Burra dhe joburra

Postuar në 12 Shkurt, 2012 02:48
Ardian Vehbiu

Çështja e homoseksualitetit ndër shqiptarë kthehet herë pas here në debatet publike me protagonistë debatues zakonisht meshkuj. Që homoseksualiteti i deklaruar po shqetëson veçanërisht mashkullin shqiptar, kjo besoj unë ka lidhje të ngushtë me vetë çështjen e debatuar.

Duke lexuar e dëgjuar reagimet e vetvetishme të personave të ndryshëm, shpesh anonimë, ndaj homoseksualitetit në Shqipërinë urbane dhe metropolitane, nuk mund të mos vësh re se një pjesë e mirë e tyre tradhtojnë një ambiguitet serioz në mënyrën si mashkulli shqiptar modern e përjeton seksualitetin në përgjithësi dhe mashkullsinë në veçanti.

Kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me perceptimin e dyzuar që i bëhet homoseksualit – më një anë si një njeri që “e ka mendjen te bytha” dhe më anë tjetër si një “bythëqirë”, ose njeri që “e përjeton seksualitetin e vet nëpërmjet bythës”. Këto dy modele, ku i njëjti surrogat gjenital – anusi – paraqitet një herë i lakmuar, ose si objekt i dëshirës; dhe një herë tjetër si vegël identifikimi, ose instrument i dëshirës, mbeten të papajtueshme mes tyre.

Ka edhe më. Këtij modeli të dyzuar, i mbivendoset një model i dytë, ku mashkulli homoseksual nuk është veçse një mashkull që ka hequr dorë nga mashkullsia për t’u shndërruar në femër (nëpërmjet manierizmave të sjelljes dhe të të folurit, zakoneve kurioze të higjienës vetjake si depilimi ose makijazhi ose lyerja e flokëve, veshjes ekzibicioniste, etj., por sidomos duke u tërhequr pas mashkullit pronar dhe përdorues i penisit); dhe një model i tretë, ku mashkulli homoseksual zakonisht i moshuar, këtë herë i quajtur gjithnjë pederast, interesohet për çuna të rinj ose dylberë, duke u paraqitur si një version beninj (legal) i pedofilit.

Është për t’u vënë re që emërtimi pederast, i cili në gjuhët e origjinës përdoret me kuptimin “pedofil”, në shqipe dhe në gjuhë të tjera ballkanike përdoret me kuptimin “homoseksual aktiv”.

Megjithatë, diskursi i sotëm popullor dhe populist për homoseksualët meshkuj në Shqipëri mbizotërohet nga imazhi i gay-t të femërzuar, i cili e përjeton seksualitetin anal në mënyrë pasive; ose që kërkon të depërtohet, jo të depërtojë. Ky është pikërisht edhe imazhi që u ofrohet masave për ta përbuzur dhe për t’u distancuar; sepse në vetvete është një kombinim djallëzor i dy sekseve tradicionale që vë në krizë pikërisht dallimet mes tyre dhe krejt institucionet sociale që mbështeten në këto dallime, duke filluar nga familja vetë.

Këtu nuk mund të mos mendosh se imazhi i seksualitetit që duket se sundon opinionin publik në Shqipëri i përgjigjet jo aq modelit të mbështetur në inventarin gjenital dhe në ndarjen e roleve gjatë riprodhimit; por një modeli tjetër, i cili themelohet mbi dallimin funksional midis një seksi aktiv (depërtues) dhe një seksi pasiv (të depërtuar).

Shtoj këtu se këtë dallim e gjen të shtjelluar qartë te Foucault (The History of Sexuality II, The Use of Pleasure, Vintage Books Edition 1990, f. 46 dhe vijim), i cili i referohet ndër të tjera edhe Aristotelit, kur analizon perceptimin e seksit, të diferencave seksuale dhe të seksualitetit në Greqinë e lashtë, duke dalluar mes seksit “aktiv” ose agens nga seksi “pasiv” ose patiens, në kuadrin e çka grekët e quanin aphrodisia (latinisht: venerea), ose veprimtarisë seksuale si burim kënaqësie.

Vetë Aristoteli, gjithnjë sipas Foucault, e bën të qartë shprehimisht se “femra, si femër, është pasive; dhe mashkulli, si mashkull, është aktiv.”

Foucault shpjegon, në vijim të kësaj ideje, se një koncept i tillë i seksualitetit vetvetiu do t’i ndante njerëzit në aktorë aktivë dhe në aktorë pasivë, sa i përket dramës së kënaqësisë; me të parët si subjekte të veprimtarisë seksuale dhe të dytët si partnerë-objekte.

