Komunikimi publik: i vrazhdë, prepotent, harbut dhe qesharak

E morët vesh të fundit? Jozefina Topalli ka hequr linkun e Presidencës nga faqja web e Kryesisë së Kuvendit. E ka pasur gjithë kohën atë link dhe e ka hequr në shenjë zemërimi ndaj atij, të cilit “nuk mund t’ia lejojë vetes t’i përmendë as emrin” (këtë frazë të fundit, sipas shkrimit të djeshëm në “Mapo” të Arjan Vasjarit, e ka thënë në një studio televizive). Kësaj i thonë t’i ngjyrosësh institucionet me animozitet personal përtej çdo kufiri të përfytyrueshëm, do të thotë, me fjalë të tjera, të mos lësh asnjë cep të botës institucionale të pandotur nga emocionet e egra personale të krerëve të institucioneve.
Topalli, tok me mentorin (Frankenstein-in) e saj, përbën një rast të skajshëm, por kur krerët e institucioneve të rëndësishme shkojnë tepër larg me gjuhën e me gjestet, është e sigurt se herët a vonë pas tyre do të shkojnë të gjithë. Dhe e vërteta është, se pas tyre kanë shkuar të gjithë. Ka shkuar dhe kreu i shtetit, i cili – duhet thënë kjo – është dalluar prej kohësh e nga të shumtit për korrektesë, skrupuj e klas në ligjërimin e vet publik. Dhe vetë fakti që dhe atë e kanë tërhequr në këtë zonë të harbutllëkut e vrazhdësisë tregon se sa e lehtë është të përhapet kjo flamë. Me sa duket, tjetrin që të sulmon me sharje, shpifje, fyerje, etj., mund ta injorosh një herë, dy herë, tri herë, por jo më shumë, pasi më tutje eleganca merret për dobësi e shikuesit cyten të mendojnë se kush nuk reagon “e ka mizën nën kësulë”.
E kështu pra, ia dolën që ta fusin dhe Bamir Topin në lagjen e ‘gojëprishurve’. Parmbrëmë, në programin e Krastës, ai foli për Lej Fenë, për të luajtur mendsh dhe të kuptohemi, këto terma nuk janë asgjë në raport me atë që thuhet nga të tjerë në adresë të tij, por puna është se e kanë nxjerrë me përdhunë nga binarët presidencialë, e nga prerja e vet që dallohet prore për qibër qytetare. Të kuptohemi, ai mbetet një nga të paktët politikanë shqiptarë që nuk rrëshqet në harbutëri, por gjuha e përdorur nga të tjerët e vë atë në situata, ku kjo cilësi rezulton ta lërë të pambrojtur, e prandaj, ai ka zënë t’i ikë pak vetes. Ndoshta është duke bërë ‘nxemjen’ për të hyrë më pas në lojën e rëndë politike, ku ai do të jetë si të tjerët.
Genc Pollo, fjala vjen, është bërë si të tjerët. Ka qenë një lloj Bamiri gjatë gjithë këtyre kohëve, por se ç’ka një maraz a një hall që e ka harbutizuar e butaforizuar si figurë. Në një bisedë në “News 24”, ai përdori në adresë të Presidentit disa herë termin “delenxhi”. Ai bëri dhe atë që s’ka ditur apo s’ka dashur ta bëjë deri para ca kohësh (ka qenë një nga më ‘garantistët’ në politikën shqiptare): ngriti në adresë të kreut të shtetit një akuzë të fortë. E akuzoi si njeri që ka marrë shpërblime në këmbim të emërimeve e propozimeve që ka bërë në sistemin e drejtësisë. E bëri këtë bazuar në një thashethem metropolitan (e vërteta është se ky thashethem sillet vërdallë në çdo bisedë e në çdo tryezë; e kreu i shtetit bën mirë ta dijë se ç’thuhet për të), por Pollo nuk e ka bërë këtë gjë më parë. Përveç të tjerash, sikur ta dinte Pollo se çfarë thonë për Pollon do t’u ish fshehur njëherë e mirë syve të miletit, e prandaj, përpara se të flasë për delenxhinj, bën mirë ta “kthejë pak thikën nga vetja”; ashtu si do bënte mirë të mendohej gjatë para se të mbrojë Berishën nga Topi. E ka bërë në të njëjtën bisedë në “News 24”, dhe kur gazetari i ka përmendur akuzat që ai vetë i ka bërë Berishës, përgjigjja e Pollos ishte e tëra një qyfyre: “Kjo është një çështje e mbyllur. Problemet mes nesh u shuan kur u futëm në një koalicion”!!!! Hm, një njeri që i kalon me fraza të tilla kthesat e veta 180 gradëshe nuk mund t’i thotë askujt delenxhi.
Në këtë moçal llokoçitet dhe Spahiu i AKZ-së, i cili ligjërimin e ka një surrogato të ligjërimit të atyre që janë në krye të sistemit ‘oligopol’ të politikës shqiptare, që ai zotohet ta luftojë. Në një intervistë të para ca ditëve për “Shqip”-in, ai këput të forta që s’ka kandar t’i mbajë. Duket sikur tallet me ata që e lexojnë; nëse nuk tallet me veten.
“Nëse këto parti kërkojnë të ruajnë stanjacionin, atëherë do të marrin një nga reaksionet më të panjohura në historinë e Shqipërisë”. E kujt është kjo frazë? Duket si e Berishës, por jo. Është e Spahiut. Është një mënyrë të foluri për të treguar muskujt, por pa pikë përmbajtje. Ashtu siç është dhe shprehja tjetër në të njëjtën intervistë: “Në rast se PD-ja dhe PS-ja nuk do të pranojnë kërkesat tona për reformën elektorale... [atëherë do të kemi] bojkot mbarëpopullor dhe bllokim të qendrave të votimit me aktivistët tanë”. Ka në këtë pohim arrogancë rishtarësh, non sense, provokim, e kërcënim të ngritur ... mbi faktin që “në verë do kemi zgjedhje të parakohshme, që shqiptarët do kenë më në fund një qeverisje kuqezi, e që PD-ja dhe PS-ja tashmë i përkasin të shkuarës së historisë politike dhe janë në minorancë”. Si është e mundur që i thotë këto mufka? I thotë sepse është i sigurt që “Aleanca Kuq e Zi nuk do të ketë nevojë për partnerë në qeverisje, pasi në Parlamentin e ardhshëm do ta ketë mazhorancën e vetme”. Jemi në zonën funny.
Të gjitha këto intervista janë të dy ditëve të fundit (kam lënë mënjanë kacafytjet me ciu-ciu e ham-ham), e në të gjitha vihet re një komunikim herë i vrazhdë, herë prepotent, herë harbut e herë qesharak.
Comments
Diskursi politik nuk i

