Revanshi i gjakologëve

Postuar në 22 Prill, 2012 06:33
Ardian Vehbiu

Një batutë politike, e kryeministrit Berisha, gjatë vizitës së tij në Turqi, për “gjakun shqiptar” të shumë qytetarëve të atij shteti u bë shkas për shpërthimin e një zemërate të paparë në mediat nga komentues, editorialistë, kolumnistë, historianë, opinionistë dhe të tjerë ekspertë gjithfarësh (vetëm hematologët mungonin), i denoncuan njëri pas tjetrit, por në unison, këto lidhje gjaku që kishte përsiatur lideri shqiptar.

Natyrisht, batuta e kryeministrit mund të kritikohet madje duhet të kritikohet, por orvatjet për ta nxjerrë atë nga konteksti thjesht politik-diplomatik tingëllojnë në thelb histerike; aq më tepër në gojën e të gjithë atyre të cilët premisën e Berishës për “gjakun shqiptar” në Turqi e kthyen kokëposhtë, dhe filluan të shkumëzojnë kundër “gjakut turk” ndër shqiptarët, thuase këto farë përzierjesh gjaku janë të këmbyeshme.

Të tërheq vëmendjen, mes kësaj kakofoni, rikthimi te “gjaku”, si element bazë i identifikimit kombëtar, së paku nga të gjithë ata që ia mbajtën për gafë të madhe kryeministrit deklaratën në Turqi; pa çka se gjaku në këtë mes funksionon si kryemetaforë për çështjet madhore të kombëtarizmit shqip: autoktoninë, zhvendosjet, Lindjen, Perëndimin, Krishterimin, Islamin.

Megjithatë, qoftë edhe vetëm si metaforë, “gjaku” nuk është kurrë i pafajshëm; shqetësimi për “gjakun turk” në shqiptarët dhe neveria – sërish në kufi të histerisë – ndaj përzierjes së gjakut me Azinë, ose me “hunët”, i referohen një lloj diskursi racist, i cili në mediat shqiptare ende nyjëtohet në forma primitive, ndonjëherë qesharake, por që mbetet megjithatë racist.

Gjaku, si dëshmi sa biologjike, aq edhe shpirtërore, e vijueshmërisë së familjes, fisit dhe kombit, risjell në tryezat e debateve kryetemën e pastërtisë, e cila e sheh çdo ndikim të huaj si ndotje (polucion) dhe e kërkon shpëtimin te pastrimi (purifikimi), ose restaurimi i autentikes, përkundrejt shtrembërimeve, tradhtive dhe subversioneve të tjera.

I kemi ndeshur këto shqetësime në fushat e leksikut, të qëndrimit ndaj fjalëve të huaja e të toponimeve; por mishërimi i tanishëm në lëmin e racës, ose të identitetit biologjik të shqiptarit, përfaqëson një hap prapa, deri edhe brenda vetë folklorit kombëtarist që kultivojnë me kaq zell mediat.

Përqafimi i doktrinës kombëtariste, në formulime nga më primitivet, do të përfaqësonte pikërisht atë ritual purifikimi, i cili do të rindërtonte thelbin e shqiptarisë nëpërmjet mbarështimit.

Aq më groteske vjen e bëhet e gjithë kjo komedi, sa kohë që Mein Kampf i Hitlerit, deri dy-tre javë më parë, ishte libri më i shitur në libraritë edhe të Tiranës edhe të Prishtinës; çka don të thotë, ndër të tjera, se lexuesit pas gjase të shumtë të atij libri, të ekspozuar tashmë ndaj një vizioni sociologjik të obsesionuar ndaj gjakut, gjakut të pastër, përzierjes së gjakut, arianëve dhe joarianëve, Europës dhe Azisë, pastrimit të gjakut dhe pastrimit të racës, janë tanimë gati të dëgjojnë dhe të kuptojnë “mirë” komentatorët në media, të cilët janë vënë të shkulin leshrat, përballë mundësisë ngjethëse që turqit a osmanët të kenë përzier shtrat e gjak me shqiptarët.