Në Greqinë klasike aktorët aktivë ishin, gjithnjë sipas këtij këndvështrimi, të gjithë meshkuj të rritur dhe të lirë; të dytët përbënin, përkundrazi, një grup heterogjen, që përfshinte jo vetëm gratë, por edhe “djemtë” dhe “skllevërit”.

Një vizion i ngjashëm, në mos i njëjtë për seksualitetin, edhe pse jo i arsyetuar si në Greqinë e lashtë por më tepër instinktiv dhe impulsiv, do të ketë mbijetuar për bukuri ndër shqiptarët e sotëm; mes të cilëve dallimet midis seksit “aktiv” dhe seksit “pasiv” duket se marrin përparësi ndaj atyre thjesht gjenitale, midis meshkujve që kanë penis dhe femrave që kanë vaginë.

Të jesh mashkull, brenda këtij vizioni, do të thotë jo vetëm të zotërosh penis, por edhe ta përdorësh penisin aktivisht, pavarësisht nëse me funksione riprodhuese ose thjesht kënaqësie; përndryshe, një mashkull “anatomik” që, me përkufizim, tërhiqet seksualisht ndaj meshkujve depërtues, do ta vërë ndarjen e sekseve në krizë, meqë do të paraqitet në publik si “mashkull” që kërkon të jetë njëkohësisht edhe “femër”; mashkull për shkak të anatomisë dhe identitetit vetjak, femër për shkak të rolit pasiv që kërkon të luajë brenda marrëdhënies seksuale (ose interesimit erotik për persona të të njëjtit seks me të).

Dukurinë e ka analizuar mirë dhe në hollësi Nicola Mai, në artikullin e vet “Mashkulloriteti shqiptar, puna e seksit dhe emigrimi: homoseksualiteti, SIDA dhe kërcënime të tjera morale,”, botuar në revistën Përpjekja, nr. 17 (verë 2003), f. 62-78, i cili dallon, edhe në Shqipëri, si gjetiu në Ballkan, “një rend simbolik fallocentrik dhe heteropatriarkal, […sipas të cilit] vetëm burrat e vërtetë […] janë ruajtësit dhe mbajtësit e rendit dhe të respektit dhe kanë të drejtën të administrojnë pushtetin duke afirmuar mbizotërimin dhe dominimin e tyre mbi ‘të tjerë’ me më pak nder apo më pak mashkulloritet.”

Mai studion, në këtë kontekst, edhe zakonet seksuale të të ashtuquajturve punëtorë të seksit në Itali, të cilët shkojnë, përkundrejt një pagese, me homoseksualë pasivë vendas; dhe që, ironikisht, pas një stazhi disavjeçar në këtë profesion, emancipohen në administratorë ose mbrojtës prostitutash femra, derisa të shkëputen përfundimisht nga tregu i punës seksuale, për të kaluar në veprimtari të tjera joseksuale, edhe pse gjithnjë me natyrë kriminale. Edhe njëri rol edhe tjetri, sipas të intervistuarve nga Mai, nuk e vënë në dyshim mashkullsinë e perceptuar të këtyre individëve, e cila gjithsesi shprehet nëpërmjet depërtimit; çka konfirmon edhe përshtypjen, mjaft të përhapur, se , homoseksuali aktiv nuk perceptohet po aq mirë sa partneri i tij pasiv nga opinioni publik pak a shumë folklorik ose tradicional; dhe se ndarja e meshkujve homoseksualë në aktivë dhe pasivë nuk është njëlloj funksionale dhe e dukshme sa ndarja tjetër, analoge, në homoseksualë burra, në thelb të padallueshëm nga heteroseksualët madje edhe kur nuk kanë kurrfarë interesi për seksin e kundërt, dhe homoseksualë gra, ose pasivë, ose kurva, motra, teze, etj., të cilët janë në thelb të asimilueshëm me gratë.

Kështu mund të shpjegohet pse opinioni publik, së paku në Tiranë, gjithnjë ka treguar interes të veçantë për homoseksualët pasivë – disa prej të cilëve i kanë identifikuar botërisht dhe ndonjëherë edhe ngacmuar në rrugë; në një kohë që homoseksualët aktivë, ose partnerët e detyrueshëm dhe të pashmangshëm, pse plotësues, të këtyre pasivëve, nuk është kujdesur as shqetësuar kush për t’i njohur dhe identifikuar (me përjashtim të pederastëve dhe të pedofilëve të dyshuar, të cilët duhen njohur dhe stigmatizuar, kryesisht për të mbrojtur fëmijët prej tyre).

