Kozmikomikët: Mbi burrërinë dhe homoseksualitetin

Postuar në 07 Shkurt, 2012 02:14
Koloreto Cukali

Ky është një shkrim i Koloreto Cukalit i publikuar në revistën Klan. Cukali e ka ndërtuar si një polemikë me çfarë unë thoja në shkrimin tim mbi homoseksualët. Afërmendsh, unë nuk bie dakord me një seri gjërash që thuhen nga Cukali, por shkrimi është një optikë e caktuar mbi gay-të, e cila është mirë të njihet. M.N.

Ka disa kohë që po përtypja disa ide mbi homoseksualitetin dhe Shqipërinë, por më duhej vetëm një ngacmim për të më bërë të ulem e të shkruaj. Sebep u bë reagimi i Mustafa Nanos te Respublica.al, ku

Z. Nano orientoi një kritikë të rreptë duke e konsideruar homofobi batutën e Sidrit Bejlerit në emisionin The Voice of Albania, ku traineri duke folur për një këngë të konkurentit Lundrim, u shpreh që versioni origjinal, ai i Xhorxh Majkllit, nuk ishte dhe aq ‘burrëror’.

Kritika e Mustafa Nanos u mbështet dhe online, komentet e çuan në skaj kritikën, duke kërkuar deri edhe pushimin e Sidritit nga puna, etj. Dikush shkruante që 3 trainerët e tjerë që qeshën, duhet të kërkojnë falje publike! Sepse... qeshën!!

Le të flasim pra, pa doreza për Xhorxh Majkllin, gejtë, burrat namuzqarë (siç i ironizon z. Nano) dhe Shqipërinë.

Për lehtësi shkrimi, po i shmangem komplikacioneve në emërtim dhe diskursit se kush është gej, kush lesbo, kush transgjinor e kush biseksual. Po i quaj thjesht dhe miqësisht ‘gej’.

Unë dhe gejtë

E njoh realitetin gej që nga angazhimi im i hershëm me OJQ-të në fillim të viteve ’90 kur disa pak prej tyre luftuan për të hequr ligjin enverist që dënonte gejtë në kohëra vërtet problematike për ta. Kam qenë në konferenca gej evropiane, njoh problematikat, kam shumë miq gej, disa dhe mjaft të afërt, dhe kam në shtëpi albumin ‘Older’ të Xhorxh Majkllit.

Mbi trekëndëshin e çifutëve

Xhorxh Majklli është gej. Në botë ka shumë gej, por më shumë jo-gej. Ka dhe një pafundësi barcaletash me gej. Një nga gejtë më simpatikë të botës, sir Elton Xhon, bën pafund batuta e tallje me gejtë. Por, Sidriti, duhet të pushohet!

Sepse, siç ma sqaroi dikush, vetëm gejtë kanë të drejtë të bëjnë batuta me “homo”. Vetëm romët kanë të drejtë ti thonë njëri tjetrit “jevg”.

A do të ishte mërzitur z. Nano nëse Sidriti do të ishte gej, e do të thoshte ato kunjat për Xhorxh Majkllin? Sigurisht që jo. Sepse, a mund ta quanim homofob një gej? Dhe, a u lejohet gejve të qeshin me batutën e Sidritit? Apo duhet të dalin të kërkojnë falje nëse qeshin?

Këtu kemi shenjat e para të diskriminimit në krah të kundërt. Paska disa humore që disa janë të privilegjuar për t’i bërë e për të qeshur, por jo për ne heteroseksualët e gjorë. Barcaleta me bjondet duhet t’i thonë vetëm bjondet, ndërsa barcaleta me kafshët, askush. Përveç, po pati qejf macja ime të tregojë ndonjë.

Por, edhe sikur vetëm gejve t’i tolerohet humori mbi gejtë, në këto kohëra të vështira, kur gejtë nuk dalin hapur, si do ia bënte z. Nano për të dalluar se kush është gej e kush jo? Apo t’u vëmë nga një fjongo? Meqë fjongoja do më faturohet si ‘sidritizëm’, mos duhet tu vëmë një trekëndësh siç ua vinin gjermanët hebrenjve? Kush ka trekëndësh le të bëjë batuta. Le të qeshë. Ju pa trekëndësh, dilni kërkoni falje. Dhe, meqë vetëm romëve u lejohet të thonë ‘jevg’ mos duhet t’u vëmë dhe atyre një trekëndësh?

Por, le të kthehemi te Xhorxhi.

Mbi Xhorxh Majkllin

Gjithçka filloi mbi një batutë se Xhorxhi ‘nuk është burrë’. Shprehjen ‘filani nuk është burrë’ ne e përdorim vazhdimisht, në shumë situata. Dikush që nuk na ngre telefonin, dikush që nuk ka guxim tia plasë shefit në fytyrë, dikush që na shkel besimin, dikush që nuk mban fjalën, etj, etj. ‘nuk është burrë’.

Por, çfarë është një ‘burrë’? Nga se përkufizohet? Nga zëri i trashë? Sa meshkuj ka me zë të hollë! Nga organi gjenital? Po hermafroditët! Nga mjekrat? Po qoset! Nëse nuk ekziston një përkufizim për ’burrë’ me ç’të drejtë Xhorxh Majklli duhet të mërzitet që dikush i thotë ‘nuk e ke kënduar dhe aq si burrë’?

