Programe e platforma? Ok, por përparësi është rrëzimi i regjimit

Postuar në 08 Prill, 2012 02:31
Mustafa Nano

Lexoni se ç’ka thënë Blushi pardje në një takim me lexues të librit të tij të fundit (marrë nga Tema online): “Pas marrëdhënieve të reja të krijuara mes PS-së dhe forcave politike aleate, përfshi edhe PBDNJ-në, anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi, e konsideron më të vlefshëm një aleancë me votuesit se sa bashkëpunimin me këto. Blushi nuk e llogarit sistemin zgjedhor në disfavor të socialistëve pa një koalicion të gjerë, nëse këta ta fundit do t’i bindin qytetarët për të votuar. Sipas tij ka ardhur koha që zgjedhësit të votojnë për platformat që besojnë se do të përmirësojnë jetën e tyre.” Ka tre pohime të rëndësishme në këtë mes, të cilat, në formë më të thjeshtëzuar, do të bënin: 1. Partitë e vogla po i mbajnë kokën mënjanë PS-së? Punë e madhe; 2. Sistemi zgjedhor është ok për PS-në; të paktën, nuk është në dëmin e PS-së; dhe 3. Ka ardhur koha që zgjedhësit të votojnë për programet.

Sipas meje, secili prej këtyre pohimeve nuk qëndron. Bën vaki që të tre pohimet bashkë, në formën e një ‘impianti’, rrinë mirë (e në këtë rast Blushi do duhej përgëzuar për koherencën e mendimit politik), por veç e veç janë të gabuara. I fundit është një pohim patetik që shkon me kontekstin e takimit; përpara tij ishin studentë e lexues të rinj, dhe Blushi ka menduar të përcjellë për ta një mesazh politikisht korrekt; porse është krejt i pavërtetë. Gjasat janë që Blushi ta dijë se kjo është e pavërtetë. Ka ndonjë demokratikas apo socialist që voton për platformat? Nuk besoj se mund të ketë ndonjë. Mund të kenë një fokusim tek platfomat ca zgjedhës që s’merren e s’nakatosen me partitë, por zgjedhësit shqiptarë në përgjithësi nuk votojnë për platforma. Ndër zgjedhësit që votojnë për platformat janë, ndoshta, ata që nuk shkojnë të votojnë; dhe një nga arsyet që nuk shkojnë të votojnë, ose e vetmja arsye e një pjese prej tyre, është se gara elektorale nuk është garë platformash. Ndërsa ndër ata që votojnë, ka me siguri ca syresh që do donin shumë një garë programore (një nga këta jam dhe unë), por problemi është se për ta platformat nuk janë një përparësi. Në situatën politike shqiptare, për mua, çdo orientim programor i një partie duhet inkurajuar e është i mirëpritur, por unë nuk do ta nxirrja në krye të axhendës. Tek ne është përparësi beteja me mjete politike, demokratike e elektorale kundër një regjimi.

E në këtë kuptim, më i gabuar më duket pohimi i parë, ai që thotë se “PS-ja duhet t’mos e vërë ujin në zjarr për qejfmbetjet e partive të vogla”. Kjo do të thotë, se Blushi jeton me bindjen se votuesi shqiptar është inteligjent dhe është i marrosur pas programeve, e në këto rrethana partive, përfshirë PS-në sigurisht, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëhen të hijshme, të fisme, të bëjnë të tyret kauza, programe, platforma, vlera, dhe e kanë të sigurtë fitoren përballë regjimit të harbutëve. Mirëpo, edhe bufi e di se gjërat nuk janë kështu. Po të duam të bëjmë deklarata politikisht korrekte, hajde i bëjmë, por nuk do të nxjerrim asnjë qar nga tentativat për të ledhatuar kotmëkot zgjedhësin shqiptar, i cili ka treguar se votën s’e ka për gjë ta japë edhe në këmbim të një ‘honorari’ elektoral prej 5 mijë lekësh dy ditë para ditës së votimit, në këmbim të premtimit për një vend pune, në këmbim të solidaritetit me çunin e xhajës/dajës  që ka marrë një vend punë në doganë, apo është bërë polic i qarkullimit rrugor, etj, etj.

Dy zgjedhjet e fundit treguan se zgjedhësit shqiptarë nuk kanë skrupuj e standarde morale; përkundrazi, janë qeniet më pragmatiste të botës; janë aq pragmatiste, sa çdo njeri tjetër (komshi, i afërm, familjar, vëlla e motër) që ka disa kredo morale e disa ideale në jetë, merret për budalla. Berisha fitoi zgjedhjet edhe pasi i biri prodhoi Gërdecin e pasi ai vetë vrau katër opozitarë të pafajshëm, të parrezikshëm e të paarmatosur në mes të bulevardit, ndërsa Ilir Meta e mbushi edhe ca më shumë rezervuarin e votave pas bisedës për tangjente në zyrën e një ministri tjetër. E sikur të mos mjaftojë kjo, Berisha pati guximin të vjedhë në mënyrë spektakolare, aq sa la syshqyer edhe ambasadorët e huaj, mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Dhe pikërisht në këto rrethana, që Blushi i njeh mirë, është po Blushi që lëshon mesazhin që PS-ja mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme edhe pa partitë e aleatët e tjerë.

Nuk është kjo zgjidhja, afërmendsh. Sipas meje, çdo arsyetim politik duhet filluar me pohimin: Në Shqipëri është ngritur një regjim, dhe me regjim unë personalisht kuptoj këtë rend socio-moralo-politiko-kulturoro-institucional të gjërave të dominuar nga padrejtësia e imoraliteti, e ku të jesh opozitar, i zoti, i moralshëm, i ndershëm, është kusht për ta parë veten të margjinalizuar e në kërkim të bukës së gojës.

