Të gjithë në garë për të qenë miq të Arvizu-së
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3356_1_234.png?itok=RjJjT5eD)
Të enjten e fundit isha në programin “Top Story”. Isha tok me Ed Palokën, Artur Zhejin dhe Blendi Klosin. Tema e debatit ish 21 janari dhe zhvillimet e fundit lidhur me këtë ngjarje; konkretisht, një qëndrim shumë i ashpër i ambasadorit amerikan kundër atyre që ushtrojnë presion mbi Prokuroren e Përgjithshme, një qëndrim medemek i ri i Lulzim Bashës në lidhje me ngjarjen e një viti më parë dhe një qëndrim i ambasadorit mbi Lulzim Bashën (‘yll në ngjitje’, e quante në intervistën e tij në televizionin “ABC News”).
Folëm për 21 janarin dhe secili iu mbajt optikës së vet. Por ajo që më bëri më së shumti përshtypje atë mbrëmje ish një gjë tjetër. Në një moment nisi një garë mes të ftuarve kush e kush ta përmendte më shpesh ambasadorin, duke iu referuar thënieve të tij e duke ballafaquar qëndrimet e veta me këto thënie, a thua se Arvizu-ja nxjerr në çdo çast nga goja pohime, përballë të cilave versetet kuranike, psalmet biblike apo – po zbres pak në tokë – përcaktimet kushtetuese, janë ca mufka banale. E dini? Nëse keni konstatuar se ka një budallallepsje kolektive këtyre anëve, e nëse nuk keni gjetur një fakt që ta ilustrojë më mirë se çdo gjë tjetër këtë budallallepsje, nuk do bënit keq të ndaleshit tek kjo ngasje e secilit për të matur e vlerësuar opinionet e veta me opinionet e Arvizu-së. Është një idiotësi e qartë; të gjithë e kuptojnë, e prapëseprapë të gjithë i janë dorëzuar kësaj ngasjeje. Në çdo studio dëgjon të thuhet “ambasadori amerikan tha kështu”, “ambasadori amerikan tha ashtu”, “ambasadori Arvizu është mik i madh i shqiptarëve” etj., etj. Duket sikur është një garë për t’i rënë në sy, për t’iu vardisur e për t’i dhënë prova besnikërie e luajaliteti Arvizu-së, për t’i përcjellë mesazhin atij se “hej, unë jam me ty”, e në ndonjë rast për t’i dhënë të kuptojë se “hej, për mua ti je autoriteti i vetëm në këtë vend, dhe unë e njoh këtë fakt dhe unë po bëj çmos që edhe të tjerët ta njohin të njëjtin fakt, dhe unë jam gati të ndeshem me ata që nuk duan ta njohin këtë fakt”. Antagonizmi e dialektika demokratike në Tiranë vërtitet mbi një mori çështjesh, por po bëhet e qartë gjithnjë e më shumë se ndarja më e parë, më kryesore e më domethënëse mes shqiptarëve përcaktohet nga qëndrimi ndaj Arvizu-së, apo nga qëndrimi që Arvizu-ja mban ndaj nesh. Është bërë aq mainstream kjo sjellje dhe është aq shtypës ky mainstream, sa më duhet të them se unë që po bëj këtë vëzhgim si kofini pas të vjelit, ndonëse e kisha në majë të gjuhës frazën më adekuate që momenti e lypte, nuk gjeta dot forcën për ta thënë: Na hapët barkun me gjithë Arvizu-në tuaj! Diçka thashë, por jo të një vrazhdësie të tillë.
Jam përpjekur vazhdimisht të thellohem në këtë dukuri. Dhe kam arritur në disa përfundime. Afërmendsh, e gjithë kjo fabulë nuk ka lidhje me Arvizu-në si person. Nuk ka lidhje as me Ambasadorin e SHBA-ve. Është avaz i vjetër i yni. S’mbahet mend qyshkur ekziston. Është një pafuqi e jona për t’u vetëqeverisur, për t’u besuar ca rregullave të përbashkëta të bashkëjetesës e të organizimit socio-politik, për t’u besuar ca institucioneve që janë të të gjithëve e nuk mund të jenë të palëve, për të rënë dakord e për t’u bërë tok rreth një numri vlerash, apo dhe rreth një common sense; është kjo pafuqi pra që na