Burdhjaks

I dashur Enkel,
Para dy ditësh ndaje një përvojë që mesa duket të ka vënë në mendime: “Pse Kristi Pinderi nuk më erdhi në emision kur e ftova”. Po përgjigjem: jo vetëm që nuk kam ndërmend të frekuentoj ndonjëherë emisionin tuaj, por përkundrazi, do mundohem me të gjitha hapësirat ligjore që i gjithë korpusi legjislativ shqiptar më lejon që të denoncoj të gjitha rastet e diskriminimit, fyerjes, ftesës për urrejtje, frymëzimit për dhunë, apo edhe shkeljet e etikës në gazetari. Disa prej këtyre, për fat të keq i konsumoni në emisionin tuaj.
Askush që përfaqëson një mendim, një kërkesë apo një realitet të kësaj shoqërie nuk mundet të jetë prezent në një emision të drejtuar nga një individ që mburret publikisht se është homobofob! Për respekt të publikut, Enkel, unë bojkotoj emisionin tuaj sepse është e pahijshme që i ftuari, të debatoje me ju, moderatorin! Në të gjithë botën e qytetëruar moderatori, gazetari apo autori i një emisioni televiziv apo radiofonik, krijon ambientin neutral për një debat që matet mbi peshën e argumentave, dhe jo mbi peshën e asaj që mendon vetë moderatori. Emisioni juaj, por edhe emisioni i kolegut tuaj Aldon Lipe, pavarësisht mbulesës pseudo-humoristike, janë produkte mediatike që duhet t’i nënshtrohen gjykimit ligjor dhe institucional të autoriteteve të tilla si KKRT, institucion kushtetues ky që qëllon, të ketë qenë drejtuar dikur edhe nga bashkëshortja juaj, znj. Mesila Doda... Dhe këtu, për hir të respektit ndaj inteligjencës së atyre të cilët po na lexojnë, ia vlen të përmendim disa fakte.
Fjala vjen: a ia vlen të ankohesh me qaravitje se pse lëvizja LGBT bojkoton emisionin tuaj, në një kohë kur publiku shqiptar ka nevojë që bota mediatike, së cilës ju i përkisni, të dënojë piksëpari shprehje ekstreme të dhunës në ekranet apo mediumet tona publike, si ajo që bashkëshortja juaj, znj. Doda shprehu haptazi në një televizion kombëtar e që ishte pak e shumë: “do të të varrim te palma e Kryeministrisë?”...
Përpara se ju zotëri të shkruani i indinjuar ndaj bojkotit që ju bëjnë aktivistët për të drejtat e LGBT duke përdorur në mënyrë thuajse skuthërore terma si “homodhjaks”, a mos ndoshta do të ishte më me dinjitet, që si përfaqësues i gazetarisë së lirë shqiptare të shqetësoheshit që pas zonjës suaj, të tjerë persona publikë përdhosin vazhdimisht mediumet mediatike (ato që ju kanë dhënë emër e që i’u paguajnë) me fjali të tipit: “do i fus plumbin ballit”, apo “do të ta pres gurmazin”, apo “do i marrim me hu”? Apo shfaqje të tilla të dhunës juve nuk u hyjnë as në njërin e as në tjetrin vesh, meqë më keq se aq, flasin vetë politikanët në sallën e Kuvendit?
I dashur Enkel!
Shkruaje se nuk je kundër homoseksualëve, por je “kundër denatyrizimit që kërkon të kthehet në institucion”. Më lejo të të sugjeroj se, bindjet fetare si ato që mund të ndani bashkarisht me zonjën në dhomën tuaj të gjumit, i përkasin sferës private dhe jo shtetit laik tek i cili ne, qytetarët e këtij vendi kemi varur shpresat tona. Me lejo gjithashtu të të kujtoj që institucion, fjala bie, është Kuvendi i Shqipërisë ku për fat të keq të zgjedhurit shahen akoma me libër shtëpie, apo se institucion i pasurisë publike është edhe media ku ke mbi 20 vjet që rropatesh e që, si institucion, nuk mund të përdhunohet me fjali si ajo më lart: do të të var te palma e kryeministrisë! Apo fjali të tjera të cilat tashmë po na bëhen “si bukë me djathë”, për fatin tonë të përbashkët të keq!