Të kuptohemi, rrëzimi i këtij regjimi nuk premton asgjë në vetvete; në shoqëri tërësisht të korruptuara si kjo shqiptare, do të ishte naivitet që rrëzimin e regjimit ta shihje si një ngjarje që hap vetvetiu dyert e së ardhshmes së ndritur. Por rrëzimi i regjimit është vetvetiu shpresë; është dobare një shpresë se nuk do të ndërtohet një regjim tjetër.

Ecim më tutje. Ky regjim mund të rrëzohet ose me dhunë, ose me vota. E përjashtojmë të parën? Ok, e përjashtojmë, pasi dhuna na fut në rrugë qorre. Mbetet që ta rrëzojmë me vota, ta rrëzojmë brenda kutive të votimit. Kjo është e mundur. Të gjitha regjimet që lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve, sido qofshin këto zgjedhje, lejojnë dhe rënien e tyre (edhe në Burma regjimi po bie në rrugë elektorale). Në Shqipëri, aventurat e fundit elektorale, tok me ligjin elektoral që është adoptuar (me këtë bie dhe pohimi i dytë i Blushit si i gabuar), na kanë treguar se koalicioni fitues është ai që di të mbledhë sa më shumë vota. Regjimi i Tiranës nuk ka vjedhur çdo votë; thjesht ka vjedhur vota, dhe ka fituar me një avantazh në fije të perit. Përfundimi? Përfundimi varet dhe nga fakti që opozita shqiptare nuk mund të bëjë beteja morale, e nuk mund të krijojë frymë e frymëzime. Dhe përfundimi është: opozita mund të fitojë vetëm me aritmetikë votash e me aleancë sa më të gjerë partish; shkurt, duke bërë një vlerësim tërësisht amoral të çdo vote e të çdo partie.

Kush mendon se s’ia vlen të rrëzosh një regjim për t’ia dhënë pushtetin një bande të çrregullt bashibozukësh, le të votojë për regjimin; kush e sheh regjimin si të keqen më të parë e më të madhe për t’u rrëzuar, duhet të ketë guximin amoral për ta parë këtë opozitë të nxirosur e si mos më keq si alternativa e vetme për t’u mbështetur e për t’u zgjedhur. Në rrethanat që zgjedhësit janë pragmatistë deri në pacipësi, regjimi mundet – përsëris, nëse jo me dhunë – vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, dmth duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh. Jo? Epo alternativa tjetër quhet Sali Berisha. Ta gëzoni! Ta gëzojmë! Kjo është Shqipëria.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Qe nga titulli duket qe je ne rregull, pasi Rama merret me Tualetin kur Saliu po e " perdhunon" pafundesisht.........

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Jo me larg se tre jave me pare Mustafa Nano shkruante se duhen se pari ide, se dyti ide, e prape ide dhe se ka nje menyre te fisme per te mundur Berishën dmth rruga me ide, me alternativa. Sot po ky gazetar shkruan se regjimi mundet vetem me logjikë të pastër pragmatiste, dmth duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh.

I bie qe ne mars mentaliteti i votuesve ishte aq i evoluar sa do te bindeshin per te votuar ne baze te ideve dhe programeve (sic thote tani Blushi), ndersa ne prill u be reset dhe shkuan nje vit me pare kur rimbushen rezervuarin e LSI vetem pak kohe pas videos se famshme Meta-Prifti.

Submitted by Gingi (not verified) on

Koncepti i pare nuk e perjashton te dytin.
Nano ka te drejte, nje nga difektet e demokracise eshte qe vota ime dhe vota e nje nobelisti kane te njejten peshe.
Dhe Shqiperia nuk me duket se eshte cerdhe nobelistesh.

Submitted by Zeno (not verified) on

Kam nje problem me kete shkrim. Ne fakt jane disa probleme. I pari, me i vogli, ka te beje me frymen qe percillet ne lidhje me zgjedhjet. Zgjedhjet jane ne mes te vitit 2013 ne mes gaboj. Nje vit perpara ka filluar fushata. Me shume se dy vjet vazhdoi bojkoti. Kur do te qeverisemi? S eshte e para here qe opozita bllokon qeverine. Nuk jam me kete qasje. S ka te beje me sistemin qe duam. Ka kohe per te menduar per zgjedhjet. Per mua PS do te fitoje shume me teper po te koncetrohet tek bashkepunimi per statusin dhe drejtimin e procesit te zgjedhjes se presidentit. Edhe programin mund ta beje gati. Por me duket gabim qe tregohet e padurueshme per te ardhur ne maje te puneve. Ndoshta z. Nano nuk e beson, por ka nje grup te madh njerzish qe s e honepsin dot deshiren per te ardhur ne pushtet. Dhe ky grup nuk eshte i vogel. Eshte me i madh se grupi i atyre qe blihen me 50 mije lek te vjetra per te dhene voten. Se dyti, Blushi eshte korrekt. Percon nje moral te munguar qe na duhet. Shefi i tij tregon papjekuri politike kur flet per rrezimin e rregjimit. S ben asgje tjeter vetem se forcon grupet e militanteve, militantizmin dhe ata i ribind edhe njehere ata qe votojne fiks te votojne dhe njehere ashtu sic kane votuar perhere. Pse te na duket naiv Blushi kur nuk flet per rrezimin e rregjimit por ben thirrje per te pare programet. Te pakten keshtu e kuptoj. Pa moral nuk ka pune te mira. Rrezimi i rregjimit, sic thote z. Nano, nuk percon asnje moral. Sjell nje rregjim tjeter ndoshta me te zi. Dhe zoti Rama i ploteson te gjitha parakushtet per ta bere kete. Le te mesohemi me programe. Revolucione dhe kunderrevolucione, te realizuara dhe ta parealizuara deri ne fund, kemi pasur deri vone. Asgje e mire s na ka ardhur. Ka mundesi me vota te dalesh ne krye.