A ka shumë sens të shtrohet çështja “pse i tha ‘s’je burrë’”, kur shumë homoseksualë me përkëdheli preferojnë ta thërrasin veten ‘ajo’? pa përmendur pjesën tjetër që preferojnë rroba femrash, etj.

A duhet të ketë një etikë televizive? Sigurisht që po.

Mbi realitetin verbal

Etika e një vendi i përgjjigjet zhvillimit të shoqërisë që atij vendi. Shqipëria është një vend ku figurat publike dalin e shajnë me libër shtëpie individë të tjerë, akuzojnë, fyejnë, shpifin.

Ligjërimin televiziv, pra standartet, i vendos niveli i shoqërisë. Ne jemi ashtu, prandaj na flasin ashtu në ekran e media. Që të mos flasin ashtu, duhet të reformohemi ne që i shohim.

Dhe, fraza ‘burrat namusqarë të Shqipërisë’ a mund të ishte fyese për tërë ata që e mendojnë ashtu për Xhorxh Majkllin? Apo... namuzqarët janë të këqinjtë, ata nuk i mbron as zonja Klinton.

Ne duhet të ecim përpara si shoqëri, dhe etika do të gjejë vetë parametrat e vet. Nëse pushojmë Sidin, çfarë do të ndodhë? Do të behemi vendi më gej-friendly në Evropë, dhe Evropa do na ndjekë nga pas?

Nga reagimi i Mustafait, ndjeva sikur të jesh gej është sëmundje, dhe ti nuk mund të tallesh me vuajtjen e tjetrit! ‘Atë sëmundje, mund ta kishte edhe fëmija yt’ më erdhi fraza në vesh. E di që nuk e tha ashtu, por, a nuk kemi hyrë në zonën ku mund të interpretojmë çdo gjë?

Mbi sferën gej

Bota gej është relativisht komplekse në marrëdhënie me botën jo gej dhe me vetveten.

Ndaj gejve ka diskriminim, i cili në shumë raste kalon çdo lloj parametri njerëzor e demokratik. Gejtë, kryesisht ata më të pambrojturit, që s’kanë as shtëpi e as pozitë, as para e as miq, goditen, rrihen, shpesh edhe nga njerëz me uniforma shtetërore. Ata nuk punësohen, nuk kanë shkollim, janë të dhunshëm, mezi mbijetojnë.

Të jesh gej të shohin shtrembër. Mund të mos të të marrin në punë. Mund të të nxjerrin nga shtëpia. Mund dhe të të godasin.

Aq më keq kur të qenit gej përzjehet me margjina të tjera, psh, dikush është dhe gej edhe i papunë, gej edhe prostitutë, gej edhe i varfër, gej dhe i pashkolluar.

Mbi anën e errët të sferës gej

Por, bota gej na shfaqet me problematika të tjera, të thella, të cilat ata që i përkasin kësaj bote i njohin mirë. Nuk janë të pakta rastet e nepotizmit seksual, ku një drejtues institucioni gej e mbush me gej të tjerë jashtë parametrave profesionalë vendin e punës. Njësoj si ata meshkujt që punësojnë vetëm vajza seksi, beqare e të reja. Nuk janë të pakta rastet, kur gejtë me përvojë manipulojnë mendjet e njoma dhe seksualitetet ende të turbulluara të 14-16 vjeçarëve për t’i tërhequr në sferën e tyre. Ka shumë gej që bëjnë jetë të dyfishtë, duke u martuar e bërë fëmijë thjesht për koperturë. Moralisht e gjykoj të pandershme të marrësh në qafë një grua e fëmijët e tu, për të cilët ke për të qenë përherë bashkëshort e baba ‘part time’. Këto problematika kanë nevojë të adresohen breda botës gej, që lufta e tyre të jetë pastaj e hapur parimore, dhe bota jo gej t’i mbështesë.

Mbi luftën gej

Sigurisht që ka një kauzë gej. Kushdo duhet të ketë lirinë dhe garancinë që të thotë atë që është e të mos paragjykohet për atë që është. Edhe pse, në një vend ku të paragjykojnë që nga lagjja ku je rritur e te partia që voton, kjo është një luftë e gjatë. Dhe kjo luftë, nuk bëhet duke luajtur rolin e viktimës sa herë dikush bën një humor.

Kjo nuk ka asgjë ndryshe sesa ai rasti kur u ngritën të linçonin 2 artistë se bënë një skeç me papën. Apo lufta për disa karikatura të Muhametit. Linçimet nuk mund të jenë armë lufte për të drejtën.

Shoqëria, zhvillohet si e tërë. Ne duhet të luftojmë duke reformuar krejt shoqërinë, e jo duke ‘reformuar’ humorin. Lufta për të drejtat e një grupi me një zgjedhje të caktuar nuk bëhet duke i hequr të drejtën e të qeshurit cave.

Lufta për të ndryshuar shoqërinë fillon nga vetja. Komuniteti gej, duhet të fillojë të dalë haptas. Shoqëria do të bëhet e hapur kur të tërë gejtë, biseksualët, lesbiket e transvestitët, të dalin hapur e të tregojnë ku janë e sa janë. Duke dalë hapur, ata do i bëjnë vetvetes atë shërbim që nuk ia bëjnë dot as të tëra shoqatat e ambasadat e as të tërë komentet on line.

Gejtë duhet të na çlirojnë ne nga ideja që ata nuk ekzistojnë. Ata, duhet të bëhen burra e të dalin hapur. E vetmja pikë ku Xhorxh Majklli është vërtet burrë. Doli e tregoi kush është.

