Cila parti është e para në sondazhe?

Në një intervistë të Kreshnik Spahiut që publikuam në Respublica.al (http://www.respublica.al/opinion/2012/4/5/kreshnik-spahiu-presidenca-per-berishen-nje-shpetim-nga-turperimi-elektoral), ai deklaroi se sondazhet periodike që po zhvillon Aleanca Kuqezi po tregojnë se, në qarqet kryesore të vendit, PD-ja po renditet e treta si parti (pas AK-së dhe PS-së). Ndërkohë, kemi qenë të informuar se sondazhe të brendshme janë zhvilluar edhe nga dy partitë kryesore. Për të hedhur pak dritë mbi këtë temë, kontaktuam një burim të mirëinformuar në njërën prej tyre, në PS.
Personi i kontaktuar na tha se nuk e kanë praktikë që të diskutojnë publikisht hollësitë e sondazheve që zhvillon PS-ja (për këtë arsye edhe nuk deshi të identifikohej në këtë shkrim), por meqë po bëhet zhurmë kohët e fundit rreth sondazheve të papublikuara, konfirmoi se PS-ja ka kryer, në fakt, një sondazh kombëtar, por të pandarë sipas qarqeve. Në atë sondazh, Aleanca Kuqezi (që ende nuk ishte zyrtarizuar në kohën e sondimit) është testuar në koalicion të përbashkët me partinë e re që pritet të krijojë z.Topi, jo si parti më vete.
Pa dhënë detaje për subjektet e ndryshme elektorale, burimi ynë na tha se PS-ja, ashtu si në zgjedhjet e fundit parlamentare, mbetet partia me përkrahjen më të madhe në rang vendi. (Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, në zgjedhjet e 2009-ës, PS-ja, pa partitë e koalicionit, mori 620.5 mijë vota, ndërsa PD-ja, pa partitë e koalicionit, mori 610.5 mijë vota).
Për PD-në, burimi ynë tha se ajo, “pa mbledhur në thesin e vet votat e vagonëve që ka rreshtuar përgjatë koalicionit të saj laraman, do të rezultonte në sondazh me kuota më të ulta se koalicioni hipotetik Topi-Spahiu”. Ndërsa pyetjes nëse ka qenë e bazuar në sondazhin e sipërpërmendur parashikimi i Ben Blushit në emisionin Opinion (Blushi tha se koalicioni aktual i PS-së fiton 71 mandate në zgjedhjet e ardhshme), personi i kontaktuar i dha një përgjigje të gjatë.
Së pari, ai sqaroi se nuk duhet marrë si e mirëqenë që sistemi aktual zgjedhor nuk do të ndryshojë. Sipas tij, Partia Socialiste po bën përpjekje reale që sistemi rajonal zgjedhor të korrektohet në nivel proporcional kombëtar. “Dhe kjo përpjekje nuk po bëhet thjesht për leverdinë e PS-së; eksperienca e zgjedhjeve të 2009-ës tregoi se sistemi aktual cënoi barazinë e votës,” – tha burimi ynë, duke shtuar se “disa parti morën një sasi të madhe votash në shkallë kombëtare, por sidoqoftë, mbetën jashtë Kuvendit”.
Në fakt, deri më sot, PD-ja, e cila i ka numrat për të vendosur veton në komisionin për reformën zgjedhore, është treguar këmbëngulëse për mosndryshimin e sistemit. Por aleatët e saj të vegjël janë më se të interesuar për korrektimin e sistemit, dhe ndoshta trysnia e tyre mund ta bëjë PD-në të tërhiqet nga pozicioni i saj intrasigjent.
Në lidhje me ndryshimet e tjera të Kodit Zgjedhor, burimi ynë sqaroi se, në parashikimin për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve, PS-ja faktorizon edhe përmirësimet e ndjeshme që do t’i bëhen sistemit të identifikimit të votuesve dhe të numërimit të votave. Këto përmirësime, sipas burimit tonë, do t’i minimizojnë vjedhjet në dritën e hënës (si të 2009-ës) apo në dritën e diellit (si të 2011-ës). Dhe ai shtoi me siguri të plotë se, pavarësisht nga sistemi zgjedhor, por varësisht nga përmirësimet që po i bëhen administrimit të procesit zgjedhor, koalicioni aktual i PS-së do të fitojë jo 71, sa ç’ka thënë Blushi, por më shumë se 71 mandate.
Në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni i PS-së numëronte zyrtarisht 23 parti (ndër to, nuk ishte PBDNJ, ndërkohë që ishin parti të vogla si PDIP, e cila mori vetëm 74 vota në rang vendi, por edhe më të mëdha si PDS, e cila mori 53.203 vota). Pyetjes nëse numri i partive në koalicion do të pakësohet (si rezultat i divergjencave të shfaqura kohët e fundit), burimi ynë iu përgjigj se koalicioni jo vetëm që nuk do të zvogëlohet, por PS-ja do të jetë e hapur dhe po punon që koalicioni të përfshijë sa më shumë parti me programe që s’bien ndesh me pikat kryesore të programit të saj dhe që ndajnë me të të njëjtin shqetësm për keqqeverisjen e regjimit të Berishës. Sidoqoftë, pyetjes së përsëritur nëse Aleanca Kuqezi apo “Partia Topi” do të bëhen pjesë e koalicionit parazgjedhor të PS-së, burimi ynë iu përgjigj duke përsëritur fjalinë sferike të mësipërme.
Comments
Fale votimit Elektronik qe ju

