Kur rruga për në Amerikë kalonte nga Ankaraja

“Do shkoj në Amerikë” – kjo ide kishte filluar të zinte vend më mendjen time 17-vjeçare, por ishte akoma tepër e brishtë dhe e pasigurtë. Sapo kishim mbaruar me mbushjen e letrave dhe dhënien e pagesës (së majme) për të marrë pjesë në programin “exchange student” që niste çdo vit një grup gjimnazistësh nga Shqipëria në drejtim të Amerikës për të ndejtur atje me një familje “pritëse” amerikane e për të ndjekur një semestër apo një vit shkollor në një gjimnaz lokal. Programe të tilla kishte disa vite që operonin në Shqipëri por nuk ishin fort të reklamuar për publikun, me sa kuptoja unë, dhe përveç pagesës mbi $7000, duhej të kishe edhe mik të mirë që të pranoheshe në njërin prej dy-tre programeve të tilla në Tiranë, ku kuptohet që kërkesa ishte boll e lartë, edhe pa reklama.
Me mbushjen e letrave, aventura sapo kishte nisur; akoma duhej gjetur familja amerikane dhe, mbi të gjitha, duhej siguruar viza J-1 për hyrje në Amerikë, një ndërmarrje aspak e sigurtë. Ishte dimri i vitit 1999, ambasada amerikane ishte e mbyllur prej kohësh për “rinovim” që në të vërtetë thuhej se ishte bunkerizim, pas ngjarjeve të dhunshme të 1997-ës. Tridhjetë studentave të mprehur për udhëtim përtej-oqeanik të grupit tim na duhej të zgjidhnim midis Shkupit, Sofjes, dhe Ankarasë për vizitën tonë konsullore plot ankth. Pasi Shkupi e Sofja kishin prodhuar disa eksperienca negative një vit më parë, koordinatorja e programit tonë, nje grua e re me emrin Alma, vendosi që do ta provonim fatin në Ankara.
Dhe kështu, në mes të dhjetorit 1999, së bashku me afro 30 studentë të tjerë nga e gjithë Shqipëria, e me disa shoqërues, hypëm në avionin e kompanisë Turkish Airlines e u nisëm për në Ankara, me syrin për të mbërritur më pas në tokën e bekuar të oportunitetit, Amerikën e largët. Për mua ishte hera e parë që hipja në avion e që largohesha nga familja. Në grupin e studentëve bashkë-shpresues nuk njihja njeri. Gjithçka më dukej si një lojë të rriturish ku ne “fëmijët” duhet thjesht të luanim rolin tonë, por asgjë s’varej nga ne. “Ore, vërtet do shkoj në Amerikë unë?” mendoja në avion teksa stjuardesat turke na drejtoheshin në anglisht, gjuhë të cilën e kisha studjuar fort muajt e fundit. “Po ça do bëj atje s’e marr vesh. As njeri s’njoh, as gjuhën s’e di mirë. Po më shkon kot e kush përsërit vitin e katërt këtu. Le që s’na e japin vizën këta, kot e kemi. Po hajde ta provojmë të paktën që të mos u ngelet merak prindërve. Me atë rast shohim edhe Turqinë.” Këto mendoja teksa vija re çfarë porosisnin studentët rreth e rrotull meje për të pirë. Dikush një kola, një tjetër birrë, dikush më i guximshëm një gotë verë. Vetë më duket se mora një lëng frutash, alkool as që bëhej fjalë. S’e kisha vënë në gojë që kur pata filluar të ndihem besimtar diku nga mosha 13 vjeç (jo se mund të thuhet se kisha pirë më herët, por nga një gotë birrë na e jepnin në dreka familjare).
Në mendje kisha sa Turqinë dhe Amerikën. Më bëhej qefi që po dilja për herë të parë jashtë Shqipërisë dhe më dukej i veçantë fakti që vendi i parë që do vizitoja ishte një vend mysliman, aq më tepër gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhe pse falesha rregullisht, Ramazanin nuk e kisha agjëruar ndonjëherë të plotë. Mamaja nuk më lejonte për shkak të shëndetit tim të dobët në dimër (tek poliklinika e lagjes isha i rregullt) e prej merakut të saj të tepërt se pa bukë do sëmuresha më kollaj. Gjithsesi e dija që kur je udhëtar nuk e ke obligim agjërimin, dhe nuk planifikoja ta mbaja ato ditë që do isha në Turqi, por ama isha kurioz të përjetoja atmosferën e Ramazanit në një vend të madh mysliman.
Kur mendoja Amerikën ndjeja ankth. Vallë në çfarë fshati a qyteti do përfundoja? Çfarë familje do më qëllonte? A do ambjentohesha dot me gjuhën? Po moshatarët e mi si do silleshin me mua? Si do ua thoja amerikanëve të familjes pritëse se kisha nevojë të falesha 5 vakte në ditë? Pata marrë guximin që në aplikimin për programin të tregohesha i hapur rreth besimit tim Islam, kundër këshillës së prindërve të mi e të tjerëve po ashtu. Akoma nuk e dija si do shkonte kjo punë. A do ngadhnjente sensi im i të qenit i sinqertë e i shpresës se Amerikanët ndoshta nuk janë aq paragjykues fetarisht sa ç’i mendojmë, apo do mbesja në Shqipëri i turpëruar për mos-dëgjimin e këshillës së prindërve për shkak se asnjë familje amerikane s’do më pranonte. “Nëse janë vërtet kaq me paragjykime, më mirë të mos më dalë fare” mendoja dhe imagjinoja si do ishte jeta atje...
