Pamje të tradhtisë

Postuar në 15 Mars, 2012 04:16
Ardian Vehbiu

Lexoj poshtë e lart se sekretari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzon kryeministrin Berisha për bashkëpunim me shërbimet e fshehta të ish-Jugosllavisë (UDB). Me këtë rast, ai ka botuar edhe një dokument praktikisht të palexueshëm në faqen e vet në Facebook, ku pas gjase përmendet një S. Berisha si aset i zbulimit jugosllav në Tiranën e vitit 1987.

Kjo akuzë është aq e rëndë, sa nuk mund të bëhet në Facebook, por vetëm në kanalet përkatëse (denoncim në prokurori, etj.); meqë vetë mënyra si është paraqitur e diskrediton, madje e zhyt në gjiriz. Për fat të keq, kryeministri Berisha është tani duke korrur çfarë ka mbjellë, meqë stilin e përbaltjes së kundërshtarit politik me akuza sa fantastike, aq edhe të përbindshme, askush tjetër nuk e ka përsosur si ai.

Unë nuk jam në gjendje të shqiptohem për vërtetësinë e një akuze të tillë, por as më bën shumë përshtypje akuza për tradhti kombëtare, në një shtet shqiptarësh, ku krejt lufta politike zhvillohet përgjatë aksit patriot/tradhtar, në konfirmim të përshtypjes se ne mund të shkrepim pushkë kundër tjetrit dhe t’ia bëjmë një gjyq shpejt e shpejt para se ta varim në pemë, por politikë, në kuptimin modern të fjalës (modern – si të Athinës së Perikliut) nuk bëjmë dot.

Historikisht, progresi më i madh i shënuar në analet e përplasjeve politike brenda shtetit shqiptar që këtë vit feston 100-vjetorin e vet, ka të bëjë me evoluimin nga fjala tradhëtor, me nuanca të forta rilindëse, por edhe me jehonën intertekstuale të italishtes traditore dhe të operas romantike italiane të shekullit XIX, në fjalën tradhtar, që në strukturën e vet jambike ka diçka prej kamzhiku lëkure.

Në thelb, teatri politik shqiptar nuk e pranon dot, madje as e koncepton dot figurën e kundërshtarit politik; e vetmja mënyrë si mund ta trajtosh dikë që nuk bie dakord me ty, është ta hedhësh nga skena përjashta, ose ta përjashtosh nga pikërisht ajo dinamikë që të realizon edhe ty vetë, si palë të debatit, të ballafaqimit, ose të negociatës.

Me fjalë të tjera, e vetmja mënyrë si mund të komunikojmë me kundërshtarin, është duke e ekzekutuar – realisht, siç bënte Enveri dhe ndonjëherë më të rrallë edhe Zogu; ose simbolikisht, siç bëjnë këta të sotmit.

Pas një përplasje të rëndomtë, një nga të shumtat, midis kryeministrit Berisha dhe presidentit të Republikës Topi, Gazeta 55 nxitoi të nxirrte në faqen e vet të parë një të ashtuquajtur fotolajm, ku presidenti, i identifikuar me gjithë emrin e të jatit (njëlloj si Edvin Kristaq Rama), vihet krah për krah me tradhtarin antonomastik të mitologjisë kombëtare – Hamza Kastriotin.

Përtej kufirit shtetëror, por gjithnjë brenda kufirit ‘natyral’, në Parlamentin kosovar, akuza për tradhti kombëtare, si agjent i serbit ose i UDB-së, ka kohë që funksionon si monedha politike praktikisht zyrtare për çdo transaksion mes palëve.

Që zbulimet e huaja, veçanërisht ato jugosllave dikur dhe serbe sot, kanë asetet e tyre mes parive politike të Shqipërisë dhe të Kosovës, kjo nuk kërkon shumë mund për t’u marrë me mend. Megjithatë, inflacioni i akuzave për tradhti, në ariet e njëpasnjëshme të këtyre tenorëve të stonuar që kinse përfaqësojnë “popullin”, nuk bën veçse e zhvlerëson gravitetin e akuzës vetë. Tek e fundit, që nga momenti kur krejt paria politike e një vendi punon për këtë ose atë agjenturë të huaj (duke u shndërruar në një lloj asambleje rajonale ose, më gjerë europiane), atëherë tradhtitë kundërpeshojnë dhe eliminojnë njëra-tjetrën, duke na dhënë shumën zero.

Pa përmendur pastaj dyshimin tjetër, që sot ndër shqiptarë nuk bëhesh dot politikan, pa pasur diçka të tmerrshme në C.V., një histori tradhtish të përsëritura, ose raportesh homoseksuale të shumëfishta me ushtarë armiq, mundësisht me kafshë ose fëmijë të uritur, ose histori familjare me kanibalizëm; sepse promovimin do të ta bëjnë vetëm me kusht që të mund të bëjnë shantazh sipas rastit dhe dëshirës.