Submitted by hapi (not verified) on

Dhe unë u bashkohem parakomentuesve.

1. Siç thotë "Lex Rex", ndërrove mendje kaq shpejt Z. Nano?! I çove idetë për lesh e tashi po na mbron heqjen e Saliut me çdo kusht. Kushti në rastin tonë është aleanca PS-LSI, që nuk është hera e parë që ti e mbron.

2. Siç thotë "Zeno", "Pa moral nuk ka punë të mira". Nuk ndryshohet regjimi duke hequr Hysenin për të vendosur Hasanin. Regjimi ndryshohet kur ndryshojnë praktikat e pushtetit, por Rama e Saliu po ngjajnë përherë e më shumë njëri-tjetrit nga praktika e pushtetit. Saliu dhe Rama duan ti mbajnë vetë të gjithë frerët dhe të përjashtojnë çdokënd që nuk është me ta.

P.S. Ilir mos harro se kastraveci i detit është resurs i pazëvendësueshëm dhe tek ai varen problemet  e mjedisit në Shqipëri.

PPS. A thua i hodhe në kosh idetë sepse i tha Blushi? Ta gëzojmë Shqipërinë që ju, "elita" e '90, na gatuani nga 20 vjet.

Submitted by reformer (not verified) on

Z. Nano duket sikur ju keni hapur kutine e Pandores duke trajtuar kaq shume gjera njekohesisht ne nje artikull te vetem.

Une dua te jem pak provokativ, duke ju kundershtuar ne dy pika:

1. Persa i perket platformave Blushi ka te drejte, por jo sepse ju nuk keni te drejte lidhur me arsyet per te cilat voton zgjedhesi shqiptar, por per shkak te nje rrethane specifike sic eshte perbaltja dhe njollosja qe Berisha ka arritur ti beje PS-se (per te cilen flet Meroja), megjithse kjo e fundit ka nje kryetar te ri, i cili per me teper e ka qeverisur jo keq Kryeqytetin. Ne kushtet kur PS dhe PD jane barazuar ne planin moral, e vetmja gje qe i ben ato te ndryshme, te pakten politikisht,  eshte ndryshimi programor, perkatsisht ceshtja e takses progresive nga ajo e sheshte.

2. Perse regjimi duhet te jete domosdoshmerisht nje gje e keqe?A e dini se ne konceptin e fenomeve fizike regjimi eshte nje gjendje parametrash te qendrueshem ne kohe? Regjimet krijojne kushte per zhvillim ekonomik dhe mbi te gjitha per "paqe" ndonese kjo eshte nje paqe e imponuar dhunshem. (regjimi i gjeneraleve ne Greqi etj).

Sigurisht ne mund te shpresojme dhe personalisht une desheroj qe pushtetin ta marre PS dhe qe PS -ja te na vendosi nje "regjim" me te mire. Por a i konsideroni ju peshtjellimet, prishjen e ballancave, anarkine dhe kaosin qe mund te shkaktojne ne menyre te ndergjegjshme forcat qe mbeshtesin Sali Berishen?

Submitted by Petro (not verified) on

Nëqoftëse PS-ja bën aleancë me LSI-në, kjo forcë politike duhet ta dijë se nga aleanca e pamoralshme, do ketë votat e LSI-së, por nuk do marrë vota të anëtarsisë së tij në shumicë edhe më të madhe, të cilët do i largohen, se nuk duan të bashkëjetojnë me bandën LSI. Janë një shumicë e madhe socialistësh që e dinë mirë se Sali Berishën (jo Partinë Demokratike, se ajo nuk ekziston) e mban në pushtet vetëm Ilir Meta.

Nëqoftëse duhet bërë aleancë me karieristët e partiçkave të majta, kryetarët e të cilave kanë nga 20 vjet në fronet partiake, e që ska bir kurve që mund t'i lëvizë, kjo aleancë duhet bërë pos pas zgjedhore. Personalisht i shoh ata veçse si moralisht gjithënjë të mundshëm, për të qenë tradhëtarë potencialë. T'u lësh atyre zona zgjedhore në dispozicion, do ishte një gomarllëk i madh dhe mungesë përgjegjësie. Le të kujtohet kryetari i PS-së, se sa nga deputetët e zgjedhur me votat e socialistëve në këtë legjislaturë, ndodhen tashmë të rreshtuar si ushtarë në falangat e Saliut.

Për të mos ju larguar shumë argumentit, referojuni thënjes së Paskalit të PSD-së, se Rama ka fobi nga aleancat, ndaj do pozicionohet në kampin e demokratve. E merrni vesh me kë keni të bëni. Ky, ai nastradini Elmazi, me partinë e re, e të tjerë, thjesht duan poste, privilegje. Nuk është se ju rr...t shumë për të majtën dhe aspiratat sociale të saj.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

O Muc mos u shqeteso, se prape partite satelite te ps me PS do i kesh keto zgjedhje. Hedhin vickla kot si gjithmone po prap tek bac Edi do shkojne.