Më në fund mbërritëm në Ankara. Avioni u ul dhe si një grup tipik shqiptarësh të zhurmshëm u ngritëm e filluam të mbledhim rraqet tona. Teksa zbrisnim shkallët e avionit në atë mbrëmje të ftohtë, vrisja mendjen se në çfarë hoteli do rrinim e kë do kisha në dhomë. Tek radha e pasaportave, duke pritur të merrnim stampën e vizës turke “ah sikur të ishte dhe viza amerikane kaq e lehtë”, më zë veshi një nga studentët që tha “El Ihlas”. Po lexonte me zë të lartë një shenjë të madhe në murin pas punonjëses së kontrollit. Atë shenjë e kisha parë dhe unë e po mendoja që ishte titulli i një sureje të njohur të Kuranit, kur personi që pati shqiptuar atë titull fillon të recitojë“Kul huwallahu Ehad, Allahu Samed”. Unë kthej kokën me habi për të parë më mirë kush po recitonte këto vargje kur shoku i këtij të parit i’a kthen “Lem jelid ue lem juled, ue lem jekun lehu kufuuen Ehad.” Dhe të dy fillojnë e flasin rreth kësaj sureje. “Uau, çfarë surprize”, mendova i gëzuar. “Jo një, por dy djem besimtarë në grupin tonë.” U afrova tek ata dhe me pak ngurrim i pyes: “Më falni, ju dëgjova që po recitonit një sure. A jeni besimtarë?” Ata panë njëri tjetrin dhe me buzëqeshje më thanë “Po” e më dhanë selam. Dori dhe Juxhini, dy çuna moshatarë me mua nga Tirana që po aplikonin në të njëjtin program. Ishte a pabesueshme sa shpejt u miqësuam. Vendosëm të rrinim në një dhomë hoteli dhe gjatë asaj jave që qëndruam në Ankara pothuajse nuk u ndamë nga njëri tjetri.
Dy ditët e para në Ankara kaluan me përgatitjet për në ambasadë, mbushjen e aplikimeve, kryerjen e pagesës etj. Ditën e tretë e të katërt kishim intervistat. Do ndaheshim në dy grupe për intervistat e të gjithë donin të ishin në ditën e parë. Disa i luteshin koordinatores së programit t’i fuste në listën e parë duke i kujtuar miqësitë që kishin, disa thoshin që nuk duronin dot deri ditën e dytë nga emocionet e donin ta merrnin vesh përgjigjen sa më shpejt. Duke vështruar këto ndërhyrje të paturpshme m’u duk sikur mu përzie në stomak e u zverdha në fytyrë. Dikush më pa e më pyeti a ndihesha mirë. I thashë që kisha ngrënë ca qofte të këqija poshtë në restorant e dola nga dhoma. Vendosa të mos interesohesha fare se cilën ditë do më binte rradha. “Ç’të jetë e shkruar do bëhet” mendova. Si përfundim listat u ndanë sipas alfabetit me disa “përjashtime” por shumica e listës së parë përfunduan ditën e dytë gjithsesi sepse ditën e parë të intervistave proçesi u vonua shumë. Kishte ardhur një nga drejtorët kryesorë të programit nga Amerika e po u shpjegonte konsujve të ambasadës detajet e programit ndërsa u jepet garanci rreth seriozitetit të organizimit.
Emocionet tona ishin të larta. Përziheshin në to ëndrrat për një të ardhme më të mirë në Amerikë, ndrojtja nga kjo aventurë e panjohur për shumicën nga ne, frika se mos bënim ndonjë gabim në ambasadë e nuk na e jepnin vizën, inati me shtetin tonë që ishte kaq copë copë sa na bënte të linim shkollën, familjen e shoqërinë për të marrë rrugët e mërgimit kaq herët, dhe jo vetëm kaq, por edhe vizën duhej ta merrnim në një shtet tjetër. I vetmi ngushëllim ishte se po të mos e merrnim vizën, thjesht do ktheheshim në shtëpitë tona e do vazhdonim jetën si më parë, nuk bëhej qameti, përveç se prindërit do humbnin ca pare nga gjithë kjo punë.
Për të hequr mendjen nga intervista, dilnim e shëtisnim në grup gjatë kohës së lirë. Ankaraja ishte një qytet i ri e i madh, por tepër i gurtë e i ftohtë. Kudo shikoje buste të Ataturkut e flamuj turq. S’kisha parë ndonjëherë shpalosje të tilla nacionalizmi e mendoja sa larg ishim ne prej krenarisë kombëtare. Edhe pse lufta e Kosovës sapo kishte mbaruar e ndjenjat patriotike ishin forcuar disi, sjellja e përgjithshme ndaj shtetit shqiptar ishte mos-përfillëse e shfrytëzuese.
Në Ankara ishte hera e parë që shihja aq shumë taksi të verdha. Më kujtoheshin skenat me filma nga Nju Jorku i famshëm. Një vizitë e këndshme ishte tek Xhamia e Bardhë. Xhami e madhe, e mermertë dhe tepër e pastër. Për dikë që kishte parë vetëm xhaminë e Ethem Beut, të Dine Hoxhës, apo të Yzberishit, Xhamia e Bardhë e Ankarasë ishte jashtzakonisht mbresëlënëse.
