O…ooo, çfarë krimi, çfarë turpi!

Postuar në 07 Prill, 2012 03:49
Dedë Shkurti

Tema, dt., 06.04.2012: “Tiranë, e godet makina, gjen vdekjen fëmija 5 vjeç”.

Balkan Web, dt.06.04.2012: “Lushnje, furgoni përplas 3 fëmijë, po shkonin në shkollë”.

ABC Neës, ora 12.00 A.M: “Aksident në Fushë Krujë-Milot, vdes polici i burgut”.

Kjo është masakra rrugore e radhës, vetëm në gjysmën e parë të ditës me 06 prill 2012. E premte e zezë, pikërisht në një të premte si kjo, Pons Pilati lau duart dhe Krishti u vu në kryq.

Afro dy muaj më parë, Pilatët e Kuvendit të Shqipërisë “lanë duart” me një palo Kod Rrugor për t’i hedhur hi syve Bashkimit Europian se po miratojnë me konsensus ligjet me tre të pestat, për t’i hapur rrugë vendit për të filluar bisedimet për statusin e vendit kandidat për në Europën Komunitare.

A egziston vallë ndonjë lidërship i çmendur Europe që të na pranojë në këtë farë gjendjeje që jemi katandisur? Vazhdoj të besoj si i verbër se, si unë janë shumica e qytetarëve të këtij vendi që janë të shokuar nga kjo zezonë që s’po na ndahet për më shumë se dy dekada. Së bashku me ta do të prisja një lajm, apo të paktën një gjest që, me sa duket, nuk do të vijë kurrë:

Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme plenare dhe e shpalli Të Shtunën e Madhe, ditën e varrimit të viktimave të Kodit të tyre Rrugor si ditë zie. Të dilte Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kryekontrollori i Policisë Rrugore dhe të jepnin dorëheqjen , ndoshta dhe të vetëdorëzoheshin në Prokurori. Shteti shqiptar ka falimentuar, trafiku rrugor eshtë në anarki të plotë.

Jozefinës, i rrofshin fjalët e bukura për të ndriturën Esmeralda, kurbani i radhës, i pafajshëm në kasaphanat rrugore, me shiritat e prerë në sezonet respektive elektorale. Si sot , katërmbëdhjetë vite më parë, në kulmin e një tragjedie familjare, objekt i një aksidenti automobilistik, me lot dhe gjak përzier kam shkruar këtë vjershë:

E SHTUNA E MADHE NE SHQIPËRI

Kryqet dhe gozhdët janë gati/Barabat, të gjithë në amnisti/Dorezat ka veshur Pilati/Mariet janë veshur në zi.

Një zë Kallashi turmat i mbledh/Apostuj të rremë në foltore/Golgotë është çdo brinjë, çdo ledh/Kalvarët, diçka monotone.

Në kryq, në kryq!, - thërret turma/Barabat fytyrat me maska/Apostujt kërkojnë mandate në tribuna/Të shtunën e Pashkëve.

Jezusi, sot është i vdekur/Prapë nesër s’do të ketë Ringjallje/E tmerrshme/Ditënata shqiptare kangecur/Në një Të Shtunë të Madhe!

Comments

Submitted by Klevis (not verified) on

<p>E forta eshte se njerezit ne Shqiperi gjithmone akuzojne kete apo ate per nje fatkeqesi qe ka ndodhur.</p><p>Plako, jep fakte pse Kodi i Ri Rugor nuk funksionon. Cilat ishin ato ndryshime ne kodin e vjeter qe po shkaktojne keto aksidente tani. Gjithashtu, shyqyr qe nuk jane kthyer emigrantet per pushime se do ja vinit fajin atyre.</p>

Submitted by Kel Ukaj (not verified) on

<p>Ju thoni qe ka prokurori! Une qe nuk e kam pa shqiperine prej 12 vjetesh iu them jo! Kujtoj me dhimbje e habi vdekjen e dy femijeve ne qytetin tim. Femije te vrare nga shofere &quot;profesioniste&quot;. Kujtoj &nbsp;e qesh me vehten time per injorancen tone kur u demtuan dy makina dhe 50 persone debatoshin njeri me tjetrin kush e ka fajin! Kur te tjeret debatonin une shikoj nje ish-polic te qarkullimit rrugor te kohes se komunizmit pushuar nga puna e nuk fliste. Nuk ia dija emrin por e therras per pire kafe i cili vjen me kenaqesi. Te lutem -i them- kam edhe une patente e drejtoj makinen por une nuk e di kush e ka fajin! Ai me pergjigjet &quot;nuk flisja sepse ngaterrohesh se shpreh si eshte e verteta&quot;.&quot; E si eshte e verteta&quot;- i them une. &quot;Fajin e ka kush del nga parkimi te gjithe kane precedencen majtas e djathtas&quot;. &nbsp;Kete gje te thjeshte e mesova pasi dola nga Shqiperia e kuptoj me mire krimet e bera nga qeverite shqiptare e mbi te gjithe Sali Berisha duke heq nga puna profesionistet pa asnje arsye. Se do te kishte prokurori &nbsp;shqiperia do te ishin ne burg te gjithe pergjegjsit e shkollave te patentave, policet e shefat e policise rrugore qe dalin per te vjedh qytetaret, ministri i transportit bashke me drejtoret e specilistet qe mbulojne sektoret perkates, e ne fund kaposhi &quot;kryekaposhi&quot; deshta me thene kryeministri, ky i fundit per &quot;shperdorim te detyres zyrtare&quot;. Kryeministri ka shperdorim detyre sepse eshte detyra e pare te mbroje &nbsp; jeten &quot;pjesetaret e familjes se tij&quot; e qytetareve te vet. Nuk merret asnje mase per kete masaker e prokuroria &nbsp;hesht nuk rrespekton ligjet. Eshte nje gje me se normale sepse edhe vete prokuroret kane blere patentat sikurse une, edhe vete prokuroret nuk kane asnje ide ku bie &quot;kodi rrugor&quot;.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.