Disidencë dhe disidentë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9400_1_241.png?itok=QnXZr7zP)
Shënim:
Si sot e 45 vjet ma parë, me 06 shkurt 1967, EH do të mbante një fjalim, që do të sillte rrjedhoja dramatike në jetën e vendit. Me këtë rast, do të shtroja pyetjen: A ka pasë diktatura disidencë dhe disidentë?
Ja një shembull:
Letër e At Pjetër Mëshkallës S.J.
Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu
Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendet sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjës dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i këthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë shërbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.
Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por, unë dëshroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditën.
Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.
Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcënime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë tham se, me këte luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Ju, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.
Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime
Mehmet Shehu Pjetër Meshkalla
në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i Shoqnisë Jezu.
5 Prill 1967.
Përgatiti për respublica-n Daniel Gazulli
Comments
At Pjeter Meshkalla nuk ishte
At Pjeter Meshkalla nuk ishte disident! Nuk e pranoj dot kete sektorializim te tij, i cili, sipas meje e izolon ne kohe dhe ne hapesire. At Meshkalla ishte luminar i shpirtnave dhe mendjeve te gjindjes sone. Ndaj edhe fjalet dhe sidomos vepra e tij, shkuan dhe duhet te vijojne te shkojne per nga shtimi i drites, e jo thjesht si komemoracione. "Rrofte Shqipnia dhe pa ne!"- a nuk eshte shkulme drite? Po fjalet permbyllese te ksaj letre tijen qe sillet ketu (fjale qe aq fort i du!): "Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira" - a nuk jane burim i drites edhe ato? Drite, drite! Ja per çfare na vyejne sot kumte te tilla. Na duhet drite! Ne 1944 nisi me u mpak drita e sot eshte ende muget. Kam parasysh nje poezi shpirti te Pader Zef Pllumit, shkruar pikerisht ne fillesat e terrines, e ai shkruan: "Rri me mue o Zot, se asht ka erret!".
Drite o Zot, pra, shndrite kte gjindje te lutem!
Nuk mund te mos krenohem me

Nuk mund te mos krenohem me kete leter dhe sidmos me permbajtjen e saj plot guxim e vertetesi virtyte qe na mungojne shume prej nesh moderneve. Por me shume se sa e shkuara e cila ende ka plaget e veta te hapura e qe hera heres gerricen nga pakujdesia a dashakeqesia e mbetjeve ideologjike komuniste, me intereson e tashmja e cila ka mbetur peng dhe po thyen kryet ndaj atij graniti kulturor komunist qe ende gjarperon ne jeten tone. Ky, i perzjere me mjerimin e veseve qe pa dogane i morem nga perendimi, po zhyt gjithnje më ne mjerim njeriun shqiptar. Por asnjehere une nuk e humb shpresen, sepse thelle brenda njeriut gjendet nje Shpirt i mire i cili heret a vone do te jete rezultati poztiv i historise.

Edhe pas nje gjyse shekulli
Edhe pas nje gjyse shekulli nga kjo leter e shkrueme ne kohet qe u errte Shqipnia ne shtergesen diktatoriale te pashoq; At Pjeter Meshkalla na burrnon dhe sot ndiell mire ne rrugetim tone drejt lirise. Ai, nuk belbezon ne shkrim, se mendjen e kishte te kthiellte, ai nuk belbezon para xhelatit, se ne ndergjegjen e tij e kishte te permbledhun klithmen e atyne qe nuk kishin fuqi me klithin me za, te atyne prej te cileve e fitonte shpresen, ai me kete shkrim zgjon mengjezin e padegjueshmenise qytetare ndaj zenfrymjes pushtetare.
Pata shkruajtur ne nje koment

Pata shkruajtur ne nje koment ne mos gaboj per patriotizmin ka qene; pata shkruajtur qe na duhen muzeumet. Na duhet kujtesa dhe muzeumet si roje te kujteses e te dijes, po nejse. Nuk kam pare shume kisha (ku ti shihja ne shqiperi) Po kam pare nja dy kisha dhe i kam pare i mrekulluar ne ilegalitet ne erresire e gjysme erresire. Kam pare afreskat e Shpatarakut duke fshire me trikon time pluhrin e kohes, dhe kam pritur perendimin gjersa rrezja e drites te hymte dhe te ndriconte engjejt dhe shejntoret. Nuk e di pse kur lexova letren At Pjeter Meshkalles, me duket si nje ndricim, apo si nje drite engjellore qe hyn ne vitrazhin e caperluar te shpirtit tone, dhe kerkon te na ndricoje.

