Nëna që kërkon ndihmë për djalin e saj

Postuar në 12 Mars, 2012 04:10
Visar Zhiti

Po publikojmë një fragment nga libri i Visar Zhtit me titull ‘Ferri i Çarë’. Është një fragment, ku autori ‘ka vënë’ nënën e vet të dëshmojë mundimet për djalin që ia kanë marrë në burg, me një toskërishte fantastike. Ajo rrëfen takimet që ka patur me Agollin, Kadarenë, e Bashkim Shehun, të cilëve u thotë se Visarin e kanë marrë dhe u kërkon më kot ta ndihmojnë. Nëna që rrëfen mundimet për djalin është një gjetje e bukur. M. Nano

Me të marrë haberin e keq se ma arrestuan djalin e vogël, thashë se luajta nga mendtë. E kisha andej larg, në Kukës, mësues maleve. Ç’heq tani, korba unë, o Zot, mos i lër të ma torturojnë, mbajua dorën! (I dridheshin buzët dhe zëri). Thashë të hidhesha nga dritarja a te rrotat e makinave. Po i duhesha shtëpisë, fëmijëve, djalit në burg. Nuk na i ndanë burgjet, që u shofshin! As e dinim pse e arrestuan dhe as na rrëfenin. Nga t’ia mbanim? Lushnja bënte sikur s’dinte gjë, beqim s’dinin vërtet, veç erdhën dhe na kontrolluan ca civilë, i dija të komunales. I morën djalit 39 fletore e blloqe me vjersha e me “kudiunë” se ç’shkruante, e zeza! Qysh jam gjallë! Prandaj do të ma kenë zënë, thashë. Të iknim në Kukës, po ku? Në Degën e Punëve të Përbrendshme, kalli flamën si i thonë, po ata s’bëjnë pa urdhrin e Tiranës. Dridhesha si purtekë. Qaja…. Tani më morën djalin. Pse? Pse? Korba unë! Vjersha bënte, s’bënte gjëra të liga. Dhe ika me një frymë në Tiranë… Po ai pse lajmëroi që t’ia hiqnin vjershat nga revista? Dhe mik, pse kështu është miku? Se, po t’i dilnin, mbase ia lehtësonin dënimin. A ia bënin më të rëndë, e ku i dihet?… Eh, desha t’u thosha shkrimtarëve që donte djali im, që kishin emër, që ai… E ç’t’u thosha, xhanëm? Ndritëronë e kam dhe kushëri, kryetar i shkrimtarëve është, i Partisë, me autoritet, i çqonjtur.

I vete drejt e në shtëpi. Tek ai pallati në qendër, kubist a ç’i thonë, me arkitektin në burg. Trokëlliva në derë herët në mëngjes. Sikur ndjeva hapat e Hatixhesë, s’ëmës së Ndritëroit. Më pritën mirë, me pije e kafe. “Rri”, më thanë. U qava hallë. Ndritëroi mezi fliste, s’e di a e dinte, po u trondit. “Nuk të futin kot në burg, më tha, marrin informata. Shokët t’i zgjidhte. Vjershat ia kam lexuar, më kanë pëlqyer, po ashtu janë vjershat, si të duash, të mira, të këqija. Do të shkoj dhe te prokurori i Përgjithshëm, do t’ia them…”. “Dritëroi përpiqet, por s’ka ç’bën, tha Sadija, e shoqja, kur mbetëm vetëm. Ja, unë kam një njeriun tim në burg dhe ordiner, por s’e nxjerr dot… Ne ia dhamë dorën, por ai…”. Cili? Ika e hutuar. Ma bëni hallall shqetësimin, u thashë. Të na vish, sa herë té duash, më thanë, ne ju duam.

