“Credit rating” dhe vlerësimi i borxhit shqiptar

Për vlerësimin e mundësive për kthimin e kredive pra të borxheve që një vend apo dhe një kompani e madhe ka ndaj të tretëve, ka disa shoqëri studimore private- “agjenci të vlerësimit të kreditit” që në mënyrë të vazhdueshme bëjnë vlerësime të cilat shpallen për publikun dhe për të interesuarit, d.m.th ata që japin kredi, borxhe apo dhe blejnë bono thesari te shteteve e të bankave. Në rastin e kompanive vlerësimi bëhet më shumë për bondet e saj se sa për vetë kompaninë. Edhe ne shqiptarët tashmë i njohim kryesoret e tyre. Ato janë: A. M. Best, Dun & Bradstreet, Standard & Poor's, Moody's dhe Fitch Ratings. Ato vlerësojnë shtetet: sovereign credit rating. Këtu më poshtë po japim mënyrën me të cilën shprehen vlerësimet nga secila prej tri agjencive kryesore duke dhënë shpjegimet për cilësimin e secilës shkallë vlerësimi.
Moody's-5.8.2012 |
S&P-20.02.2012 |
Fitch |

Afat gjatë |
Afat gjatë |
Afat gjatë |

Aaa |
AAA |
AAA |
Shumë mirëPrime |

Aa1 |
AA+ |
AA+ |
Shkallë e lartë |

Aa2 |
AA |
AA |

Aa3 |
AA- |
AA- |

A1 |
A+ |
A+ |
Shkallë e mesme e lartë |

A2 |
A |
A |

A3 |
A- |
A- |

Baa1 |
BBB+ |
BBB+ |
Shkallë e mesme e ulët |

Baa2 |
BBB |
BBB |

Baa3 |
BBB- |
BBB- |

Ba1 |
BB+ |
BB+ |
Me rrezik për investimet |

Ba2 |
BB |
BB |

Ba3 |
BB- |
BB- |

B1 |
B+ |
B+ |
Me rrezik të lartë |

B2 |
B |
B |

B3 |
B- |
B- |

Caa1 |
CCC+ |
CCC |
Me rrezik të madh |

Caa2 |
CCC |
Rrezik ekstrem |

Caa3 |
CCC- |
Në falimentim me pak shpresë shpëtimi |

Ca |
CC |

C |

C |
D |
DDD |
Në falimentim |

DD |

D |
Problemi i borxhit të Shqipërisë kohët fundit me të drejtë është kthyer në vëmendje të debatit politik për vetë rëndësinë që ka në mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare dhe për vite të shumta në të ardhmen. Në tabelën që vijon po japim vlerësimet për disa nga shtetet me ekonomi të zhvilluar të Evropës dhe ShBA-në, si dhe vendet e rajonit dhe disa, që si ne, janë në tranzicion. Mendojmë se me këtë mënyrë kemi mundësi të gjykojmë më saktë për shëndetin e ekonomisë shqiptare dhe rreziqet, që eventualisht ka ky nivel i borxhit, si dhe çfarë po ju lemë trashëgimi fëmijëve tanë.
Së pari, borxhi i vendit tonë paraqitet, sipas të dy agjencive të mësipërme, respektivisht B+ sipas Standard & Poor’s dhe B1 sipas Moody’s, që janë shkallë të barasvlershme si tregues të rreziku të lartë për investitorët. Së dyti, këta tregues ndikojnë për shkallë të lartë përqindjesh interesi për kreditë eventuale dhe sidomos për bonot e thesarit që emeton shteti për të financuar borxhin. Kështu sot, për të shlyer kamatat dhe principialet, bonot e thesarit kanë arritur në 7,3%, që rëndon së tepërmi buxhetin e shtetit dhe në llogari të fundit vlerën reale të kredive dhe koston e veprave që ndërtohen me to.
