Diplomacia e kushërinjve dhe e militantëve

Postuar në 09 Shkurt, 2012 02:55
Mustafa Nano

Para dy ditësh, në komisionin parlamentar për politikën e jashtme, ish thirrur ministri ynë i Jashtëm, i cili foli për një reformë në diplomaci. Por u gjend nën kritikat e forta të deputetëve të opozitës, një prej të cilave ka të bëjë me nepotizmin në diplomaci. Ministri tentoi t’i bënte bisht vëzhgimit të kolegëve në parlament, duke thënë se “është mirë të fokusohemi tek konceptet e jo tek emrat e përveçëm”, por do bënte mirë të përballej me këtë fenomen që, për hir të së vërtetës, nuk duket se ka të bëjë me të personalisht. Nuk ka të bëjë me të, në kuptimin që nuk është ai që denoncohet për emërimin e njerëzve të vet; por nuk ka diskutim që ai nuk është dorëjashtë në këtë mes. Edmond Haxhinasto është ministër i Jashtëm, dhe është përgjegjës për atë që ndodh në ministrinë e tij. Nëse ka gjëra që kanë ndodhur përpara se ai vetë të emërohej në atë post, ministri ka për detyrë të na thotë nëse emërimet e natyrës nepotike (emrat janë publikuar më se njëherë e në më shumë se një gazetë) janë bërë në përputhje me rregullat e ligjet, apo jo. Nuk ka pse ai të mbajë përgjegjësi për zullumet e të tjerëve. Fjala vjen, ai nuk ka pse t’mos na thotë se mbi ç’bazë ligjore e mbi ç’kritere është emëruar dhëndri i vjehrrës Jozefinë në ambasadën tonë në Paris. Një mijë herë është denoncuar ky fakt, dhe askush nga Ministria e Jashtme s’ka marrë mundimin (apo guximin?) të na tregojë praktikën e emërimit të këtij dhëndurri në atë ambasadë. Vetë ministri kish rast pardje ta bënte një sqarim ‘nën presion’, gjë që do ta justifikonte përballë kryetares së parlamentit, por ai nuk e bëri. Në vend të sqarimit, ai na tha “të mos merremi me emra të përveçëm!!!”

Një ministër nuk mund të përgjigjet kështu në një komision parlamentar. Ministri mbrohet me bazueshmërinë ligjore të të gjithë aktivitetit të vet, e në këtë kuptim, ai pritej t’u thosh në atë rrethanë deputetëve të opozitës, rrjedhimisht dhe publikut, se çfarë thotë ligji mbi emërimin e ambasadorëve, mbi emërimin e diplomatëve, dhe si është praktika e ndjekur për emërimet në diplomaci.

Ministri jo vetëm s’bëri këtë, por ra në nivelin e arsyetimeve të deputetes Bulku, e cila s’e kish për gjë të thosh në mbrojtje të këtyre abuzimeve të natyrës nepotike, se – po e perifrazoj, pasi në versionin origjinal të marrë nga shqiptarja.com frazat ishin të shthurura – “fëmijët tanë janë me CV të mirë, dhe prandaj ata s’kanë pse të mos punojnë në diplomaci. Mos na flisni për konflikt interesi, por shikoni dinjitetin e tyre, dhe pas kësaj do duhet të thoni faleminderit që i kemi punësuar, pasi janë shumë të zotë”.