bën të mos ndërtojmë dot qoftë dhe një autoritet të vetëm, të cilit t’i japim konsensus e mbështetje (që në një rast mund të jetë Kushtetuta, në një rast tjetër institucionet shtetërore, në një rast tjetër akoma morali publik etj., etj.), e rrjedhimisht na bën të vihemi në kërkim të një autoriteti tjetër alien, i cili të na ndajë shapin e nga sheqeri e të na tregojë se ku është kufiri e çfarë pasojash kemi, nëse e kalojmë këtë kufi. Normalisht, duhet të kishim ca entitete lokale, që duhet t’na tregonin se cilët janë kufijtë që s’duhen kaluar, dhe t’na e tregonin vendin kur do guxonim t’i kalonim këta kufij, por në rrethanat që entitete të tilla lokale nuk mund t’i ndërtojmë dot, gjejmë ngushëllim e marrim garanci tek entitete të tjera.
Sapo kam rikaluar nëpër duar një ditar të Justin Godart-it, politikan i rëndësishëm francez i periudhës së paraluftës së dytë botërore. Ka vizituar disa herë Shqipërinë, sidomos në periudhën 1920-1924. Është kohë tjetër? Sigurisht, por Shqipëria në thelb është po ajo, është një vend ku tributë maskohen si parti, ku ai që vjen në pushtet pushton gjithçka, ku s’ka asnjë kontroll ndaj atyre që marrin vendime, ku ideologjia e vetme janë plaçkitja e pasurisë publike dhe gjakimi i pushtetit për këtë synim, ku tjetri, bash për shkak të kësaj ‘ideologjie’, nuk është rivali për t’u mundur në një garë e për t’u respektuar, por armiku për t’u asgjësuar, ku morali i funksionarëve publikë ngrihet mbi bindjen se “ky vend nuk bëhet”, dhe ku bash për këto arsye të mësipërme, autoriteti i vetëm i besueshëm janë të huajt.
Justin Godart-i lë të kuptohet, apo rrëfen, se si, me të vënë këmbët në Shqipëri, ai ndihej si një Zot. Rrethohej me vëmendje kudo që shkonte. Ministrat, kryeministrat, anëtarët e Regjencës, opozitarët, intelektualët, etj., zinin radhën kush e kush ta priste e ta vizitonte më parë, i premtonin shërbime (Godart-i vinte këtu për të shtrirë ndikimin francez e për t’u shërbyer interesave konkrete të Francës), por edhe e sillnin vërdallë me hile e me prapaskena, i qurraviteshin, por dhe ia fusnin pas krahëve, e në të gjitha shënimet e tij nënvizohej një kompleks nënshtrimi e adhurimi që shqiptarët kanë ndaj të huajve me bole. Deri dhe sherret e tyre shqiptarët donin t’i zgjidhnin duke futur në lojë Godart-in. Ja, si sot, me fare pak ndryshime, që merren me mend. Personazhet shqiptarë të asaj kohe kanë qenë të një kalibri më të rëndë (apo duken kështu prej amortizimit që koha i bën të ligës e të ligut?), si Luigj Gurakuqi, Ahmet Zogu, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Lef Nosi, Luigj Bumçi (nuk di a ka lidhje me Bumçin e këtyre kohëve). Ndërsa Godart-i i sotëm e ka emrin Arvizu dhe vëmendja e qurravitja më shpesh i bëhet studiove televizive e faqeve të gazetave, e më rrallë tête-à-tête.
Dy gjëra në fund. Dy gjëra të njohura. Dy gjëra të thëna e të stërthëna (e dyta jo dhe aq, në të vërtetë). Së pari, në këtë mes nuk është faji i të huajve; është tërësisht faji ynë; është pafuqia jonë. Madje, sikur t’mos ishte për të huajt, ky vend as do krijohej, as do të ekzistonte. Së dyti, të huajt, sido që luajnë (dhe kanë) rolin e të plotfuqishmit, nuk mund të zgjidhin asgjë; ata thjesht mbajnë një lloj ekuilibri. E prandaj, kështu ka për të qenë gjithmonë për sa kohë që ne të tjerët do jemi me mendje se vetëm të huajt do t’na i zgjidhin problemet.
Comments
Shkrimi me pelqeu shume.