Duhet te shqetesohesh per tjeter gje, qe me kete koqe kryetar te PS qe keni, o muc djali,  saliu qe ty te eshte bere makth, me shume mundesi perseri do jete kryeminister pas 2013.

Submitted by nora (not verified) on

Shkrimi shume i drejte por rreshtat ne fund me tremben.Pse shqiptaret kaq te poshter per nje cope buke akoma  ne 2012!?Une sot jam pa pune por nuk mundem te bashkohem qofte per sy e faqe me LSI-ne.Mirepo une po pranoj fukarallekun e jo maskarallekun.Per mua LSI eshte bashkefajtore ne nje pushtet qe i ka duart me gjak .A ka njerez te tjere si une ? Nqs ka ne po mbijetojme e quhemi budallenj.Ne jemi te drejte.Dhe duke e kerkuar kudo ,humbasim kudo,nga ky pragmatizem shqiptar,nga ky servilizem,dyfytyresi,si ja bejne! ???? Zotesi na qenka!

Pavaresisht kesaj nuk do ti thosha dot kurre fjalet e fundit te artikullshkruesit.Ndergjegjja zero ,morali zero,çfare shoqerie krijoi maloku,shoqeri  si ne kohen e zogut,sa keq e poshte kemi rene ,une po rezistoj ,PS dhe Blushi duhet te ruajne fort votat se fitoren e kane pasur dhe pa aleatet ,tradhetia(Tavo) dhe nje LMN pak para fushates i ben dem PS-se,saqe krijohet ideja se dhe vete Blushi mund te kete votuar kunder Edi rames,per ti dale e tija,gabim por e mendoj.

Submitted by Leonard CARCANI (not verified) on

Pas shkaterrimit dhe presionit qe iu be organisatave tone ne nje grup Solidaritet prej partish dhe sindikatave qe duan  ndryshim ky material eshte ne faqen e facebook te kryetarit partise socialiste me shume se dy muaj . Habitemi qe sna ka kthyer pergjigje.

https://www.facebook.com/#!/nisma.solidaritet

Sindikata e arsimit dhe shkencave te shqiperise eshte iniciatore e nje platforme per unifikimin e qendrimit sindikalist jo vetem ne shqiperi po edhe me gjere.

Gjithashtu ajo eshte hartuesja e nje platforme per ringritjen e shtetit shqiptar. Si edhe e nje platforme per paqe ne ballkan

Emri kesaj platforme quhet solidaritet mbare shqiptar

Me poshte po ju paraqesim pjese te kesaj platforme

PLATFORMA E SOLIDARITETIT PER DALJEN NGA KRIZA 20VJECARE E VENDIT

Ne si solidaritet kemi kohe qe kemi ngritur nje platforme  per ndertimine shoqerise

Kjo eshte me te vertet nje beteje mes se vjetres dhe te rese qe po ngrihet.

Dhe ska te beje thjesht me ceshtje debore.

Se pari ky vend ka nevoje per pajtim kombetar. Kjo realizohet duke pranuar vlerat me te mira te se shkuares dhe duke pare para. Pika e dyte ka te beje me heqien e informalitetit. Keshtu si mundet nje familje me 40mije leke te vjetra te mbaje 6veta te paguaje qera uji drita telefoni.

Ndoshta duhet rritur vlera e asistences sociale dhe te marrin ata qe e merritojne. Dhe kjo te jete per individe jo familje. Kurse per familje nqs eshte mbi 16mije leke te reja 4 veta atehere shteti duhet te marre persiper brenda normave te paguaje nje sasi uji drita  telefoni te minimumit jetik.

Ketu ish kryetari bashkise e ngriti nje tulle duke vene pune vullnetare per familjet ne nevoje dhe duke ngritur dicka

Kete e kemi theksuar dhe ne nje mbledhje apo seminare te saktuara si ajo per minimum jetik pavaresisht nga orientimi politik i sindikatave

Se treti nje platforme e arsimit mbarekombetare

Eshte ngritur dhe ketu nje tulle . Ia kemi derguar edhe qeverise dhe duam te dijme deri ku jane ceshtjet e diskutuara

Se pari eshte detyre e shtetit qe ne kishe te perdoret gjuha amtare pra ajo shqipe dhe kjo jo me perkthyes

Ne minoritete po mund te perdoret edhe gjuha e huaj

Se dyti eshte ngritur  abetare.Ia kemi shtruar qeverise. Por deri ku jane ceshtjet dhe gjerat

Se treti nje arsim qe vjen duke u degraduar. Pse vjen duke u degraduar ky arsim. Nga nje platform combi qe synon shkaterrimin e arsimit shqiptar. Keshtu venia e kartonit te kuq per nxenesit dhe te mos debatosh me te irriton ata ne nje debat . Projekti combi mgjth eshte nje projekt I amerikes latine si shume projekte ne arsim si ai vetefinancimet per arsimin e larte po ceshtja e kartonit shkakton debate

Se katerti zgjedhja dhe rektoreve dhe drejtoreve te drejtorise arsimore nga  nje komision ajka e akademise shkencave dhe te pakorruptueshem. Mjaft me me teori populiste . Sot po diskutohe vote e lire dhe jo me debate . Mesuesi ska guxim te diskutoje ceshtjen e nje libri te orientuar jo me probleme te tjera  apo te kundershtoje urdhrin per venien e drejtoreve dhe rektoreve. Dhe keta me kritere te forta  si mesatare diplome dhe aftesia ne pune tregues.

