Që lekët informalë të formalizohen

Postuar në 14 Mars, 2012 03:35
Eduard Zaloshnja

Në fëmininë e hershme, vazhdimisht më ngacmonte pyetja se përse kartmonedha njëlekëshe, më e përdorura nga fëmijët, quhej nga të gjithë dhjetëlekëshe. Dhe kur pyesja të mëdhenjtë për këtë gjë, përgjigjia që merrja, me sa mbaj mend, ishte pak a shumë kjo: “Njëlekëshi i ri, para ca vitesh, ka zëvendësuar dhjetëlekëshin e vjetër, por njerzit vazhdojnë ta quajnë si dikur dhjetëlekësh.” Dhe kur pyesja pse kartmonedhat e vjetra ishin zëvendësuar me të rejat, përgjigjia ishte gjithmonë evazive. Më vonë, kur u rrita, më shkonte ndonjëherë në mendje ta gjeja përgjigjen për këtë pyetjen e dytë në librat që lexoja në shkollë, por ajo nuk gjendej në to. Dhe erdhi një ditë që s’ia bëra më vetes atë pyetje dhe, si gjithë shqiptarët e tjerë, e quaja të mirqënë se në Shqipëri duhej shumëzuar me 10 çdo çmim apo shifër monetare e cituar në lekë.

Deri në vitin 1991, marifeti i të shumzuarit me 10 funksiononte për bukuri për mua dhe për gjithë të tjerët. Por pas liberalizimit të tregut, inflacioni gjigand dhe mungesa e uniformitetit në etiketimin e çmimeve nga tregtarët filloi të krijonte probleme. Dhe këto probleme ishin të mëdha sidomos për të huajt që filluan të vizitonin Shqipërinë, si dhe për emigrantët që kalonin pushimet në atdhe. (Tuajit sinqerisht i ka bërë vaki një herë t’i japë gabimisht kamarierit 10 mijë lekë të reja për një faturë që bënte vetëm 10 mijë lekë të vjetra, por, për fat, kamarieri qëlloi i ndershëm dhe nuk i mbajti paratë që s’i takonin.) Tani që kanë kaluar rreth 50 vjet nga dita kur leku “i ri” zëvendësoi “të vjetrin”, ndoshta ka ardhur koha që një lek "fringo i ri" të dalë në qarkullim. Dhe kjo, jo thjesht për të shmangur konfuzionin e të hujve dhe emigrantëve me dyzimin e çuditshëm të lekut -- kostoja e nxjerrjes në qarkullim të një leku të ri nuk do të justifikohej vetëm me kaq. Arsyeja kryesore për nxjerjen në qarkullim të një leku të ri do të ishte lufta kundër ekonomisë informale, nga e cila vlerësohet se vjen rreth 30% e prodhimit të brendshëm bruto shqiptar.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 33% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë ndodheshin në fund të vitit 2010 jashtë sistemit bankar. Kuptohet që jo të gjithë lekët që qarkullojnë jashtë sistemit bankar kontribojnë në ekonominë informale, por sasia e madhe e tyre padyshim përbën një mbulesë të mirë për tranzaksione të dyshimta. Në këto kushte, emetimi i lekëve të reja do ishte një mjet efikas për të futur në banka një pjesë të mirë të kartmonedhave shqiptare që qarkullojnë jashtë tyre.

Për t’u realizuar ky synim, mund të caktohet një datë brenda së cilës të gjithë lekët që janë në qarkullim duhet të paraqiten për shkëmbim me lekët e reja sipas një kursi fiks. (Do të ishte mirë që leku të ankorohej në raport një me një me euron në datën e fillimit të procesit, pasi rreth 90% e import-eksportit shqiptar realizohet në këtë valutë). Për shuma mbi një kufi të caktuar, bankat mund të detyrohen me ligj të hapin depozita për klientët që sjellin lekët e vjetra për shkëmbim, ndërsa për shuma nën atë kufi, të japin lekë të reja në qoftë se klienti preferon. Në këtë mënyrë, të gjitha lekët, të pastra e të pista, nga janë e nga s’janë, do të detyrohen të kalojnë nëpër sistemin bankar. Dhe një pjesë e mirë e tyre ta do mendja se do të mbesin në të.

