Kriza jonë në “Përshëndetje!”

Ka disa fjalë që vitet e fundit më vijnë të vështira në shqip. Jo, jo: jo fjalët ‘e pisëta’, se ato, me kalimin e kohës, më lehtësohen e më lehtësojnë duke u funksionalizuar natyrshëm në mënyra komplekse e të paparashikuara. Ka disa fjalë të tjera që më gërvishtin, kryesisht se shprehin impostimin social të përdoruesit me synim pretendimin e statusit elitar. Një fjalë (a fjalë-fjali) gërvishtëse konsideroj shprehjen pasthirrmore “Përshëndetje!” që së fundmi po shumëfishon shpejt frekuencën. Mesazhe të shkruara nga yuppies shqiptarë, shpesh nisin me këtë fjalë, sidomos prej grupit të të rinjve akademikë, gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile apo politikanë, ose të atyre që mëtojnë këtë status. Mbaj mend që përdorej, sido që më pak se sot, edhe në kohë të socializmit; dhe kuptimi qe i ngjashëm. Sot përdoret për të informuar të adresuarin për disa elemente diskursive që më tej formësojnë gjithë komunikimin: 1.Se ka një distancë mes nesh, dhe mesazhi që ndjek nuk duhet marrë si informal, por i duhet dhënë rëndësia e kërkuar nga vetë distanca. 2. Që unë po sillem me respektin e domosdoshëm, por pozita ime është, në mos superiore, e barabartë me tënden. Jo po ta dish! 3. Që unë që po të shkruaj nuk jam lëng groshe, por me një lloj statusi fuqie, që më rrjedh nga një status edukimi dhe edukate elitare. 4. Që jam indiferent e i ftohtë ndaj teje, e personalisht nuk më digjet fort se si e merr ti këtë mesazh, por është më mirë për ty që ta marrësh ashtu si duhet. Më tej, mund të radhisja edhe plot inferenca të tjera që vijnë nga llafi i shkretë, lidhur me të shkuarën e të tashmen e personit, moshën, si dhe detaje lidhur me jetën e tij, por këto janë më subjektive. Me këtë lloj njeriu, sido që më ka qëlluar të komunikoj, unë nuk kam fort dëshirë të këmbej gjësend. Më duket se jemi qenie planetesh të ndryshme, me realitete dhe ëndrra fare pa lidhje. Dhe, sido që të gjithë impostohemi në një farë mase kur komunikojmë, këta tipat e “Përshëndetje!” impostohen për të përgatitur e zbukuruar për shitje bythën e vet. Gjë që në vetvete ma vulgarizon komunikimin. (Kjo lidhet me ‘zbukurimin’ dhe jo me ‘bythën’.)
Kur është thënë “përshëndetje” natyrshëm në shqip? Asnjëherë. Më afër natyrshmërisë dhe funksionalizimit, ka qenë përdorimi i saj në vitet e socializmit gjatë fushatave militante apo të ekzaltimit politik të turmës, si thirrje e udhëheqësit të një forumi ndaj pjesëtarëve të tjerë në të, apo masave. Por tamam ky asociim, do ta bënte edhe më absurde ringjalljen e termit sot. Mendoj se rikthimi i saj sot, në rastin më të mirë, synon ‘mbylljen sociale’ të elitës së re, rëndom arrogante, dhe ka vetëm një shpjegim diskursiv: atë të emetimit të diskursit elitar kondesendues (përfillës/denjues) nga ana e përdoruesve, që më pas përforcohet si pasojë e normalizimit të saj kulturor, nga vetë ata në kurriz të të cilëve fjala përdoret. Lidhja e saj diskursive brenda kllapave institucionale të së kaluarës, mund të jetë po ashtu e pranishme, por kjo duhet studiuar me një korpus më të madh të dhënash, që të sigurohemi. “Përshëndetje!” ka qenë gjithnjë ndër ato fjalë që nuk ka pasur mish e gjak që të gjallojë natyrshëm në shqip e të ngjisë variueshëm në shprehje e shprehi gjatë përdorimit. Ka mbetur e tkurrur dhe sakate në territorin hyrës në letra apo mesazhe elektronike, duke mëtuar thuajse me forcë, pozitën e salutimit/përshëndetjes më të përgjithshme formale e distante në korrespondencën e shkruar. Është po ai mjerim dhe krizë që përjetojnë përdoruesit e saj si grup dhe individualisht në mbretërinë e të pandërgjegjshmes.
E hasa prapë “Përshëndetje!” në videoklipin e fundit të Komisionit Europian për thyerjen e klisheve negative dhe stigmës ndaj Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndiomor. Ishte fjala që Shqipëria u drejtonte skeptikëve të botës së parë apo edhe botëve të tjera, thënë prej një vajze të vogël bukuroshe. “Përshëndetje!” në këtë spot televiziv, është një shartim pa fat, i kuptimit performativ të panatyrizuar të fjalës si në “Salutime prej Shqipërie”, dhe atij që unë shpjegova më sipër. Në të dy rastet, krejt të panatyrshme në gojën e së voglës.
Shqipja, si çdo gjuhë tjetër, ndryshon dhe sigurisht që fjalët ekzistuese mund të zgjerojnë apo ngushtojnë e ndryshojnë kuptimet e veta. Kjo prirje bëhet edhe më e fuqishme në rastin e shqipes së sotme që duhet me shpejtësi të mbulojë në kohë e hapësirë nevojat e zhvillimeve stilistikore, regjistrore, të formulave e klisheve, që janë të domosdoshme në komunikimin special të fushave e nën-fushave të boomit komunikativ të pas-socializmit. Por në këtë yrysh të shtrënguar nga rrethanat, duhet të kemi kujdes mos nxjerrim sytë në vend që të vemë vetulla. Emri –fjali –pasthirrmë “Përshëndetje!” në këtë çast nuk shërben në gjuhë si aktivizues diskursesh miqësore integruese e pozitive të barazisë, drejtësisë dhe përfshirjes shoqërore, por për të kundërtën. Nuk ka aspak këtë vlerë, fjalavjen, përdorimi foljor i po kësaj shprehjeje me kuptim përshkrues, si në rastet: “E përshëndeti njerëzishëm/hundë e buzë.”; “Mos harro të përshëndesësh kur të hysh në dhomë!” etj. Por në kuptimin performativ, si në “Të/Ju përshëndes!”, edhe folja i rimerr konotacionet përshkruar më sipër të emrit “përshëndetje”, sido që jo me të njëjtin agresivitet në afirmimin e ideologjive ‘zyrtare’ që bart ky përdorim. Madje në këtë kuptim performativ, duket se folja është përdorur (fjalëformuar) në kohë, pas emrit, dhe jo para tij, siç do pritej. Përdorimi performativ pasthirrmor i emrit, madje as nuk është përfshirë në Fjalorin e Shqipes së Sotme të Toena-s 2002, gjë që përforcon më tej mos-hasjen natyrshëm të këtij përdorimi ndër shqipfolësit e zakonshëm e që nuk i takojnë grupit dominues të “njeriut të ri”.
