Shovinizmi i burrave të Kuvendit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7656_1_2810.jpg?itok=kVPVKPbS)
Lexoni “fjalët e urta” në notesin e Kuvendit të Kosovës dhe do të keni përpara pushtetin maskulist-femërvrasës që ka marrë fuqi politike përmes dhunës jo vetëm zgjedhore (fabrikimi industrial i votës së lirë), duke mësyrë që t’ia transplantojnë shoqërisë moralin arkaik të Kanunit, të Muhamedit dhe Marksit, duke e sulmuar gruan si të “pakokë” (pa aftësinë e të menduarit racional)
Një fletore pune e vitit 2012, e porositur nga Kuvendi i Kosovës për përfaqësuesit, ndonëse dikush ka mundur ta shiste si “mall intelektual”, duke e dhënë në fund të secilës faqe një “fjalë të urtë” nga thesari popullor ose një maksimë nga mendimtarë e intelektualë botërorë, ka dalë të ketë një përmbajtje fundësisht shoviniste ndaj grave dhe këtë e problematizoi një deputete e lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvend.
Por me këtë kundërshti verbale përfundoi edhe tregimi për “femrat që gjithçka e kanë në zemër, madje edhe kokën!”
Ky është keqpërdorim shovinist i ikonës së gruas, për të dëshmuar se “kush kullet ktu”, pra kush e ka monopolin mbi historinë, heronjtë, luftën, lirinë, shtetin, së këndejmi edhe demokracinë dhe paqen.
Për këtë monopolizim total pushteti i burrave kastile e ka vendosur monopolin mbi gruan.
Himnet mesjetare të burrave të dheut, që nuk frikësohen, me kuaj e parzmore, me shpata e heshta mbijetojnë edhe në shekullin XXI për shkak se shqiptarët nuk e akseptojnë dot lirinë e tjetrit/tjetrës, pra as barazinë.
Përjashtimi i tjetrit e ka origjinën pikërisht në përjashtimin e gruas nga historia.
Tashmë jo vetëm në botën demokratike, por edhe në Shqipëri ka shpërthyer debati se a duhet futur edhe gratë në tekstin e himnit kombëtar?
Ndërkaq që “thesari popullor” në Kosovë ua tregon vendin grave, brenda mureve të shtëpisë ose edhe kur del jashtë tyre, ajo duhet të heshtë, sepse burrat e fortë ballkanikë “nuk dëshirojnë të shtyhen me gra”.
Këtë e pati thënë një zëvendëskryeministër i Qeverisë kosovare kohë më parë, gjatë debatit me një kolege të tij, përfaqësuese të popullit dhe si me kast, kjo shmangie nga trajtimi i barabartë i gruas në shoqëri u sofistikua në një fletore shënimesh, përmes kinse fjalëve të ndritura, e që shumica nga to janë idiotësi.
Më 7 dhjetor 2011, Austria vendosi që ta ndërrojë himnin kombëtar. Përveç bijve në himn, do të hyjnë edhe bijat. Qëllimi i këtij ndryshimi është barazia gjinore në Austri. Kristiandemokratët (ÖVP – PPA, Partia Popullore e Austrisë) ishte forcërisht kundër ndryshmit, por në Parlament fitoi qasja moderne dhe racionale. Në poezinë e Paula Preradoviqit, në vargun ku thuhej: “Atdheu i bijve më të mëdhenj...“ u ndryshua në : “...i bijave, bijve më të mëdhenj.”
Për të ardhur tek ky ndryshim austriakët dhe austriaket debatuan një kohë të gjatë për të mos ua lënë atdheun në duar vetëm burrave.
Pra, nga një janari i këtij viti intonohet versioni i ri i himnit me bijat e kombit si subjekt...
Por në atdheun e shqiptarëve, të cilin rilindësit e quajnë edhe mëmëdhe, synohet falsifikimi me lehtësi të padurueshme i historisë, që është kodifikuar në himnin shqiptar “kush është burrë nuk frikohet.”
Lexoni “fjalët e urta” nga thesari popullor në notesin e Kuvendit të Kosovës, nëse doni të kuptoni përse në Kosovë nuk ka asnjë monument femrash luftëtare dhe nuk i është dhënë asnjë gruaje medalja e trimërisë, madje as Nanës Zahë të Jasharëve apo grave e çikave që qëndruan bashkë me burrat qoftë me pushkë në dorë, qoftë duke bartur municion e lidhur plagë, në betejë të pabarabartë me një shtet të organizuar, ose nuk është shpallur asnjë heroinë e kombit. Ndonëse Kosova e ka një Kryetare shteti, e cila nuk u kujtua ta promovojë ndonjë kosovare me urdhrin “Heroinë e Kosovës”.