Se pesti  rikthimi ne arsimin kater vjecar.Ose mire do ishte arsimi gjerman  Pra kriteri mesatare . Ata nen 6 te mos futeshin ne arsim te pergjithshem,por ne arsim profesional. Dhe te merrnin nje zanat. Gjithashtu me kategori. Nqs dikush nuk deshiron te vazhdoje 4 vite le te vazhdoje vitin e pare dhe mjeshter nivelit te pare, pastaj mjeshter nivelit te dyte dhe me radhe. Pra te mesohet me ndjenjen e punes

Se  gjashti  ngritja e abetares  mbarekombetare. Pavaresisht debateve  deri ku eshte arritur.

Se shtati unifikimi teksteve arsimore . Nje histori perbashket e me radhe

Se teti  hartimi nje buxheti te perbashket  shqiperi kosove . Bota te ndalon kufijte por jo bashkimin shpirteror te shqiptareve . Dhe ne maqedoni mareveshja e ohrit lejon 25% te buxhetit per shqiptaret

Se nenti per deget dytesore ne universitet te gjendet mundesi rimbursimi dhe per studentet me te mire apo ata gjimnasiste me te mire po skane mundesi ekonomie te nxiten . Si me burse . Apo pasi mbarojne shkollen te kene nga shteti punen me te mire

Platforma ne fushen e ekonomise. Ne jemi per idene shqiperia si zvicra . Pra larg blloqeve politike por ne te mire te bisnesit .Si edhe cdo gje e kontrolluar me te vertet kombetare .

Gjithashtu te kemi nje demokraci te shendoshe .Me parti politike dhe te drejte fjale

Platforma ne ceshtjen kombetare.

Ne kuadrin kur ne kemi akoma debate mes vetit dhe kur diskutohen ceshtje te tjera ideja me e mire eshte konfederata shqiperi kosove maqedoni mali zi

Me konfederaten shqiperi kosove ti je bashke shpirterisht ne kampionat etj. Plus kosova ne kete rast jo vetem ska nevoje per njohje te tjera por edhe mund ta ndihmoje veten ne kete drejtim.Ambasadori shqiptar zv ambasadori kosoves.

Gjithashtu ne kete drejtim na vjen keq qe eshte shkelur marreveshja e ohrit . Madje shqiptareve u eshte hedhur . Pse themi kete ide. Sekretaret pergjithshem te komunave jane suprimuar. Kryetari maqedonas sekretari shqiptar .Dhe ne ambasaden maqedonase kryetari maqedonas sekretari shqiptar

Nqs do maqedonia ne kete drejtim mund edhe ti shkrije ambasadat mes nesh .Dhe zgjidhje ka vetem biznesi te eci

Lidhur me ambasadat shembulli me I mire eshte konfederata e bashkimit sovjetik. Keshtu kishim nje federate ruse me taxhikistan etj dhe pa ambasade por kemi edhe konfederaten e bs ku per disa kohe rusia ukrahina   bjellorusia ishin me ambasade dhe perfaqesues ne okb. Ishte ukrahina ajo qe na mbrojti ne konferencen e paqes ne paris.

Ne politiken e jashtme shfrytezimi I resurseve .Pra ndikimi i shoqatave per njohjen e kosoves. Dhe nqs rusia  vatikani apo ndonje shteti tjeter  nuk e njeh me konfederaten ketu ska asnje problem

Ne nje pjese te ketyre ideve ia kemi shtruar qeverise. Gjithashtu dhe aleances kuq e zi kemi patur diskutime me ta dhe na bashkon ceshtja kombetare.Ajo qe na bashkon na bashkon ajo qe na ndan na ndan por jo te kalojme ne sherr. Biznesi te ece para.

Gjithashtu do te donim te ishim te ftuar dhe ne ndonje seminar apo diskutim te organisuar nga te gjithe organismat  apo edhe te nje kuvendi.

Mbi te gjitha ne  kemi nevoje  per nje solidaritet mbarekombetar te shqiptareve per nje pajtim te shqiptareve

Vazhdim reformave

Elektorale shqiperia 7zona elektorale me 20deputete  dhe 3 deputete te diaspores dy ne greqi, nje ne itali, nje ne amerike, nje per evropen ..Tirana diber 2zona elektorale, durres fier , vlore 2zona elektorale, shkoder lezhe kukes nje zone elektorale, korce gjirokaster nje zone elektorale, elbasan berat nje zone elektorale,

Mqs emigrantet kane deputet te hiqen nga lista 1,2milion emigrante.

Reforma ne mjedis nqs hedh gjerat ne kosh je ne regull, ne mjedis 5eutro gjobe, dyqane posacme me 1euro pagese

Reforma ne toke tu merret toka atyre qe kane ardhur nga veriu apo kudo dhe te ndertohet pallat tu jepen falas 5hyrje apo sa familje dhe te sistemohen. Me parate kompensohen ish te persekuturarit . Keshtu regullohen

zgjidhja me e mire per pronen e dashamir shehut zgjidhet dhe strehimi dhe ska shtese ne buxhet shteti. Merret toka atij qe eshte vendosur. Aty ndertohet nje pallat. Personit i jepen tre hyrje falas apo sa familje ka ne shkembim te tokes dhe me leket e pallatit jepet ne baze te cmimit te tokes ish pronarit futen dhe familje te pastreha

Ne emer te nismes solidaritet

MA.Leonard CARCANI

Me respekt

Leonard CARCANI

Submitted by nn (not verified) on

Urime Z.Çarçani per programin.Problemi eshte se politika shqiptare NUK DO te kete norma e rregulla shoqeria por do amulli qe te shijne kriminelet dhe keshtu ti perdore saliu kur do per ti mbyllur gojen  e ti thoje shet se dhe ti kemarre diçka  ndersa per vete pjesen e luanit.