E megjithatë, kryeministri i vendit nuk mund të akuzohet për bashkëpunim me UDB-në, nëpërmjet një dokumenti të afishuar në Facebook; madje edhe sikur ai dokument vetë të jetë i vërtetë; meqë nuk do të kishte sukses më të madh, për një agjent hipotetik të UDB-së së dikurshme, që të përgatiste një ditë të tillë të zezë për Republikën.

Marrë nga Peizazhe të Fjalës

Comments

Submitted by Besi (not verified) on

Ardian per Prokurorine sikur nuk ke shkruar gje vlla.

Po prokuroria duhet te fillonte te merreshe me kete pune?

Edhe ne fb e ka bere po llafin ta ka plasur mu ne mes te parlamentit pa mire e ke ti vllacko.

Si perfundim si e ke llafin ti? Pse nuk shkon ne prokurori?Zgjedhje e tij.

Ti pse nuk pyet nga prokuroria pse nuk merret me kete ceshtje?

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Ka fjale qe perhapen edhe keshtu,se nuk besoj qe gjykata vendos ne forme te prere se çfare eshte e vertete dhe çfare eshte e rreme.Gjykata ka tager te vendose se çfare eshte e ligjshme dhe e paligjshme.Edhe fjala tradhetar mbase nuk eshte e sakte e gjitha,se mund te quash me bute informator apo i rekrutuar,apo rekrut.Rekrut quhet edhe ushtar,psh.Qe zogu ka vrare edhe me rralle,me duket edhe mua e çuditshme;Zogu vriste ke kishte kundershtar,e duhet ta"falenderojme" se na beri me deshmore te ndritshem si Gurakuqi,Avni Rustemi,Hasan Prishtina,Bajram Curri,Riza Cerova,etj.Kur mbaruan kundershtaret Zogu ishte ne rregull;pse te vriste ata qe ishin te kenaqur me mbretin e hashureve dhe potureve?Edhe Enveri vriste kundershtaret,por ca me njerezishem se Zogu,i nxirrte tradhetare(qe per hir te se vertetes ndokush edhe ishte tradhetar)dhe i denonte me gjyq,ndersa Zogu perdorte killer rrugicash.Kam nje merak,per ata(si puna ime)qe nuk jane te qarte per termin e ri te tradhetorit;po sikur berisha te vertetohet qe eshte rekrutuar nga sherbime te huaja(qofte edhe cia qe,sesi kam perceptimin qe kjo nuk lodhet hiç te gjeje rekrute,pasi ata i luten,qofte edhe pa pagese)si i behet kesaj pune?Sali Berisha mund te dale ne TV dhe te thote me te qeshur se ka pranuar te rekrutohet se donte me gjithe shpirt te rrezonte komunizmin.Nese ka qene ashtu,te tere do harbohen nga gezimi,se ti sherbesh nje agjencie te huaj(qofte edhe vendit shovinist fqinj) per te rrezuar diktaturen eshte trimeri apo jo?PS.Kisha nje gje,qe e lexova tek shkrimi juaj z.Vehbiu,me duket tek Shekulli,per librin e Hitlerit.Ju aludonit ne fund per te ashtuquajturat Protokollet e pleqve te Sion;pertej faktit qe jane falls apo jo(kjo eshte opinioniste),ju keni shkruar ndonjehere per kete?Dhe nese nuk keni shkruar,dmth do shkruani?Dhe nese ju shkruani,dmth se do sugjeroni qe te mos publikohen?Dmth plakut tim qe mezi lexon shqipen ne internet,vetem atij ia heq te drejten te dije diçka te tille,se te rinjte i kepusin ndonje klikim ne wikipedia dhe ne njeren prej gjuheve kryesore lexojne edhe pertej asaj qe ju mund te thoshit.Ndaj,mendoj qe mospublikimi ben reaksionin e kundert te asaj qe kerkon te arrije;nxit kureshtjen dhe u jep ushqim mbartesve te teorive konspirative.Po te me pyesesh mua,asnje fallsifikim nuk ndertohet pa nje baze te vertete,ashtu si nje e vertete pa nje baze genjeshtre!

Submitted by a.g. (not verified) on

Per pjesen e Judeve a Tradhetoreve jam pothuaj i dakortesuar 'RP', madje mu ftillua nje interviste e nje Miraka (te me fali per emrin qe s'e mbaj mend) me 'grada' per te perndjekurit diku afer qeverise qe theksoi dy gjera, ne ligjerate te zhdrejte; E para- Per spiune ne parlamentin e sotem, pyetjes ne ka apo jo, ju pergjigj se nuk them as po e as jo. E dyta-Nuk kerkojme te hapim dosjet e bashkepunetoreve, cilesoi, pasi sic thote edhe V.Zhiti, ka patur edhe spiun te persekutuar, por t'u hapen dosjet vetem atyre qe bejne kariere politike apo ne drejtesi.