Një tjetër shëtitje e këndshme ishte tek tunelet nën një nga bulevardët kryesorë të Ankarasë të mbushur plot me dyqane të lloj llojshme e të ndriçuara mirë. Rrobat ishin të firmave të mira e aty pashë për herë të parë dëshirën e madhe të shqiptarëve për “shopping”. Në fakt mallrat ishin goxha lirë. Ishte koha e kulmit të inflacionit të lirës turke e ne të gjithë kishim disa dhjetra miljona lira turke nëpër xhepa. Na vinte për të qeshur me këtë situatë. Të shihje aq shumë zero në një kartmonedhë e të paguaje 820.000 lira për një drekë na dukej gallatë fare.
Në darkë restorantet gjallëronin me agjëruesit që mblidheshin për të çelur iftarin dhe atmosfera ishte vërtet e veçantë. Dy shokët e mi agjëronin e ishim gjithmonë në restorant në orar iftari. Ushqimi turk nuk ishte i keq por pak ndryshe nga i yni. Na pëlqente supa pure me thjerrëza të kuqe dhe pija e kosit “Ayran”. Jo të gjithë turqit agjëronin. Menaxheri i një restoranti pranë hotelit tonë ku darkonim shpesh pinte duhan e çaj, madje dhe uiski, lirshëm gjatë ditës. Kur e pyetëm ditën e parë nëse kishte mish derri në menu, na u përgjigj se në të gjithë Turqinë nuk mund ta gjeje një derr, dhe mund të hanim pa merak kudo. Kjo ishte një lehtësi e madhe në krahasim me Shqipërinë ku të ndiqje dietë hallall ishte sfidë më vete: asnjë sallam apo salçiçe në dyqan nuk kishte etiketë e kasapit s’mund t’i besoje kurrë, plus çdo sanduiç që shitej në pushim dreke pranë shkollës dukej se kishte proshuto brenda.
Vizituam dhe një xhami tjetër të vogël pranë hotelit. Një nga ato xhamitë e lagjeve, me minare fare të vogël, e gati e fshehur pas shtëpive të vjetra, por me një atmosferë tepër të ngrohtë e të paqtë brenda. “Ah sa mirë të kishim një të tillë në Tiranë të Re” mendova.
Dita e intervistës.
Ishim vënë në “sira” që në mëngjes herët atë ditë dhjetori para derës së ambasadës amerikane. Kishim dosjet me dokumenta në duar e me ankth prisnim të hynim brenda e ta mbaronim më në fund këtë sprovë të lodhshme. Koordinatorja na porosiste vazhdimisht që të rrinim seriozë se na shihnin në kamera, dhe kur të hynim brenda të mos flisnim me njëri-tjetrin. Kur dikush të mbaronte intervistën, të ulej në vend e të mos diskutonte gjë me shokët derisa të dilnim. Çdo lëvizje e jona vëzhgohej për shenja të dyshimta dhe duhet të kishim shumë kujdes... Gjithë kjo përgatitje vetëm sa na e fuste dhe më tepër frikën.
U futëm brenda më në fund e u ulëm në karriget e renditura në disa rreshta para dritareve të intervistave. Filluan intervistat e para; nuk dukej se zgjasnin shumë. Mundoheshim të lexonim fytyrat e të sapointervistuarve për ndonjë shenjë që mund të na tregonte a e kishin marrë vizën a jo. Disa ishin tepër seriozë e nuk jepnin shenja, veç sa pëshpërisnin diçka me atë që kishin ngjitur kur uleshin. Disa të tjerë fillonin e buzëqeshnin vesh më vesh sapo largoheshin disa hapa nga dritarja. Një çun u kthye tepër i mërzitur në fytyrë dhe u dëgjuan disa pëshpërima “s’e paska marrë”. Kur u ul tek shokët e tij qeshi me mistrecllëk dhe u kuptua që na kishte vënë në lojë. Dukej se intervistat po shkonin mirë.
Kur më erdhi rradha mua, u ngrita e vajta tek dritarja me rrahjet e zemrës që m’u shtuan edhe pse i thashë vetes të rrija i qetë sepse çdo gjë do të ishte në rregull. Konsulli ishte djalë i ri i veshur me këmishë të bardhë e kollare. Pyetjet ishin të lehta e formale, si: Si quheni? Me çfarë merreni? Pse doni të shkoni në Amerikë? Cila është natyra e programit “exchange student” me të cilin po shkoni në Amerikë? etj. Më pas më pyeti ku e kam mësuar anglishten. I thashë: “Në shkollë, me kurse private, dhe kam praktikuar pak me disa misjonerë të krishterë nga Amerika.” Në fakt me misjonerët e kishës Mormone kisha kontakt të rallë për shkak se disa kushërinj të mij ishin konvertuar në Mormonë, por me ata më tepër flisnim shqip se ata vetë donin të praktikonin shqipen. Gjithsesi m’u duk një gjetje me vlerë për të fituar ndonjë pikë me konsullin. Ai u bë kurioz e më pyeti të cilës kishë ishin misjonerët e më pas më pyeti nëse edhe programi “exchange student” kishte një natyrë misjonare. I thashë jo, dhe me aq u mbyll intervista dhe u informova që viza ishte aprovuar. Edhe ajo barrë m’u hoq dhe u ktheva në karrigen time tepër i lehtësuar e i gëzuar.