Submitted by Besi (not verified) on

Spo e shikoj kund reagimin e MN.

Gjithsesi, jam shume dakord me te dyja ato qe thote MN vetem se kjo e dyta(pragmatizmi) eshte taktike elektorale kuse e para(Idete)  taktike qeverisese. Ndoshta e ka patur ketu "llafin" Muci.Apo jo Z.Nano?

Submitted by LEONARD CARCANI (not verified) on

problemi eshte qe ne si jemi trembur medias as debatit. Kjo sdo te thote je saliu apo jo. Njeresit mund te kene vendosmerine  saliut dhe tolerancen e nanos aty ku duhet. Ne jemi per debat. Ketij vendi i duhen njeres qe duhet te keni prakmatizmin amerikan , shpirtin e popullit rus ,  thjeshtesin e kinesit dhe vendosmerin e shqiptarit apo si themi gjerat shqip kokederllekun e shqiptarit por aty ku duhet. Per me shume duhet me takuar dike personalisht. Ne si jemi fshehur medias te tjeret u bejne presion te mos na takojne ne. Ah dhe per humor ka edhe Carcan ne skrapar. Per te parandaluar kete te keqe kemi kerkuar nje koalicion per kombin. Dhe besoj se shqiperia zvicerane qe ne aspirojme eshte me evropeane se shqiperia neokomuniste qe ne kemi

Submitted by LEONARD CARCANI (not verified) on

problemi eshte qe ne si jemi trembur medias as debatit. Kjo sdo te thote je saliu apo jo. Njeresit mund te kene vendosmerine  saliut dhe tolerancen e nanos aty ku duhet. Ne jemi per debat. Ketij vendi i duhen njeres qe duhet te keni prakmatizmin amerikan , shpirtin e popullit rus ,  thjeshtesin e kinesit dhe vendosmerin e shqiptarit apo si themi gjerat shqip kokederllekun e shqiptarit por aty ku duhet. Per me shume duhet me takuar dike personalisht. Ne si jemi fshehur medias te tjeret u bejne presion te mos na takojne ne. Ah dhe per humor ka edhe Carcan ne skrapar. Per te parandaluar kete te keqe kemi kerkuar nje koalicion per kombin. Dhe besoj se shqiperia zvicerane qe ne aspirojme eshte me evropeane se shqiperia neokomuniste qe ne kemi

Submitted by LEONARD CARCANI (not verified) on

ndoshta se u bera besdishem saliu i do te tera apo dhe shikon lirine qe ne u veme partive te vogla

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Cfare pesimizmi,çfare keqardheje per mendimet qe vijne nga ndjenjat negative,produkt i mendimeve te gabuara per tjetrin,ne kete rast populli!

"Shqiperia eshte element qe perhere mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmeria jane si te thuash shpirti dhe fryma e jetes."J.P.Fallmerayer.

Shekujt kalojne,vitet kalojne, asgje nuk ndryshon.Se shpejti kemi per te qene perball nje krize financiare si pasoje e rritjes se shpenzimeve publike dhe si pasoje e presionit fiskal te shoqeruar me aktet grabitese te firmave te huaja qe kane "blere" pasurite tona kombetare.

Burimi i korrupsionit eshte i njejti autor qe duhet ta luftoje ate: Shteti me gjithe administraten e tij,gjithsecili aq sa mundet dhe aq sa i lejohet nga ata qe ka siper.Keta persona te korruptuar po terheqin dhe masen e popullit ne kete rruge te keqe.

Ne gjithe keto vite pjesa me e madhe e popullit perfshire dhe nje pjese te intelektualeve kane qendruar menjane duke lejuar qe gjerat te shkojne sipas rrjedhes se tyre,gjithsecili nga keta eshte duke jetuar ne rrethin e tij te ngushte pa pasur kontakte me ambientet e tjera duke mbijetuar ne kete farse.

Por tani rripi po shterngohet dhe kriza financiare qe eshte gati per te shperthyer ka per te qene me tmerrshmja qe kemi kaluar ndonjehere.

Problemi eshte se ata qe merren me politike i konsidreojne çeshtjet publike si monopolin e tyre ekskluziv dhe i konsiderojne lojera kalamanjsh apo te parendesishme idete e personave kundershtare.

Jemi ne ata qe i propozojne kandidatet per çfaredo  detyre dhe jo ata qe duhet vetem t'i votojne ata qe vetekandidohen.

E gjithe makina e pushtetit ka nevoje te rindertohet dhe sa me shume qe plakesh aq me shume koshient behesh qe nuk mund te ngelesh me injorant,ne gjume duhet te rizgjohesh.

A besoni se qeveria juaj është vërtet demokratike?

A besoni se ajo vepron në interesin tuaj?

A besoni se ju thotë të vërtetën?

A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë?

A besoni që qeveria i merr vendimet tregtare dhe ekonomike në mënyrë transparente?

A besoni se po e lufton seriozisht korrupsionin dhe nepotizmin?

A besoni se po miraton politika që do t’ju sjellin vende pune dhe do të krijojnë mundësi për fëmijët tuaj?

A shihni nga e ardhmja me shpresë dhe optimizëm apo me pesimizëm dhe dëshpërim?

Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që shtrohen përpara jush dhe të cilave mund t’iu përgjigjeni vetëm ju.

Pyetje te tilla na drejton nga Amerika ish ambasadori Withers.

Jemi bere si puna e asaj bretkoses ,ne nje kove me uje qe eshte duke valuar, qe e shtyre nga instikti per t'u pershtatur,nuk mendon se ka nje zgjidhje tjeter: kercimi jashte koves.