Shkrimi me pelqeu shume. eshte shkrim dhe kendveshtrim qe hedh drite dhe dimensionon sakte xhuxhmaxhucerine tone. OK me politikanet qe bejne kapital per interesat e tyre po une nuk kuptoj keto; nuk di si ti quaj; intelektuale militante, ca ka ktu per ti kuptu thuj.

Z. Nano - parimisht dhe ne

Z. Nano - parimisht dhe ne pergjithesi, jam ne nje mendje me ju. Megjithate, besoj se Arvizuse i takon nje falenderim 100%.

Arvizuse i takon nje m.. i

Arvizuse i takon nje m.. i madh. Qekur ka vene kembe, thot dy llafe e keput 3 brockulla qe te iken mend e kokes. Ve bast qe ky eshte homoseksual (edhe pse nuk kam ndonje ksenofobi ndaj atyre). Pyesni Bashen nese nuk besoni, cec di ai tipi, se nuk spjegohet ndryshe kjo " yll ne gjitje..". si na qeka yll ne ngjitje??? apo duke vrare njeres e vjedhur vota, qe po ky ambasador na i numeroi live??!! prandaj mire ben Muci qe thote, na hapet barkun, na shpifet fare madje. Zvaranike

Analize shume e goditur. Ka

Analize shume e goditur. Ka kohe qe edhe une si ty e mendoj Z. Nano. Dhe kam vene re qe televizioni "me servil" ndaj amerikaneve eshte Top-Channel. Kur kete e bene media me e madhe dhe me profesionale (per mos thene e vetmja profesionale), vaj me det se ku jemi si komb.

Me thonete gjithnji babai im:

Me thonete gjithnji babai im: Ti do ta shohish renjen e diktatures komuniste, por siç e dijme nga historia, mbas çdo diktature vjen nje vaccum (boshllek).

Kete Vacuum, kete boshllek, e ka spjeguar ekzakt z.Mustafa Nano.

Po se janë kryesisht të

Po se janë kryesisht të paditur e servilë o Muc, përse vallë?

Muchi.. E ndoqa debatin qe

Muchi.. E ndoqa debatin qe juve permendni dhe me te vertete pikerisht ne kete observim qe beni e degjova edhe atje. Kjo perulja ndaj ambasadoreve ndoshta ka lidhje me inferioritetin tone si shoqeri qe nuk kemi nje kaste intelektuale apo nje autoritet qe te vendosi ca kufij nacionalist dhe human qe te mos negociohen. Psh nese terriotori i Shqiperise do te kerkohej te shitej sic u shit deti atehere kuptohet ky autoritet duhet ta priste ate dore tradhetare dhe pikeresisht per kete duhet qe pa "rezerva" te mbeshteste alternativen qeverisese. Ne keto kushte ekstreme kjo pune eshte bardh e zi: o je per shtet o nuk je; o je per te denuar vrasesin o nuk je, o je kafshe o je njeri.

Une mendoj se ketu eshte burimi i ketij inferioriteti te peshtire ndaj ambasadoreve. Problemi eshte se ne Shqiperi nuk ka autoritet moral te padiskutueshem. Ata qe mund ta benin kete rol:

1-Kadareja qe ben si i tille hedh ndonje fjale ne ajer por nuk "rrezikon",

2-autoritetet besimtare me mire mos ti ngacmojme,

3-autoritetet intelektuale nuk ekzistojne ose jane tredhur.