Mora urbanin për në Kinostudio. Kisha Ilirianin me vete, se ku i gjeja dot unë. Tirana është bërë e madhe. Kërkova Bashkim Shehun, të birin e kryeministrit, shkrimtar në vërsën e djalit tim është, e donte im bir, pavarësisht se Mehmeti na kallte datën, na shoi me partinë. “Ai është”, më thanë. Sa zbriti nga autobusi, e ndala. Ia thashë. I erdhi keq dhe u zbardh në fytyrë. “Atje ku ka hyrë tani ai, vazhdoi, unë s’bëj dot gjë. E kam të ndaluar, të pamundur. Po më pyetën, do të flas mirë, ashtu siç e kam njohur.” Dhe u ligështua në fytyrë. Më përqafoi. U vra i ati, vetë a e vranë, dhe e futën në burg, s’e di a është takuar me tim bir, i shkreti.

Shkova prapë në Tiranë, kërkoja Ismail Kadarenë. Më thanë kur vinte në atë kafenenë e shkrimtarëve, jo klub a lidhje, se s’ia angllandis dot emrin, ku mblidhen e llafosin, dhe pinë kafe. E dija atë pallat, është martuar Mbreti aty.

Prita ca më lart, tek sheshi. U ngjita më lart. “Po vjen”, më tha Iliriani, që e kisha në krah. E ndala vetë, ia thashë hallin. U ndie ngushtë. Më vuri dorën në sup. “Mbahu”, më tha. “Ç’të mbahem, i thashë, dhe ku?” U kthye nga e shoqja. I tregoi për mua. Se si më vështroi ajo, me dëshpërim, si ca ikona. “S’jam në gjendje ta ndihmoj dot, besomë, jam vetë keq e s’e di kush mund të bëjë tani, po më thoshte ai. E takove kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve? Unë s’mundem, se… – ah, ia mbaj mend fjalët,- kurajë,- dhe bëri duart kështu, bëftë Zoti”, – më tha, më përqafoi edhe ai dhe u ndamë… Sa e donte djali im!

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

Kur plori kthen plisat e viteve, ndizet makina e kujteses, dhe ashtu bardhe e zi sheh copa shiritfilm provincial te nje qytetthi me me shume njerez te grumbulluar nga sistemi prej 'ceneve' ne viset e prejardhjes se tyre. Pothuajse te gjithe njiheshin, te pakten siperfaqesisht, edhe pse mund te mos pershendeteshin mes tyre. Si keta qe nuk 'pershendeteshin' i kam njohur paksa Zhitet, ashtu shkarazi kur shiheshim e i 'pergojonim' ne ato pak rrugica, kafene e aktivitete letraro-artistike te kohes. Dhe, si tek te gjithe, kur shfaqeshin probleme , te parat ishin nenat qe merrnin persiper te shthurrnin 'lemshenjte'. Nenat, te bardhat, ato bartnin paqen, qetesine, urtesine, butesine, miresine, brishtesine, kompromisin, gjithshka te mire te asaj dynjaje 'griezi'. Nje nga keto nena, ishte dhe e ema e Visarit, nje nenez me trup 'dietik', e fisme, 'kinge', me dy gersheta kurore 'dafine' rreth kokes, nga balli deri pas qafe, e pa fjale, trupqiri, me nje buzeqeshje te rralle e te permbajtur, te shperndar me droje, me nje cantez nen sqetull si sekretet e saj, veshur me ngjyra te erreta, bashkeshorte e nje humoristi qe qeshte nga zori i 'profesionit', e kujdesshme dhe e nderuar nga familja dhe per familjen, mes te cileve Visari-'me i miri e me i vuajturi' .Visari, eshte ai qe njohim te gjithe, edhe shoku i F.R. mat'here, miqte e ngushte te poetit Faslli Haliti, i cili ne nje poezi te atyre viteve te hershme theksonte se, ne shetitje me vendosin ne mes tyre jo si mesues, por ngaqe jam me i shkurter...Dhe nena e Visarit, si gjithe nenat hallemedha, qe s'u jane ndare rrobat e zeza tere jetes se tyre...