Kur ,ky popull heroik ne durim me ne fund do te zgjohet nga gjumi dhe do te kuptoje te verteten ,qe s'ka ngelur njeri pa ja thene?

S'ka nevoje qe ta kerkoje ndryshimin tek te tjeret,le ta kerkoje tek vetja e tij: Te behet i vetedijshem,Te zere mend dhe te kuptoje qe eshte Ai sovrani dhe pushtetaret jane vetem sherbyesit e tij dhe jo padronet e tij.

Ata duhet te jene vetem perfaqsuesit e tij qe duhet te punojne ndershmerisht ne interes te tij.

Nuk ka nevoje per perplasje,nuk ka nevoje per ndeshje,nuk ka nevoje per protesta ,qofshin ato edhe paqesore,ka nevoje per vetedije.

Qe te behesh i vetedijshem ke nevoje te Rizgjohesh.

1) Rizgjim i jetes,i cili fillon me pranimin e faktit qe ne jemi bere te mpire,te thate,madje te vdekur frymerishte.

Mbillni per vehte sipas drejtesise,korrni sipas dhembshurise,leroni aren tuaj te lene djerre,sepse eshte koha per te kerkuar Zotin,derisa Ai te vije dhe te perhap mbi ju drejtesine.Pra te jetojme me drejtesi dhe meshire per njeri-tjetrin.

2) Rizgjim i drites. Duhet drite nuk ka rizgjim ne erresisre.Erresira nuk largohet me fshese,duhet ndezur çelesi ne nje linje qe ka korrent.

3) Rizgjim i lirise.Jo rizgjim ne zinxhira ideologjik,i etiketuar.Rizgjim do te thote te behesh i vetedijshem,te kuptosh,te zesh mend, te analizosh,te

shqyrtosh dhe jo vetem ti bindesh urdherit.

4) Rizgjim i dashurise.Cdo gje tjeter deshton,por dashuria jo.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

E lezetshme kjo,qe Blushi tek e tek gabon,po kur i bashkon te treja e ka mire.Dmth,z.Muçi,gomat e makines tek e tek jane te shpuara,por kur i monton te katerta makina eshte ok.Me fal per shakane,por keshtu i bie.Platforma eshte baza e nje partie;parti pa platforme nuk legalizohet,ose po pati platforme me baze rraciste,etj,ajo nuk legalizohet;pra ka randesi platforma,se une jam i majte dhe dua ide te majta.Natyrisht,Rama eshte pertej te majtes dhe te djathtes...Kjo rruge eshte e fantastike,s'eshte utopi,se utopia eshte majtas.Me kujtohet nje autor qe te tille si Rama i quan rebel pa kauze;Rama eshte nje rebel pa kauze,siç je ndopak edhe ti z.Muçi,majtas,djathtas;djathtas,majtas;me fal,por ti e ke gjeutr rrugen tashme,se nuk je me me parti dhe kunder te gjitheve,kurse Rama me duket duhet te vendose,se mund te themeloje nje respublica dhe ai,e ndoshta mund te shkelqeje me shume.Edhe blushi me duket si nje letrar qe ngaterrohet me postet e partive,se ato duan disipline,por letraret,piktoret dhe gazewtaret nuk jane per forume partish,ata priren nga rebelizmi.Ideja juaj,z.Muçi,per te rrezuar barishen me armet e barishes nuk eshte produktive;do shembet nje bande dhe do instalohet nje tjeter.Do rrezuar me vota,por nese votat jane te krimbura,me kollaj eshte qe krimbat do hane sistemin e votimit.Une mendoj qe pjesa me e madhe votyon sipas bimndjeve,jo sipas posteve qe marrin kushrinjte police,etj.Psh,ne fisin tim,une kam votuar majtas edhe kur xhaxhai im ishte kryetar PD,babai po ashtu,se jemi te majte pa kerkuar poste dogane apo polici.Ka edhe nga ata qe terhiqen nga keto,ka dhe nga ata qe shesin voten per 5 mije leke,por mesa dime,PS i ka fituar zgjedhjet per nmer votash,ajo i ka"humbur" se jane nderruar kutite,apo vjedhur votat,psh ne Tirane,Rama fitoi ngushte,por fitoi.Barisha numeroi votat e hedhura gabim;hahahaaaa,pse votuesit e kane fajin ketu?Thjesht PS nuk njihte zgjedhjet dhe mbaron loja ketu.PS pranoi,se Rama po tregohet arrivist;ai nuk donte bashkine,ai do karriken e kryeministrit,e ta do mendja qe mot do behet,se po tha Amerika qe do behet Rama kryeminister,edhe barisha do votoje per Ramen,se eshte aq qen i rrahur saliu,sa t'a kuptoje me ere hesapin e bere pertej detit.Po qe se Amerika nuk e leshon barishen,dhe per kete duhet pyetur Arvizu,keq e ka Edi Rama,se durimi nuk eshte arma e tij e forte.Me duket e ke gabim,z.Muçi,qe thua se duhet te jesh ultraberishe per t'ia kaluar berishes.Eshte nje kenge kalamajsh ne italisht,"..c'era un cocomero tondo - tondo,che voleva essere il piu forte del mondo:."-N'a ish nje sharqi,rrota i rrotes,qe donte te ishte me i forti i botes...Pershendetje!

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Dreq o pune Mustafa. Po behesh edhe ti si Henri Çili qe nderron mendje sa here qe nderron hena! Nuk e merr vesh i mjeri lexues se c'mendje ke! Duhet te kete diku nje kufi midis te drejtes njerezore per te nderruar mendim dhe parimit "e kthej gunen nga fryn era".