Versioni i plotë i artikullit, në numrin e fundit të revistës KLAN

Comments

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Plotesisht Dakord.

Submitted by Genti (not verified) on

Nepotizem seksual ??? Nje gafe te tille nuk ma rrokte mendja, me sa di une Koloreto Cukali fiton buken e gojes me publicistike, prandaj ben mire te hape ndonje fjalor perpara se te hedhe ne treg ''neologjizma'' te tilla. Nepotizem vjen nga fjala nip (nepote), keshtu qe nepotizem seksual i bie qe te marresh farefisin ne pune me qellim kryerjen e marredhenieve seksuale (incestuale).

Submitted by Genti (not verified) on

nepotizmi eshte berja e favoreve bazuar ne lidhjet familjare, tani na shpjego ti ose Cukali se c'nenkuptoni me nepotizem seksual

Submitted by anonimi (not verified) on

Ndjehem mire  dhe me ben mire ky lloj shembulli i Nanos qe publikon opinione/polemika te kundra me ato te tijin.

Submitted by Anonim2 (not verified) on

"Nuk janë të pakta rastet, kur gejtë me përvojë manipulojnë mendjet e njoma dhe seksualitetet ende të turbulluara të 14-16 vjeçarëve për t’i tërhequr në sferën e tyre... Këto problematika kanë nevojë të adresohen breda botës gej, që lufta e tyre të jetë pastaj e hapur parimore, dhe bota jo gej t’i mbështesë."

Llogjike e bukur kjo juaja. Domethene kur nje emigrant shqiptar ne Amerike ben nje krim i duhen pezulluar te drejtat te gjithe emigranteve te tjere shqiptare derisa ceshtja te jete adresuar brenda botes shqiptare. Nuk do ishte me e lehte qe emigrantin qe ben krimin ta fusesh ne burg ? Meqe ra fjala tek burgu, kur nje i rritur shkon me nje 14 vjecar behet fjale per perdhunim, jo thjesht veprim te ulet.

Submitted by belorta (not verified) on

Muc, beje te Respublices kete Cukalin. Eshte lojtar i forte i fjales.

Submitted by belorta (not verified) on

Muc, beje te Respublices kete Cukalin. Eshte lojtar i forte i fjales.

Submitted by koz (not verified) on

Kjo qe paska thene cukalli ketu (tek revista Klan) perben nje distorsion dhe manipulim idiot te diskorsit mediatik lidhur me Sindrit-gate.  Per mua ajo qe me duket mua thelbi i ceshtjes dhe ndoshta me qellim nuk kuptohet nga disa (perfshire edhe Cukallin) eshte ajo se prononcimet injorante raciste, misogjiniste dhe homofobike te nje personi publik ne nje media kombetare (apo ne cdo media) jane te patolerueshme dhe aspak "qesharake".  Se cfare thote Sindriti me shoket dhe ne shtepine e tij as qe i hyn ne pune kerkujt por ne momentin qe eshte person publik ka nje pergjegjesi deri ligjore per ato qe brockullis. Te gjithe e dijme se racizmi dhe homofobia jane endemike ne Shqiperi por kjo nuk e ben kete te lejueshme apo tolerueshme dhe shembujt televiziv e ne median e shkruar qe denojne keto fenomene dhe presioni mbi drejtuesit, pronaret, anetaret e bordeve te ketyre mediave per te denuar te tilla fenomene i ben mire emancipimit shqiptar. Te pasurit te protokolleve te qarta qe parandalojne te tilla "shakara pa kripe" dhe venia e masave te duhura ndeshkuese per te tilla komente qofshin keto raciste, homofobike apo misogjiniste eshte menyra si kjo ndodh ne cdo vend normal. P.sh ne cdo kontrate te personave si Sindriti duhet te kete nje pike qe personi nuk mund te beje komente te tilla qe vene ne diskutim (dispute) institucionin mediatik dhe cdo sjellje jashte standartit shoqerohet me masa te caktuara qe nga te kerkuarit falje publike deri ne gjoba/masa ekonomike te kontrates deri ne perfundim te kontrates.

Keshtu funskionon kudo ne bote dhe do te ishte mire qe Top-Channel te ishte ne pararoje per te krijuar standarde te tilla juridike ne kontratat me te punesuarit  e saj.

Se kam idene se kush eshte Indriti por po te ishte paksa i zgjuar do te kishte kurajon te dilte dhe te kerkonte ndjese dhe kjo ndoshta do te ishte e mjaftueshme..

Sa per Koloreton, eshte per te ardhur keq per kete shkrim te dobet ne cdo aspekt..

Submitted by ajsberg (not verified) on

Po shperfaq nja dy mendime edhe une , por zgjodha vendin tek komenti i 'Koz' pasi pergjithesisht jam dakort me verejtjet e bera. Mbase dhe po i ritheksoj; 'Top canel' eshte televizion kombetar- e dime te gjithe; emisioni 'The voice' eshte live -e dime te gjithe; ka shikushmeri te madhe per te gjitha nivelet kulturore te telespektatoreve-dhe kete e dime.Ama dime dhe qe Sidriti ( s'po i bej pretence, por e permend si te gjithe) 'shakane' e beri publikisht dhe jo te gjithe e hengren si 'shaka'. Kjo ke te beje me cilesine e te shprehurit ne media , pasi ajo nuk eshte mejhan'ja e njerezve te turllosur nga tymi e rakia. Dhe ketu do te ' loz' me fjalet e nje paragrafi te artikullit te Cukalit duke mos rene dakort me te: Ligjerimi televiziv, pra standartet, nuk i vendos niveli i shoqerise . Nuk jemi ne ashtu si flasin ne ekran e media. Qe te mos flasin ashtu, duhet te reformohen ata fillimisht.

