Nga pasuria në varfërim strukturor
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2530_1_2855.jpg?itok=QOHA3kg7)
Dje publikuam një lajm mbi një kontrast të Ardian Klosit me Ardian Vehbiun lidhur me argumentin e gjuhës së pasur/varfër shqipe. Klosi na dërgoi shkrimin e tij të publikuar në Shekulli. Dhe ne po e botojmë. Në këtë mënyrë mund të krijoni një ide më të saktë mbi çfarë s’bien dakord dy studjuesit shqiptarë. Ndoshta do t’u duhet t’i ktheheni dhe njëherë shkrimit të Vehbiut me titull “Pastrim apo pasurim”; në fakt, janë dy shkrime të tijat. Mund t’i gjeni në respublica. M.N.
E kam ndjekur me mjaft interesim debatin mbi çështje të gjuhës që Respublica dhe Shekulli kanë përçuar në faqet e tyre, kryesisht rreth shkrimesh të Ardian Vehbiut e në mënyrë të veçantë pas artikullit të tij të para disa javëve „Pastrim apo pasurim“. I jap plotësisht të drejtë që kujdesi për mosndotjen e gjuhës nga fjalë të huaja, dashurpadashur kthehet në njëfarë policie të gjuhës, që gjuetia ndaj këtyre fjalëve është edhe mënyra më e thjeshtë për të marrë pozitën e kritizerit dhe pastruesit. E drejtë është gjithashtu që shqetësimet që kemi për përdorimin e gjuhës sonë të bëhen objekte diskutimi në shtypin ose blogët tanë; pasi gjuha është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe gabimi më i madh është kur ajo lihet në dorën e ekspertëve, dmth. gjuhëtarëve. Gjuhëtarët, sikurse e thekson edhe Vehbiu, mund të jenë vetëm konsulentë, por ata nuk munden të përcaktojnë zhvillimin e gjuhës. E bënë njëherë këtë gjë, më 1972-shin, por ato ishin kushte krejt të tjera, kushte diktature, që nuk kthehen më. Diktati i një udhëheqjeje i zbërthyer në rregulla drejtshkrimi, vendosi për gjuhën tonë letrare të ngritur mbi dialektin tosk. Është fakt historik që nuk mund të ndryshohet më: gjuha letrare shqipe u vulos nga një kongres gjuhëtarësh – ndërkohë që gjuhë të tjera letrare, sikurse italishtja ose gjermanishtja, janë përcaktuar nga vepra shkrimtarësh të jashtëzakonshëm - mirëpo kjo nuk do të thotë se edhe në të ardhmen ne do ta reformojmë ose nuk do ta reformojmë gjuhën tonë të shkruar përsëri me kongrese gjuhëtarësh, një gabim ky ku bie rëndom sidomos brezi më i vjetër i gjuhëtarëve shqiptarë.
Por që të kthehem te shkrimi i Vehbiut. Më bëri përshtypje një paragraf i tij, e konkretisht ai ku thotë: „Për shkak të lëvrimit të pakët dhe të njëanshëm, shqipja ka mbetur shumë prapa gjuhëve madhore europiane, sidomos në nivelin e komunikimit abstrakt dhe diturak, në çështje të etikës dhe të filozofisë dhe të besimit, të mendimit politik dhe historik, të sociologjisë dhe të psikologjisë. Ata që thonë se shqipja “është gjuhë shumë e pasur”, ose “i ka të gjitha mjetet...” etj., gënjejnë haptazi“. Kjo tezë mbështetet me fakte si shkrimi i vonë i gjuhës sonë, ngritja e vonë e sistemit arsimor, universiteti i parë më 1957 etj. Të gjitha të vërteta, megjithatë nuk po e bluaja dot lehtë si paragraf. Më erdhi parasysh fusha mbi të cilën punoj rëndom, që është edhe e Vehbiut, konkretisht gjuhësia, më ngushtë gjuha shqipe. Nuk kisha aspak bindjen që kjo degë e dijes, që është dhe ajo bukur fort pjesë e komunikimit abstrakt dhe diturak, është e prapambetur ose dallon nga varfëria e gjuhës. Për t’u siguruar iu ktheva shkrimeve të dy dijetarëve që mund të quhen autoritete përcaktuese të kësaj fushe: Aleksandër Xhuvani dhe Eqrem Çabej. Ndonëse me një diferencë mbi çerekshekulli në moshë, janë përfaqësues të një shkolle apo të një fryme, që aq shumë ndikoi mbi krijimin e sistemit tonë arsimor, teksteve shkollore dhe atyre diturake, pos që kanë shkruar së bashku edhe disa vepra, sikurse janë Parashtesat dhe Prapashtesat e gjuhës shqipe.