Shkruani “jam kundër çdo lloj dhune, përjashtimi, diskriminimi, fyerje ndaj të të gjitha shtresave të marxhinalizuara”. Fiks dy fjali më sipër, bënit ekzaktësisht këtë diskriminim ndaj të cilit kërkoni të distancoheni. Duke iu referuar autorit të këtyre rradhëve, pra mua, shpreheni: “nuk besoj se do të ketë ndëshkime vertikale për perversionin, pasi për ta mbyllur këtë raport ndëshkues me hyjnoren vdiq ai që Kristi e mban në emër”. Për çfarë vdiq Jezus Krishti, zotëri? Që bashkëshortja juaj të varrë njerëz majë palmës? Për çfarë sakrifikoi Zoti të cilit ju i referoheni, që të dilni e të talleni me grupet që janë të marxhinalizuara ngaqë shpirti juaj është aq i cekët sa mund të pranojë dhunën e gruas ndaj burrit (apo anasjelltas), ama jo dashurinë e sinqertë mes dy njerëzve?
Funksioni juaj si shërbëtor i interesit publik, por edhe lidhja juaj bashkëshortore që është e pamundur të qëndrojë e fshehur apo e pakomentuar nga publiku, na risjell edhe njëherë në vëmendje një argument tjetër që përdorët në shkrimin tuaj. Përmendni ashtu në mënyrë tumnaje fonde, apo ambasada, apo donatorë.
Po ju kthej unë përgjigje, në emrin tim personal dhe ju lutem merreni si përgjigje të të gjithë lëvizjes LGBT në Shqipëri. Unë, i dashur Enkel, kam 12 vjet që robtohem si gazetar i përulur në shërbim të publikut në media të cilat, edhe për shkak të kontributit tuaj janë sot si molla e bukur dhe e kuqe me krimbin shkatërrues brenda. Ama, ndryshe nga ju, Enkel, pavarësisht se paguhem katërfish më pak se ju, nuk kam asnjë lloj kompleksi të kërkoj nga të gjithë donatorët në këtë vend ndihmë financiare, sa herë që organizata që unë përfaqësoj ka një ide për ta përmirësuar këtë shoqëri me të mirat por sidomos me shumë të këqijat e vet. Ne nuk kemi gjetur akoma ndonjë mënyrë tjetër se si shoqëria civile mund të funksionojë në një vend, veçse duke aplikuar për donacione mbi bazën e një ideje dhe të një aksioni konkret dhe konkurrues. Ndryshimi qëndron në faktin që lekët për ne, janë mjet, jo qëllim, siç mund të jetë për pothuajse të gjithë kontributorët e sferës publike në këtë vënd, përfshirë ju. Ju kujtoj, tashmë si koleg gazetar se ka kontributorë të tjerë në këtë shoqëri që i përkasin medias të cilët nuk marrin as rrogën, apo nuk paguhen asnjëherë aq dhe ashtu si duhet. A jeni shqetësuar ndonjëherë për këta të fundit? Mund të aplikojmë te të njëjtët donatorë që zoti Kikia që ju përmendni në shkrim aplikon! Me një ndryshim të vogël edhe në këtë pikë: nëse ne e ftojmë zotin Mentor Kikia të na mbështesë, ai nuk do e bënte, kurse ne do të ishim të gatshëm brenda ditës të ndiqnim aktivitetet e këtij zotërie, pjesëtar i medias gjithashtu, nëse do të na pranonte. Bashkë me të do kërkonim të promovonim vullnetarizmin, për të cilin ai lufton përmes donatorëve vendas apo të huaj që financojnë organizatën e drejtuar nga ai, ndonëse vetë zoti Kikia nuk e di që vullnetarë ne jemi edhe sot në përpjekjet tona, që nga viti 2004...
Dhe, meqë jemi në këtë pikë, më duket, se sipas ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve e familjarëve të tyre, jeni ju, Enkel, që duhet të na jepni neve qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, llogari në lidhje me shpenzimet dhe fitimet tuaja të përmuajshme, si bashkëshort i një anëtareje të Parlamentit të Shqipërisë.
Tregonani në këtë mënyrë, sa fitoni ju dhe bashkëshortja juaj pranë pushtetit çdo muaj dhe sa taksa nga këto fitime apo shërbime që përfitoni, ju i paguani rregullisht?
Edi, bashkëpunëtori juaj në emisionin radiofonik, po na duket disi ironik kur ju ka thënë fjalën “homodhjaks”. Shumë pjesëtarë të komunitetit LGBT shprehen të sinqerte nëpër forume online kur duan t’ju cilësojnë jo homodhjaks, por bur(me një r)-dhjaks, pra burdhjaks! Por edhe në këtë rast, ndryshe nga ju, na duhet të jemi më të qytetëruar dhe ti ndihmojmë edhe ekstremistët brenda komunitetit LGBT, apo dhe shumë të tjerë jashtë atij komuniteti, që të jenë paqësorë, korrektë e jo fyes ndaj bashkëshortit të deputetes Mesila Doda…
Punë të mbarë
Comments
Mos i jepni edhe kaq hapësirë

