Ina Rama dhe një urrá e madhe për normalitetin!

Postuar në 01 Shkurt, 2012 04:47
Mustafa Nano

Intervistën e Ina Ramës në “Opinion” e lexova në gazetat e së nesërmes. Por përpara se të lexoja gazetat, më kish mbërritur jehona e kësaj interviste, dhe kështu, e lexova intervistën në një klimë inarama-manie (dikush, për befasinë time, ma kish qortuar online termin ‘inarama-mani’ si një term përçmues, në një kohë që asgjë përçmuese nuk ka pse të ketë; është një term konstatues, rrjedhimisht neutral). E vërteta është se ajo kish dhënë një intervistë të mirë (kam pasur rast ta bëj këtë nënvizim), por një pyetje nuk mund t’mos ia bëja vetes: Si është e mundur që ndalemi kaq gjatë e me kaq bujë tek një intervistë, e cila në instancë të fundit s’është asgjë më shumë se sa një intervistë?

E nuk hoqa shumë për ta gjetur përgjigjen (një përgjigje që vlen për mua, të paktën), e cila ka dy pjesë. Së pari, ishte çështja konkrete e bisedës në studio në këtë mes, d.m.th, 21 janari, për të cilën deri më sot shqiptarët ishin bombarduar me versionin e regjimit, i cili pasi vrau, nuk ka lënë gjë pa bërë për të justifikuar e heroizuar vrasësit, për të fajësuar viktimat që u vranë teksa po bënin sehir e për të krijuar sendërgjinë e një puçi, ku medemek bënte pjesë dhe Ina Rama. Kjo e fundit, në atë intervistë e çmontoi të tërin versionin e regjimit, dhe nxori në dritë faktin që ky regjim ka vrarë atë ditë. E këtë nuk e bëri me nerv opozitar (siç mund të pritej për shkak të gjitha ndyrësive që kanë dalë nga goja e kreut të qeverisë në adresë të saj), por me gjuhën e logjikën e kreut të një institucioni kushtetues. Dhe gjasat janë që ajo të ketë qenë bindëse edhe për një pjesë të njerëzve të regjimit, të cilët kanë ende aftësi të vënë në dyshim mufkat e udhëheqësit të tyre. Ndërsa, sa për pjesën e njerëzve kundër qeverisë, duhet thënë se këta kanë pasur dhe një motiv shtesë të ekzaltohen nga suksesi i Ina Ramës: ishte një sukses i arritur mú në strofullën e regjimit.

Ka dhe një arsye të dytë në themel të inarama-manisë. Një numër komentatorësh e kanë pasur të kollajtë, gati instiktive, të bëjnë një ballafaqim në të nxehtë mes sjelljes e komunikimit të saj në publik dhe sjelljes e komunikimit të grave të tjera që kanë pushtet e ndikim si ajo, apo më shumë se ajo (edhe mua në këtë krahasim më vajti mendja më së pari), mirëpo, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, ky kontrast nuk na thotë ndonjë gjë të madhe. Cilado grua normale, e vënë përballë grave të tjera që nxjerrin nga goja fraza të tilla, si “kapeni për zhelesh atë”, ose “ai meriton plumbin në ballë”, ose “te palma e kryeministrisë kam për të të varur”, del vetvetiu si një grua e jashtëzakonshme. Duke pasur në mendje jozefinat e Shqipërisë, ngasja për ta parë Ina Ramën si grua është e natyrshme, por kam përshtypjen që njerëzit nuk e kanë parë si grua; ata e kanë parë mbi të gjitha si funksionare publike; dhe në këtë logjikë, e kanë parë edhe si një shembull të mirë brenda sistemit të drejtësisë, që në perceptimin e optikën popullore është i korruptuar moralisht, politikisht, materialisht.