Nga gjashtëdhjetë e ca studentë të intervistuar ato dy ditë, të gjithë e morëm vizën me përjashtim të një vajze, për të ciën na erdhi keq, por më pas mësuam se ajo kishte vajtur dhe e kishte marrë në Greqi.
Kur dolëm nga ambasada ishim një grup i gëzuar e i papërmbajtshëm studentësh. Ishim tepër të entuziasmuar, adrenalina na vërshonte në vena e ishim gati t’i binim Ankarasë cep më cep. Akoma nuk na besohej që kishim marrë vizat amerikane, pjesa më e vështirë e punës qe kryer e tani ishim gati për aventurën e jetës sonë. Teksa ecnim xhiro në rrugët e Ankarasë, që befas na dukej më e ngrohtë, e flisnim me të madhe, gati në të bërtitur, jam i sigurt që kemi tërhequr boll shikime të çuditura nga turqit. Nuk na bëhej shumë vonë për turqit, jo vetëm pse ajo që kishim arritur na dukej jashtë çdo proporcioni, por na bëhej sikur turqit na e kishin borxh njëfarë respekti të veçantë sepse nuk i thonim kot vetes “arnautë” ne, dhe ecnim me të madhe duke lëvruar krejt respektin e mundshëm që mund të pretendonim nga kjo fjalë e vjetër dhe e rreptë.
Kishim edhe dy ditë për të kaluar në Ankara derisa të merrnim pasaportat e të niseshim për Tiranë. Ato dy ditë ishin më të bukurat. Miqësia jonë me Dorin e Juxhinin, por dhe me të tjerët, u shtua shumë e shkëmbyem të dhënat me njëri-tjetrin për të mbajtur kontakt në Amerikë. Dolëm, shëtitëm, brodhëm, bërtitëm, e nuk ndienim lodhje. Pasi morëm pasaportat e lajmëruam familjet tona me telefon për arritjen e madhe, u mblodhëm darkën e fundit për të ngrënë në grup e aty na adresoi dhe koordinatorja e drejtuesi amerikan i programit duke na dhënë porosi të shumta për në Amerikë. Shumica jonë akoma nuk kishim familje pritëse të konfirmuara, por koordinatorja na premtoi se brenda dy javëve do siguroheshin të gjitha, në kohë për të kapur semestrin e fundit të vitit të katërt.
Atë natë, pasi u shpërndamë në hotelet tona e bëmë gati valixhet për nesër në mëngjes, u mblodhëm me disa nga çunat e hotelit tonë në hollin e katit ku rrinim ne, sepse nuk kishim kokërr gjumi. Filluam një bisedë pasionante mbi lloj lloj temash, mbi të gjitha fenë, sepse ata e kishin vënë re që ne të tre ishim besimtarë, e kishin shumë pyetje. Debatonim për shumë gjëra, mbi të cilat më shumë s’dinim se dinim, që nga jeta e përtejme, dhe si mund të ekzistojë shpirti pa trup apo të rikrijohet trupi pasi të jetë shkatërruar plotësisht, e deri tek paracaktimi hyjnor, e si mund ta dinte Zoti çdo bënte dikush momentin tjetër kur ai mund ta ndryshonte mendjen në sekondë e të bënte diçka krejt tjetër. Debati vazhdoi në orët e vona të natës me intensitet, e një turk i shkretë që kishte qëlluar të kishte dhomën në atë kat, hapte derën disa herë e na bënte me shenjë nga ora e dorës e se ç’na thoshte turqisht, kuptohej që donte të flinte e ne e shqetësonim së tepërmi. Na çoi edhe atendentin nga banaku poshtë të vinte e të na lutej të ulnim zërin ose të shkonim në dhomat tona të flinim. Zërin u munduam ta ulnim, por gjumë as që bëhej fjalë; ishim tepër të lumtur, do shkonim në Amerikë.
Pasi mbërritëm në Tiranë më zuri një temperaturë e keqe që më shtriu në krevat një javë të tërë. Janari kaloi me ankthin e pritjes së lajmit për daljen e familjes. Të gjithëve po u dilte e unë po ngelesha i fundit. Mamaja çfarë nuk mendonte e stresohej. Mos nuk më merrnin se isha mysliman? Mos na kishte bërë ndonjë hile koordinatorja se dukej që ishte një ... hë hë ajo? Ndërkohë unë rifillova klasat e semestrit të dytë tek Petro Nini, në rast se qëllonte të mos dilte familja e mbetesha pa shkuar. Vetë isha i qetë, shumë i qetë, e kisha lënë çdo gjë në dorë të Zotit e le të bëhej si të ishte e hajrit inshallah.
Më në fund erdhi lajmi më dy Shkurt. Familja kishte dalë diku në veri të Nju Jorkut, vend i ftohtë me borë, kaq dija. Bileta u pre për 7 Shkurt. Natën para se të nisesha isha krejt i mpirë, nuk dija si të ndihesha. Për mirë po nisesha, por me shumë ndrojtje. “Meqë Zoti e ka caktuar, do jetë e hajrit inshallah” mendoja. “Por ku i dihet. Ndoshta ndërroj mendje në minutë të fundit e nuk hipi në avion.”
Comments
Te zite e ullirit paske hequr

Te zite e ullirit paske hequr mor Armir. Ata qe kane lene kockat maleve te Greqise qenkan bythepambuker para teje.

Spo ja kap fillin ketij

Spo ja kap fillin ketij shkronjesit me kete artikull! A do te tregoje si ka ikur ne Amerike? Ado te tregoje qe eshte mysliman? Keto shkrime me natyre kaq shume fetare mendoj se sjane per respublica.al. Pastaj me keto fjalet arabisht e prish fare. Shko ore mesoji si i thone shqip, mos derdellit kot arabisht, ose mos i thuaj fare. Edhe shkrimi ka shume gabme drejtshkrimore. Sot s'me pelqyet fare Respublica

Ke te drejte o Anonim. I

Ke te drejte o Anonim. I humba edhe une ca minuta si puna jote, lexova e lexova "rrugen e mundimshme te djaloshit Verter", por me mbeti peng si nuk na i kishte perkthyer ato suret e kuranit. U ndjeva si injorant se nuk i kuptova dot. Zakonisht, kur perdorin ndonje term apo fjale te urte ne anglisht (gjuhe nderkombetare), i bejne edhe nje pershtatje ne shqip (apo ne gjuhen vendase).

Po nuk e ka fajin ky , mor jo! E ka fajin z. Mustafa, qe ben perzgjedhesin, redaktorin, korrektorin letrar, opinionistin ... apo stafi i tij. Sic duket i dine keto suret per vete e per ne nuk u bie ndermend.

Ejvallah o Mustafa!

Kush eshte plakur e varferuar ambasadave, kush nuk ka patur trajtimin mizor te koordinatoreve, por ka rene ne doren e kasapeve qe te bejne kurban te vizave, kush ka ngrire ne bore maleve te kufijve te Shqiperise, kush ka luftuar detrave me gomone, kush eshte vrare duke kaluar klonin ... Ju jane mirenjohes per kete shkrim!

@ arnaut - Nuk kemi ndonje

@ arnaut - Nuk kemi ndonje konfidence bashke, qe te me drejtoheni "i dashur". Pak me teper distance do te ishte e mirepritur. Faleminderit!

Zoteroj tre gjuhe te huaja te mesuara e te mbrojtura me se miri, me investim personal dhe nuk kam ndermend te filloj nje te katert. Aq me teper, qe google translate le shume per te desheruar! Nuk do t'ju a rekomandoja as juve. Dijet e cunguara po na marrin ne qafe. Di histori konkrete njerezish ne USA, qe kane hequr te zite e ullirit gjyqeve e jane denuar pa faj, per shkak te perkthyesve te tille medioker te veteofruar rendom tek google translate.

Allahu jua shperblefte devotshmerine!

Une ze be akoma si te paret tane: " Per syte e ballit e per mendjen e kokes! "

"i dashur" perdoret pikerisht

"i dashur" perdoret pikerisht per te treguar distance i dashur, sepse po te njiheshim do te te therrisja "o locke" ose "zemer" etj etj.

Faleminderit qe na tregove sa e dobet eshte google translate, por sic e sheh perkthimi eshte marre nga wikipedia, linku i se ciles doli pas nje klikimi ne google search (jo translate) nga ku mund te gjesh edhe burime me akademike se wiki, por qe per nevojen e rastit wiki mjaftonte.

Allahu gjithmone i shperblen te devotshmit, por ti a je i sigurt qe betohesh ashtu sic thua? A mos betohesh akoma "Per Ideal" ose "Per Parti"?

@ arnaut - Prape ti?!! Shko

@ arnaut - Prape ti?!! Shko thuaj i dashur atyre qe je mesuar dhe ta pranojne distancen tende dashurore, aty kur ngre bythen perpjete e turinjte i fut ke bytha e homologut te rradhes, 5 here ne dite!

Haha, nigjo i dashtun se e

Haha, nigjo i dashtun se e shof qe me je qep keq nga mrapa. Mesa duket ta paska ona per nje nuhatje te by...s seme. Ma co emailin privat, e po te tregoj te cila xhami falem ket xhuma si vjen e hajde falu mas meje, kshu qi nuhat sa te dush.

do xhami palla ne Tirane te

do xhami palla ne Tirane te re!!!???

po per ndonje biblioteke, teater a fushe sporti te ra mendja?

doli qurrashi deri ne amerike, e ca zbuloi? na mungoka xhamia ne Tirane te Re!!!!

ne Tirane spitalet bien era shurre, shkollat jane kthyer ne kafene e disko, shoku do xhami.

HARRAM, pis arnaut!!!

Evropa eshte e krishtere dhe

Evropa eshte e krishtere dhe amerika po ashtu. Nuk ka vend per islamin ne Perendim. Sa me shpejt ta kuptojme, aq me mire do jete.

O Armir! Gabimi ma i madh qe

O Armir!

