LSI-ja futet në lojën presidenciale, por në mënyrë të ndrojtur

Postuar në 13 Mars, 2012 03:44
Mustafa Nano

Diskutimi mbi presidentin e ardhshëm ka më shumë se një vit që ka nisur, e sikur të mos kish nisur, do duhej të niste tani. Është koha. Mirëpo s’ka se ç’të nisë, ngaqë duket si gjë e bitisur. Të paktën për mazhorancën. Më saktë, për PD-në.

Është krijuar ideja gjithë këto kohë se LSI-ja, në çdo rrethanë do t’i shkojë pas volles Berishës dhe gjasat janë që të ndodhë pikërisht kështu, pavarësisht se një deklaratë e djeshme e Metës linte një shteg të vogël të hapur për një pavarësi gjykimi në këtë histori. Gazetat i bënin jehonë kësaj deklarate, që ish në thelb një zhvillim i lehtë i asaj që kish thënë një natë më parë në programin e Alfred Pezës në “Vizion Plus”, por nuk duket se kanë të drejtë. Po, kish një moment të deklaratës, ku Meta bënte sikur dilte pak nga rreshti (“kemi nevojë për një figurë që të garantojë funksionimin e institucioneve, modernizimin e pandërprerë të tyre dhe për një figurë që të qëndrojë mbi partitë dhe interesat e tyre”, tha ai, por me këtë pohim të drejtë e që s’ka të sharë, nuk thotë ndonjë gjë të madhe, veçse i kundërvihet kandidaturës së Topallit), por pjesa tjetër ishte si të bënte not në ujëra të Berishës: “Konsensusi është i nevojshëm dhe natyrisht i mirëpritur, por e theksoj që konsensusi nuk mund të jetë një mënyrë për të mbetur pa president, që do të thotë se në çdo rast, ne do të kemi një president të zgjedhur me Kushtetutë. Unë do të dëshiroja që ai të zgjidhet me një konsensus sa më të gjerë”.

Mund të shtyhet Meta përtej frazës “unë do të dëshiroja”? E vërteta është se Meta nuk e ka më pavarësinë e gjykimit në politikë. Ai ka qenë kryeministër, madje një kryeministër i fortë, më tej doli në opozitë, e në çdo moment ka demonstruar, në ndryshim nga shumë të tjerë, se ish “një entitet sovran”, se mund të vendoste me kokë të vet, e se aktorët politikë lokalë, të paktën këta, nuk e kishin nën hyqëm. Kjo cilësi i ka rënë në sy më shumë se çdo gjë tjetër. Por nuk e ka më, gjë që atij duhet t’i dhembë sa më s’ka. Ai që deri para ca vitesh ishte i lirë t’i vinte dhe prangat Berishës, apo të shkonte të demonstronte m’ú në zemër të tribusë berishiane (gjëra që askush tjetër nuk guxonte t’i bënte), nuk ka sot për sot as lirinë për t’i shkuar në zyrë Kryeministrit e për t’i pëshpëritur një këshillë a një sugjerim (një sugjerim do të ishte dhe ky i zgjedhjes së një “presidenti të të gjithëve”). Siç shihet, është për të qarë hallin Meta. E në kundërshtim me atë që mund të mendohet, nuk e ka humbur këtë pavarësi gjykimi thjesht për shkak të problemit me drejtësinë, në të cilin u asistua fort nga Berisha; e ka humbur këtë pavarësi qysh në krye të herës, qysh në momentin pra që u kuptua se i voliste të ish në pushtet me çdo kusht. Ai ka pas arsye t’i kundërvihej Berishës (pa dalë nga qeveria) shumë përpara se t’i lindte halli me Priftin (fjala vjen, kur Berisha bëri marrëveshjen me grekët mbi kufirin detar), por ai nuk ka vepruar “në kokë të vet”, pasi nuk ka pasur më një kokë të vet. Dhe kjo është një nga dramat e këtij njeriu.

Rasti i zgjedhjes së presidentit është një rrethanë, në të cilën ai mund ta rikuperojë pavarësinë e gjykimit. Dhe e bukura është se këtë nuk është e thënë ta bëjë me koston e prishjes me Berishën. Përkundrazi, mund t’i japë Berishës dhjetëra prova të tjera besnikërie e luajaliteti, siç ia ka dhënë deri më tani, por duke i thënë: “I dashur doktor! Me Brukselin e me Uashingtonin punët nuk i kemi mirë. Nuk kemi asnjë interes ta thellojmë këtë animozitet të tyre. Të gjithë ata po na kërkojnë një president të pranueshëm nga palët, e prandaj është mirë të ndjekim këshillën e tyre. Mua më ke me vete në çdo moment, por hiq dorë nga plani për të çuar në Presidencë Jozefinën e Jozefinat. Ndryshe, të mori lumi e na mori lumi”.