Submitted by Huana (not verified) on

Cdo shkrim qe ndihmon me nxjerre ne pah te verteten e krimit komunist duhet me u publikue. Jane vuejtjet e nji popullit per 46+ vjet, me vrasje, zhdukje pa nam e nishane, tortura, burgje, internime, e tana keto jane ba kunder pjeses ma te nderueme te popullsise (perjashto ato te te njajtit lloj); komunistat sa morne pushtetin filluene me zhduke ato qe dijshin e ato qe kishin, fill me ta klerin (kryesisht ate katolik) sepse ishin ma te dijshmit. Mbasi kryene me ajken e shoqenise filluene me luften mbrenda llojit.

Me vjen keq e me bahet zemra cope per kedo qe ka kalue ate eksperience. Ne anen tjeter me vjen keq qe ka me mbete me u shkrue historia e krimeve te komunizmit prej komunistave apo bijve te tyne qe perfundune neper burgje per lufte karrigesh...Tyj kene nane vete ky shkrim bahet shume ma i dhimbshem....

consiPushoshin ne paqe te tane viktimat e komunizmit e uroj qe shkaktaret e mbeshtetesit e atij sistemi te poshtem mos te gjejne paqe deri sa te KERKOJNE FALJE PUBLIKE PER KRIMET QE KANE SHKAKTUE.

Submitted by Vehbiu (not verified) on

Ke 26 vete ne Gerdec dhe kater ne mes te Bulevardit te Tiranes , te vrare ne mes te dites , vetem keto 3 vjete e fundit !

A je tuj mendue , se duhet ene ketyne , me iu kerkue FALJE nga DORA e KRIMIT zjush Huana ?

Po te njejten pyetje ia bej edhe Visar Zhitit ! I dhemb ajo qe ka kaluar ? Por cfare vlere pati per jeten e tij kur ai HESHT dhe duartroket KRIMET BASHKEKOHORE ?

Cfare kerkoni te na thoni zoterinj , se keni qene dhe keni mbetur kriminel , por me te vetmin "pretendim" se dje krimi ishte i keq se ate nuk e benit JUVE , ndersa sot eshte i mire , sepse AUTORE jeni JUVE ?

Submitted by raimondi (not verified) on

Megjithse kete Visar Zhitin , pavaresisht diktatures njerezit qe e jema e tij ka takaur e kane pritur shume mire --ky ne nje artikull ne gazeten Iliria ketu ne New York ka share popullin shqiptar , duke thene  diku ne shkrimin  e tij  per  popullin tone  qe : "......shikoni se sa te ligj keni qene ...."

--Tamam njeri bastard i mbrujtur me urrejjte per popullin  e tij , nderkaq qe ky ka punuar ne amabsada  shqiptare si perfaqsues i ketij populli

Turp ti vije ketij Krimbi !     --Ne ate kohe  vuanin te gjithe dikush me shume e dikush me pak  se ishte sistemi i tille , por kjo nuk mund te te beje te fyesh popullin tend  se do te thote qe nuk je me njeri por nje akrep

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Tre jane gjerat me te veshtira per te bere nga nje njeri:

-1) Te kthesh dashuri ne kembim te urrejtjes

-2) Te aktivizosh te perjashtuarit ( Te paperfshiret)

-3) Te pranosh se ke gabuar.

Sepse dashuria shkelqen mbi te miren dhe mbi te keqen,ben qe te bjere shiu mbi te shenjtet dhe mbi mekataret.

Njeriu mund te kontrolloje gjerat per te cilat eshte koshien,ndersa ato per te cilat nuk eshte koshient e kontrollojne ate.

Eshte mire qe te harrohen etiketat:ai eshte.......,ky eshte .....,ti je.........

Vuajtja sherben per te na hapur syte perpara realitetit,per te kuptuar qe diku mbreteron falsiteti.

Ka vetem nje rruge :Vetedija,vetedija,vetedija .

Rzgjimi eshte i bezdisshem,por eshte i nevojshem duhet te zgjohemi te gjithe se jemi ne gjume.