Tjeter gje 'Portokallia' dhe tjeter gje ' The voice'. Tek e para qeshim 'me burra e gra' ndersa te e dyta ' i therasim mendjes' ' me burra e gra'. Leksionet i di autori sec eshte media dhe si te 'fut' apo te' nxjerr' tru.

Dhe dicka te fundit: E kam lexuar edhe shkrimin e M.Nanos dhe nuk kam mundur ta 'zbuloja' qe te jesh gej eshte semundje. Me shume eshte 'skicuar' si difekt njerezor qe kur shperfaqet haptazi eshte si psh (te me falin) calamani ose me nje sy dhe kur nuk e shperfaqin haptazi eshte si psh monokoqja...Qe te mos behet komenti me i gjate se artikulli po e nderpres me aq , njerez jemi dhe gafa bejme !

Submitted by Endri UK (not verified) on

Edhe une dakord me dy komentet e mesiperme! Dikush t`u thoje cunave te IT-se te na vene nje buton "pelqimi" keti.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Mendoj qe deri diku ke te drejte,  por mendoj se je ca arrogant ne vleresimin e tjetrit. Mendoj qe mund te thuash kenveshtrimin tend, nese eshte vertete kendveshtrimi yt , e jo nje sugjerim per te tjeret e jo per vete... Personalisht mendoj se personat qe kane akses ne media kane pergjegjesi me te larte ne shoqeri,  por ne fund te fundit jane njerez. Une i di keto qe thua ti, dhe do mendoja pak a shume si Koloreto.  Koloreto ka kohe qe kontribuon ne reagimin shoqeror ndaj problemeve, ndaj nuk e meriton vleresimin arrogant qe ben zotrote. Nuk do zgjidhja nje si ty per te sjelle te mira ne shoqeri...

Submitted by Anonim (not verified) on

Shkrimtari e hap artkullin me (po bej parafraze) "une njoh gej, njoh problemet e tyre etj, nenkupto, nuk jam homofob, por nuk do te merrem me temen, pra diskrimnimin, por do tregoj per disa gej te keqinj".

Te vjen akoma me keq kur zoti Cukali vijon duke perdor arsyetimin e nje homofobi tipik, pra,  pedofilin (nje te moshes madhore qe perdhunon nje minor, qofshin te te njejtes gjini apo gjinise se kundert) e ben sinonim me homoseksualin.

Per sa i perket gejve qe jetojne jete te dyfishte, zoti Cukali beson se e bejne nga deshira, apo nga presioni familiar, farefisnor, shoqeror, fetar, madje ne disa shtete edhe ligjor?

Ne fund, po i shtoj pak komentit te mesiperm te Gentit, nuk e dija qe  i ashtuquarjtuti"nepotismi seksual"  qenka nje problem kaq i madh ne Shqiperi, sic eshte per shembull urrejta ngaj gejve?

Submitted by tani97 (not verified) on

Nje shenim per Koloreton: mos i ngaterro gay-t me lesbiket. Ne i kemi qejf lesbiket, sidomos kur vijne ne cift :) .

Submitted by Albatrosi (not verified) on

E myten gejt tani Cukalusin me kadale ore se nje fjale tha i shkreti

Submitted by shkurt (not verified) on

Barcaleta e rradhes e Sidritit do jete: C'osht ky burre me emer Koloreto mer jahu? :)

Submitted by Ilir (not verified) on

Si ky qe shkruan kete artikull por edhe Mustafa-i me ate "Mbrojtje" Patetike per disa Vese ne kuptimin e Plote te Fjales sic eshte HomoSeksualizmi , ose nuk kane pune me se te merren ose nuk i bien Gozhdes Atje Ku Duhet ..............Problemi ne Shqiperi nuk eshte HomoSeksualizmi o Mustafa por eshte Minimumi, Vjedhja e Votes Sy per Sy.........Pra nuk ke Standarin me Minimal te Drejtave te Njeriut............Duke filluar qe Muji Nga Tropoja (Sali Berisha ) dhe duke perfunduar tek patrioti Yt,  Halili nga Skrapari ( Ilir Meta ).............Pastj keto qe shkruan jane e Fundit fare ...............Po te vriten Njerez sy per sy . Prandaj Mustafa Dil nga Bota Jote e Enderrave se nuk ke Lindur ne Paris .....apo Londer qe na Merresh me Analiza te Tipit te BBC apo CNN ......O Mustafa.......

Submitted by Durim Dogani (not verified) on

Koloreto Cukali, me duket se e con shkrimin e tij ne drejtim komplet tjeter duke i kapercyer disa "etapa" qe mendoj se jane te domosdoshme ne lidhje me menyren se si perceptohen njerezit me orientime seksuale te ndryshme ne Shqiperi.

