Kreshnik Spahiu: Presidenca për Berishën, një shpëtim nga turpërimi elektoral

Postuar në 04 Prill, 2012 18:41
Intervistë Ekskluzive

Kreshnik Spahiu ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike për disa akuza që i janë bërë atij si dhe për disa akuza që ai i ka bërë Kryeministrit Berisha. Në numrin e fundit të revistës Mapo, Spahiu akuzohej se sponsorizohet nga qarqe neo-otomane, të cilat kanë ndërmjetësuar vizitën e tij në SHBA. Ndërsa në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ai deklaroi se “Berisha do të tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e partisë së tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta”. Lidhur me këto akuza të ndërsjellta, zhvilluam këtë intervistë ekskluzive me Spahiun.

Respublica.al: Të interesuar për vizitat e disa politikanëve shqiptarë në Uashington, ne kontaktuam para një jave amabasadën amerikane në Tiranë, dhe një burim i brendshëm atje na konfirmoi se “Ambasadori Arvizu ka inkurajuar Ramën e Spahiun që të bëjnë një vizitë në SHBA, e të takohen me zyrtarë amerikanë e me njerëz të tjerë, në mënyrë që të shpjegojnë arsyet e tyre, qëndrimet e tyre, kauzën e tyre, gjë që do të ishte më e mirë se sa t’i linin këto shpjegime në dorë të raporteve të ambasadës amerikane në Tiranë”. Ndërkohë, revista Mapo, në numrin e saj të fundit, ka aluduar se disa qarqe neo-otomane kanë ndërmjetësuar për vizitën e tuaj në SHBA. A mund të na sqaroni ju vetë për atë vizitë?

Spahiu: Revista Mapo mbështetet nga një biznes proqeveritar shqiptar që drejtohet nga z.Henri Cili, ndërsa Respublica.al financohet nga një organizatë jo-qeveritare amerikane. Mendoj se kjo gjë shpiegon edhe faktin që raportimi juaj është shumë më afër të vërtetës se sa aludimi i Mapos. Vizita ime në Uashington nuk ka patur asnjëfarë lidhje me ndonjë qytetar turk apo ndonjë shqiptar neo-otoman. Idenë për vizitën ma ka inkurajuar vetë amabasadori Arvizu dhe ai drejtëpërdrejt ka ndihmuar për realizimin e takimeve të mija në Departamentin e Shtetit. Një praktikë të tillë ne do ta aplikojmë edhe me disa vende europiane.

Respublica.al: Në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ju deklaruat se “Berisha do të tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e partisë së tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta”. Por, po në këtë emision, ju deklaruat se “Berisha nuk e lë atë post [postin e Presidentit] – do ta mbyllë karrierën e tij politike në Presidencë”. A nuk bie ndesh kjo deklaratë e dytë me të parën?

Spahiu: Përkundrazi. Në qoftë se Berisha nuk shkon në Presidencë këtë korrik, do t'i duhet të përballet me dy turpërime të mëdha para zgjedhjeve parlamentare. Së pari, ne jemi duke mbledhur prova e fakte që do të demonstrojnë implikimin e partisë dhe koalicionit të tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta. Së dyti, sondazhet periodike që po zhvillojmë ne të Aleancës Kuqezi po tregojnë se, në qarqet kryesore të vendit, PD-ja po renditet e treta si parti (pas AK-së dhe PS-së). Me kalimin e kohës, ky trend elektoral besoj se do të stabilizohet në të gjithë vendin. Dhe besoj se edhe njerzit e Berishës zhvillojnë sondazhe të brendshme, të cilat i tregojnë të njëjtin trend elektoral. Prandaj, tërheqja nga gara për kryeministër dhe vajtja në Presidencë e tij do të ishte një farë shpëtimi nga turpërimi elektoral.