Kjo është ajo që duhet t’i thotë. Frazat që fillojnë me “unë do të dëshiroja” kanë kuptim në gojën e një diplomati të huaj në Tiranë, por nuk kanë asnjë kuptim në gojën e një politikani shqiptar që është pjesë e koalicionit qeverisës. Nëse një parti në koalicion “dëshiron diçka”, ajo ka mundësi ta negociojë këtë “dëshirë të sajën” me partinë e madhe. E prandaj, çdo dëshirë e një partie në mazhorancë është aty për aty një kërkesë, që i bëhet kreut të mazhorancës. Nëse “konsensusi presidencial është i nevojshëm e natyrisht i mirëpritur” (kjo është fraza e Metës), duhen bërë përpjekje që kjo gjë të jetë e mundur. Dhe këto përpjekje mund t’i bëjë Meta i pari, që edhe “e kupton” se konsensusi është i nevojshëm e i mirëpritur, edhe e ka të gjithë tagrin të ushtrojë presion që ky konsensus të bëhet i mundur. Por ky konsensus nuk bëhet i mundur me fraza idiotike të llojit “ne kemi kandidatin tonë, e ftojmë opozitën që të bjerë në konsensus me këtë kandidat!!!!”; as duke thënë se “është e kotë të tentohet konsensusi, pasi nuk kemi për t’u marrë vesh”.

Zgjedhja e një Presidenti që të përfaqësojë palët nuk është detyrim përballë opozitës. Absolutisht jo. Kjo opozitë, me gatishmërinë e saj për të ndryshuar brenda natës nenet presidenciale të Kushtetutës, e ka hak t’mos e pyesësh e t’mos i marrësh dorën. Por çështja është se zgjedhja e një presidenti të tillë është detyrim përballë shqiptarëve e përballë Kushtetutës, asaj Kushtetute që e përcakton kreun e shtetit si simbol të unitetit nacional, dhe i asaj Kushtetute që, në instancë të fundit, njeh proceduralisht dhe zgjedhjen e një presidenti partizan. Në instancë të fundit, amá; dhe në votimet e fundit. Kur nuk gjendet konsensusi. Por duhet të na e provojnë që konsensusi nuk është i mundur. E kjo provë nuk mund të jepet pa u bërë tentativat për konsensus. E pikërisht këtë duhet të bëjë Meta. Nëse e ka ende një minimum të pavarësisë së gjykimit. E ka vallë? Mund ta ketë?

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Per mendimin tim humbja e polit te trete ne Shqiperi, likuidimi i autonomise se veprimit te nje LSI-e qe e filloi shume mire aksionin e saj politik, ka qene nje nga humbjet me te medha te demokracise shqiptare. Dhe nje prej fajeve me madhore te PS dhe z. Rama (prej z. Berisha edhe mund te pritej likuidimi i zerave te pavarur, per PS kjo ishte akome gje e re) kur beri kompromisin e pandershem mbi kodin zgjedhor disa vjet me pare.

Deshira e autorit te shkrimit eshte edhe deshira ime; qe dikush te dale nga rrethi vicioz i hedhjes se valles sipas nje muzike monotone qe degjohet prej 22 vjetesh dhe qe polarizimi i demokracise shqiptare te marre fund. Por eshte me shume enderr sesa mundesi. Z. Meta dikuri vene mes kudhres dhe cekanit ju desh te bente disa zgjedhje te veshtira. Dhe ai perfundimisht beri ato zgjedhje qe dihen. Per te cilat askush nuk mund dhe nuk duhet ta gjykoje, ishte pozicion teper i keq. Ne ato pozita cfaredo te zgjidhte ai do te humbiste tere gravitetin e tij te dikurshem. Tashme per fat te keq z. Meta nuk ka me peshen, epersine morale (ai vinte pasi largoi Nanon nga politika, merite kjo qe askush nuk ja njohu ne kohen e vete), perkrahjen nga publiku jo-partizan dhe mbi te gjitha personalitetin e dikurshem te politikanit me rezultate dhe pa ndonje cen madhor (kritika me e madhe qe i behej asokohe ishte 'skraparlli'! Sot eshte veshtire te harrohet sesi partia e tij humbi njerezit me me integritet si Xhufi dhe Brokaj qe kundershtuan kryetarin e tyre).

Per z. Meta eshte vone, fatkeqesisht, biles edhe nese vendos te beje gjene me te drejte dhe te ngreje zerin per e njejtat ceshtje shume te drejta te cilat dikur i mbrojti me greve urie , nuk do te kete as rezultate e as jehonen e duhur ne publik. Duhet te presim akoma per nje alternative qe nuk eshte as PS e as PD. Per fat te keq LSI ishte nje mundesi e humbur per ne te gjithe.