I marrë në vetvete, argumenti i gjakut është i padenjë për të zënë kryetitujt e mediave të një shteti modern pluralist dhe demokratik. Në një editorial te ResPublica, M. Nano me të drejtë vërente se këto janë po ato media dhe po ata komentatorë e opinionistë që pothuajse nuk i kushtuan vëmendje një deklarate tjetër të Berishës, i cili pak ditë më parë i kërcënoi socialistët në Parlament se “do t’jua bëj prapë si në 21 janar”, të zënë siç ishin me çështje të gjenetikës, të lisit të gjakut e të lisit të tamlit.

Fillesa biologjike, madje hematologjike, në debatet e tanishme nuk mund dhe nuk duhet të shihet vetëm si dëshmi e mjerimit të diskursit publik; as si konfirmim i frikës se tanimë kombëtarizmi është e vetmja ideologji që ka mbijetuar me forcë të mjaftueshme, për të ushqyer lëvizjet politike. Duke gjykuar nga argumentet e sjella në shtyp, nuk mund të mos të krijosh së paku dyshimin se kemi të bëjmë, sërish, me një simptomë akute të krizës identitare të shqiptarit të sotëm, të shkaktuar jo nga Turqia e neo-otomanët, as nga trifetarizmi, por thjesht nga dështimi i shtetit.

Vetëm rrethanat e rrezikut real, ose të perceptuar, se indi social dhe politik i republikës po shpërbëhet përfundimisht dhe rregulli e ligji po shtyhen mënjanë e po dëbohen nga skena prej arbitraritetit, forcës dhe gënjeshtrës, mund të shpjegojnë suksesin e ripërtërirë të mitologjisë së gjakut e të pastërtisë racore, e cila frymëzon një shtysë përndryshe të papërcaktuar mirë për “pastrim”, e cila sipas rastit, drejtohet ndaj armikut të momentit.

Të rrethuar nga e keqja e të pafuqishëm për ta luftuar, e ndiejmë tundimin të fortë për ta gjetur burimin e kësaj së keqeje te Tjetri.

Po të heqim mënjanë disa të marrë, të cilët vërtet besojnë se është fjala vërtet për kodin gjenetik të shqiptarit, gjaku po funksionon, në rrethanat e tanishme, si fjalëkyç për të shënjuar gjithçka të ruajtur nga lashtësia, falë virtyteve të brendshme të qëndresës dhe mbijetesës, dhe përkundrejt orvatjeve, të jashtme, për asimilim, përfshirje, konvertim dhe përzierje; çka lidhet jo vetëm me klishenë e pandryshkshme të së vjetrës së kulluar, por edhe me tmerrin sa provincial, aq edhe ekzistencial, nga korruptimi që duket sikur shoqëron hapjen ndaj botës dhe lëkundjen e sigurive të dikurshme.

Çdo diskurs i themeluar mbi gjakun synon t’i zëvendësojë marrëdhëniet sociale me marrëdhënie biologjike; ose –  për ta orientuar debatin sipas një kundërvënieje së cilës i jemi referuar shpesh në debatet tona –  ta zëvendësojë qytetin me fshatin. Kjo aspak nuk do të thotë se protagonistët e debateve të origjinës sot kanë mbetur fshatarë të trashë; por vetëm e vetëm se këta protagonistë kërkojnë, nëpërmjet imponimit të një këndvështrimi përndryshe të diskredituar, t’i rehabilitojnë gjakun dhe racën si vlera të agora-s politike, me shpresën e fshehtë – do të shtoja – se nesër do të jenë pikërisht ata që do t’i gjykojnë dhe klasifikojnë shqiptarët e tyre, sipas kritereve që i kanë formuluar vetë. Prapa pornografisë hematologjike nxjerr kokën, siç mund të pritej, ëndrra për supremaci.