Duhet thënë që nguten disi në këto supervlerësime, pasi bëmat e Ina Ramës përballë këtij regjimi që pasurinë publike e ka bërë plaçkë të vetën e që opozitarët i ka vrarë nuk janë të shumta, por me sa duket e  justifikojnë me faktin se kjo ka rezistuar, sidoqoftë, më shumë se të gjithë të tjerët. Dhe ç’është e vërteta, rezistencën e ka bërë duke qenë e vetme, e ka bërë në heshtje, e ka bërë me mjete të pakta, dhe e ka bërë pa kërkuar e pa marrë ndihmë nga opozita politike, gjë që në fakt, do të ish e kuptueshme në rrethanat kur kreu i regjimit arrin deri atje, sa ta thërrasë publikisht ‘lavire bulevardi’ (duhet përmendur gjithnjë kjo palaví, dhe jo për të vënë në siklet kryeprokuroren, por së pari për të bërë me turp atë, kryeministrin e paturp, dhe së dyti, për saktësi të raportimit gazetaresk).

Njerëzit pra, kanë parë në atë intervistë funksionaren publike që rrallë u bie ta shohin në këtë vend. E ngaqë u qëllon rrallë ta shohin, ata janë të prirur të entuziazmohen në rastin më të parë e janë të prirur të krijojnë mite, heronj, e në rastin më pak pretencioz, shembuj të mirë. Ina Rama pra, është për njerëzit një shembull i mirë: punon pa bujë, nuk tërhiqet nga presionet, nuk merr poza heroi, nuk është bërë pis (detraktorët gojështhurur të saj nuk i kanë nxjerrë gjë), nuk di të jetë harbute, është modeste dhe e përunjur, madje është deri në atë pikë sa në një moment i dha dorën e vet atij që në rrethanë të tjera, ose dikush tjetër, do duhej t’i jepte një pështymë në surrat, e ç’është më e rëndësishmja, nuk ngjan fare me sundimtarët e prapë të këtij vendi, e me ata që u shkojnë nga pas këtyre sundimtarëve.

Nga përshkrimi që i bëra, është e qartë se bëhet fjalë për një person të zakonshëm, por kur punët shkojnë keq e kur vendi është nën sundimin e të liqve, nuk ka gjë më të natyrshme se sa tek e zakonshmja të dallosh të jashtëzakonshmen. Kur njerëzit kanë nevojë për modele frymëzimi, ata janë të gatshëm t’i shpikin ato; ose, në rastin më të mirë, t’i krijojnë, pra duke sublimuar të zakonshmen, normalen, të thjeshtën, të pabujën, të ndershmen, të mirën. Dhe të kuptohemi, është me të vërtetë heroike që në këtë Shqipërinë tonë të jesh normal.

Një sjellje e ngjashme u vu re edhe kur u nda nga jeta prokurori Xhevat Hana. Njerëz që morën pjesë në ceremoninë mortore tregojnë se atje kish një pjesëmarrje e një përdëllim të pazakontë, ndonëse vetë Xhevati, sa ish gjallë, nuk ish shumë social. Pse? Sepse nderonin ikjen nga kjo botë të një prokurori të ndershëm, i cili – po përsëris atë që kam shkruar atë ditë që ai vdiq – nuk bënte jetë mondane, nuk kish makina të shtrenjta (Xhevati kish një makinë modeste), nuk kish apartamente me veranda në qendër të Tiranës apo vila në resortet periferike (banonte në një apartament të një pallati me parafabrikate), nuk bënte pushime jashtë vendit, kurohej në spitalin publik, i dërgonte fëmijët në shkolla publike dhe u ofronte këtyre të fundit shembullin e një jete të ndershme e të përunjur (mund t’i biesh Google-it kryq e tërthor e mezi e gjen një foto të Xhevatit), rrethohej me presion telefonatash, ngacmimesh, provokimesh e kërcënimesh, por nuk i spektakolarizonte ngjarje të tilla; shkurt, ishte një njeri normal. Dhe, për këtë njerëzit e çmonin. Këtë kanë çmuar dhe tek Ina Rama.