Anna di Lellio, doktoreshë e sociologjisë, autore e disa librave dhe ish-zyrtare e UNMIK-ut, në esenë e saj “Rrëfimet e grave në luftë: Rasti i Kosovës” shkruan: “Askush nuk e mban mend emrin as fytyrën e Adiles, gruas së Ademit, e cila ishte e para që ra në këtë sulm, gjithsesi derisa po i sillte municion burrit të vet. Nuk befason që Adilja dhe kunatat e vjehrra e saj, Zahidja, Feridja dhe Zarifja, dhe mbesat e saj të rritura (Hidajetja, Valdetja, Selvetja dhe Afetja), që, sipas të gjitha gjasave, kishin luftuar sa edhe meshkujt gjatë rrethimit, do të mbeteshin për t’u vajtuar nga një numër i kufizuar i njerëzve dhe, mbase, do të harroheshin fare nga publiku i gjerë. Menjëherë pas masakrës, kulti i heroit mashkullor do të fitonte status mbizotërues duke e ndrydhur çdo konsideratë për pjesëmarrjen e grave në të njëjtën përpjekje të rezistencës kundër represionit shtetëror.”
Sistemi i burrave synon nderin e vet, por jo të gruas. Atë e bën krenar vetëm shtypja e gruas e kurrsesi liria e saj.
Ky sistem, ndonëse i pamoralshëm, dëshiron pra heshtjen e gruas. “Heshtja është ari i vetëm që e kanë femrat”, thotë një nga margaritarët e shtypura në këtë notes.
Përpjekjet e gruas për të hyrë në histori kanë qenë të pandalshme, qoftë përmes pjesëmarrjes në vendime të mëdha shoqërore, si luftëtare ose politikane, krijuese dhe shkencëtare, mirëpo ka pasur edhe raste kur gruaja ka hyrë në histori në mënyrë inkoshiente.
Por gruaja është penguar nga pushteti i burrave sipas instinkteve parake (burri gjahtar) dhe intencës patriarkale (Kanuni i Maleve) që të marrë pjesë aty ku bëhet historia.
Madje shumë vende, edhe në Perëndim, deri vonë nuk ia kanë njohur gruas as të drejtën e votës.
Dihet se “barazia” e gruas u proklamua nga OKB-ja më 1948.
Gruaja bëhet “e dukshme” në histori me paraqitjen e historisë sociale dhe antropologjike, e së voni historia e gruas mori një nxitje të fuqishme në lëvizjet e vitit 1968 në SHBA, ku dolën në shesh Studimet interdisiplinare të Grave (Women’s Studies).
Por, në Kosovë, formalisht gruaja bëhet e dukshme vetëm për ta përmbushur standardin e numrave (sipas një manuali të OSBE-së për zgjedhjet e lira, burrat kushtëzohen që të përfshijnë një përqindje të caktuar – deri në 30 për qind - të grave në politikë.)
Shoqëria kosovare turpërohet jo nga vjedhja e shtetit dhe vrasja e tjetrit, kundërshtarit politik, por nga barazia gjinore. Në këtë shoqëri nuk shquhet barazia e gruas as në fatkeqësi, ndonëse si pjesë të strategjive luftarake për spastrimin etnik Serbia fashiste zbatonte edhe përdhunimin masiv të grave në sy të burrave, që të arrihej poshtërimi i dyfishtë.
Ndërsa edhe pas luftës në Kosovë pikërisht gruaja e përdhunuar në luftë, ishte viktimë e dyfishtë, sepse ajo po riviktimizohej duke humbur edhe nderin, familjen, statusin shoqëror etj. Kësisoj, imazhi i një gruaje viktimë përdoret për efekte speciale politike, por i falsifikuar, pra institucioni që e lanson këtë imazh të falsifikuar e viktimizon gruan-personazh të këtyre fjalëve idioteske kinse të urta me të cilat, përfaqësuesit hapin ditën e punës në notesët e tyre për ta përparuar dhe iluminuar shoqërinë, sikur duan t’u thonë jo vetëm kolegeve të tyre në Kuvend, por tërë femrave në shoqëri: Shukatni!
Sepse, “ari i vetëm që kanë femrat është heshtja”!?
E gjora grua dhe nënë, këtij sistemi maskulist i vyen vetëm si imazh i disiplinuar, për efekte emocionale dhe propagandistike. Etnonacionalistët ballkanikë, sipas versionit të tyre për dominimin e fuqisë, forcojnë idealin e burrit (i fortë, patriot dhe heteroseksual, i adhuruar nga gratë dhe burrat më pak të fuqishëm), si dhe idealin plotësues femëror (e butë e pasive, amnore dhe e ndjeshme, por pa mend dhe me moral të brishtë.)
Derisa “gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth”, ky sistem maskulist nuk e toleron fjalën dhe mendimin e gruas, por toleron dhe ushqen krimin e organizuar, shantazhin, shpifjen, dhunën në familje dhe në shoqëri, trafikimet dhe prostitucionin ilegal.
Përfaqësueset e popullit në Kuvendin e Kosovës, rrjetet e grave dhe shoqëria civile kosovare është dashur që publikisht ta kallin këtë notes me “urti” primitive.
Ky akt simbolik do të ishte kundërvënie ndaj shovinizmit mashkullor, e në këtë kurth shpesh bien edhe gratë “patriote”, që patriotizmin e kuptojnë qysh ua ka lanë amanet Leka ose baba!?
Marrë nga Koha Ditore
Comments
E këta janë Shqipëtarët turpë