Submitted by erind (not verified) on

Shkrimi me i poshter qe kam lexuar ndonjeher - dhe qe shkruhet nga Mucç Nano, qe paguhet direkt nga Fondacioni Sorros per ResPublica, vetem per te perligjur banden e re te Edi rames, kunder bandes se vjeter te Sali Berishes. Pra Zt. Nano na thote se cdo lloj bande tjeter eshte me mire se banda qe kemi...?

Sot Shqiperia nuk ka me nevoje per bandita as te Sales e as te Edit. Ne kemi nevoje per qeverisje, dhe pas 22 vjet demokraci, kemi aq shkolle qe te dime te dallojme programet e partive dhe atyre qe perfaqesojne keto parti. Nuk mund te na mbyll syte Mucç Nano (king Maker-i) qe eshte me mire nje Ed Rama pa programe sesa nje i çmendur si Sali Berisha.

Jo zoti Nano - po te jete ashtu i kemi provuar dhe PS-ne dhe PD-ne - koha thret per njerez te ri, te palidhur me regjimin komunist. Dhe ket rradh mos u logh kot o ditzi ti mbushes popullit mendjen me gjuhen tende aspak gazetareske se cilin duhet te perzgjedhim.

POpulli do ti jape Berishes pergjigjen qe meriton, por dhe Edi Rames dhe bandes se tij te Ditmir Sulejman Bushatit, Ilir Gjelil Gjonit, Fatmir Xhafes, Vali Leskes che Gramoz Rucit - do t'u japim ate qe meritojne ...nje shkelm bytheve njeher e pergjithmone nga populli i loghur me genjeshtra !

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Nuk mund te na mbyll syte Mucç Nano (king Maker-i) qe eshte me mire nje Ed Rama pa programe sesa nje i çmendur si Sali Berisha. Jo zoti Nano - po te jete ashtu i kemi provuar dhe PS-ne dhe PD-ne - koha thret per njerez te ri, te palidhur me regjimin komunist. Dhe ket rradh mos u logh kot o ditzi ti mbushes popullit mendjen me gjuhen tende aspak gazetareske se cilin duhet te perzgjedhim.  POpulli do ti jape Berishes pergjigjen qe meriton, por dhe Edi Rames dhe bandes se tij te Ditmir Sulejman Bushatit, Ilir Gjelil Gjonit, Fatmir Xhafes, Vali Leskes che Gramoz Rucit - do t'u japim ate qe meritojne ...nje shkelm bytheve njeher e pergjithmone nga populli i loghur me genjeshtra !

Kjo eshte ajo qe kam shkruar me siper:Ta kerkosh ndryshimin tek vetja ,jo tek te tjeret.

Nese ne   do te behemi te vetedijshem per kete dhe do te zeme mend,do te kuptojme te Verteten,athere s'ka dyshim se e erdhmja e Shqiperise ka per te qene ne duar te sigurta.

S'ka vote per asnje nga partite e korruptuara.

Per momentin kemi nevoje per nje President te ndershem te zgjedhur nga Populli dhe jo nga kompromiset.

Dhe pasi ky President te marri Pushtetin real:

- Te shkarkoje Qeverine ekzistuese.

- Te caktoje nje Qeveri te Re me njerez te ndershem nga Populli per dy vjete.

Dhe gjate kesaj kohe te pregatitet Fushata e zgjedhjeve per kandidatet.

Pyetja e pare qe duhet te bejme per nje kandidat,pamvaresishte se kujt partie i perket,duhet te jete gjithmon kjo: Eshte njeri i pershtatshem per te marre kete detyre apo funksion? Eshte i ndershem? Zoteron aftesite e nevojshme dhe a eshte kompetent?

Kjo eshte ajo per te cilen gjithsecili duhet te behet i vetedijshem.

Boll me etiketat: Ky eshte komunist,ballist,i persekutuar,pedeist,socialist.

Boll me parrullat :Posht xiksi dhe filani.Bien ata qe nuk zgjidhen dhe ngrihen ata qe votohen.

Popullariteti eshte nje gje e pashkatrrueshme.

Qeveria ka per detyre t'i jap popullit:

- NJE SIGURI ME TE MADHE

- MIREQENIEN ME TE MUNDESHME.

Sepse ata qe duhete te jene ne krye te Shtetit duhet te jene te ngjashem me ligjet,qe jane percjelle ne ekzekutim jo nga inati,por nga drejtesia.

Submitted by Erind (not verified) on

O agim shkodra,

çfare je duke thone mor burr se spo te marrim vesht !

Je bo ne ti si puna Muç Nanos.

O daje mesazhi eshte 1 - nqs ky popull do te dal nga vorbulla qe ka hyre kto 22 vjet - duhet te voteje kunder PS-se dhe PD-se.

Njerez te rinj dhe parti te reja me PROGRAME te qarta duhet ta marrin ne dore !

Sa per ish-Komunista, nuk do ti japim voten Berishes ashtu si nuk kena per tja dhone me voten kelyshit te Sul Bushatit, Gjelin Gjonit, dhe lavireve te familjes se Hysni Kapo-s.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Erind!

Perse lejon qe mendimet qe shpreh te jene rezultat i inatit,i keqardhjes apo te ndonje sentimeti tjeter negativ.

Ajo qe une kam thene eshte pikerisht ajo qe ti ke shprehur ne shkrimin tend,por e shprehur me ndryshe.

Lexo edhe çfare kam shkruar me perpara,keshtu qe ke per te qene me i qarte.

Pershendetje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.