Fale votimit Elektronik qe ju dhe injorance e partice Socialiste mbeshteti sondazhet nuk kane me kuptim. Tani e tujte Edi duhet te filloje e te mendoje se kujt do ja veje fajin humbjes se radhes . . . do dije qe do i kene vjedhur vota dhe sdo jete i afte te shohi se ku e ka vjedhjen pasi makinerite do jene te certifikuara. Mire qe veten e merrni me qef, po pse merrni me vete edhe nje popull te tere.

nuk behet fjale per votim

nuk behet fjale per votim elektronik. behet fjale per identifikim elektronik te kartave te identitetit dhe numerim me skanim te votave.

E di qe e keni parasysh video

E di qe e keni parasysh video qe ju pastova heren e pare qe kishte te bente me nje votim elktronik . . . Ju bej nje pyetje: A jeni i sigurte qe PC juaj nuk ka virus? Ose edhe USB qe ju perdorni?

Per te qene me i sigurte ne perdorimin e PC tuaj juve keni nje Antivirus qe deri diku ben punen e tij, po ne kete rast KUSH SIGURON NUMERIMIN E TYRE TE SAKTE, cdo flete futet numerohet dhe ne fund mjaftohet te dali shumatorja e barabarte me fletet qe ishin ne kuti dhe me ato qe u shpallen te pavlefshme, deri ketu OK. Makineria eshte testuar dhe eshte e rregullt. Po kush e siguron mekanizmin e numerit dhe si kjo shumatore merr inkrementimet perkatese?

Po jeni i zoti ju do siguroni shqiptaret qe cdo gje gjate ketyre proceseve eshte e llogaritur ne menyre perfekte dhe e siguruar ne menyre perfekte nga ana e programimeve ne nivel procesori, ju lutem merrni ndonje lende persiper andej nga informatika ose nga inxhinierite pasi kjo siguri do ti sherbente shume si trashegimi brezave te ardhshem te ketyre drejtimeve

Futja e teknologjise, pra e

Futja e teknologjise, pra e elektronikes eshte nje hap perpara drejt asaj qe quhen zgjedhje te lirshme e te ndershme. Ashtu si Zaloshnja e dime te tere qe Ps eshte partia me e madhe elektorale ne Shqiperi dhe nuk besoj se ka nevoje te konfirmohet me sondazhe, nje gje qe dihet. Problemet e Ps dihet qe jane sistemi zgjedhor dhe aleancat.

Duhet te ndryshoje rrenjesisht mentaliteti per zgjedhjet nga ana e Ps-se. Te jesh partia me e madhe me e votuara nuk perkthehet automatikisht ne pushtet. Kjo u pa me se miri e qarte ne zgjedhjet e 8 Majit ku neglizhimi qe i beri Pksh-se edhe po te mos ndodhte ajo e numerimit te votave neper kutite e gabuara, do te ishte nje fitore pa shkelqim. Krejt e kunderta nese do kishte edhe votat e Pksh. Nje detaj i vogel por me rendesi te madhe qe u vu re ne zgjedhjet e 8 majit ishin edhe dyzimet. Shume njerez qe votuan edhe per Ramen edhe per Milloshin do ishin vota te sigurta per Ramen. Kjo do te sillte ne jete ate qe parashikohej sipas sondazheve. Zaloshnja besoj se i kishte bere llogarite keshtu ne baze te sondazheve.

Une kisha parashikuar perkthyer ne shifra, rreth 122 000 vota per Ramen dhe jo me shume se 120 000 per Bashen. Teorikisht pra Rama me rezultonte fitues, mirpo nuk kisha perllogaritur aspak votat per Milloshin dhe natyrisht votat e pavlefeshme ku njerzit votonin si per njerin dhe per tjetrin kandidat perballe Bashes.

Kur behet fjale per nje gabim te tille fatal apo trashanik ne Tirane, po ne shkalle kombetare sa eshte imazhi i gabimit?

LSI, z. Zaloshnja, LSI do

LSI, z. Zaloshnja, LSI do beje diferencen serish. Por ju nuk e permendni, sepse heren e fundit qe e permendet, dolet huq.

