Vëllezër?

Ka disa steriotipe të cilët është vështirë të ndryshojnë. Ato vazhdojnë të jetojnë sa nga padija, sa nga injoranca - shkalla më e lartë e padijes - sa nga ligësia, e cila, e bashkuar me padije dhe injorancë jep një përzierje të frikshme dhe shkatërruese. Ky nuk është rasti i kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ai është një burrë goxha i kënduar. Në politikë ka dëshmuar vazhdimisht atë sens pragmatizmi të diktuar nga origjina e tij, modelet që ka ndjekur dhe nga ideologjia komuniste që besonte dikur. Si politikan aktiv, në emër të qëllimit të tij të pandryshueshëm, pushtetit, ka justifikuar çdo mjet, ka përdorur çdo mjet dhe ka shenjtëruar çdo mjet që i ka shërbyer për qëllimet e tij. Një prej tyre, është dhe përdorimi i steriotipeve të vjetër komunistë. Në fund të viteve 70’, propaganda komuniste kishte krijuar steriotipin zyrtar për marrëdhënie të ngrohta me “miqtë kosovarë dhe vëllezërit turq”. Zoti Berisha ka ndryshuar vetëm njërin kah të pohimit dhe ka bërë mirë; miqtë kosovarë janë bërë vëllezërit kosovarë, por ripranon se turqit janë gjithashtu vëllezër të shqiptarëve. Madje shkon dhe shumë më tej, kur pohon se kemi lidhje gjaku me ta. Një tezë jo fort e re, e dëgjuar shpesh dhe fort nga fqinjët veriorë të Shqipërisë, serbët, të cilët pikërisht kështu i kanë konsideruar shqiptarët, turq. Duke hequr një linjë që bashkon besimin fetar me përkatësinë etnike dhe duke i konsideruar praktikisht të njëjtën gjë. Siç bëjnë rëndom edhe grekët me ortodoksët. Jemi vërtet vëllezër me turqit? Eshtë i vërtetë ky pohim plot eufemizëm, tek i cili gjendet edhe shumë servilizëm, dallkaukllëk, interes i çastit, por edhe steriotip i ngulitur tashmë? Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë i bie që ushtritë osmane në pesë shekuj pushtim të Shqipërisë, të kenë shëtitur herë nën fustanellat e gjysheve shqiptare e herë nën çitjanet e tyre kur një pjesë e gjysheve ndryshuan modën e veshjes. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë i bie edhe që nizamët e shumtë shqiptarë që luftuan dikur nën flamurin me gjysmë hënë, të kishin trazuar epshin e tyre viseve të Anadollit, aty ku një pjesë e tyre u bënë vezirë e pashallarë.
Ka një bindje të fortë, të përsëritur shumë shpesh dhe nga zyrtarët më të lartë të Ankarasë, se në Turqinë e sotme jetojnë rreth 6 milionë qytetarë me origjinë të largët shqiptare. Tërësisht të asimiluar dhe të papranuar zyrtarisht ndonjëherë si minoritet në vendin e madh, pak Evropë dhe shumë Azi. Prejardhja e tyre është e vjetër dhe e re dhe është krijuar kryesisht nga lëvizjet e popullsisë brenda për brenda kufinjve të vjetër të përbashkët të Perandorisë turke, por edhe nga shpërnguljet e reja të shekullit të shkuar, në shkëmbimet e popullsisë në dy kahe, nga Ballkani në Turqi dhe anasjelltas. Mjafton ky detaj tjetër që të gjenden mes shqiptarëve dhe turqve të sotëm prindër të përbashkët, që qoftë dhe një natë të vetme kanë ndarë shtratin, për të ndarë më pas gjakun me njëri-tjetrin? Vështirë të thuhet!
Ka diçka tjetër në të gjithë këtë histori të vrullshme dashurie mes zotit Berisha dhe homologut të tij turk. Ataturku i madh, krijuesi i Turqisë moderne, e riktheu vendin e tij brenda kufinjve në një lloj izolacionizmi që kujdesej më shumë për hallet e brendshme sesa për hovjet heroike me jataganë, palla dhe dyfekë nga njëri cep i Azisë në cepin tjetër të Ballkanit. Sot kohët kanë ndryshuar. Prej gati 20 vjetësh, Ankaraja po ringjall dhe jo pa sukses, mendësinë e dikurshme perandorake të otomanëve të dikurshëm. Duke e konsideruar çfarë ka ndodhur me vendet në të cilët ata depërtuan me forcë si një histori të përbashkët suksesi, bashkëqeverisjeje dhe jo histori pushtimi. Të dëgjosh “neohistorianin” Berisha, do të thotë se nuk mund të ketë marrëdhënie pushtimi mes vëllezërish, por vetëm “keqkuptime” nga ato që i krijon vetëm pirja e gjakut të nxehtë nga damarët e njëri-tjetrit. Në Ballkan, janë të gjitha shanset që kur për historinë flasin politikanët, historia të pushojë së qeni e tillë. Kështu ndodh dhe me kryeministrin, që tashmë duhet të pranojë njërin ose të dy pohimet veç e veç, që ose gjyshet shqiptare kanë rënkuar me ushtarët turq të garnizoneve pushtuese, ose hamshorët shqiptarë kanë bërë namin në viset e vjetra të gjysmëhënës që po kërkon të rilindë sërish në të njëjtën kohë me Turqinë në mes, që nga Afganistani e deri në Bosnjë Hercegovinë.
P.S. Një shoqëri me kultin e mashkullit si shoqëria shqiptare, “ta bësh” e konsideron trimëri, “të ta bëjnë” e quan çnderim. Në të gjitha rrethanat, qoftë dhe përkohësisht, ndoshta kryeministri Berisha mund të japë një dorë në favor të tezës që lëvdon lavdinë dhe pallën e nizamëve të vjetër shqiptarë që fati i detyroi ta përdorin për një Perandori që kërkon ringjallje.
Java
Comments
Po kur shkon ne vizita te

Po kur shkon ne vizita te tilla mbase ben.... dhe i le ndonje shqiptar ne dere turkut.A thua te jete akoma pjellor ky dallkauk,mjere argita po e mori vesh dhe shkelzeni se di se paska vellezer a motra ne turqi.

500 vjet na mbajti nen hyqem u desh ISMAIL QEMALI te shpallte pavaresine.Por sa here del jashte keput ndonje p.... dhe gati gazetaret te komentojne.

Nuk ja vlen te merresh me budallane por me menyren se si ta heqim qafe kete kafshe.

nn, je pergjigjur shume mire.

nn, je pergjigjur shume mire. Perzemersisht te pergezoj.

Z. Berisha eshte 69 vjecar.

Z. Berisha eshte 69 vjecar. Ne moshen e tij, mosha nuk eshte thjesht nje numer vitesh mbi shpine por behet semundje.

Eksperienca boterore ka treguar sa e veshtire eshte per burrat (apo grate) e kesaj moshe te shkojne pertej nje pensioni dinjitoz dhe te perballojne me sukses detyrat e mire-menaxhimit te nje shteti. Jane shume pak perjashtime nga ky rregull i natyres ne shkalle boterore, ndersa shumica e drejtuesve politike qe kane patur ambicie qe tejkalonin funksionet e thjeshta honorofike, kane ore jane larguar shpejt si pasoje e votes demokratike ose jane kthyer ne fatkeqesi per vendet e tyre kur behej fjale per regjime diktatoriale.

Z. Berisha rrezaton limitet e moshes se tij: pavaresisht te kaluares se tij, jemi apo nuk jemi dakord me personalitetin e tij, ai po shfaq shenja seniliteti qe per cilindo, perjashto armiqte e tij fanatike, jane aq te qarta sa te bejne te ndiesh njefare keqardhje dhe per ate vete. Sigurisht keqardhje ndiej edhe per popullin fatet e te cilit ai ne nje fare menyre mban peng.

Fatkeqesia e njerezve qe nuk kane mend per ta kuptuar se ka kaluar shume kohe kur kishin se cfare ofronin kur dilnin ne skene ...

Shume kristjan u bane

Shume kristjan u bane musliman per me e pase mire me pushtuesit turq. Lavdi histrike. Popull me krakater dhe me identitet.

E o Pal, ke te drejte! Po

E o Pal, ke te drejte! Po s'ka gja ma pa karakter e ma te peshtire se katunari prej Dukagjini qe mohon gjakun e te pareve e vendos me u ba tedesk!

I dashur Lorenc! Ne fillim te

I dashur Lorenc!

