Prostituta dhe Moralistë!

Postuar në 21 Shkurt, 2012 05:08
Klodi Leka

Prostituta dhe Moralistë!
Klodi Leka

Kohët e fundit në Shqipërinë e mbijetesës të përditshme disa organizata jo-qeveritare shtruan si propozim në komisionin parlamentar të ligjeve idenë e legalizmit të prostitucionit, ide e mbështetur dhe nga individë të shoqerisë publike. Po ashtu kjo ide, ndoshta më e pazakonshmja, ka shkaktuar konflikte dhe kundërshti në të përditshmet e shkruara. Pozicionimet, siç na është shndërruar në traditën e demokracisë tranzicionale, kane zënë të shndërrrohen në ndasi dhe shumëkush do ta kundërshtojë këtë nismë nisur nga norma morale të pashkelshme; ka dhe të tjerë që do ta kundërshtojnë edhe më sistematikisht, nisur nga argumenti se shteti nuk mund ta koordinojë dot këtë sipërmarrje dhe krejtçka do përfundojë në një degjenerim a kriminalizim shoqëror. Si Qenie Politike dhe racionale duhet të nisim e të mendojmë mbi këto propozime që mund të ndryshojnë dhe kanë të bëjnë me komunitetin tonë të përbashkët, ndaj kritikën do e zhvendosim fillimisht te moralistët që janë shndërruar dhe në kundershtues të emancipimit shoqëror, me anë të barrikadave të primitivizmit historik. Moralistë, nëse prostitucionin e konsideroni si kancer, si imoralitet, si antivlerë e një komuniteti të shëndetshëm, ndaj jush bie pashmangshëm një pyetje edhe më e athët : A është më e moralshme shitja e bijave në skutat më të humbura të Serbisë, me të moshuar që bijat na i shohin në këndvështrimin e një shtaze ku duhen ngjizur medoemos trashëgimtarët e testamentit? A është më e ndershme ta shesësh a ta shtiesh bijën në kataloget e disa individëve të paskrupullt në shkëmbim të heqjes qafe të një barre a një sasie parash? S’është! Është edhe më imorale dhe i shkel dhunshëm pragjet e racionalitetit njerëzor, sepse po shet një krijesë njerezore si shtazë a skllave, pa e marrë në konsideratë mendimin e saj, duke e trajtuar atë si një objekt a ‘’instrumentum vocale’’ dhe jo si suibjekt të vetëdijshëm. Dhe ju moralistë e keni katandisur në këtë gjendje femrën shqiptare, normat ‘morale’ që ndrydhin karakterin e saj, e moshojnë, dhe më në fund e shisni si send. Si një barrë ku dhe bija tëhuajësohet dhe hesht sepse e sheh vehten si  një barrë. E determinuar mekanikisht në një destinacion të përcaktuar nga vullnete moralistësh që nën dukje janë edhe më të pandershem sa ndershmëria që shesin.

‘’Shihet si e nevojshme që zvogëlimit sistemik të popullsisë dhe plakjes së saj t’i kundërpërgjigjemi me sjelljen e femrave zezake në Serbi që të shtojmë racën’’, - tha një ministër serb kohë më parë, me argumentin se afrikanet janë shumë pjellore dhe mund të shiten lehtë. Dhe ashtu drejtëpërsëdrejti komunikatës së tij iu kundërpërgjigj Radomiri, një vejush serb nga të gjashtëdhjetat në një hulumtin televiziv mbi këtë fenomen, në kohën kur zgjidhte mbi katalog: ‘’Jane pjellore, të moralshme dhe të shëndetshme për një trashëgimtar. Pse e ndërmorët këtë zgjidhje? Se s’ka femra në fshat! Të gjitha ikën në Beograd,në kryeqytet,për një jetë edhe më të mire”. Pra femra serbe po emancipohet, po del nga mediokriteti provincial ndërkohë shqiptarja shitet në provincë, si lopë që fshatari e konsideron të shëndetshme dhe që do i sjellë viça edhe më të shëndetshëm. Por absurdi s’ka të sosur. Nacionalistët serbë ulërasin të shqetësuar për zaptim shqiptar, po ashtu dhe shqiptarët, në qejf, ndërkohë sekseret sillen si kozmopolitë, si dishepujt të dashurisë. Pra,moralist i dashur, ku është nderi këtu? Ndaj mos u ndjej keq kur të them se një prostitutë është edhe më e moralshme se bija juaj. Jo bija si Qënie autonome me të drejta dhe sistem vlerash racionale, por si krijesë zakonore, morale, e detyruar që të shfrytëzohet nga ju që fshiheni pas saj si tjerrës të shfytyrimit femëror. u moralistët jeni prostitutat e vërteta që pandershmërinë ua huazoni krijesave tuaja. Një prostitutë është më e ndershme se shitet disa minuta për bukë, bukën që ia mohon shteti dhe shteti që e përndjek; më e denjë, se e kundërshton dhunimin fizik, se flet; më e drejtë, se nuk ka nevojë për maska dhe ashtu siç është mundohet ta ndryshojë fatin e saj. Ndërsa bija shitet përgjithmonë si barrë, kalon nga njëri shfrytëzim mbi tjetrin, e heshtur, dhe nuk mundet të ndryshojë destinacionin: të shitet. Patriarkalizmi si institucion moral po e shkatërron familjen si institucionin më të rëndësishëm shoqëror, dhe determinizimi i saj ne kufinj absurdë po sjell inçeste mes babait dhe bijës; përdhunime, dhunë skizofrenike mbi gruan, vetvrasje, dhe ekzekutime të njëpasnjëshme.