Gjeja me e veshtire ne bote eshte te degjosh,te shikosh,sepse kemi frike se po ta bejme mund te ndryshojme.

Ne lidhje me njerezit: Njerezit nuk jane te mire ,jane te keqinj,aq sa ç'jeni ju,te keqinj,kuptuat.

Cfare mendoni se kerkojne?

Interesin e tyre personal,tamam si juve,s'ka asnje diference.

Deshironi te zgjoheni,doni te jeni te lumtur,doni lirine?

Athere braktisni idete e juaja false.

Mos u genjeni nga personat.

Ne qofte se nuk genjeheni nga vetja juaj,mos lini qe ta bejne te tjeret.

Zgjohuni,zgjohuni,zgjohuni dhe kuptoni personalisht çdo te thote e zgjohesh.

Submitted by adriatik (not verified) on

O raimond ik pirdhu ti dhe gjith denglat e tua.

Visar Zhiti nuk eshte mazokist. Te ligj keni qene.Spiuna te njeri tjetrit. Dhe sot ca monstra keni vene ne politike.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ne Shqiperi te ligj jane vetem soji i ketij Zhitit -----Ku ke pare ti more qe djali i Kryeminsitrit te presi nje njeri te rendimte me duart ne qafe, dhe ne sistemin komunist qe ishte me rrezik--Apo  kryetari i lidhjes se Shkrimtareve ve jeten e tij ne rrezik  dhe  te fton ti shkosh ne shtepi ty  qe je me mize nen kesulle

--Une te isha nuk e prisja --Se atehere ishte gje me zarar e haje --

Sot je ne demokraci dhe as te lejon te afrohesh fare tek femijet e ketyre te medhenjve  ne keto vendet perendimore --Soji i ketij Zhitit me shoke jane njerez te mbushur Plot helm kunder popullit te tyre --Atehere perse vene dhe punojne neper institucione qE perfaqsojne popullin shqiptar kur nuk kane respekt per popullin shqiptar ?

Gjyshes sime nga babai ju fut ne burg i vellai ne moshen 80 vjec per agjitacion propgande , dhe ai atje vdiq ,

Por gjyshja kur diskutonte per Periudhen e Enverit , dilte nga dhimbja e saj personale dhe shikonte se sa kishte perfituar Shqiperi --Ndaj thoshte :--Enveri na beri njerez , se ne kemi qene shume te prapambetur dhe njerezit vdisnin edhe per nje aspirine --Malarja  bente kerdine , nuk kishte as doktor dhe as ilace .......Jetonim me driten e kandilit dhe te pishes se energji elektrike nuk kishte fare etj etj

Nuk shahet populli , --Vetem kemishezinjte e shajne popullin.....

Submitted by BAKU (not verified) on

Fjale me vend ato te gjyshes tande!

Une do te shtoja edhe nja dy fjale edhe per "rendin publik" e rregullin qe na vuri Enveri!

Po ndotjen nga "smogu" qe nuk e njohem fare fale Enverit.

Edhe vendi me perqindje me te ulet obeziteti kemi qene fale Enverit.

Etj e etj etj.

Ah harrova; gjyshat e mij kane qene njerez qysh para komunizmit!

E "njerzine" Enveri jo vetem nuk ja solli po nuk mberriti as t' ja marrte ;)

KLM

Submitted by raimondi (not verified) on

Po ca njerezie kane qene gjusherit e tu para Enverit mor aman ?

