Vështirësitë për realizimin e propozimit të Lubonjës

Postuar në 03 Shkurt, 2012 04:17
Eduard Zaloshnja

Në një shkrim në gazetën Panorama, Fatos Lubonja i rikthehet propozimit tij të preferuar: “Pa Berishën dhe pa Edi Ramën!” (Vite më parë, Lubonja trajtonte të njëjtën temë, me ndryshimin se emri i Fatos Nanos ishte në vend të emrit të Ramës). Sipas Lubonjës, shqiptarët janë bërë të vetdijshëm se është mirë që të dy udhëheqësit konfliktualë të zëvendësohen me të tjerë, por janë të pafuqishëm për ta kthyer në akt këtë vetëdije. Dhe kjo, argumenton Lubonja, kryesisht për shkak të faktit se rreth këtyre dy udhëheqësve janë mbështjellë interesat e shumicës së atyre që sot diktojnë drejtëpërdrejt apo tërthorazi opinionin në Shqipëri, shumë prej të cilëve u intereson kjo luftë e egër mes të dy palëve jashtë kontrollit të institucioneve, pasi kështu interesat personale i mbrojnë në sajë të lidhjes e besnikërisë ndaj udhëheqësit, apo pse nuk janë në gjendje të bëjnë punë tjetër veçse atë të mercenarit në njërën apo tjetrën ushtri, pa qenë në gjendje të kuptojnë se në terma afatgjata ajo është edhe kundër interesave të tyre.

Por a është ky koagulim rreth udhëheqësve të fortë i kufizuar vetëm tek një grup mercenarësh të korruptuar, që kanë interes për të mbajtur kryekomandantët aktualë në krye të ushtrive përkatëse? A mos ka diçka më të thellë në zhvillimin tonë historiko-kulturor, që e bën shumicën e shqiptarëve të pajtohen me njërin apo tjetrin udhëheqës? Dhe më tej akoma, a mos ka edhe diçka gjenetike këtu?

Për t’ju përgjigur kësaj pyetjes së fundit, le të shikojmë se çfarë na thonë studimet psikologjiko-gjenetike.

Ngaqë u dihet saktësisht përqindja e gjeneve të përbashkëta, binjakët konsiderohen në psikologji si "kaviet" më ideale për të verifikuar hipoteza të ndryshme rreth rolit që kodi gjenetik luan në krijimin e profilit psikologjiko-moral të njeriut. Është kjo arësyeja pse shumica dërrmuese e studimeve rreth këtij roli bazohen në testime të binjakëve.

Në të tilla studime, zakonisht, krahasohen rezultatet e testeve psikologjike-morale të binjakëve identikë me të atyre joidentikë. Nëpërmjet këtij krahasimi synohet të verifikohet hipoteza se profilet psikologjiko-morale të binjakëve identikë, ngaqë i kanë gjenet 100% të njëjta, duhet të jenë më të ngjashëm me njëri-tjetrin, ndërsa binjakët
joidentikë, të cilët kanë të njëjta vetëm 50% të gjenve, duhet të jenë më pak të ngjashëm. Ky lloj krahasimi, sidoqoftë, ka një problem -- ai vuan nga "papastërtia" statistikore. Binjakët joidentikë, ndryshe nga ata identikë, kanë prirjen që të mos rrijnë shumë bashkë. Pra, diferencat që mund të vihen re mes dy binjakëve joidentikë mund të jenë pasojë e rretheve të ndryshme shoqërore të secilit, e jo të faktit se ata ndajnë vetëm gjysmën e gjeneve me njëri-tjetrin.

Por në analet e shkencës së psikologjisë, është regjistruar edhe një studim binjakësh që ka arritur të realizojë krahasimin më të pastër statistikor të mundshëm -- atë mes binjakëve identikë të rritur veças. Duke filluar nga viti1979, profesori Thomas Bourchard dhe kolegët e tij në Universitetin e Minesotës identifikuan dhe ndoqën zhvillimin psikologjiko-moral të 60 çiftesh binjakësh identikë, të cilët, për arsye të ndryshme, ishin ndarë nga njëri-tjetri që në lindje. Nga bateritë e testeve të zhvilluara me ta, grupi studimor konstatoi se, edhe pse të rritur në mjedise të ndryshme historiko-mentalitare, sjellja, personlaiteti, dhe vlerat morale kishin ngjashmëri tek binjakët e çdo çifti.

