Thaçi i fermentuar

Të flasësh për Hashim Thaçin këtyre ditëve dhe ta quash humbës të madh apo çkado qoftë nuk është e vështirë fare sepse nga e hëna na ka dhënë argumentin më të madh për ta parë ashtu. Njeriu që e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, tani, në katërvjetorin e saj, na bëri “dhuratë” rijetësimin e një rezolute (1244) që për gjithçka flet, por jo për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Kjo rezolutë dihet publikisht se është përdorur me shumë sukses nga njerëzit që e kundërshtojnë ashpër pavarësinë e vendit tonë.
Deri më tash kemi mbushur faqe të tëra të gazetës duke iu treguar lexuesve se sa gjëra të dëmshme po ndodhin në kohën e qeverisë së tij, qoftë kur ishte bashkë me LDK-në e njëjtë edhe tash kur udhëheq qeveri të pakicës.
Të jesh politikan që nuk i mban premtimet nuk është diçka e re që po i ndodh vetëm kryeministrit të Kosovës, por të jesh politikan që nuk iu beson as fjalëve të veta më, ka diçka më të madhe që nuk është në rregull këtu. Imagjinojeni, ai thotë se ka udhëhequr luftën për çlirim pa shtënë as edhe një plumb gjatë tërë kohës së luftës. Goxha komandant, apo? Ai e thotë “unë e shpalla” pavarësinë e Kosovës, megjithëse deklaratës, me të cilën e shpalli Kosovën shtet, as sot e kësaj dite nuk i dihet autori.
Bile personi që e “qëndisi” atë në pergamenën e falur nga britanikët, profesor Shyqyri Nimani, pa të keq këtyre ditëve e tregoi se kur e ka parë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë, ka vërejtur nevojën për lekturim, sepse ishte i shkruar me gabime. Padyshim që përkthyesit nga anglishtja në shqip, kanë nevojë që tekstet e përkthyera t’i lekturojnë.
Ndoshta mënyra më e mirë për ta sqaruar Hashim Thaçin dhe pikë së pari për t’i treguar atij se sa i dëmshëm është bërë për vendin, tash i duhet thënë se sa i çrregullt është bërë vetë ai. Nëse një kompjuter dërgohet te mjeshtri shpesh, vjen koha kur ai nuk shërben më mirë dhe nuk i besohet as ruajtja e të dhënave. Në fakt, “programi” i të bërit politikë i Hashim Thaçit duket është “ri-freskuar” aq shpesh sa tash e ka humbur komplet “rrugën mes oborrit”. Një gjë e përdorur aq shumë s’ka diskutim që duhet hedhur tutje, vetëm nëse Hashim Thaçi mendon se është verë e kuqe, që sa më gjatë që rri aq më i mirë bëhet.
Pas deklasimit më të rëndë në profesionin e tij të parë në jetë, si kryeministër, kur e pranoi përfaqësimin e Kosovës në takime rajonale edhe me Rezolutën 1244, s’ka ku shkon më e arsyeshme të kërkohet largimi i tij. Ka pasur jo pak raste kur insistimi i tij që të mbetet udhëheqës i vendit i ka bërë dëme të mëdha Kosovës. P.sh. sikur Thaçi ta donte sado pak këtë shtet ai do të largohej në sekondin e parë kur miratohet rezoluta e Këshillit të Evropës që hedh dyshime edhe në të për trafikim ilegal organesh me pengjet e luftës së Kosovës, sado të pavërteta të jenë këto akuza. Largimi i tij do t’i krijonte mundësi Kosovës të frymojë lirshëm, e jo sa herë përmendet vendi ynë, në të gjithë botën të thuhet, “shteti që udhëhiqet nga njeriu mbi të cilin ekziston një dyshim kaq makabër”.
Ndoshta këtu edhe nis çrregullimi i “kompjuterit” Hashim Thaçi. Ne vetëm mund ta imagjinojmë se sa herë i është thënë atij gjatë takimeve me temë dialogun Prishtinë-Beograd; “do bësh kompromis apo t’i kthejmë akuzat në skenë prapë?” Në fakt, Thaçi duket të jetë shumë i suksesshëm me kompromise ndryshe nuk ka mundësi që brenda një viti, organizata që i nxiti hetimet për trafikim organesh, Këshilli i Evropës, tani të mos dojë as t’i përmendë ato akuza.
Në janarin e këtij viti u mbajt sesioni dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, prej nga “Zëri” ka raportuar çdo ditë. Për gazetën ka qenë e pamundshme të gjejë qoftë edhe një zyrtar atje që është i gatshëm të ulet e të flasë gjerë e gjatë për këtë temë. Vetëm sa për ta kujtuar, rezoluta ishte miratuar me vota pro edhe nga shumica e pjesëtarëve që vijnë nga vendet mike, Britania, Gjermania…etj e bile edhe disa shqiptarë. Krejt në fund, një pyetje legjitime mund të bëhet, nëse Hashim Thaçi si i tillë po na udhëheq neve si dele, a thua çfarë lloji delesh jemi ne që udhëhiqemi nga ai?
Marrë nga Zëri
Comments
Rastesisht kam lexuar ne nje

Rastesisht kam lexuar ne nje faqe te sherbimeve sekrete gjermane; jo nje citat, jo nje faqe, po raporte me te gjitha te zezat per thacin me psduonimin Schlange-Gjarperi dhe per fatos nanon gjithe te zezat qe mund te shkruhen. Kur them te gjithe te zezat: them per energji kriminale te denueshme. raport te detajuara te bazuara ne fakte.....

E kaloi klasen Serbia! Thaci

E kaloi klasen Serbia! Thaci bashke me kete tonin, le te bejne gojore. Apo ky ishte qellimi i tyre? Le te thyejne qafen atehere!

Keto jane marrezira

Keto jane marrezira !HashimThaçi po ben fare thote Amerika dhe ajo e ka zgjidh dhe do ta zgjidh çeshtjen e Kosoves.Ajo nuk e ka lene ate pune ne dore te Thaçit apo te ndonje pehlivani tjeter si ai apo kundershtar i tij.Me qe ra fjala.

Kesaj i thone:Kam pi un e

Kesaj i thone:Kam pi un e asht dej gomari !

Mire Berisha qe eshte agjent

Mire Berisha qe eshte agjent i vjeter i serbeve por edhe Taci ka bere dicka te poshter qe e mbajne peng.

Anonim, per anet e erreta te

Anonim, per anet e erreta te nji klani te politikes kosovare qe spo ja cilesoj emrat mos shko larg te lexosh cfar thone gjermanet po hidhu te selia roz e kur vjen zoti klos me emrin fatos pyete se te sqaron.

Ai i di me mire se Gjermani ca pune.

Une mendoj qe Thaci duhet te

Une mendoj qe Thaci duhet te ulet, te degjoje mire e mire keto patriotet e internetit, pastaj te degjoje kerleshjet patriotike te partive qe kur paten kohen e mundesine per te bere lufte, nuk e bene, dhe pastaj: 1) T'i hape lufte Serbise, 2) Te pushtoje Maqedonine Perendimore, bashke me Shkupin, 3) Te kafshoje Malin e Zi nga Rozhaja, Plava e Gucia, 4) Te pushtoje Tropojen, Hasin e Kukesin, 5) Te zbuloje nafte ne Kosove dhe 6) urgjentisht te rrise prodhimin e specave djeges vendore.

Add new comment