Submitted by a.g (not verified) on

Qe kur ka dale ne qarkullim termi 'pol' u percaktua sakte se ka vetem dy pole, ne te gjitha llojet e shkencave; kjo vlen edhe per politiken. Deshira jone per 'te shpikur' kerkon dhe nje 'pol' ne qender, i cili i papercaktuar sakte kahut ose ha ne te dy krahet ose mbetet i 'panginjur'. Ky lloj 'poli' (qe duhet hequr nga politika) eshte si puna e 'miut' ne perrallen e shkuljes se 'rrepes', ku u mblodhen te gjitha kafshet e pyllit dhe nuk e shkulen dot derisa erdhi dhe miu. Keto 'fabula me miun' jane te pavlefshme ne politike, pasi 'ai', 'miu', ne nje krah bene 'haam' dhe ne krahun tjeter bene 'gaam', pra eshte i prirur vetem per placke. Dhe kur gjen 'rrepa' bene placke'...Keshtu eshte dhe 'miu' LSI qe 'hengri' vota me devizen kunder Berishen dhe pastaj shkoi per te 'shkulur' rrepat' e Berishes...Ky eshte 'poli'...

Submitted by sander shkurta (not verified) on

turp per lsi qe pa piken e sedres futet serish neper koalicione te erreta per te mbajtur njerez ne pushtet.pa piken e turpit eshte share me nderin e vajzes,motres,nens dhe gruas me sali berishen dhe kur vjen fundi,per nje cope karrike shet edhe veten

Submitted by Daja (not verified) on

LSI do te paraqese kandidaturen e Nanos si kandidature konsensuale per postin e presidentit.

Submitted by Pena (not verified) on

LSI-ja eshte per te futur ne fund te dheut,per pislleqet qe kane kryer e kryejne perdite ne linje horizontale e vertikale dhe jo te futen ne garen per president.Si mund t`i behet nder funksionit te larte te Kryetarit te Shtetit duke zgjedhur plehra qe ndotin ambientin e jo me shtetin,si puna  e F.Nanos,I.Metes e nje taborri te tere me derra?!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk mundet qe plera LSS te kete mundesi te qarkulloje nje plere tjeter ne presidence...Do ish fatale.

Submitted by Genti (not verified) on

Ky artikull eshte botuar perpara disa ditesh tek gazeta ''Shqip''. Po keshtu edhe nje sere shkrimesh te tjera jane botuar gjetke ose permbledhin artikuj te botuar me pare ne periodike te tjere. Kam pershtypjen se ResPublica po shnderrohet ne nje blog ku kryesisht  ribotohen gjera te botuara me pare.

Submitted by columnisti (not verified) on

Na doli edhe nje tjeter profesion: columnist! Deri tani kishim opinionist, analist e ca me rralle blogger.

Submitted by e.f. (not verified) on

Z.Nano pse nuk u jepni 'ok-ej' fotografive te derguara ne rubriken 'Fotografi nga lexuesi' ? Po qe se nuk ju pelqejne mund t'i biem shkurt dhe ne duke mos ju derguar me, edhe pse ju kemi krijuar nje arkive te tere ne kete rubrike. Duke qene edhe 'anonime' krejt. Megjithate, ju faleminderit, ndac po e ndac jo, pai 'prona' eshte juaja...

Submitted by Oriana (not verified) on

LSI, me shume se cdo force tjeter ka te drejten dhe integritetin qe te propozoje Presidentin e ardhshem te Republikes se Shqiperise. Eshte forca qe eshte demtuar me shume se kushdo tjeter, dhe eshte forca qe sot per sot, percakton ekuilibrat me shume se kushdo tjeter. Komentet te tipit, hidh balte sa te mundesh, nuk mund te pranohen e aq me teper te merren seriozisht, pasi pervecse shprehin edukaten e gjithsecilit nuk bejne asnje gje tjeter. Socialistet, nese kane ndonje cike seder, edhe keta qe shkruajne ketu, le ta kerkojne fajin tek " Marredhenia Dashurore Rama - Berisha " te cilet ndryshuan Kushtetuten dhe bene te mundur qe Presidentin ta zgjedhin me 71 vota. Pra socialiste te ndershem, nese Presidenti do te zgjihet nga LSI-ta dini qe e keni peshqesh nga Rama !

Submitted by Antigona (not verified) on

Pfff....ja ku plasi injoranca njerezore.  O njerez, po c keni me LSI-ne. LSI ishte kunder qe presidenti te zgjidhej me 71 vota, dhe Rama me Berishen e se bashku me oborrin e tyre qeshnin. Edhe per Presidentin LSI ua ka fajin ju socialisteve ? Po pse beheni kaq qesharak ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.