Çfarë i ka mbetur Berishës për të bërë?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7498_1_2922.jpg?itok=MoKLgycq)
U bë kohë që qeverisja i ka ikur Berishës nga duart (qysh prej Gërdecit, të paktën, ai veç për të qeverisur vendin nuk e vret mendjen), por tani s’po i mbajnë këmbët as pushtetit të tij. Deri para ca kohësh (deri më 21 janar të vitit 2011), ai mbahej te diplomatët perëndimorë, të cilët edhe kishin rezerva serioze për opozitën, edhe nuk kishin arsye kushedi se çfarë për t’mos i dhënë mbështetje Berishës. “Ka pasur probleme me demokracinë e me shtetin e së drejtës? E pastaj? Jemi në vendin e shqipeve, dhe probleme të tilla janë normale” – kjo është ajo që kanë menduar diplomatët e eurokratët e Brukselit që mbulojnë zhvillimet në vendin tonë. E prandaj e kanë ‘mirëkuptuar’ Berishën, apo – kur Rama u është dukur si një alternativë dosido; dhe të shumtën e kohës, e tillë u është dukur, dhe e tillë ka qenë – e kanë mbështetur.
Berisha ka trukuar rezultatin e zgjedhjeve, dhe ata nuk kanë bëzajtur, ngaqë kanë menduar “hajt mo, punë shqiptarësh!”; Berisha ka plaçkitur e shpërdoruar pasuritë publike të vendit, dhe ata s’kanë si e pse të bëzajnë, ngaqë “shqiptarët kështu kanë bërë e bëjnë që të gjithë; pastaj, s’ka ç’u duhet atyre me pasuritë tona publike; bëjnë ndonjë raport, dhe kaq”; Berisha ka shtënë nën kontroll një e nga një institucionet e shtetit, dhe ata nuk kanë pasur pse të skandalizohen më shumë se sa duhet, ngaqë “kjo punë ka ndodhur me shqiptarët në harkun e 100 viteve të fundit”; Berisha i është vërsulur Ramës me libër shtëpie, në Parlament e kudo, dhe ata me siguri kanë thënë me vete, apo mes vedi, se “shqiptarët nuk dinë të komunikojnë ndryshe; Berisha e tepron pak, por në esencë ai përfaqëson shqiptarët me këtë mënyrë komunikimi” (pas 21 janarit do ftilloheshin disi; njëri syresh, shumë i rëndësishëm, më ka thënë se ka mbetur pa gojë kur ka dëgjuar Kryeministrin e vendit t’i drejtohet kryeprokurores me fjalën ‘lavire bulevardi’; kjo i ishte dukur tepër edhe në gojën e një shqiptari).
Personalisht i kam njohur këto rrethana, dhe kam menduar se, me fare pak inteligjencë, Berisha mund të bëjë ç’t’i teket në këtë vend e mund të qëndrojë në pushtet sa të dojë. Mjaft që të mos kalojë ca kufij, kam menduar, dhe këta të huajt janë gati t’i bëjnë kabull kontrollin e institucioneve publike, votat e vjedhura e rezultatin elektoral të trukuar, dhe praktika të tjera në kurriz të demokracisë e të shtetit ligjor. Të huajt nga njëra anë dhe opozita që s’prezantohej si ofertë nga ana tjetër, kanë qenë e vetmja degë, ku Berisha varej e qëndronte për bukuri. Opozita e Edi Ramës i ka dhënë alibinë publike për t’u sjellë ashtu si është sjellë, dhe të huajt i kanë dhënë legjitimitet, atë legjitimitet që rëndom ta jep vota e lirë (nëse s’të vjen nga sipër, nga Ai); është qesharake ta thuash këtë, por është e vërtetë: burimi më i mirë i legjitimitetit të pushtetit në Shqipëri ka qenë prore mbështetja e të huajve. Mirëpo, këta të fundit bëjnë çmos ta mbajnë beniaminin e tyre në Shqipëri në kufijtë e së pranueshmes e brenda ca kufijve që ua sugjeron – Kush? Kushtetuta? Ligjet? Rregullat? Jo – common sense-i e konteksti politik i momentit (e meqë jemi në këtë pikë, duhet thënë një gjë: e vetmja mënyrë për t’i bërë të huajt të ngucen në funksionin e rolin e tyre jo publik është mbajtja e politikës shqiptare larg kufijve të anormalitetit; për sa kohë kjo nuk bëhet, diplomatët e huaj do të vijojnë të jenë jo vetëm burimi më i mirë i legjitimitetit, por edhe protagonistë absolutë të jetës publike e politike shqiptare).
‘Për fat të mirë’ e për shkak të tahmasë për të sunduar, Berisha nuk di të bëjë gjë tjetër në këtë botë, veçse të kalojë kufij. Ai pra ka kaluar në zonën e anormalitetit, dhe aty po operon. Për shkak të asaj që ndodhi më 21 janar, e për shkak të sulmit brutal që u ka bërë institucioneve pas kësaj date, me synimin për të mbrojtur veten e të vetët, ai nuk ka zonë tjetër ku të lëvizë. Berisha prej asaj kohe e tëhu është i dënuar të lëvizë në zonën ku askush nuk e kupton më e ku diplomatët e kanë të zorshme ta mbështesin. Berisha ka një axhendë krejt tjetër tanimë. Ai do ta sulmojë se s’bën kryeprokuroren e prokurorët, ai do të kërkojë të kontrollojë trupat e gjykimit të çështjes së 21 janarit, ai do të kërkojë të fusë nën kontroll gjithë sistemin e drejtësisë, ai nuk do të pranojë të negociojë “të drejtën e vet kushtetuese” për të çuar në karrigen e kreut të shtetit idiotin/en më të parë që ka afër vetes, pasi kështu do të heqë Ina Ramën nga posti i kryeprokurores e do të vendosë në atë post ndonjë Alibeaj, ndonjë Halim, apo ndonjë Halimbeaj.
Është një axhendë që diplomatët e huaj në Tiranë nuk mund, e nuk ka pse ta ndjekin. Prandaj kanë zënë të pozicionohen qartë kundër Berishës. Arvizu-ja i lejoi vetes të thosh para ca ditësh një gjë, që s’kish guxuar asnjë ambasador amerikan ta thosh deri më sot: Kush sulmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, do të duhet të mendojë pasojat. Mesazhi ish për Kryeministrin, i cili e mori atë. Qysh atë ditë, kryeprokurorja ka gjetur rehat. Kryeministri ka folur çdo ditë në publik e për publikun, por me kryeprokuroren nuk është krruajtur. Përveç kësaj, ambasadori ka filluar të promovojë në mënyrë të ethshme Lulzim Bashën, si pasuesin e Berishës. Ky i fundit nuk ka pse të jetë, në teori, kundër këtij promovimi, pasi Lul Basha është Frankeinstein-i i dalë nga duart e nga laboratori i tij, por puna është se ka zënë të bjerë dakord që Basha të recitojë gjëra që nuk çojnë ujë në mullirin e tij.
Ç’do ndodhë nesër? Nëse Berisha është jashtë këtyre lojërave e hesapeve që po bëhen, e nëse ai ndien se rrezikohet seriozisht, ka shumë gjasa që të nxjerrë në shesh atúnë e vet, gurin e fundit, zarin që hedh çdo horr ballkanik kur ndien rrezikun shumë pranë. Ka shumë gjasa pra që Berisha të rifillojë të luajë me kartën e nacionalistit, e cila mund t’i bëjë amerikanët që ta shohin me frikë si destabilizues të rajonit, e rrjedhimisht ta rimarrin në konsideratë si lojtar, jo për ta toleruar në pushtet, por për t’i dhënë ca garanci për vete e për fëmijët e nakatosur keqas në aferat korruptive. Laku po i ngushtohet aq shumë Berishës, sa duket se edhe ca ditë, dhe ai do të fillojë të dalë me tezën e Shqipërisë së Madhe, do fillojë ta vizitojë Prishtinën ca si shpesh, do fillojë t’u dërgojë mesazhe të shumta shqiptarëve të Ballkanit, do fillojë të presë vend e pa vend në zyrë njerëz nga Prishtina e nga Tetova, do fillojë të ashpërsojë gjuhën ndaj serbëve, ndoshta edhe ndaj grekëve. Nuk ka për t’i ecur këtë herë. Jo sepse kauzën e kanë zënë të tjerët (mund të luajë ai më fort, e më besueshëm se sa Albin Kurti?), por sepse karta e Berishës nacionalist nuk ecën më. Dhe sepse, me krimin e 21 janarit, Berisha është krejt i zbuluar. Prangat mund t’i vihen nga momenti në moment.
Është për të qarë hallin. Por nuk kemi pse t’ia qajmë. Përkundrazi, bëjmë të lutemi që halli t’i bjerë mbi krye sa më shpejt.
Comments
Ne fakt,pas '97 kam menduar