Ndër rezultatet e publikuara nga profesori Bourchard, i një rëndësie të veçantë është ai i seksionit të vlerave morale të testeve. Në këtë seksion, ngjashmëria mes binjakëve të ndarë që në lindje kapte shifrën mbi 50%. Po të aplikohet ky rezultat në një shembull nga jeta e përditshme, mund të thuhet se një zyrtar i pandershëm është i tillë ngaqë ka predispozicion gjenetik për të mos qënë i ndershëm, ose sepse është ndikuar nga mjedisi historiko-mentalitar në të cilin jeton. Dhe gjasat që predispozicioni gjenetik të jetë shkaku i pandershmërisë së tij janë të barabarta me gjasat që mjedisi rrethues ta ketë bërë atë të pandershëm. Ose, thënë më thjeshtë, i bie që gjysma e asaj që jemi varet nga gjenet që kemi.

Megjthëse i bazuar në një mostër relativisht të vogël statistikore, studimi i Universistetit të Minesotës është shumë e fuqishëm statistikisht, ngaqë bën krahasimin më të pastër statistikor të mundshëm. Për këtë arsye, rezultatet e studimit, sadoqë vlejnë drejtpërdrejt vetëm për shpiegimin e problemeve psikologjiko-morale të individëve të veçantë, tërthorazi, mund të përdoren për të hedhur dritë mbi vështirsitë që hasin shoqëritë e pazhvilluara demokratike në rrugëtimin e tyre drejt demokracisë liberale funksionale.

Le të bëjmë këtë silogjizëm: Që të funksionojë demokracia liberale, shumica dërrmuese e zyrtarëve publikë duhet të jenë të ndershëm. Duke ndjekur logjikën e rezultateve të nxjerra nga ekipi i drejtuar nga profesori Bourchard, i bie që, në vendet ku numri i zyrtarëve të pandershëm është shumë i ulët (Danimarkë, p.sh.), të kenë ndikim si rrethanat historiko-mentalitare, ashtu edhe mbizotërimi i gjeneve pozitive ndër anëtarët e shoqërisë. Pse? Sepse, sipas asaj logjike, po të mbizotëronin gjenet negative, pavarsisht nga mjedisi pozitiv historiko-mentalitar, niveli i korrupsionit nuk do të ishte aq i ulët sa ç’është. Ndërsa duke ndjekur të njëjtën logjikë, i bie që, në një vend si Shqipëria, për shembull, të mos jetë vetëm mjedisi negativ historiko-mentalitar shkaku i përhapjes së gjërë të korrupsionit, por edhe mbizotërimi i gjeneve negative. Pse? Sepse, sipas asaj logjike, po të mbizotëronin gjenet pozitive, pavarsisht nga mjedisi negativ historiko-mentalitar, niveli i korrupsionit nuk do të ishte aq i lartë sa ç’është (Me një gjuhë më të thjeshtë, mund të themi se një zyrtar që e ka ndershmërinë në gjak do të bëjë atë që është e drejtë të bëjë, pavarësisht se kolegu i tij i pandershëm mund ta shtrembërojë të drejtën).

Po të pranohet ekstrapolimi i rezultateve të studimit të Universitetit të Minesotës nga niveli individual në atë të një bashkësie të madhe njerzish (në këtë rast, të popullsisë së një shteti), mësimi që mund të nxirret për Shqipërinë është se përpjekjet për ndryshime institucionale dhe mentalitare duhet të dyfishohen. Pse? Për faktin e thjeshtë se këtyre ndryshimeve u bie edhe barra e rëndë e balancimit të negativitetit që, sipas rezultateve të ekipit Bourchard, mund të jetë i skalitur ndër shekuj në kodin gjenetik të shumë shqiptarëve.