Respublica.al: Një nga pikat e programit të Aleancës Kuqezi ka tërhequr veçanërisht vëmendjen – konkretisht, kufizimi i mandateve të të gjithë të zgjedhurve. Si do të mund ta realizoni këtë pikë kaq radikale në skenën politike patriarkale shqiptare?

Spahiu: Së pari, statuti i Aleancës Kuqezi nuk lejon që kryetari i saj të ushtrojë më shumë se dy mandate. Por, duke shkuar përtej sinorit tonë, ne nuk do të pranojmë të bashkëqeverisim me asnjë parti që ka për kryetar një njeri që e ka ushtruar këtë funksion për më shumë se dy mandate. Ky është një qëndrim absolutisht i panegociushëm i yni, që ka gjetur edhe një mbështetje të fuqishme në Uashington dhe në qarqe të tjera diplomatike. Por ç’është më e rëndësishmja, të gjithë përkrahësit tanë e vlerësojnë këtë qëndrim tonin si mjetin më efikas për qarkullimin e elitave politike në Shqipëri, të cilat pothuaj nuk kanë qarkulluar fare në 20 vjetët e fundit. Me kalimin e kohës ne kemi bindjen se, me përkrahjen e gjerë të opinionit publik, do të realizojmë ndryshimet kushtetuese që do t’i kufizojnë mandatet e të zgjedhurve, duke filluar nga kryeministri e kryetarët e partive dhe duke shkuar deri të krybashkiakët e kryetarët e komunave.

Comments

Submitted by nexhip (not verified) on

Ore, megjithmend e ka ky Spahiu për Berishën kur thotë "nëse shkon në Presidencë" apo nuk e kam kuptuar mirë?!  Se unë e kuptoj : "shko në Presidencë të shpëtosh nga turpi",

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje bishe i sjell te gjithe verdalle,e lene me qellim apo nuk e shqisin dot m.... pas  kepuces se i ka ngjit karrigia.

Submitted by luani (not verified) on

Spahiu po tregohet konsistent ne gjerat qe thote. Dhe kufizimi i mandateve eshte nje nder gjerat kryesore qe duhen bere, se na e moren frymen te njejtet surreter per 20 vjet. Shpresojme qe edhe pas zgjedhjeve, Spahiu te kete te njejtat ide.

Submitted by orgest (not verified) on

Muc, i ke ulur shume standardet per ate se cileve individe i jep hapesire.

Si duket ResPublica ka veshtirsi te mbushe faqen me permbajtje.

Submitted by andi (not verified) on

nje gje skuptoj une, nqs ky Spahiu e ka vertet inat Berishen dhe ka fakte kunder tij perse nuk i publikon perpara sesa Berisha te behet president? cvlere ka publikimi i fakteve pas pilafit? ai po u be president s'e heq dot me pastaj, le te llapin sa te duan njerezit

Submitted by Enea Frango (not verified) on

Ne kuadrin e transparences me lundruesit e website ResPublica: Cila eshte kjo organizate jo-qeveritare amerikane qe financon Respublica.al (?) sipas deklarimeve te mesiperme te Spahiut. Nuk eshte kundershtuar, pasi intervista eshte e Juaja. Ne pritje te pergjigjes per sqarimin e financimit, pervec Cacit, qe e shoh,...Ju falemnderit.

Submitted by Erind (not verified) on

dmth qe:

Valdete Sala - e ema e dashnorit te Edi Rames ne Paris, sebashku me te vellane e Edi Rames (Olsi Rama), qe drejtojne Soros-in ne Shqiperi qe prej 1990 - i japin pare Respublica-s qe kjo e fundit te bej megafonin e Edi Rames dhe ti bie te gjithe atyre qe guxojne ti kundervihen Edi Rames.

Pse nuk ka byth Respublica te nxjerri listen e te gjithe atyre qe kane punuar ne Soros Foundation ne Tirane - ku jane ata sot dhe sa prej tyre jane sot ne kupolen Socialiste?