Ne fakt,pas '97 kam menduar se Berisha edhe ne Hene mund te shkonte,por ne karriket e tere ndertesave buze bulevardit s'do te ulej me kurrsesi,perfshi dhe ato pas bishtit te kalit te Skenderbeut,Bashki&ministri e Bujqesise.Por gjerat racionale jane opsion luksi ne atdheun e irracionaleve.Berisha erdhi prape,dhe beri aq zullume,sa njerezit harruan referendumin kanuno-anadollak per Kushtetuten,harruan vjedhjen revolucionare te 26 majit,harruan edhe zhvatjen e kursimeve ne '97 biblike,harruan fare rizgjedhjen President te Berishes nen krismat e armeve,qe sepse me ka kujtuar sekuencate nje filmi me Robin Hud-in,kur jashte kishes sulmohej nje satrap,ndersa ky nga brenda nxiste priftin qe te thoshte ritualin e marteses me te dashuren e Robin Hud-it.Harruan shqiptaret,se Berisha kombinoi me te renda akoma.Vodhi 22o milione euro me firmen dhe vulen e Bashes(kujtohuni formulen e famshme te vendimeve unanime),vrau 26 te pafajshem ne gerdec dhe zhduku mjaft miliona euro dhe aty,se municionet zyrtarisht çmontoheshin(por ne fakt shiteshin),vrau ne 21 janar..Pra,si makine mishngrenese,Berisha eshte e paezaurueshme.ai mund te beje me.Une shpresoj se qeveria jone e ambasadoreve(ju z.Mustafa e paskeni mik njerin prej ketyre konsujve romake,se qenka habitur kur Berisha kanunor shan grate-merre me mend qe Kanuni thoshte qe nuk vritet hasmi kur aty prane kalon ndonje grua shtatzene,qe te mos i trembet femija ne bark),pra shpresoj qe qeveria e ambasadoreve ishalla mban mend qe kete cope truall me shume gure dhe pak toke pjellore ne e kemi trasheguar ne mijevjeçare,dhe rastesisht quhemi vendalinj,e mbase e kemi ndonje te drejte te pyetemi se çfare do behet me ne.Kaq te drejte elementare duhet te na e japin qeveritaret-ambasadore!Pa se ç'do beje Berisha,as Allahu e di!Por ka te ngjare qe te jete semure seriozisht,se rruget e Zotit jane te mistershme.I bukur hibridi halimbeaj,kujtoja se me kish shkuar ne mend vetem mua!

Berishes i ka met me vra

Berishes i ka met me vra veten me di pluma. Kur te çi nanen teme vec kjo i ka met.

Pershendetje z. Nano, E

Pershendetje z. Nano,

E lexova me vemendje artikullin tuaj dhe mendoj se keto fjale jane ne mendjen e cdo shqiptari, duke perfshire ketu edhe ata qe e kane udheheqesin tone kryeminister idhull apo ku ta di une se cfare.