LSI-ja e boni 2 here

LSI-ja e boni 2 here diferencen, tani e ka rradhen tironci Topi dhe prizerenasi Spahiu....

E ka bere 4 here, 2005, 2007,

E ka bere 4 here, 2005, 2007, 2009 , 2011 ...dhe kush nuk e kupton qe do ta beje edhe ne 2013...atehere me keq per te.

Askush nuk do te merret me

Askush nuk do te merret me faktin se LSI eshte si nje Lamborgini qe e mbush serbatorin me parate e PD-se, dhe me te cilen ben qef Meta dhe te tijet. Ne zgjedhje do te shohim se sa do i kushtoje Sales LSI - ne humbje votash demokrate.

nuk e di,une vetem per motren

nuk e di,une vetem per motren e Zaloshnjes po te kandidoje, do votoja. dhe nga nje sondazh qe ka bere PD, qe ma tha nje burim i brendshem dje, nese motra e zaloshnjes kandidon si parti ose koalicion me shume shanse do te marre vota me shume se PS :)

O Erjon Brashnja:Termi

O Erjon Brashnja:Termi "malok" dhe kuptimet e tij. Ate artikull lexo ti dhe bej ndonje koment. YYYYYY

"erion brace"=frrok cupi

"erion brace"=frrok cupi

a ka ndonji Curriculum kjo

a ka ndonji Curriculum kjo motra e Zaloshnjes sepse ne qofte se e meriton - atehere pse jo edhe ajo le ta marri - vetem Berisha mos ta kete më.

ERIND+ERION=17MAJ.

ERIND+ERION=17MAJ. CURRICULUMIN...KINA...17MAJCUPI...O ERIND-ERIONI.

Po ore motra e zaloshnjes
Po ore motra e zaloshnjes plus ps plus bamcen me kreshnikun sipas gjitha sondazheve te fundit e nxjerrin salen ne pension.
po t'jet motra/nona/goca

po t'jet motra/nona/goca jote, ja jap un VOTEN time t'modhe... iykwim, or "erjon brace"!

biles, po t'kesh ene

biles, po t'kesh ene nondajen, ja jap un VOTEN time t'modhe, or "erjon brace"

Dikur ne Tirane te shanin ;

Dikur ne Tirane te shanin ; te tom !;

kur u shtua qyteti me te ardhur rishtaz nga 1955 e me vone te shanin te tom e te tat !;

pas viteve 2000 qe tirana u shtua me te zbriturit te shajne : rrobt !

Kete e meriton ky pisi me nofken e Erionit.

Zoti Zaloshnja e te

Zoti Zaloshnja e te tjeret diskutant !

Ju te gjithe flisni per disa pseudo sondazhe te kryera nga manipulator ose çorroditsa profesionist e mistifikator ose te paditur. Sondazhet vlejne dhe jane te domosdoshem kur :si në vendet me demokraci të zhvilluar gjithë kjo veprimtari rregullohet me ligje të qarta dhe sanksione për kundravajtësit si dhe me shumë norma ligjore të cilat paraqesin një sërë kërkesash dhe rregullash dhe ndër to më kryesoret janë:

Kush ka bërë sondazhin, sepse besimi në sondazh varet nga strukura që e ka ideuar dhe zbatuar atë.

Kur është bërë sondazhi, sepse kjo ndihmon për të kuptuar dhe vlerësuar rezultatin.

Në çfarë mënyre janë zgjedhur personat që janë intervistuar, dmth është një kampion i seleksionuar, i zgjedhur me short apo njerëz që vetshprehen.

Ndërmjet çfarë grupi janë zgjedhur këta, sepse në çdo rast ata shprehin opinionin e grupit përkatës.

Sa persona janë intervistuar dhe sa nuk janë shprehur, për ti gjykuar me vlerën e kampionit dhe rezultatin.

Si janë bërë intervistat dhe si janë formuluar pyetjet dhe në çfarë rradhe janë vendosur, sepse këta faktorë janë vendimtarë për përgjigjet.

Atehere po! ja vlen te flasim e te japim opinione.

Kuq e Zi.Po nuk u vesh vendi

Kuq e Zi.Po nuk u vesh vendi kuq e pastaj i zi nuk ka demokraci te vertete se saliu nuk e leshon kolltukun me arkivol e ka marre me arkivol duhet ta leshoje ,nuk e njeh demokracine ai njeh vetem politiken e ujkut.

provoje ti i pari o nn te

provoje ti i pari o nn te perfundosh ne arkivol si ato te 21 janarit :)

Me arkivol e ka hap deren e

Me arkivol e ka hap deren e kryeministrise ne 1998, por ti si çeçen qe je nuk mban mend aq gjate.

Problemi eshte se ju nuk doni

Problemi eshte se ju nuk doni te kuptoni asgje,sepse jeni akoma ne gjume.