Por a do të bënte kjo gjë që gjithë parave të pista t’u zbuloheshin padronët? Me gjasa jo. Ata që duan të fshehin lekët që kanë grumbulluar në mënyrë jo të ndershme (me trafiqe ilegale, evazion fiskal, etj) ose do t’i shkëmbejnë me valutë, ose do të përdorin të afërm e miq të tyre për t’i depozituar nëpër banka. Por sidoqoftë, rëndësi ka që një pjesë e mirë e lekëve që sot qarkullojnë jashtë sistemit bankar do të futen në të si depozita. Dhe pas kësaj, do të jetë më i lehtë kontrolli i daljeve të parasë nga ky sistem.

A do të ishte kushtetues një ligj që do t’i detyronte qytetarët të depozitonin lekët e tyre në banka, pas kalimit të një kufiri të caktuar për shkëmbim të drejtpërdrejtë? Kushtetuta nuk ka ndonjë nen që e pengon në mënyrë të drejtëpërdrejtë këtë gjë. Ndërkohë, në legjislacionin shqiptar ekzistojnë precedentë që kufizojnë qarkullimin e parasë për raste të veçanta. Për shembull, një qytetar nuk mund të transferojë paratë e veta nga banka e tij në një bankë jashtë Shqipërisë, në qoftë se shuma është mbi 20 mijë euro.

A do të justifikohej kostoja e emetimit të kartomonedhave të reja me shtimin e depozitave në sistemit bankar? Ekonomistët priren t’i përgjigjen në mënyrë pozitive kësaj pyetje, por rëndësi ka sesi mund t’i përgjigjen asaj drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave. Dhe në qoftë se këta aktualët nuk i përgjigjen fare, barra u bie të përgjigjen ata që pretendojnë të vijnë në pushtet në 2013-ën. Sa për qytetarët e thjeshtë dhe për ata që vizitojnë rregullisht Shqipërinë, të gjithë do ta mirëprisnin varrosjen përfundimtare të fjalëve “lekë të reja” e “lekë të vjetra”...

Comments

Submitted by a.g (not verified) on

Po sikur 'leket' te vjeter e te rinj te jene ne monedha te huaja, cfare do te behet per't'i futur' ne  qarkullim ?! Pale po te jene ne qypa me florin te groposura ne bace , ne mure, ne mobilie, ne frigorifera e ku di une sa menyra te tilla ka. I ka bere bota para nesh...Ne nuk kemi informale vetem leke, kemi ndertime, kemi toka, kemi 'femije', kemi 'qeverine', kemi 'kufije', kemi e c'ka s'kemi, dhe jeten tone informale e kemi...

Submitted by hapi (not verified) on

Mendoj se do ti bente ekonomise edhe me mire po te njiheshin nje pjese e  ndertimeve informale. (Ato qe jane bere ne parqe, lulishta e trotuare le te prishen per te miren e perbashket.) Sepse cdo ndertese informale nuk shitet dot e nuk paguhen taksa e nuk merren kredi mbi te per sa kohe ajo nuk ekziston per shtetin.

Submitted by a.g (not verified) on

'Hapi' i nderuar infrmaliteti eshte qe ne veze, qe ne themele dhe 'leku' eshte i fundit qe e 'spiunon' ate, ndaj duhen marre hapat sipas rradhes dhe e para eshte prona, me vone deklarimi e justifikimi i pasurise e me vone 'keto qe shpenzove ku i gjete'...etj Vecse ne nuk ndjekim modele te stabilizuara fiskale, por te vendeve fqinje qe jane 'rekordmene' ne evazion fiskal. Keshtuqe pak rendesi ka per mua se si 'dalin' shifrat e lekut informal, kur vertet nje 'refugjat' nuk legalizon femijen e tij dot te lindur ne 'kurbet'...