Ajo që gjeta ose rigjeta në shkrime të mirënjohura ose pak të njohura (bie fjala një hyrje e Xhuvanit në një tekst psikologjie të hartuar rishtar prej tij), ma vërtetoi bindjen: kisha përpara një gjuhë të pasur e të larme, për më tepër një gjuhë të zhdërvjelltë që nuk më linte pikë dyshimi se cilësia shprehëse e gjuhësisë shqiptare s’binte aspak poshtë asaj të linguistikës franceze ose gjermane etj.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje gjatë punës me këto tekste (që m’u kthye në punë vjelëse) ishte jo aq pastërtia e gjuhës – madje policët që përmend Vehbiu do kishin gjetur aty fjalë të huaja savante për t’i shënuar me kryq – sesa struktura e saj, apo më saktë pjesë të shumta strukturore që ishin natyrshëm të gjuhës sonë. Aq sa në tërësi atë pasuri strukturore mund t’ua pranëvendosh strukturave të gjuhës që përdoret sot p.sh. në publicistikën tonë ose në gjuhën e spektaklit televiziv dhe të vish në përfundimin që gjuha ka ardhur... drejt varfërimit.
Ky pohim duhet mbështetur me shembuj. Këta shembuj janë të shumtë, por ajo lëndë që tregon pasuri te Xhuvani dhe Çabej, tek e fundit mund të ndahet në këto katër grupe:
a. struktura gjuhësore ose gramatikore sot të harruara apo pak të përdorura
b. fjalë e frazeologji sot të fjetura
c. përdorime të fjetura ose të harruara fjalësh
d. përdorime metaforike.
Le të shohim shembuj nga grupi i parë. Xhuvani shkruan se diçka e gjen të rëndë, të vështirë. Ai i vjen rrotull apo i sillet një teme, një problemi; në të qortuem (në të korrigjuar) e sipër është një strukturë e veçantë e shqipes, sikurse është edhe tipi me dativ shumë syresh (para pak kohësh shihja një gazetar që shkruante: ata të cilët syresh kujtojnë se... dmth. ky gazetar „syresh“ e dinte për sharje); vështirësitë i shton puna se, vazhdon Xhuvani, ndërsa Çabej pëlqen dativin tjetër të tipit njëri prej sish por edhe ndonjë sosh. Këto tipe përemrash vetorë në dhanore: syresh, sish, sosh në përdorimet e gjuhës së sotme të shkruar pothuajse kanë humbur. Te Çabej gjen shpesh edhe përdorimin e foljes do me kuptimin duhet: do parë, do kërkuar etj. Një mënyrë tjetër e zakonshme e ndërtimit të fjalive është ajo që e nxjerr fjalinë e nënrenditur në ballë: Që në krahasimin tonë..., kjo do parë.
Ja disa fjalë e frazeologji që sot mund t‘i quajmë plotësisht ose pjesërisht të fjetura: rrekem, njehen (=numërohen), fund e majë, i qit (= i nxjerr), tue drashtë (= duke patur frikë, duke u drojtur), gjithazi (në përgjithësi, tek e fundit), gërdi (= neveri), grish, pas (= sipas), njomëz (= lastar), misë (= tipar), paravendon, vobekësi (e materialit), nga... tëhu, vendon, i rysur etj.