Tabela që paraqesim jep një tablo të plotë të gjendjes së ekonomive kryesore të botës, atyre të Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë. Ndërsa për vendet me ekonomi të fortë dhe eksportuese niveli i larte i borxhit përballohet, për vende të tjera si Greqia, Islanda, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, rreziku paraqitet i madh dhe ato veç ndihmave monetare nga FMN dhe Banka qendrore Evropiane i janë nënshtruar një regjimi tepër të rreptë ekonomik me shkurtime shpenzimesh, me ulje të deficitit të përvitshëm buxhetor, masa, që siç dihet kanë shkaktuar protesta dhe trazira. Traktati i Lisbonës kërkonte që të gjitha vendet anëtare të BE-së t’i përmbahen një kufiri të sipërm të borxhit prej 60% të GDP-së, që nuk është respektuar me pasoja jo vetëm për ato vende, por dhe për gjithë bashkësinë. Ndërkohë, vendet më të forta kanë marrë vendime shtrënguese të ekonomisë me ulje të shpenzimeve buxhetore, por edhe me kufizime deri në Kushtetutë të deficitit buxhetor, i cili duhet fillimisht të mos kalojë rritjen vjetore deri sa të ketë një barazim të shpenzimeve me të ardhurat.
Nëse do të krahasojmë gjendjen e vendeve të rajonit, si ato të Ballkanit, ashtu dhe të tjerat republika ish-socialiste, do të veçonim rastin e Greqisë, në shkallën më të lartë të rrezikut të falimentimit. Po kështu me borxh të lartë është dhe Hungaria, por me më pak rrezik se vendi ynë. Të gjithë të tjerët kush më shumë e kush më pak janë me probleme dhe nga to duhen veçuar Çekia, Polonia, Sllovenia, Sllovakia,dhe Estonia që janë më mirë. Tabela që kemi hartuar me të dhënat më të fundit disponibël të institucioneve ndërkombëtare është besoj mjaftë folëse. Nga ajo mund të gjykojmë jo vetëm për nivelin e borxhit dhe shkallën e rrezikshmërisë për secilin, por edhe për nivelin ekonomik, nga Gdp për frymë, qoftë dhe nga llogaritja mbi bazën e njësimit të fuqisë blerëse PPP-Purchasing Power Parity.
Për vendet në zhvillim institucionet ndërkombëtare gjykojnë se borxhi i tyre, për të qenë i përballueshëm, nuk duhet të kalojë 40% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB-GDP). Për rastin shqiptar ne gjykojmë se borxhi ka shifra edhe më të larta nga ato që jep qeveria, sepse GDP jepet më e lartë nga vlerësimet e ndërkombëtarëve dhe se në borxhe nuk llogariten ato detyrime jo të vogla që ka shteti ndaj të tretëve. Si do që të jetë, borxhi duhet të ulet sa më parë dhe ky veprim duhet të ketë përparësi në agjendën ekonomike të qeverisë. Gjithashtu qeveria duhet të jetë edhe më shumë transparente duke i bërë të qartë taksapaguesve ecurinë në vite të borxhit me skenarë të shumtë të nivelit të zhvillimit, pra për ta thënë më qartë sa do paguajmë në vitet e ardhshme, pra sa dotë rëndoj borxhi i sotëm nesër.
Qeveria duhet të ulë shpenzimet, deficitin buxhetor dhe koston e politikës në përgjithësi, duhet të racionalizojë investimet duke mos filluar njëherësh disa, duke mos bërë investime të parakohshme, duke nxitur prodhimin vendas dhe investimet prodhuese e të tjera masa mbrojtëse. Mendoj gjithashtu se duhet sa më parë të rivendosen marrëdhëniet e mëparshme me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe t’i kërkohet ndihmë urgjente me kredi të favorshme, për të zëvendësuar ato më përqindje të lartë. Do të ndihmonte dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE, që mundëson ndihma dhe programe të dobishme për ne.
Shteti Miliona Usd sipas FMN |
GDP-2010 milion usd |
GDP frymë 2011 usd |
GDP(PPP) fryme 2011 usd |
% borxhit ndaj GDP |
Vleresimi i |
% e të ardhurave ndaj GDP |