Por çfarë duhet të përdorin shqiptarët si shprehje hyrëse kur i drejtohen një njeriu me të cilin nuk kanë lidhje afërsie dhe as informaliteti? Personalisht parapëlqej “e dashur/i dashur” që më duket se ndërton një diskurs përfshirës në vend të atij përjashtues, një urë lidhëse mes adresimit të miqve më të afërt dhe atyre që nuk janë miq aktivë, por që s’ka arsye pse të mos shihen në mënyrë miqësore dhe jodistancuese. Normalizimi dhe homogjenizimi i kësaj shprehjeje, ka edhe të mirën që lejon natyrshëm emërtimin direkt të të adresuarit menjëherë pas saj, duke krijuar një tjetër element pozitiv e lidhje-ndërtues në diskurs, atë të konfirmimit të të adresuarit nëpërmjet përmendjes apo njohjes (acknoëledgment); si, bie fjala, në “E dashur Eda” apo “I dashur Profesor Shabani” (dhe, mos më thoni, ju lutem, që emri i përveçëm duhej të qe i pashquar këtu). Por, për folës që ende e shohin këtë shprehje si tepër avancuese, personale ose emocionale (pra, joformale e jozyrtare), mund të përdoreshin fare mirë shprehje të natyrshme përshëndetëse si “Mirëdita!/Mirëmëngjes!” etj. Madje do sugjeroja si funksionale, edhe fjalë me kuptime të ngjashme por ‘të pandotura’ si: “të përshëndosh” apo “të përfalem”. Mendoj se edhe shprehja “Tungjatjeta”, sido që e panatyralizuar në komunikimin ndërpersonal në këtë formë të gjatë, do ishte një tjetër zëvendësuese e mirë e “Përshëndetje!”. Format e saj “Tung!” me origjinë kosovare, si eko e transformuar (pas një udhëtimi aventuror ndër treva shqiptarësh) e shprehjes tjetër dikur të natyrshme “T-jeta!”, duket se po afirmohet mirë e sukseshëm në gjuhë e shoqëri. “Tung!” mund të përdorej në hyrje të komunikimit të shkruar jo-zyrtar ashtu si edhe në mbyllje të tij, ku zakonisht gjendet sot. Duhen mirëpritur këto përdorime deri kur lidhjet ideologjike që krijon pasthirrma “Përshëndetje!”, të kenë vdekur apo të jenë neutralizuar nga një kuptim i ri apo konotacione të tjera të saj.
Por, në rast se folësi a shkruesi kërkon të shprehë të kundërtën, pra distancë, superioritet e marrëdhënie jo-miqësore, atëherë pa dyshim që shprehja “Përshëndetje” mund të përdorej në mënyrë shumë efikase sot për sot. Ky qartësim në përdorim, për mua do përbënte një pasurim gjuhësor, sado mos paça qenë dakord me premisat armiqësuese që bart shprehja. Por distancimi këtu do qe mes individësh (që kanë liritë e veta të flasin e shkruajnë si u pëlqen, apo të “ndërtojnë” miq e armiq sipas qejfit), dhe nuk do përbënte një makinë diskursive që riprodhon shoqërisht efekte subliminale të ndarjes mes grupeve a kastave shoqërore. Një rast i shqipes kur i njëjti zhguall gjuhësor ka arritur të aktivojë dy diskurse kundërshtare që bashkëjetojnë në sfera të ndryshme, është rasti i adresuesve “zonjë!/zotëri!”. Mes përdorimit të tyre si shprehje formale në komunikimin kortez e civil që të tregojnë politesë (“Zonjë, ju ra diçka nga çanta!”), dhe atë në dialogun verbal televiziv të politikanëve dhe analistëve tanë (“Moj zonjë, po jua përsëris prapë, se më duket s’e keni kuptuar ende!” ose “More Zotëri, po a ha shqip ti more, apo jo?!”) si shprehje sarkazme, urrejtjeje, shpartallimi dhe asgjësimi të kundërshtarit që meriton vdekje publike, është zhvilluar një gap bukur i gjerë, por që i ka ndarë qartë terrenet e përdorimit. Në rastin e shprehjes “Përshëndetje!”, kjo s’ka ndodhur.
Së fundmi, në kuptimin performativ të ngjashëm me “përgëzoj” ose “jap pëlqimin/miratimin tim” si në, “E përshëndes nismën tuaj/e tyre për të përmbledhur shkrimet e autorëve të dënuar”, përdorimi kondesendues nuk është edhe aq problematik sa në shprehjet më sipër, për aq sa është më i pafshehur, dhe, gjithashtu, është i lidhur me pozitën zyrtare konkrete të folësit si person i izoluar. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, është më e hapur dhe emetuese diskursesh drejtësie sociale shprehja “Jam e gëzuar që… ” ose “Gëzohem që…” etj, sesa “E përshëndes çka keni bërë”.
Mund të duket pa rëndësi në dukje, por fjalët që përdorim ndërtojnë marrëdhëniet tona dhe i riprodhojnë ato, duke formësuar kështu kulturën dhe të ardhmen tonë, ndaj është mirë që, së paku, të jemi të vetëdijshëm e analizues kur i përdorim. Diskurse që konfirmojnë kufij të rinj për nouveau riche dhe parvenu-të e20-vjeçarit të fundit, nuk janë hapa drejt një shoqërie të hapur e me mekanizma kohezivë, por ndaj mbylljesh të reja që imitojnë të vjetrat me forma ndoshta më efikase në synimin për ristrukturimin e kastave; kjo mbetet kështu, edhe kur përdoruesit i takojnë formalisht “së majtës” ideologjike. Një e majtë që është në fakt një e djathtë fshehur nën një xhaketë rozë me ndonjë pikë të kuqe tek-tuk që nuk justifikon dot as dizenjon à pois, është më problematike se e djathta vetë, në një shoqëri me varfëri masive si shoqëria jonë.
Po ti çfarë tipi je: nga ata që e hapin komunikimin me “Përshëndetje!” apo me “E dashur X”?
Comments
Mua perdorimi i fjales "I/E