Mos i jepni edhe kaq hapësirë këtij Kristi Pinderit, se nuk është se po bën ndonjë gjë të madhe, jo! Nëse këta homoseksualët apo përkrahësit e tyre duan të shkojnë kundër rrjedhës, kundër natyrës njerëzore, është punë e tyre - nuk besoj se ka nevojë për propagandë. Nëse do të harxhohej kaq shumë energji për të ruajtur familjet shqiptare dhe më gjerë, të shëndetshme, pa atë numër të madh ndarjesh, që ndodh sot në Tiranë dhe pa atë gamë të madhe tradhëtish bashkëshortore, që vijnë edhe për shkak të bjerrjes së traditave dhe çlirimit të perversiteteve, besoj, do të kemi një shërbim më të madh për shoqërinë, sesa të dalim në mbështetje a përkrahje të këtyre homoseksualëve, që vetë e kanë zgjedhë të jenë të tillë. Secili i bën aktet sipas dëshirës, askush nuk i ndalon, por jo imponim, jo ekzagjerim! ok?

Këta të shoqatës së Pinderit, nuk janë edhe aq demokratikë, sa ç'pretendojnë. Sapo thua gjë kundër tyre, ata bëhen si diktatorë, kërkojnë të pengojnë lirinë e shprehjes, kur vjen fjala për kritikë kundër veseve të liga në shoqëri. Ne po kritikojmë kryeministrin e Gjyzepinën këtu, atëherë pse të mos e kritikojmë apo t'i bëjmë dislike, shoqatës homoseksuale? A jemi këtu në të drejtën tonë të fjalës së lirë, apo jo?

Koment Pinderi dhe

Koment

Pinderi dhe dhjaks/i-ja e klanit me abc

Nga Idriz Tafa

Bashkëshort-i/ja i/e Mesil/a Dodes, Enkel/a Demi-Doda, nuk ka pse të shqetësohet pse nuk ia var trastën Krist Pinderi dhe të bëjë alamet komenti te “Mapo”-ja e Henrit. Nëse dështon në afrimin e njerëzve për intervista, moderator -i/ja të keqen duhet ta shohë te vetja, pra në pa(aftësinë) e tij dhe te Klan TV dhe ABC-ja (filial i Klanit, turpit të përbashkët të Mesil/a dhe Enkel/a Doda-Demit, që i dhanë licencë Frangajt, në kundërshtim me ligjin dhe me mashtrim, për një televizion të dytë). Enkel/a Demi-Doda le të mësojë nga kolegu i vet, Arian Çani, që di si ta afrojë Pinderin në “Zonën e lirë”. Nuk ka pse bëhet xheloz/e me Çanin e pacipë!

