Hil Gjaci gazetari i News-24 për Mirditën, ose zëri i heshtur prej disa muajsh.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7669_1_2708.jpg?itok=x73PeREk)
Prej disa muajsh gazetari Hil Gjaci, i cili raportonte për televizionin News-24 të gjithë zonën e Mirditës, por edhe disa komuna përrreth në qarqet Kukës, Pukë e Dibër nuk është më në këtë mision. Të gjithë kujtojnë korrespondencat e tij të shumta të tij, por në kujtesë të teleshikuesve mbetet si më i rëndësishëm momenti kur politika debatonte ashpër për mundësinë e një shëmbje gjigande në tunelin e Thirrës. Pozita mohonte se në tunel ka shëmbje, por pretendonte se po bëheshin disa meremetime të vogla, ndërsa opozita denonconte ashpër se nga presioni i pushtetit për ta përfunduar tunelin para afatit, në prag të zgjedhjeve, firma ndërtuese ishte detyruar të avanconte punimet duke rënduar në cilësinë e punimeve. Ka qënë një moment kur gazetari Gjaci arriti të depërtonte fshehurazi rojeve në thellësi të tunelit, dhe pasi përshkon një distancë të gjatë në thellësi të tij, arrin në vëndin ku kishte ndodhur shembja gjigande. Pas pak minutash i gjithë opinioni brënda Shqipërisë, por edhe jashtë saj mësoi të vërtetën e rëndë, duke i dhënë fund spekullimeve me këtë ngjarje.
Z. Gjaci ka qenë gjithë kohën në qendër të kërcënimeve verbale dhe të drejtpërdrejata nga individë dhe faktorë që ishin prekuar nga dhënia e lajmeve dhe fakteve për ngjarje të ndryshme. Kështu kërcënimet e para janë ravijëzuar në nëntor të vitit 2005 kur në komunën e Fanit dy të rinj të maskuar kishin hyrë më banesën e murgeshave të zonës, dhe në tentativë grabitjeje kishin plagosur rëndë njërën prej tyre. Hetimet intensive të policisë bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë familjarët e tyre kërcënuan rëndë me armë në mes të komunës emetuesin e lajmit për këtë ngjarje, z. Hil Gjaci.
Po ashtu ndjekja hap pas hapi dhe në mënyrë profesionale në rastin e marrjes peng të autobuzit tek karburant “Toma” dhe vrasjes së policit Fran Kaçorri më 8 shkurt të vitit 2006, krjoi një precedent të rëndë me kërcënime për gazetarin Gjaci. Megjithëse autorët e vrasjes së policit Kacorri dhe të dy pasagjerëve të autobuzit u neutralizuan, sulmet verbale dhe të drejtpërdrejta në adresë të Gjacit kanë qenë të shumta.
Ndërkohë që denoncimi i ashpër në emisionin “Me zemër të Hapur” të News-24 sëbashku me kolegë vendas, të rritjes së kriminalitetit nga indiferenca e policisë, bëri që elementi kriminal i trimëruar dukshëm nga mungesa e shtetit, të realizonte shfaqje live në sheshin “Abat Doci” të Rrëshenit, më 15 prill të vitit që shkoi, kur dy vëllezër nxjerin armët dhe për pak nuk u shënua tragjedia.
Ngjarja pasuese në Rubik kur persona ende të pa identifikuar nga policia në muajin maj po të vitit të shkuar, i dha fund një herë e mirë mundësisë së transmetimit të kronikave nga ana e z. Hil Gjaci. Pikërisht prej asaj kohe në raportimet ditore të televizionit News-24 nuk shfaqen më në asnjë rast ato nga Mirdita, pasi askush tjetër nuk ka guxuar ende të vijojë punën e lënë në mes nga gazetari Hil Gjaci.
Aleksandër Ndoja, Kryetari i Unionit të Gazetarëve, qarku Lezhë.
Comments
Se kuptoj, e Kane vrare kete
Se kuptoj, e Kane vrare kete gazetar apo eshte detyruar te largohet apo jape doreheqje??? Ne vazhden e shkrimeve qellimmira por qe vuajne nga cilesia e shkrimit...
Nuk e mora vesh tamam se ç'ka

Nuk e mora vesh tamam se ç'ka ndodhur me kete gazetar...' A ka mundesi te na e sqaroni pak me gjere...? Faleminderit.

p.s.

Shkrime te tilla me koke e pa kembe, sikur ja ulin vleren ketij siti.....

Keto jane "vogelsira" qe

Keto jane "vogelsira" qe Saliut nuk i kane rene ne sy,.ne takimin me gazetaret.Ai u mburr matje,duke tne se as kemi vrare dhe as kwmi burgosur gazetare.Por nuk tha se kemi denuar megjoba te renda dhe kercenime me jete(per ta e familjet e tytre),se keto jane "pa" rendesi.

O Muç Nano, a ka mundesi me

O Muç Nano, a ka mundesi me na sqaru njeri se cili eshte fati i ketij gazetari e ka rrresht se informuari....... Please.....A ka roje te gatshme ne kete blog me na sqarue....

Sqarim i autorit! Duke ju

Sqarim i autorit!