"Është për të qarë hallin. Por nuk kemi pse t’ia qajmë. Përkundrazi, bëjmë të lutemi që halli t’i bjerë mbi krye sa më shpejt". Gjithesesi a zgjidhen hallet tona, apo duhet te presim dhe ca sa te krijohet nje klase qeverisese sipas shembullit europian?

Faleminderit

Bravo Mustafa Nano, sidomos

Bravo Mustafa Nano, sidomos me urimin e fundit!

Dakord me Mustafa Nanon,

Dakord me Mustafa Nanon, duket se te huajt e kane braktisur Berishen. Ishte gabim i pafalshem vendimi i tyre qe Berisha te mbetej ne politike pas vitit 1997, me pretekstin se koalicionit te majte i duhej nje opozite e forte.

Pyetjes "Cfare i ka mbetur

Pyetjes "Cfare i ka mbetur Berishes per te bere ?", cdo shqiptar mund ti pergjigjet fare lehte.

"Do vjedhi zgjedhjet e 2013". Sidoqofte pjesa qe me pelqeu me shume ne artikull ishte: "Berisha eshte bere per ti qare hallin" Po qe se eshte e vertete kjo atehere "Populli eshte be per te vrare veten." Sa per nderkombetaret ata jane gjithmone ne krah te popullit. Nqs populli ngrihet ne portesta te perditshme (jo te thirrura nga opozita), nderkombetaret do e ashpersojne shume gjuhen me kete diktator. Si shembull mund te merren vendet e Afrikes Veriore. Deri dy jave para fillimit te protestave diktatoret e ketyre vendeve kishim raporte shume te mira me BE dhe USA. Sapo populli u ngrit kunder tyre edhe BE dhe USA i kthyen shpinen.

Perfundimi: Zgjidhjen e ka ne dore populli shqiptar dhe jo nderkombetaret.

Shume e sakte analiza, por

Shume e sakte analiza, por seç me sjell nder mend historine e vjeter romake. Çezari u vra e mbi varrin e tij Mark Antoni etj mbanin fjalimin... ndersa i vetmi qe tha - 'mire ja bene diktatorit'- ishte Ciceroni, por ah, qe ai nuk ishte politikan dhe kjo shenoi momentin fatal kur jo vetem qe nuk e mori dot pushtetin po pati edhe fundin e tij te tmerrshem te pamerituar.....

A je i sigurt ne keto qe

A je i sigurt ne keto qe thua: Une e di ndryshe. I vetmi qe e mbrojti ishte Ciceroni. Pra ai bente sikur e kritikonte, por ne fakt e ngrinte lart...

Katarakt, pershendetje! Do ta

Katarakt, pershendetje!

Do ta besoja ate qe di ti,po te ishte Ciceroni politikan...

Ciao

Atje ku thuhet per Muçin:

Atje ku thuhet per Muçin: Gazetar. columnist, duhet thene: Gazetar komunist

Cfare i ka ngelur Berishes

Cfare i ka ngelur Berishes per te bere? Te beje Muc Nanon president qe te fillojne te na zgjidhen hallet tona :)

Hic mo burre, asigje nuk i ka

Hic mo burre, asigje nuk i ka ngel, po prap Rama nuk e mund dot se nuk do heqim nje diktator 70 vjec per te vene nje tjeter 50 ne vend te tij.

zoti po shikon endrra me

zoti po shikon endrra me syhapet.

Berisha eshte politikani dhe patrioti i zoti,problemet e se majtes nuk do ti zgjidh berisha,problemi juaj eshte se ju si te majt jeni akoma ke blloku nuk mund te dilni dot nga blloku,se udheheqesi juaj

rama eshte nje politikan medioker ekstemist i pa ndreqshem ,ai guxoj ate qe se beri fatos nano e beri rama duke reabilituar bllokun,qe nga cuni i xhelatit gjoni,e bushatet ,pezat e te tjer,keshtu qe shqipetaret e din se nuk vje demokracia nga blloku e as nga politikan sharlatan si erion velija,ju e dini shum mir se topi e spahija ka vetem njerez te majte qe ka per rreth vetes,prandaj une jam shum i sigurt se melidershipin qe kenin ju ps jeni vetem te humbur sa qe te mundoheni jeni te humbur se nuk keni vizionin e shtetit perendimor.

zoti Nano po shikon endrra

zoti Nano po shikon endrra me syhapet.

Berisha eshte politikani dhe patrioti i zoti,problemet e se majtes nuk do ti zgjidh berisha,problemi juaj eshte se ju si te majt jeni akoma ke blloku nuk mund te dilni dot nga blloku,se udheheqesi juaj

rama eshte nje politikan medioker ekstemist i pa ndreqshem ,ai guxoj ate qe se beri fatos nano e beri rama duke reabilituar bllokun,qe nga cuni i xhelatit gjoni,e bushatet ,pezat e te tjer,keshtu qe shqipetaret e din se nuk vje demokracia nga blloku e as nga politikan sharlatan si erion velija,ju e dini shum mir se topi e spahija ka vetem njerez te majte qe ka per rreth vetes,prandaj une jam shum i sigurt se melidershipin qe kenin ju ps jeni vetem te humbur sa qe te mundoheni jeni te humbur se nuk keni vizionin e shtetit perendimor.

Seriozisht tani Muci, cfare i

Seriozisht tani Muci, cfare i ka ngelur berishes per te bere.

Pak gjera ne fakt, te zgjedhe presidentin qe i do trapi, prokuroren dhe kreun e shikut rrjedhimisht.

Te rrije dhe nje vit e gjysem ne pushtet. Dhe me shume shanse po te besh llogarite elektorale (koalicionin me LSI) te marre pushtetin dhe per 4 vite te tjera.

Ti Muci vazhdo te analizosh gerdecin dhe 21 janarin :) Vetem se tani dhe Edi nuk eshte me kryetar bashkie dhe ska dhe kush te te fale apartament te ri gjithe keto vite qe do rrish ne opozite.