Personalisht, nuk jam me kauzën që përfaqëson Pinderi, por pajtohem me mendimet e tij për, jo me homoseksualitetin, por stigmatizimin e mediave agresive. Çuditem pse Zogaj e opozitarë shkojnë në studiot e Frangajt, ku fyen, sulmohen, etiketohen me gjuhë aspak të kulturuar. Madje, dhe kërcënohen. Agresiv, dhunues ishte dhe komenti i Enkel/a Demi-Dodës kunder Pinderit dhe pse Enkel/a Demi-Doda nuk shkruan në mediat e shtypura.

Së fundi, Enkel/a Demi-Doda duhet të “fshihet” dhe të mos dalë asgjëkund për shkak të nxjerrjes së bojës që i ka bërë bashkëshort-i/ja Mesil/a Doda.

E ta mendosh se ajo/ai është diplomuar në universitet katolik të Vatikanit, që predikon paqe, jo-dhunë, kthimin e faqes tjetër kur të qëllojnë në një faqe.

Këto dite isha në Durrës dhe pashë një lokal buzë detit, tek “Iliria”, ku varej tabela: “Mesila Palm Beach”.

V.O. Fjala anglisht “beach” – “plazh” ka të njëjtin shqiptim si fjala “bitch”-”qejflie”.

Ca k.rllik replike, jo po

Ca k.rllik replike, jo po gruaja jote keshtu e ashtu.

Po ngeli perparimi i Shqiperise ne dore te bythqirave, me mire te zhdukemi fare si komb.

Do ta kisha pelqyer repliken

Do ta kisha pelqyer repliken e Pinderit ne se do te ishte vertet e tille dhe jo te perqendrohej tek Mesila Doda.

Kristi Pinderit nuk e di si

Kristi Pinderit nuk e di si nuk i vjen turp qe del ne bulevard! A nuk mendon ky njeri qe po demton nje kultur, nje qyteterim, nje marrdhenie... po demton njeriun (dhe po e ben ne emer te liris) duke pretenduar se BQ duhet te jene te barabart ne te drejta me ne (njerezit normal). Pse nuk shkon te legalizosh edhe Pedofilin, o Krist Pinderi? Pse jo edhe kanibalizmin? Pse jo edhe fenomene te tjera shoqerore? Cili do te jete metri me te cilin do te matet e mira shoqerore ... o poc i djeg?!

cilen kultur(ë) po demton i

cilen kultur(ë) po demton i "hmm nderuar Pelikan? Ne emer te kujt ia vlen ta beje nese jo ne emer te liris(ë) ? Dhe e fundit i sigurt se TI (te me falesh por kur lexova emertimin tend BQ, mu be e pamundur te te drejtohem me JU) je normal...ne dhome te gjumit se ketu e paskemi hallin te gjithe ?E fundit me lejo te te ndricoj ...nuk ka asnje menyre te paligjshme te seks/dashuri berjes me konsensus midis paleve....

O kristi se cilen kulture po

O kristi se cilen kulture po demton ti e din mire! Dhe nese nuk e din dmth qe qenke kokra e injorantit. Ne emer te liris ti mund te besh cdo gje por jo te shkaterrosh shoqerin. Shko lexo kontraten sociale te Rusoit se do mesosh nja dy gjar te reja! Dhe se fundemi... sigurisht qe as me intereson se si e bejne "dashurin" BQ (me apo pa konsensus) e vetmja gje qe me intereson eshte qe une nuk dua te rris femijet e mi ne nje shoqeri qe b... e perdor per gjera anormale! Megjithsese kete piken e fundit ti veshtire se do ta kuptosh BQ hesapi...