Duke ju falenderuar per interesimin dhe komentet, une kam sqaruar se ka heshtur persa i perket dhenies se lajmit. Kete mund ta konstoje kushdo, pasi ai ka qene i perditshem ne kete televizion me kronika lajmesh. Pas ngjarjeve kercenuese te herepashershme ai eshte detyruar te heshte, dhe te ike jashte Shqiperise.....Pra lajmi eshte se eshte detyruar te heshte, dhe kaq mjafton per te dhene alarmin. Kjo edhe per faktin se Shqiperia kete rradhe u rendit edhe 16 vende me poshte, persa i perket Lirise se Medias. Se po te ishte me ndryshe sic hamendeson "KOZ", natyrisht do te kisha informuar. Por besoj se te te detyrojne te heshtesh nuk eshte pak.....

Me respekt

Aleksander Ndoja

uuufff, shyqyr qe na sqaruat,

uuufff, shyqyr qe na sqaruat, se na shkoi mendja per keq.... ju befte rruga drite, te pakten ai sherbeu per diçka.....qe ja vlejti, por paçin faqen e zeze, te gjitha keto shoqata ggazetaresh, keto te ashtuquajtura sindikata gazetarucesh, te cilat i kane lene ne heshtje keto ngjarjje te renda per shoqerine e gazetareve, e atyre te cillet kane marre edhe detyren e veshtire te edukimit, sociallizimit apo ndriòimit te mendjes se shqiptarevve. Por kur ata vete jane te mpire, dhe i bejne fresk pushtetit si atiij politik, po ashtu dhe atij financiar, vaj medet per kete vend....atehere u qofte udha e mbare te gjithe atyre gazetareve, te cilet denooncojne pushtetin dhe per shkak te agresivitetit te pushtetit shkojne per nje jete me te sigurte jashte venditku doo te bejne pune njga me te rendomtta per te siguruar jjetesen e tyre......

I dashur lajmdhenes: Meso

I dashur lajmdhenes:

Meso te kryesh misionin te cilit mendon se i perket: Kur thua heshti zeri, nenkupton dicka tjeter!

I dashur anonim! Meso te

I dashur anonim!

Meso te dalesh ne siperfaqe, pasi besoj se nuk i perkete anonimatit. Te heshtesh nuk do te thote te vdesesh.....Mund te mbyllesh gojen per fjalen, por mund te marresh fryme.....Anti demokratet jane te lumtur edhe se mbyll gojen, se per frymarrjen ta lene. Prandaj cdo kush e kupton se ja ke fut krejt kot..

Mendoj se me ''Heshti zëri''

Mendoj se me ''Heshti zëri'' nënkuptohet diçka tjetër e jo ajo për t'cilin ju ''Anonim'' insinuoni..Gjithsesi shkrimi i mësipërm është i vërtetë, të gjitha sa shkruhet më lart kanë burimin e saktë informativ, se kuptoj se pse zgjatur një detaj që s'është thelbësor..

Ndoja jeni i saktë. Përshëndetje. !

Me duket se "gazetari" nga

Me duket se "gazetari" nga Mirdita kerkon te marre azil politik diku jashte dhe perdor shkrime te kesaj natyre (nepermjet miqve te tij) per ta nxjerre veten Hero i heshtu, i persekutuar politikisht. Mesa duket, kjo histori e vjeter per te perfituar azil vazhdon ende....

Me duket se "gazetari" nga

Me duket se "gazetari" nga Mirdita kerkon te marre azil politik diku jashte dhe perdor shkrime te kesaj natyre (nepermjet miqve te tij) per ta nxjerre veten Hero i heshtu, i persekutuar politikisht. Mesa duket, kjo histori e vjeter per te perfituar azil vazhdon ende....

Paq fatin e ketij gazetari

Paq fatin e ketij gazetari nga Mirdita...Uroj te gjendesh ne nje shesh perballe dy te cmendurish me pistoleta, ose te cohesh ne kembe me urdher nga kafeja, nga njerez me pistolete ne dore. A thua edhe gazetari Fatos Mahmutaj ka sajuar plagosjen ne dere te Kryeministrise per te marre azil....A thua se edhe lajmi i dhene para tre ditesh se Shqiperia zbriti edhe 16 vende te tjera ne listen qe i perket lirise se shtypit. Urime z. sigurims.......

Duhet te respektojme kete

Duhet te respektojme kete korrespondentin nga Mirdita qe perkohesisht nuk raporton lajme. Ai nuk po kerkon asgje tjeter perveçse kerkon te jetoj, kur shteti nuk arrin t'i siguroj jeten ne kete xhunglen e quajtur Shqiperi. Me kujtohet viti 1997-1998, te punoje ne Vlore apo ne rrethe te tjera ne ato vite ishte shume e veshtire, asgje nuk ka ndryshuar nga atehere...eshte i njejti person qe te vret...

I nderuar "Z.Gazetar" Mos u

I nderuar "Z.Gazetar"

Mos u bej naiv dhe mos krahaso rastin e Tos Mahmutaj me gazetarin e Mirdites. Shqiperia nuk zbriti 16 vende poshte per faktin se mirditori pa lidhje me gazetarine nuk rri me ne Shqiperi. Ka shume arsye te tjera, shume me te medha, qe liria e medias eshte ne kete gjendje te mjerueshme. Mundohuni te mos kerkoni qendrime politike (sigurims-antisigurims, etj.) ne opinionet ne forume.

Artikullshkruesi, ashtu sic eshte komentuar edhe nga disa te tjere me lart, nuk ka ditur se cfare ka shkruar (kjo duket tek fakti qe thuajse asnje nuk e kuptoi fatin e mirditorit). I qendroj idese se eshte nga ato shkrime tipike per te marre azil (kohe me pare, gazeta "55" ishte e "specializuar" per shkrime te kesaj natyre).

Mirembetsh dhe mundohu te pranosh opinione alternative...!

Add new comment