Tek kjo e 3-ta desha qe tu vija ne dukje ate konstatimin tuaj te dhimbshem per qendrimin skandaloz te shoqerise sone pas 21 Janarit. Kur flisnit ashtu ne studio per kete turp shoqeror historik per mua fajtori presantohej qarte aty perballe teje. Fajtori i vertete qe po i ben lemsh keto limite nuk jane politikanet por eshte "intelektuali i blere" "analisti gjoja i pavarur" qe jargavitej aty peshtirshem ne pozicion e te pavarurit. Keta jane ata qe normalisht duhet ti besonim ne kete rremuje si deshmitaret e vertete te kesaj katrahure shoqerore qe po kalon vendi.

Por ketaq derra te fryre nga rehati nuk pysein per komb, apo per gjenocid qe po i behet popullit te tyre, ata thjesht jane ne kerkrim te citateteve per propagande qe ta kene mire marredhenien me lekun dhe jo te verteten. Keshtu i dashur Much per mendimin tim fajtoret e vertete jane te gjithe gazetaret e blere qe juve me shume miresjellje ju drejtoheni ne studio nderkohe qe po zgerdhihen me naivitetin tuaj, jane ata Zhejla, Fevzira, Gjebrea, Lubonja qe lepihen per lekun dhe jo per humanen. Dimensioni human ne boten intelektuale konkludoi ne heqjen e skllaverise shekuj me pare. E imagjinoni dot juve qe njerez te tille te denoncojne hapur per vrasje me armet e shtetit ne 21 Janar?

Ne keto moment depresioni dhe krize arti duhet te sherthente me mesazhe qe qarta humane por edhe kjo nuk po ndodh por kemi ne ekran qeshjen e peshtire te Gjebreas.

Nje sygjerim: Ne debatet e rradhes do te ishte me e udhes qe te merreshit me ashper me "gazetarin dhe intelektualin e blere" si person me emer. Me duket me efektive ajo qe ia plase Canit ne fytyre dhe ajo qe nuk te lejuan ta mbaroje te enjten ne fund te emisionit ndaj Zhejit. I sherbeni me mire publikut duke i diskredituar personalisht keshtu.

Shqiptaret e kane aq te

Shqiptaret e kane aq te theksuar kompleksin e inferioritetit sa nuk lene gje pa bere per te rene ne sy te te huajve apo akoma edhe me shume per t'iu servilosur........jemi aq pa dinjitet ne kete drejtim dhe personalitet sa na vjen zor te themi qe jemi nga Shqiperia........Keshtu ndodhe edhe me Ambasadoret ne Shqiperi jane bere si Baballare te Kombit sepse nuk ke njerez ne krye.

Enver Hoxha dhe Sistemi i i Tij Diktatorial ne te cilen humben jeten shume njerez dhe u shkaterruan shume familje ishte shume here me larte ne kete drejtim se Klasa Rrugace me Kollare qe jane Tani apo edhe deri ne 1944 e larget.....apo edhe Me Mbretin Injorant Ahmet Zogun.......nuk po za ne Goje Rrugacin nga Tropoja me emrin Sali......

O Muci ju mendoni se ne kete

O Muci ju mendoni se ne kete vend gjerat do zgjidheshin pa nderkombetaret,pa autoritetin e tyre?Nqs mendon keshtu nuk do kishim kete shqiperi,qe kemi sot,po do kishim shume me pak probleme se kemi.Por ja qe klasa jone politike eshte e gjitha me mentalitet komunist,dhe keshtu do te jete edhe per disa vite te tjera,se edhe te rinjte qe i vene nga pas,ven per te vjedhur,per tu pasuruar,jo per ideale. Ne kemi pasur kominizmin me te eger ,dhe jane vrare me shume veta se cdo vend tjeter i lindjes.Prandaj ka qene e veshtire te kishe disidenta,si puna e Havelit ta zeme. Ke te burgosur politike kemi?Kemi Spartakun qe i ati i tij eshte denuar per hajdut,dhe ai ka qene i burgosur pikerisht per kete.Pra nuk ka qene idealist,se po te ishte i tille Enveri te hiqte qafe,nuk te linte gjalle.Ne kemi nje kryeminister komunist me teser qe hiqet si anti-komunist,kemi nipin e Spiro Kolekes.Do thuash ti po ska faj nipi per xhaxhain,po ja qe aty eshte rritur,aty e ka marre edukaten,mentalitetin komunist,pa le pastaj per Genc Rulat dhe Gramozet. Prandaj,eshte mire qe deri tani kemi ambasadoret qe i vene fre budallalleqeve te ketyre,deri sa te kemi nje klase politike pa kete mentalitet. Po edhe nje gje,nuk te kam pare Muc te shkruaje gjera te tilla kur ishte ambasadori i meparshem,ndoshta edhe gaboj.Prandaj un mendoj se duhet te keni nje standard,jo kur ai fut hundet por qe ty pelqen nuk e kritikon dhe kur ky tjetri ste pelqen thua qe fut hundet ne punet tona.