Pata shkruajtur ne nje koment

Pata shkruajtur ne nje koment ne mos gaboj per patriotizmin ka qene; pata shkruajtur qe na duhen muzeumet. Na duhet kujtesa dhe muzeumet si roje te kujteses e te dijes, po nejse. Nuk kam pare shume kisha (ku ti shihja ne shqiperi) Po kam pare nja dy kisha dhe i kam pare i mrekulluar ne ilegalitet ne erresire e gjysme erresire. Kam pare afreskat e Shpatarakut duke fshire me trikon time pluhrin e kohes, dhe kam pritur perendimin gjersa rrezja e drites te hymte dhe te ndriconte engjejt dhe shejntoret. Nuk e di pse kur lexova letren At Pjeter Meshkalles, me duket si nje ndricim, apo si nje drite engjellore qe hyn ne vitrazhin e caperluar te shpirtit tone, dhe kerkon te na ndricoje.

@ Daja: Mos e bej pis kete At

@ Daja: Mos e bej pis kete At te bardhe me qellimet e tua te ndyra! Mos u fshi pas fjaleve te Tij te ndjera.

Shko! Saliu te do ne balle, qe ta marresh ne bythe!

Shko daja shko! Merr me vete edhe: Pangon, Llupon,Ndrean Panda, Ilir&Monika Meta, Lulin (e Detit te shitur,parave te VEFA-s, Zogut te Zi e Sheshit Skenderbej, te 200milionEURO-ve te rruges se Kombit,hajdutin e votave, killerin e 21 janarit,kunatin e tij, ) ... sidomos fatkeqsine me te madhe te ketij kombi, babane e te keqijave mbareshqipetare, Sali Birishen apo Bërishën me gjithe Topallin!

Per Dajkon- Po librin e

Per Dajkon- Po librin e blejme dhe lexojme vete ne o tu mbyllte e mendjes. Merre edhe zenelken, pime votka ne "Tymka", hame kernacka e tju shpie Lalka per gjah andej nga cuan te ziun Trebicka.

Une Bashkimi, kam vuajtur

Une Bashkimi, kam vuajtur ne burg per Interin! Endrra ime me e madhe...

Bashkim Fishta, shqiptari i cmendur pas Interit, tregon se si dashuria per Interin e ka ndihmuar te mbijetoje. Ai ka qen nje ish i burgosur politik ne kohen e komunizmit dhe tregon ne faqet e Gazzetta dello Sport eksperiencen e tij pas hekurave dhe shpjegon se si Interi e ka ndihmuar te mbijetoje ne ate ferr. Ne te njejten kohe ama dashuria per Interin i ka kushtuar shum shtrenjte: Ishte qershori i vitit 78, Interi fitoi Kupen e Italise: "Une qesha me te madhe dhe shtregova grushtat fort, gati sa spo qaja nga gezimi. Por nje roje ne ate moment me shikon, me denuan me 30 dite ne izolim, 3 metra katror dhoma dhe buke me uj vetem nje here ne dite, e sa her vinin rojet ose me gjuanin ndonje shqelm ose ne rastin me mire me fusnin vetem ndonje te share."

Ai doli nga Burgu ne 1989 pas 20 viteve Burg, tani jeton ne Udine dhe mezi po pret te shikoj Interin ne ndeshjen e ardhshme ne TV. Dikur admironte Mazzolen kurse sot ka idhull Zanettin, Bashkmi kurre nuk e ka pare Interin LIVE ne Stadium: "Kam frik se do te emocionohem aq shume saqe mund te vdes.." shprehet ai pa turp dhe me syte plot dashuri per Interin..

“Dashuroje”, thotë himni. Kush mund ta ketë dashuruar më shumë se Bashkim Fishta, i cili për Interin ka pësuar 30 ditë tortura në burgun shqiptar? Sot 67 vjeç, tani jeton në Udine..

Dënimi

“I vogël punoja në një fabrikë metalurgjike të Tiranës. Ishte fillimi i viteve ’60. Orhan, një koleg turk, më fliste gjithmonë për një skuadër italiane tepër të fortë që quhej Internazionale. Mua më pëlqen futbolli, madje edhe e praktikoja. Më pëlqente Italia, por s’mund ta thonim hapur, sepse nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, Italia dhe Perëndimi, ishte armik. Nën batanije dëgjoja radion “Zëri i Amerikës” dhe imagjinoja ndeshjet e Interit. Një ditë i sugjerova drejtorit të fabrikës time blerjen e një makinerie italiane të dorës së dytë. Kjo bëri që të më akuzonin për propagandë armiqësore. Në gjyq nuk kërkova falje. Përse? Kisha një karakter 'alla Balotelli', nuk përulesha lehtë. Kështu në moshën 23-vjeçare hyra në burgun e Spaçit në Mirëditë, 200 km nga Tirana: 12 vjet për të vuajtur, të cilave iu shtuan edhe 10 të tjerë, pas një greve kundër kushteve të burgut".