Eshte e vertete qe Sir Elton Xhon apo edhe persona te tjere publik gay ne Britani apo edhe ne vende te tjera bejne batuta (vlene te theksohet, jane batuta dhe jo tallje, sepse jane dy gjera komplet te ndryshme nga njera-tjetra) pa fund me gay-te, por kjo gje nuk ka ndodhur brenda nates apo me nje shtypur te butonit. Kjo ka marre kohen e vete, ashtu sic e thekson edhe Cukali, qe ne si shoqeri duhet te ecim perpara dhe etika do te gjej  parametrat e vete. Por si mund te ecim perpara ne si shoqeri, duke bere batuta si ajo e Sidritit apo si e njerzve publike te tjere, si per shembull ajo e Agron Llakaj-t para disa kohesh ne Top-Show ku tha se ai i shihte me neveri gjera te tilla? Vec Sidritit dhe Agronit ka shume e shume njerez te tjere publik qe nuk jane aspak mendje-hapur ne lidhje me kete gje.

Si nje i dipllomuar per Komunikim Politik qe jam dhe si nje rezident i Britanise se Madhe prej me se nje dekade, me ka rene shpesh rasti qe gjate studimeve, puneve dhe jetes time, te jem ndeshur shpesh ose me raste te vecanta (case studies), ose eksperienca personale ku kam pare se si kjo ceshtje eshte trajtuar ne kohera te ndryshme. Vlen ketu te theksohet nje shkrim i gazetes tabloide The Sun para disa kohesh, kur Norvegjia miratoi martesat brenda te njejtit seks si te ligjshme, ku shkruante si koke lajmi me te madhe, "IF YOU ARE GAY, GO TO NORWAY" - Nese je gay, shko ne Norvegji. Apo nje shkrim tjeter kur Soap Opera (telenovela) East Enders krijoi nje karakter gay, The Sun doli kunder duke shkruar si koke lajmi "EAST BENDERS" ne vend te East Enders. 'Bender' eshte nje slang qe vjen nga fjala 'bend' pra perkulem. Natyrisht qe gazeta dhe media ne pergjithesi si pararoje qe duhet te jene, nuk duhej qe ta shkruante ate shkrim, por ja qe e shkruajti per te cilen me vone edhe eshte detyruar te kerkoj edhe falje. Keshtu edhe me Sidritin 'tone', une mendoj se nuk duhej ta thoshte nje gje te tille. Mbase vete Sidriti, nuk eshte homophob, dhe mbase ate batute qe Cukali e quan shaka, me te vertete e ka thene per shaka, po kush na siguron ne qe ai teleshikuesi diku ne nje cep tjeter rural te Shqiperise e ka marre kete batute per shaka? Dhe c'eshte me e rendesishme, cfare mesazhi percjell kjo batute tek ajo pjese e audiences qe mbase nuk eshte mendje-hapur sa dhe vete Sidriti mund te jete? Po dikush qe eshte gay si do te ndjehet ne lidhje me batuta te tilla duke ditur opinionin e ashper qe e rrethon? Ashtu sikur se e tha edhe Mustafai ne shkrimin e vete, po sikur ai djali qe e kendoi versionin e kenges se Xhorxh Majkell te ishte vete gay? Mendoj se ashtu si me cdo gje tjeter, ka nje fillim, nje zhvillim, dhe nje perfundim te nje ceshtje, ngjarje, apo histori, i vini cfare emri te doni. Dhe ne fazen se ku ndodhet ky debat ne Shqiperi sot, mendoj se eshte akoma fillimi, ku jemi akoma ne fazen e nje debati te nxehte, mbase jo mediatik, por c'rendesi ka kjo? Si rrjedhoje, duke qene fillimi, nuk mendoj se batuta si ajo e Sidritit, Agronit, apo ajo e atij aktorit te Portokallise ne 'Nje mije e nje pse??' (qe s'me kujtohet se kush ishte, Salsano apo Erandi), qe i thote Danielit te vogel qe nuk i pelqente te puthte vajza, se shpresonte dhe uronte me te vertet qe Danieli kur te rritej do te puthte vajza, nuk mendoj se e ndihmojne kete kauze. Ne nuk mund te vrapojme pa marre kembet mire akoma. Le ta pranojme njehere diversitetin the orientimet e ndryshme ne jeten, mentalitetin, integritetin tone, dhe pastaj te bejme shaka me te.

Nuk eshte aspak e vertet qe vetem gay-te kane te drejte te bejne batuto me homo, ose vetem romet kane te drejte t'i thone njeri-tjetrit "jevg", dhe ai "dikush" qe ia ka "sqaruar" Cukalit kete sigurisht qe ka probleme ne lidhje me perceptimin e kesaj ceshtje. Por, ashtu si e theksova edhe me lart, ne jemi akoma ne nje faze fillestare te ketij debati, ndaj dhe shakat e pa menduara mire si mund te kete qene dhe kjo e Sidritit apo personave te lart permendur tingellojne dhe bien ne vesh keq.

Ne Shqiperi perpara disa kohesh u miratua ligji qe me demek se "lejonte" martesat e te njejtit seks, qe per mendimin tim ishte qoka e rradhes e qeverise tone, sepse le te ngrihet cilido e te me thote se ne cilen gjendje civile te Republikes se Shqiperise pranohen ceremoni te tilla, apo ka nje formular, apo nje baze ligjore qe te sherbente ne rast se nje cift i te njejtit seks do shkonin atje dhe do te martoheshin? E them me plot bindjen se ne asnje prej tyre. Jo vetem per t'u martuar qe jo e jo, ne mos po, po i zene me gure.

Ndaj me duket se shkrimi i Cukalit eshte heret ne kohe, sepse pa kaluar ne etapat neper te cilat duhet te kaloje ky debat, nuk mund te kete nje pranim te natyrshem dhe real te njerezve me orientime sekuale te ndryshme, por do te ishte dicka qe duket e mire dhe e bukur nga jashte, por qe kundermon ere te keqe nga brenda. Ajo qe mund te bejme ne qe e mbajme veten si me mendje-hapur nga tjeret, eshte ta ndihmojme kete kauze jo me shaka te pakripura por me argumenta te forta dhe bindese dhe duke e kapur problemin te pakten per here te pare ne gjithe historine e shtetit tone, nga kembet, dhe jo nga koka.

Submitted by anonimi (not verified) on

Dogan qe kot e ke emrin Durim se nuk duroke pluhun n'vesh. Kur kam bo celebrimin zyrtar nuk ishte pune  deshmitaresh dhe ceremonie njerzore. nuk ishte ajo qe njeriu e mban mend gjith jeten ishte nje pazar qelbsine ku nuk me pane dhe si pashe. Mora certifikaten e marteses ne nje katror i lashe 50 marka per fallcifikim date, dhe kaq. Kaq. Asnje rromantike dhe prozaizem po vetem pazarllik i felliqur. Nejse dalim te shembulli i jot nashtina. Ne qytetin  tim te gjithe bythshpumit i njifshim dhe nuk fshiheshin e nuk fshihenn, dhe nuk jane pas fshire as ne kohen e dulles qe te rraste shtate vjet. Talleshim e i kapshim ke bytha e ato talleshin me ne. Jo po homophobik jo po homseksual, pune leshi pune bythshpumish jo pune Gay ore eshte me ligj t'shkojn e tmartohen atje ke zyra qe ka qe nkohe te italise e deri me sot po me ate katror eshe nuk ka per ti pa njeri po nuk do te kene rromantike e poezi po kshu u martume dhe ne pa lule e muzike ene del mo per hajer. Pranej o Durim mos ja fut kot per formulare se hapi i madh eshte bere kush don me u martu tshkoj tmartohet. na shtiroset faqen me Gay e me lesh me gjithe men shqipnia ka probleme tjera me shume se me geji e me zigojne nhalet qenve shkofshin. E qekem homophob po masni Gay tallin tarravicken me ne dhe ne tallim bythen me Gay-t Sterilitet po kerkoni Pthy bythshpumit e derrit.

Submitted by tani97 (not verified) on

Si per te shtuar humorin kesaj ceshtjes se pedeve, po sot tek Gazeta Tema del lajmi qe numri i pedeve ne Shqiperi ka kaluar nga 5% ne 8% (nuk thuhet se kur ka qene vleresuar ne 5%). Nuk eshte mire t'i ngacmojme shume keta pedet, se me u be bashke na hapin parti dhe direkt e ne parlament i kemi. Kuptohet aleate do te jene me PS-ne...

Submitted by Dibroni (not verified) on

T'pysim zenelen teme. Aj e di ma  mir. Ka tash ni jet qi kurveron me pare e pa pare. Ka kultur t'modhe e i kupton ma meer gjanat.

Submitted by Gingi (not verified) on

Autori , edhe pse ve duart perpara per te thene se ka qene afer komuniteti te "gayve" , di pak, rtekendeshin roze e kane provuar nazistet.Gayt jane cinike me veten e tyre, ironike me veten dhe te tjeret.Sepse kete "lufte" me shoqerine qe bejne kur jane te rritur e kane bere me veten e tyre  me heret.Adolesshnca eshte e veshtire per te gjitha qeniet njerezore, per "te dryshmit" eshte lufte per te mbijetuar .Gayte flasin me "Ajo", jane bytheshpuar, perverse, kunder natyres..e kush gjykon? ju?Ju qe keni  20 vjet qe nuk dini limitin e motres dhe te prostitutes?Ju qe moralin  e keni vene trotuareve e semaforeve te botes?Femije e gra i shihnit si burim fitimi?Ju, qe te jesh korrier droge e quani pune ?Ju qe me parate e krimit ndertuat pallate  geto dhe me to ribete virgjerine?

Miku im me i mire eshte gay, vesh bluzen e bardhe, unisex.Operon persona, njerez.Pa i pyetur me pare nese jane homofob,injorante,trafikante apo shenjte.Eshte kirurgu i mire , jo kirurgu gay.

I pelqen Lady Gaga, Rihana, Madonna ...ops c'fare thashe, i pelqejne eshe Berishes e Henry Cilit.

Shume nuk i kuptoj kur shkruajne edhe pse une nuk kam probleme serioze me shqipen.

Marr hua nga O.Wilde : Shpesh  eshte me mire te heshtesh dhe te DUKESH si budalla, sesa te hapesh gojen  e te heqesh c'do dyshim.

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Nuk e dija qe ne Shqiperi paska kaq shume gay-a!Nuk paskan se mbaruari komentet edhe per nje teme te tille dhe e cova me miun kursin menjehere ne fund per te perseritur nje koment-humor:

Komiku i famshem amerikan i televizioneve me te njohura ne Los Angelos, Boub Houp,(Bob Hope) vendosi te largohej perfundimisht nga Los Angelos dhe prandaj e pyeten me habi perse do te largohej nga Los Angelos.Bobi u pergjegj:"Per sa kohe jetova une ne Los Angelos gay-ism(pederastia) u be e lejushme me ligj dhe une po iki  tani,bile me vrap, se kam frike se mos e bejne edhe te detyrueshme !"