Marrë nga blogu 'Peizazhe të Fjalës'

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

z.vehbiu, ok po nuk e di pse tema e juaj del jashte 'revanshit' kunder te cilit flisni? apo esht revansh ndaj 'revanshi'?

s'e di pse ata qe mund te ken vujt per shkak historik s'paskan te drejte te fyhen prej shprehjes se z.berish, e pse s'paskan te drejt te korrigjojn nga ana e tyre pa u gjykuar nga ju si 'fshatare', ndersa ju i ruani te drejtat tuja per t'u shpreh kunder atyre shqiptarve qe i fyen z.berisha pa te drejt.

Submitted by Anonim (not verified) on

Me duhet te pajtohem me Anonimin me lartë z. Vehbiu. Ju jeni një njeri inteligjent, por edhe një relativist që të fut krupën. Sëpakut mos na u shitni si neutral- ju thirrni për mosmarrje të pozicioneve absolutiste, kurse vetë e bëni të njëjtën gjë. Nuk jeni drejt që për çdo gjë sulmoni vetëm anën shqiptare. E kam vërejtur këtë në mbi 90% të shkrimeve tuaja dhe ju siguroj që përkundër qëllimit të mirë që mund të keni në mendjen dhe zëmren tuaj për- sipas jush- ndriçim të shqiptarëve- do të arrini të kundërtën- shqiptarët vetëm sa do të fortifikohen në shqiptarizmën e tyre. Si ju si shumë nga neosulmuesit e ri të patriotizmit dhe zgjimit shqiptar vuani nga një keqkuptim tragjik- nuk është e vërtetë që patriotët shqiptarë dhe ata që donë një komb të fortë shqiptar (as më të fortë por as më të dobët se kombet e përparuara nga gjithë bota) mërzitën për teorinë e gjakut si kujtoni ju. Jo, patriotët shqiptarë do të fusnin në kombin kulturor shqiptar fjala bie edhe maqedonasit edhe malazetë, për të krijuar një areal shqiptar kulturor, politik, ekonomik dhe pse jo edhe ushtarak. Neopatriotët e rinj shqiptarë janë më të mençur se sa ju kujtoni që të mos humbin kohë me gjakun, por ja që ju jeni ngulur dhe nuk lëvizni nga një çështje qesharake. A kemi ambicie ne neopatriotët panshqiptarë? Si jo- kemi që ç ke me të. Por ambicia jonë bazohet në tri shtylla-

1) vullnetin e shqiptarëve që të jenë një

2) integrimin

a) kulturor

b) ekonomik/politik

c) territorial

3) ambicien për zgjerim

Shekulli 21 është shekull kur ka më shumë shqiptarë të lirë se kurrë. Liria është bazament i lindjes së forcimit të një grupi njerëzor. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për koruupsionin, makutërinë dhe dobësitë e klasës poltike panshqiptare, por kjo edhe ështlë armë që mund ta përdorim në favorin tonë- sepse sistemi kapitalist është i këtillë- krijon shtresën e atyre që akumulojnë kapital dhe kur të vie koha ne i hedhim në parapavijë, por do ti detyrojmë të na financojnë. Nuk po e zgjas më shum sepse nuk ka rëndësi, por po ju tregoj z. Vehbiu se ka edhe plot ide tuajat që do ti shfrytëzojmë- në shumë raste do të bëjmë pikërisht të kundërtën e asaj që thuani ju. Pra, e shihni, edhe pse nuk jeni një nga ne- ju na ndihmoni shumë në njërën anë të shohim ndonjë gabim duke u përballur me kritikat tuaja dëshpëruese, por edhe duke mos bërë atë që ju thoni se duhet bërë. Nëse secilën anë ne dalim fitues. Koha është në anën tonë. Individët si ju vdesin, ne si ide dhe vazhdimësi nuk vdesim kurrë. Shqiptarët janë e adrhmja e Ballkanit- ne do të jemi izraelitët e Evropës- na jipni vetëm edhe 25-35 vjet. Të gjithë do të çuditeni. Zgjimi ka filluar dhe sa më shumë kohë që ju merr juve të mos e shqihni se shqiptarët po zgjohen, aq më mirë për ne.