Jeni programuar gabim,duhet te ç'programoheni dhe e vetmja menyre eshte :

TE BEHENI TE VETEDIJSHEM,TE ZINI MEND.

Kur te shikoni nje gur ne toke ,mos mendoni se eshte diamant.

Kur shikoni nje cope leter,mos mendoni se eshte nje çek prej 1 milion dollaresh.

Nuk ndryshon shkrimi duke ndryshuar penen,boje kuqe,boje e zeze,boje jeshile.....

Duhet ndryshuar dora.

Pyetja e pare qe duhet bere per nje kandidat,pamvaresishte se kujt partie i perket,duhet te jete gjithmon kjo: Eshte ky nje njeri i pershtatshem per te marre kete detyre apo funksion? Eshte i ndershem?Zoteron aftesite e nevojshme,eshte kompetent? I pamvarur dhe patriot?

Sepse tek ne drejtimi i administrates publike behet nga egoizmi me i ulet dhe me i çfrenuar nepermjet personave te korruptuar,pa principe qe terheqin dhe masen e popullit ne rrugen e keqe.

Vetem nje parti e njerezve te ndershem mund dhe duhet te drejtoje kete vend.

Sa me shume plakesh aq me shume behesh koshient qe nuk mund te ngelesh gjithe jeten injorant (ne gjume),duhet te zgjohesh.

Dhe te zgjohesh do te thote te kuptosh,te kuptosh realitetin ne te cilin ndodhesh,te behesh i vetedijshem per kete.

Ja hodhet nga shiu ja hodhet

Ja hodhet nga shiu ja hodhet nga bora ju nga Shkodra nuk ka çtju zere me vetem termeti.

Mua personalisht o Agim me kane afruar pune por duhet te shkoje ne mbledhje ,tu jape voten ,pra kjo eshte e mira ime e vetdijshme.Ushtari kur vesh uniformen merr pozicion ushtarak dhe kjo pune sa ngjiten ne detyre mendja te vjedhin per vete ,nje Alfred Moisiu ishte qe nuk perfitoi.DUHET TE RESPEKTOHET LIGJI NJESOJ PER TE GJITHE dhe jo ligji i me te fortit.

O erjon brace nderro emrin se

O erjon brace nderro emrin se ERJON BRAÇES I VJEN ANES TI DHE GJITHE MAZHORANCA,KOKEN DHALLE JUA KA BERE ,mazhoranca e sotme =kriminele qe ngjyen duart me gjak te pafajshem.Une personalisht isha ne 21 JANAR ,NE DEMONSTRATE ,DHE PO TE LIJA JETEN DO TA LIJA ME NDER SE U NGRITA KUNDER HAJDUTE E KRIMINELE BASHKE,dhe sa te jete kjo ndyresi ne krye vendi teposhte do shkoje e drejtesi nuk do kete por eshte e menderosur si qeveria me e korruptuar ne bote .3 milion shqiptare dhe i sjell verdalle nje saliçmenduri dhe ben gau-gau si sorrak ne TVSH ,KU BESOJ SE TI JE NE MOS VETE ADHURUES i frrok cubit qe per leke jargavitet nga drejtor i TVSH SOT SAHANLEPIRES I SALI QENIT . UNE NUK E BEJ KURRE SE KAM MORAL SHQIPTAR ,POR BURRACAKE KETU KAM PARE ,por sala afer vdekjes natyrale eshte do doja ta shihja si Kadafi,por ti ku do fshihesh pastaj se ta gjej dhe emrin e vertete ,apo do kthehesh si ato k....t .Nje merite me M.. te madhe e ka saliu i beri burrat (jo te gjithe ) si k....t maloke.

nuk po arrij te kuptoj o nn

nuk po arrij te kuptoj o nn te ka shkep ndonje malok dhe te ka lene ? ku qendron problemi?

Duhet te nderrosh emrin

Duhet te nderrosh emrin anonim qe ke vene se nuk mund te komentosh me koktrashe e sahanlepires,se sot ne krye kemi nje kriminel qe dhe ta vrasesh nuk do kenaqen pjesemarresit ne 21 JANAR,POR NUK BEHET sHQIPERIA ME SERVILE,por me ligje e zbatim njesoj per te gjithe .

Si s'u bere nje here

Si s'u bere nje here serioz ti, o zoti Zaloshnja, po mbete duke u zvarritur pas Rames e komunisteve te tjere, per pak publicitet?! Po ti s'ke as pene ne gazete e as oratori ne mediat elektronike. Behu nje here qytetar me shtylle kurrizore e mos u zvarris tere jeten pas atyre qe te ofrojne therrime imagjinare, se na vdiqe me ato pseudosondazhet e sajuara ne kuzhinen e palare komuniste te pinjolleve. Faleminderit per mirekuptimin

Add new comment