Arkiv-Opinion
Njeriu Global
Lindja dhe krijimi i perandorive në shoqërinë njerëzore në thelb ishte krijimi i hapësirave të mëdha ekonomike. Atë botë ligjet përçoheshin vetëm me forcën e armëve dhe këmbën e ushtarit. Vetëm me shtrirjen sa më të gjerë të një zotërimi, pavarësisht kulturave rajonale, mund të sigurohej një treg që do të ishte në gjendje të mbante gjallë kryeqendrën e perandorisë, atë botë Romën e Lashtë, më vonë Kostadinopojën, Stambollin etj.
Siguri apo mallkim
Kujtdo që hyn në Tiranë nëpërmes rrugës së Durrësit, ose del prej andej, i bie në sy rëndom që, i gjithë segmenti, nga korsitë hyrëse tek mbikalimi i Kamzës e deri tek Zogu i Zi, është i mbushur me kokrriza xhamash të thyer, me copa frexhosh, stopash plastikë, të kuqe, të verdha, blu e të zeza. Ky është bilanci i dhjetra “përplasjeve të vogla” të automjeteve, të cilat nxitojnë qendrën e metropolit, por, që nga dendësia e trafikut, janë të detyruara të ecin në rreshta paralele dhe ku normalisht , dikton një temp të ulët shpejtësie.
Burra dhe joburra
Çështja e homoseksualitetit ndër shqiptarë kthehet herë pas here në debatet publike me protagonistë debatues zakonisht meshkuj. Që homoseksualiteti i deklaruar po shqetëson veçanërisht mashkullin shqiptar, kjo besoj unë ka lidhje të ngushtë me vetë çështjen e debatuar.
Çfarë i ka mbetur Berishës për të bërë?
U bë kohë që qeverisja i ka ikur Berishës nga duart (qysh prej Gërdecit, të paktën, ai veç për të qeverisur vendin nuk e vret mendjen), por tani s’po i mbajnë këmbët as pushtetit të tij. Deri para ca kohësh (deri më 21 janar të vitit 2011), ai mbahej te diplomatët perëndimorë, të cilët edhe kishin rezerva serioze për opozitën, edhe nuk kishin arsye kushedi se çfarë për t’mos i dhënë mbështetje Berishës. “Ka pasur probleme me demokracinë e me shtetin e së drejtës? E pastaj?
66 apo vetëm 1
Ndërkohë që në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar kanë qenë zhvillimet e fundit dramatike rreth ngjarjeve të 21 janarit, etj., komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka vazhduar papushim punën për ndryshimet që do t’i propozojë Kuvendit nga mesi i marsit. Nga burime të mirëinformuara, kam marrë vesh se ka mirëkuptim mes anëtarëve të këtij komisioni për të zëvendësuar numërimin me dorë të votave me atë me skanim.
Diplomacia e kushërinjve dhe e militantëve
Para dy ditësh, në komisionin parlamentar për politikën e jashtme, ish thirrur ministri ynë i Jashtëm, i cili foli për një reformë në diplomaci. Por u gjend nën kritikat e forta të deputetëve të opozitës, një prej të cilave ka të bëjë me nepotizmin në diplomaci. Ministri tentoi t’i bënte bisht vëzhgimit të kolegëve në parlament, duke thënë se “është mirë të fokusohemi tek konceptet e jo tek emrat e përveçëm”, por do bënte mirë të përballej me këtë fenomen që, për hir të së vërtetës, nuk duket se ka të bëjë me të personalisht.
Protesta kundër idiotësisë
Nëse rendje rrugëve të Athinës së njëzet e pesë shekujve më parë e ndokush të damkoste idiot, fajin s’e kish as jargavitja psikopatike, as mefshtësia gjykuese, e as çfarëdo mangësie tjetër mendore. Faji që i vishej të fyerit kishte të bënte me idiotësinë si mënyrë e të ushtruarit të vullnetit dhe përdorimit të arsyes. Idiot s’ishte kurrkush tjetër veçse ai të cilin vullneti e shtynte gjithnjë kah shpërfillja e hapësirës së përbashkët, dimensionit publik të qytetarisë, në emër të përfitimeve vetjake dhe arsyen e kanalizonte veç në instrumentin e dëshirës për fitim.
Disidencë dhe disidentë
Shënim:
Si sot e 45 vjet ma parë, me 06 shkurt 1967, EH do të mbante një fjalim, që do të sillte rrjedhoja dramatike në jetën e vendit. Me këtë rast, do të shtroja pyetjen: A ka pasë diktatura disidencë dhe disidentë?
Ja një shembull:
Letër e At Pjetër Mëshkallës S.J.
Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu
Kozmikomikët: Mbi burrërinë dhe homoseksualitetin
Ky është një shkrim i Koloreto Cukalit i publikuar në revistën Klan. Cukali e ka ndërtuar si një polemikë me çfarë unë thoja në shkrimin tim mbi homoseksualët. Afërmendsh, unë nuk bie dakord me një seri gjërash që thuhen nga Cukali, por shkrimi është një optikë e caktuar mbi gay-të, e cila është mirë të njihet. M.N.
Ka disa kohë që po përtypja disa ide mbi homoseksualitetin dhe Shqipërinë, por më duhej vetëm një ngacmim për të më bërë të ulem e të shkruaj. Sebep u bë reagimi i Mustafa Nanos te Respublica.al, ku
Nga pasuria në varfërim strukturor
Dje publikuam një lajm mbi një kontrast të Ardian Klosit me Ardian Vehbiun lidhur me argumentin e gjuhës së pasur/varfër shqipe. Klosi na dërgoi shkrimin e tij të publikuar në Shekulli. Dhe ne po e botojmë. Në këtë mënyrë mund të krijoni një ide më të saktë mbi çfarë s’bien dakord dy studjuesit shqiptarë. Ndoshta do t’u duhet t’i ktheheni dhe njëherë shkrimit të Vehbiut me titull “Pastrim apo pasurim”; në fakt, janë dy shkrime të tijat. Mund t’i gjeni në respublica. M.N.