Submitted by Babazula (not verified) on

Anonimi Brejvik, nuk ke me shume kohe se sa 10 vjet. Po nuk e arritet projektin tuaj me zgjerime dhe prapavija, pas kesaj kohe do filloje projekti "jone". Projektin ta them pas 10 vjetesh, shihemi po ketu.

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

Babazula, te hyfte vuvuzela... per kete te garantoj une - qe do te te hyje...

Submitted by Koz (not verified) on

Po Ermrin pse se ve ketu meqenese flet si zedhenes i neo-patrioteve shqiptare. Une e kuptoj qendrimin e kundert me ate te Vehbiut por Mua me duket se ai be fjale per racizmin dhe ndoshta nacionalismin e verber e radikal dhe jo dhe aq per patriotizmin e vertete mes shqiptaresh.

Submitted by arnaut (not verified) on

shume dakort me Vehbiun. "gjakologet" haha, shume e gjetur

Submitted by Anonim (not verified) on

Babazula cili eshte projekti juaj- zhberja e popullit shqiptar? Enderroni, enderroni edhe ti edhe Vehbiu!

Submitted by Anonim (not verified) on

Babazula harrova- Brejviku ta qifte motren dhe nenen bre antishqiptar!

Submitted by Babazula (not verified) on

Turp per Respublica e cila lejon komente te tilla. Mjerim per fashistet alla Brejvik, mllefi dhe urrejtja e tyre tregojne qarte "projektin" e gjakologeve.

Submitted by Anonim (not verified) on

Babazula lexo me vemendje nuk thashe ta qifsha une motren dhe nenen, por Brejviku. Bythqire ti e permende Brejvikun sepse ai fshihet ne zemeren tende. Edhe Brejviku do te zhduke shqiptaret si ti e ai bythqiri tjeter. Cka karin e do Brejvikun mut muti ne nje debat per shqiptaret? Te qifsha kesaj radhe edhe une motren, nenen dhe krejt familjen shkerdhate antishqiptare.

Submitted by poli (not verified) on

Deklarata e Berishes eshte qesharake, nje diplomaci dylekshe, e te deshperuarit qe perdor cdo mjet sado absusrd per t'u bere i pelqyeshem.. Por Berisha tha qe turqit kane gjak shqiptar , jo shqiptaret kane gjak Turk. Vehbiu , qe nuk le rast t'i shkoje , e permbys kahun e deklarates se Berishes , dhe nxin rradhe te tera per obesionin e vete te prefeurar antikombetarist. Megjithe paraqitjen kulturore europianiste Vehbiu edhe njehere tjeter tradhton veten si nje kriptoislamofil i thekur. Nuk eshte hera e pare qe 'gjaku' i tradheton arsyen.Thone se ka nje neuropati te trasheguar, qe me sa duket nuk qenka aq e pafajshme sa kujtonim.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Druaj se gjakftohtesia dhe logjika e shkrimeve te kesaj natyre, nuk shkon me psikopatine paranojake nacional-totalitariste te ca komentuesve ketu.

Adminet e faqes duhet qe te bejne nje filter te komenteve, ne menyre qe lexuesit te mos reduktohen ne duartrokites te politikes se faqes dhe lincues lapanjoze te mendimit kunder.

Sa per shkrimin, asnjehere nuk kam qene 100% dakord me Vehbiun, por gjithnje kam qene dakord me pikeveshtrimin dhe me ftohtesine shkencore te gjykimit.

Submitted by demo (not verified) on

cfare eshte psikopati paranojake nacionaliste pse shqiptaret dashkan te jetojne sevashku antishqiptar? sipas jush edhe kerkesa per Europe te Bashkuar qenka psikopate? Zot po shume budallenje kemi ne shqiptaret!!!