Revolucioni ROZE qe Soros-i do te beje ne shqiperi - NUK ka per te ecur kurr ! Muçi ket e di mir - por meqe merr rrogen per momentin nga Soros-i atehre nuk e rrun shum. Bravo Muç merrja leket - por ler biseden te ece e qete mes njerezve - ler zerin e lire ne RESPUBLICA sepse ne fund te fundit - nuk eshte emeri i Soros-it por emri dhe dinjiteti yt personal ne mes.

Submitted by Anonim (not verified) on

O fahri balliu, pse shkruan me pseudonime si erind, erion brace, etj.

Submitted by reformer (not verified) on

E drejte!

Submitted by ajsberg (not verified) on

Me sa me kujtohet e ka thene Platoni ( ne ligjerate te zhdrejte); Njerezit e medhenj flasin per ide, njerezit e mesem flasin per ngjarjet (lajmet) dhe njerezit e vegjel flasin per te tjeret.

Kush ka mize ne kesule le te kruaj koken.

Submitted by Ervinni (not verified) on

Ore me te vertet e keni marr ket individ qe mduket se do ta coj ket vend ne nje 97 te dyt po i dhat kaq shume hapsir..... Ju lutem mos amplifikoni figura qe ja bejne mu me injorancen dhe joutopirat qe nxjerr nga goja se as nje i klases se pare si ha kto

Submitted by Enea Frango (not verified) on

Djale i mire, i ri, i bukur, i xheluar, me kariere nen sqetullen e Berishes (s'e me pare s'e njihte kush) kerkon dhe te elit-ohet ne politike me sfond nacionalist flamurin kuqezi, te te gjitheve , (pavaresisht 'ligjit te xhungles' per ta pronesuar dhe ate)...Ky eshte skicimi im ekspresiv me vija te trasha me laps plumbi...
Edhe pse kam 'mllefet' e mija ndaj tij e partise se tij do perqendrohem vetem ne dy probleme qe shkeputa nga intervista e mesiperme(mos valle dhe respbublica po i jep me shume hapesire kesaj 'klisheje'?):

I pari shqetesim; Pse Spahiu i KLD-se ka nisur sot te mbledh prova e fakte per implikimin me para te pista e fondacione te dyshimte te koalicionit qeverises?!...Se cdo gje qe 'te grumbulloje' jane per vitet e kaluara kur Spahiu 'i nderuar' ka qene ne nje post per te pasur 'zili' nga te gjithe, apo jo ? Apo i dinte dhe i mbante ne 'sirtar' per t'i shperfaqur si hakmarrje ne nje situate tjeter ? Keto jane 'duart e pastra' te Spahiut? Sikur u mesuam me fjalen e urte 'per inat te sime vjehrre shkoj e fle me mullixhine' pasi kam frike qe po s'u kenaqe me 'mullixhine' do te kthehesh serish tek vjehra. Qofsha i gabuar, por nuk harrohet 'ai' qe te ka perkedhelur koken e te ka dhene akullore, madje duke te mbajtur dhe prej dore, pasi para 'ketyre' njerezve' qe na dijne dhe 'sasine' e qimeve te flokut na dridhet leqet si para ariut.

I dyti shqetesim; Asnje statut partie nuk e percakton te perjetshem kryetarin, ani pse jane bere manovra 'rafinate' gjate kohes. A ka mundesi Spahiu qe t'u diktoje partive 'mema' qe te bejne sic thote 'femija' ? Eshte e kote, per mua. Nuk qarkullojne elitat ne kete meyre,sepse nuk jane elitare ata qe 'fitojne' mandate rradhe rradhe me mbeshtetje partiake,por jane 'fise' te medhaja si votues apo si financues. Kjo bene muuu kudo. Elita eshte maja e miellit qe del nga sita, por ne nuk perdorim as shoshen per kete pune.Spahiu ka mbledhur eliten? Apo elita ka thirrur Spahiun si kryeelitar?

Megjithate demokracia eshte si deti ,le ta provojne te gjithe te notojne neper te pa thirrur me vone nga thellesia 'ndihme' njerezve qe rrijne ne breg...