Ja dhe disa kuptime fjalësh që sot shumë pak përdoren kështu: i pavaditur (i parrahur, i pastërvitur), trupi (më i madh i librit dmth. korpusi), gjithë (dmth. po: gjithë po kjo revistë), edhe (ende), përbri (krahas), shkon (me shumicën e gjuhëve indoeuropiane) etj.
Përdorimi i metaforave apo gjuhës së figurshme, më së shumti me shprehje të marra nga gjuha e folur, u jep shkrimeve të këtyre dy dijetarëve një gjallëri të veçantë, ato mund t’i lexosh shpesh me ëndje si të jenë pjesë në prozë. Kjo vjen ngaqë i gjen të shumta ndërtimet si: Xhuvani: shkoj te burimet (e fjalëve), zgjeroj truallin (e një dijeje), i vë kujdes, e vesh me petkun (e gjuhës shqipe), lënda e shtruar këso dore, bie në shpërdorim, shtihen në veprim, vret ndjenjën e gjuhës; Çabej: i përvishem zgjidhjes së problemit, marr ndër sy (= peshoj), luftojnë me shoq-shoqin (argumentet), na shtjellohet para syve, derdh dritë mbi, kanë sy më shumë për, shënoj rrëshqimthi, fijet e përndara (të popullsisë) etj.
Meqë jemi në fushën e gjuhësisë, mund të shënojmë se në një kohë relativisht të shkurtër që fillon me Sami Frashërin dhe përfundon me Xhuvanin, u krijua për këtë degë të dijes një terminologji që mund të quhet sot e konsoliduar. Vetëm Xhuvani ka krijuar emërtime që sot mund të na duken të vjetra e të konsoliduara prej kohësh: zanore, bashkëtingëllore, parafjalë, lidhëz, gjini, pasthirrmë, rrjedhore, pësore, pjesore, kryefjalë, kallzues etj. Po kështu për psikologjinë ka krijuar e ka futur nga gjuha e popullit fjalë si ndijim, hetim, ngacmim, parafytyrim, mbresë, hulumtim, përvojë etj.
Lind pyetja: Si ka mundësi që për gjuhësinë, pjesërisht edhe në psikologji e pedagogji, terminologjia zuri vend kaq shpejt, kurse në dije të tjera si filozofi, sociologji, komunikim etj. kjo nuk ndodhi e nuk po ndodh? – duke i dhënë të drejtë pjesërisht Vehbiut në pohimin e tij?
Mendoj se kjo ka të bëjë me periudhën diktatoriale që jetuam dhe me këtë periudhë gjysmë-anarkike që po jetojmë. Ndërsa nën sistemin socialist u bënë përpjekje për të rrënjosur terminologji në fusha si filozofia, ekonomia politike, deri dhe anatomia, përgjithësisht pa sukses, ngaqë vinin të diktuara nga lart poshtë, me kufizime e përjashtime të shumta, me sajesa pa shije, si rrjedhim i izolimit të Shqipërisë, sot jetojmë një kohë kur, edhe nëse propozimet e dikujt për terminologji nga fushat e ndryshme të dijes mund të jenë të mira, ato nuk respektohen e nuk zënë vend, pasi sot askush nuk ka respekt për askënd, aq më pak për ndonjë institucion. Në kohën e Sami Frashërit, Konicës, Xhuvanit, kishte shumë më tepër patriotizëm, shumë më tepër besim te kultura dhe te kombi shqiptar sesa ka sot, në atë kohë njerëzit me dije respektoheshin dhe ky respekt kthehej në autoritet produktiv dhe kodifikues për kulturën.
Me sa kuptohet, shkaku kryesor që po bën të humbasë dalëngadalë edhe ajo pasuri diturake që e kishim – me botime të shumta, përpara, gjatë dhe pas Luftës – janë në radhë të parë dembelia dhe padija. Dembelija për t’u kthyer te veprat që ekzistojnë të shtypura, padija, që na bën të kënaqemi me veten dhe në valën e mosrespektit të harrojmë se gjuha jonë mund të shkruhet dhe flitet shumë më mirë se ç’bëhet sot.
Comments
Shkrimi i z. Klosit asht
Shkrimi i z. Klosit asht ndër ma të matunit që kam lexue kohët e fundit mbi çashtje të gjuhës shqipe; shkrim konstruktiv dhe mbi të gjitha, prepozitiv. Si i thonë një fjale, do ta nënshkruaja fjalë për fjalë, të mos ngelja i befasuem nga një frazë: “Është fakt historik që nuk mund të ndryshohet më: gjuha letrare shqipe u vulos nga një kongres gjuhëtarësh”.
Paraprakisht po kutoj se Kongrsi, në Rezolutën përfundimtare, thonte:
"Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvillimit të saj, si edhe çështjet e reja që nxierr praktika gjuhësore, Rregullave të drejtshkrimit t'u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura".
Atëherë, a përligjet thanja e z. Klosi “nuk mund të ndryshohet më”?
Mendoj se jo vetëm “mund”, por asht domosdoshme.
Gjuha standarde le të mbesë poajo; struktura e saj themelore nuk ka pse preket.
Por çdo ditë që kalon, bahet e ngutëshme një ndërhymje për plotësimin dhe përmirësimin e normave, që do të konsistonin kryesisht në:
1) Pasunimin e gjuhës shqipe me të gjitha trajtat e saj fonetike e morfologjike ma përfaqësuese e shprehëse, gjithëpërfshimëse, që të lejojnë zhvillimin e papremë të saj, jo ta fosilizojnë si po ndodhë me gjuhën standarde;
2) Përfshimja e trajtave themel të shqipes në gjuhën e njesueme, si janë paskajorja e pjesorja e shkurtë;
3) Rishikimi i rregullave të shumësit të emnave e të mbiemnave;
4) Rishikimi i “ë”-së së shurdhët në trup të fjalës në raport me zanoren “a”, por tue e ruejtë gjithmonë “ë”-në në fund të fjalës si në normat e sotme; (Një shembull: në një çerdhe fjalësh sot kemi: rërë, por, ranishtë e ranor (përse të mos thuhet “ranë” e të ruhet në një çerdhe rranja e fjalës?).
5) Zbutja e fenomenit të rotacizmit kur në trajta të tjera të të njëjtës rranjë shfaqet me “n”, ku përsëri vlen shembulli i masipërm - rërë, por, ranishtë e ranor.
6) Përjashtimi nga normat e drejtëshkrimit i fjalëve me theks fundor nën ndikimin e osmanishtes si; babà, joqë: babë; parà, joqë: pare, etj.
7) Ruejtja e leksikut në trajten që ai shfaqet ku ka perdorim origjinë si: me u shkimë, e jo “shqimet”, e sidomos përfshimja e leksikut burimor shqip nga gegnishtja, i injoruem në FGJSH. Mjaft të marrim tre shembuj: Asht përjashtue fjala shqipe “birth-i” dhe asht marrë turqishtja “çiban-i”, asht përjashtue “i përmjelltë” (Frang Bardhi) dhe asht marrë turqishtja “abrash”; asht përjashtue fjala shqipe “brezhël-a” dhe asht marrja prej gjuhëve latine “kancer-i”; e kështu mund të vazhdonim me mija shembuj të tjerë, vetëm pse ato nuk ndeshen në tosknisht.
Këta dhe ndonjë ndryshim, përmirësim a plotësim tjetër, do ta banin shqipen ma të pasun, ma të zhdërvjelltë e pjellore, shkurt, ma të begatë, pa prishë aspak strukturën e normës së miratueme në vitin 1972.