Mua perdorimi i fjales "I/E dashur" me koleget me duket hipokrizi. Marrdheniet me koleget duhet te jene korrekte dhe profesionale. Nuk eshte domosdoshmeri te jene miqesore.

Nuk e kuptova. Per mua fjala

Nuk e kuptova. Per mua fjala "pershendetje", eshte thjesht nje pershendetje.

Ndoshta ngaqe nuk shoh televizor nuk e kuptoj problemin dhe lidhjen me parvenu-te e me "zengjinet e rinj".

Pershendetje Nuk dua te ve ne

Pershendetje

Nuk dua te ve ne dyshim se autorja e ndjen ashtu sic dhe e pershkruan fjalen pershendetje, por ashtu si autorja ka sensibilitetin e saj, ashtu edhe ne qe shkruajme, kemi sensibilitetin tone. Ne sensibilitetin tim, psh, fjala pershendetje eshte nje fjale hapese neutrale qe nuk tregon prepotence, arrogance e superioritet, por tregon pasigurine dhe drojtjen e shkruasit; eshte nje fjale perdorimin e se ciles e mendoj si nje ftese per bashkebiseduesin te perkufizoje distancen. Fjala pershendetje perdoret zakonisht, ose te pakten nga brezi im akoma keshtu, ne komunikim me njerez qe nuk i kontakton rregullisht, me te cilet ke raporte (quasi) formale dhe/ose nuk i ke takuar kurre e keshtu eshte e veshtire te kuptosh se sa eshte distanca.

Por njeriu mund te pershendese edhe thjesht me entuziazem e gezim pershendetjeedhe dike, nje mik te dashur, pa i shkuar kurre nder mend te vendose hierarkira kulturore apo pushteti. Pershendetje e dashur, shperthen nje nga mikesha e mia me te mira, perpara se te me hidhet ne qafe sahere qe me sheh. Nuk e kam vene per asnje cast ne dyshim sinqeritetin e fjales, emocionit dhe veprimit. Cdo brez e cdo kohe i rimodulon nuancat e fjaleve qe perdor. Nese brezat e kohes sone kane zgjedhur t'ia prishin formalitetin dhe distancen fjales pershendetje, perse kjo provokon mendime kaq negative tek autorja. Sepse eshte pikerisht negativiteti qe autorja i projekton tjetrit, mendimeve te tij; mungesa e deshires per te pare edhe pozitiven tek tjetri ajo qe me beri me shume pershtypje ne artikull.

Pershendetje, Anonim. Jam

Pershendetje, Anonim.

