Njoftimi i munguar i takimit Gray-Basha
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4036_1_2831.jpg?itok=JX5hQy_j)
Siç është bërë e ditur nga media e shkruar e ajo televizive, kryebashkiaku i Tiranës, z.Lulzim Basha, zhvilloi ditët e fundit një vizitë në SHBA, me ç’u tha, me ftesë zyrtare të Kryetarit të Bashkisë së Uashingtonit, z.Vincent Gray.
A ishte takim sipas një ftese zyrtare apo me kërkesë të një shqiptaro-amerikani që ndërhyri pranë z.Gray që të priste për kortezi z.Basha (kjo e fundit sipas zëdhënësit të z.Gray)? Tashmë kemi një takim të realizuar midis dy kryebashkiakëve dhe le të mos e vijojmë më tej këtë debat, në dukje “pa rëndësi”.
Po çfarë ndodhi me pasqyrimin në realitet të këtij takimi? Këtej nga ne, Bashkia e Tiranës, përpos njoftimeve që dha media, u kujdes që ta paraqiste menjëherë takimin (me foto dhe përshkrim) edhe në website-n e vet (shih linkun: http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,4389). Gjithashtu, i njëjti material u përcoll edhe në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare të L.Bashës.
Ndërkohë, te pala tjetër, nuk gjen asnjë njoftim për këtë takim. Jo vetëm në website-n e Bashkisë së Uashingtonit (shih linkun zyrtar: http://dc.gov/DC/, linkun e takimeve: http://mayor.dc.gov/DC/Mayor/About+the+Mayor/News+Room/Press+Releases, linkun e fotove: http://mayor.dc.gov/DC/Mayor/News+Room/Photo+Gallery), por as në faqet e rrjeteve sociale të kësaj bashkie, Facebook: (http://www.facebook.com/#!/dcgov?sk=wall), Twitter: (http://twitter.com/mayorvincegray) dhe YouTube: (http://www.youtube.com/user/dcgovernment#g/u), nuk gjen pasqyrim ky takim.
Aty gjen plot informacione për takime të ditëve të fundit të kryebashkiakut Gray, por asnjë me homologun Basha, të cilit, sipas këtij të fundit “z.Grey i ka ofruar ndihmë në krijimin e zyrës së punësimit, ndërtimin e linjës së tramit, përmirësimin e cilësisë së jetës duke nisur me hapësirat e gjelbra dhe cilësinë e ajrit, si dhe do t’i vërë në shërbim planin e zhvillimit të Uashingtonit”. Kaq shumë ta ketë shpërfillur ai, “të ftuarin e tij zyrtar”, sa të mos i kushtojë as dy rreshta njoftim e një foto për ilustrim pas gjithë këtyre angazhimeve të marra?! Çudi!
Comments
vari lesht lul bashes

vari lesht lul bashes domethene.

E cfare rendesie ka se pse

E cfare rendesie ka se pse Basha shkoi ne Amerike? Sikur dhe per qejf te vet te kete fluturuar si 'yll ne ngjitje' ne ate kontinent s'duhet te na gricte kaq shume.Me ftese, pa ftese, me axhende , pa axhende , me shpenzime te bashkise apo sponsorizime, me gjume ne suita apo me tre yje, e te tjera per te numeruar me nge jane per te kaluar kohen e ftohte me debore e ngrice me lajme 'te verdha'.Kuriozitetin do na e shuaj zedhenesja e bashkise me te mbritur aeroplani ne Rinas me ose pa qylym te kuq shkallinave. Dikush e thirri. Dhe jo me kot. Nga ata 'anonimet' qe perdorin dike 'nonim' per t'u justifikuar, do te kete qene. Dhe nje thashethem, ndac merreni seriozisht, se burimin nuk jua rrefej ; Sherbimet sekrete e kane thirrur per te pare sa i peshojne 'ato' per sot e per neser. Atje behet kungimi 'of kamera'...

Do kete takuar sozine e

Do kete takuar sozine e Vincent Gray-it.

Tung,

Blendi

Takimi i Bashes atje s'o

Takimi i Bashes atje s'o reflektu fare dhe kjo kuptohet. Isoj si Rama kur takote noji kryetar komune t'humme, per ti bo nder noi miku t'vet, e ku te websiti i Bashkise s'kish asi lloj gjurme.

Pune provincjalesh kjo jona, e ku Basha osht provincjali par excelence.

Basha u takua edhe me

Basha u takua edhe me komunitetin shqiptaro-amerikan ne Russian Tea Room ne Nju Jork. Erdhi dhe iku si nje qen. Vetem sa i beri nje xhiro dhomes se mbushur me shqiptare qe nuk e kane idene se cfare po zhvillohet ne atdhe dhe iku tamam si nje qen pa lene kend ti beje nje pyetje te vetme. Jane finoke keta pordhece dhe ne i kemi fajet qe nuk i zhdepim nha fuqia si e zhdepen Gadafin.

Add new comment