Guxo e shkruaj me ketu o

Guxo e shkruaj me ketu o Erion Brace, se ke palma e kryeministrise do te te var! Ha ha ha

Per Erjon Bracen Pse me kaq

Per Erjon Bracen

Pse me kaq inat me Mucin (sic po e quani ju z.Nano), apo se e keni zili sepse ai ka nje emer e jo jeni nje anonim? Zilia nuk con asgjekundi, prandaj, ndonjehre, kur te keni kohe, shkoni dhe falini mekatet, se ju qetesohet shpirti.

Mustafa Kete radhe je shume i

Mustafa Kete radhe je shume i gabuar ne keto qe shkruan nisur mbase nga deshira e Madhe dhe e Mire qe te Qerrohet apo thjesht po shkruan dicka sepse kjo eshte puna Jote ? Merr dhe Zgjidh ?

Asgje fare , eshte thjesht ceshtje kohe , sa te shtjere edhe precidencen ne Dore dhe pastaj me Radhe , eshte e vertete se nuk i ka mbetur asgje pa shtene ne dore , por kete radhe niset nga nevoja per te Mbrojtur Aktivitetin Kriminal te Familjes Biologjike dhe asaj te Klan-it te Tij.

Pra eshte Shtet brenda Shtetit ...............Eshte zhytur aq keq sa edhe cmimi qe do paguhet per ta lene do jete po prape i shtrenjte .....do e shesi veten shume shtrenjte deri ne fund....per Perfitim Politik edhe ate Juridik......Mos prit asgje tjeter . edhe Sikur ti vere edhe njehere flaken nga Kreu ne fund.........Per kete ka dhene edhe prova....

@ Ilir- o zenelo, po le nom

@ Ilir- o zenelo, po le nom o burr tu nderru emrat. Po ti dallohesh qe nga era qe je zeneli! Keshtu eshte kur e le abetaren pergjys, te morin vesh me nje her.

Zoti kryeminister shpetoi 15

Zoti kryeminister shpetoi 15 vite me pare nga hekurat, dhe ne 2005 prap ne karrigen e tij. E keqja e madhe eshte se do ja hedhi edhe kete here ,sepse shqiptaret nuk jane mesuar te denojne ndonje figure te rendesishme politike.Me kesisoj gjykatesish asnje gje nuk mund ndodh...Gjithesesi urojme qe gjyqesori kesaj radhe ti qaje hallin zotit kryeminister njehere e mire!!!("nuk mban me pilafi uje"!! mjaft me keta zoterinj pa skrupuj)

Keshtu ndoshta shpetojme te gjithe.....

Pikes mbi "i" i ke ra. Nje
Pikes mbi "i" i ke ra.
Nje korigjim: Frankenstein eshte emri i shkencetarit krijues te Perbindeshit, ose ndryshe Monsters.
Zoti Nano të faleminderit si

Zoti Nano të faleminderit si gjithmonë korektë sa për frazën e fundit do zoti sa më shpejtë aminnnnnnnn

Te gjithe qe diskutoni

Te gjithe qe diskutoni harroni llogjiken fare te thjeshte.

Cdo shqiptar po ta lesh ne karrike per nje kohe te gjate behet diktator. Prandaj Berisha duhet hequr ne 2013. Ne se vjen Edi Rama edhe ai duhet hequr pas 4 ose 8 vjetesh.

Keshtu qe mos u hidhni nga dega ne dege. Tani diktator eshte Berisha jo Rama. Dhe sa me shume te rrije ne pushtet aq me i rrezikshem eshte.

"..me krimin e 21 janarit,

"..me krimin e 21 janarit, Berisha është krejt i zbuluar. Prangat mund t’i vihen nga momenti në moment."

Oooohhhhh Zot ! Berisha ne pranga...beje te vertete kete.

..." Opozita e Edi Ramës i ka

..." Opozita e Edi Ramës i ka dhënë alibinë publike për t’u sjellë ashtu si është sjellë, dhe të huajt i kanë dhënë legjitimitet"...

Dakort me te gjithe shkrimin, por vetem fjaline e mesiperme nuk e kuptoj. Ku eshte faji apo gabimi i opozites?!

Meqe paske talent me gjet

Meqe paske talent me gjet video na e gjej pak dhe ate videon e asaj militantes te PS qe thonte ne mbledhje forumi "edhe bar do hame vetem ju mos u zini ....". Ose kap ndonje pensionist te PS qe ska vdekur akoma duke dhene ndonje opinion per Edi Kryetarin qe te rroje sa malet.

Perplasjet mes institucioneve

Perplasjet mes institucioneve jane gjera normale. Ngushllohem me idene dhe jo vetem te asaj qe po ben ambasadori amerikan.

Normal qe ju duket sikurse eshte qendrim kundra Berishes dalja e ambasadorit amerikan perkrah prokurores se pergjitheshme. Sepse ambasadori amerikan eshte aty ku duhet te jete.

Eshte e kote te shpresosh se nje dite mund te jete ne krah te opozites. Ne parim ai nuk mund te jete kurre. Kurse ne perplasjet mes institucioneve natyrisht qe ai dhe kushdo tjeter qe perfaqeson ameriken do te jete perballe çfardo pushteti e kujtdo partie politike qe te jete.

Duke pasur parasysh te gjithe veprimtarine me se pozitive te ambasadorit amerikan ndihem keq kur degjoj apo lexoj gjera te tipit" te gjithe duan te jene mik me Arvizu-ne" apo ambasadore qe sillen rreth oborrit e gjera te tilla qe jane ne kundershtim te plote me trumbetimin qe i behet rastit te prokurores, te ambasadorit danez apo te ndonje funksionari apo politikane ne Bruksel e gjetke.

Kur gjerat na shkojne per shtat nuk mungojne levdatat ashtu sikurse kritikat kur degjojme ndonje fjale apo shprehje se "burre shteti apo yll ne ngjitje" etj.

Hem u japin rendesi fjaleve te tyre dhe hem duhet ti mesojme se çfare te flasin.