Jam teresisht ne nje mendje me ty. Ja ne kete blog une shpesh replikoj me komentues dhe te them te verteten sikletin me te madh e kam ne momentin e hyrjes. Si ti drejtohem tjetrit, qe nuk e njoh fare e aq me teper qe edhe emri i tij eshte i rreme? Pastaj ka njerez qe nuk deshirojne tu drejtohesh ne menyre konfidenciale, ose me mire druhem se mos nuk do ta pelqenin kete menyre pershendetje, keshtu qe me rehat ndihem me fjalen "pershendetje".

P.S

Dy iriq ne nje dite te ftohte dimri vendosen te afroheshin per te ngrohur njeri-tjetrin, por ndodhi ajo perplasja e tmerrshme e gjembave dhe menjehere u distancuan. Pasi filluan te dridheshin prej te ftohtit ja nisen edhe njehere bisedimeve dhe rane dakord te afrohen aq sa gjembat te mos ngertheheshin me njeri-tjetrin dhe njekohesisht te arrihej ngrohja reciproke.

Ciao

Pershendetje! Une per vete e

Pershendetje! Une per vete e gjej fjalen "pershendetje" me te arsyeshme,me te paster,nuk eshte "sulmuese"(invadente),mban distance qe nuk te fyen,nuk te largon ,eshte miresjellje e pranueshme,eshte e bukur per te nisur nje bisede.

Kurse fjalen "e/i dashur" e gjej te perdorimit me te rralle,me te shtrenjte,vetem njerzeve qe vertet i dua e kam mall mund t'jua them,po ja thash tjetrit qe e njoh pak ose hic fare eshte ose tallje,ose hiprokizi,ose servilizem.

Mua me pelqen ky

Mua me pelqen ky kenveshtrim dhe mund te them

se kam te njejtat pershtypje ne lidhje me ndjesine e krijuar

nga fjala ne fjale... por eshte e vertete qe zevendesimi

i saj nuk eshte i thjeshte sidomos ne fillim te mesazhit,

edhe per komplekset shoqerore ndaj perdorimit

te fjales i/e dashur...

Ne fund te mesazhit ka shume menyra, qe tingellojne

edhe me mire.

Per mua ky diskutim vlen, ne lidhje me marrdheniet

qe po krijojme...

Artikull qe ja vlen te

Artikull qe ja vlen te shumezohet me...0 (zero). Analize gjuhesore te nje fjale te thjeshte shqipe dhe shume shprehese, duke perdorur me dhjetra e qindra fjale te huaja. Deri fjali me asnje fjale shqip. Si te dukem autore: shume pak "performativ"?????

Kaq shume fjale te kota! Ky

Kaq shume fjale te kota! Ky artikull duhet te kete thyer ndonje rekord.

Shyqyr qe flet pak ti, te

Shyqyr qe flet pak ti, te pakten...

Si s'kurseheni per ta bere tjtrin te ndihet keq...?

Te sugjeroj qe nese nuk ke ndonje ide qe u vlen te tjereve...

mbylle ate vrime ne mes te fytyres!

O Eda Nuk eshte hera e pare

O Eda

Nuk eshte hera e pare qe shkruan brockulla. Pervec se e ke mbushur shkrimin tuaj me shume fjale te huaja, por meqenese nuk eshte ky qellimi i pergjigjes po te them se dhe ne anglisht kur i drejtohesh nje te panjohuri ose nje tjetri me te cilin nuk ke mardhenie miqesore por thjesht pune ose tregetie, gjithmone perdoret fjala "HI" ose "Hello" ( nuk po i rendis te gjitha gjuhet e medha te evropes), kurse kur i drejtohesh nje te njohuri ose shoku perdoret fjala "Dear ..." .

Nqs e ke ndonje shqetesim vetjak nga perdorimi i fjales "Pershendetje", kjo nuk te jep te drejte ti kerkosh te tjereve qe mos ta perdorin.

Mua me duket shume SHQIP dhe shume e pershtatesheme per ta perdorur.

TUNG EDA ( shume e mire per te pershendetur kur ndahesh ose largohesh nga dikush)

Per fat te keq, nje shkrim i

Per fat te keq, nje shkrim i dobet dhe pa frymezim.

Komunikimi yne me te tjeret ne pergjithesi eshte jo i sinqerte dhe me shume shtresa nenkuptimesh, etj. Ne te gjithe boten, le te themi ne vendet e Evropes perendimore dhe USA (sepse Azia ka kode te tjera komunikimi) njeriu pershendetet me te tjeret, pavaresisht sa njohje ka, keshtu qe Dear dhe Hello jane shprehje mese te zakonshme per shkembimin mes njerezve.

Kjo Derhemi mos eshte ajo e

Kjo Derhemi mos eshte ajo e lirise per te thene k.r e p.dh pa komplekse e tabu ?

Do t'i thoja per kete artikull, ashtu si propozon kjo te flasim lirshem e pa komplekse dhe njekohesisht si propozoi Tupja tek Opinion i paradokohshem;

-Po ti qenke kare fare !

Pa fyerje personale, te kuptohemi, thjesht ne lidhje me shkrimin si reagim i natyrshem, jashte tabuve, komplekseve dhe rregullave false te bontonit.

Eshte nje shkrim gati

Eshte nje shkrim gati kapitullues e shume i trishtuar si nje ofshame e nje njeriu shume te ndjeshem. Sigurisht qe autorja eshte sensibel po me duket mua qe e ndricon ose me sakte duhet ta kishte ndricuar ndryshe temen, pra nje kend veshtrim ndryshe. Autorja flet per ceshtjet e komunikmit duke gjykuar e vlersuar fjalet tona te komunikimit po harron apo e ngaterron se kjo forme komunikmi eshte e peceptuar nga te tjeret - bashkebiseduesit. Une nuk mendoj qe ne kemi nje krize “pershendetje“! Te kendeshm apo te pa kendshem ne komunikim ky eshte universi i njeriut, dhe ky eshte ne te gjithe boten i ndryshem te njerez te ndryshem. Ndryshe flitet atje ku pihet shampanje, ndryshe flitet atje ku pihet birre. Po te ne jane ngaterruar kaq keq punet e komunikimit sa qe nje kryeminister apo nje pjese e politikes e tradhetojn veten ku nuk flasin si elitar po si rrugace. Gjuha eshte forma baze e komunikimit dhe shume prej nesh flasin drejt per drejt me ato qe i vijne ne mendje po keshtu jemi vetveja pa fraza e formulime e tolerance si vete jeta jone agresive. Komunikimi eshte dizanj, eshte mardhenje, eshte mardhenje pozitive dhe negative, injroruese, me te futme intriguese, ofenduese, provokuese, imponuese, poshtruese sqaruese e tjer e tjer. Po komunikimi i shkrimit T’uaj une nuk di si tja ve emrin. Eshte nje dizjenim sensibel me nje kendveshtrim te mjegulluar. Komunikimi i shoqerise sone eshte nje komunikim agresiv dhe i mbushur me shume hipokrizi dhe ska si te jete ndryshe se keshtu eshte jeta jone ku gjerat nuk jane ne lik/grope te vet. Ku elitaret jane bandite, ku intelektualet nuk kane egzistence te siguruar dhe jane te paret ato qe tradhtojne te paret me hipokrizine e neshtrimit e te pengmarrjes...

komunikimi kortez e civil qe

komunikimi kortez e civil qe tregon politese" .

Si mund te bejme nje ligjerate rreth nje "pershendetje" e te arrijme te shkruajme nje shqipe mishmash gjuhesh si me siper. Pikerisht kjo eshte menyra e shprehjes prej "yuppie" apo snob te cilen ju kerkoni te luftoni por dashur apo padashur beheni pre e saj
"Pershendetje" eshte nje fjale qe perdoret ne menyren me neutrale te mundur dhe nuk mbart ne vetvete asnje lloj ndjenje superioriteti te folesit/shkruesit.
"I dashur" apo "e dashur" zakonisht perdoret me ata persona me te cilen kemi njefare familjariteti apo njohje perndryshe ne disa raste mund te rezultoje edhe ofensive apo sarkastike duke marre vertet ato nuanca qe ju i jepni pershendetjes.

E dashur Eda, ti me sa duket

E dashur Eda, ti me sa duket vuan nga nje forme e rende logopatie. Bjeri prapa sa nuk eshte vone!

Pershendetje Eda Me ben

Pershendetje Eda

Me ben pershtypje pergjegjesia qe merrni mbi vete per te demonizuar nje fjale te gjuhes shqipe, sepse ajo juve personalisht nuk ju tingellon shume autentike ose miqesore, duke harruar qe perdorimi i fjaleve sipas nje konteksti te caktuar eshte nje problem i stilit te personit qe i perdor dhe ngjyrimit qe ai deshiron tu jape. Me mire perpiquni te pastroni gjuhen tuaj te paster e plot stil nga turqizmat e tipit "yrysh". Jam i bindur qe do te me kujtoni perdorimin e kesaj fjale nga i madhi Fan .S. Noli, por me lejoni t'ju kujtoj qe ju nuk jeni ai! Merruni me tema me te qenesishme here tjeter sepse me kete te fundit nuk keni qullosur gje.

Pershendetje Eda Me ben

Pershendetje Eda

Me ben pershtypje pergjegjesia qe merrni mbi vete per te demonizuar nje fjale te gjuhes shqipe, sepse ajo juve personalisht nuk ju tingellon shume autentike ose miqesore, duke harruar qe perdorimi i fjaleve sipas nje konteksti te caktuar eshte nje problem i stilit te personit qe i perdor dhe ngjyrimit qe ai deshiron tu jape. Me mire perpiquni te pastroni gjuhen tuaj te paster e plot stil nga turqizmat e tipit "yrysh". Jam i bindur qe do te me kujtoni perdorimin e kesaj fjale nga i madhi Fan .S. Noli, por me lejoni t'ju kujtoj qe ju nuk jeni ai! Merruni me tema me te qenesishme here tjeter sepse me kete te fundit nuk keni qullosur gje.

Nje dite isha duke ecur

Nje dite isha duke ecur rreges kur padashje, preka me krahun tim, krahun e nje vajze. Me fal e dashur - i thashe. Por shoqeruesi i saj u ndje keq aq sa ngriti dore gati per te me goditur. Une u tregova me i shpejte, nxirra pistoleten dhe drejt e ne lule te ballit, e lashe shakull ne vend. Ja pra sa problem me shkaktoi kjo fjale e perdorur natysrhem prej meje, por qe tjetri e keqkuptoi. E sigurte qe po t'i isha drejtuar: "Pershendetje, me fal", domosdo qe cifti do kishte vijuar rruen pa kokecarje dhe s'do kishim ate moment te shemtuar qe ndodhi me pas, ne kushtet e vetmbrojtjes time.

Humbje kohe kot... lum ti per

Humbje kohe kot... lum ti per oret e lira qe ke!

Edhe une e kam menduar me

Edhe une e kam menduar me cfare ta zevendesoja kete fjalen "pershendetje" .

Por aktualisht eshte zgjidhja me e mire. Sidomos me femrat. Femrat shqiptare tmerrohen nga shenja me e vogel e afinitetit.

Nga ana tjeter une s'kam mundur te gjej nje zevendesues. Me e mira do te ishte Hi! sipas meje. Por kjo nuk eshte shqip. Pershendetjet tona jane te gjitha te gjata dhe ceremoniale. Dicka do te gjendet me kalimin e kohes. Tung eshte per ndarje, jam dakord. Nuk mund te thuash "mgjes" ose "mirdita" ose hej! I dashur/i dashur ne shqip tingellon shume intime!

Ndoshta duhet te perdorim "miredita" ose "miremengjez" sic bejne shpesh italianet.

Fjala "përshëndetje" është

Fjala "përshëndetje" është një fjalë shumë e bukur shqip. Kur përdoret si duhet ajo tingëllon shumë bukur si çdo fjalë tjetër shqipe . Nuk e kuptoj ngarkesën dhe urejtjen aq të madhe të autores së shkrimit për këtë fjalë. Proliksiteti i shpjegimeve të bën t'a lexosh me mundim atë.

Po ajo fjala 'tungjatjeta'

Po ajo fjala 'tungjatjeta' , e cila ne rrugetim kthehet 't'jeta' dhe behet shume e kollajshme ne perdorim bashke me urimin qe permban per jeten, nuk ja vlen? Edhe dikush e preku se fjala 'i/e dashur' tek ne ka nje intimitet te jashtezakonshem dhe nuk mund t'a shperdorosh pasi edhe te keqkuptojne per shkak mentaliteti, pavaresisht se ne nuk i perdorim per 'burreri'. Jashte shtetit perdoren ne mase dhe kriojojne ngrohtesi, por kur e perdora dhe une me nje shoqe duke i thene 'e dashur' e pagova me nje shpulle surratit saqe edhe sot me djeg.

E dashur Eda ( po e teproj ?

E dashur Eda ( po e teproj ? ),

ju keni te drejte kur thoni qe perdorimi i termit "pershendetje" eshte i papershtatshem. Kjo fjale nuk eshte natyrale. Ne nuk jemi mesuar sepse kemi vetem keto 10 vjetet e fundit qe shkruajme letra ne menyre masive sic jane emailat ne internet. Bile para viteve 90 posta shqipatre ishte nje zyre e vogel qe merrej me shume me telefonat se sa me dergim letrash. Por gjithe perpjekjet qe beni me kete artikull te gjate per te shmangur kete fjale e per ta zevendesuar me nje tjeter te kane shkuar kot. Ve bast qe ju vete viheni ne siklet ne shume raste per ta zv. kete fjale. Une vete jam ne siklet por shpesh e gjej si nje fjale te pazevendesueshme. Psh; kur i shkruaj nje debitori i cili duhet te me paguaje nje fature te cilen ka 20 muaj qe e vonon ... jam ne hall. Ne se i shkruaj "I dashur" ... etj etj ai do te ma vonoje edhe 20 muaj te tjere. Po ti them "tungjatjeta" ... dukem si nje idiot qe shpreh nje fjale te gabuar ne vendin e gabuar. Po ti them " I nderuar " zoteri ... kjo me distancon e me ben formal me nje njeri per te cilin kam bere nje pune dhe kam folur dhjetra here. Aq me keq akoma "tung" eshte nje forme jo zyrtare dhe e huazuar nga drejtime te paditura. Le te kthehemi prape tek fjala "pershendetje". Nuk eshte fjale e keqe. Ka vetem nje te mete. Eshte shume e gjate. Gjuhe te tjera kane fjale te shkurtera hi, ciao, saluti, regards, tchus etj Ne gjatesine qe ka nuk justifikon impenjimin per kete fjale. Kjo eshte e vetmja e mete. Per te tjerat eshte e pazevendesueshme... ose duhet te huazojme nje.

Me fal por nuk e kuptoj

Me fal por nuk e kuptoj llogjiken se perse shprehja I/E Dashur do ta bej debitorin tend te mos paguaj ne kohe dhe ajo i/e nderuar te ben te distancuar e me formal. Mua me duken forma korrekte te te shkruarit ne shqip. Behet fjale per nje kod komunikimi qe eshte i lidhur me civilizimin e nje gjuhe.