Ja pse një reformë e re asht e domsodoshme, ja pse u befasova nga thanja e z. Kolsi se “nuk mund të ndryshohet më: gjuha letrare shqipe u vulos nga një kongres gjuhëtarësh”.
A nuk asht koha që një Kongres tjetër t’i bajë këto përmirësime?
Nuk eshte shqipja qe ka
Nuk eshte shqipja qe ka mbetur prapa ne disa fusha te mendimit si filozofia etj., thjesht mendimi shqiptar ne keto fusha nuk eshte levruar. Nuk eshte faji i shqipes pse intelektualet shqiptare si Vehbiu e Klosi e co. nuk e kane pare te arsyeshme te merren me ato fusha mendimi a se paku te sjellin ne shqip klasiket boterore ne keta lemenj te mendimit njerezor. Nga njera ane me mire qe nuk e kane bere se kush do te merrej me bloge e me broçkulla online pastaj.
Me gjithë respektin që kam
Pikërisht ky asht çelësi i zgjidhjes së problemit. Kjo asht Themra e Akilit e pasunimit apo e vorfnimit të gjuhës së sotme shqipe. Kongresi i viti 1972, siç po e shohim sot, dhe ju me vend e pohoni, praktikisht solli dështimin e zhvillimit të gjuhes shqipe, krejt ashtu siç dështoi edhe vetë ai sistem, sepse dukunitë e imponueme me dhunë dështojnë. <o:p></o:p>
<o:p></o:p>
Në analizën tuej merrni shembull pesë inteletualë-atdhetar nga Jugu: Sami Frashërin, Faik Konicën, Aleksandër Xhuvanin dhe Eqrem Çabej. Po a nuk ka pasë intelektualë të tjerë atdhetarë, me kulturë të gjanë europiane, që të kenë dhanë nji kontribut të madh për ruejtjen, drejtimin, zhvillimin dhe lavrimin e gjuhës shqipe dhe ta kenë pasunue ate me veprat e tyne, me shumë fjalë e shprehje frazologjike të vjeluna nga gurra e popullit, që sot janë në harresë e sipër nga mospërdorimi ?!? Këta autorë të mëdhej, që kanë shkrue në gjuhën e pjesës ma të madhe të shqipfolësve, mbasardhës të baballarëve të gjuhës së shkrueme shqipe qysh nga koha e Gjergj Kastriotit, te cilët janë shumë ma teper se pesë dhe që kanë dhanë pjesën ma të madhe të prodhimtarisë intelektuale të gjuhës se shkrueme shqipe (prej Buzukut te Migjeni), e që pa kontributin e tyne sot na do të kishim shkrue me alfabet arab, ose nuk do të kishim pasë asnji gjurmë të shqipes së shkrueme për shkak të dhunës së pushtuesit turk-osman, keta prà u përjashtuen për motive ideologjike, krahinore e fetare nga diktatura e drejtueme kryesisht nga elementët toskë. E keqja asht se, megjithëse shihet qartë dështimi i vendimeve të atij kongresi famkeq antishkencor, prap se prap nuk ndrrohet rrugë, por vazhdohet në gabim, me keqdashje. E pra ju, zotni Ardian Klosi, keni shkrue pozitivisht për këta intelektualë të mohuem. Prandej ju, mund të baheni nji ndër promovuesit ma të përshtatshëm dhe ma kompetentë per rihabilitimin e tyne. <o:p></o:p>
Nga njena anë e ju pranoni si fakt historik se baza e rregullave të drejtshkrimit të shqipes me bazë tosknishten u imponuen me diktat (nga toskët), dhe nga ana tjetër thoni se ky faj ndaj gjuhës sonë “nuk mund të ndryshohet më”. “Errare umanum est, perseverare autem diabolicum” (Të gabosh asht njerëzore, të ngulish kambë në gabim asht djallzore).
<o:p></o:p>
Veç kësaj, në vijim, ju mbani nji qëndrim të lëkundun, jo shkencor, që në të ardhmen mund të reformojmë gjuhën tonë ose mund të mos reformojmë gjuhën tonë, por gjithmonë nëpërmjet kongresesh (prap burokratisht e jo natyrëshëm).<o:p></o:p>
Ashtu siç e pohoni edhe ju, “italishtja ose gjermanishtja, janë përcaktuar nga vepra shkrimtarësh të jashtëzakonshëm”. Dante Alighieri (1265-1321) ka jetue në kapërcellin e shekujve XIII-XIV. Sot kryevepra e tij “La Divina Commedia”, megjithëse kanë kalue shtatë shekuj dhe asnji italian nuk mund ta lexojë dhe ta kuptojë lehtësisht, kjo vepër studjohet në të gjitha shkollat e mesme italiane, qofshin këto humane apo teknike.
<o:p></o:p>
Pastrim/pasurimi i nje gjuhe
Pastrim/pasurimi i nje gjuhe ne kurriz te huazimeve nga gjuhe te tjera eshte plotesisht i mundur dhe ka precedente te shumte ne historine recente.
Shembulli i pare eshte hebraishtja; shembulli me emblematik eshte qe kur u krijua shteti i Israelit, ne gjuhen e vendit nuk kishte asnje fjale per "tren" apo "stacion treni" etj etj. Kjo nuk ishte fare problem qe Israelitet me gjuhen e tyre "te varfer" te behen leader boterore ne shume dege te shkences dhe qe te perdorin nje gjuhe moderne qe sipas njhesve te asaj gjuhe eshte relativisht e varfer ne neologjizma.
Shembulli i dyte eshte gjuha Galike (e Wales) qe per shume vjet ka qene nen presionin e nje gjuhe ekonomikisht dhe shkencerisht shume me te avantazhuar si ajo Angleze. Me pak vullnet dhe perpjekje, vitet e fundit kjo gjuhe eshte rivitalizuar.
Une ne kete debat, me injorancen time te pjeseshme, mendoj se z. Klosi ka te drejte.
Z. Klosi, urime dhe paçim
Z. Klosi, urime dhe paçim sa më shumë artikuj të tillë!
Pajtohem tërësisht me të gjitha mendimet e hedhura në këtë artikull, dhe mbi të gjitha, me një nga fjalitë e paragrafit të fundit që besoj se do ta shkruaj kudo: “Me sa kuptohet, shkaku kryesor që po bën të humbasë dalëngadalë edhe ajo pasuri diturake që e kishim […] janë në radhë të parë dembelia dhe padija”
Keni vënë në dukje dembelinë si një ndër arsyet kryesore të “varfërisë së shqipes”, dhe për këtë ju falenderoj. Shpresoj të mos bjerë në vesh të shurdhët. Kam përshtypjen se ishim më mirë, kur ishim më keq. Të paktën, në të shkuarën, po të mos njihej një term, kishte përpjekje për ta shpikur atë. Ndërsa sot, ka përpjekje për të hapur fjalorin në anglisht, dhe oburra, jemi në rregull.
Ndodh shpesh që flas me intelektualë të pregatitur në kohërat e komunizmit. Më kënaqet shpirti me shqipen e tyre. Një shqipe e pastër, e pasur, e zhdërvjellët, që lë mbresa dhe të depërton në shpirt. Ndonjëherë them me vete se po të ishte e mundur, këta intelektualë do t’i vija në muzeumin e gjuhës shqipe. Ata janë të zhdërvjellët e të saktë në të folur sepse, thjesht, janë të ditur (eh, sa fjalë e madhe për kohërat e sotme!!!).
E ndjek me shumë vëmendje Z. Vehbiu sepse e respektoj si gjuhëtar. Por kohërat e fundit, se çka ca mendime që nuk po i përtyp dot të tëra. E para ka të bëjë me konsideratën që më duket se ka për shqipen si gjuhë të varfër. Besoj se e ka përsëritur aq shpesh këtë ide, sa tashmë po fillon të më mbushet mendja se shqipja mund edhe të mos na plotësojë nevojat në të shprehur (kur jam e bindur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë). Përveç kësaj, kam frikë se një qëndrim i tillë, justifkon dembelinë. E dyta, nuk e kuptoj se pse e ka marrë me shumë inat “policinë gjuhësore”. Kur një pastrim policor / leksikor e bëjnë edhe francezët e spanjollët, s’kuptoj se pse nuk mund ta bëjmë edhe ne? Është për tu kujtuar se spanjishtja e frëngjishtja rradhiten ndër gjuhët me numër më të madh folësish në botë. E si rrjedhojë, s’kanë pse shqetësohen shumë për çtjetërsimin ose përçudnimin e gjuhës së tyre.
Mbetem e mendimit se policía gjuhësore – deri aty ku shkenca e gjuhësisë e lejon – duhet të veprojë, sidomos në vendin tonë ku ka pak folës. Përndryshe, pas dhjetë viteve, s’e di se çfarë gjuhe do të flasim (Esperanto mbase!).
Urime edhe një herë. Keni goditur drejt e në shenjë.
Kjo shqipja qe flasin
Kjo shqipja qe flasin intelektualët e pregatitur në kohërat e komunizmit e qe ju knaqe shpirtin juve zoja Anna, nuk ma knaqe mue as shpirtin e as veshin, sepse ajo u vendos me Polici Gjuhesore dhe çka asht ma keqja ju jeni edhe per ta mbajte me Polici gjuhesore.
Jo zoje! Gjuha as nuk vendoset me polic dhe as nuk mbahet me polic. Gjuha e popullit asht e gjalle siç asht e gjlle vete jeta e popullit. Iku koha e mjeteve policore.
Z. Paul, faleminderit për
Z. Paul, faleminderit për komentin tuaj. Me sa po kuptoj unë, e paskeni zët me të shkuarën. Unë mendoj vetëm një gjë, se te gjithe ata si puna juaj që e kanë me standardin e të shkuarën, po dëmtojnë të sotmen e të ardhmen. Në një kohë kur standardi duhet përforcuar sepse mes Prishtinës, Tiranës e Shkupit nuk merremi vesh, ju merreni me inatin e vjetër mes gegëve e toskëve (depsiz milet!).
Pastaj pretendoni dhe rishikimin e standartit tani kur s’ka as qeveri e as dreq që të garantojë ndërhyrje të mirëfillta shkencore (e jo politike) në standard.
Për sa i përket intelektualëve të së shkuarës, unë nuk mund t’i mohoj ata për shkak të policisë gjuhësore të së shkuarës. A po, mua më vjen keq një gjë, se ata ende mbeten shembulli i vetëm per dije e kulture, për ne pasardhësit e tyre. Dhe siç duken bathët me nivelin arsimor të sotëm, do të mbeten të tillë për shumë kohë.
Z.(shoqja) Anna Ju mjerisht
Z.(shoqja) Anna
Ju mjerisht keni mendime dekadente komuniste dhe kocepte te paqarta. Ju duhet te studjoni me shume dhe te lexoni ma me vemendje e pa paragjykime jo vetem shkrimin por edhe komentet rreth tij. Ju nuk duhet te jepni ketu mendime apriori pa iu referue pike per pike arsyetimeve te komentuesve. Po te veproni gjithnji keshtu, atehere asht e kote te debatojme per te miren e gjuhes sone. Edhe un dij te shfrej ketu indinjaten time te thedhe dhe legjitime ndaj dhunes se gjithanshme te diktatures se komunistve jugore, te cilet edhe nepermjet dhunimit te gjuhes shqipe na lane trashigim keto diskutime perçarse te damshme. Me kete veprim ata bane dhe nxiten dallimin ne mes shqiptarve te jugut dhe te gjithe shqiptarve te veriut perfshi ketu edhe shqiptaret e Kosoves se dhunueme nga jugosllavt, aleati i komunistve shqiptar.