Pra, sic duken 'bathet' e politikes, nuk ka per te ardhur 'katarsisi'...Ndaj here pas here do tregojme 'barcaleta' a 'anekdoda' me spiune edhe ne te ardhmen...

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

a.g.,une jam ne moshe te re per pune Sigurimi.Mbase saliu nuk eshte vertet agjent,edhe pse po te jete e kunderta,besoj se ka pak seriozitet te ndiqet nje proçes ekzemplar.Por kjo nuk do te thote qe nje bukeshkale te shkaterrroje vendin e tij sepse eshte patjeter agjent/i rekrutuar;ai mund ta beje ate se eshte shkaterrues instiktiv,apo narçiz permanent.Lexova ne nje vend per Mata Harrin qe ishte doppio agjente(gjermane-franceze)dhe doppio agjentet jane si lek i shkoqur;ata i perdor te marresh informacion,por edhe te dezinformosh armikun.Ekziston nje roman,qe quhet Fortitude,i Ken Follet,me duket.Aty thuhet se ne zbarkimin e Normandise,Hitleri i dezinformua,dhe pese divizione gjermane priten me kot aleatet ne Pa De Calaiss,ndersa ata zbriten ne Normandi;natyrisht anglezeve iu desh ta ngrinin kurthin mbi qindra jete agjentesh,te cilet u sakrifikuan pa e ditur ne kete dezinformim te madh,qe i kushtoi gjermaneve humbjen e luftes.Ndaj,te jem i sinqerte,mendoj si ty,qe dosjet te hapen per personazhet kryesore publike,sepse nuk na ben nder qe ne parlament te degjojme akoma sesi deputetet therresin njeri-tjetrin me pseudonime Sigurimi apo te sherbimeve fqinje;ky eshte turp i madh!

Submitted by a.g. (not verified) on

'Spiuna' te brendshem e te jashtem ka patur dhe do te kete sa te jete njerezimi...Ceshtja eshte per sistemin e kaluar ku kane sherbyer me shume per ndeshkimin e njerezve me nenin e famshem 55 per agjitacion e propagande. Ndaj duhet bere katarsisi me ate kohe e me ata 'kontribues' per te mos vazhduar akoma tollovia e perrallave me spiuna. Nenemadhja ime theksonte vazhdimisht ' Sado rroba te reja te veshesh, po nuk qe i lare brenda, perseri do qelbesh dynjane'. Dhe ata te 'qelburit', ne vend qe te marrin nje kazem e te hapin nje grope ku te fshihen, lozin si femijet 'e ka kush e ka'...

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Shkrimi shume trondites, por edhe real. Jam kurjoz te dij ne se ka prova historike qe trathtia ne Shqiperi te ka ekzistue edhe para Hamza Kastriotit, se per mbas Hamza Kastriotit shumica e shqiptarve u bane trathtare te njeni tjetrit, tue humbe identitetin e vet.

Persa i perket Berishes, kot kerkoni dokumenta kur ka fakte. NATO-ja i vuni embargo Millosheviçit dhe nepermjet Shkoders dhe liqenit trafikohej nafta per ne mal te Zi, açik, publikisht, me fitime prrallore, me miratim te postave kufitare dhe te Tiranes se atehershme.

Un te them shiko ujkun dhe ti me thua shiko gjurmat. Tamam qesharake.

Submitted by Besi (not verified) on

Teleshini, edhe thyerja e embargos gjurme eshte se ujkun e kemi kryeminister

Submitted by BAKU (not verified) on

Per Paulin : çuditerisht gojedhana jone ma e vjeter ka "trathtine" ne subjekt!

Tre vllazen punojshin,ndertojshin nji kala e çka dites ndertojshin nates ju shkaterrot'te ....

Dy vllazent e mdhaj e shkelen besen e ju diftuen nuseve ...

Submitted by davidi (not verified) on

Pashe dokumentin e botuar nga Taulanti ne fb dhe lexova tekstin e sjelle nga serbishtja si dhe perkthimin ne shqip. Nuk del se Berisha eshte agjent i UDB, ata interesohen nepermjet nje njeriu te tyre ne Tirane se cfare raportesh ka KM i sotem me udheheqjen e atehershme komuniste. Po te pretendosh ne baze te kesaj se Saliu ka qene ne sherbim te jugosllaveve eshte thjesht Balla-izem. Nqs Balla ka me shume le ta botoje se ajo qe ka publikuar nuk mjafton.