Kjo nuk eshte politike, duhet ndare shapi nga sheqeri. Nuk ecet me parimin "o me ne, o kundra nesh".

Kujtojme se ishin me keq gjerat ne 97' e jo vetem politikisht.

Nuk zeme mend nga e kaluara e hidhur pasi kemi ne gjak parimin se fajin e ka gjithmone e absolutisht tjetri, ne fakt te gjithe jemi bashkfajtore.

Ne keto rrethana, kur dihet fare mire , se askush nuk mund te beje nje fare pajtimi kombetar, te pakten ne me aq mundesi sa kemi mos ti fryjme zjarrit.

Me kete fryme qe kemi sot, eshte me se e qarte se neser do kemi nje tjeter diktator ne krye qe vetem do i kemi ndryshuar emrin, natyrisht dhe akuzuesit e sotem do jene avoketer dhe avoketrit e sotem do jene akuzuesit e ardhshem.

Poshte mbreti, rrofte mbreti me pak fjale.

1 - Diplomatet e huaj mos na

1 - Diplomatet e huaj mos na shohin gje edhe si njerez me bisht? Se vetem kjo mbeti pa u thene nga z. Mustafa Nano. S'me duket shume korrekte kjo.

2 - Diplomatet e huaj nuk mund te njesohen, pasi kane qendrime te ndryshme, reagim te ndryshem, si dhe ndikim te ndryshem. Por me e rendesishme eshte te kuptojme se askush s'ka per te luftuar per te drejtat tona, per lirine tone, nese kete nuk e bejme ne. Z. Arvizu, dmth SHBA-te, perkrahen Ina Ramen, sepse ajo iu kundervu ketij koktejli tirani-zhvatje qe po gjunjezon gjithcka ne kete vend. Mesazhi eshte i qarte; "Ne perkrahim fort kedo qe lufton kundra berishizmit, por qe kete e ben ne emer te ligjit e demokracise dhe jo thjesht per interesa pushteti". Por lufta duhet bere nga shqiptaret. Askush s'do luftoje per ne.

3 - Pse te aludojme per nje sjellje nacionaliste te Berishes? Kjo s'ka asnje baze. Asaj qe realisht duhet t'i trembemi eshte nje 97 e dyte. Ketij populli ka shume gjasa t'i duhet ta rrezoje serish me dhune nje Berishe qe s'eshte mundur kurre me vote gjate karrieres se tij politike, sepse vota as ka qene e as do jete alternative kundra tiranive.

Pershendetje, Respublica! Me

Pershendetje, Respublica!

Me keni njoftuar by e-mail se Gusmari ka komentuar rreth komentit tim. Nuk e shoh?

@ M - Mos u merzit! Gjera qe

@ M - Mos u merzit! Gjera qe ndodhin. Edhe une nuk po i shoh gati te gjitha mesazhet qe kisha shkruar para disa oresh. Nuk eshte se "'Rruge e gjate e kane humb rruges". I pashe te afishuar a ne faqe. P.sh. pata nja dy replika me Astrit e bona dhe tani nuk po i shoh me.

Mbaj mend kur ishim femije dhe tek TVSH, nderpritej filmi e dilte ne ekran mesazhi: "Difekt teknik, rifillojme se shpejti." Atehere merziteshim shume nga difektet teknike, por sot uroj qe te kete qene i tille.

E vleresoj shume korrektesen

E vleresoj shume korrektesen tende, gjithashtu shkembimin e ndersjellte te ideve.

Gjithe te mirat

@ M- Vleresim teresisht

@ M- Vleresim teresisht reciprok. GjTM U too!

Sala - Saliu Edison

Sala - Saliu

Edison Ypi

Pyete; cili eshte kryetari i Partise Demokratike? Te tha se Kryetari i Partise Demokratike eshte Sala? Po? Atehere dije se perpara ke nje djale flori. Jo domosdoshmerisht nga veriu. Nje shqiptar qe sheh punen e vet. Qe banon, te themi, ne Berxull. Qe ka tre femije. Qe gruan dhe pleqte dhe femijet i mban me peseqind sakrifica. Qe mban mend mire tmerret e kohes se kooperatives. Ka qene nja tre a kater vite ne emigracion ku me pune te madhe ka fituar ca para dhe ka bere ca kursime te cilat i ka sjelle ketu dhe ka ngritur nje ferme te vogel. E ka te qarte se shteti kapitalist, me rregullat, me ligjet, me detyrimet, me taksat, nuk eshte si shteti i kurvit qe favorizonte dembelet, llafazanet, spiunet, por llereperveshurit. Ka ndertuar me nje mije mundime nje shtepi te re me permasa modeste. Dhe eshte ne kuptimin dinamik te fjales, i lumtur, domethene dje me mire se sot, neser me mire se dje. Eshte vendali. Rrotull ka te ardhur qe kane ndertuar shtepi edhe me te medha se te tijen. Por nuk i sheh me zili te ardhurit. Sepse ata sillen ne menyre diplomatike me njeri-tjetrin, dhe se, nderkohe qe ai ka qene ne Greqi, ata kane qene ne Angli, Belgjike, Gjermani, ku punohet me teper dhe fitohet me teper se ne Greqi. Eshte besimtar. Beson me shpirt. Nuk falet rregullisht pese here ne dite, por vete rregullisht cdo te xhuma' ne xhami. Nga '97-a mban te fshehur nje kallashnikov per te cilin prej vitesh nuk kujdeset me, madje ka harruar se ku saktesisht e ka fshehur. Lodhet nga puna dhe nuk sheh shume televizor. Gazetave sa u hedh nje sy. Edhe televizorin edhe gazetat i sheh me nje mosbesim. Nuk merr kurre ne telefon televizionet dhe radiot. Vetem degjon si ankohen te tjeret dhe buzeqesh me shpoti'. Internetin e di qe ekziston, por i duket dicka jo-serioze. Internetin e perdorin vetem femijet e tij. Habitet me celularin, dhe thote me vete me ironi; Si ia benim pa kete vegel kur s'e kishim?! I behet zemra mal per Rrugen e Kombit. I vjen keq per Kosoven dhe kosovaret qe nuk i kane fort' mire punet. E deh ideja se pas pak Sala do ta mbjelle Shqiperine me arra. Ka preferenca politike, por s'para flet per 'to, vetem me perjashtime te rralla kur e yshtin te tjeret. Per te tilla gjera pret diten e zgjedhjeve dhe kutine e votimit. Kur degjon se Partia Demokratike ka miting, dhe sidomos kur merr vesh se ne ate miting do flase Sala, fluturon nga qejfi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr nje parulle dhe shkon ne miting, ku bertet me sa ka ne koke kunder llafazaneve, pordhologeve, komunisteve, spiuneve. Deri sa te vije mitingu tjeter as llafoset as mburret per mitingje dhe te tilla gjera neper kafenera. Thjesht vazhdon punon, jeton, mban gruan, femijet. Habitet, dhe i vjen per te qeshur me ata qe Salen e quajne Saliu. Thote me vete; Neqoftese Sala do quhej Saliu, pse edhe Edi te mos quhet Ediu?!