Submitted by antishqiptari (not verified) on

psikopati paranojake eshte psh  te bredhesh forumeve per te gjetur ndnj artikull qe nuk i qendron ne rresht gatitu ideologjise qe formesohet ne shkollen fillore dhe ne emisionin e femijeve dhe t'i atribuosh autorit dhe mbeshtetesve gjithe te zezat e dheut.

Sigurisht qe nuk ka ndnj te keqe ne bashkimin e shqipove ( mendim personal, i diskutueshem), por artikulli merret me tjeter gje.

Submitted by I Pakapshem (not verified) on

Duke gjykuar nga argumentet e sjella në shtyp, nuk mund të mos të krijosh së paku dyshimin se kemi të bëjmë, sërish, me një simptomë akute të krizës identitare të shqiptarit të sotëm, të shkaktuar jo nga Turqia e neo-otomanët, as nga trifetarizmi, por thjesht nga dështimi i shtetit.

Vetëm rrethanat e rrezikut real, ose të perceptuar, se indi social dhe politik i republikës po shpërbëhet përfundimisht dhe rregulli e ligji po shtyhen mënjanë e po dëbohen nga skena prej arbitraritetit, forcës dhe gënjeshtrës, mund të shpjegojnë suksesin e ripërtërirë të mitologjisë së gjakut e të pastërtisë racore, e cila frymëzon një shtysë përndryshe të papërcaktuar mirë për “pastrim”, e cila sipas rastit, drejtohet ndaj armikut të momentit.

Dokrrat e nje kozmopoliti paranojak.

Submitted by Trim Interneti (not verified) on

Po neglizhohet nje pike kaq e rendesishme qe ka kapur Vehbiu, bashke me cdo lexues te shkrimeve histerike qe pasuan deklaraten e Berishes: u permend gjaku shqiptar tek turqit, dhe jo ajo per te cilen behet zhurma, pra gjaku turk tek shqiptaret.

Gjithe indinjata e prodhuar eshte fallco, thjesht per te konfirmuar me mashtrim fantazine per shqiptaret me gjak turku.

Edhe ne here te dashur mashtrues: Berisha ka thene se ka shqiptare ne Turqi, se ka gjak shqiptar nder turq, dhe jo se ka turq ne Shqiperi apo gjak te tyre nder shqiptare. Turp per paftyresine e kujt thote te kunderten, turp.

Submitted by t (not verified) on

Se pari, adminet e Respublica nuk mund te vini ne nje faqe nje shkrim te Ardian Vehbiut, prezenca e te cilit ne kete faqe e nderon kete faqe, me komente rrugacesh ordinere. Se dyti, ne asnje pike Vehbiu nuk del ne krah te Berishes e madje thekson qe komente te tilla duhet te kritikohen, por ve theksin tek keto forma anakronike identifikimi sipas gjakut. Cfare grupi gjaku A po B kane turqit e shqiptaret. Se paku biologjikisht nuk njohim dallime te tilla gjaku mbi baza etnike e prandaje gjakologet jane sa te rrezikshem po aq qesharake. Dhe nje here Respublica fshini ato komente rrugacesh ordinere.

Submitted by bylyku (not verified) on

ti  "t" nese do ta mbrosh Vehbiun mbroje por jo me budallalleqe si keto qe keput ketu. Vehbiu eshte bere maniak mor zotni, edhe per Henen te flitet ai do gjej ca kombetarizem edhe atje, edhe ne mes te nates ta zgjuash fjala e pare qe do thote eshte kombetarizem, a merr vesht ti

Submitted by t (not verified) on

Jo vetem qe nuk ka budallalleqe tek keto qe ka shkruar Vehbiu ketu, por vecanerisht shkrimet e gjakologeve te ketyre diteve dhe komentet qe jane sjelle ketu bejne dhe nje here te qarte rendesine e intelektualeve publike si Vehbiu qe nuk kane ndrojen te adresojne gjykimet dhe retoriken e mykur te pseudo-patrioteve.