Pelikan djali, do doja te

Pelikan djali, do doja te vijoja diskutimin me ty qe me siguri Vrima te denja per tu Q, te duken vec 3 vrimat e gruas tende, e per sa kohe eshte grua cdo gje eshte ok me moralin. Jam e sigurt se s'te vret hic ndergjegjia kur sheh filmat porno te XXXL, per sa kohe jane te tjeret qe po Q ne te dhe jo ti me shokun tend. Jam e sigurt se per te respektuar natyren sa here qe Q kushdo qofte perballe teje( apo me kuriz nga ty) nuk e con kurre dem faren e zotit ( se kete te kerkon natyra te besh)

dhe ne fund , te me ndiejne te tjeret per gjuhen tende te perdorur nga une, por pashe qe kujdesi im ne te folur, dhe vemendja qe doja te te terhiqja duke te treguar analfabetizimin ne te shkruar ( e ke parasysh E me kaçerrla te balli? shpesh rri pas fjaleve ...por duhet te mesosh cilave)

kujdesu te lexosh e mesosh dicka qe te te sherbeje ty, vetem keshtu s'do kesh frike nga nje tufe njerezish qe zgjedhin te bejne seks si e me ke te duan. Dhjaks!!!!!!

O Kristi, (edhe pse do te

O Kristi, (edhe pse do te deshirje shume te te quaja erma), po e anashkaloj kete pjesen e gruas (fundja sulmet ad personam jane karakteristik e debateve te humbura) dhe po kaloj ke deshira jote per te pare TV me X-a. A e din qe ne kuptimin psikologjik kjo qe sapo me ke shkruar quhet crregullim seksual? A e din se te flases per "vrima" eshte nje identifikim me boshllekun e brendeshem te nje personi? Sigurisht qe jo! Ske nga ta dish! Je injornat/e!

A e shikon se si koncepti yt per seksin reduktohet tek "hedhja e fares"? Dhe kjo eshte munges e kultures seksuale! Fundja ti ndoshta nuk je mesuar te heshes faren! Ty ta hedhin faren!

Per drejteshkrimin tim mo u shqeteso! Nuk jam duke bere dok zyrtar! Nderkohe mos u perqendro tek dukja... por tek thelbi! Por kjo eshte nje histori tjeter! Ndoshat po i kerkoj shume mendjes tende primitive me plot crregullime seksuale!

terhiqem nga gjithe diskutimi

terhiqem nga gjithe diskutimi im per Vrimat, se s'eshte fort etike, dhe i rikthehem gjuhes tende te komunikimit me Q, BQ etj etj ... mjere ne per intelektuHalet si TY.

Mire e ben qe terhiqesh! Meqe

Mire e ben qe terhiqesh! Meqe ra fjala: fjala intelektual nuk shkruhet me "H". Cdo deformim tjter eshte shprehje e deshirave te tua! Ne psikoanalize quhet projektim!!!

hahahaha sigurisht qe ashtu

hahahaha sigurisht qe ashtu shkruhet... po flas me ty!!! Dheee... po, ne kuader te analizesh qe guxove te beje , po ta pranoj qe ka dhe lidhje me ndjesine qe me krijon kur te lexoj te shkruash paçavure.

Kristi i dashur, Mendoj se

Kristi i dashur, Mendoj se ke/-ni gj te drejten e botes te jeto-sh/-ni si t'ua doje shpirti per sa kohe nuk i bi-e/-ni ne qafe askujt. Bravo per kurajon e treguar! Une vete do doja te kisha pak me sh kurajo per probleme sh me pak te rendesishme se per çfare diskutohet kaq rendom kohet e fundit ne media, dhe ju marr si shembull. Pershendetje

Me vjen keq per Kristin qe

Me vjen keq per Kristin qe mundohet t'i mbushe mendjen pseudo-elites shqiptare per drejtesine e kauzes se vet. Per fat te keq vazhdon tradita e mbajtjes syte nga perendimi, por e frymezimit dhe zbatimit ne jeten e perditshme te vlerave arkaike te perdorimit te "gureve, hunjve " e te tjera si keto. Urime Kristit per guximin , por kam frike se eshte nje kauze e deshperuar dhe qe do te kerkoje shume kohe (aq kohe sa do t'i duhet Shqiperise qe te futet realisht ne familjen e vendeve te qyteteruara).

