Më 21 janar 2011 u vra shpirti i protestës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9350_1_2709.jpg?itok=DzsZ4iM2)
Sot, një vit pas ngjarjes së dhimbshme të 21 Janarit, përveç përkujtimit të ngjarjes e viktimave të pafajshme, mund dhe është mirë të bëhet një analizë. Çfarë solli 21 Janari? Çfarë impakti pati në jetën publike e politikë në Shqipëri? Kush fitoi (politikisht e publikisht) nga kjo ngjarje?
Protesta e thirrur nga opozita shqiptare më 21 janar të vitit të kaluar, erdhi si pasojë e përfshirjes të ish numrit 2 të qeverisë Berisha në një video, ku zyrtari i lartë bisedonte me vartësin e tij në qeveri e në parti, Dritan Priftin, për afera të mëdha korruptive. Shqipëria ndodhej në vështirësi ekonomike, ndaj shumë qytetarë iu bashkuan kësaj thirrjeje të irrituar. Unë bëj pjesë në atë grup njerëzish, që mendojnë se gjithsesi një pjesë e vogël njerëzish brenda turmës, kishin si qëllim përshkallëzimin e protestës. Pra policia ishte e provokuar. Por megjithatë, si rrallëherë në Shqipëri, forcat e policisë u sollën si profesionistë, duke mos iu përgjigjur provokimeve të një pjese të turmës. Me përshkallëzimin e protestës policia doli nga loja, duke ia lënë mbrojtjen e Kryeministrisë Gardës së Republikës, e cila nuk reagoi, apo nuk deshi të reagonte në mënyrë profesionale.
Këtu ngjarja duhet analizuar më mirë, pasi si pasojë ndodhën plot 4 vrasje. Kryeqyteti i një vendi që gjeografikisht është europian dhe synon të bëhet realisht i tillë, u përgjak. Forcat e sigurisë vranë protestuesit. Çështja se a duhet që shteti të qëllojë mbi protestuesit është trajtuar shumë herë deri më sot. Disa janë shprehur për mbrojtje të ligjit dhe institucioneve me çdo kusht; të tjerë kanë thënë se plumbat kurrsesi s’duhen përdorur, duke sjellë si shembull disa protesta në kryeqytetet e Europës, ku protestuesit kanë hyrë deri në parlamentet e këtyre vendeve dhe askush nuk i ka qëlluar. Ndaj unë do ta trajtoj në një tjetër këndvështrim.
Duke kujtuar ngjarjen, natyrshëm të lind një pyetje: Pse u vranë persona të rastësishëm dhe jo ata që provokuan policinë, jo ata që thyen derën e Kryeministrrisë, jo ata që u futën brenda territorit të Kryeministrisë? Dhe në këtë pikë, që të mos ketë keqkuptime, po sqaroj në parantezë se personalisht i do dënoja çdo lloj vrasje, që nuk është bërë për të shpëtuar një tjetër jetë njerëzore, në kushtet e vetmbrojtjes së ligjshme.
Pra shteti nuk reagoi kur veprimet e tij mund të kishin një farë justifikimi (edhe pse të dobët)? Pasi natyrisht që nuk do ishte njësoj nëse dikush do ishte vrarë brenda Kryeministrisë, apo ndërsa sulmonte policët me mjete të forta. Pse u vranë njerëz, që në momentin e vrasjes, nuk përbënin kurrfarë rreziku për askënd?
Duke parë ngjarjet në arenën publike e politike shqiptare, më vjen vetëm një mendim. Ato vrasje ishin të mirëmenduara për të dhënë një mesazh dhe mesazhi ishte: “Mos dilni të protestoni, o njerëz. Mos dilni të protestoni, sepse kjo mund t’ju kushtojë jetën. S’ka rëndësi nëse ju nuk do të sulmoni policë, nuk do hidhni gurë mbi gardistët, nuk do sulmoni institucionet e shtetit... ju sërish mund të vdisni.”
Dhe duke parë reagimet e politikës dhe shoqërisë shqiptare një vit pas kësaj ngjarjeje nuk mund të thuash se suksesi i këtij mesazhi ogurzi nuk është i plotë. Po të mos llogarisim tubimet e paqta të përkujtimit të ngjarjes pak ditë pas dhe në përvjetor, 21 Janari ishte protesta e fundit e bërë në Tiranë. Mund të thuhet se edhe ndryshimi i kursit politik të Partisë Socialiste kishte një lidhje të fortë me atë ngjarje ogurzezë.
Megjithatë ky nuk ishte mesazhi i vetëm. Qeveria, e përfaqësuar nga kryeministri Berisha dha mesazhe që të nesërmen e asaj dite (duke quajtur ngjarjen grusht shteti), dha në ditët në vijim duke dhënë urdhërin e paprecedent të moszbatimit të urdhër-arresteve të Prokurorisë së Përgjithshme, dhe vazhdon të japë edhe sot e kësaj dite, duke sulmuar sistematikisht institucionet e pavarura dhe duke mbrojtur publikisht fajtorët. Pra mesazhi është i qartë edhe këtu: “Askush nuk prek dot të besuarit e kësaj qeverie, qoftë ky edhe ligji”.
Këto ditë Prokuroria e Përgjithshme, me përkrahjen e dukshme nga përfaqësia amerikane, publikoi tre emra të përfshirë në ngjarje. Por me këtë sistem drejtësie, të gjunjëzuar totalisht nga shteti e pushteti, unë nuk besoj se do ketë realisht të ndëshkuar nga ligji. Një mesazh e morëm që nga Gjykata e Tiranës, e cila jep një masë shumë të butë për një krim shumë të rëndë.
Pra 21 Janari solli 4 vrasje dhe disa mesazhe. Po t’i përmbledhim, mund të themi se si pasojë e 21 Janarit Sali Berisha mund të vazhdojë të “mbretërojë” në Shqipëri pa e shqetësuar askush. Pas 21 Janarit askush nuk guxon të protesojë në këtë vend. Pas 21 Janarit të besuarit e pushtetit kanë besimin e plotë se mund të zbatojnë çdo urdhër kriminal dhe askush nuk do t’i lerë në mëshirë të fatit, apo në dorë të ligjit. Pas 21 Janarit një prostitutë politike si Ilir Meta mund të dalë publikisht dhe pa u skuqur e pa u zverdhur, të thotë se 2012 do të jetë viti i drejtësisë...
Comments
Shkrimi eshte shume i

Shkrimi eshte shume i mire.Titulli i tij flet me shume: 21 Janari,vrasja makabre e 4 deshmoreve te demokracise,batarete me plumba vdekjeprures,kishin pikerisht si qellim te "vritej" shuhej shpirti i rilindur i protestes popullore,te shkeleshin me cizmet fashiste lulet e bukura ta "pranveres shqiptare".

Do te shtoja edhe dicka tek

Do te shtoja edhe dicka tek konkluzionet: shqiptaret e vertetuan per te disaten here se dhe nje proteste e nisur si "paqesore" perdoret ne menyren me te keqe nga forcat politike per te arritur synimet e tyre vulgare. Te gjitha keto "zullume" i paguan populli dhe per me teper, jemi te detyruar te shohim nje hipokrizi te neveritshme te politikaneve.

Po te qe se Saliu ndjeu se

Po te qe se Saliu ndjeu se protesta ishte aq e dhuneshme,sa rrezikonte ta rrezonte nga froni,ai do te kish urdheruar hapjen e zjarit,qysh kur filluan guret si bresher.Por,jo.Ai hapi zjarr me vone,kur ajo po mbyllej.Pasi u mendua qe opozita mund te vije duke pershkallezuar protesten,mund ta rrezikonte me vone,prandaj opozites i duhej dhene nje mesim "i mire",me qellim qe te frikesohej,te hutohej e tallavitej,per te mos iu kthyer me shesheve te protestes.A iu kujtohet,se si i tha opozites:,pas ngjarjeve te 1997-es. Po,kur tha Jozefina ,qe "ajo qe beri gabim Saliu me 1997,ishte qe nuk ,iu dha nga nje plumb ballit,juve te opozites".Ja si u shprej Saliu,pasi ra nga froni:"Me ju nje gjysem ore pune pata une,po....."- Pra,tani beri pikerisht ate qe mendonte se duhej bere ne vitin 1997 . Ishte i mirellogaritur krimi i 21 j anarit 2011,nuk qe dicka e rastit.

Interesante, vertetet, shume

Interesante, vertetet, shume interesante!

Së pari, shkrimi i autorit. Po të perdorja arsyetimin nga e kunderta, une do ta pyesja: Nese nuk do te kishte proteste, a do të mbahej gjalle shpirti i protestes? Por, edhe kjo perspektiva ime eshte po aq mjerane sa ajo e autorit, madje e njevlershme me perspektiven e atij Kadillit te PD në TV. Nuk ia vlen komenti që ngrihet mbi një supozim absurd.

Së dyti, te njevlershmëve të mi ne kete mundesi komunikimi me publikun, komentuesve të shkrimit, me sa paku do t'u keshilloja te aftesohen që të dallojnë faktin nga komenti, tezen nga hipoteza, shkakun nga pasoja e mjaft sende te tilla. Ndryshe, gjithë ç'del del nga kumtimet e tyre ka gjasa të quhen brroçkulla.

Vrasjet nuk jane asnjher të

Vrasjet nuk jane asnjher të emira, por duket se me 21 janar u vra instikkti vetshkaterrues dhe shtetshkaterrues i nje pjese te shqiptarve.

Po pse nuk u vra shpirti i

Po pse nuk u vra shpirti i protestës në të gjitha vendet arabe, që u vranë me qindra e me mijra? E në Shkodër me 2 prill? ...sepse me 21 janar nuk kishte kauzë, nuk kishte përse. Nuk bëhet revolucion me mercenarë, nuk rrezikon kush jetën për 10.000 lek (të vjetra).

Add new comment