Për ta vënë në perspektivë magnitudën e përpjekjeve që kërkojnë ndryshimet institucionalo-mentalitare në Shqipëri, mjafton të mbahet parasysh se të tilla ndryshime u arritën në Europën Perëndimore si rezultat i disa zhvillimeve të rëndësishme historike siç ishin Rilindja Europiane, Iluminizmi, dhe forcimi I shtresave të mesme qytetare pas maturimit të kapitalizmit. Por a do të thotë kjo se edhe Shqipërisë do t'i duhen shekuj për të realizuar ndryshime të ngjashme? Përgjijgjia, falë Zotit, është: "Jo domosdoshmërisht".

Duke qënë një vend i vogël, Shqipëria nuk ka nevojë ta shpikë rrotën nga e para. Trysnia dhe ndihma e Bashkimit Europian, i cili synon të na përfshijë eventualisht në gjirin e vet, ka gjasa të mëdha që ta përshpejtojë procesin e emancipimit intitucionalo-mentalitar të Shqipërisë. Trysnia e tij mund të shërbejë si një darë shtrënguese që do ta detyrojë klasën tonë politike të kryej gradualisht reforma institucionale të ngjashme me ato që janë përfunduar me kohë në Europën Perëndimore. Ndërsa ndihma e Bashkimit Europian mund të shërbejë si një katalizator për ndryshimin gradual të mentalitetit të sëmurë shqiptar.

Duke u kthyer te propozimi i Lubonjës, mund të thuhet se ai, përveç arsyeve që Lubonja parashtron, është praktikisht i parealizuaeshëm edhe për arsyet e parashtruara në këtë shkrim. Prandaj, gjëja praktike që mund të shpresojmë e urojmë është që të kemi rotacione paqësore pushteti, të cilat, hap pas hapi e hap pas hapi, do të na afrojnë tek demokracia liberale funksionale.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Vetem nje pyetje  kam:

Si e bere kalimin nga ngjashmerite ne karakter dhe sjellje te binjakeve (qe eshte e vetmja gje me te cilin merret studimi i Bourchard) tek ngjashmerite ne karakter dhe sjellje te nje populli te tere si Shqiperise dhe Danimarkes?

Se une jam binjak ne gen me vellane tim, po nuk di te kem ndonje gen te perbashket me Muc Nanon nga Skrapari psh?

Submitted by Anonim (not verified) on

o erion sali ram berisha, shko lexo fari balliun te gazeta 55, se nuk ke tru ti te kuptosh dhe interpretosh studime statistikore te univeristeteve amerikane!!!

Submitted by reformer (not verified) on

Qe ti s'je Erioni i vertete kjo ka mundesi me teper se 50 %...

Por kjo s'ka rendesi.. Jam me ty kalimi i Zaloshnjes nga politika ne gjenetike i ngjan fluturimit te Piter Panit ne ishullin e thesareve...

Submitted by Alban (not verified) on

ky 'negativiteti yne gjenetik' ka vetem nje emer dhe ai eshte egoizmi yne shtazarak. nese do duham te behemi njerez atehere do te duhet edhe te mendojme per 'tjetrin', per 'shoqerine', per mjedisin. Krahasimi qe na dha ambasadori danez me shoferin e makines eshte mbeslenes (dhe jo rastesisht jemi populli me vdekshmerine me te larte automobilistike). Ne timon ne na duket vetja si te ishim vetem ne dhe makina ne kete bote duke harruar se ka dhe kembesore, trotuare, tabela, peme etj.

Submitted by anonimi (not verified) on

O bobi kshu e kom hesapin ene pune qe ma ba xhepi tpi per dite nga nji shishe bordo. Lexova shkrimin mo debil qe lom lexu noj her ene pa arratise frymezimin e punes. Tlumt ja arrite qellimit me ma turbullu menjen. Une nuk para i lexoj shkrimet tuaja po ke pa ti qe e hongra tlumt. Ma rrase. mere hiqe si shkrim se nuk tneron.

Submitted by anonimi (not verified) on

a t'ka ik efekti i shishes se bordose, apo ke pi shishen tjeter? nqs, jo, vazhdo te pish shishe te tjera, deri sa te vdesesh i lumtur ne bordo...

Submitted by bordo pi une jo... (not verified) on

a t'ka ik efekti i nji shishes bordos ty robo, se un kom pi dy... genet e tuja jane per qenef, robo...