Gabimi ma i madh qe ka bane jeten tande asht qe nuk je ndale ne Ankara.

E falenderoj Armirin per kete

E falenderoj Armirin per kete shkrim te tij personal dhe shume interesant. E pergezoj per kurajon e tij qe del e rrefen histori te tija personale me qellim per te hapur pak mendjet e lexuesve shqiptare.

Une kete shkrim e shoh thjesht si nje tregim autobiografik letrar qe thjesht rrefen historine e nje djaloshi ne tranzicion, mes Shqiperise dhe Amerikes, mes Lindjes dhe Perendimit.

Nuk e shoh kete si shkrim rreth vuajtjeve te tij per vizen amerikane, e prandaj me duken te teperta protestat e atyre qe thone "pse nuk shkruani per ata qe kane lene kockat ne malet e greqise" e te tjera si keto. Edhe ato jane histori me rendesi e dikush duhet ti tregoje, por derisa nuk i ka perjetuar Armiri, nuk ka si ti tregoje ai.

Pastaj pse i duket anonimit se shkrime fetare nuk jane per tek RESPUBLICA? A ka ndonje gje te keqe tek shkrimet fetare? Une perkundrazi deshiroj te shoh me teper mendime fetare apo shkrime te fetareve ne mediat shqiptare, perfshi bashkomsit e mi te krishtere. Opinioni fetar tek ne mungon teresisht dhe kjo eshte nje humbje e madhe e shoqerise sone dhe e diskursit tone publik. Shkrimet e dom Gjergj Metes i lexoj gjithmone me qef psh, e po ashtu ato te Besnik Sinanit apo autoreve te tjere fetare.

Adriatik ke fol rrapa per dapa.

Paulini, sipas asaj logjikes tende i bie ti te shkosh te mbyllesh ne Vatikan apo jo? Po Europe pjese te mbiemrit e ke?

Ah per Mustafen se

Ah per Mustafen se harrova:

Pse mor zotni ka noj gjo te keqe te kete xhami ne Tirane te Re a? Pse te djeg ty? Dhe pse u dashka qe xhamiat e kishat te jene gjithmone ne konkurence me shkollat e spitalet? Xhamite e kishat i ndertojne vete komunitetet e besimtareve me leket e tyre ne tokat e tyre, kshu qe nuk i hyn kush ne hise shkollave e spitaleve. Madje disa shkolla ne Tirane jane ndertuar ne troje xhamishe te shkaterruara ne '67 keshtu qe tjeterkush i ka hyre ne hise tjeterkujt.

Dhe jo vetem Tirana e Re, por krejt zona e Tiranes veriore nga Lapraka ne Allias nuk ka xhami. Dhe qyteti studenti nuk ka xhami. Dhe komuna e parisit nuk ka xhami etj etj. Dhe mos harro qe kishat e xhamiat nuk jane vetem per tu lutur e per tu falur, por jane qendra kulturore qe per shume banore te zonave perreth jane objekti i vetem ku ata gjejne programe kulturore ne djerrinen kulturore te quajtur Shqiperi.

ti o arnaut nuk je fare

ti o arnaut nuk je fare arnaut, ti bie era qen dhe koken e ke plot me morra. ti s'ke as shkolle e as edukate, po di t'u japesh mend te gjitheve dhe i ke bere masterat pale pale.

ti i blen rrobat te gabi, po ke leke sa te duash per te ndertuar xhami. ti s'ke as pune e as zanat po e "kap nonje lek" kur te del rasti. ti s'ke as toke e as prona, po kur te duhet ndonje cope vend e shpall "toke e xanun".

ti s'ke as fe e as moral, po te duhet xhamia per t'iu imponuar injorancen tende te tjereve. ti je qorr dhe te duhet xhamia qe tu marresh driten edhe te tjereve.

"Jake o drite e perendise qe lind nga perendon/Ate ane e ke shikuar po ne pse na harron"

Naim Frasheri

E ke pershkruar veten shume

E ke pershkruar veten shume mire Mustafa i dashur, por me mua je shume larg. Un jam vite larg atyre qe pershkruan ti.

Te pershendes

Un i rashe shkurt o Arnaut,

Un i rashe shkurt o Arnaut, per te mos u zgjate. Tek ky shkrim un shoh shume kontradikta te mbrenshme ne formimin e Armirit. Psh familja e tij e edukon per te mbajte qendrime hipokrite, dmth qe te vazhdoje te jete musliman, por ta mshefin muslimanizmin e tij me qellim perfuitimi. Ashte per kete arsye qellim fitimi qe te paret e tij ndrruen besim nga kristjan ne musliman, jo me bibje por me dhune apo leverti.

Nga njera ane Armiri vdes per Stambollin islamike teokratik fanatik te mbrapambetun dhe nga ana tjeter vdes per Ameriken dhe demokracine amerikne me baza kristjane te perparueme.

Pose kesaj ne vend qe te deshiroje Armiri ta bajne Shqipnine si Ameriken, ai don ta bajne Shqipnine si Stambollin, si bota e mrapambetun fanatike islamike. Dhe ne fund ai shpreson se del ndonji familje amerikane (kristjane) ta strehoje dhe te sponserizoje, dhe nga ana tjeter nuk din as ta falnderoje, a thue se ia ka borgj kush kete kujdes dhe shpenzim, a thue se te tjeret e bejne nga budallalleku. Kjo asht hipokrizi dhe mosmirnjohje. Ketyne tipave asht gabim tu japish ndihme.