Submitted by arbri_2012 (not verified) on

Me duket shume i drejte kendveshtrimi persa i perket sistemit monetar dhe menyres se si qarkullojne parat ne kete sistem. Megjithate Leku shqipetare eshte nje monedhe qe mund te konsiderohet me fat krahasuar me monedha te tjera te BE ose jo, psh rasti i lira-es italiane e cila gjithemon eshte zhvleresuar deri sa arriti kulmin. Nje tjeter problemi me shoqerine shqipetare eshte se akoma shume njerez nuk i besojne sistemit bankar ne Shqiperi dhe ne kete menyre del qe 30 % e parave qarkullojne jashte ketij sistemi. Ky mosbesim qe kane shqiptaret neper banka vjen si pasoj e procedurave, rregullave dhe burokracive te bankave, por jo vetem, vjen dhe nga normat e interesit qe bankat aktualishte perdorin per depozitimin apo huadhenien. Shume shqipetare i shikojne bankat si forme me ligjore e skemave piramidale ku ata ne vitin 97 humben shume prej kursimeve te tyre. Kjo ndodhe sepse bankat e nivelit te dyte ketu jane kryesishte me aksioner te huaj, dhe drejtohen nga banka-at "Meme" ne shtetet e tjera; Raifeissen - Banke gjermane - austriake; NBG, Alpha, Tirana Bank - banka Greke, Emporiki dhe Societe Generale jane banka Franceze,  e vetmja Banke me aksioner shqipetare ngelet UNION bank. Ne shume shtete te botes jo vetem BE, bankat priren te bejne investime ne shume fusha te ekonomise, ndersa ketu ne shqiperi ndodhe e kunderta te gjitha fitimet qe akumulojne keto lokomotiva te ekonomis monetare shkojne tek "Mëmat" e tyre ne shtetet jashte shqiperise. Sipas mendimit tim, vlera e lekut do rritet akoma me teper edhe pas ketyre krizave.

Submitted by hapi (not verified) on

A keni dijeni se sa eshte shuma e lekut informal qe qarkullon ne Shqiperi ne krahasim me euron informale?

Me metoden tuaj me duket se futni brenda bankave lekun informal por kam pershtypjen se shumica e tranksaksioneve informale behen ne euro (sepse ne zonen euro shiten mallrat informale te shqiperise).

Submitted by Anonim (not verified) on

E vetmja gje qe do arrihej po te ndiqej propozimi yt do te ishte nje riaktivizim i tregut te zi valutor dhe nje zhvleresim i forte i lekut. Nuk eshte cudi  qe edhe buken neper ushqimore ta blije me euro.

Edhe dicka, kufiri per transfertat personale ne valute eshte hequr qe ne 2009-n. Cudi qe autori nuk eshte i informuar.

Submitted by a.g (not verified) on

Tregun valutor tek ne quaje si te duash, ndac te zi e ndac te bardhe, perderisa bizneset kane vetem licence e veprojne jashte sistemit...A ka kasa fiskale ne tregun valutor ?! Jooo! Pse ? E dine ata qe 'luftojne' informalitetin...

Submitted by reformer (not verified) on

Hap pas hapi mund te arrijme ne konkluzionin se faktori me i rendesishem informal ne kete vend eshte vete shteti. Ne kemi nje shtet qe verpron me logjiken e informalitetit, po ashtu si nje pjese (dhe duhet thene pjesa me e keqe) e qytetareve te tij.

Sidoqofte ka nje gabim logjik ne propozimin e bere. Parate e vjetra mund te shkembehen me te rejat edhe pa qendruar asnje sekonde brenda sistemit bankar.

Submitted by Pourquoi (not verified) on

Nje pyetje:

Cili eshte ai ligj qe thote se "një qytetar nuk mund të transferojë paratë e veta nga banka e tij në një bankë jashtë Shqipërisë, në qoftë se shuma është mbi 20 mijë euro"?. E siguroj autorin, qe me sa duket nuk e njeh mire praktiken bankare ne Shqiperi, se edhe sikur te ekzistoje ky ligj, do te mbetet thjesht ne leter, sepse nuk mund te zbatohet. Une vete kam transferuar me se nje here shuma mbi 20 mije euro nga llogaria ime ne Shqiperi drejt llogarise sime ne France dhe anasjelltas.

Submitted by hapi (not verified) on

Kur i paske aq shumë na jep dhe neve ca, se po na i dhe neve nuk të kap dot ai ligji i keq. ;-)

Submitted by wow (not verified) on

Nuk kisha lexuar ndonjehere kaq shume monstruozitete ekonomike te mbledhura ne kaq pak rreshta! Duke filluar nga titulli: Ne ekonomi nuk ekziston koncepti i "parave informale", madje as si metafore (gjithnje nese mund te flitet me metafora ekonomike). Per te mos humbur kohe me te tjerat! Fundja prandaj shkon kaq mire ekonomia shqiptare se ka "eksperte" te tille!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.