Submitted by anonimi (not verified) on

O petlle me gen humbesi une komentim tim e shkrujta ne 11 para dite dhe kisha pire me te vertete nje shishe vere. Menoje vete o petlle me gen esnofi se je shume xhentelmen zotnija jote e ke shkrujt jo pak here per origjinen tate. Tru peshk qe rri gjith noten ty lexu komentet e tngel hatri se nuk duron pluhun nvesh se je esnof. Ku nuk bone hajer namerike o petlle nuk bo hajer as me i ven.

Submitted by nora (not verified) on

Duhet ndryshimi i berishizmit si sistem,dhe jo i Edit.Berishizmi nenkupton forcen dhe jo respektim te ligjit ,fiton humbesi ndryshe ha plumbin dhe pistoleten ne dore vrau veten apo dhe forma te mafies qe ai i di si Ndre PrendiShtie bodigardi dhe .... Sistemi qe kerkon Edi Rama mbeshtet nga masat e gjera ,ne transparence ne norma njesoj per te gjithe dhe ne taksen e diferencuarpsh hap kutite ose largohu,saliu tha do ti hape  duhej me llogjike ku dhe vete e pranoi dhe e sorollati opoziten dhe nuk i hapi etj .Pra Edi duhet provuar pasi i eshte mohuar fitorja .Kur beri Tiranen keshtu presim te beje Shqiperine model.

Submitted by Atila (not verified) on

Ambjenti tani ne shqiperi eshte korruptues sepes eshte pushteti i korruptuar.Korrupsioni vjen nga piramida siper dhe shperndahet e ben kerdine poshte deri ne baze. Ne jemi po i njejti popull ne kohen e Enverit korrupsioni ishte gati inegzistent pasi goditja e tij vinte nga lart e shperndahej deri poshte ne baze. Kjo deshmon se populli eshte viktime e korrupsionit pasi nuk gjen menyre tjeter per te realizuar nevojat e perditshme kur perplaset dyerve te shtetit dhe perballet me pengesat burokratike qe s'jane gje tjeter por shkaku i korrupsionit.Populli ben korrupsion pasiv i detyruar nga administratoret dhe zyrtaret e korrutuar dhe jo se e ka ne gen korrupsionin.  NESE SHTETI LUFTON KORRUPSIONIN EDHE AI QE MUND TA KETE NE GEN  NUK GJEN TERREN PER TA USHTRUAR ATE. TE NE KORRUPSIONI KA MARE PASHAPORTIZIMIN SEPSE KETU KORRUPSIONI JEPET ME VIDEO NE TV DHE GJYKATA I FAL TE KORRUPTUARIT.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Kjo teori zhvillohet me tej dhe justifikon ekzistencen e racave. Pra ne kete bote njerezit grupohen ne disa raca te ndryshme, jo vetem te ndryshem ne fizionomi , por natyrisht me nje lloj predispozicioni gjenetik te ndryshem, me psikologji, talente apo prirje te ndryshme ndaj realitetit dhe fenomeneve shoqerore, pra qe rrjedhimisht formojne dhe nje kulture sociale te ndryshme.

Kjo eshte ajo qe perben diversitetin ne bote qe po mundohen me cdo kusht ta zhdukin;

ne sigurisht qe jemi nje specie njerezore por e formuar nga raca te ndryshme.

Keto jane fakte shkencore te mohuara krejtesisht ne arsimin dhe boten e sotme prandaj dhe punet po shkojne aq bukur.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ja ke fut kot o Zaloshnja.

Sic duket paske lexu ndonje liber "psikologjiko-gjenetik" koheve te fundid.

Po ri ne rafshin e statisikave o burr.

p.s Jo qe  kunder largimit te Berishes e Rames po ky shkrim po ma fyen inteligjencen

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

ti s'di per ca je kundra e per ca je pro o vlla. po t'kishe pak inteligjence do e kuptoje se genet e mira jane te mira dhe pike. po sic duket ke gene harbuti....

Submitted by Albi (not verified) on

Hapni sistemin politik! Beni primarie, sistem proporcional kombetar, mandate me pushtet te vogel dhe kohezgjatje te limituar. Duhet dobesuar pushteti i politikaneve qe te hiqet incentiva per te mbledhur interesa te dyshimte rreth vetes.

