do te kerkoje vetem nje gje ,te shkateroje perfundimisht PS dhe ti pergatite terenin, qe edhe po mos e kullufiti te gjthe PS e shpartalluar te marre nje pjese te mire te saj,aq sa te behet faktor real ne politiken shqitare.Nje gje duhet ta ngulitesh mire ne koke ,persa kohe ne krye te PS do jete Edi Rama loja e Metes dhe Nanos nuk do te mbaroje.Per ironi te fatit ,tani u ka ardhur asi ne dore dhe duke shfrytezuar dhe ambicjen e Saliut edhe per nje mandat tjeter do e detyrojne kete te fundit te hedhe vallen sipas avazit te Metes.Saliu e di me mire se kushdo se zgjedhjet e parakoshme do sillnin ne Pushet Ramen dhe nje fund te pa lavdishem per te ,ndaj per te shmangur ato, ai do pranonte President edhe djallin e jo me Fatosin.Pra loja eshte e qarte ,Saliu mer nje mandat te trete,Iliri behet me i forte se kurre dhe Edi largohet nga poltika si qen i rahur...Kjo mund te shmanget vetem nese Edi nuk bie nen presion dhe ta pranoje Tosin si kanditat te PS dhe te beje edhe ai nderkohe ca hesape se cmund te beje per vete ndonje deputete te Saliut,megjithese ai eshte lojtar i dobet dhe nuk e luan fare pokerin si Tosi,dhe qe nuk di te luaj bllofin ,kete e provoi me anetarin e KLD ku doli huq.Perderisa edhe nderkombetaret nuk e kontestojne kanditaturen e Tosit,se ruajna o Zot ,mendojne se mund te jete ndonje fycke si Xhozefina ,nuk eshte cudi qe ne Preidence te kemi Fatosin dhe pastaj te tjerat meren me mend...

Z. Nano ben nje analize shume

Z. Nano ben nje analize shume inteligjente si gjithmone. Ai godet taman ne thembren e Akilit kur thote "nga kush ka frike". Une mendoj qe frika do ta beje Berishen te luaje çdo gur. Berishes i intereson president Fatos Nano. E din me mire Z. Mustafa perse! Frika! Perse frika! Eh frika! E perse Z. Fatos, nga frika. Me Z. Fatos Berisha merr votat e LSI dhe ndonje socialisti e keshtu e mbaruar. Perse e don Fatosin Zoti Sali. Sepse Fatosi eshte oportunist nuk eshte nje "luftetar" per te drejtat e qytetareve. Fatosi pin nje gote raki e mjaft. Nuk ve bast se do te ndodhe tamam kjo sepse ka edhe alternativa te tjera, por bast ve se do te behet sikur don Berisha per kete jam me se i sigurte. Perse ka frike Berisha dhe banda e tij. Te njejtin hall qe ka Makbeth i cili thote "çdo gje qe niset keq, forcohet me te keq, e perfundon me dreq". Perse perdorin kete gjuhe kunder Edi Rames sepse eshte socialist! Ne fakt socialist eshte Sala, ai don te socializoje humbjet dhe te privatizoje fitimet me klanin e tij. Edi Rama nuk eshte socialist dhe as me pak komunist kjo eshte pikerisht frika e Sales. Edi Rama persa kam njohje une -pasi nuk jetoj ne shqiperi- kerkon respektimin e ligjit, luften kunder korrupsionit e mbi te gjithe pune, pune, pune. Por keto gjera i kallin tmerrin socialistit Sali. Eshte tjeter gje se do te fitonte Rama e nuk vendos asgje ne praktike, por per Berishen perben nje rrezik shume te madh pasi eshte e sigurte se Edi nuk eshte Fatosi. Atehere Sala eshte i detyruar te jetoje jo vetem ne friket Makbethjane por edhe ne dilemen Hamletjane "me mire te vuajme ne te keqet qe njohim se te hidhemi ne ato qe nuk njohim". Nje shtet per shqiptaret do te thote burg per Salet do te thote edhe sekuestrim i pasurise se paligjshme dhe kalimi ne duart e shtetit te shqiptareve sikur ndodh kudo ne bote perfshi libine tunizine e egjyptin.

Add new comment