Variantet e tjera si "pershendetje" apo "tung" te vrasin veshin dhe jane te pakuptimshme ne nje komunikim letrash, emailesh. Po ashtu mua me vret veshin shume edhe shprehja e importuar me sa duket nga kosova - "me be me dije" - Cfare do te thote kjo shprehje ne gjuhen shqipe nje dreq e di!!! Sipas meje shprehjet shqipe " Me informu" apo "njoftu" kane vertet kuptim.

meqe ra fjala, pershendetja

meqe ra fjala, pershendetja italiane "ciao" nuk ishte aspak nje fjale e shkurter, ajo vjen prej nje shprehje ne dialektin venedikas: "s-ciavo suo"(schiavo suo-sherbetori juaj, ne sherbimin tuaj) ku termi i pare peson dy reduktime " s-ciao- ciao" gradualisht bie ne shqiptim, fillimisht bilabialja zanore [v] e me pas frikativja e shurdher [s]. Dikur perdorej si pershendetje ne shenje respekti ndaj padronit, apo zoterise/aristokratit etj me pas ka zhvilluar nje perdorim me te drejtperdrejte e informal si pershendetje mes te njohurish apo miqsh ose personash me njefare shkalle konfidence.

Nje tjeter shembull interesant por me pak i njohur, eshte edhe ai i pershendetjes friulane "mandi" qe rrjedh nga :"

m'ar(e)comandi/mi racomandi a Dio (nuk perdoret grafia normale italiane me dy /c/)

ops errata/ corrige jo

ops errata/ corrige jo bilabiale por labiodentale...

Përshëndetje e dashur

Përshëndetje e dashur Eda,

Ju ktheva disa herë artikullit sepse nuk isha i sigurt (jam akoma pak i mëdyshur) nëse e kisha kuptuar saktë.

Besoj se fjala ka forcë shprehjeje të ndryshme në varësi të fjalisë dhe situatës ku përdoret. "E/I dashur" në hapje të letrës mund të tregojë afrimitet, por mund të përdoret dhe me ironi. Kurse "përshëndetje" është më asnjëanëse.

Me respekt,

Eri

Përshëndetje e dashur Eda, Ju

Përshëndetje e dashur Eda,

Ju ktheva disa herë artikullit sepse nuk isha i sigurt (jam akoma pak i mëdyshur) nëse e kisha kuptuar saktë.

Besoj se fjala ka forcë shprehjeje të ndryshme në varësi të fjalisë dhe situatës ku përdoret. "E/I dashur" në hapje të letrës mund të tregojë afrimitet, por mund të përdoret dhe me ironi. Kurse "përshëndetje" është më asnjëanëse.

Me respekt,

Eri

Home, c'kina aEd, prap knej

Home, c'kina aEd, prap knej tina me gjith cuna gushpulluma?

Racionalja e shkrimit mua me

Racionalja e shkrimit mua me duket e pakuptueshme. Nuk jane fjalite ato qe ndertojne marredhenie, por gjuha ndjek realitetin kulturor apo te raporteve interpersonale. Dmth nqs njerezit jane pak me distante me njeri-tjetrin, le ta pranojme kete realitet dhe le ta bejme pjese te nje diskutimi social por jo linguistik.

Se dyti, fakti se mungon nje evidence historike per perdorimin e fjales 'Pershendetje' nuk do me thene se gjuha do te ndalet ne vend dhe as se progresi i gjuhes behet me i denueshem vetem sepse keto ndryshime ndodhin ne nje shekull ku njerezit sillen ftohte me njeri-tjetrin. Mua me vjen madje mire qe fjala 'pershendetje' ka hyre ne gjuhen e perditeshme - ne vend psh te ndonje neologjizmi qe vertet do te ishte nje aresye me shume per tu preokupuar.

Ne gjuhen shqipe ka patur nje mungese historike te nje fjale qe transmeton kuptimin e salutimit. E kam fjalen per fjale te pranuara universalisht ne publik, pasi 'tungjatjeta' ne cilendo forme dialektore (dmth si 'tung' e si 'tjeta') nderkohe ka marre verdiktin e kohes dhe gradualisht eshte shnderruar ne nje arkaizem. Dhe une theksoj se mungesa e nje fjale pershendetese eshte historike. Kujtoni perkthimin e Makbethit prej FS Nolit: "Gezuash o Makbeth, Than i Kodrit!" (ne orig. "All hail, Macbeth, hail to thee, thane of Cawdor!"). Dhe FS Noli nuk ishte nga ata qe nuk e njihte mire gjuhen shqipe, thjesht fjala 'tungjatjeta' qe ai e ka perdorur ne vepra te tjera, atij nuk ja mbushi mendjen se duhej perdorur, megjithese nga ana kuptimore do te kishte qene me e pershtateshmja.

Se fundi, mua me duket e pavend te ngaterrojme "miremengjes/mirembrema", "i/e dashur" dhe "pershendetje" . Sejcila ka kuptimin e vete dhe dy te parat me duket se ne menyre te sforcuar jane perdorur per te kompensuar boshllekun qe se fundi po e mbush e treta.

Edhe nje saktesim lidhur me

Edhe nje saktesim lidhur me perdorimin e termit Zoti/Zonja ne gjuhen shqipe dhe mungesen e klasit vecanerisht nga ata qe kane ardhe nga malet - kudo ne botene e civilizuar keto emertime vendosen perpara mbiemrit te personit dhe eshte shume e qarte perse. Pra nuk ka kuptim ti thuash Mucit Zoti Mustafa apo Edes, Zonja/Zonjusha Eda por perkatesisht Zoti Nano dhe Zonja/Zonjusha Derhemi.

Ne nje vend ku lulet i hane gomeret, perdorimi i kortezise apo elegances gjuhesore jane nje luks i tepert per lumpenin oriental

Kur s'ka njeriu kulture te

Kur s'ka njeriu kulture te pergjithshme kujton se te tjereve u mungon klasi. Preferencen per emrat e kemi trasheguar nga vitet e pushtimit otoman, sepse turqit nuk perdornin mbiemra. Mbiemrat jane bere te detyrueshem ne Shqiperi diku nga vitet 20. Pastaj, sic dihet, termat shok/shoqe gjate komunizmit perdoreshin me emrin e personit. Ne vend qe te shtiresh si kunata e mbretereshes se Anglise, ben mire te lexosh ndonje liber per historine e popullit tend.

Po pse te djeg ty mor

Po pse te djeg ty mor Shkurt??? Apo ben pjese ne ate grupimin lumpen, oriental qe mesa duket e paskan qare me lot edhe historine e popullit tim. Ik ore bajge mbushu...

E more vesh tani se sa "klas"

E more vesh tani se sa "klas" dhe sa "qytetare" je? :)

Sa idiotesi ne kete artikull

Sa idiotesi ne kete artikull qe pretendon te mbuloje kompleksin e inferioritetit te autores te maskuar si babaxhanllek. Si mund te ndihesh e fyer nga dikush qe perdor shprehjen me baze ne gjuhen shqipe duke imagjinuar pa asnje lloj prove se diskushi ndihet me i zgjuar se ti?

Une personalisht ndihem i fyer nga perdorimi i 'yuppies' dhe 'a pois' nga gazetarja qe pretendon se eshte me e civilizuar apo e zgjuar se te tjeret, por qe po na shet bythe. Meqe ra fjala, yuppies (shiko shitje bythe), young urban professionals, eshte nje kolokuizem ne anglisht dhe shumica e lexuesve te tu, edhe sikur te flasin anglishten mire, nuk do ta dine se cfare do te thote. Jam i sigurte qe ata do te preferonin qe ti ti pershendetje sesa te shisje mend me iditoizma qe zbulon ne google.

I juaji,

Jadhi.

Eshte i pari shkrim i Eda

Eshte i pari shkrim i Eda Derhemit qe me pelqen i gjithi, dhe qe demonstron ndjeshmeri te rralle per fjalen.

'Pershendetje' nuk do te thote asgje pervecse je ashtu si thote Eda, ne kerkim te nje statusi qe te dallon nga babai yt i cili ta vrasesh nuk thote dot 'pershendetje'. "Pershendetje" eshte kutia ku rrijne fjalet "tungjatjeta"" apo "ngjatjeta", apo "mirembrema", por nuk eshte asnje nga keto. T'i thuash dikujt 'pershendetje' eshte sikur kamarieri te te thote 'berxolle' dhe ti te ngopesh.

Ja edhe finalja e arte e shkrimit per vjelltesiser qe pozon si e majte ne Shqiperi, e cila ka edhe kopirajtin e "pershendetjes" boshe.

"Një e majtë që është në fakt një e djathtë fshehur nën një xhaketë rozë me ndonjë pikë të kuqe tek-tuk që nuk justifikon dot as dizenjon à pois, është më problematike se e djathta vetë, në një shoqëri me varfëri masive si shoqëria jonë"

Po e mbytet more fare kete

Po e mbytet more fare kete njeri.

Ajo nuk e ka qejf fjalen pershendetje, ca nga ju e kane shume qejf. Nuk ka nevoje as per fyerje dhe as per diskutime kaq te gjata. Ne duhet te jemi me tolerante edhe ne gjuhe.

Besoj se shumica e kane degjuar historine e Churchillit. Kur shkruante fjalimet gjate Lufte se II Boterore, ata gjuhetaret qe kishte perreth ja ndryshonin dhe i benin me anglishten e Oxfordit. Ai kur fliste i injoronte te gjitha ndryshimet dhe fliste sic dinte vete. Justifikimi i tij ishte se ai i drejtohej popullit dhe ushtareve qe venin ne lufte dhe jo kalemxhinjve te Oxfordit.

Edhe kjo puna jone. Shqipja po zgjerohet shume dhe kjo do te bjere edhe shume gjera te reja brenda. Duhet te kete vend per larmi dhe opinione te ndryshme.

Pershendetje te gjitheve.

Pershendetje e dashur Eda.

Pershendetje e dashur Eda. {me mire te dyja}

Pershendetje
Autorja ka te drejte qe shqetesohet nga fjala pershendetje.
Mire-keq kjo eshte flale e bukur shqipe dhe nese shqipfolesit do t’a perdorin me shume, kjo do te thote se kesaj fjaje i rritet vlera, pra do te marre edhe kuptime te tjera.
Psh fjala Tungjatjeta eshte e bukur po shume e gjate dhe njerrzit sot po shkurtojne apo i thjeshtesojne gjerat.
Ne vitin 1991 nje profesori tek fakulteti filologjik kishte hartuar nje fjalor te gjuhes shqipe dhe ne vend te fjales biciklete kishte shpikur fjalen ’dyrrotak’. Por njerezit nuk i imponon dot. Edhe gjuha evolon bashke me ne dhe koha do t’a tregoje sa rezistente do jete fjala pershendetje.
Add new comment