Berisha si Zogu (Llesh Topollaj dhe Ndre Prendi, besnikë dhe viktima)

Postuar në 02 Shkurt, 2012 01:13
Aleksandër Ndoja

Kohë më parë, teksa rendisja fakte të rënda të sjelljes së pushtetit të sotëm me trevën e mirënjohur të Mirditës, përveç të tjerash spikaste edhe fakti se me të ardhur në pushtet në vitin 2005, demokratët u kujdesën që në të gjitha zyrat e pushtetit, sidomos atij qëndror, mirditasit të ishin fshirë si me fshesë. Si rrallë herë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha kur dom Nikoll Kaçorri ishte n/kryetar i qeverisë së Ismail Qemalit, gjatë gjithë viteve pas 2005, nuk ka asnjë ministër mirditas, as zv/ministër, as drejtor drejtorie e as drejtor policie. Edhe në nivele të tjera më të ulta, në drejtori të ndryshme nëpër ministri, të gjithë mirditasit u përcollën në shtëpitë e tyre. Madje edhe në Mirditë u reduktua në maksimum mundësia e emrave në administratë, teksa institucione të rëndësishme si komisariati, prokuroria dhe gjykata, por edhe të gjitha drejtoritë e tjera i larguan prej këtu, duke lënë pas vetëm zyra boshe teksa rrënohen.

Dikush nga lexuesit e atij shkrimi si për të dashur të më kundërshtonte, më thotë se nuk është plotësisht ashtu. Ja, tha bashkëbiseduesi, Berisha ka zgjedhur si më të besuarin një mirditas, Ndre Prendin, i cili kryeson drejtimin e gardës së Republikës, pra ka në dorë ruajtjen e personaliteteve, madje të vetë Berishës, por edhe të rendit kushtetues. Edhe pse nuk ishte kohë tensionesh e nuk kishte plasur 21 janari i parë, e për pasojë edhe ky i dyti, ndjeva një keqardhje, pse jo edhe një parandjenjë të keqe, teksa mendja më shkoi te mbreti Ahmet Zogu, dhe sjellja e tij me mirditasit.

Edhe Mbreti çuditërisht kishte prezantuar të njëjtën sjellje ndaj mirditasve, teksa gjithë pushtetin e tij ia kishte deleguar një farë Lal Krosi, dhe në axhendën e tij qeverisëse nuk kishte as edhe një mirditas, madje më të shquarit e tyre i pat përndjekur tej kufijve të vendit, pse jo edhe ekzekutuar. A nuk i ndodhi kështu dyshes së mirënjohur Marka Gjoni – Zef  Ndoci që pas vitit 1922 e për tre vite me radhë,  u detyruan të qëndrojnë të arratisur në ish-Jugosllavi? Por edhe pse me një dekret të tij, Zogu i fali të dy,  Zef Ndoci e pagoi me jetën e tij mospranimin e propozimit të Mbretit, per t’u shkëputur nga miqësia me Marka Gjonin.

Por edhe pse mbreti Zog prezantonte një vijë të tillë sjelljeje me mirditasit, një tjetër mirditas, Llesh Topollaj ishte kryegardisti i tij, madje besnik deri në vetmohim për ruajtjen fizike të mbretit. Tashmë të gjithë e dinë se falë këtij vetmohimi dhe besës së dhënë, kryegardisti Llesh Topollaj nuk e vuri në diskutim hilenë e mbretit, teksa i propozoi që kryegardisti Topollaj të vishej me kostumin e mbretit, dhe mbreti të vishej me rrobat e kryegardistit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fillimin e vitit 1931 në Vienë të Austrisë, teksa mbreti ndodhej për kurim mjekësor në këtë vend. Po edhe pse Llesh Topollaj dha jetën, duke ia dalë mbanë të shpëtonte mbretin nga një vrasje e sigurtë e ideuar nga Hasan Prishtina, vija e sjelljes mbeti si ndaj çdo mirditasi tjetër, ku servilët e mbretit e përjetësuan në këngë këtë ngjarje, duke ironizuar indirekt me vargjet: “bajm shyqyr që na shpëtoi mbreti, se majora ka sa deti”.

Ja pse shumë kohë më parë, kur mësova se pas spastrimit kudo të mirditasve nga nivelet e qeverisjes, një tjeter gjëndej në krye të gardës pata një parandjenjë jo të mirë. Është e vërtetë se në ndryshim me mbretin, Berisha nuk e veshi me kostumin e tij Prendin, por siç po dalin fakte të cilat ende askush nuk i ka përgenjështeruar, kanë qënë rojet e trupit të Berishës që e kanë detyruar deri edhe me dhune fizike (atë shenjën në sy askush nuk e ka sqaruar) të dalë jashtë natyrës së ligjit, jashtë natyrës së tij dhe të vetë origjinës.

Pra, as më pak e as më shumë janë dy mirditas në kohë të ndryshme që janë viktima të sjelljes së pushtetit, pushtet i cili i ka përdorur si dhe sa ka dashur, dhe më pas……….

A kërkon një zgjidhje ky realitet?