E këta janë Shqipëtarët turpë të kenë dhe duan të venë në europë e kuptoni se çfarë shoqërie jemi turp për nderë

Trajtimi i kesaj plage te

Trajtimi i kesaj plage te shoqnise shqiptare asht plotesisht me vend dhe i goditun.

Ndryshimet e mdha shoqnoro-ekonomike ne bote reflektohen edhe ne ndryshimet e pozites dhe te rolit te grues ne shoqni. Nuk mund te shkojne perpara nji shoqni kur grate, gjysma e popullsise, jane te nenshtrueme dhe te sundueme nga gjysma tjeter, burrat. Ky neneshtrim i grues frenon perparimin e shoqnise dhe te vete brezave te ardheshm, qe jane femijte te cilet edukohen kryesisht nga grate.

Prandej duhet qe qyshe ne Parimet Shoqnore/shtetnore te vendoset vendi i grues ne shoqni. Nuk mund te ecet me parimet e vjetrave te cilat u perkasin kohnave te vjetra.

Plaga e mbajtjes se grues nen burrin ekziston ne popullsine shqiptare te Shqipnise. Ne parimet e Kushtetutes RSH grueja ka te drejta te barabarta me burrin, por keto parime ne shume raste nuk zbatohen per shkak te koncepteve dhe praktikave te kohve te vjetra, koncepte keto qe veprojne praktikisht dhe paralelisht, por jo zyrtarisht.

Ma keq gjendet pozita e grues tek grate shqiptare te Kosoves dhe te Maqedonise ku paralelisht me Kushtetutat e ketyne vendeve ku percaktohet pozita e barazise se grues me burrin, aty si dhe ne shume raste edhe ne Shqipni, ekzistojne dhe propagandohen nga kleri musliman parimet arabe, te kunderta me parimet europiane, te nenshtrimti te grues ne kundershtim me keto kushtetuta.

Propagandimi i ketyne parimeve arabe nga ana e klrit musliman ne kundershtim me kushtetutat asht i kundraligjeshsem dhe denohet penalisht.

Atehere lind pyetja: Pse nuk zbatohet ligji per denimin penalisht te ketyne propaganduesve antikushtetues nga ana e gjykatave perkatese?!?

Shkaku asht se keto diskriminime te grues simbas parimeve arabe, jo europiane, kamuflohen nepermjet besimit fetar te vendeve arabe, parime keto te hueja per popullin shqiptar.

E vertete qe kjo tem,e duhet

E vertete qe kjo tem,e duhet prekur sa me shpesh, por jo nga njerez si Matoshi, person qe njihet si nje percares i popullit shqiptar. Halil Matoshi asht njeriu qe cdo dite shkruan kunder popollit te tij- ku e merr ai kredibilitetin te shkruaj per femrat shqiptare, apo e ka fjalen ketu edhe per shkina e gabelica- he ktina ja shkerdhefsha loken.

Ky ne foto eshte burri me i

Ky ne foto eshte burri me i forte i planetit --Ja ka bere kaq mire gruas sa nuk ka ku te veje

Gjithe bota e uron kete kopetentin qe me pi duhan me nge, ....hahahahahahahaha

Ha ha ha- E ka pare Zeneli

Ha ha ha- E ka pare Zeneli kete? Rri e na shkruan per politike te larte!

Meqe jemi tek femrat. A e di

Meqe jemi tek femrat. A e di no njoni kush jane ato ke foto-montazhi ne fotot e ngarkuara nga lexuesit? Njona me duket si Misile Doda, po ato dy te tjerat kush jane?

Meqe jemi tek femrat. A e di

Meqe jemi tek femrat. A e di no njoni kush jane ato ke foto-montazhi ne fotot e ngarkuara nga lexuesit? Njona me duket si Misile Doda, po ato dy te tjerat kush jane?

Po ma gjej o Halil filozofi

Po ma gjej o Halil filozofi nje rresht te Marksit ku gruaja poshterohet apo quhet pa koke. Lexo or burre i dheut ndonje rresht nga ata qe citon e formulo nje fjali te sakte. Lexo se mendimet e Marksit mbi shfrytezimin gjinor ende sot jane radikale e te papermbushura.

Add new comment