Ama po te tha se Kryetari i Partise Demokratike eshte Saliu, tabloja eshte krejt tjeter. Para ke nje monster, jo domosdoshmerisht nga jugu, i cili, nese jo vete, e pamundur te mos kete pasur babane a xhaxhane a ndonje tjeter te aferm ne Sigurim. Nje njeri qe banon, ta zeme, diku ne nje fshat mes Roskovecit, Shpiragut dhe Mallakastres. Ku te shumten e kohes e kalon ne kafenene e fshatit. Fshataret e njohin, por s'ia varin. Eshte thashethemexhi i ndyre. Keshtu ka qene gjithmone. Merr neper goje gjithe fshatin. Mburret nen ze se s'ka qene dosido por brigadier, shef, kryetar. Se e therrisnin gjithmone ne Fier dhe ne Tirane per ca pune qe tashme s'ka guxim t'ia thote askujt. Natyrisht qe tani, mes brockullave te shumta, nuk thote me; Isha ne Fier me Gazin e shokut Kadri. Nuk eshte besimtar. Per tu falur as qe behet fjale. Sepse me Zotin, Perendine, kishen, xhamine, kete te pafe' s'e lidh asgje. Me lloj-lloj lidhjesh te erreta ka arritur te ndertoje vilen me te madhe ne fshat. Me papafingo, me hidromasazh, me basen te kalter, me te gjitha. Por nuk ja kane ziline. Sepse te gjithe e dine qe vila e tij nuk eshte hallall por haram. Flitet se mbjell hashash ne ca parcela te vogla larg fshatit. Per t'i mbajtur parcelat e hashashit ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica. Ka dy femije, por asnjerin ne terezi. Ne fshat te thone se femijet e tij qe vertiten neper fshat si ne jerm dhe nuk i shkojne mire me shkolle, edhe jermin e keqvajtjen ne shkolle i kane peshqesh nga hashashi i babait. Ben gjithe kohen propagande te per te majten. Me te gjitha menyrat, me te gjitha mjetet. Motoja e propagandes se tij, nje variant i: "Me gjak e morem, me gjak do ta mbajme" eshte: "Ne pushtet nuk vihet me vota, por vetem me vdekje". Jo rralle, mengjeseve u telefonon televizoreve, ku leshon kushtrime ne stilin komunist; I bej thirrje te gjithe kryeministrave dhe presidenteve te shteteve perendimore dhe te gjithe trupit diplomatik akredituar ne Tirane te na ndihmoje se po vdesim per buke. "Shoket" e tij, edhe ata surratkuq nga rakia dhe barkderra si ai, tek e degjojne te flase keshtu, bejne hihihihi. Me "shoket", gjysme i pire, kujton kohet lavdishme. Kur te tjeret s'kishin te hanin, por ky dhe "shoket" jetonin mire edhe pa punuar. Urren Kosoven dhe kosovaret, Rrugen e Kombit, dhe "maloket". E terbon mendimi se se afermi Saliu do ta mbushi Shqiperine me arra. Gjithe kohen thur plane si e si t'i bjere sa me teper ne sy qendres, Tiranes, komiteteve, autoriteteve, mbledhjeve, tubimeve, demonstrimeve ne sheshin Skenderbej dhe ne sheshin Nene Tereza. Ku mblidhet partia, ku takohen shoket, ku eshte shpresa per te sjelle perseri ditet e lumtura, te dembelllekut, parazitise, fukarallekut. Qejf te madh ka te tubohet para kryeministrise. Ah para kryeministrise. Atje jemi gati te vemi edhe me bomba molotov, edhe me makina me tritol, edhe me bomba atomike po te jete nevoja.

Pra Sala dhe Saliu, edhepse jane i njejti njeri, nuk jane e njejta gje. Keshtu ka qene. Keshtu eshte. Keshtu do jete. Derisa te kete ymer, jo Saliu, Sala.

Po ai qe pergjigjet se

Po ai qe pergjigjet se Kryetari i PD eshte akoma "shpellari", ...?

I ka mbetur te shohe serish

I ka mbetur te shohe serish Shkodren te permbytet dhe vete te qeshe e tu marre votat,gjithe ngazellim.

Zoti Mustafa Nano, une

Zoti Mustafa Nano, une thjesht kam nje falenderim zemre pas leximit te ketij artikulli shume real e tejet profesionist. FALEMNDERIT! Bashkohem plotesisht me urimin tuaj qe talebani sali berisha (nuk dua t'ja shkruaj emrin me shkronja te medha) te provoje ftohtesine e prangave sa me shpejt...e jio vetem ai por edhe djali i tij kriminel dhe zvarraniket ministra qe jane zhytur ne krim e korrupsion.

Te vetvritet,kjo i ka mbetur.

