Dibra e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Postuar në 09 Prill, 2012 07:58
Fitim Dika

Rajoni i Dibrës është i ndarë në dysh, ku njëra gjysmë i takon Shqipërisë dhe gjysma tjetër Maqedonisë. Kultura, mentaliteti dhe dialekti janë thuajse të njejta mes dy Dibrave, por edhe martesat mes dy rajoneve janë të shpeshta. Sa i takon politikës, dibranët e Maqedonisë ankohen me të drejtë nga faktori politik për diskriminim në shfrytëzimin e resurseve natyrore në Dibër. Qeveria e Maqedonisë përfiton shuma të majme nga Hidrocentrali i Spiles, i dyti më i madh në Maqedoni dhe i ndërtuar në tokat e dibranëve; qeveria fiton taksa mjaft të mëdha edhe nga fabrika e gipsit, e cila është njëra ndër firmat më të njohura në vend: Kanuf-i; po ashtu mos përmendim edhe përfitimet nga Banjat e Dibrës, Bujqësia dhe eksportimin e druve nga Dibra në rajone të tjera. Për një qytet kaq të vogël si Dibra dhe me gjithë këto pasuri natyrore që ka, me decentralizimin do fitonte më së shumti nga të gjitha komunat e tjera, por decentralizimi për Dibrën mbase s’mund të ndodhë ndonjëherë.

Sa i takon rrethit të Dibrës në Shqipëri, njihen dy qyteza mjaft të njohura atje: Bulqiza dhe Peshkopia. Në Peshkopi poashtu ka mundësi zhvillimi turizmi malor, ku ndodhet maja më e lartë e Korabit, ka banja si në Maqedoni dhe gips të pashfrytëzuar. Edhe banjat edhe gipsi i këtij rajoni është ndër më të mirët në Ballkan, por për të mos mbaruar këtu, në Dibrën e Shqipërisë ndodhet edhe miniera e kromit, e cila për ta kuptuar se sa e rëndësishme dhe ç’përfitime sjell ajo, mjafton të përmendim se 25% e eksporteve të Shqipërisë janë falë minierës së kromit.
Por si është situata në të dy dibrat? Në Dibrën e Madhe ka një papunësi mjaft të madhe dhe shpresa e të rinjve është kurbeti. Pa ndihmën e sivëllezërve tanë në SHBA, sot Dibra do ishte e rrënuar totalisht. Por rajoni i Bulqizës dhe Peshkopisë është edhe më i nëpërkëmbur, ku pavarësisht përfitimeve siç i përmendëm, sot Bulqiza është rajoni më i pazhvilluar në Shqipëri, me asnjë rrugë të ndërtuar dhe pa ndihmat e emigracionit edhe ata do e kishin vështirë mbijetesën.

Përfundimi: Nëse ne të Dibrës së Maqedonisë qahemi nga uzurpimi dhe okupimi që na ka bërë sllavi në trojet tona, vallë nga ç’duhet të qahen banorët e Bulqizës dhe Peshkopisë, të cilët jetojnë edhe me keq se nga Dibra e Madhe? Kjo tregon se vjedhësi dhe politikani i korruptuar nuk ka komb dhe fe, se pavarësisht se ai mbi kë sundon, qëllimi kryesor i shumicës prej tyre është vjedhja dhe korrupsioni. Mbase ne shpesh kërkojmë me të drejtë edhe bashkimin e trojeve shqiptare, por në momentin që pasuritë dhe taksat tona vidhen njësoj si nga pala jonë, si nga pala maqedonase, situata është e njejtë. Në fund të fundit, njeriu është njësoj i dëmtuar pavarësisht se nga kush vidhet: nga qeveria e Sali Berishës apo ajo e Nikolla Gruevskit. Në rast të bashkimit kombëtar, ne do duhet mirë ta mendonim se ç’më shumë dhe ç’më pak do kishim nën Shqipërinë. Por në rast se do bëheshim si Bulqiza dhe Peshkopia, mirë jemi edhe këtu!

Comments

Submitted by Pena (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp;Ja,kjo eshte fytyra e vertete &nbsp;e politikaneve &nbsp;shqiptare te tranzicionit.As qe vjen ndokund era kombetare,por vetem ere &nbsp;kerme kriminale.Shiko se sa apatike jane bere shqiptaret brenda e jashte trojeve meme.Eshte cenuar kaqe rende vetedija kombetare (edhe aty ku ekzisonte),sa qe eshte e veshtire te dallojne se cili hajdut eshte me &quot;i mire&quot; : i huaji,apo shqiptari . dhe, e mbyll me fjalet,qe perderi sa nuk kane ndonje ndryshim,mire jemi nen sundimin e huaj.&nbsp;</p><p>&nbsp; &nbsp;Ky pohim,qe te rrenqeth trupin,duhet te jete nje kambane e vertete alarmi per cdo shqiptar,brenda e jashte kufijve te atdheut meme,kudo qe ndodhen ne bote.Problemi eshte jetik. O sot,o kurre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.