Arkiv-Opinion

Të gjithë në garë për të qenë miq të Arvizu-së

Postuar në 06 Shkurt, 2012 01:50

Të enjten e fundit isha në programin “Top Story”. Isha tok me Ed Palokën, Artur Zhejin dhe Blendi Klosin. Tema e debatit ish 21 janari dhe zhvillimet e fundit lidhur me këtë ngjarje; konkretisht, një qëndrim shumë i ashpër i ambasadorit amerikan kundër atyre që ushtrojnë presion mbi Prokuroren e Përgjithshme, një qëndrim medemek i ri i Lulzim Bashës në lidhje me ngjarjen e një viti më parë dhe një qëndrim i ambasadorit mbi Lulzim Bashën (‘yll në ngjitje’, e quante në intervistën e tij në televizionin “ABC News”).

Njoftimi i munguar i takimit Gray-Basha

Postuar në 05 Shkurt, 2012 04:27

Siç është bërë e ditur nga media e shkruar e ajo televizive, kryebashkiaku i Tiranës, z.Lulzim Basha, zhvilloi ditët e fundit një vizitë në SHBA, me ç’u tha, me ftesë zyrtare të Kryetarit të Bashkisë së Uashingtonit, z.Vincent Gray.

A ishte takim sipas një ftese zyrtare apo me kërkesë të një shqiptaro-amerikani që ndërhyri pranë z.Gray që të priste për kortezi z.Basha (kjo e fundit sipas zëdhënësit të z.Gray)? Tashmë kemi një takim të realizuar midis dy kryebashkiakëve dhe le të mos e vijojmë më tej këtë debat, në dukje “pa rëndësi”.

Shovinizmi i burrave të Kuvendit

Postuar në 04 Shkurt, 2012 03:19

Lexoni “fjalët e urta” në notesin e Kuvendit të Kosovës dhe do të keni përpara pushtetin maskulist-femërvrasës që ka marrë fuqi politike përmes dhunës jo vetëm zgjedhore (fabrikimi industrial i votës së lirë), duke mësyrë që t’ia transplantojnë shoqërisë moralin arkaik të Kanunit, të Muhamedit dhe Marksit, duke e sulmuar gruan si të “pakokë” (pa aftësinë e të menduarit racional)

Vështirësitë për realizimin e propozimit të Lubonjës

Postuar në 03 Shkurt, 2012 04:17

Në një shkrim në gazetën Panorama, Fatos Lubonja i rikthehet propozimit tij të preferuar: “Pa Berishën dhe pa Edi Ramën!” (Vite më parë, Lubonja trajtonte të njëjtën temë, me ndryshimin se emri i Fatos Nanos ishte në vend të emrit të Ramës). Sipas Lubonjës, shqiptarët janë bërë të vetdijshëm se është mirë që të dy udhëheqësit konfliktualë të zëvendësohen me të tjerë, por janë të pafuqishëm për ta kthyer në akt këtë vetëdije.

Berisha si Zogu (Llesh Topollaj dhe Ndre Prendi, besnikë dhe viktima)

Postuar në 02 Shkurt, 2012 01:13

Kohë më parë, teksa rendisja fakte të rënda të sjelljes së pushtetit të sotëm me trevën e mirënjohur të Mirditës, përveç të tjerash spikaste edhe fakti se me të ardhur në pushtet në vitin 2005, demokratët u kujdesën që në të gjitha zyrat e pushtetit, sidomos atij qëndror, mirditasit të ishin fshirë si me fshesë. Si rrallë herë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha kur dom Nikoll Kaçorri ishte n/kryetar i qeverisë së Ismail Qemalit, gjatë gjithë viteve pas 2005, nuk ka asnjë ministër mirditas, as zv/ministër, as drejtor drejtorie e as drejtor policie.

Ina Rama dhe një urrá e madhe për normalitetin!

Postuar në 01 Shkurt, 2012 04:47

Intervistën e Ina Ramës në “Opinion” e lexova në gazetat e së nesërmes. Por përpara se të lexoja gazetat, më kish mbërritur jehona e kësaj interviste, dhe kështu, e lexova intervistën në një klimë inarama-manie (dikush, për befasinë time, ma kish qortuar online termin ‘inarama-mani’ si një term përçmues, në një kohë që asgjë përçmuese nuk ka pse të ketë; është një term konstatues, rrjedhimisht neutral).

Ina Rama, Kryeprokurorja që nuk “fiton” vetëm armiq

Postuar në 01 Shkurt, 2012 02:26

E ftuar në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziu, shefja e Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama iu përgjigj shumë pyetjeve, përgjigjet e të cilave na interesojne të gjithëve.

Re të zeza në Uashington për Berishën

Postuar në 31 Janar, 2012 01:22

Fill pas takimit të Presidentit Klinton me Presidentin Berisha në vitin 1995, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u deklaroi gazetarëve se presidenti shqiptar e kishte garantuar homologun e tij se ishte i përkushtuar për respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Homoseksualët janë target-i më i kollajtë për burrat namusqarë të Shqipërisë

Postuar në 30 Janar, 2012 01:42

Të premten po ndiqja programin “The Voice of Albania” në “Top Channel”. Është një nga shumë pak programe që mund të ndjek në televizionet tona, të cilat kanë vulgarizuar çdo gjë, show-n, talk-show-n, informacionin; sidomos informacionin. Por ky është muhabet më vete.

Më 21 janar 2011 u vra shpirti i protestës

Postuar në 29 Janar, 2012 02:14

Sot, një vit pas ngjarjes së dhimbshme të 21 Janarit, përveç përkujtimit të ngjarjes e viktimave të pafajshme, mund dhe është mirë të bëhet një analizë. Çfarë solli 21 Janari? Çfarë impakti pati në jetën publike e politikë në Shqipëri? Kush fitoi (politikisht e publikisht) nga kjo ngjarje?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion