Monumente kulture... apo “stalla kuajsh”?!

Debatet publike e institucionale janë në kulmin e tyre, përsa i përket njërit prej monumenteve me fizionominë më përfaqësuese të identitetit tonë kombëtar, ‘kalasë mesjetare të qytetit të Lezhës’. Bëhet fjalë për shrrënjosjen e monumenteve ekzistuese dhe për të ndërtuar mbi to restorante e motele pikërisht në atë territor, që në gjuhën e arkeologjisë quhet Akropoli i qytetit antik. Po ç’është akropoli i qytetit antik të “Lisit”? Është pjesa më e lartë e qytetit të moçëm 2400-vjeçar, pikërisht brenda kalasë mesjetare me sipefaqe prej pesëmbëdhjetëmijë metra katrore, pika më e lartë gjeografike, një shesh prej rreth 2000 metra katrore. Aty dhe përreth tij (akropolit) gërshetohen kulturat ndërtimore të të gjitha periudhave historike. Duke filluar me rrethimin e parë të fiseve ilire të shekullit të pestë p.e.s. dhe duke vazhduar me teknikat ndërtimore helenistike, romake, bizantine, veneciane e duke përfunduar deri tek ndertimet e kohës së pushtimit otoman. Ky është vendi i nderit, ku janë vendosur ndër shekuj tempujt, faltoret, objektet e kultit, rezidenca e mbretërve, ushtarakëve, feudalëve, princërve, komandantëve, a sido që të jenë thirrur ata për gjatë 24 shekujve. Aty u thirr Kuvendi i Lezhes dhe u themelua shteti i parë shqiptar.
Por drejtori i Institutit te Monumenteve, zoti Apollon Baçe, pikërisht këto thesare të kujtesës sonë kolektive i konsideron “stallat e kuajve të xhandarmërisë turke” (!?) Kur e dëgjova këtë deklarim në një emision lajmesh m’u errësuan sytë nga turpi. Nuk iu besova veshëve dhe e ndoqa këtë pohim në të gjitha stacionet, por sërish ishte po ajo deklaratë: “Ndërtimet do të bëhen mbi rrënojat e stallave të kuajve të xhandarmërisë turke të vitit 1905.” Pasi u sigurova se nuk isha në një ëndërr të keqe, hapa dosjen me shënime që kam mbajtur në kohën që kam qenë drejtor i parkut arkeologjik, për të kujtuar inventarin e monumenteve, në atë territor e për të zbardhur lojën e shëmtuar që po bëhet me atë dizinformim publik. Ja, inventari i objekteve monument kulture në akropolin e qytetit në kala, dhe po e theksoj se këto monumente janë pajisur me pasaporta të veçanta për secilin objekt, një kopje e te cilave ndodhen në Qendrën Kombëtare të Inventarizimeve të Monumenteve të Kulturës, në Tiranë.
1. Xhamia Sulejmanie e vitit 1520. Për këtë objekt ka këto komente: a-është e ndërtuar duke shfrytëzuar një pjesë të sarajeve të Dukagjinëve, që gjendeshin aty që në shekullin e trembëdhjetë; b-është ndërtuar duke kthyer në xhami kishën, që funksiononte për banorët e kalasë.
2. Galeria veneciane, mjedis funksonal nëntokësor në kala.
3. Sarajet e Dukagjineve, ose pallati i feudalëve që kanë zotëruar kalanë, 6 mjedise me mure deri në dy katëshe.
4. Kisha e shekullit të trembëdhjetë, rrënojë e zbuluar nga arkeologët G. Hoxha, L. Perzhita dhe F. Cavallini, e pasqyruar ne librin “Objektet e kultit-Monument Kulture në Dioqezën e Lezhës.”
5. Dy Çisterna uji, njëra e periudhës bizantine dhe tjetra e periudhës veneciane.
6. Mjedise të tjera banimi funksionale me frengji, në funksion të sarajeve për shërbime ushtarake dhe shërbime te tjera civile.
7. Kollona prej mermeri, inventar i gjetjeve në akropol.
8- Muraturë me harqe të gurta të mbetura ende nga arkitektura e sarajeve të princërve të Mesjetes.
Ky, pra, është inventari i objekteve të dukshme, të inventarizuara nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit, të cilat i ka në ruajtje e administrim Parku Arkeologjik i Lezhës. Siç shihet në këto inventare nuk del asgjëkundi emërtimi “stalla të kuajve” që përmend zoti Apollon Baçe, por duke qenë i vetëdijshëm se mund të bëhen edhe “gabime” njerëzore në këto punë, hapa librat e autorëve antikë, të albanologëve të huaj, dhe të disa studiuesve tanë seriozë, mos ndoshta dikush prej tyre e pohon qenien e stallave të kuajve në majën e akropolit. Pasi i shfletova të gjithë ata që flasin për historinë e ketij qyteti, u ndala tek albanologu Theodor Ippen, konsulli i Austrisë në Shkodër. Në librin e tij “Shqipëria e Vjetër” ndër të tjera ai thotë: “Në mesjetë kalaja e Lezhës i përkiste familjes vendase - Dukagjini dhe se në Lezhën e vitit 1467 Skënderbeu me siguri nuk ka banuar në pazar, në lagjen e barkaxhinjëve, në breg të lumit. Ai do të ketë pasur rezidencën e tij në kala, ku do të jetë zgjedhur edhe një vend për prehjen e tij të fundit.” Dhe më tej ai thotë: “Nuk mund të pranohet që në atë kohë të ekzistonte një kështjellë pa kishë, ndaj nuk do të ishte e gabuar të mendohet, që kisha e Shënkollit e për pasojë vendvarrimi i Skënderbeut të ketë qenë në kalanë e Lezhës, sepse pushtimi turk i 1478 nuk kishte të bënte me qytetin e poshtëm, që ishte i pa fortifikuar, por me kalanë. Për këtë arsye është i sigurtë kthimi i kishës në xhami”. Ndërsa Hecquard, konsulli Francez në Shkodër me 1860, shkruan: “Unë vizitova kalanë. Mbi harqet që ende mbaheshin në këmbë nga pallati i feudalëve të vjetër, sheh tri emblema mermeri, në njerën prej të cilave mund të dallosh një grua dhe një burrë me kokë të rrethuar nga një brerore dhe me një kryq mes tyre. Në të dyten shihet një luan i ngritur mbi dy këmbet e pasme. Dhe në të tretën një shqiponjë me krahë të shpalosur që shtrëngon me kthetrat e saj një gjarpër, emblemë që siç thonë gjendej në armaturën e Kastriotëve”. Këto emblema, të vendosura në pallatin e feudalëve i konfirmojne edhe autorë të tjerë, si Abati i Mirditës, Imzot Preng Doçi, në artikullin “Topografia e Lezhës”, botuar me 30. 09.1885 në revistën “Flamuri i Arbrit” të De Radës. Ai i shquan ende të pa rrënuara sarajet me tri pllakat e mermerta, me tri emblemat që përmendem më lart. Ndërsa në librin “Paralele kulturore”, Dr. Tonin Çobani i bën një analizë të hollsishme përmbajtjes së këtyre tri emblemave te princave shqiptarë. Ai del në konkluzionin se këto emblema i përkasin një periudhe para turke, pasi, thekson ai: “Për të vërtetuar këtë mjafton vetëm dyfigurshi i gruas me brerore dhe i burrit, që është i papranueshëm në artet figurative islamike. Më tej ai shton: “Pra, ato pllaka kanë qenë në kështjellë para pushtimit turk dhe nuk janë shkulur e dëmtuar prej atyre që e rikonsruktuan kështjellen... që u bë nga vetë turqit (1521-1522)”.
Nga dëshmia e këtyre personaliteteve të kulturës shqiptare, që cituam më lart, por edhe shumë të tjerëve, vëme re që të gjithë pohojnë se akropoli ishte pjesa më e rëndësishme e qytetit historik. Ata dëshmojnë ekzistencën e kishës së vitit 1520 të kthyer në xhami, të sarajeve princërore, të emblemave (në muret e sarajeve) të princërve që kanë sunduar këtë qytet. Ata, por dhe kqyrjet, gërmimet dhe gjetjet arkeologjike, argumentojnë vazhdimësinë e ekzistencës së ndërprerë e të patjetërsuar të identitetit të ndërtimeve në këtë kështjellë. Eshtë tepër domethënës fakti, se emblemat e murosura në sarajet e feudalëve vendas, vijnë të paprekura që nga vitet e para të pushtimit turk e deri në braktisjen përfundimtare të kështjellës. As pushtuesit më të egër fanatikë, nuk e zhdukën pllakën e gruas me brerore në kokë dhe me kryq, paçka se ata ishin me besim fetar tjetër nga i vendësve. Nuk e shkulën emblemën me shqiponjë, dhe pse e dinin se ishte simbol i flamurit të princërve shqiptarë të mesjetës, armikut të madh të perandorisë. Vërehet qartë toni dashamirës i rrefimit, njohja e thellë dhe kultura historike që zotërojnë, përpjekjet e tyre për të pasqyruar e analizuar rrethanat e një realiteti historik të caktuar. Eshtë nje hendek aq i madh ai midis pohimit të këtyre albanologëve, me desinformimin e shëmtuar të Apollon Baçes. Ata flasin për sarajet e familjeve të mëdha të mesjetës, për Heroin tonë Kombëtar, rezidencën e tij në ato saraje etj. Po ashtu, kush më mirë se vetë emblemat dëshmon se aty janë kullat e Dukagjinëve? Në ato saraje u pritën prijësat shqiptarë, që u mblodhën në kuvendin e Lezhës me 2 mars 1444. Prandaj ato themele nuk mund te tjetërsohen, ato mure duhet vetëm të mbrohen, ruhen, mirëmbahen e përforcohen dhe të mbeten aty, ashtu, përjetë, në kujtim të asaj familje të madhe bujare, që percjell ndër shekuj, identitet shqiptar të pa diskutueshëm. “Kolonat” e këtij identiteti i mblodhi, pas katërqind vjetësh, Shtjefën Gjeçovi, për t’iu treguar kancelarive evropiane, se ne jemi një vend që dimë të vetëqeverisemi e se e meritojmë Pavarësinë dhe se nuk duhet të coptohemi ashtu si ata kishin plan të bënin me Shqipërinë. Për të gjitha këto arsye, pikërisht, ai copë vend që ngërthen në vetvete aq shumë memorie historike e identitet kombëtar, duhet të trajtohet me dinjitet e me seriozitet të madh shkencor e shtetëror. Në vend, që përfaqësuesit më të shquar të asaj familje bujare, Princit Lekë Dukagjini t’i ngrihet një përmendore e madhe, ku të përulemi për veprën e tij, “Baçet” me vulën e shtetit thurin plane, si t’ia fshijnë nga faqja e dheut selisë së tij princërore edhe gurin e fundit të themeleve.
Qeveria të ndalojë “pushtimin”e kështjellave nga motelet!...
Një institucioni të monumenteve të kulturës i bie barra që t’i thellojë këto dije dhe jo t’i nëpërkëmbë vlerat muzeale, arkeologjike të dokumentuara. Sikur asgjë te mos ekzistonte aty, sikur ai vend te ishte i zbrazur, pa asnje objekt, dhe vetëm deshmitë shkruara të ekzistonin, më e pakta, terrenin e bosh ta mbushnim me tabela e mbishkrime, që të tregonin se ku mund të kishin ekzistuar këto objekte historike. Për fatin e mirë, ato dëshmi monumentale ende ekzistojnë në këmbë, por një njeri ekstremist, i pa mëshirshëm e i pa përgjegjshëm, vetë drejtori i Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe, kërkon që këto monumente të dorës së parë të rrafshohen e mbi to të ngrihet monumenti i korrupsionit e i turpit. Motele, restorante e rezidenca private. Këtë “revolucion kulturor” e kemi përjetuar vetëm në fundin e vitet 1960 kur sistemi komunist i mbylli kishat dhe xhamitë. Por për hir të së vërtetës, ato ndërtesa, ato objekte kulti që kishin vlera historike edhe ai sistem i shpalli “monument kulture” dhe i ruajti e i mirembajti me shumë fanatizëm, dhe duhet ta pranojmë me pikëllim, se një pjesë e mirë e asaj që u trashëgua e ruajtur nga ajo kohë, sot nuk ekzistone më. Rrënimi total, zhdukja, shfarosja, kthimi në gjendje të pavizitueshme të shumë monumenteve të kulturës, i është faturuar tranzicionit. Por, të ç’montohen me gjakftohtesinë më të madhe, monumentet që lidhen thelbësisht me identitetin kombëtar, me ngjarjet më pikante të historise së këtij kombi, me vatrën ende të pafikur të kujtesës historike, me shtratin ku u ngjiz ndërgjegja jonë kombëtare, pikërisht nga krerët e institucioneve që paguhen për t’i ruajtur ato, ky është veçse një krim i paramenduar mirë, me një strategji të stërholluar, demek në emër të turizmit. Nuk ka se si një qytet kaq i dendur me monumente e objekte historike të shpërfytyrohet në mënyrë kaq të shpejtë e të pariparueshme, duke e kthyer të tërin në shesh ndërtimi, pa kriter, pa plan, pa leje. Prej kohesh, po pyesim njeri-tjetrin, ç’po ndodh keshtu? Në legjislacionin tonë ka ligje, që për një rrënjë kanabis të gjetur në skajin më të fshehtë të një pylli, një kryeplak, apo një kryetar komune, penalizohet deri me burg, ndërsa një pushtetar, zhbin thesare të tera të identitetit tonë kombëtar dhe me të ardhurat që fiton na vjen sërish në pushtet, me të njëjtën forcë politike, apo me një tjetër. Nga i gjithë ky përçudnim i monumenteve të këtij qyteti, vetëm kalaja në atë majë kodre ka mbetur deri tash e pastër, e virgjër e pa demtuar nga ndërtimet përdhunuese, por tashmë edhe kjo është në shënjestër të grabitqarëve me pushtet. Vërshimi i kësaj urdie “pushtuesish” të kështjellave, po afrohet deri në Lezhë. Pala pushtuese pret që vetë Ministri ta nenshkruajë kapitullimin pa një pushkë të shtime, siç thotë populli. Ndërsa qytetarët e Lezhes që e kanë votebesuar këtë Ministër dhe e ngjiten atje në pushtet, nuk do t’ia falin dhurimin e kalasë askujt. Subjekte që kërkojnën ta privatizojnë, prej më shumë se pesë vjetësh, presin e percjellin në kalanë e Lezhes “mbeturina” pushtetarësh të rrezuar, duke filluar nga ish-deputetë, ish-ministra, ish-zv. kryeministra, për të lobuar, për t’i bërë palë, e për ta shtenë në dorë kalanë. Eshtë në detyrimin ligjor të tij si Minister që ta ndalojë këtë lojë të rëndë me trashegimisë tonë kombëtare, në emër të “jetësimit” të monumenteve të kulturës. Së fundi, duke mos parë mundësi zgjidhje tjetërkund, i drejtohemi Zotit Kryeministër, me bindjen se bëhet fjalë për intersa publike dhe kulturore. Ne dy mandatet e fundit të qeverisjes suaj, Ju keni dhënë kobntribute të çmueshme në infrastrukturën e Lezhës, së fundi dhe vetë ndërtimi i rrugës së kalasë është shenjë e kujdesit tuaj për t’i kthyer objektet me rëndësi historike ne vende peligrinazhi etj. Për këtë qytetarët lezhianë ju kane votuar në mazhorancë të plotë si asnjëherë tjetër. Ne besojmë në ndershmërinë dhe qëllimet tuaj. Por, një detyrim për shqiptarët, për historinë e shkuar dhe të re e keni më shumë se kurrë, në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ju vetë duhet të tregoni me vepra se nuk jeni të manipuluar nga kjo lukuni e re uzurpatoresh të monumenteve. Ju duhet tu thoni NDAL atyre. Vetem ju mund t’i bëni të pavlerë synimet e tyre të mbrapshta. Ne vazhdojmë të besojmë se ju jeni në anën tonë. Në anën e njerëzve të lirë që i duan dhe i respektojnë vlerat e kulturës së tyre kombëtare, në anën e qytetarëve të Lezhës.
-Autori ka qenë drejtor i parkut arkeologjik, Lezhë.
Comments
Salvador,me pelqen shume se

Salvador,me pelqen shume se je i flakte per mbrojtjen e vlerave te trashigimise kulturore.

Keshtu ke bere edhe ne vitin 1990-1991 per te mbrojtur pallatin e kultures ne Shenkoll me qellimin e mire per te mos e kthyer ne kishe.Ti kishe te drejte atehere qe kerkoje qe kisha te ndertohej diku tjeter dhe pallati i kultures te mos prishej.Por horra ka pase gjithmone e ka.

Or ti Llesh ! E çfare shkolle

Or ti Llesh ! E çfare shkolle ka mbaruar ky heroi i jot se po me duket si kryearkeolog i Shqiperise.Gjynah te mos i merret parasysh mendimi,meqe paska qene edhe kunder rivendosjes se institucioneve fetare.

Ky llapaqen eshte i

Ky llapaqen eshte i shqetesuar se nuk e mori dot per vehte dhe tashti ben gam gam. Ku merr vesh ky nga trashigimia kulturore. Aty ishte drejtor dhe iku nga frika se do e fusnin ne burg sepse me siguri e ndieu eren e nje kontrolli per shperdorim fondesh.....

U ngriten kembet ti bien kokes! Profesor Ceka e Bace jane Deutscch Culture, dhe tani, na çohet nje cope fshatar nga Spiteni i Lezhes e ben si profesor i madh e albanolog i klasit te pare.

SALVADORI ESHTE INTELEKTUAL

SALVADORI ESHTE INTELEKTUAL SEPSE KA NJE BIZNES PER MOBILERI.

LERENI TE SHPREHE PIKPAMJET E VETA I LIRE . DEMOKRACI ESHTE.

Hi, just wanted to say, I
Hi, just wanted to say, I enjoyed this article. It was practical.
Keep on posting!
O Muç ! Hiqe kete sharlatan

O Muç !

Hiqe kete sharlatan nga faqja se eshte turp per ty!

Ai eshte marangoz dhe hiqet si albanolog dhe ti i referohesh si intelektual. Atehere merr edhe Ver Llapen ketu e ti bejme ca komente.

Reforma ne trashegimine kulturore ka patur dhe ka probleme por per ate duhet te flasin specialistet e mirfillte dhe jo ky soj palaçoje.

Per keto pune duhet te kete

Per keto pune duhet te kete nje rubrike ku te japin mendimet e tyre akademiket e nderuar si:Myzafer Kerkuti,Emin Riza,Apollon Bace si dhe profesoret Pellumb Xhufi,Neritan Ceka,Aleksander Meksi etj qe jane te fushes dhe te nderuar ne kete lëm te dijes.

Kam respekt per "Rerspublica" por mos e ulni nivelin kaq poshte sa te na servirni si "autor" marangoz e ku di une se çfarë.

"Autori" thotë: Kisha e

"Autori" thotë: Kisha e shekullit të trembëdhjetë, rrënojë e zbuluar nga arkeologët G. Hoxha, L. Perzhita dhe F. Cavallini, e pasqyruar ne librin “Objektet e kultit-Monument Kulture në Dioqezën e Lezhës.”

Po nga e gjete ti mor zoteri,ku vete autoret qe kane bere sontazh dhe jo germim nuk kane dhene definicion perfundimtar per kete por akoma eshte hipoteze. Ti e servir si fakt shkencor. Hajde koqe kandari hajde ! U be deti kos.

Ha ha ha ! Qenka rubrike

Ha ha ha ! Qenka rubrike humoristike! Ky zoteria po thone se ato jane sarajet e Dukagjinve dhe nga ana tjeter se aty ka "Mjedise të tjera banimi funksionale me frengji, në funksion të sarajeve për shërbime ushtarake dhe shërbime te tjera civile".

Pra i bie që Leke Dujagjini paska luftuar me pushkë?!.....

Duhet te kemi shumë kujdes se ky paska bërë një zbulim të madh dhe duhet ta publikojme sa me parë.Princat shqiptar paskan luftuar me pushkë para 55o vjetesh (sepse frengjitë natyrisht jane për pushkë e jo për shpatë apo shigjeta).Urime!

Kam degjuar se ky zoteria na

Kam degjuar se ky zoteria na paska marre persiper qe te materializoi punimet "shkencore"per Leke Dukagjinin, te kryera nga miku i tij, njefarë Tonin Cobani. Tonini eshte marre me anen shpirterore te Lekes ndersa ky ketu po rreket qe te gjej sarajet e tij ne kalane e lezhes dhe i do me çdo kusht aty dhe tamam siç i ka pare ne ënderr, me kishe e me varre(mundesisht edhe atë të Skenderbeut)me odat ku kane fjetur Burrat e Beslidhjes, frengjite ku la luftuar me pushke Lek Dukagjini!! Gjithashtu shpreson qe nga germimet arkeologjike te tij te gjej dhe llullen e duhanit te Skenderbeut ! Harron zogu i gomarit se duhanin e ka zbuluar Galileu ne Amerike 25 vjet mbasi Skenderbeu kishte vdekur. Me gjithate duhet te shkoi dikush e ti thote se ne kohen e Beslidhjes , Lezha ishte nen juridiksionin e Venedigut (natyrisht dhe kalaja) dhe kush i ka lënë princat shqiptar me u ngjit ne kala. Apo më mire ta lëmë ne shejterine e tij....

Kaq.

kam pare para dy.tre vjetesh

kam pare para dy.tre vjetesh kalane e Beratit.Ishin restauruar disa mure te brendshme me llaç dhe çimento,si muret rrethuese3 te shtepive andej nga Ura Vajgurore.Pas ndonja 20 vjetesh,kur te vijne studjues dhe turiste prej verteti do gajasen me keto mure çimentoje,njesoj sikur te restaurosh Capella Sistina te Michelangelo-s me tre bojaxhinj te komunales.Por nuk kam mend te them dot gje,pasi jane shkaterruar kryevepra te njerezimit ne Mesopotami,Indi,Afganistan,Pakistan,qe jane djepi i njerezimit,e jo me tek ne,me nje shtet qe e ka fondin per kulturen aq sa i kushton makina fahri balliut,pa fahriun brenda.E ç'mund te bejme me teper se kaq?

me interes do ishte te dinim

me interes do ishte te dinim cfare arsimi kan keta komentuesit

Add new comment