Submitted by reformer (not verified) on

I nderuar Enea, sic thote populli, c'te mbjellesh, do te korresh! Ku i dihet ndoshta Spahiu eshte ilaci anti-berishe!

Submitted by Aulin (not verified) on

Ja dhe profecia e trete o njerez.

- imja sigurisht.

Partia e Topit do marre me shume vota se ajo e Spahiut.

Submitted by Astrit (not verified) on

Syndromi Berisha eshte ngjites: "Valdete Sala, e ema e dashnorit te Edi Rames"... Kur hapin shqiptaret librin e shtepise nuk i mban me njeri pastaj. Pale kur i verbon zemerimi dhe shfryhen kunder George Soros dhe ndonje tjetri per fajin e vetem se derdhin parate e tyre te fituara me djerse ne dobi te emancipimit te shoqerive primitive si kjo e jona. Per nja 15 vjet, Soros na beri njerez, coi jashte dhe u hapi syte gjysmes se rinise shqiptare dhe tani akuzohet se ka agenda revolucionare ne Shqiperi...

Jo se Edi Rama me duket kushedi sa burre i mire (e njoh dhe me eshte dukur burre i keq madje), z. M Nano nuk e njoh fare, por ideja qe paska miliardere amerikane qe hane sapunin per djathe dhe qe nen mustaqet e tyre u rrembehen miliona $ per te financuar ambiciet personale te opozites se shastisur te nje vendi qe edhe pse ne shitje nuk del asnje njeri qe ta bleje, mua me duket enderr fantazi.

Submitted by Erind (not verified) on

O astrit - shko tregoi keto perralla ndonji tjeteri jo shqiptareve te shkrete qe nuk kane pasur mundesi ti afrohen Soros Foundation - sepse vetem femijet e elites qe perzgjidhte Valdete Sala me Olsi Ramen etj lejoheshin te shkonin jashte.

Sa per Soros-in "sic e ka thene dhe vete ai: "me pyesni si i kam bere parate ...por nuk ju them dot si e kam bere milionshin e pare ..!"

Njeriu qe vodhi hebrenjte ne kohen e gjermnise dhe me parate e tyre ndertoi financimin me te madh komunist brenda amerikes. Njeriu qe do me cdo kusht shkaterrimin e amerikes, nderkohe qe vete ai dhe bijte e tij pasurohen me kembimet e ndyra bankare ne kurriz te te varferve ne mbare boten.

Ti mor Astrit djali spaske dale akoma nga fshati - vazhdo shiko endrra se nje dite te bukur do te vij xhaxhi Edi dhe do te nxjerri nga skamja.

Nuk eshte faji yt mor Astrit qe linde ne varferi - por eshte plotesishte faji yt ne qofte se do te vdesesh ne varferi dhe nuk do te mundohesh me gjith shpirt te dalish prej saj.

Submitted by Anonim (not verified) on

O fahri balliu, pse shkruan me pseudonime si erind, erion brace, etj.

Submitted by reformer (not verified) on

Te pergezoj Endri, ti di gjera qe nuk i di as Amerika! Perse te mos besojme edhe ty, perderisa besojme Berishen qe thote se fajin qe nuk hyjme ne Europe e ka opozita?

Ne fakt kjo eshte fatkeqsia jone si komb, kemi kaq njerez profetike, te ditur e te mencur ne mesin tone, aq te mencur sa mund ti japin mend edhe Amerikes, por c'e do nuk i degjon askush.

Megjithate ata vazhdojne punen e tyre fisnike, sqaruese dhe propaganduese me "popullin".

Submitted by olti (not verified) on

Erind boll me budalleqe. George Soros eshte ai qe eshte, por jo ai qe njef ti apo mundohesh te njollosesh.

Soros ka investuar  ne Shqiperi prej me shume se 20 vjetesh per nje te ardhme me te mire per Shqiptaret. Ti personalisht qe svjen nga fshati cfare ke bere per Shqiperine????