Submitted by deni (not verified) on

Ardian Vehbiu eshte rrugaci me i madh shqiptar. Ku e shikojne shqiptaret gjakun? Ky Vehbiu  e shikon. Pse merret ai me shqiptare nga Amerika? Pse nuk merret me zezaket dhe hispaniket qe i ka fqinje ne Bronks? Na lodhet mo me keto budallalleqe... Nuk ka fqinj qe nuk do te marri toke nga shqiptaret e ju na lodhni me budallaleqe. Po mire ku di  une cka e ka gjakun Vehbiu dhe num me kercet per gjakun e tij. Le ta shpalli veten c te doje por te na le rehat xheno se na lodhi prej zezakeve atje. Ci do shqiptaret? Ci duhemi mer aman? Une i shoh si shqiptare te gjithe ata qe jane pjese e kultures shqiptare dhe cka pastaj? Cdo na thote Vehbiu? A ka shqiptare te tille? Mos leni mor nam se na cate trapin me keto budallalleqe. Shqiptaret jane shqiptare dhe cka pastaj- pse doni ti beni cfare nuk duan ata vete? Kush ua jep mer jahu juve te drejten te flitni ne emer te nje kombi? Ani te ishit bile ndonje autoritet, por jeni hiqgje, askusher! Mos na e cani trapin se shqiptaret do te gjejne rrugen e vet dhe nuk ka bir nene as kurve si Vehbiu qe ti ndale. E dini ju qe jane afer 1 milion shqiptare ne Greqi- pse s flisni per kete? Do flasi koha o derdimene!

Submitted by Anonim (not verified) on

eshte vec z. vehbiu qe lidh fjalet e z. berishe kinse me ceshtje gjaku, kur 1 shkrim te vetem qe kam lexuar ndaj z.berish e lidh fjalen e z. berish me shqetesim per drejtimin e politikes se jashtme shqiptare e aspak me 'pune' gjaku (a 'mein kempf' e ndo1 gje tjeter fyese). kohe e humbur ky koment, nejse

Submitted by Hysen Jajdari (not verified) on

Z. Vehbiu eshte nje neo-otoman i denje kulturor. E ka bere avokatine e tij ndaj turqve si gur themeltar te gjithe “dynjase se tij shpirterore”.
Aq diabolik me duket ky Vehbiu sa para do kohesh vuri shenjen e barazimit midis Bin Laden dhe Brejvik, terroristit norvegjez!!! Te barazosh nje rrjete te tere ideologjike me qindra mijera te vdekur e te tjere qe presin rradhen per te patur ne koke gozhdat e kamikazeve me nje psikopat norvegjez te pa fè eshte vertete guxim prej vehbiu te stervitur mire ne Anadoll. Kadaré pat thene: “haxhiqamilistet e sotem nuk jane analfabete si plaku injorant i dikurshem, tani ata jane me te rrezikshem sepse dine shkrim e kendim”.
Per sa kohe mbesin ne Shqiperi, mire; mos os Zot te na vijne vehbinjte ne Kosove.
Hys Hajdari.
Prishtine

Submitted by Babazula (not verified) on

Tifozet e  Brejvikut po u leviz gjaku neper vena. Me sharje dhe me fyerje vazhdoni dhe mbeshtilljani virtualisht gjithkujte qe nuk ndan te njejtin mendim me ju.

Bravo Z Vehbiu, me kete shkrim dhe ate mbi shqipfolsit i keni shkundur themelet dhe ju keni nxjerre kallain fashisteve ndermjet nesh.

Submitted by lamja (not verified) on

Babazula ti e permende i pari Brejvikun. Ndoshta ti je Brejvik. Brejvik vrau norvegjeze sikur ti qe do te vraish shqiptare. E sheh kush eshte Brejviku jeni ti dhe Vehbiu!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.