Rëndësi ka, në këtë kontekst, akti depërtues, jo aq natyra specifike ose identiteti i objektit të depërtuar.

Brenda këtij modeli alternativ të seksualitetit ka qenë gjithnjë vështirë t’u bëhet vend edhe femrave homoseksuale, ose lesbikeve; të cilat zakonisht janë shpërfillur krejt, meqë aphrodisia e tyre, si rregull, nuk shoqërohet me ndonjë lloj depërtimi – pavarësisht nga rolet që mund të luhen dhe lojërat seksuale pak a shumë simbolike që mund të eksperimentohen brenda çiftit lesbik.

Kjo ndoshta shpjegon edhe pse, në debatet e sotme për homoseksualitetin, femrat nuk duken shumë të shqetësuara, as të rrezikuara në seksualitetin e tyre; jo aq sepse janë më të emancipuara dhe toleruese se meshkujt përkatës, as për hir të solidaritetit me gay-t pasivë përballë pushtetit dhe “dhunës” së mashkullit depërtues tradicional; por më tepër, besoj unë, për shkak se vetëdeklarimi homoseksual, brenda modelit aktiv/pasiv të seksualitetit të cilit vijon t’i referohet opinioni publik ndërshqiptar, nuk përfaqëson ndonjë farë kërcënimi për femërsinë.

Kriza e sotme në opinionin publik shqiptar, me fjalë të tjera, ka të bëjë drejtpërdrejt me konfliktin midis dy modeleve të papajtueshme të seksualitetit – modelit riprodhues, që mbështetet në funksionin gjenital parësor; dhe modelit tjetër, ose “skenik”, që mbështetet në ndarjen e roleve në aktive dhe pasive, gjatë marrëdhënies seksuale. Ky konflikt është serioz sa s’bëhet, meqë perceptimi që ia bën mashkulli shqiptar seksualitetit të vet qëndron në themel të strukturave autoritare ekzistuese të familjes, të komuniteteve dhe të institucioneve sociale e politike; dhe si çdo konflikt tjetër serioz, nuk mund të gjejë zgjidhje, veçse gradualisht, me mirëkuptim nga të gjitha palët e përfshira.

Comments

Submitted by +-anonimi (not verified) on

Jane ngaterruar kaq keq gjerat demografike qe une them me plot gojen qe shoqeria e shekullit te kaluar ka qene me e celivizuar se sa sot. Kjo vlen per qytetin te kuptohemi. Ne qytetet e shqiperise nuk dua ti cilesoj me emra, se dhe dihen qytetet. Kam pershtypjen se homot guximtare, nuk kane pasur keto probleme qe kane sot. Dhe kjo vjen nga nakatosja e popullsise. Nakatosje, po cfare nakatosje; ku nuk e njeh me fqinjin tend. Kam lexuar nje here nje lajm qe: e vrau dhendrin pse u takua me te fejuaren!!! Sigurisht nga gazetat ne faqe te pare. Ne mos gaboj ishte ushtar dhe kishte takuar te fejuaren...... No koment...E..ee dhe me duhet te bej Eee se me asfiksohet logjika. Dhe arsyeja, normalja, qytetaria u vra. Ka nje mije fjale per ta ilustruar e merreni me me mend se cfare shoqerie jemi. Kjo ka ndodhur ne Tirane. Po ne nje Tirane para nje gjysme shekulli nuk i vriste kush  Homot/Dylberet, po dhe kur e benin ate pune; jane perjetsuar ne art, ne kenge qe, na ka ardhe deri ne ditet tona. “Sulcebegu i vogel hyn e del n’Xhomi, me vra Daja Nipin ku ka bo vaki.- Cuno more Cun gushen si Pellum...“ Nuk besoj qe nuk ka dasem para  ’90 qe nuk eshte kenduar kjo kenge dhe, ne te jemi shkrire e dehur nga tingujt e tekstit dhe muzikes dhe arratisur gjithsekush ne fantazite e tij burre apo grua. Tani bejeni vete krahasimin ene hapni i teme per katunarine se ka me interes. Katunaria shqiptare do kohe ti pertypi. qe do ti pertypi nuk kam asnje dyshim se jane rrace shume vitale dhe, te etur per perparimtaren. Hajt shkrimin mund ta shkjushe me shqiptarshe....