Submitted by Orik (not verified) on

Ne vija te pergjithshme jam dakort me shume me Koloreton .... sado qe ka nje emer mbi te cilin Sidriti & co  me siguri do ta bente ndonje batute alla Xhorxh Majkllce  :)

Submitted by Anna (not verified) on

Këndvështrim shumë i çuditshëm ky i z. Koloreto në lidhje me gaj-të, sidomos kur flet për diskriminim në anë të kundërt.    Më duket se duke duke u marrë me vogëlima si ku i diskriminimit në anë të kundërt, autori ka nënvlehtësuar arsyen kryesore pse kjo teoria e diskriminimit në të kundërt nuk vlen: sepse gejtë e  romët përbëjnë pakicat.  Dhe pakicat duhen mbrojtur! Kjo është qytetaria.

Arsyet se pse duhet bërë një gjë e tillë janë nga më të shumtat, por unë po ndalem vetëm tek njëra në veçanti.  Historia, dhe sidomos ajo e vendeve te zhvilluara, ka treguar për shekuj me rradhë se shumica, sa herë ka mundësi, e shfrytëzon pakicën.  Të bardhët i kanë shfrytëzuar afrikanët në Evropë e SHBA sa u ka dashur qejfi duke i kthyer edhe në skllevër, Italianët që janë në vendin e tyre e përbëjnë shumicën në Itali, sa herë kanë mundësi, shfrytëzojnë e ofendojnë të ardhurit ose emigrantët, heteroseksualët që përbëjnë  shumicën, gëzohen duke sharë pakicën.   Sikur çështja të mbetej vetëm tek të sharat, do të ishte një mrekulli.  Por ama dihet se fillohet me të shara  e pastaj përfundohet me armë.  Kjo është e gjitha.

Këto pyetjet se çfarë është burrë e kë mund të klasifikojmë si burrë që autori i shtron në një nga paragrafet e tij, me thënë të drejtën më duken pak si sorollatje për të mbrojtur një tezë, që vështirë se mund të mbrohet.  Togfjalëshi “nuk është burrë” me të vërtetë që përdoret për të shprehur mendime të ndryshme, por ama, kur i drejtohet një gaj-i, është e kotë të kërkojmë të justifikohemi.  Ai thjesht i referohet seksualitetit të tij.

Nuk pajtohem me faktin qe ligjerimin në TV dhe media e vendos niveli i shoqerise.  Në çdo vend të botës ka injorantë, të ditur e të paditur,  por mediat e tyre paraqiten me dinjitet.  Kjo do të thotë se ligjërimin e vendosin edhe ata që kanë kohën të merren me ligjeratë.  Prandaj, që një gazetarë shprehet si Z. Bejleri, apo flet broçkulla, kjo nuk do të thotë që të gjihë shqiptarët flasin broçkulla.  Kjo do të thotë që gazetari thjesht është i papregatitur nga ana intelektuale për të zënë një vend/hapësirë  të tillë në media.  E kotë të merremi me përgjithësime duke ulur të gjithë shqiptarët në një nivel komunikimi që lë për të dëshiruar.

E çuditshme se si autori i sheh problematikat e gejve të shkëputura nga ata të shoqërisë si e tërë, dhe i referohet atyre si “bota gaj”, a thua se ata nuk janë qenje njerëzore si ne. Bota gaj është pjesë e botës sonë jo-gaj.  Ata janë pjesë e shoqërisë, me të njëjtat probleme si ne, për të mos thënë më shumë, në sajë të racizmit tonë të jo-gajve.

T’i bësh thirrje gaj-ve të dalin hapur në shoqërinë tonë është si t’i bësh thirrje një gruaje të mbuluar me perçe, në vendet arabe, të dalë e zbuluar, pa marrë fare parasysh pasojat që mund ti vijnë (dënimi me vdekje).

Submitted by Drin (not verified) on

Shkrimi i Koloretos eshte homofobik, ndonese tenton ta fshehe. Kjo eshte pune per te, sic eshte edhe pune per gejte se cilen vrime parapelqejne te perdorin. M. Nano kishte krejt ide tjeter ne shkrimin e tij - cudi qe Koloreto s'e ka kuptuar. Nese i ka ardhur keq per sulmet qe i jane bere Sidritit, le te perpiqet ta orientoje me mire bashkepatriotin e vet ne tema te tilla. Nuk besoj se Sidriti ka cilesite dhe aftesite per per te percaktuar numrin e tingullit "r" ne fjalen burre, qofte kur behet fjale per George Michael, qofte per ate konkuruesin.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Ju lutem, lexoni këtë koment të marrë nga agjencia AMA News për dy gay deputetë të PD-së dhe një kavajas ish-ministër deputet, aktualisht zëvendësministër diku. Aty shpjegohen të gjitha bëmat e Sigurimit famëkeq kur kapte gay. Këtë informacion ia përcjell Berishës, që i keqpërdor dhe sot. Mos harroni, se autori i shkrimit Gjergj Thanasi, për pak kohë ka qenë drejtor për marrëdhëniet me publikun i Berishës, kur PD-ja ishte në opozitë