Edo, je ekonomist, fillo e mendo si i tille do ishte keshilla ime, jo si opinionistet shqiptare qe as qe ja kane haberin ca thone. Incentiva eshte kyci i cdo sistemi, nqs incentivat jane te gabuara sistemi prodhon politikan te keqinj sidoqofshin ata ne jeten private. Nqs incentivat jane te mira? Atehere dhe nje budalla si George Bushi prap nuk e shkaterron dot themelin e Amerikes, megjithe krizen e luften qe la pas sepse do s'do mbas 8 vjetesh iken dhe i vjen rradha tjetrit.

Submitted by Anonim (not verified) on

o albo, po zaloshnja kete qe thu ti paska sugjeru: "gjëja praktike që mund të shpresojmë e urojmë është që të kemi rotacione paqësore pushteti, të cilat, hap pas hapi e hap pas hapi, do të na afrojnë tek demokracia liberale funksionale."

Submitted by Albi (not verified) on

Po, une jam shume me dakort me Zaloshnjen ne kete faqe se me Muc Militantin (nje zot e di se pse nuk shkon te behet gazetar i Temes e ta mbylli kete muhabet).

Po procesi mund te pershpejtohet, pasi ne e dime ku duam te arrime. Arsyet pse vendet ne zhvillim perjetojne zhvillim shume te shpejte eshte sepse adoptojne teknologjite dhe institucionet qe vendet e perparuara ju eshte dashur qindra vjet per ti zhvilluar. E njejta gje dhe me rregullat politike. Ne e dime ku duam te arrime. E dime fare mire se si funksionon psh sistemi politik amerikan. Nuk ka kryetar partie, nuk ka "keshtu vendosi partia, mos fol se te perjashtojme". Karriera eshte individuale, secili garon nga baza per karrigen e tij. Secili me pushtet te limituar dhe kaq. Nuk duhet te bemi pleq qe te presim te behen keto hapa.

Submitted by elda (not verified) on

Lubonja nje hall ka ne jete te heqe ramen.. si mund te krahasohen njehere

Submitted by Anonimi (not verified) on

Vallaj edhe une qe kam goxha besim tek dallimet psiko-fizike te racave, nuk e gelltis dot kete teori gjenetike. Qe te dilte ndershmeria ne administrate çeshtje gjenesh, s'do ma kish marre mendja kurre. Maksimumi mund te pranoj qe per shkak te dallimeve psiko-fizike  dhe historise, ne 'gjenet kulturore' te nje kombi mund te jete shkruar ndonje karakter specifik qe pengon demokracine, por qe te jete tek gjenet biologjike, jo vallaj s'e gelltis dot.

Submitted by genecisti (not verified) on

dy vellezer me diference 1 vit nga njeri tjetri, deri ne 4 vjec, jane mbajtur ne shtepi nga prinderit. i.e. mjedisi ku jane rritur deri ne kete moshe eshte identik. njeri, kur ka bere nje gabim, e pranon qe e ka bere, tjetri mundohet ta fshehe. njeri nuk i prek gjerat qe i kane thene te mos i preke, tjetri tinezisht i merr. pas moshes 4 vjec dallimet mes tyre vazhdojne te theksohen, por kjo eshte tjeter histori, se ne loje futen faktore te tjere shoqerore, qe jane te ndryshme per njerin e tjetrin. Po si mund te shpiegohet ndryshimi ne ndershmeri deri ne 4 vjec? njeri mund te kete marre nga genet e gjyshit nga babai e tjetri nga genet e gjyshit nga mamaja. nqs ne nje shoqeri mbizoterojne njerez me gene si te vellait te pare, mesatarisht shoqeria do te jete me e ndershme se sa ne rastin kur mbizoterojne njerez me gene si te vellai te dyte.

Submitted by Naimi-UK (not verified) on

Udha e mbare ju qofte e mos na bani si viktima te demokracise ktu. Te gjithe shkrujn lirshem, kuptohen, debatojne, informohen po nuk imponohen.

Une rrypin e pyken kam dhe nevojat fizioologjike i kry ma se miri ketu ne UK. Shkurt i bie qe paguj ke kam qef dhe e shtyp. Po kishe mbet keq per pare duku te ta terheq naj tegel. Pastaj e kupton mire ti qenjen time fiziologjike ne UK.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.