Kemi nevojë, me sa duket, më shumë se për çdo gjë tjetër për njerëz normalë; e në këto kushte heroizimi i normalitetit nuk është vetëm gjëja më e natyrshme, por dhe më e nevojshmja. Një urrá për normalitetin! Dhe për Kryeprokuroren e Republikës, Ina Rama!

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

"Curb your enthusiasm", ose frenoni entusiazmin eshte titulli i nje seriali - reality show qe here pas here e shfaq edhe digitalbi. Entusiazmi yne per paraqitjen dinjitoze te Zj. Rama duhet ne fakt te na beje  te qajme ne kor: i kemi ulur kaq shume pritshmerite prej atyre qe na qeverisin (ose qe metojne te qeverisin) saqe nje njeri me sjellje thjesht qytetare, sic pa dyshim qe Zj. Rama ne interisvten e saj, na ben te mallengjehemi pa mase.....

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjithsesi, le te pranojme qe ndonese pak, eshte nje fillim.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Kjo pune e ka emrin eufori, kenaqsi dhe  ndjehesh i lumtur. Dhe ne jemi si ai njeriu qe  ndjehet i lumtur kur i bien llotaria! Dhe rasti i prokurores eshte llotari, eshte rastesi ne kete shoqeri me mega korrupsion. Dhe ne qofte se njeriu e quan kete heroizem apo model te se mires, ....ky eshte trishtimi qe ndjej per heroin shqiptar apo shembullin e se mires. dhe, rrezohem jo vetem  ne humneren e shpirtit. Eshte nje lloj sikur te ushqejne me droge/medikamente dhe gjerat  te mos kene shendetin normal. Ajo qe i duhet shqiptareve eshte nje paradigme e re, nje shembull me i madh me heroik, i duhet ndarja me te keqen, i duhet atentat ndaj te keqes. I duhet barazia para ligjit.

Submitted by aron (not verified) on

Eshte bere ligj maskaralleku vjedhja,tradhetia dhe perulja ndaj padrejtesise,shtetit,te madhit,hapur.Dhe ndaj qendrimi i Ina Rames futet nder rastet e rralle ,ku nje grua i del kunder saliut dhe i qendron faktit,ligjit,te vertetes dhe i nenshtrohet vetem ligjit me vepra.Po ta beje kete nje njeri i thjeshte ne detyre ndaj shefit,ndaj organeve te shtetit,te heqin buken e punen direkt,por mendoj Inen e perkrah  jo vetem faktet por dhe FBI-ja.Ne realitet sot me erdhi kontrolli nga task-forca ,gjeti 15 punetore pa siguracion.E mori pergjegjesin ekonomisti duke i thene ne x-vend ke 50 ,sme duhen ata thote,ju pse si keni siguruar ,as gjobe u pre ,as u sigurua njeri pasi e ndoqa problemin,u pagua kontrolli ,u hoqa une nga puna dhe u paguan nen dore si Becaj  apo gjykatesit 5 me 0 te metes dhe drejtesi fare per te respektuar ligjine shtetit.Pra si ndodh "lart " ndodh "poshte".Keshtu vazhdon .

Submitted by hapi (not verified) on

Faleminderit!

Submitted by I Pakapshëm (not verified) on

dhe e ka bërë pa kërkuar e pa marrë ndihmë nga opozita politike, gjë që në fakt, do të ish e kuptueshme në rrethanat kur kreu i regjimit arrin deri atje, sa ta thërrasë publikisht ‘lavire bulevardi’

Ne fakt z. Nano, nuk do ishte hic e kuptueshme nqftse Rama do merrte ndihme nga opozita politike, se pikerisht kjo gje do cenonte integritetin e saj profesional qe ju e çmoni kaq shume ne shkrimin e tuaj.   Diçka e tille, do i shumefishonte sulmet e ndyra te regjimit.