Tre komisarë PD-istë, tre ish-spiunë Sigurimi

Nga Gjergj Thanasi

Në organizimin e ri që ka bërë PD-ja, si të deleguar në Qarkun e Durrësit ka dërguar për turp të zotit tre ish-spiunë të Sigurimi të shtetit. Ne nuk po japim emrat e tyre, por pseudonimet dhe disa nga karakteristikat tipike të secilit. Spiuni i parë është: “Trëndafil Burbuqi”,  i rekrutuar që në moshë të re me material detyrues. U shfrytëzua një rast dhune seksuale nga një kaçul Shijaku dhe u rekrutua duke e kërcënuar me dispozitat e kodit penal për pederastinë, si edhe duke përdorur atmosferën  mbytëse konservatore, që ekzistonte për homoseksualët në Shqipërinë e fundit të viteve 80-të. Spiuni ynë u mbajt në lidhje nga një sigurims me mbiemrin Sazani, dhe u aktivizua për të spiunuar mësuesit e vet, ish-shokët e shkollës apo edhe pjestarë të familjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një klon të famëkeqit Pavël Morozov të Bashkimit Sovjetik.
Spiuni i dytë mbante pseudonimin “Tunxhi”. Ky spiun, ndonëse me prejardhje nga nomenklatura e lartë komuniste,  nuk mundi t’i shpëtojë rekrutimit  me material detyrues, përsëri duke shfrytëzuar një dobësi të tij seksuale, pederastinë. Ish-spiuni, sot emisar i PD-së qendrore për qarkun e Durrësit në demokraci, është treguar aq i suksesshëm saqë partnerin e vet seksual e ka bërë zëvendësministër dhe deputet.
Spiuni i tretë me pseudonimin ‘Çanta” është rekrutuar me premtimin se, nëse do të ishte spiun rezultativ, do të transerohej nga Tropoja në rrethin e vet ,në Durrës. Ndër të tjera është shquar se ka spiunuar edhe Xhovalinin, djalin e të të zotit të  shtëpisë, ku flinte në zonat katolike të Tropojës. Ky spiun, së bashku me spiunin me pseudonimin Alfons Ballsha, u dallua për kundërvënien e egër dhe efikase ndaj proceseve demokratike në qytetin e Kavajës.
Sinqerisht, unë mendoj se demokratët e Durrësit i meritojnë këto spiunë si emisarë të qendrës. Durrësi,  në ballë të proceseve demokratike të viteve 1990-1991, është shndërruar në një çiflik të Dinastisë si edhe në një Park Natyror, ku bëjnë ‘safari” miqtë serbë të Familjes, duke filluar nga tokat e Porto Romanos të Fazlliçit deri tek anijet me armë kontrabandë si “M/V Pyramis” apo “M/V Priscilla” të Sllobodan Tesiçit. Durrësi është shndërruar në një “lopë holandeze”, që e mjelin me telekomandë nga Tirana Dinastia dhe emisarët e saj ,sigurisht me ndihmën e disa drejtorëve lokalë, sa qyqarë aq edhe të zvetënuar moralisht. Siç e ka katandisur Durrësin Dinastia, nuk është çudi, që durrsakët t’i marrë malli për kohën kur sundonte klani i Zemunit, aktualisht aleat i Dinastisë në pushtet.

Submitted by Bekimi (not verified) on

Këtu nuk ke si ja fut me fërshëllimë të fortë, mor vlla!

Submitted by Erjoni (not verified) on

- "Sepse, siç ma sqaroi dikush, vetëm gejtë kanë të drejtë të bëjnë batuta me “homo”. Vetëm romët kanë të drejtë ti thonë njëri tjetrit “jevg”."

Gabohesh zoti Cukali, askush nuk ka te drejte te ofendoje askend. As homoseksualet nuk kane te drejte te jene homofobe (dhe ne rastet kur jane, gje qe ndodh rendomte, duhet te gjykohen ne te njejten menyre si heteroseksualet homofobe). Si gazetar i nderuar qe je do te te lutesha ta lexoje edhe njehere shkrimin e zotit Nano. Nano nuk e gjykon Bejlerin si heteroseksual homofob, por e gjykon ate si personazh publik i cili e tregon hapur homofobine e tij perpara kamerave ne televizionin me te madh ne Shqiperi. Te ushqesh urrejtje i nderuar gazetar eshte krim dhe si i tille duhet gjykuar.

- "Ka shumë gej që bëjnë jetë të dyfishtë, duke u martuar e bërë fëmijë thjesht për koperturë."

Sic thote dhe Cukali kjho eshte e vertete por eshte nje pasoje e ketyre reagimeve si te Bejlerit, pjeses tjeter te jurise e te Cukalit qe me kete shkrim i uli shume pike vetes.

- "Ata, duhet të bëhen burra e të dalin hapur. E vetmja pikë ku Xhorxh Majklli është vërtet burrë. Doli e tregoi kush është."

Te jem i sinqerte ne fillim shkrimi mu duk thjeshte "bosh", pasi duket qarte qe eshte nje shkrim per te mbajtur anen e dikujt apo per tju kundervene dikujt tjeter por ne rreshtat e fundit te shkrimit vura re dhe nje ligesi qe nuk e kisha ndjere ne shkrimet e tjera te ketij gazetari. Homofobet me problematike sot jane ata qe dalin dhe me argumentin "kam shumë miq gej, disa dhe mjaft të afërt" (presin ti japim cmim per kete fakt).

Submitted by Bekimi (not verified) on

Nuk e kuptoj, pse përdorni fjalën "gej" dhe jo pederast?

Submitted by Gingi (not verified) on

Sepse jane dy fjale, epitete, krejt te kunderta.

Etimologjia e fjales :Pederast eshte nje gje  dhe e fjales Homoseksual/e nje tjeter.

Nese te quajne Bekim  do gaboja  te te quaja Misherim.

Submitted by Lomi pri Baldushku (not verified) on

Kom ble i gamor  po bo vaki osht gej se pash i ditje qi i kishte hyp gamori i komshiut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.