credit rating |

S&P |
MOODY’S |

Norvegjia |
412990 |
96591 |
53376 |
45,9 |
AAA |
Aaa |
43,6 |
SHBA |
14526550 |
48147 |
48147 |
102,00 |
AA+ |
Aaa |
26,9 |
Gjermani |
3286797 |
44558 |
37935 |
81,80 |
AAA |
Aaa |
40,6 |
Francë |
2673853 |
44101 |
35048 |
85,20 |
AA+ |
Aaa |
44,6 |
Britani |
2140108 |
39904 |
35974 |
85,20 |
AAA |
Aaa |
39.0 |
Itali |
2044003 |
37046 |
30165 |
119,60 |
BBB+ |
A3 |
42.6 |
Spanja |
1409946 |
33298 |
30622 |
66,00 |
A |
A3 |
37,8 |
Hollanda |
780668 |
51410 |
42330 |
64,50 |
AAA |
Aaa |
39,8 |
Zvicër |
527920 |
84983 |
43508 |
38,70 |
AAA |
Aaa |
29,4 |
Belgjika |
469779 |
48110 |
37677 |
98,50 |
AA |
Aa3 |
46,8 |
Suedi |
458725 |
61098 |
40613 |
37,00 |
AAA |
Aaa |
47,9 |
Austria |
377382 |
50504 |
41805 |
71,60 |
AA+ |
Aaa |
43,4 |
Danimark |
309846 |
63003 |
37741 |
49,30 |
AAA |
Aaa |
49,0 |
Luksemburg |
55195 |
122272 |
18769 |
37,60 |
BBB |
Baa1 |
36,5 |
Finlanda |
239177 |
50090 |
36723 |
49,20 |
AAA |
Aaa |
43,6 |
Portugalia |
229154 |
22699 |
23204 |
110,10 |
BB |
Ba3 |
37,0 |
Irlanda |
206985 |
48517 |
39507 |
104,90 |
BBB+ |
Baa |
30,8 |
Islanda |
12594 |
43226 |
38079 |
130,10 |
BBB- |
Baa3 |
40,4 |
Letonia |
24013 |
12226 |
15448 |
44,60 |
BB+ |
Baa3 |
30,4 |
Lituania |
36370 |
13189 |
18769 |
37,60 |
BBB |
Baa1 |
20,9 |
Estonia |
19203 |
16880 |
19375 |
6,10 |
AA- |
A1 |
32,3 |
Çekia |
192030 |
20938 |
25933 |
39,80 |
Aa- |
A1 |
36,3 |
Sllovakia |
87450 |
17889 |
23384 |
42,20 |
A |
A2 |
29,5 |
Polonia |
469401 |
13967 |
20136 |
56,30 |
A |
A2 |
33,8 |
Hungaria |
130421 |
14808 |
19647 |
82,60 |
BB+ |
Ba1 |
37,3 |
Sllovenia |
47733 |
25939 |
29179 |
44,40 |
A |
A2 |
39,3 |
Kroacia |
60834 |
14529 |
18388 |
58,00 |
BBB- |
Baa3 |
26,6 |
Rumania |
185315 |
8666 |
12358 |
33,30 |
Bb+ |
Baa3 |
28,1 |
Bullgaria |
47702 |
7243 |
13565 |
15,00 |
BBB |
Baa2 |
34,4 |
Greqia |
305415 |
27875 |
27624 |
126,00 |
SD |
C |
33,5 |
Serbia |
38009 |
6268 |
10661 |
39,50 |
BB |

34,1 |
Moldova |
5810 |
2021 |
3382 |
29,30 |

33,8 |
Bosn.+Herz. |
16530 |
4715 |
8174 |
39,10 |
B |
B2 |
41,2 |
Maqedonia |
9214 |
5012 |
10361 |
24,80 |
BB |

29,3 |
Mal i Zi |
4017 |
6668 |
11228 |
38,00 |
BB |
Baa3 |
28,9 |
Kosova |
5562 |
3064 |
6616 |

SHQIPERIA |
11700 |
4131 |
7780 |
59,40 |
B+ |
B1 |
22,9 |
Që ekonomia shqiptare është në krizë këtë e kanë të qartë të gjithë me përjashtim të kryeministrit. Rënia e konsumeve, shtrëngimi i kredisë, mungesa e investitorëve të huaj, rënia e blerjeve të banesave si dhe shumë dukuri të tjera, janë një sinjal i qartë për nevojën e ndryshmeve thelbësore në drejtim të ekonomisë, përpara se sa të jetë shumë vonë. Po kaq i dëmshëm është dhe konfliktualiteti politik që ka bllokuar jetën e vendit dhe jo vetëm atë politike. Asnjë politikani e asnjë force politike serioze nuk i lejohet të qëndrojë indiferente.
Comments
Respekte z.Demo per

Respekte z.Demo per informacionin e mesiperme...