Burdhjaks qe e goditur pasaj
Burdhjaks qe e goditur pasaj persa i perket gjithsejcili ka te drejten e manifestimit brenda kornizave ligjore.Nuk i vjen e keqja shqiperise nga ky komunitet por nga ajo pjese e shoqerise qe eshte e zhytur ne llumin e korrupsioniy der ne fyt.Bravo Krist qe ke kurajo qe ngrihesh per te drejtat e tua dhe te komunitetit qe ti perfaqeson ndryshe nga keta pseudo analistet qe kane frike te dalin kunder rrymes ...
Ruajna Kris(h)t, ç'po na

Ruajna Kris(h)t, ç'po na degjojne veshet!

Dikush mund të dalë kundër

Dikush mund të dalë kundër rrymës për ide e virtyte që e cojnë shoqërinë përpara dhe e mbajnë atë në një barazpeshë e jo duke shitur bythën... Bravo Kristi, përse bravo? Duhet një logjikë për të thënë bravo, apo jo? Kur dicka është kundër natyrës njerëzore, dhe konsiderohet perversitet dhe pavarësisht se shoqëria e sotme demokratike tregon kuptueshmëri edhe për të metat e defektet shoqërore, kjo nuk do të thotë se dikush që manifeston sjellje rrënuese apo degraduese për shoqërinë, t'i thuhet bravo, se ka kurajo për tëshityr bythën. Kur shqiptarët dolën jashjtë në fillim të viteve 90-të, meqë homoseksualizmi ishte i ndaluar atëherë në Shqipëri, kishin shanse që të thonin "jemi homoseksualë" dhe do i pranonin ë vendet e Perëndimit... Por sa prej tyre e bënë këtë? Dhe a duhej t'i thoshte dikush atij që e bënte këtë: bravo? Kruisti me shoqatën e tij synojnë fonde nga vendet Perëndimore, ndaj edhe proklamojnë parada e manifestime, duke thënë: edhe ne gjallojmë këtu. Por kjo nuk do bravo! Kjo do bravë! Pse? Sepse nuk është nevoja të dalë dikush, një heteroseksual e të thotë: unë manifestoj se ndërroj femrat përnatë, ta zëmë. Cështjet e prirjeve seksuale janë punë personale, nuk është nevoja e ekzagjerimit, mendoj unë!

I Dashur Arben lexoj qe e ke

I Dashur Arben lexoj qe e ke patur me shume merak te etiketosh perversitet, kunder natyres njerezore e degradim kete grupin e "tmerrshem te "homoseksualeve" e te paska shkaktuar shqetesim te madh qe ca njerez si ti , si une ,( as ne as ata s'kane brire, e me beso ka me shume nder ne "straights" qe vishen e paraqiten pervers ne rruge se nder ata te shkretet qe zor se do guxojne edhe te dalin pas gjithe kesaj rremuje) do dalin "bashke" grumbull" ne nje dite e te kekrojne te mos trajtohen si te deklasuar ne vednin e tyre , ndermjet njerezve te tyre, nga shteti i tyre etj etj . Arben te gjithe , ose shumicen , i ke pare ne rruge dita dites, je shkembyre me ta , ndoshta ke folur, i ke ndezur cigaren...C'e keqe te ka ardhur per kaq shume urrejtje?

Meqe me la pa fjale paragrafi yt i fundit ..i dhashe kohe vetes ta pertyp e po dua te komentoj. Mendon vertete se , nese dalin ne """proteste""" do kene ne duar parrulla "Ne na pelqen nje tjeter vrime!!!!!