O Zenel gjali: Ambasadori

O Zenel gjali: Ambasadori amerikon nuk po e kuptojke. Edhe 100vjet me punu ktu. Ti Zenel, i kuptojke!!! A t'shi i her qi t'kuptojsh ma mir!

O Zenel, gjynah mor

O Zenel, gjynah mor burre...do ta detyrosh Mucin te vere filtra te site-i i vet. Ti e di mire qe "filtra" online do te thote "ekzekutim". Tani une s'e marr vesh... ti po ben te njejten pune qe bene veteranet e PS-se (sipas teje), derisa te te eliminojne sic di te beje udheqeqesi yne i lavdishem, apo si? I shkreti Sali... sa shpejt provokohet. I miri nenes!

Z. Mustafa, respekte per ju

Z. Mustafa, respekte per ju dhe fjalen tuaj (jo per rastet kur "lajthisni" ndonjehere).

Ju ka ndodhur ndonjehere qe, kur dikush nga te afermit te thote diçka, ti nuk e beson. Kur te njejten gje ta thote dikush me pozite shoqerore apo dikush, te cilin ti e don fort, e beson?

Po pse valle, kaq te trashe jane politikanet tane? Qe te gjithe lavderojne theniet e nje personi (ARVIZU-së), por nga ana tjeter nuk jane dakord me njeri - tjetrin po per keto gjera.

ky eshte nje nga shkrimet me

ky eshte nje nga shkrimet me te mira te MN.

Te jesh i verber edhe mos te

Te jesh i verber edhe mos te kesh dijeni se nuk mundesh te shikosh eshte vertet cmenduri.E pra kjo ka ngjare me ne,histeria kolektive jo vetem qe na ka verbuar,por as qe e kemi kuptuar fare.

Me thoni nje vend sovran qofte edhe i botes se trete ne te cilin ambasadoret numerojne votat?!?!

Nje vend ne Europe digjet i teri e humbasin jeten me shume se 3 mije europiane,ndersa klasa politike arrin nje marrveshje 'historike',per mos hetimin e ngjarjeve gjate se cilave u dogj vendi e humben jeten mbi 3 mije persona.Lind nje pyetje kush mund te jete i interesuar te mos hetoje nje ngjarje tragjike e kriminale gjate se ciles humben jeten me shume se 3 mije qytetare?Te 120 apo 140 sa kane qene deputete ne 97 e kane firmosur kete marrveshje!Ndersa 'miqte' europiane qe kane 2 mije(lexoni historine e 100 viteve te fundit) vite qe na pushtojne keto zjarrvenes qe shpallin amnisti per krime c'njerzore i konsiderojne 'partner' e perfaqsues legjitim edhe te familjeve te atyre 3 mije e kusur viktimave.Perpos urrejtjes per sundimtaret e huaj eshte legjitime edhe urrejtja per bagetite vendase,qe per cdo vit pas 97 ne mase kane votuar(qe ne 7 te mengjesit duke mbajtur radhe!!!) per amnistuesit e krimeve qe ndodhen.Si mund te jesh aq i ngritur sa ti meshirosh kavjet qe ushqejn te keqen e vetvetes,e te mos i urresh me gjithe fuqine e shpirtit?

Add new comment