Ama, nuk na sqarove ashiqare per shendetin e ekonomise tone, rreziqet e neserme nese, si dhe cfare po ju leme trashegimi femijeve tane, kuptohet me shifra, se keshtu ne pergjithesi po shohim lengimin e saj.

Keto tre kompanite e rating-ut, tani ne peizazhin e krizes, me duket se jane vene ne dyshim vleresimet per 'lojera' te lobing-eve financiare ne bote, pasi ato vet nuk i 'rating-on' kush.

Sa eshte borxhi i jashtem dhe sa eshte borxhi i brendshem , interesat qe paguajme krahasimisht me simotrat tona perrreth, dhe si do vazhdoje ne vitet e tjera kjo 'barre' e vjeter e fushatave elektorale, do te ulet apo do na dale 'koka' siper 'tavanit'...E di pse, po jua kerkoj per sqarim ( ? ), se jam habitur nga Greqia qe ne vitin 2009 e kishte borxhin diku tek 110-120 % te GDP dhe per dy vjet, pra ne 2011 arriti 164 % te GDP dhe tani do nja tre-kater vjet te kthehet tek viti 2009...E prit pastaj 'cunamin' social...Flm.

Zoti Ajsberg

Zoti Ajsberg !

Po e filloj nga fundi : Greqia per shkak se vonoj te merrte masat qe i propozuan ata qe do ta ndihmonin, llogaritet, qe po i ecen mire punet, dhe kjo nuk eshte e sigurte, te ketë ne vitin 2020 borxhin 124 % te GDP-se. Greqia duhet urgjentisht te uli shpenzimet e shtetit, te luftoj bindshem evazionin fiskal, te uli numurin e buxhetoreve, te privatizoj kompanite shteterore dhe te shesi prona, e mbi te gjitha nje reforme te vertete fiskale dhe jo shperdorime te parave te BE-se. Vlen te kujtojme ketu fjalet e para ca diteve te Montit :" Me mire taksa te larta se sa ta pesojme si Greqia".

Eshte e vertete se tre kompanite e rating-ut jane kritikuar, por besoj se nuk kane patur ndonje interes per te gjykuar keq neve, madje ata punojne dhe me shifrat qe jep qeveria.

Kerkesa e juaj, eshte po aq dhe e imja, qe qeveria duhet te na tregoj sa me pare, dhe pa na genjyer, permasat reale te borxhit sot dhe si do te jene detyrimet e vendit tone per vitet e ardhme, duke konsideruar ecurine e ekonomise sone, dhe a do ta uli deri ne zero deficitin e pervitshem buxhetor. Nje paraqitje, pa falsifikimet qe jane sheshit ne praktiken e Berishes, nen hijen e Edvinit, do te shrbente per te kuptuar ne shtetasit e ketij vendi se ku po shkojme e ku po mbytemi. Une do mjaftohesha te verenja se sot Berisha po lejon mos pagimin e energjise , e ujit, e tokes qe zaptohet, e kontributeve per pensionet, po fal toka e prona me nj euro ete tjera, si investime te parakohshme pa impakt ne ekonomi, e mbi te gjitha, shkalla e larte e korrupsionit dhe e monopoleve te ortakeve te familjes, qe te gjitha se bashku, duhet te na trembin jo vetem per te ardhmen tone por dhe te femijeve tane.

Duhen sa me pare ndryshime ne politiken ekonomike, e jo vetem ne ate, perpara se te jete teper vone, e ndryshe nga Greqia s'do na dali kush per zot..

Une kam pershtypjen se te

Une kam pershtypjen se te keto institucuonet e huaja e gjykojne Shqiperine nga emri dhe as i futen fare studmit te Ekonomise

Aty ne MAPO ne nje shkrim ku kritikohej ekonomia e Shqiperise thuhej se megjtiahte FMN , (apo Banka Boterore, nuk me kujtohet mire kush prej tyre ) deklaronin qe Shqiperia kete vit do kishte nje ritje prej 3.5 % ----Tani qe nje ekonomi te kete nje ritje prej 3.5 % , kur gjithe rajoni eshte ne krize , kjo nuk eshte gje e keqe besoj