Ti Arben dhe te tjere ne kete diskutim, merreni veten ne kontroll i bejeni mendjen tuaj te hapet. E keqja nuk do te na vije nga komuniteti LGBT. E them e bindur kete , se e di qe mua dhe ju bashke ju kane zene syte me keq neper rruget e tiranes e bllokut se nje tufe njerezish qe ne fund te fundit duan thjesht te jetojne te qete ne jeten e tyre, pa i bere dem askujt ( as syve tane)

Kur dicka është kundër

Kur dicka është kundër natyrës njerëzore, dhe konsiderohet perversitet

1. Homoseksualiteti nuk eshte kunder natyres njerezore, por pjese e saj. Eshte nje sjellje qe eshte pjese e natyres, ne menyre vertikale - ne cdo lloj kafshesh e insektesh.

2. Nuk konsiderohet nga natyra pervesitet: natyra nuk ka moral, kete e bejen njerezit. Morali ndryshon me shoqerine njerezore. Sa me e ditur behet kjo, aq me shume shkeputet nga mitet, fantazite dhe pranon realitetin e saj biologjik, natyren dhe domosdo edhe tjetrin!

Ne kete forum ka patur edhe

Ne kete forum ka patur edhe shprehje simpatie ndaj LGBTs - ndonje prej tyre edhe prej meje pasi besoj se eshte mire ti lejme njerezitrehat ta jetojne jeten e tyre si te duan perderisa ata na lejne ne te jetojme ne menyren qe duam.

Por pertej kesaj racionaleje bazuar mbi principin e te drejtave te njeriut (qe per njerezit si puna ime, te lindur nen komunizem jane me shume rendesi!) disa argumentime biologjike per homoseksualizmin me duken absurde fare. Me gjithe respektin, komenti nga Anonim qe homoseksualizmi qenkesh i perhapur nder kafshe dhe insekte nuk qendron. Vertet shume kafshe praktikojne sjellje brenda te njejtit sekse (same sex behavior) por ne shume raste keto jane per mendimin tim analoge me shoqerine midis meshkujve absolutisht straight ne shoqerine njerezore. Rasti i pinguineve ne zoo e NYC nuk tregon homoseksualitet sepse nuk ka ndonje gje te jashtezakonshme per dy meshkuj te banojne me njeri tjetrin etj. Per me teper shumica e "homoseksualitetit" te kafsheve eshte sjellje e perkoheshme dhe me perjashtim te deleve te buta eshte gjithmone reversibel. Se fundi penetrimet homoseksuale ne boten e kafsheve jane edhe te rralla, jane me shume ne kushte kur kafshet mbahen te mbyllura dhe pa mundesi te medha te gjejne kafshe te seksit tjeter. Dhe fakti e do qe per shume aresye te tjera qe nuk dua ti permend ketu pasi do te ishte e lehte te keqinterpretoheshin, kane nje karakter anormal.

Perveristeti dhe morali jane ceshtje kulturale dhe jo cilesi materiale. Per homoseksualitetin nuk duhet te veme etiketa - por ama eshte e denuar te jete nje sjellje minorance sepse historikisht ka ecur kunder evolucionit. Kjo nuk i ben LGBTs me te mire e me te keq per mua - ata kane punen e tyre dhe timen. Por edhe rrezik kaq shume per "moralin tone te shendoshe" apo "familjen solide" shqiptare nuk perbejne. Morali ne shoqerine tone ka marre kot per shume aresye qe nuk kane te bejne me ta dhe familja eshte ne nje krize edhe pa ta. Minoritetet e tilla jane pergjithesisht pak te rrezikshem dhe nuk i shoh fare si kercenim.