Post Scriptum: Ju mund të thoni se këta norma morale janë përmbledhje e urtësisë ndër shekuj të shqiptarëve për ta legjitimuar prizmën e kundërshtimit. Por jo zotërinj, s’janë shqiptare. Femrat na kanë udhëhequr dhe ishin organizatoret e rezistancave kundrejt perandorive, organizueset e një shoqërie demokratike dhe emancipimi unik të atëkohshëm. Dhe kishte prostitucion, publik madje. Ndërkohë, kundërshtuesit shtetarë që e kundërshtojnë këtë nismë si imorale, janë po ata që  zhvillojnë prostitucionin në institucione shtetërore si meritokraci, dhe shembujt i kemi: Kazusi i mbertheckave që s’zbërtheheshin dhe Shamikuqja e Kamzës. Po ashtu dhe prostitucionin oral dhe jo etik. Prostitucion ambasadash. Prostitucionin politik ku zhvirgjërohen katër million shtetas. Dhe e kanë të legalizuar, Sovran dhe vendimarrës madje, e kjo kundërshti fekset si dhunim i vetvehtes shtetërore, si legalizim i evazionit fiskal, se prostitutat nuk e  paguajnë TVSH-në 20%’ëshe. Po e mbyll me thënien e Markezit de Sade, imoralit të krejt kohrave: ‘’Si do të arrihet të tregohet që një shtet imoral për nga detyrimet e tij, të ketë thelbësore që shtetasit të jenë të moralshëm? Unë them më shumë: është mirë që të mos jenë të tillë. Pa mëkat s’ka emancipim. Liri seksuale!

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Seriozisht, nuk e kuptoj logjiken e ketij autorit.

Perballe shfrytezimit te femres nga burrat si objekt seksual, vendos shfrytezimin e femres nga burrat si objekt riprodhimi. Dy argumente paralele mbi statusin e femres, ti kerkon te na i nxjerresh si te kunderta.

Dmth, justifikon prostitucionin seksual me arsyen se ekziston nje prostitucion moral/intelektual. Dmth, justifikon nje lloj dhune me arsyen se ekziston nje dhune edhe me e madhe. Prostitucioni si moralo-intelektual ashtu edhe seksual,  dem i ben shoqerise.

Dhe liria seksuale, zoti autor eshte e kunderta e prostitucionit. Liria seksuale do te thote te shkosh me ke te duash kur te duash por pa qene i detyruar nga nevoja per para apo nga dhuna e tutorit.

Po deshe me shku me ke te do qejfi, shko nuk te thote gje njeri, per sa kohe edhe personi me te cilin ti shkon (dac mashkull, dac femer, puna jote) e ben me qejf. Ndryshe quhet prostitucion ose perdhunim!

Me kesi te emancipuarish si puna jote kemi per te shku per lesh, perderisa ngaterron lirine seksuale me prostitucionin.