Comments

Submitted by nora (not verified) on

Berisha i ka veshur kostumin e vet te gjithe servileve qe kur thote saliu fluturon gomari,megjithe samar thone jozefina,mesila,vokshi pra te parat jane gra,çudi por ndodh dhe kete e ka thene Erla  ne fjalen qe duhej te lexonte para gazetareve dhe me pas u zhduk se e lexoi gabim.Shteti funksionon si mafioz dhe andaj detyrohen ti vijne anes saliut ,ska rruge tjeter .Do çuar sa me shpejt tek zogu  ta detyrojme se vet nuk iken.

Submitted by Albi Xhunga (not verified) on

Kur pashe titullin, mendova se do zhgenjehesha nga shkrimi, per faktin se me gjithe anet e tij negative (si cdo lider) Ahmet Zogu qendron shume e shume me lart se kryeministri yne mjeran. Por ne kete kontekst qe e ka vene autori, krahasimi vlen. Urime...

Submitted by O Zenel (not verified) on

Lere mllefin O zenel se nuk kam pare gjetje me fikse per paralelizma, edhe se une e di Mbretin Zog me lart se berishken tend. Por ama nje gje e eshte e vertete qe gazetari nuk genjen aspak...Edhe bufi e din se vargjet "bajm shyqyr se shpetoi mbreti, se majora ka sa deti" perjeteson faktin se mbreti kete loje beri ne Viene....Hapi mire syte e mos bej sigurimisin e Enverit....kur flet per celulare e nr cel. Thuaji Saliut te kontrolloje tabulatet a flet me Edi Rama me kete gazetar, edhe nese flet nuk ka te keqe, por nuk mund te jete e vertete. Turp qe komenton ashtu, ndersa pyet ku dhe si te duash se mbreti e veshi Topollain me kostumin e vet kur po shkonin ne nje Oper ne Viene, nderkohe qe mbreti kishte shkuar atje per nje vizite mjekesore....

Submitted by Lleshi (not verified) on

Kush eshte Zef Ndoci "i mirenjohur".Kush e njeh ate veç se ca katundar ne Mirditë...

Po na servirni si "personazhe" askushin.

Submitted by Ore Lesh a Gjer... (not verified) on

Turp te te vije......Zef Ndoci ka qene deputet madje i mirnjohur. Hap arkivat dhe do shikosh ca shkruajne austriaket ne vitet 20-te. Jane vetem komunistet qe e kane minimizuar si puna jote. Edhe nje here hapi arkivat e shtetet dhe te shikosh....

Submitted by julius (not verified) on

Ky shkrim eshte teper i dobet. Zogu ishte me te vertete satrap, por Gjon Marku ishte agjent i jugosllaveve, pasi kundershtoi me force qeverine e Tiranes krijoi te ashtuquajturen Republiken e Mirdites e financuar nga Jugosllavia. Per Saliun s'do c'te them: eshte koqe kanari!

Submitted by O Juli (not verified) on

...shkrim i dobet.....je shume i dobet ti ne gjykim, se shkrimi eshte i klikuar mijera here dhe i afishuar ne dhjetra website......

Submitted by Deni (not verified) on

Mbreti zog Ka qen nje Nder , Pushtettaret Me te Mire I cili e beri shqiperine Shtet, !

ndersa Sot Nuk shikon kush ta beje shqiperine shtet por thjeshte kush vjedh me shume.

Submitted by demi (not verified) on

Turp per denin dhe shtetin e turpit te zogut  me superanalfabete dhe fukarenj skish si behej dhe perrallat mbreterore.Turp te mbrosh satrapet .

Submitted by Ore Zenel Plehr... (not verified) on

Ai gazetari ka nje emer dhe mbiemer, eshte njeri publik qe e njohim prej vitesh ne qe e kemi koleg, por edhe lexuesit e shumte. Gjate qeverisjes socialiste qe ke merak ti, ka qene nje opozitar i forte me shkrimet e tij (kerko ne google shkrimet e tij). Ndersa Ti Zenel fshihesh si struci dhe na bene komente qe duket i fabrikon zyra e perdale e kryeministrise. Ne je burre, shko ne barazim me autorin e shkrimit, pra dil me identitetin tend te plote, dhe ke per te pare se si ta tregon vendin autori i shkrimit, apo njerzit e tij...Behu burre dhe mos llomotit poshte jorganit.......

Submitted by Per Zenel ndyr... (not verified) on

Po tyten e armes perse e nderroi ai maskarai salist  Ndre (a) Prendi.    Nje here tha nuk kam gjuajtur fare, e nje here kam gjuajtur lart....Po per shenjen ne sy qe mori me 21 janar ca ke me thene, apo edhe ate ja beri Edi Rama. Po jo mor ndyresire nuk ka njeri ne bote qe e ka marre ate shenje tu mbrojt Sali kafshen. Se nuk ju afrua njeri deres se kryeministrise me e godit Ndre (a)un tend. As ai nuk ka dale ne shesh me u kacafyt me protestuesit, por ka nejt ne zyra te brendshme dhe ne tarrace. Po u ka dal boja te gjithe salistave dhe nuk dine ca thone.

Submitted by Dibroni (not verified) on

Tyten e nderroj se te dy tytat perdoren zeneli me mixhen e tij Daja, ne bith e goj. Masanej ja kthien prape po u ngatrun. Kjo ishte mrojtja ne gjykate, e kallzoj Gjin Gjoni.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.