Ka diçka esenciale që nuk shkon në këtë bilbilosje të kësaj deputeteje (është po e njëjta gjë që s’shkon as në përgjigjen e ministrit: të mos merremi me emra të përveçëm, por me koncepte). Deputetja në fjalë nuk e kupton se në gjithë këtë debat nuk hidhet dyshim mbi njerëzit e emëruar, pasi askush nuk i njeh, e për pasojë, askush nuk ka të drejtë të flasë pa i njohur; në këtë mes hidhet dyshim mbi praktikat joligjore të emërimit të tyre. Nga ana tjetër, askush (përveç Ballës; dhe në këtë pikë duket se është gabim), nuk është duke thënë se fëmijët e Bulkut, Topallit, Berishës, Haxhinastos, Ramës, Metës, Ruçit, Bushatit etj., etj. nuk duhet të punojnë në diplomaci, apo diku tjetër në administratën publike. Jo, nuk po shtrohet problemi që ata të penalizohen si fëmijë të prindërve me pushtet; po shtrohet problemi që ata të mos favorizohen si fëmijë të këtyre prindërve. Dhe që të mos ndodhë kjo gjë, nuk na mjafton vetëm opinioni që Bulku ka mbi “fëmijët e vet të zotë”; na duhet që këta “fëmijë të zotë” të matin forcat, vlerat, aftësitë, CV-të edhe me fëmijë të tjerë, të cilët gjithashtu mendojnë se janë të zotë. Meritat njihen kur ato ballafaqohen me merita të të tjerëve, e jo kur ato t’i njeh mamaja apo babi. Ai dhëndri i Jozefinës ka marrë një çmim në një konkurs të këngës, por këtë çmim nuk ia dhanë, ngaqë prindërit apo vjehrra e tij kanë pasur mendim të mirë për të si këngëtar. Jo, këtë çmim e mori pas një konkursi, në të cilin ky demonstroi se vlente më shumë se të tjerët. E njëjta logjikë do duhet të ndiqet edhe në emërimet që bëhen në diplomaci. Mbi këtë logjikë kaq elementare ngrihet i gjithë sistemi i meritokracisë. Duket si një gjë krejt e pavend, madje budallaqe, të thuash gjëra kaq të thjeshta e të ditura për çdokënd, mirëpo s’ke ç’bën, pasi disa deputetëve tanë u duhen futur konceptet llokum në gojë.

Pati dhe një denoncim tjetër të opozitës në debatin që u zhvillua në komisionin parlamentar për punë të jashtme. Sipas meje, bëhet fjalë për një gjë edhe më të rëndë se sa nepotizmi. Është fjala për një qarkore që, bazuar tek ajo që tha Ditmir Bushati, është përpiluar në Ministrinë e Jashtme, dhe u është dërguar një numri ambasadash në rajon. Përse bën fjalë? Duhet t’ju jetë bërë lëkura shollë, nëse nuk keni fuqi të skandalizoheni: “Qarkorja ka për objekt librin ‘Kurban’ të Edi Ramës, dhe promovimet që ky i fundit i ka bërë librit të vet në disa shtete fqinje”. Bushati nuk e bëri publike përmbajtjen e qarkores, por merret me mend.

Ministri i Jashtëm e mohoi këtë fakt; madje, ai u kërkoi deputetëve të opozitës që ta publikojnë këtë qarkore, gjë që do të thotë se ai “nuk ndihet pjesë e kësaj loje të ndyrë, ku resurset e energjitë e diplomacisë nacionale e shtetërore shfrytëzohen për të goditur opozitën” (aty u tha se këtë e kanë bërë “zonjat e Berishës në këtë dikaster”). Është e vërtetë kjo gjë? Duket se po. Opozita nuk ka në duar një kopje të qarkores, por nga brenda janë të sigurt se një qarkore e tillë ekziston. Ministri do bënte mirë ta bënte vetë një verifikim të tillë (në mënyrë që të jetë krejt jashtë lojës), pasi nesër, nëse kjo qarkore del në dritë, ministri do të mbetet ligsht.

Por deri “nesër”, ministri bën mirë ta dijë se diplomacia ka dalë qoftë nga binarët e ligjit (në lëmin e emërimeve), qoftë nga binarët e deontologjisë (kjo qarkore turpëron çdo diplomat të botës).

Comments

Submitted by Vizioner (not verified) on

Zoti Mustafa Nano, LEVIZ!

S'ke cfare i sqaron me popullit me shkrime-artikuj.
Levizni Intelektuale, merrni fatet e vendit ne dore.
Te gjithe i dime dhe i kuptojme keto qe shkruan por, eshte koha per veprim, per cuarjen e popullit ne kembe kundra Diktatorit Sali Berisha. Ka kaluar me kohe koha e tregimeve-repotazheve. Dilni ne rruge Gazetare, Intelektuale, dilni ne shesh para Kryeministrise dhe pastaj do shikoje populli qe nuk eshte vetem! Mos shkruani nga kolltuqet e ngrohta prane oxhakut te shtepise, por "shkruani" Historine e Shqiperise duke vepruar!
N.q.se e quani veten atdhetare, demokrate dhe mendoni per te miren e popullit atje, atje para Kryeministrise qysh SOT. Cdo sekonnde eshte e humbur!
Prane oxhakut shkruajne te gjithe por ato qe dalin ne rruge, ato qe kane ideale lene gjurme, ndryshojne Historine!

Submitted by lisi (not verified) on

e keni shpik kete zenelin me duket dhe nuk po eshte me i besueshem ...

Submitted by Endri UK (not verified) on

Nuk mendoj se Balla e ka gabim. Femijet e dhenderushet e deputeteve nuk duhet te punesohen edhe nqs e meritojne pikerisht sepse ka konflikt interesi! Nqs atado ishin vertet me CV te mire mund te gjenin pune kudo...!

Submitted by anila (not verified) on

Pa e lexuar artikullin ende, titulli 'Diplomacia e kusherinjve...' le pak per te deshiruar sepse te mos tallemi, gjithçka mund te jete, por diplomaci jo. Une do ta quaja 'perdhunimi/perçudnimi/shqyerja/baltosja/harresa etc... e diplomacisë nga kushërinjte!

Sa per mendimet e hedhura ne leter nga ana e z. Nano, jam e bindur qe do te jem dakort me to. It´s  just common sense.

Submitted by Genti (not verified) on

Ndryshe nga Mustafa Nano, i jap te drejte Taulant Balles. Shoh qe edhe komentuesi Endri UK eshte ne kete linje, po mundohem ta elaboroj me poshte.

I. Ne kushtet vajtuese te administrates publike shqiptare (vecanerisht te sherbimit te jashtem, i cili eshte shnderruar ne qender punesimi per familjaret e deputeteve dhe pushtetareve te tjere), nuk e shoh aspak me vend krahasimin qe ben Mustafa Nano ndermjet konkursit te kenges ku ka marre pjese dhendurri i Jozefines dhe konkurseve qe mund te zhvillohen per punesim ne sherbimin e jashtem. Do te kalonim nga emerime nepotike ne shkelje flagrante te ligjit ne emerime nepotike ''me konkurs''. Dihet si zhvillohen konkurset ne Shqiperi, por edhe pas konkurseve femijet dhe dhendurret do te ishin serish te privilegjuar ne emerime me rroga te larta dhe  ne ato vende ku deshirojne ata (mos kujtoni se kengetarin ne fjale e derguan me zor ne France, ai ka te fejuaren atje). A perfytyron dot Mustafa Nano qe Edmond Haxhinasto te mos favorizoje vazhdimisht  (me konkurs apo pa konkurs)  dhendurret dhe femijet e pushtetareve por te tregohet fair ?

II. Kerkesa e T. Balles lidhur me dispozita anti-nepotizem eshte bere ne konteksin e permendjes  nga Haxhinasto te ligjit te ri per Sherbimin e Jashtem, i cili amendon ate  ekzistues.  Amendimet synojne, nder te tjera, legalizimin e  prurjeve  nepotike te deritanishme si dhe hapjen e trasese per emerime te tjera nepotike. Duke patur parasysh kete situate, deputeti Balla ka deklaruar se ai do ta votoje ligjin e ri ne rast se neni i pare do te percaktoje se familjaret e deputeteve dhe ministrave nuk do te kene akses ne sherbimin e jashtem.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Vera behet nga rrushi !

Nuk e kane kot te huajt qe duan te na mesojne e vazhdimisht na perserin konceptet themelore te gjerave sepse ne lemin e shtetformimit  shqiptaret jane shume primitive, ne mos te paditur.

Submitted by Male osdrimi (not verified) on

Mender me thane, Ministri I jashtem, eshte produkt nepotizmi dhe trashegim I sendyqeve te kohes se vjetet. I paturp, injorant, fodull koketrash. Cprisni prej sojit te servileve ?

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

une mendoj qe R.Bulku te vendoset ambasadore ne France!Vetem keshtu do behet e mundur qe Isa ti kthehet prape muzes se te shkruarit,se pasioni eshte Qorr(pseudonim mes femrash te Tiranes se kahershme)qe nuk shikon dhjamin,por mishin poshte dhjamit.z.Muçi,te lutem beje nje propozim te tille per R.Bulkun si ambasadore ne Paris;beje kete per letersine shqipe!Shyqyr zoti na ka dhene Bulqet dhe femijet e tyre,diplomate te lindur per te rrahur te bardhen e vezes!

Submitted by Rajmonda Bulku (not verified) on

Ti ta kesh per nder te jem ambasadore ne France, keshtu do te jemi atje dy ambasadore femra, une dhe vajza e Ises (UNESCO). Shif nje here CV time: as nuk kam vrare as nuk kam vjedhur.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

çupe e teto Ollges!po pate CV pa vrasje nuk te ben saliu ambasadore.Pastaj kam frike se gruaja  e Ises do nise te shkruaje baladen e Doruntines!

Submitted by anonimi (not verified) on

E di Ti, dhe jo Ju; se nuk me ha trapi te jem xhentelmen me monstra si puna jote e te te gjithe politikes! M. Nano i ka vene komentet pa dogane, dmth nuk ka regjim vizash. jemi kto qe jemi, jemi kto qe shkruajme, shkruajme kto qe jemi. Ashtu sic jeni ju ato qe jeni shkruani, ato qe keni, keni aq sa keni, sa sju peshon i kanar derhemi. Oj Monda ti vetem kulture dhe mbushje intelektuale nuk ke. Ti je nje shtojce , Ti je nje lidhse Kepucesh, Ti je nje Sfyngjer  qe ngopesh me therrime qe te perdorin dhe, perdoresh me deshire si sfyngjer apo si shtupe politike. tru peshke qe me ambicje diplomatike. Kjo je Ti.

Submitted by Rajmonda Bulku ... (not verified) on

Si te doni, une i plotesoj kushtet edhe per presidente, me mire se Bamiri e bej :) Me poshte jane  deklaratat e Monda Trupeshkut te henen:

Ka nderhyre edhe deputetja e PD-se,  Rajmonda Bulku, e cila e ka cilësuar normale emërimin e fëmijëve, nëse ata i plotësojnë kriteret. Ajo replikoi me socialistin Balla, i cili tha se “ju nuk duhet të flisni, pasi keni konflikt interesi, pasi keni vajzën në konsullatën shqiptare në Selanik”. “Merre dhe shikoje CV e vajzës sime dhe të thuash faleminderit që e kemi vënë aty, sepse janë shumë të mirë. Nuk ka asnjë të keqe sepse nuk ka vjedhur, as mashtruar, e bën shumë mirë punën e saj”, tha Bulku.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

zonja presidente RB(rrip brezi,se do thosha per tjeter gje,por ndoshta je shendoshur dhe s'i vesh me),une jam RP(rrezik publik,se rezpublik e ka gazeta)dhe po mendoja per te miren tende.Bej njehere ambasadoren,qe Isa te beje romanin"Dimri pa zjarr"pastaj nga fundi i vitit zgjidhu Presidente!Po kam frike se do ta marri Jozi,se ajo ka çuar te gjithe zallin e Kirit ne OKB,tu mesojne shkodranishten anglezeve.

Submitted by ermalkorance (not verified) on

O zot cfare eshte duke ndodhur ketu ne driten e diellit! Deshira per tu kthyer serisht ne vendin tend mposhtet nga frika ,perballe ketyre detajeve te vogla.Por nese mendojme per ngjarjet e medha thua:me mire jashte atij sistemi katrahure.

E si mund ti shporrim keto ide qe kane formuar nje administrate te tille mbi kesisoj bazash?

Submitted by Gusmari (not verified) on

Laaaaaarg Ermal, mos e kruaj me gjethe fiku! Kur te degjosh qe u denua me burg ndonje politikan i larte ne pushtet (majtas apo djathtas qofshin) atehere do te mund te ushqesh shpresa kthimi.

Me thuaj nga je, ku e ke shpine ne AlbSalistan dhe ta tregoj une ty per ke ke votuar ne zgjedhjet e fundit dhe per ke do votosh ne zgjedhjet e ardhshme. ka mendu ferdinand Poni edhe per ty :-)

Submitted by ermalkorance (not verified) on

Pogradec...! zoti Gusmari po shihja faqen zyrtare te consullates ne milano dhe kam pershtypjen se zoteria qe ishte perfshire ne listen tuaj nuk punonte me atje si consull! Mos valle e kane derguar ne ndonje vend tropikal.

Ah,lista juaj eshte vertet per tu vlersuar .Keshtu munda te kuptoj me mire komentet e deputetes bulku ne komisionin parlamentar disa dite me pare.

Gjendemi ne nje situate vertet te veshtire ku zgjidhje shume veshtire se mund te gjihen.

Komplimente per listen...

Submitted by Lex Rex (not verified) on

@ Ermal, vellai i Jozefines nga Italia ka kaluar ne Rumani. Me poshte lista e aktualizuar:

- Gruaja e pare e Fatos Nanos, Rexhina Nano, Ambasada Paris (qe prej 8 vitesh)
- Nipi i Berishës, Dritan Berisha, Oficer i Kontaktit në Kancelarinë Konsullore në Romë
-Daja i dhëndrit të Sali Berishës, Bashkim Bekteshi, Konsull i Përgjithshëm në Bari
-Miku i Ilir Metës, Sami Shiba, Ambasador në Rumani.
-Gruaja e Rahman Selmanllarit, Suela Selmanllari, Ministria e Jashtme
-Motra e Aleksandër Frangajt, Majlinda Dodaj, Romë, Vatikan
-Baxhanaku i Fahri Balliut, Altin Kodra, ambasador në Turqi
-Djali i avokatit të Lulzim Bashës, Mirgen Nikaj, Ministria e Jashtme
-Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon Çoba, Konsull në Rumani
-Dhëndëri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli, Paris
-Gruaja e Arjan Starovës, Teuta Starova, Londër
-Gruaja e Sherefedin Shehut, Dashuri Shehu, Drejtore e Auditit në MPJ
-Kunata e Azem Hajdarit, Albana Hasanaj, Nju Jork
- Vajza e Azem Hajdarit, Romina Hajdari, Ministria e Jashtme
-Vajza e Ali Spahisë, Nausika Spahia, Konsulle e përgjithshme në Milano (Nenshtetesi e huaj)
-Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit, Ilda Zhulali, Drejtore ne Ministrine e Jashtme
-Vajza e Agim Shehut, Alma Shehu, Vjenë
-Vajza e Ilir Banos, Albana Bano, Ministria e Jashtme
-Vajza e Jemin Gjanës, Lorena Gjana, Kosovë
-Kunata e Fatmir Mediut, Nju Jork
-Djali i Fatos Bejës, Sokol Beja, Ministria e Jashtme
- - Vajza e Rajmonda Bulkut, Konsullata Selanik
- Vajza e Shpresa Becaj (Gjykata e Lartë), Selvi Beçaj, në Austri (OSBE)
– Nipi i Spartak Brahos, Shkelzen Macukulli, Poloni
- Djali i Neritan Cekes, Egin Ceka, Austri
- Vellai i Arjan Canit (Zone e Lire), Alket Cani, Paris
- Vellai i Gerti Bogdanit (PD), Albjon Bogdani, Ministria e Jashtme
- Gruaja e Remzi Lanit, Anila Bitri, Drejtore ne Ministri te Jashtme
- Gruaja e Alfred Pezes (Vizion Plus) Drejtore e Shtypit ne MPJ
- Vajza e Ismail Kadarese, Besjana Kadare, Ambasadore ne Paris (UNESCO)
- Djali i Vladimir Kristos (Gjykata Kushtetuese), Olsi Kristo, Bruksel
- Riza Poda, Kusheri i Ilir Metes, Konsull i Pergjithshem ne Selanik

Submitted by Lex Rex (not verified) on

S'ka perse. Me vjen keq qe kemi arritur ne kete pike ku pushtetaret bejne c'te duan dhe e trajojne shtetin si mall privat.  Ne kete situate me duket i tepert shqetesimi i artikullshkruesit Nano per t'u kujdesur lidhur me ''mosdiskriminimin''  e familjareve te pushtetareve (ref. propozimit te deputetit Balla).

Submitted by ermalkorance (not verified) on

Per cfare motivesh kemi mesuar kaq shume gjuhe te huaja ? Kur ne fund nje tranier me origjine shqiptare banues ne modena te italise ,behet konsulli shqiptar ne milano ,dhe me pas perfundon ne rumani!!!!

Dukej qe intervista e ministrit te jashtem ne top story mbreme ishte vetem nje falsitet qe na ofrohej ne shqiptareve! Na duhen kesisoj figurash ,per te shkaterruar edhe ate pak qe ka mbetur!!!!

Ja cka na ka mbetur per te thene:

O zot

Submitted by Beni-USA (not verified) on

@ Ermal --E ke humb kohen kot o Ermal! Ato leke qe ke harxhu (cerekun) i boje top, ja sillje ndonjerit ketu e mbaroje pune. Gjuhet i mesoje hap pas hapi (step by step). Nuk e ke pa kryeministrin si e ka mesu anglishten? Duke fol pa perkthys me koleget e tij kur ishte president. Aq sa ne USA New York Times shkruante: " Si anglishte e mesuar me delet ne mal, mire ishte." Po italishten si e qa. Te keput shpirtin. Edhe frengjishten e ka me theks te forte tropojan. Po shqipen letrare-zyrtare! Vesh me vesh me Jozefina Topallin (si tek bastet me qen). Kush te dialektizoje me shume.

Ej Ermalo, se mos ke bo ndonji master a ndonji doktorature ne ekonomi! Kot je lodh, ky me ate Boden kane shpikur modelin e vetem ekonomik Salibode qe te ndihmoje Europen ne krize. lere lere, kush e mban gjithe ate Europe me buke. Apo s'jane mesuar te hane mire ata!

Enver Hoxhes do i vinte turp nga keta e do thoshte: Ç'eshte ki more? Po mua me rrinte sy unjur e i dridhej zeri kur me dilte perpara. Po ki ma kaloi edhe mua ne luften e nga fitorja ne fitorje...

Mba mend cfare te thashe me lart per burgun.

Shendet, lumturi,pare e ndonji goc te hajrit.

Submitted by Gusmari (not verified) on

@ Ermal - Shume emra shqiptaresh qe jetojne jashte u perdoren ne zgjedhjet e fundit, u futen si votues per kandidatet e PD. Pra ka shume mundesi qe ti te kesh votuar per kandidatin e PD ne zonen tende elektorale, Pogradec.

By the way, kam bere nja dy vjet plazh ne Pogradec 88'-89' me shoqerine, jam kenaqur. Njerezit, uji, ushqimi, ambjenti te shkelqyera! Kam vajtur me vone kalimthi, per te ardhur keq.

Shendet, lumturi e para aty ku je!

Submitted by Depë Koja (not verified) on

Oksidenti apo hije nga Orienti?
Kjo është pyetja e parë që më vjen ndër mend prej anabasit azerbajxhanas të shkëlqesisë së tij, zotit Sali Berisha. Nuk e kam kuptuar asnjëherë joshjen që ushtron Orienti mbi individë të këtij kallëpi. Orienti i lidhjeve të dyshimta mafioze të Kaukazit, të mëdyshur mes flirtimeve xhihadiste dhe linjave të mëdha ruse të naftës e gazit në Detin Kaspik. Gjithë këto vite, gazetat në Shqipëri i kanë hyrë një debati kinse të ethshëm mbi “identitetin europian të shqiptarëve”. A nuk është pjesë e identitetit europian edhe ndjekja e një politike të caktuar ekonomike, që sytë i ka nga perëndimi, ose të paktën që bën sikur sheh përtej Adriatikut? Përse duhet të na bëjmë të skandalizohemi botimi i një manuali osman për pushtimin e botës (Tursun Bey: Pushtimi i Kostandinopojës etj.), dhe nuk pulisim as sytë kur Berisha i hap dyert kapitalit të Kaukazit, që qëndron me një këmbë në celulat terroriste çeçene dhe me xhepin e këmbës tjetër financon medresetë e selefinjve në Afganistan? Unë e kuptoj se jemi në kohë krize, po a duhet të imitojmë edhe ne politikën e jashtme turke, që në fund të fundit është një vend mes dy botëve, me 70 e kusur milion banorë dhe me ekonominë grurë?
Më duhet të përmend edhe dorëheqjen orët e fundit të Kreshnik Spahiut, dorëheqje të cilën Parlamenti nuk e paska pranuar, me qëllimin e mirë që ta pushojë vetë. Nganjëherë, kjo dashuri dhe pasion i parlamentit për ndjekjen e direktivave nga lart, m’i mbush sytë me lot. Kjo vetëm sa i jep më shumë peshë Spahiut në sytë e opinionit publik. Nuk është çudi që pas daljes së ndonjë partiçke të re, vetë Berisha pas zgjedhjeve të dalë e të përshëndesë çimentimin e një aleance të re kuq-e-zi-blu, të dalë e të lëpijë atë partiçkë që e ka pështyrë më parë.
Dëgjova se krimi qenka nën mesataren e Bashkimit Europian. Ky është një lajm shumë i mirë për ato gratë e vrara para disa ditësh. Kam përshtypjen se kur Berisha të vdesë dhe shpirti i tij të zbresë në ferr, do të dalë ta presë vetë Luciferi, (Briri i Vogël). «Unë ju falënderoj për vizitën, mik i dashur, por më duhet t'ju heq pak veshin. Kam përshtypjen se jeni treguar pak më i zellshëm seç duhet. I keni tejkaluar direktivat e atyre letërqarkoreve që ju kemi dërguar.»

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.