Te vetvritet,kjo i ka mbetur.

Mustafa Nano ,qofte edhe per

Mustafa Nano ,qofte edhe per temen vetem te pershendes! Nuk jam dakort megjithate qe Berisha eshte tashme kohe e shkuar,rizgjedhja e tij mbas hatave te 97-es jam i sigurt qe ka nje aresye,nuk besoj fare qe ishte e rastit .Ata qe e mbeshteten financiarisht kane nje axhende e kjo axhende nuk besoj qe eshte kryer.Une jam nga ata qe besojne qe edhe lufta verbale ndaj institucioneve ,edhe kontrolli ndaj tyre ben pjese ne kete axhende,nuk di vec cfare ka me pas...kam frike qe ne kuader te justifikimit te gjemave qe mund te vijne ne vazhdim sherben kjo paraqitje e turpshme qe bejme ne arenen nderkombetare keto vitet e fundit ku jeta e perditeshme shqipetare paraqitet normalisht anormale e pra ne se ndodh dicka e ngjashme me 97-en te paraqitet si nje rrjedhim logjik e bota te thote eeeh,si shqipetaret,e ekranet te mbushen me pamje paralele nga 97-a... Nuk besoj per rrjedhoje se Berisha mund te trajtohet si qytetar i thjeshte ose politikan me mire te themi i thjeshte ,ai vazhdimisht eshte trajtuar si i perkedheluri i perendimit e me pushtetin qe ka perqendruar e keqja mund te ndodhe po erdhi puna qe i rrezikohet vetja ose familja. Ahaaa..,ne se ka bere nje kompromis ndryshon puna ,ne se eshte marre vesh me pare me compozitoret e skakieres politike shqipetare perseri ndryshon puna ,mbetet te shohim c'mund te ndodhe me pas.

Me mire vetvrituni ju o te

Me mire vetvrituni ju o te mallkuar qe nuk ja doni te miren ketij populli.

Ska pse te vet vritet Doktori qe e desh fshatarin shqiptar jo skllav te 30 lekshit te vjeter te kooperatives staliniste te enverit tuaj por fermer modern qe nxjerr buken e gojes per familje te vet me pun te ndershme e furnizon dhe qytetin me qumesht veze e mish e fruta e zarzavate e nderton shtepi te re.

Vet vrituni ju qe mbas 50 vitesh te qelbura qe i dhuruat shqiperise me enverin tuaj i bet peshqesh dhe nje 97 te te pergjakshme e se fundi dhe nji 21 janar barbar.

Zenel vrafsh veten diten qe

Zenel vrafsh veten diten qe do vetvritet saliu meqe e do kaq symbyllur.Edhe vdekja nuk e do saliun na e ka lene peshqesh sidomos verut,permbytje te rroje saliu debore e zoti tha ta provoje dhe nje here e po se vrau dhe kete here te nenshtrohet ose te largohet shqiptari qe ketu te mbreteroje i vetem kukudhisali.

Kijeni inat Saliun more shoke

Kijeni inat Saliun more shoke po mos i mesoni bandat tuaja te hedhin ne ere me tritol shtyllat e tensionit te larte.

Mos shkoni gjer ketu o cunat e bllokut e servilet e tyre.

Jan ven me mundim te madh ato shtylla. I kemi mbajtur ne kurriz ato hekura e kabllo ndersa ju benit qejf ne bllok te Durrsit e Vlores.

Mosni keshtu se do mbeteni te turperuar ne 700 breza.

Rrezojeni me Vote Saliun jo me tritol e kallash.

Apo ku doni tja dini ju per moral e burreri.

E dini ju pse e kini inat Saliun o Shoke?

Sepse Epoka e Saliut i dha fund nje lloj lojeje qe ju dhe baballaret tuaj e kishin si sport defryes. U mbyll "epoka e ndritur" e Plenumeve.

E plenumeve kok ngrenese.

Baballaret tuaj lulezonin athere.

Qejf o qejf qe benin.

I therriste Ramizi para plenumeve e u jepte udhezime se kur ai tu a bej me shenje ata te hyjn ne salle e te vene ne pranga x e y antar Biroje apo Komitetit Qendror e direkt tek Nevzati ne therrtore qe i priste me hekur te skuqur e pastaj me Gaz e Zis tu shkojne neper shtepija mamave e grave e femijve te atyre "armiqve" e ti dergojne sipas pllanit o ne Belsh o ne Progonat o ne Libofsh apo Cerme.

Eh si u gufonte zemra baballareve tuaj athere nga keto privilegje qe kishin per tu a perdredhur ko-qet ne bige armiqve te Partise

Me kte pune merreshin ata dhe kjo u jepte kenaqsi.

Mirpo "maloku" i dha fund kesaj epoke te ndritur e qe athere ju doni ta rripni te gjalle Berishen.

Po sa te lezetshem behi kur i thoni, ik more sekretar partie i spitalit, hahahaha.

Nejse Shoke po na lini rehat sot se nuk do populli tritol as 97 as 21 janare.

Ja pyeteni Linden se cpo heq nga qepa qe perdor sa her e merr i Shoqi neper "ngushellime".

Se nuk durohet perzierjka e eres se qepes me te chanell 5 mor aman.