Diskursi politik nuk i shpeton tendences se pergjithshme se qesharakes, ekzagjerimit dhe megalomanise. Ne pergjithesi kjo tendence eshte shenje e nje boshlleku te brendshem ideor e shpirteror.

Shiko televizionet shqiptare, shiko shtypin qe flet me ekzagjerim per cdo gje, per cdo ngjarje te vogel, shiko si mitizohen festat (sidomos krishtlindjet e viti i ri) sikur te nesermen do te marre fund gjithcka.

Dhe politikanet i pershtaten atijj qe mendojne se eshte publiku i tyre dhe njekohesisht e terheqin ate publik dhe veten ne nje vorbull superlativash per gjene me te vogel.

Berisha e Spahiu jane treguar mjeshtra te ketij lloj populizmi. Gjithsesi, bravo Topit qe eshte treguar me i qyteteruar sesa kryekarja e kuvendit. Sa per PS-ne, jane treguar me te qete por edhe Rama nuk i shpeton tundimit per te bere "humoristin".

Teme e lodhur ne media kjo,

Teme e lodhur ne media kjo, mbase te lodhur dhe kolumnistet nga 'normat' e larta...Komunikimin me publikun ne menyre ' te ngrenshme' e kane shfarosur si peshkun me dinamit neper ujra dhe ju po mundohen tash 'ta zini' me grep...

Te vjen mire apo nuk te vjen

Te vjen mire apo nuk te vjen Spahiu do zhvate elektorat te mire nga te dyja palet. Muhabeti tani eshte se me ke do behet pale se vete nuk do rrije.

Nuk e di ne e ke degjuar;

Nuk e di ne e ke degjuar; Rrapi rritet vetem ku ka uje!

Mua me ben pershtypje fokusi

Mua me ben pershtypje fokusi i ri i Respublikes per te goditur AKZ. Ka disa dite tashme qe mini-lajmet e juaja kane nje ton kritik e te eger ndaj AKZ.

Pse valle, se nuk e kuptoj? Te jene aq te rrezikshem keta sa ti heqin fitoren Rames? Kuptohet qe jo, asnje parti e re nuk ka per fituar zgjedhjet ne Shqiperi. Biles ata shtojne shanset per te mundur Berishen, problemin e madh te Mucit. A nuk i shton shanset per te hequr Berishen nje AKZ edhe pak e suksesshme? Patjeter qe po. Atehere ku eshte halli? Besoj se po kerkohet fitorja absolute e Rames, jo nje e kondicionuar me koalicione (qe ne fakt duket te jete opsioni qe amerikanet po mbeshtesin fort). Nese eshte e vertete, atehere vete-kritika qe Muci ben shpesh duke thene se nuk i intereson fati i Rames, thjesht te heqe Berishen, eshte thjesht nje flluske.

Se mos thote dikush se Respublika ka te drejte, se dhe AKZ-ja flet keq etj etj. Mos u beni kaq naiv. Nqs do flisnim per menyren e te komunikuarit publik, degradimi qe ka pesuar ai i Rames ne 5-6 vitet e fundit eshte masiv. Eshte ne nje lufte totale kundrejt kujtdo qe nuk e konsideron ate si messia-n shpetimtar, talles me reporter, injorues ndaj gazetareve ne studio, shperfilles i cdo pyetje qe nuk i intereson atij, ofendues ndaj personave jo politik qe shprehen kundra. E megjithate, as edhe nje permendje e tij ne kete fjalim.

Mesa duket jemi ne ethe fushate 1 vit e 4 muaj para zgjedhjeve.

Muci nje renacak i

Muci nje renacak i pandreqshem qe ka zgjedhur te hiqet si i paaneshem. Rama nuk fiton jo ne amerike te shkoje por dhe ne hene.

Një gjë nuk e kuptova,

Një gjë nuk e kuptova, komenti ishte mbi Muçin apo mbi temën?

Eshte i veshtire dialogu /

Eshte i veshtire dialogu / debati me nje vulgar/e, besoj se atij/asaj mund ti afrohesh vetem me anen tende vulgare.

Ciao

Add new comment