Ne fillim te thane se ti mund te beheshe nje gazetar i zoti. Ti ishe tifoz i tyre, por vetedija te impononte medyshjen. Vendose pastaj t'a provoje. Ata te thane se ti po shkelqeje. Se shume shpejt ti do te ishe "stari" i medias ne Shqiperi. Dhe ti e shtove zellin (edhe mllefin) nder mbllaçitjet halucinante. Shpejt ata thirren: Vangjel! Ti tani je vertet "ylli" i ndritshem i medias. Ti meriton te qeverrisesh Tiranen! Dhe te bene qeverritar te Tiranes! Ndersa ti fshive edhe ca nenvetedije qe te kishte mbetur nder vena. Dhe pyesje vehten si s'e kishe njohur talentin tend me pare.

Ata pastaj te thane te mbrosh publikun e ndershem ne ekranet televizive dhe ti rifillove me zellin tend te lavderueshem.

Dhe ja ku jemi ne majen e suksesit tend. Dhe jo vetem. Eseja "Vellezer?" eshte vete Everesti i publicistikes shqiptare. Eshte etaloni i arte i te gjitha koherave. Lum si ti, Lorenc, lum si ti. Talenti yt eshte vertet i mahnitshem. I paperseritshem, epik, mbreselenes. Pa frike e them se ky talent perfaqeson intuiten dhe mençurine me gjeniale te tere kombit.

Sa fat per ne qe jemi gjalle dhe qe te kemi mes nesh!

Servilizem i papare,per te

Servilizem i papare,per te rrembyer ndonje vit me teper ne pushtet, gjakshprishur, origjinpaditur, dallkaukllizem, perulesi,çnderim sepse lejon me dije qe t'ja bejne, kullufllek, ne fund te fundit maskarallek arnautllek,sic deshi te thoshte krueministri turk kur degjoi te perkthyer budallallekun e radhes te vezirit te madh shqiptar...

O Lenci, e ke degjeneruar

O Lenci, e ke degjeneruar artikullin me histori gjerdekesh e fustanellash, kur dihet se ka shume shqiptare ne Turqi (nuk e di saktesisht se sa milione) kryesisht te shperngulur shekullin e kaluar nga Kosova, Maqedonia e Cameria. Mendoj se "lidhja e gjakut" ka te beje me martesat e perziera ne dy vendet, ashtu sic mendoj se deklarata e bac Berishes ka qene disi emotive, deri diku per interers dhe c'eshte me e rendesishmja per te terhequr vemendjen e publikut nga probleme qe na shqetesojne realisht cdo dite, qe une dhe ti te flasim per vellazerine turke e te harrojme hallet tona si vellezer ketu ne Shqipen tone te dashur!

Qe ti ke gjak te

Qe ti ke gjak te hidhur greku, kete e dime; qe ti je i verbuar nga semundja foshnjore e majtizmit, edhe kete e dime. Por nuk kuptojme se sa i trashe je ti dhe ca filogreker qe komentojne pallavrat e tua, kur s'keni marre vesh qe edhe greku sot i ben temena turkut dhe e mbyti kinematografine greke me filma turq, midis tyre edhe sulltan Sulejmanin? Si s'e ke marre vesh se shume intelektuale greke kane marre rrugen per ne Stamboll. Pamja jote, ashtu kokevarur neper studiot televizive duket mjerane, mor i shkrete...Lere ate pene se te njollosi pantallonat e shkurtera se te gjatat te pengojne kembet. Shkrimin tend e lexuam per respekt te Respublik-es e jo per tyonalibut.

Lenci, Juve kaureve, kur u

Lenci,

Juve kaureve, kur u permend turkun, duket sikur u kujton renkimet e gjysheve. Po harrojini keto renkime o burr se late nam. Gjyshet, ju, u kane renkuar me ne, shqiptaret musliman. Turqit i kemi vellezer pse me ata kemi dhene e kemi marre. 500 vite bashkejetese nuk behen hasher me nje te rene te lapsit. A nuk e ke vene re qe shumica e mbiemrave qe kemi ne Shqiperi jane me origjine turke? Po ai 70% musliman a nuk te ben pershtypje? U beme me turkun, e skemi pse ta fshehim. Sado qe ju kauret, keni me shume frike nga turku sesa shejtani nga temjani.

Atehere mire ua kan bere

Atehere mire ua kan bere shqiptarve qe ua coptuan tokat, qe te mos behej nje Turqi e Vogel ne Ballkan.

Pushtuesit kudo e

Pushtuesit kudo e kurdohere kane mbetur gjithmone te tille.Duhet te jesh ose injorant,ose antikombetar i vetedijshem,per t`i quajtur vellezer gjaku pushtuesit.

po, po, vëllezër e çfarë

po, po, vëllezër e çfarë se!

taksirati yt, te ra do ta heqesh.

Add new comment