--Njerezit vdisnin si mizat qe ne moshe 40 vjece ---Ne videot qe jepen ne Ju tube gjate pushtimit fashist , Video te filmuara nga italianet ,  Tirana dukej skandal me keq se Afganistani --Me ato veshjet skandaloze me surratet e deformuara  nga semundjet  dhe me dhembe komplet te prishur -----------Italiani kur erdhi na beri nder, se hapi ambulanca dhe kuzhina fushore, se ne Shqiperi sherbimi mjekesor ishte zeroooo --Ne ambulanca italiani bente sherbimin e mjeksor  falas te shqiptareve  , ndersa ne kuzhinat fushore jepte per te ngrene falas , se shqiptaret ishin  te gjithe verdhacuke   dhe te semure me malarje dhe TBC

--Njerezit e tu qe mendojne se kane qene njerez atehere , tregon se nuk e kane pasur haberin fare   se cdo te thote Njeri qe te jetosh tamam si njeri --,se po ta kishin pasur ate ide , do thoshin te kunderten

--Qe Enveri e solli "Njerezine" kete e thote Enciklopedia Britanike  qe eshte libri me  serioz i botes moderne  , dhe nuk ka ngelur qe ta percaktosh ti qe je nje krijese e rendomte -

---------Dhe per t'u marre "njerezine"  ?????..... nga kafsha nuk ke cfare  te marresh .....po natyrisht  ka edhe nga ata qe pelqejne te jetojne identietin e tyre ....kafsheror

Submitted by BAKU (not verified) on

"natyrisht  ka edhe nga ata qe pelqejne te jetojne identietin e tyre ....kafsheror"!

Shkelqyeshem atehere mburru e kenaqu me tendin pra o "njeriu i ri i Enverit!

Submitted by raimondi (not verified) on

Po  mburrem me identitetin e Njeriut te ri te Enverit , se njeriu i Enverit ishte tamam njeri --Patriot ,  e donte vendin e tij ,   e ndertonte vendin e tij--Punonte edhe falas per te ndertuar Shqiperine  , dhe jepte edhe jeten per  te mbrojtur Shqiperine

Njeriu i Enverit  krijonte  me qindra emisione  ne radio e tv per te  prpaganduar  Idnetietin dhe historine heroike te popullit tone ne shekuj---

Njeriu i ri i Enverit Nuk vidhte,--shtepite ne fshat liheshin hapur fare dhe nuk i   guxonte njeri te vidhte.  Njeriu i Enverit   nuk vriste,  as prapa   gardhit as ne mes te lokalit  ,  nuk merrej me droge e prostitucion, __  E rrespektonte femren  --edhe ne mes te nates nuk e prekte njeri me dore femren  se njeriu i Enverit kishte respekt maksimal per femren , njelloj biles edhe me teper se shoqerite moderne __Njeriu i Enverit  krijoi bujqesi moderne te mekanizuar, industri moderne ne cdo dege te saj , krijoi ushtri moderne --I theu hundet grkeut sa here ishte nevoja --Njeriu u Enverit krijoi arte  dhe kulture ne cdo fshat e qytet , e beri jeten te kishte kuptim edhe ne fshatrat me te thella malore --Njeriu i Enverit krijoi Akademi shkencore dhe artstike, universitete e shkolla , spitale model ,  festivale folklorike  t ehskleqyera ku kultivohej tradita popullore ne kenge e valle  etj etj

-Dhe ja erdhi njeriu juaj i Ri i pas 1990   -- Njeiru juaj  krijon vetem ...........shakterime ,  Shkateroi cdo gje , industri, bujqesi, arsim , kulture , --Njeriu juaj shet atdheun , eshte kriminel i pameshireshem , vret edhe babane e nene , --Njeriu juaj merret me veset me te ndyra te njerezimit , ben perdhunime femrash , rremben femije , eshte hajdut -kriminel,  drogaxhi , merret me prostitucion ...... etj etj --Nuk kane fund bemat e njeriut tuaj te ri .

.Sic duket  Njeriu juaj i ri  eshte   i programuar vetem te shkaterroje dhe te beje krime --ai nuk di te ndertoje , te mesoje , te respektoje , apo te doje nene , babe e atdhe

-Ai di vetem  te urreje dhe kete ju e quani .........Zhvillim

Submitted by BAKU (not verified) on

Nje plak i moçem me pat thane nje here :"Te marrit e te dehurit leshoja rrugen! ".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.