Kur ngaterrohet liria e veprimit me lirine per te shfrytezuar te tjeret eshte keq, shume keq!

Sa larg jemi...

Submitted by Comrade Geist (not verified) on

Hapi,Prostitutat e legalizuara nuk i shfrytezon njeri,ata shfrytezojne vetvehten,nuk kthehen ne send por ofruese te kenaqesis seksuale ne kembim te nje shume te caktuar parash!

Eshte sherbim! Prostitucioni eshte profesion ne vende te tjera! Liri seksuale do te thote te kesh ku te shkosh nqs ta ka qejfi per me E BO,dhe jo te shkosh me ke te duash,si te duash etj etj se atehere kalojm ne perdhunime!

Dhe kjo fjala ''shfrytezim'' eshte shume idiote,se shteti nuk do legalizoj krimin,por profesionin!

Ne kohen e Mbretit Zog kishte bordello ne cdo qytet,ku shteti nderhynte ti distanconte ne nje skute te qytetit,duke i ndihmuar dhe me godina madje! Ne kohen e Mbreteresh Teutes Prostitucioni dhe Nudizmi ishin normale! Skenderbeu kishte vule me nje femer Nudo!

Nqs je inpotent dhe nuk i ke qejf prostitutat,pi viagra miku im,e mos na u hiq si i moralshem,se moralistet me te medhenj jan Putanat me te shquara!

Submitted by hapi (not verified) on

Pse i ke ti qejf prostitutat, nuk do te thote se ti po ben dicka te mire.

Pse ke qejf te mbyllesh syte kur shkon ne bordello ne gjermani, nuk do te thote se aty nuk ka prostituta te shfrytezuara nga tutori serb ose rus.  Per ty "Liri seksuale", do te thote te shkosh ne bordello sa here ta ka qejfi, puna jote. Per mua "Liri seksuale" do te thote te shkoj me ke te dua pa detyruar njeri me lek apo me dhune, dhe pa i dhene llogari kujt tjeter.

Meso te lexosh, pastaj shkruaj komente.

Po nejse, vijme gjithmone te e njejta pike: disa nuk e kane problem ti konsiderojne femrat per objekte seksuale ose riprodhuese. Dhe duke u hequr si te emancipuar, e ulin femren ne rangun e sendit pa e konsideruar si njeri.

P.S. Faleminderit qe shqetesohesh per shendetin e ketij timit. Mire eshte dhe te ben te fala!

Submitted by Comrade Geist (not verified) on

Ky i imi i ben te fala mamas tende!

Submitted by nesti (not verified) on

Prostitucioni ka ekzistuar me ekzistencen e njeriut dhe eshte shprehje e vullnetit te individeve qe e ushtrojne ate,gjithashtu eshte faktor qe do ule ndjeshem shume probleme aktuale,kryesisht ne familje!

Submitted by Anonim (not verified) on

Medet, nga shembulli i Lei Fenit kemi arrit tek markez de Sade. kush eshte i moralshem, eshte kurve, kurse kurva, eshte e virtutshme. Taman logjika e kuplarase.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Artikull nga te ashtuquajtur gazetare apo kalemxhinj te felliqur te mafias a te mentalitetit mafioz ne rastin me te mire !

Submitted by a.g. (not verified) on

Po prostitutat meshkuj do i legalizojme?! Pasi per prostitutat femra u lodhen meshkujt duke dhene mendime , le te lejojme dhe femrat te diskutojne e komentojne per prostitutat meshkuj. 'Liri seksuale' thote autori.

Submitted by Martin (not verified) on

Sa per moral alla shqiptarce ti hapin qysh neser shtepite publike por mendoj se legalizimi i prostitucionit duhet mu pa ne nje rrafsh moral qe bazohet tek respekti per njeriun dhe tek respekti per jeten. Un mendoj qe prostitucioni do te ekzistojne gjithmone! Por a duhet qe " e drejta " mu barazu me " e bejne te gjithe"?Pra ne princip nuk asht e drejte por mqs ka ekzstu gjithmone  duhet me e  legalizu ne menyre qe te reduktojme te keqen .Ne mendimin tim ligji e lufton te keqen ! I njejti arsyetim vlen edhe per hashashin .Per mua eshte e veshtire me marre nje pozicion sepse aspekti teorik me ate praktik jane shume larg njeri-tjetrit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.