Submitted by Anonim (not verified) on

saliu vete epranoi se i dha nafte serbit per te vrare shqiptaret ne Kosove ,se shiti detin se parate e shqiptareve ne 1997 jane te pastra se vrau me duar ne xhepa,mos guxoni te afroheni,se korrupsionin poe lufton duke prishur çdo video,se rezultatin nga humbes e kthen ne fitore dhe kjo e kthen jo agjent i UDB-se ,por ufo.Ben si do me Shqiperine dhe shqiptaret si tja kete lene Rama dhe sheqerja dhe po ka emrin PARA ne dore behet i padukshem per gjithe Gjykatat e botes dhe po guxuan shqiptaret ta denojne DO PIJE CIANUR qe e mban ne rast rreziku vetem rrjetin te mos e tregoje,por pse po zgjat kaq shume kjo ore......???????

Submitted by Vebiçka (not verified) on

"E megjithatë, kryeministri i vendit nuk mund të akuzohet për bashkëpunim me UDB-në, nëpërmjet një dokumenti të afishuar në Facebook; madje edhe sikur ai dokument vetë të jetë i vërtetë; meqë nuk do të kishte sukses më të madh, për një agjent hipotetik të UDB-së së dikurshme, që të përgatiste një ditë të tillë të zezë për Republikën."

O Vehbio , keto letrat ne Facebook , nuk jane ato qe e akuzojne Sali Ram Berishoviçin , per tradheti kombetare ! Keto jane "qershia" mbi torte ! Ndersa "torta" eshte Shqiperia e sotme dhe gjithe bemat e zeza qe ky kelysh antishqiptar i ka bere ketij vendi !

Ti mos u tremb se do te mbetesh pa perkrahje po t'u godit Saliu ! Ka kelyshe te tjere serbi dhe UDB-a qe mundet t'i fusi ne loje , keshtu qe nuk ta prek kush "koromanen" ty ! Prape do hash buke me keto qe shkruan !

Etimologjia e fjales "sllav" mbahet se vjen nga latinishtja ne kuptim te fjales "skllav" ! Po mbete "skllav" , sigurisht qe s'te lene pa buke ! "Vegel me ze" , apo jo ?

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Shkrimet e zotit Vehbiu i kam lexuar vazhdimisht, duke menduar se do te "kullos" pak ne nje livadh intelektual, pa "mellure" politike. Por ne kete rast u befasova pak, pasi me duket pa shije te shkosh pas borive te egos e ambicieve te nje adoleshentiprovincial ne politike, te cilit i ka hipur deliri i megallomanit medioker. Respekte lexuesve dhe komentuesve.

Submitted by Artemis (not verified) on

Artikullshkruesi ka gjetur ceshtjen me te papershtatshme per te ngritur nje ceshtje qe parimisht qendron,dmth inflacioni i akuzave te pabaza,por te merresh me kete ceshtje kur i akuzuari per agjent serb eshte i veteshpalluri mik familje-je i nipit te ish kreut te UDB-se gjate periudhes se Miloshevicit(Damir Fazllic),eshte me shume se sa e papershtashme.

Submitted by e verteta (not verified) on

Ore kam nje pyetje

Ky balla ku e mori dhe kush ja dha dokumentin qe akuzon Berishen per tradhetar.

Si ka mundesi qe Balla paska akses ne dokumentet e UDBs

Cfar tregon kjo

Pse nuk e trgon Balla burimin nga e ka marr

Ne qofte se eshte  e wertet, a eshte Balla pjes e strukturave te UDBs qe paskan akses ne dokumentet sekrete te UDBs

Submitted by "Intelektuali" (not verified) on

Jaa , ky eshte nje problemet me te medha qe duhet kapur dhe zgjidhur .... Bravo te lumte se qenke "intelektual" si une dhe nuk ta ha Berisha shkopin ! Nuk ka asnje rendesi pse "Kryeministri deshmohet agjent u UDB-se !" dhe nuk asnje rendesi pse dokumenti i UDB-se flet per "Kryeministrin e Shqiperise Sali Ram Berishen .." , por rendesi ka se " a mos valle Balla eshte UDB-ash ?"

Shume i zoti je tregu , mua nuk me shkoi mendja hiq fare ....! Bravo keshtu i mbrojme edhe ne keta UDB-ashet e Kosoves ..! Ku i gjejne dokumentet keta qe i nxjerrin ? Kendej nga thone pastaj se do dokumente te UDB-se jane kapur nga UCK-ja ne Kosove , kur iku ushtria serbe .... ! Pse u cmendetn serbet te na lnin neve ne dore te UCK-se ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.