Rama gjate asaj interviste e i dha dhe nje shuplake profesioniste dhe histerizmit, viktimizimit dhe protagonizmit te panevojshem mediatik te opozites, kur u pyet se pse nuk e kishte thirrur Ramen per hetim edhe pse ky i kishte shkruar leter publike duke u bere thirrje prokurorise qe ta thirrte e ta hetonte.  Kryeprokurja qarte e thjeshte, u pergjigj se nuk vendos z. Rama se ke do therrasi prokuroria dhe nqftse z. Rama ka informacion mbi ngjarjet e 21-janarit ai e ka obligim ligjor qe te njoftoje prokurorine per kete gje.

Submitted by nik (not verified) on

muci...nje zyrtare injorante qe ngaterroi te gjitha konceptet juridike...dhe u mor me politike....

Submitted by adi-ny (not verified) on

Muci si gjithmone je i sakte.  Ina Rama nuk ka bere asgje me teper sesa  ate cfare i kerkon detyra, te jete profesionale dhe ajo vertet  ne ate emision ju pergjigj pyetjeve shume profesionalisht. Nga nan tjeter mos te harrojme se  jane shume ceshtje per te cilat kane ezistuar apo ekzistojne provat dhe prokuroria po i humbet njera pas tjetres. E di qe do te thoni qe jane gjykatat ato qe kane fajin, por edhe prokuroria ka pjesen e saj

Submitted by Rilind (not verified) on

E mor Muc. Kesaj i thone te mbulosh mutin me shurre. Nuk eshte normal qendrimi dhe intervista e saj ne kushtet e nje Shqiperie anormale e te nje Berishe qe ka nenshtruar nje sistem te tere gjyqsor, e ka kthyer Shqiperine ne nje gjysem diktature, ka squllur opoziten, ka bere memec Presidentin... Pra shkurt kemi te bejme me nje te cmendur qe po cmend nje Shqiepri prej 20 vitesh . Thuaj dhashe nje vleresim te gabuar qe ne fillim e kaq. Por jo te vazhdosh te justikosh vetevehten per mosqasjen e duhur ndaj qendrimit te saj.  Ashtu sic psh me te drejte vleresoj mendimin tend kur ne nje debat te fundit  the (por jo dhe me aq te drejte, varet nga kendveshtrimi)  "ore pse duhet te merremi kaq shume me keshtu tha amb amerikan. Fundja kush eshte ai?" etj...por nderkohe edhe harrojme qe ai nuk eshte nje ze personal por eshte zeri i USA ne Shqiperi. Dhe kjo nuk eshte pak besoj.

Submitted by mark (not verified) on

O Muc e kuptoj entuziazmin tuaj se shoqen prokurore e shikojm dhe e perfytyrojm  me shume si modele revistash dhe sfilatash. Sikur ndonje i huaj qe mos tia kishte haberin shqiperise te vinte ta shikonte do thoshte:''po ju qenkeni me mire se Danimarka qe paskeni nje prokurore femer me familjen jashte dhe qe ngjyhen floket nje here ne jave.Natyrisht une nuk kam asgje kundra ngjyerjes se flokeve. Muc un si prokuror perfytyroj njerez si Falcone e Borsellino,njerez qe jane te rrezikuar perdite ne punen e tyre.Qe e bejne me perkushtim punen e tyre.Po kur entuziasmohemi vetem se ajo dinte tu pergjigjej pyetjeve te nje gazetari qe ka idhull Bruno Vespen,kjo nuk eshte serioze,por behet qesharake. A e bejne prokuroret,gjykatesit punen e tyre sot?Nuk besoj, se po te pyesesh njerezit,qe nuk ka njeri qe nuk ka bere ndonje xhiro nga gjykatat apo prokuroria te kete ndonje opinion pozitiv.Faktet flasin vet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.