Protestuesit e 21 Janarit ne tritolin e shtyllave elektrike

Protestuesit e dhunshem te 21 Janarit zbulohen ne nje seri grabitjesh te banesave ne aksin Shkoder-Lezhe dhe hedhjen ne ere nje dite para Vitit te Ri te dy shtyllave te tensionit te larte ne Kallmet, me qellim perhapjen e panikut dhe destabilizimin e situates. Operacioni i koduar "Grabitqaret" coi ne pranga 12 te dyshuar, ndersa nje tjeter u shpall ne kerkim, teksa i shpetoi ndjekjes per momentin. Drejtori i Policise se Lezhes, Muharrem Furriku, ne konferencen per mediat tha se, "te ndaluarit per hedhjen ne ere te shtyllave me qellim destabilizimin, kane qene pjesemarres aktive edhe ne protesten e dhunshme ndaj kryeministrise me 21 Janar". Drejtoret e policive Shkoder, Altin Qato dhe Lezhe, Muharrem Furriku, pranuan se disa prej te arrestuarve kane qene aktive si protestues te 21 Janarit dhe me pas jane perfshire ne akte terroriste e ngjarje kriminale qe jane nen hetim. Megjithese nuk identifikuan se kush ishin pjesemarresit, u publikuan emrat e 6 te ndaluarve per tritolin ndaj shtyllave dhe po kaq te tjere per grabitjet. Shtate prej tyre jane nga rrethi i Lezhes dhe gjashte nga Shkodra. Policite vendore i kane kapur me prova ne te pakten 6 plackitje dhe grabitje te dhunshme, ndersa sekuestruan mengjesin e djeshem sasi te medha eksplozivi, detonatore, fitil zjarrpercjelles, arme dhe municion pa leje.

Grabitjet

Megjithese kishte marre vazhdimisht denoncime per nje seri plackitjesh e grabitjesh ne dy rrethet e mesiperme, policise i jane dashur disa muaj per te zbuluar emrat dhe grupin prej 10 personash. Ne pranga rane te afermit Mhill Nikolle Thepi, 20-vjec, Agron Thepi, 21-vjec e Dede Thepi, 25-vjec, banues ne Spathare te Shkodres. Besmir dhe Xhevahir Lugina, 25 dhe 23 vjec, banues ne Balldre te Lezhes dhe bashkefshatari i tyre Ndue Ara, 25-vjec. Tre te fundit jane Nikolin Pjetri, 25-vjec, nga Lac-Vau i Dejes, Pjeter Huba, nga Mnela dhe Gjin Marku, 24-vjec, nga Kryebushati i Shkodres. Emri i personit te dhjete nuk u publikua, por mesohet se eshte nga Lezha. Nga hetimet e kryera, grupi akuzohet per gjashte sulme ne seri, nga muaji korrrik 2011-shkurt 2012. Konkretisht akuzohen per vjedhjen e nje lokali ne Spathar me 14 korrik te vitit te kaluar, vjedhjen e nje banese ne Juban me 22 nentor, grabitjen me dhune te nje gruaje ne Vig-Mnele me 18 dhjetor, duke i marre 26 mije leke dhe te nje burri ne fshatin Rranxa te Bushatit me 10 shkurt, duke i marre 300 mije leke. Dy ngjarjet e fundit kane qene vjedhja e nje shtepie ne Spathar me 31 janar dhe e nje tjetre ne Juban, me 13 shkurt, ose dy dite para se te zbuloheshin dhe arrestoheshin.

Tritoli

Por gjashte anetare te grupit, tre nga te cilet te identifikuar edhe ne grabitjet e mesiperme, akuzohen edhe per aktin terrorist te ndodhur me 30 dhjetor 2011 ne Kallmet te Lezhes, ku u hodhen ne ere me tritol dy shtylla te tensionit te larte. Nga hetimet e kryera, akuzohen si te dyshuar, Besmir Lugina, Xhevahir Lugina, Mhill (Nikolle) Thepi, si dhe tre te tjeret pjese e grupit, Gazmir Dedaj, 22-vjec, banues ne Torovice, Aleksander Boka, 28-vjec, banues ne fshatin Balldren dhe Ernest Preci, 47-vjec, banues ne fshatin Juban. Gjate kontrollit te banesave u gjeten si prova materiale 50 meter fitil zjarrpercjelles, 190 kapsolla detonatore, lende artizanale per eksploziv, nje arme zjarri automatike, kater motocikleta, nje autoveture, te cilat jane perdorur nga autoret per kryerjen e veprave penale. Drejtori i Policise Lezhe, Muharrem Furriku, deklaroi dje se, "keta te ndaluar, kane qene aktive ne protesten e dhunshme te 21 Janarit ne Tirane".

Akuzat

Materialet ne ngarkim te grupit i kaluan Prokurorive Shkoder dhe Lezhe per 4 veprat penale te "vjedhjes me dhune, kryer ne bashkepunim", "vjedhjes ne bashkepunim", "mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit", "shkaterrim prone me eksploziv, e kryer ne bashkepunim".

Te akuzuar per grabitjet:

Mhill (Nikolle) Thepi, 20-vjec, Shkoder

Besmir Lugina, 25-vjec, Lezhe

Xhevahir Lugina, 23-vjec, Lezhe

Agron Thepi, 21-vjec, Shkoder

Ndue Ara, 25-vjec, Lezhe

Nikolin Pjetri, 25-vjec, Shkoder

Dede Thepi, 25-vjec, Shkoder

Pjeter Huba, 25-vjec, Shkoder

Gjin Marku, 24-vjec, Shkoder

Nje i dhjete i shpallur ne kerkim

Vjedhjet dhe grabitjet:

14.07.2011, vjedhja e lokalit DEA ne Spathar

22.11.2011, banese ne fshatin Juban

18.12.2011, grabitja ne Mnele nje gruaje 260 mije leke

10.02.2012, grabitja ne Rranxa, nje burri 300 mije leke

13.02.2012, vjedhje banese ne Juban

31.01.2012, vjedhje banese ne Spathar

Te arrestuar per shtyllat e tensionit:

Besmir Lugina, 25-vjec, Lezhe

Xhevahir Lugina, 23-vjec, Lezhe

Mhill (Nikolle) Thepi, 20-vjec, Shkoder

Gazmir Dedaj, 22-vjec, Lezhe

Aleksander Boka, 28-vjec, Lezhe

Ernest Preci, 47-vjec, Shkoder

Sekuestruar ne banesa:

50 meter fitil zjarrpercjelles

190 kapsolla detonatore

Lende artizanale per eksploziv

Nje arme zjarri automatike

Kater motocikleta

Nje autoveture

Koha JONE

Add new comment