E çka kuptoni ju me termin “të shkuarën” ? Kur fillon kjo “e shkuara” e juej, para vitit 1944, mbas viti 1944, apo mbas vitit 1990 ? Me sa kuptohet dhuna komuniste per ju nuk i perket “të shkuarës”, por i perket te tashmes dhe te ardhmes.
Asgja nuk mund te ndertohet pa u bazue ne “të shkuarën” njisoj si nuk mund te ngrihet asnji ndertese pa u mbeshtete ne themele te ndertuem ma perpara. Ata intelektualt e tuej falimentar te komunizmit te mbas vitit 1944, qe ta knaqin shpirtin ty, e qe ma vrasin shume shpirtin mue, shemben “të shkuarën” dhe ndertuen nje ndertese komuniste e cila u shemb, u thermos dhe u fundos si nji kala rane, jo vetem ekonomikisht e politikisht por edhe intelektalisht. Aqe asht e vertete sa qe sot siç e pohon edhe autori i ketij shkrimi z.Ardian Klosi (i biri i ish ministrit te “drejtesise” se diktatures komuniste Bilbil Klosi) e pohon ne shkrim/studimin e tij se kemi nji varfnim te gjuhes shqipe. E cili asht shaku i ketij varfnimi, perderisa para komunizmit gjuhen shqipe intelektual shqiptar te arsimuem ne Europen Prendimore po e zhvillojshin, po e pasunojshin dhe po e lulezojshin ?!?
Mire komenton “Antropomorfi” se “Nuk eshte shqipja qe ka mbetur prapa ne disa fusha te mendimit si filozofia etj., thjesht mendimi shqiptar ne keto fusha nuk eshte levruar.”.
E pse ndodhe ky varfnim i mendit shqiptar? Sepse komunizmi nepermjet intelektualve te tij, te cilet juve shoqja Anna jua knaqin shpirtin, krijoi nji mendesi dekadente, falimentare shterpe, tue rrafshue baraz me toke gjithe mendimin perparimtar njerzor te sjellun ne trojet tona nga intelektualt shqiptar te shkolluem ne Europen Prendimore kryesisht katolik, priften apo laik, te cilet e mbajten gjalle gjuhen shqipe qyshe ne kohen e Gjergj Kastriotit e qe sot ne saje te tyne na nuk shkruejme me alfabetin turk-osman. Pikrisht kundra ketyne inetelktualve, veprave te tyne dhe shqipes se veprave te tyne e mprehen tehin e shpates se diktetures se tyne ato intelektualt tuej te kohes se komunizmit. Kjo ishte menyra per ti ba ato te palexueshem ne te ardhmen.
Vlersoj shume sinqeritetin dhe seriozitetin shkencor te studjuesit te nderuem z.Ardian Klosit me kulture prendimore kur pohon: Diktati i një udhëheqjeje i zbërthyer në rregulla drejtshkrimi, vendosi për gjuhën tonë letrare të ngritur mbi dialektin tosk.
Komunistet jugor per te marre pushtetin ne Shqiperi, bane aleance me jugosllavet, qe ishin anmiqt shekullor te shqiptarve te veriut kndej e andej kufinit. Atyne u interesonte coptimi i mbar veriut duke ia lane Kosoven si shperblim Titos dhe keshtu te mund te dominojshin mbi Veriun e Shqipnise. Kete gja e verteton nder te tjera edhe vete fakti qe “Diktati i një udhëheqjeje i zbërthyer në rregulla drejtshkrimi, vendosi për gjuhën tonë letrare të ngritur mbi dialektin tosk.
Add new comment