Me lejo te te kundershtoj:

Me lejo te te kundershtoj: homoseksualiteti eshte shume i perhapur ne boten e kafsheve. Po aq sa edhe ne ate te njerezve. Ka nje lloj frekuence shfaqjeje qe eshte pak a shume konstante vertikalisht. Bile, homoseksualitetin mund ta krijosh ne laborator, pra eshte nje komponetente biologjike, eshte pjese e natyres. Identiteti yne seksual eshte ne thelb biologjikisht i percaktuar. Ideologjite dhe moralin mbi keto indentitet i ndertojne njerezit. Se sa dhe si e bejne kafshet kjo eshte ne thelb komplet irelevante, arrijne ta penetrojne apo jo eshte gjithashtu jorelevante. Terminologjia e homoseksualietit nuk bazohet tek penetrimi, sepse keshtu i bie qe edhe heteroseksualet qe preferojne tekniken anale (qe eshte shume e perhapur) te jene homoseksuale. Evolucioni, ashtu sic e keni permendur ju, nuk ekziston. Evolucioni nuk ka qellim, nuk ka progres. Evolucioni eshte nje modus qe prodhon shumellojshmerine - kaq! Homoseksualiteti as nuk i shkon kunder as pro evolucionit: eshte krijese e tij!

Homoseksualet nuk kerkojne

Homoseksualet nuk kerkojne simpati: ata thjesht kerkojne te jene, si une dhe ti; pra te mos diskriminohen dhe, mbi te gjitha, te mos inkriminohen! Jane qytetare te Republikes se Shqiperise: punojne, paguajne taksat dhe kryejne te gjitha detyrimet sociale dhe shoqerore te parashikuara nga kushtetuta. Njesoj si une dhe si ty. Nje shoqerie ja percakton shkallen e civilizimit edhe menyra se si sillen me minoretet. Per stadin ku jeton shoqeria njerezore, per fat te keq, homoseksualet i trajtojne si minoritet; pra, duke u bazuar ne preferencat e tyre seksuale mazhoranca dhe morali dominues i saj i perkufizon si "tjetri", nuk e trajton, ashtu sic duhej, ne opinionin tim, si pjese e saj: shoqeria akoma nuk ka arritur ate stad qe te clirohet nga ideologjite - konstrukte qe kultivojne identitete homogjene biologjike, politike, kulturore dhe sociale. Prandaj behet e domsodoshme, e nevojshme madje, qe shteti si nje superstrukture qe mundeson nje jete me dinjitet per cdo qytetar te tij te nderhyje ne mbrojtje te ketyre minoriteteve. Behet po aq e domosdoshme qe edhe vete keto grupe te luftojne per te drejtat e tyre. Ata dhe askush nuk ka nevoje per meshiren e mazhorances! Mazhoranca nuk duhet te sillet sikur po ua dhuron dinjitetin: dinjiteti eshte i dhene, nuk ka askush ndonje tager t'ja diskutoje ate njeriut. Homoseksualet jane njerez te diskriminuar, sidomos ne Shqiperi, ne ate qe eshte me themelorja ne jeten e njeriut: ne familjen e tij. Eshte tragjike qe edhe prinderit e tyre, per t'iu pershtatur moralit te fituesit (mazhorance) apo per te mos humbur statusin e tyre brenda kesaj mazhorance - mohojne femijet e tyre; mohojne jete njeriu (pak a shume nje praktike e njohur edhe ne komunizem; mekanizmat jane te ngjashem). Morali i mbivendoset jetes! Morali vret jete! Kujt i duhet ky moral? Dhe kujt i duhet nje moral pa jeten? Morali qe eshte ne thelb nje mjet per te rregulluar bashkejetesen mes njerezish, nje mjet per te mundesuar nje jete me dinjitet per te gjithe anetaret e shoqerise, behet nje mjet per te vrare jete, duke dale mbi ligjet, mbi kushtetuten - mbi kete kontrate ligjore qe e kemi nenshkruar te gjithe. Morali si Zoti, ne duart e njerezve qe luajne zotin!

Add new comment