Paulin, ti vertet ke
Paulin, ti vertet ke mentalitet europjan, por ce do qe eshte europjan mesjetar, por nga ai me i prapambeturi ama. Ti ke aq urrejtje fetare sa ti ka erresuar syte e te buron nga cdo qelize e lekures.
Ku e di ti qe Stambolli eshte islamik teokratik fanatik i prapambetun? Stambolli gjate gjithe historise se Perandorise Osmane ka qene me shumice te krishtere, dhe akoma vazhdon t jete qendra e Patriarkanes Ortodokse. Sa qytete te krishtera njeh ti qe jane qendra boterore te nje feje jo te krishtere? Sa per zhvillimin, Stambolli ashtu si Kostandinopoja para tij ka qene dhe eshte nje nga qytetet me te zhvilluara e me te rendesishme n bote. Ku ta gjejme ne i dashur qe Shqiperia te behet pak si Stambolli.
Sa per hipokrizine qe ti sheh tek autori, ajo nuk eshte problem i formimit te tij ma merr mendja e as te myslimaneve shqiptare ne pergjithesi, por eshte problem i hipokrizise se vete shoqerise shqiptare qe i meson qytetaret e saj mysliman te druhen nga identiteti i tyre, e te ndihen inferiore. Eshte pikerisht duke shkuar ne Perendim, e vecanerisht ne Amerike, q shume shqiptare myslimane zbulojne se askush nuk i diskriminon per shkak te fese se tyre, madje jane shume me t lire te praktikojne Islamin ne Amerike se ne Shqiperi.
Shqipo, a nuk na tregon nga

Shqipo, a nuk na tregon nga te vjen gjithe ky admirim e kjo dashuri per Turqine?

Sepse ne kohen e turkut o

Sepse ne kohen e turkut o hapo shqiptaret kane qene zoter te Ballkanit, kane qene guvernatore te Libanit e themelues te Egjiptit, s'ka guxuar te ndihet serb e grek, e aq me pak te shtrine duart ne trojet tona. Plus tani per tani vetem Turqine kemi aleat strategjik e afatgjate, keshtu qe natyrisht kam njefare dashurie e admirimi per te, s'ka noj cudi apo jo? Pos te permend pastaj dhe hallven qe bejne aq te mire...

O arnaut, a na ha nji mut! Qe

O arnaut, a na ha nji mut! Qe je karaduz duket, po bolet ku i ke? A tevi te zaptoj i her shpin tande, ta regulloj una, ta martoj ene ciken me ndonj musliman te hajrit, pasi ta shtroj mir nen shal. Ene grun ta shaloj ne megjes, ne drek, e ne dark. Do te boj une ty te parin e katunit, se kom do shok tmir. Po te jem dejshem hik prej shpie se ta kcej ne ty nshpine,kur te falesh bythterma.

Dakord bre vllau jem. Po marr ne zenelin me vete se ka koh ba ba sesk.Ka munsi te bahesh ene me ndonja djal te vogel a me nip a mbesolle. Do tva quijm arnautka e gjagjit.

shume qenke ndezur o Shtiqen

shume qenke ndezur o Shtiqen i dashur. Po hajde dil njehere nga une se e shohim kush po shalon ke...

pa lidhje me temen por nejse, kerkoj falje nga lexuesit e tjere qe merrem me keta idjote.

arnaut qorri, merrni grate

arnaut qorri, merrni grate dhe ju pres ke xhamia ke rruga e kavajes.maroj i her pun e tva shti mir mir grave tuja me dogystile ke moteli qi asht aty afer e pasanej merrini mrapsh e i qonie nxhami me la gjynofet.

O shtiqen qe prish gojen qe

O shtiqen qe prish gojen

qe ne emer e tregon kush ta paska shti, po nejse. Ta kane mesu gabim fjalen ty, se ajo qe ban ti nuk quhet "me ba seks": seksi asht ai sendi qe ke para, jo ajo qe ke mbrapa, dmth duhet patjeter qe te dyja sendet te jene seksa, qe te thuash "po baj seks". Ndryshe thuhet "po m'bajn seks"

po nejse

me qen nuk quhet

Qorri po ti paske kan

Qorri po ti paske kan kancerogjen mor! Nuk na mjaftoj qi na pushtoj turku 500vjet, pa don me na propagandue ene ti te mirat e pushtimit turk tash ne kohen e kompjuterit!

Po shko mer ha noj hallve taze e leni punt e seksit kush din me i ba! Po ti as ushkurin nuk di me lidh mer breksalep! Pantollt a trecerekshe i ke a? Lesht e mjekres se gjat e tzhyme ne balt a e ke la a? Apo nji her e fut ne pluhur e ndhe, mandej ne tas te corbes. Po ty nuk tlajn me hi nrestorante se u ul klientelen. I vjen robit tkulturum me vjell kr tshef ty tuj hanger!

Grun tande dhe te arnautit ma prune, i tash me sillni dhe motrat.