Soros nuk eshte anti-amerikan apo komunist sic mundohesh ta paraqesesh ti. Eshte nje individ qe lufton per ndryshim sipas ideve qe ai ka per nje kapitalizem human dhe duhet te respektohet per vizionin e tij.Nuk te pelqen Soros???? Jam dakort, le te shpresojme se  Saliu dhe Liria mund ta tejkalojne...

Personalisht jam diskriminuar nga njerezit e Sorosit por nuk mund te mos adhuroj vizionin dhe guximin e tij per te permiresuar boten ku ne jetojme.

Per mua shenjtore eshte Nene Tereza.

REspect!

Submitted by Erind (not verified) on

"Soros ka investuar  ne Shqiperi prej me shume se 20 vjetesh per nje te ardhme me te mire per Shqiptaret. " ???????

te gjithe e dime se vetem nje grup i vogel prej 25-30 vetash kane arritur nje te ardhme me te mire si grup nga investimet e Sorros-it ne Shqiperi ne 20 vitet e fundit. Dhe keta 25-30 vete me investimet e Sorros-it arriten te investojne ne femijet e tyre dhe ne nje numer te ngushte te afermish (intelektual te perzgjedhur te Tiranes) te cilet tashme mund ti dallosh fare mire nga emrat ne Kryesine e "RE" te PS-se.

Sa per ato te tjerat qe the - dukesh qe qenke FLUTURAK !

Vazhdo plako fluturo - se ushtaret e Valdete Sales po bejne detyren e tyre qe ju eshte ngarkuar qe ne vitin 1994 !

Submitted by arnaut (not verified) on

Shume bajate kjo deklarate e Spahiut se paska dokumente sekrete qe lidhin njerezit e PD-se me fondacione te dyshimta, kuptohet arabe ka dashur te thote, ashtu sic thote ne intervisten tek Gazeta Tema.

Spahiu nuk ndryshon hic nga Berisha e Rama, dhe kur kundershtari e sulmon kete duke i thene "turk", ky i kthehet dhe i thote "arab". (Rames mesa duket do i thote grek).

Lesh arapi kjo pune, por nese Spahiu arrin vertet te ndryshoje kushtetuten e te kufizoje mandatet politike ne jo me shume se dy te tilla, kjo do ishte dicka per tu pergezuar.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Ne shqiptaret jemi te afte per te debatuar per çdo gje,edhe per ato qe s'kemi asnje njohuri.

Nje gje vihet re ne shkrimet e juaja,humbje kohe dhe zbrazje barku.

Nuk largohet erresira nga dhoma duke perdorur fshesen,ndizet drita,por jo kandili,si ai qe perpiqet te ndez Erindi.

Deshironi te ndryshoni boten?

Cfare thoni sikur te filloni nga vetja juaj.

Ata qe dine nuk flasin,ata qe nuk dine flasin.

Shpjegimi nuk eshte e tere e verteta e realitetit,shpjegimi eshte pjese e se vertetes se realitetit.

"Kur i urti tregon me gisht henen,budallai nuk sheh gje tjeter veç gishtit." thote nje thenie nga Orienti.

Iluzioni me i madh eshte te mendosh se dikush tjeter mund te beje diçka ne vendin tend.

Si mund te kuptojme se kush eshte bishti,nese nuk kemi asnje ide se çfare eshte kafsha.

Konceptet vetem nenvizojne,tregojne,nuk paraqesin realitetin.Kur ndeshesh me realitetin konceptet behen te panevojshme.

E vetmja menyre per te ndryshuar eshte te kuptosh,Cdo te thote te kuptosh?

Do te thote te vihesh ne kontakt me realitetin,te dalesh nga burgu i koncepteve dhe i programimit,i bindjeve false,fantazive dhe te zhytesh ne realitetin e shkelqyer dhe te mrekullueshem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.