Sepse psh, Greqia per 20 vjet e kishte ritjen ekonomike 0%, ndersa italia 1%

Nga ana tjeter duhet thene se borxhi i Shqiperise eshte borxh i brendeshem , dhe nuk eshte borxh i jashtem sic e ka Greqia---Dije lexova ne New York times qe Borxhi Greqise eshte 160% e GDP , dhe ata as per 40 vjet nuk e marin dot veten

Nga ana tjeter ju nuk permendni ne shkrimin tuaj parate qe dergojme ne emigrantet ne Shqiperi, para te cilat sherbejne si nje inxheksion pozitiv per ekonomine tone--

Dhe emigrantet do benin mire ti dergonin parate ne Shqiperi pasi bankat ne Shqiperi kane perq1indje te larte interesi

Une mendoj se ekonomia shqiptare nuk eshte ne krize.Natyrisht nuk them se jemi shkelqyer , por nqs ekonomia jone ka nje ritje 3.5& per vitin qe vjen atehere Tenndeca e saj eshte pozitive dhe me e mire se e fqinjeve te saj --

Shqiperia ka nje ambjent fiskal shume te mire per te investuar porse problemi eshte se duke qene qe ne jemi treg i vogel, aty nuk mund te vijne investitore te medhenj -Se ne pergjithesi te huajte duan qe aty ku bejne investimin te bejne edhe shitejn --Si psh ata investojne ne Kine, Indi , se atje tregu eshte shume i madh...etj .

-Ndaj ketu duhet menduar se si te zhvillohet biznesi i vogel , ku te jete promotor njeriu shqiptar , dhe per kete kerkohen mjete monetare te cilat duhet ti krijoje politka e qeverise

Mendoj se Shqiperia duhet te krijoje mundesi per investimet kineze

Kinezet kane nje suficit ne dollare dhe ata kerkojne qe ti investojne ato para diku ne Europe , sic thuhej ne nje artikull te New York Times

Ndaj nje politke e zgjuar me ta , mund te jete shume fitim prurese per ekonomine shqiptare

Ndersa mendoj se Sala e ka kapur mire ate investimin per hidrocentralet , porse ajo varet nga deshira e te huajve ....qe sic thashe ne Shqiperi nuk kane dhe aq interes pasi nuk ka treg te fuqishem

Megjithate

I nderuar z.Demo Flisni per
I nderuar z.Demo
Flisni per economin, per 2 shkallet e saj ose me sakt 3
1-PER VLERESIMIN
Me lujoni tju kujtoj se Shqiperia nuk eshte ne treg
Shqiperia sot nuk mund te shesi dot bonot dhe as te marri kredi ne tregun e lir si
3 apo 10 vjecare SPREAD-s do ishin me te larta se ato te GREQIS, ITALIS apo dhe te SPANJES se bashku
Shqiperia sa here ka dal ne treg ka deshtuar me perjashtim te nje rasti ku ka shitur bonot me nbi 7%+ te deklaruar dhe ne te vertet
perqindja eshte dy shifrore......
Ekonomia e Shqiperis ka mbi njezet vjet ne ate qe quhet CDS
2-BORXHI
Borxhi i lart per vendet e zhvilluar eshte i rrezikshem
Borxhi i lart per vende si Shqiperia ku u shkatarruan te gjitha dhe duhet te filloj pothuajse nga e para eshte dicka e natyrshme ne raste se eshte investuar atje ku do vjelesh fitimin ne te kunderten eshte....
Ekonia e Shqiperis sot eshte ne minimum e keqe per ekonomin dhe per Shqiptaret dhe disi e mire per borxhin nga ana tjeter.
3-FMN
Per kete nuk mund te flas per arsye.........
Por mund te shikoni vendet qe kan qen apo jan kandidat per klient te saj se cfar mendimi kan...
ME RESPEKT.
"Ekonomia e Shqiperis ka mbi

"Ekonomia e Shqiperis ka mbi njezet vjet ne ate qe quhet CDS"

Ketu ia ke futur kodra mbas bregut. Credit Default Swaps jane derivative financiare qe perdoren per t'u mbrojtur nga rreziku i falimentit te nje pale tjeter. Besoj se deshe te thoshe qe ekonomia shqiptare ka 20 vjet qe qendron ne prag te falimentit.