B.C. Po ju bajini nji her dush ma par, mos mi sillni pa la se me vjen marre ke moteli.

A din kush te me tregoje cili
A din kush te me tregoje cili ishte qellimi i nje shkrimi te tille? Nese Respublica kishte per qellim te me bente te lexoja artilullin duke me genjyer me nje titull intrigues, me duhet te them se ja ka arritur plotesisht qellimit. Nuk ka asgje te keqe qe autori eshte musliman, por keqperdorimi nga ana e Respublikes i deshires se lexuesve per tu njohur me opinione te ndryshme mbi nje ceshtje te caktuar, eshte ne rastin me te mire mediokritet dhe ne rastin me te keq cinizem.
Medioker apo cinik? Zgjedhaj eshte e juaja Respublika!
O Armir Me vjen keq qe qenke

O Armir

Me vjen keq qe qenke pjerdhur qe ne moshen 13 vjecare, por per kete nuk e ke fajin ti por prinderit e tu qe te kane lejuar, mesuar ose DETYRUAR qe te behesh ashtu sic i takon races tende te bardhe evropiane. Une po supozoj qe i perket races evropiane dhe je i bardhe, por nqs nuk je evropian por arabo-aziatik atehere te rri mire kostumi i myslimanit.

Aferim te qofte

Po ti katunar skrapari, nuk

Po ti katunar skrapari, nuk je mysliman bektashi ti? apo te duket vetja Europjan i bardhe? Rraca e bardhe ata zgjebsa si puna jote i mban jasht te dera kshu qe shko futi noj te puthme Dritan Priftit se e ka mor molli per ty.

Na lodhen keta urrejtesit islamofobe, si nuk lodhen duke nxjerr vrer gjithe diten...

Gazetat nuk duhet te jene

Gazetat nuk duhet te jene mjete propagandistike si ne kohen e diktatures komuniste, por duhet te jene mjete informacioni.

Pergezoj z.Mustafa Nanon qe e drejton kete gazete ne kete drejtim. Kujt mos ti pelqeje informacioni, dmth te dij edhe mendimet e te tjerve, le te ndrroje kanal me telekomande. Askush nuk detyron kerkend te lexoje kete gazete.

Ne kete gazete te gjithe lejohen te shprehin mendimin e vet qofte edhe ndryshe nga mendimet e te tjerve. Kjo gazete, ndoshta e vetmja ne Shqipni, asht tamam demokratike europiane.

Edhe nji here pergezime mustafa Nanos.

grate...gjith atyre qe

grate...gjith atyre qe paragjykojne besimet e miletit, o ti qbeso ke prindi mos i hy nbesim ati qe shef me larg se ty, e as besimtari qbeso ke zoti ste hyn ty nhesap, ty qe syt e mendt st shkojn me larg se bolet e babit, kush e ofenon besimin e dikujt tjeter motrrat e grat, e iu shkatrrofshin idhujt e ato per tcilat ai mendon e lufton, se nuk i takon kujt me ul besimin e dikujt, sa motrra tkeni o ju qe veni nsiklet nji besimtar tthjesht i cili sofendoi njeri, jeta malore ishalla

amin oj non, bojn si rob tmir

amin oj non, bojn si rob tmir kto legena tpiset qe knej grat i shkojn me shokt e punes e kto sikur skon pun(ktyne robve as njerzit e shpis si binden, me siguri, perkundrazi e ofendojn) e po rrin e po cenojn lirit e njerzve ne internet, se perball skan guxim kta ti non e mir, jon legena fare. un them se secili do ta mari ate qmeriton, e ta ndij me mendje, trru e me zemer lutjen qbone oj non, se kto legena smeritojn per ti bo dem ksaj toke, po meritojn tortura, po ato sosht mir me ja uru, po mos u boj merak o non tereza se tgjith sdo lejn gjo pa la...me no1 mnyr ose na1 tjeter

me besimin tend o vlla

me besimin tend o vlla dakort, por me idealizmat dhe adhurimi i turqise o shum, nuk na tako!! ne jemi popull kokulur ndaj me tlartit dhe koklart nder njeri tjeter, ta siguroj un kte...mos u trregoni tceket o ju people, mos ofendoni e mburrni idhujt e njeri tjetrit, secili te haj gjellen e tij, e kush ngopet e knaqet e se kush helmoet e vun ate se dim, ska njeri aq tsqut tkundershtoj faktet e kohes dhe te provoj faktet qe as koha si ka treguar

Arnaut, Ne 2012 duhet te

Arnaut,

Ne 2012 duhet te informohesh dhe ti mposhtesh mitet qe te jane servirur. Ne o vlla kemi qene sherbetore te turqve. Mos genje veten me perralla tipit themeluam libanin e egjiptin, kishim kryeministra qyprillinjte etj. Ne perandorine osmane ne ishim askushi. Ose me sakte ne ishim aty si jenicere, si mish per top. si femije te rrembyer nga familjet e tyre per ti sherbyer turqve. Te tjere komandonin perandorine. Ishin qurqit vete, ishin greket, armenet. Shqiptaret o vlla...si gjithmone te fundit.

Dhe e perseris...islami nuk na afron ne evrope. Eshte e hidhur po e vertete. Evropa eshte e krishtere dhe nuk do kete vend per islamin aty.

Add new comment