Tortura

“Zgjim në orën 4, të gjithë ditën në minierë për të ngarkuar me duar vagona prej 2 tonësh. Në mëngjes na mundonin së tepërmi me pras të zier në bark, pasi humbja e ndjenjave nga lodhja ishte një farë rregulli. Pastaj na varnin me kokë poshtë përmes një teli hekuri të lidhur në kavilje, për t’u shpjeguar të tjerëve që ishte mirë të mos bienin të fikëtit. Kam parë shumë vetë që vetëvriteshin para syve të mi. Për të mos u çmendur duhet të sajoje mendime të bukura. Unë kisha Interin... Imagjinoja ndeshjet e Mazzolas, në minierë ashtu siç ndodhte edhe nën batanijen e shtëpisë dhe flisja me at Mescalan,(PATER MESHKALLA) një i përndjekur, si të gjithë fetarët. Në seminar kishte mësuar italishten dhe ma mësonte mua. E doja aq shumë Italinë, sa që më quanin “Maccherone”. At Mescala e adhuronte futbollin, por ishte aq i ëmbël sa që nuk bënte tifozllëk, për të mos lënë pas dore asnjë skuadër. Pastaj erdhi ai 9 qershor 1978. Ishim të rreshtuar në oborr për një drekë nën një diell flakërues: 45 gramë mishë që faktikisht ishte i gjithi kockë, 300 gramë bukë. Pas dhjetë vjetësh në minierë peshoja 40 kg. Nga altoparlantët del një edicion lajmesh i “Radio Tirana”. Çuditërisht japin një lajm italian. “Dje në Romë, Internazionale fitoi Kupën e Italisë, duke mposhtur Napolin në finale me rezultatin 2-1”. Unë buzëqesh dhe shtrëngoj grushtët. Një roje e vëren dhe më dënojnë me 30 ditë izolim: 3 metra nën tokë, në errësirë, me 1 herë në ditë bukë e ujë dhe me rrahje keqas nga ana e rojeve për çdo turn ndërrimi. E të thuash që çdo ditë kishte 3 ndërrime rojesh, bëjini ju llogaritë... Nga ky ferr i imi i kam ende shenjat në lëkurë. Por edhe në ato 3 metra të errët ëndërrova Interin, mendimi i vetëm që më ndihmoi të mbijetoja”.

Liria

“U ktheva i lirë në vitin 1989, pas 20 vjetësh dhe 147 ditëve burg. Na dhanë menjëherë një pasaportë, duke shpresuar që të emigronim përpara zgjedhjeve. Më 9 tetor 1990 zbarkova në Trieste me gruan time Luljeta dhe vajzën time Jutey, e cila atëherë ishte 4 muajshe, por që tani sapo ka bërë provimin për Universitet. Le të shpresojmë, dëshiron Mjekësinë. Kurse unë gjeta punë në Udine, pastroja xhamat. Pashë për herë të parë Interin në televizion: një derbi. Po gëzimi më i madh ishte Milito, që na dha Champions League... Luljeta më përsëriste: “Mos bërit! Kushedi ç’thonë fqinjët?”. Po mos duhet vetëm të shtrëngoja grushtët? Tani e kam të drejtën të bërtas! Do të shoh në TV edhe Inter-Udineze. Kam abonimin në një kanal shqiptar, që kushton më pak. Mazzola ka qenë heroi im i madh, ndërsa tani kam vlerësim të jashtëzakonshëm për Zanettin, kapitenin. Një herë u afrova në hotelin e Udines, ku kishte ardhur Interi dhe kur pashë lojtarët nisa të qaj, nuk kam turp ta them. Interi është ëndrra e një jete të tërë. Dobësia ime. Por nuk e kam shikuar asnjëherë në stadium, sepse do të emocionohesha shumë”. Por ndoshta është rasti që presidenti Moratti ta ftojë të paktën një herë në “shtëpinë” e një Interi, që me siguri nuk është dashuruar kaq shumë sa nga Bashkim Fishta. Ai e ka dashur deri edhe në ferr..

Add new comment