Dakort me shumicen e gjerave

Dakort me shumicen e gjerave qe thote autori po nje gje s'marr vesh. Si mund te kerkosh ndihme urgjente nga FMN-ja dhe njekohesisht te marresh masa mbrojtese per prodhuesit vendas? Mund te besh o njeren o tjetren. Te dyja nuk i ben dot se dihet qe per FMN-ne proteksionizmi eshte fjale e piset.

I nderuar Agron

I nderuar Agron !

Mbrojtja e prodhimit vendas bëhet ne kufijt e asaj qe bejne dhe vendet e tjera:

ShBA kane ligj te veçante per te mbrojtur firmat amerikane : me By American Act (BAA), nje ligj i viti 2008, si dhe me ligjin Small Bussines Act , sepse duke mbijetuar ato mbijeton dhe vendi. Une po ju jap fillimlin e ketij ligji te shpallur ne gusht 2008.

§ 1. This Act may be cited as the "Small Business Act."

§ 2. (a) The essence of the American economic system of private enterprise is free competition. Only through full and free competition can free markets, free entry into business, and opportunities for the expression and growth of personal initiative and individual judgment be assured. The preservation and expansion of such competition is basic not only to the economic well-being but to the security of this Nation. Such security and well-being cannot be realized unless the actual and potential capacity of small business is encouraged and developed. It is the declared policy of the Congress that the Government should aid, counsel, assist, and protect, insofar as is possible, the interests of small-business concerns in order to preserve free competitive enterprise, to insure that a fair proportion of the total purchases and contracts or subcontracts for property and services for the Government (including but not limited to contracts or subcontracts for maintenance, repair, and construction) be placed with small business enterprises, to insure that a fair proportion of the total sales of Government property be made to such enterprises, and to maintain and strengthen the overall economy of the Nation. .....

Te njejten gje kerkoj tash se fundi dhe presidenti francez N. Sarkozy si nga BE ashtu dhe si veprim te vetem Frances, duke thene qe prodhimit vendas te SME e tj. ti sigurohet 20% e tregut.

Nuk po hyj ne detaje por shteti ka kufij te vetet per mbrojtur firmat vendase, sigurisht jo te miqve te vet, siç po ndodh sot , por te te gjitheve, me subvencione apo grante, me kredi te favorshme, me blerjet e investime per vete e shume mundesi te tjera.

Artikull jashtezakonisht i

Artikull jashtezakonisht i mire dhe i shkruar sakte.

Dy gjera te vogla per tu shenuar: ka shume diskutim ne bote nese ulja e borxhit publik ne kohe recessioni ekonomik eshte ide e mire apo e keqe. Shume vende te botes nuk kane tjeter zgjidhje (Itali, Spanja), disa te tjere si ShBA dhe Britania po veprojne keshtu ne menyre te ndergjegjeshme - megjithate shume eksperte rekomandojne te kunderten. Por ne rastin e Shqiperise ulja e borxhit publik eshte nje prioritet per ato aresye qe artikullshkruesi i permend shkurtimisht si p.sh. impakti i ulet ekonomik i tyre dhe ne nje mase te madhe opaciteti i iniciativave ekonomike te qeverise qe shihen me mosbesim nga publiku (dmth taksapaguesi shqiptar nuk ka ndonje aresye per te besuar se duke marre kredi po i permireson te ardhmen vetes pertej nje autostrade te shpejte ne Kosove dhe godines se shkelqyer te parlamentit te ri...)

Mungesa e eksporteve eshte problem serioz dhe eshte faktori i dyte i rendesishem. Remitancat, qe nje komentues propozon se kompensojne situaten ekonomike ne shqiperi, mezi kompensojne balancen tregetare negative dhe ne menyre afatgjate nuk bejne pune per larjen e borxhit publik. Siguisht problemet me te medha te ekonomise Shqiptare jane probleme strukturale, Shqiperia nuk prodhon asgje megjithe koston pak a shume te ulet te fuqise punetore dhe faktin qe ndryshe nga shume vende Europia ka kontroll te plote mbi valuten e saj dhe doganat. Perderisa te zgjidhen keto probleme, borxhi publik duhet te ulet - nqs neser Shqiperia eshte ne gjendje te prodhoje, borxhi i ardheshem do te kete shume me rendiment se ky i sotmi qe humbet dem.

Add new comment