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Emancipimi i nje shoqerie eshte karakteristike e tolerances dhe anasjelltas.Toleranca eshte produkt shoqeror qe kultivohet,ne shkolle,ne familje dhe TV,ne radio,ne shtyp;pra eshte nje game e gjere kushtesh qe sygjerojne nje edukim te tille.Ose vjen si pasoje e trashegimise.Te kerkojme sot nje trajtim tolerant te shoqerise ndaj homoseksualeve,aktive,pasive,fiktive,subjektive,objektive,e te tjere -ive eshte gjest i mire,por rrethanat piqen gradualisht si per gjithe gamen e gjere te vetive dhe virtyteve,qe po i quaj te humbura.Virtytet apo Mitet se shqiptari eshte shqiponje e lire,i drejte,i rrepte me"anmikun"jane sugjestione poetike;kemi difekte si çdo komb dhe mundohemi ti ndreqim.Pse shqetesohemi se shahet nje pederast rruges,ndersa eshte e njejta gje qe duhet te revoltoje kur shahet nje grua e bukur,apo nje plak qe ze rrugen,apo nje femije qe perplas xhamin tek xhami i dyqanit..Pra,kultivimi i tolerances ne pergjithesi zbut edhe ambientin per nje qendrim te tolerant ndaj homoseksualeve.Nuk eshte se jane ndrequr te tjerat dhe ka mbetur vetem kjo.Tani,shkroi z.Nano njehger,pastaj Koloreto C.e prape ky artikull;ne tre dite e njejti argument;pse nuk jane pederastet te lire te jene pederaste?A thua se kjo çliron mijera familje nga halli i varferise!Edhe ne bote shahen pederastet.Rendesi ka qe nuk futen ne burg,qe nuk hiqen nga puna,qe shitesja  me mllef rracor u refuzon buken kur shkojne ta blejne.

Submitted by Alban (not verified) on

per mua zgjidhja do te ishte qe gjithsecili te shikonte bythen e vete dhe mos ta fuse hunden ne te tjetrit. nese dikush ja shikon bythen dikujt 'me dashamiresi' ky duhet te marri gjithashtu parasysh qe njerez te tjere mund te ndjehen te fyer nga nje sjellje e caktuar ne publik. kjo vlen si per heterot dhe homot! pra, etika ne publik duhet te jete paresore per te gjithe!

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

Me vje me qesh me Toren, histori e vertete. E denune Toren me burg per pederasti ne koh te Dulles. Po nuk po dijshin ku me e fut. Ta futshin ke burrat, do natarrote gjith burgun. Ate dote Torja. E cune ke burgu grave. Grate sa e pane thirren:

- Shyqyr o Viktor se vdiqem per i cik k..

- Ouuu un vdiqa per vete! - ja ktheu Torja.

Ka qen ene i kong:

"Mu ke pesmet katci

Torja, Fimi, Baci

Andrea...

Kush e di ta vazhdoje po muni.

Submitted by suela (not verified) on

"Kjo ndoshta shpjegon edhe pse, në debatet e sotme për homoseksualitetin, femrat nuk duken shumë të shqetësuara, as të rrezikuara në seksualitetin e tyre; jo aq sepse janë më të emancipuara dhe toleruese se meshkujt përkatës, as për hir të solidaritetit me gay-t pasivë përballë pushtetit dhe “dhunës” së mashkullit depërtues tradicional; por më tepër, besoj unë, për shkak se vetëdeklarimi homoseksual, brenda modelit aktiv/pasiv të seksualitetit të cilit vijon t’i referohet opinioni publik ndërshqiptar, nuk përfaqëson ndonjë farë kërcënimi për femërsinë."

Kjo nuk eshte e vertete. Ndoshta eshte me e veshtire per tu dalluar ne trajten e saj konverse, dmth,  kur shfaqet nje fare kercenimi per femersine ky etiketohet shpesh si homoseksualizem. Une mbaj mend edhe vete autorin t'i kete quajtur femrat 'aktive', se pari feministe e fill me pas lezbike te shemtuara.

Submitted by a.g. (not verified) on

Krize te sotme ne opinionin publik shqiptar nuk do te merrja guximin ta cilesoja. Problem social i shtruar per zgjidhje hap pas hapi, he , edhe pranohet. Jeta seksuale nuk eshte 'burra' dhe 'joburra', nuk eshte 'aktiv' dhe 'pasiv',  pasi perceptimi, ndjeshmeria, kenaqesia eshte e te dy kaheve 'pozitiv' e 'negativ' si ne fizike. Pasi, ta banalizoj, nuk kenaqet vetem piruni qe te fut nje kafshate ne goje...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.